Tag: bylis

  • Nesër java e 35-të, verdiktet pranë së vërtetës

    Nesër java e 35-të, verdiktet pranë së vërtetës

    Java e 35-të ose e parafundit e edicionit të 86-të të futbollit shqiptar në Superiore do të zhvillohet e gjitha nesër në orën 15:30. Luhet për zonën ‘Final Four’ dhe zonën e ftohtë të tabelës.

    Partizani përballet në Ballsh me Bylis dhe është i detyruar të bëjë tri pikë për të mos vënë në diskutim vendin e katërt që të përfshin në fazë finale për titull kampion. Po ashtu Elbasani ndjekës me një pikë më pak teksa pret Vllazninë në ‘Elbasan Arena’.

    Për Dinamon duket e lehtë transferta e Laçit me kurbinasit që duken të dorëzuar për të mbajtur kategorinë. Një betejë më vete ajo mes Tiranës, Bylisit, Skënderbeut e Teutës për të mos shoqëruar eventualisht bardhezinjtë një ligë më poshtë. Për Egnatian, shtëpiakja me korçarët kurrësesi nuk duhet konsideruar një takim i lehtë…

    Nesër e shtunë 19 prill 2025

    Ora 15:30

    Bylis- Patizani

    Egnatia-Skënderbeu

    Laçi- Dinamo

    Tirana- Teuta ( në ‘Arena Kombëtare’)

    AF Elbasani- Vllaznia /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Një finale “anormale”! E gjithë vëmendja te Bylis-Partizani, atje ku vuloset rënia nga Kategoria ose Final Four

    Një finale “anormale”! E gjithë vëmendja te Bylis-Partizani, atje ku vuloset rënia nga Kategoria ose Final Four

    Bylis-Partizani është një finale, por anormale, çmimi që fitohet prej saj ka përfitime të ndryshme. Ballshiotët ndodhen në vendin e parafundit të kampionatit, ndërsa Partizani në vendin e katërt. Në rast humbje, për Bylisin me shumë gjasa do të ishte një kapitullim për të shkuar në Kategorinë e Parë, ndërsa vetëm një mrekulli mund ta ndihmonte në javën e fundit dhe kombinime rezultatesh që ia lejonin gafën me Partizanin.
    Nga ana tjetër, Partizani nuk e ka luksin të gabojë. Ekipi i drejtuar nga Skënder Gega ka vetëm një pikë më shumë se Elbasani i vendit të pestë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi. Ndërkohë java e fundit rezervon një përballje direkte mes Partizani dhe Elbasanit. Shumë emocione do të ketë deri në fund për këtë objektiv, ndërsa Elbasani pret Vllazninë që ka të tjera objektiva dhe shkodranët nuk do të lëshojnë asnjë pe për të rrezikuar akoma edhe më shumë ëndrrën e madhe të Final Four të Elbasanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Parku Arkeologjik Bylis/Klos, Gonxhja: Plani i menaxhimit bën bashkë vlerat historike dhe bukurinë natyrore

    Parku Arkeologjik Bylis/Klos, Gonxhja: Plani i menaxhimit bën bashkë vlerat historike dhe bukurinë natyrore

    Parku Arkeologjik Bylis/Klos do të ketë një plan të ri menaxhimi. Plani i ri ka ngjallur dhe më parë diskutime mes specialistëve të trashëgimisë kulturore, por Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja thotë se bën bashkë vlerat historike të parkut me bukurinë natyrore. “Një nga thesaret më të çmuar të arkeologjisë shqiptare: Parku Arkeologjik Bylis/Klos. Shtëpia e qyteteve antike Ilire Bylis dhe Nikaia, do t’i ofrohet vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj përmes një plani të ri menaxhimi. Plani bën bashkë vlerat historike të parkut, bukurinë natyrore të kodrinave përreth luginës së Vjosës dhe zhvillimin e komunitetit të Mallakastrës. Rruga e re që lidh autostradën me parkun, së bashku me planin e menaxhimit të financuar nga EU dhe AICS, do e shndërrojnë parkun në një destinacion të rëndësishëm të ofertës turistike të Shqipërisë”, shprehet Gonxhja në rrjete sociale.
    Plani i menaxhimit në fjalë, me vizion fillestar 5-vjeçar, është përgatitur nga AICS (Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Tiranë) falë financimit të BE në kuadër të projektit IPA 2018 (“BE për Zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor me fokus mbi trashëgiminë kulturore”), të nënshkruar mes Komisionit Europian dhe qeverisë. Në vitin 2019 qeveria e Shqipërisë ra dakord me Delegacionin Europian në Tiranë për një investim me vlerë 6 milionë euro në një periudhë 5-vjeçare për projektin e Parkut Arkeologjik Bylis përmes ndërhyrjeve të rëndësishme konservuese restauruese në monumentet e Parkut Bylis, përmirësimit rrënjësor të vlerave të trashëgimisë kulturore, krijimit të faciliteteve për rritjen e fluksit dhe kualitetit të vizitave turistike  dhe një impakt pozitiv të këtyre ndryshimeve  në zhvillimin ekonomik të zonës së Mallakastrës përmes turizmit kulturor. Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë.

  • Skënderbeu fiton garën e fundtabelës me Laçin, Bylis i merr 3 pikë Vllaznisë, Teuta barazon me Dinamon

    Skënderbeu fiton garën e fundtabelës me Laçin, Bylis i merr 3 pikë Vllaznisë, Teuta barazon me Dinamon

    Adriatik BALLA
    Java e 33-të e Kategorisë Superiore nisi dje me duele interesante që kanë vlerë për fatet e sezonit, por edhe me surpriza të shumta në rezultate, duke dëshmuar se ekipet favorite në duelet klasike në fundtabelë u fituan nga skuadrat më pak të kuotuara. Surprizë ishte fitorja e Skënderbeut në Laç, përballë kurbinasve vendas, si dhe humbja e Vllaznisë përballë Bylisit, ku ballshiotët me trepikëshin e marrë i largohen sadopak fundit, duke hedhur një hap drejt mbijetesës. Pasdite vonë u luajt një tjetër duel interesant, ai mes Dinamos dhe Teutës, duel që përfundoi me shifrat e barabarta 1-1, rezultat që komplikon situatën e Teutës në fundin e tabelës (vendi i tetë).
    Skënderbeu fiton derbin e fundtabelës me Laçin, kurbinasit drejt Kategorisë së Parë
    Skënderbeu ka fituar një “finale” për mbijetesën në transfertë ndaj një rivali direkt si Laçi dhe për momentin e sheh veten në pozita pak më të favorshme për të siguruar mbijetesën në Superiore. Në sfidën e luajtur në stadiumin e kurbinasve, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka goditi në momentin e duhur në dy pjesët e ndeshjes me anë të Bismark, ndërsa goli i Kordeiro nuk i mjaftoi ekipit vendas që krijoi më shumë volum loje, por pa arritur të çante mbrojtje e ngjeshur të korçarëve. Kësisoj, Skënderbeu merr një bonus të rëndësishme për mbijetesën, ndërsa Laçi sheh gjithnjë e më afër rënien në Kategorinë e Parë.
    Vllaznia humb dhe e mbyll me 10 lojtarë, Bylis shkon me 3 pikë në shtëpi
    Krahas fitores së papritur të Skënderbeut në Laç, ndodhi një tjetër rezultat befasues ditën e djeshme në kuadër të xhiros së radhës në Superiore. Kështu, Bylis ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 33-të. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Da Silva. Ishte fillimi i pjesës së dytë, kur braziliani tundi rrjetën përballë ish-skuadrës së tij. Vllaznia vuajti nga 23-të, pasi Bajrami u largua me karton të kuq. Kuqeblutë mbeten në vendin e tretë, ndërsa janë dhe 3 javë për t’u luajtur. Bylisi në anën tjetër, që u rikthyer te fitorja në momentin e duhur, del nga zona e ftohtë. Për omentin pozitat e ballshiotëve me 36 pikë, katër më shumë se vendi i fundit që mbahet nga Tirana duken komode, por mbijetesa nuk është arritur ende, pasi janë në lojë edhe tre xhiro të tjera.
    Derbi Tirana-Partizani
    Sot do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme sezonale për Tiranën, derbi me Partizanin. Në të vërtetë është një ndeshje që do të thotë shumë për bardheblutë që ndodhen në vend të fundit në renditje. Një fitore do t’i ndihmonte ata të afroheshin me skuadrat e tjera dhe të mbanin gjallë ëndrrën e mbijetesës, por një humbje do ta zhyste Tiranën keqas në vend të fundit dhe do ta bënte skuadrën më të ekspozuar për të rënë nga kategoria. Një tjetër duel që luhet këtë të hënë është Egnatia-Elbasani. Janë dy skuadra që e kanë siguruar mbijetesës, madje rrogozhinasit duan tani titullin, kurse elbasanasit luftojnë për të fituar e për tu futur në top-4, duke shpresuar kështu t’ia marrin këtë pozicion Partizanit që ka 4 pikë më shumë.
     

  • Fitojnë Skënderbeu e Bylis, Teuta i merr një pikë Dinamos

    Fitojnë Skënderbeu e Bylis, Teuta i merr një pikë Dinamos

    Laçi- Skënderbeu 1-2 (Melo 39′ / Bismark 19′, 82′)

    Bylis- Vllaznia 1-0 (Da Silva 47′)

    Dinamo Siti- Teuta 1-1 ( Zabërgja 53’/Gjinollari 17′)

    U zhvilluan sot tre ndeshje të javës së 33-të Abissnet Superiore. Në Laç, në një takim mes skaudrave rivale për t’i ikur fundit skënderbeu arriti të triumfojë 1-2 duke i dhënë vetes një avantazh të madh të objektivit sezonal, qëndrimin në Superiore.

    Në një mot me shi e erë të fortë, korçarët shënuan dy herë me sulmuesin Bismark teksa për bardhezinjtë shënoi Melo.

    Ndërkohë paralelisht në orën 15:00 Bylis kaloi 1-0 Vllazninë duke realizuar objektivin e këtij takimi. Shkodranët luajtën për shumë minuta me një futbollist më pak (karton i kuq Bajrami). Goli i mallakastriotëve u shënua nga Da Silva.

    Në mbrëmje në Elbasan, Dinamo Siti priti Teutën, një tjetër skuadër në vështirësi. Durrsakët kaluan përpara me Gjinollarin ndërsa në pjesën e dytë, Zabërgja vendosi balancën për 1-1 final.

    Vazhdo leximin

  • Superiore/ Nis raundi i forcës, derbi Tirana- Partizani të hënën

    Superiore/ Nis raundi i forcës, derbi Tirana- Partizani të hënën

    Abissnet Superiore i futbollit shqiptar ‘nxiton’ të mbyllë edicionin e 86-të ndërsa tani në kalendar kanë mbetur vetëm katër xhiro. Në këtë fazë të gares, shumë klube janë të destinuar të luajnë fatet e tyre sezonalë pikërisht në pak javë.

    E vetmja skuadër që ka arritur një objektiv deri tani është Egnatia e cila ka siguruar matematikisht ‘Final Four’ ndërsa të tjerat nga vendi i 2-të deri te i 10-ti figurojnë me dilema të mëdha vendosje përfundimtare.

    Mbi të gjitha beteja për shpëtim është kthyer në kampionat brenda kampionatit pasi 5 skuadra; Skënderbeu, Tirana, Laçi, Bylis dhe Teuta ndahen me vetëm 2 pikë.

    Pikërisht sot për javën e 33-të, Laçi- Skënderbeu dhe Bylis- Vllaznia në 15:00 dhe Dinamo Siti- Teuta në 18:00 pritet të japin indicje të qarta për ecurinë e tyre drejt shpëtimit.

    Ndërkaq e hëna ofron takimin e orës 17:00 Egnatia- AF Elbasani dhe mbyllet me derbin e madh shqiptar Tirana- Partizani (20:00 në Arena Kombëtare).

    Java e 33-të:

    Sot ora 15:00

    Laçi- Skënderbeu

    Bylis- Vllaznia

    18:00

    Dinamo- Teuta (në Elbasan)

    Të hënën:

    Egnatia- AF Elbasani 17:00

    Tirana- Partizani 20:00 (Arena Kombëtare, Tiranë)/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Egnatia ëshë e pamëshirshme, mban Bylisin në vallen e padëshiruar dhe siguron vendin e parë

    Egnatia ëshë e pamëshirshme, mban Bylisin në vallen e padëshiruar dhe siguron vendin e parë

    Egnatia ka luajtur në ditën e sotme kundër Bylisit në transfertë. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës ka fituar në shifrat 0-2. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Lushkja në minutën e 48, ndërkohë në minutën e 73 ishte Guindo që i mbylli të gjitha llogaritë, Bylis-Egnatia 0-2.
    Sulmuesi gënjeu bukur portierin pasi u gjend i vetëm para tij dhe me portën bosh, nuk e kishte të vështirë të shënonte. Bylis kërkonte të merrte pikë në këtë takim ndaj një Egnatia më pak të motivuar, për të dalë sa më shpejt nga vallja e padëshiruar e vendeve të rënies. Megjithatë ballshiotët nuk ia dolën dot, ndërsa Egnatia me këtë fitore shkëputet 4 pikë larg Dinamos ndjekëse. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Superioria me tre “finale”, derbi zhvillohet në Elbasan

    Superioria me tre “finale”, derbi zhvillohet në Elbasan

    Pas dy ndeshjeve ë djeshme Laçi- AF Elbasani 0-1 dhe Tirana- Bylis 1-1, sot java e 31 zhvillon tre takimet e mbetra të kësaj xhiroje në Abissnet Superiore.

    Në fakt, sot të gjitha takimet konsiderohen ‘finale’. Derbi Dinamo- Partizani pritet të jetë mjaft i luftuar pasi jo vetëm blutë që duan të konsolidohen në dy vendet e para (bonusi që merr një skuadër në Final Four) por dhe të kuqtë ndjejnë dihatjen e verdhebluve elbasanas tashmë me vetëm 4 pikë prapa.

    Në Durrës, Teuta- Skënderbeu lufta sportive për fitore pritet të jetë në maksimum. Dy skuadrat të cilat mbajnë fundin e tabelës me nga 30 pikë e shohin si mundësi ideale këtë takim për të parakaluar Tiranën e bashkuar me Laçin dhe Bylis në tabelë.

    Tjetër gjë shihet te sfida përmbyllëse në program në orën 20:00 e Rrogozhinës. Egnatia kryesuese takohet me Vllazninë në një provë force për kreun e renditjes.

    Java e 31:

    Dinamo Siti-Partizani 17:00 (në Elbasan)

    Teuta-Skënderbeu 17:00

    Egnatia-Vllaznia 20:00

    Luajtur të mërkurën

    Laçi- Elbasani 0-1

    Tirana-Bylis 2-2/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Superioria me dy duele, Tirana ‘finale’ me Bylis në “Arena Kombëtare”

    Superioria me dy duele, Tirana ‘finale’ me Bylis në “Arena Kombëtare”

    Abissnet Superiore rikthehet sot dhe nesër të luajë javën e 31-të të parashikuar në kalendar.

    Kështu sot dy takime. Në orën 15:00 do të startojë Laçi-AF Elbasani ndërsa në orën 18:00 Tirana do të presë Bylisin në Arena Kombëtare.

    Ndërkohë të enjten derbi Dinamo- Partizani dhe Teuta Skënderbeu nisin në orën 17:00 teksa në 20:00 supersfida e Rrogozhinës Egnatia- Vllaznia

    Java e 31-të:

    Sot, 26 mars 2025

    Laçi – AF Elbasani  15:00

    Tirana – Bylis   18:00 (Arena Kombëtare)

    Të enjten:

    Dinamo – Partizani   17:00 (në Elbasan)

    Teuta – Skënderbeu   17:00

    Egnatia-Vllaznia 20:00/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Abissnet Superiore/ Komisioni i Ligave e Garave përcakton kalendarin për 3 javët e ardhshme

    Abissnet Superiore/ Komisioni i Ligave e Garave përcakton kalendarin për 3 javët e ardhshme

    Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 31-të deri në atë të 33-të.

    Java e 31-të do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 26 dhe 27 mars.

    Ndeshjet e javës së 32-të do të zhvillohen të dielën dhe të hënën, më 30 dhe 31 mars.

    Edhe java e 33-të do të luhet të dielën dhe të hënën, më 6 dhe 7 prill.

    JAVA 31

    Laçi – AF Elbasani               26.03.2025  15:00

    Tirana – Bylis                       26.03.2025 18:00

    Dinamo City – Partizani     27.03.2025 17:00

    Teuta – Skënderbeu            27.03.2025 17:00

    Egnatia –  Vllaznia              27.03.2025 20:00

    JAVA 32

    Skënderbeu – Dinamo City    30.03.2025 17:00

    Vllaznia – Teuta                         30.03.2025 20:00

    Partizani – Laçi                          30.03.2025 20:00

    Bylis – Egnatia                            31.03.2025 15:00

    AF Elbasani – Tirana                31.03.2025 18:00

    JAVA 33

    Laçi – Skënderbeu                     06.04.2025 15:00

    Bylis – Vllaznia                           06.04.2025 15:00

    Dinamo City – Teuta                 06.04.2025 18:00

    Egnatia – AF Elbasani               07.04.2025 17:00

    Tirana – Partizani                       07.04.2025 20:00