Tag: bylis

  • Bylis- Flamurtari (Live)

    Bylis- Flamurtari (Live)

    Bylis- Flamurtari 0-0 (kohë reale)

    Java e 11-të Abissnet Superiore

    Bylis- Flamurtari ndeshja e parë e javës së 11-të zhvillohet në Vlorë. Arbitër: Emanuela Rusta. Bylis 12 pikë (vendi 6), Flamurtari 5 pikë (vendi i 10)

    Sportiim.al do përditësojë në kohë reale ndryshimet në rezultat të këtij takimi…

    Formacionet zyrtare:

    Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison. Tr: Mirel Josa

    Flamurtari: Aleksovski; Urbaez, Ramirez, Murataj, Telushi, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunesh, Çantakias, Maksuti. Tr: Françesko Moriero

    Vazhdo leximin

  • Flamurtari mik në shtëpi, Bylis për vazhdimësinë

    Flamurtari mik në shtëpi, Bylis për vazhdimësinë

    Superioria rikthehet sot për të luajtur javën e 11-të të saj në këtë edicion të 87-të të tij. Bylis- Flamurtari sipas marrëvshjes mes dy klubeve dhe miratimit të FSHF-së do të zhvillohet këtë pasdite në orën 17:00 në stadiumin “Flamurtari”.

    Në ndeshjen e parë me vlonjatët pritës në “Adush Muça” u prodhua barazimi spektakolar 3-3 teksa Flamurtari paraprakisht udhëhoqi 2-0 me golat e Burard (pen) dhe Maksutit dhe më pas erdhi barazimi i Bylis me golat e Ualison e Muktar. Sërish Maksuti kaloi përpara kuqezinjtë por ishte për herë të dytë që Ualison shënon për mallakastriotët për 3-3 final.

    Ndërkohë sot do të jetë tjetër histori. Bylis vjen në këtë takim pas fitores me Tiranën në “Selman Stërmasi” 0-2 ndërsa vlonjatët me Morieron në timon pas asaj humbjeje minimale me AF Elbasanin në shtëpi 0-1.

    Vazhdo leximin

  • Bylis pritës në Vlorë, e 11-ta në tri ditë

    Bylis pritës në Vlorë, e 11-ta në tri ditë

    Nga nesër (e premte) e deri të dielën do të luhet java e 11-të Abissnet Superiore përpara se kampionati të ndalë për shkak të dy ndeshjeve të Kombëtares A, angazhuar për kualifikueset e Botërorit 2026 (Grupi K) ndaj Andorrës (jashtë) më 13 nëntor dhe Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania Stadium”.

    Kjo xhiro, hapet me takimin e Vlorës aty ku Bylis sipas kalendarit është pritës (fazën e parë u luajt në Ballsh pasi impianti i Vlorës ishte në rikonstuksion).

    Një ditë më pas, radha e Tirana- Vora (14:00) dhe Vllaznia-Dinamo Siti (17:00). Mbyll këtë raund e diela me dy përballjet e orës 17:00, Teuta-Partizani dhe supersfida AF Elbasani-Egnatia.

    Abissnet Superiore, java e 11-të:

    Nesër e premte 7 nëntor 2025

    Bylis- Flamurtari 17:00 (në Vlorë)

    Të shtunën

    Tirana- Vora 14:00

    Vllaznia-Dinamo 17:00

    Të dielën ora 17:00

    Teuta-Partizani

    AF Elbasani-Egnatia /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Çfarë po ndodh me Tiranën? Nuhiu e nis ters, bardheblutë nuk ngrenë dot kokë. Bylis merr 3 pikë të arta

    Çfarë po ndodh me Tiranën? Nuhiu e nis ters, bardheblutë nuk ngrenë dot kokë. Bylis merr 3 pikë të arta

    3 Nëntor 2025

    16:46

    Telesport

    Fitorja në derbi 0-3 ndaj Partizanit, u duk sikur do të ishte pika e kthesës për Tiranën, por jo. Në 10 javë, Tirana numëron vetëm një fitore, pikërisht atë në derbi dhe 3 barazime.
    Sot, bardheblutë janë mundur 0-2 nga Bylis në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Kjo ishte ndeshja e parë për Ardian Nuhiun në krye të bardhebluve, i cili u emërua pas shkarkimit të Roberto Bordin.
    Përsa i përket takimit të sotëm, Bylis gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Arlis Përgjoni, i cili përfitoi nga një gafë e Dembele në zonë dhe mposhti pa probleme Tafas.
    Goli që do të vuloste fitoren e Bylis u shënua në minutën e 70-të nga vetë futbollistët e Tiranës, ku argjentinasi Luciano Vera nuk kuptohet me Tafas dhe topi i kthyer mbrapsht me kokë prej tij shkon në rrjetë.
    Bylis i drejtuar nga Mirel Josa fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e 6-të me 12 pikë, Tirana mbetet në vendin e 9-të me vetëm 6 pikë.

  • Tirana nuk bën përpara, e mbyll me humbje me Bylis

    Tirana nuk bën përpara, e mbyll me humbje me Bylis

    Tirana-Bylis 0-2 (Arlis Përgjoni 9′, Vera aut 70′)

    Tirana zhgënjen akoma më keq në ditën e debutimit të Ardian Nuhiut në stol si trajner i tretë në 10 javë kampionat. Përballë Bylis në “Selman Stërmasi” bardheblutë nuk bënë asgjë për të fituar takimin. Një gabim i kaptenit Dembele në të 9′-ën i dha mundësi Arli Përgjonit të përfitojë e të godasë në portën e Tafas për të kaluar mallkastriotët në avantazh.

    Vijon të kërkojë Bylis por goli i dytë i tyre duket dhuratë e mbrojtësit Vera i cili kthen një top në portë me Tafas që nuk arrin të kontrollojë. Topi pushon për herë të dytë në rrjetë. Në këtë fraksion bardheblutë u munduan ta nisin më mirë por gabimi i Verës i shuajti përfundimisht shpresat e tyre për të dalë me pikë nga kjo ndeshje,

    Vazhdo leximin

  • Tiranës i mbetet vetëm fanella,  Bylisi ‘e fundos’ me rezultatin

    Tiranës i mbetet vetëm fanella, Bylisi ‘e fundos’ me rezultatin

    Ndeshja nisi më mirë për miqtë, që rrezikuan disa herë para se Arli Përgjoni të përfitonte nga një gabim i kapitenit Dembele dhe i vetëm përballë Tafas nuk mund të gabonte duke i dhënë epërsinë ballshiotëve. Edhe pas golit të pësuar Tirana nuk “u zgjua” dhe rrezikoi që të pësonte sërish gol, por Tafas ndali mirë këtë herë Përgjonin.
    Pjesa e parë u mbyll me këto shifra dhe kur pritej që Tirana të reagonte, sërish një gabim në prapavijë dhe mosmarrëveshja mes Veras dhe Tafas bëri që Bylisi të gjente golin e dytë.

    Tirana pëson humbjen e tretë radhazi dhe me vetëm gjashtë pikë mban vendin e parafundit në renditje. Nga ana tjetër Bylis gjen fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve për vendin e gjashtë momental.

    Ndeshja e radhës për Tiranën është kundër Vorës, ndërsa Bylis luan kundër Flamurtarit.
    Superliga, raundi 10-të:
    E hënë, 03 nëntor 2025
    14:00 Tirana 0-2 Bylis
    17:00 Dinamo – Teuta
    17:00 Flamurtari – AF Elbasani
    Renditja:

  • Tirana ndryshon stafin, ikën Bordin e vjen Nuhiu, lëvizje edhe tek Bylis

    Tirana ndryshon stafin, ikën Bordin e vjen Nuhiu, lëvizje edhe tek Bylis

    Në Kategorinë Superiore kanë nisur lëvizjet ende pa ardhur merkato e dimrit. Kjo ndodh për shkak se disa skuadra nuk kanë ecurinë e duhur dhe janë larg pritshmërive dhe objektivave të tyre sezonale. Kështu, Bylis dje largoi dy lojtarë nga gjiri i vet, kurse Tirana në krizë loje e rezultati largoi trajnerin italian dhe solli një shqiptar, por tekniku shqiptar ende nuk ka dhënë konfirmim. Gjithsesi, referuar mediave, Ardian Nuhiu është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ndërkohë e ka prezantuar Nuhiun ndryshe nga paraardhësit. Për trajneri e ri nuk ka një postim të dedikuar, por vetëm “insta-story” që zgjat 24 orë. Kështu pas kësaj kohe, foto largohet. Mbetet për t’u parë ndërkohë nëse do të ketë një shkrim nga stërvitja, për teknikun që është dëshirë e vjetër. 46-vjeçar qëndroi pa ekip vetëm një muaj, pasi në shtator u largua nga Gjilani.
    Për të nis një sfidë delikate, për herë të parë në Superiore dhe te klubi rekordmen sa i përket numrit të trofeve. Ndërkohë që Tirana ka probleme me lojën e rezultatet dhe ka nisur ndryshimet në pankinë, një tjetër klub bën ndryshime në organikë gjatë orëve të fundit. Kështu, Bylisi ka njoftuar largimin e dy prej lojtarëve të huaj. Bëhet fjalë për Indio Oliveiran dhe Dejvid Karmonan. Ky vendim vjen pikërisht para duelit delikat me Tiranën, që luhet në fundjavë. Nëse braziliani Oliveira ka pasur disa minuta, spanjolli Karmona largohet pa debutuar. Njoftimi i Bylisit: FK BYLIS njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje me dy nga lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës, spanjollin David Carmona si dhe brazilianin Indio Oliveira. Palët janë ndarë me shtrëngim duarsh, ndërsa spanjolli Carmona ka bërë edhe një postim ku falënderon klubin. Ne i urojmë suksese në karrierën e mëtejshme, Carmonas dhe brazilianit Indio!”

  • Një fazë e përfunduar, analizë sipërfaqësore e secilit pjesëmarrës në Superiore

    Një fazë e përfunduar, analizë sipërfaqësore e secilit pjesëmarrës në Superiore

    E veçanta: Elbasani i mundi në fazë të parë të tria skuadrat kryeqytase

    Nuk ka një moment ndalesë për Superioren shqiptare. E ndësa dje me tre takimet e fundit të javës së nëntë u mbyll një fazë nga kampionati i 87-të i futbollit elitar, këtë të diel dhe të hënë nis faza e dytë me garën që tani duket më e luftuar se kurrë.

    Më 2 nëntor janë parashikuar takimet; Tirana- Bylis, Dinamo- Teuta dhe Flamurtari- AF Elbasani ndërsa një ditë më vonë dy ndeshjet; Vora- Partizani dhe supersfida Egnatia- Vllaznia.

    Faza e parë 2025/26:

    Më mirë nga të gjitha bëri Vllaznia e cila e mbylli në vend të parë me 19 pikë. Shkodranët me Edi Martinin trajner e nisën me fitore 2-0 ndaj rrogozhinasëve dhe e mbyllën dje këtë fazë me humbjen 1-0 në Vlorë me Flamurtarin. Sidoqoftë kuqeblutë dominuan në stataistika pasi në 9-të takime humbën dy ndeshje (Dinamo e Flamurtari) barazuan një takim me Teutën në udhëtim (1-1) dhe morën 6 fitore. Pika e fortë sulmi, 15 gola të shënuar.

    Egnatia, kampionia në fuqi, e nisi me humbje (me Vllazninë 2-0) ndërsa më pasi hoqi dorë nga dështimi teksa në tetë ndeshjet e tjera korri 5 fitore dhe 3 barazime. Mbyll fazën e parë me një pikë më pak se shkodranët. Problemet me golin ishin arma më e dobët e tyre, vetëm 8 të shënuar.

    AF Elbasani e nisi me vrull kampionatin dhe pas barazimit në javën e dytë në ‘Arena Egnatia’ me vendasit (1-1) hodhi kandidaturën për të qënë lidere e javëve në vijim. Mundi Dinamon e Partizanin dhe më pas pësoi një minikrizë tre javore. Barazoi me Teutën, humbi me Vllazninë dhe habiti të gjithë me Vorën në ‘Elbasan Arena’ kur regjistroi shifrat 1-2 për miqtë. Dy fitoret e fundit me Bylis 2-1 dhe dje me Tiranën 1-4 kanë zgjuar skuadrën verdheblu. Ndoshta diçka duhet të rregullojë në mesfushë.

    Dinamo pasi la gjurmë pozitive në Conference League (eleminimi i Hajduk Split ishte maja), e nisi me fitore me Vllazninë me pas dy humbje e një barazim me Bylis në Tiranë, për t’u kther te sukseset. Në 5 ndeshjet e fundit katër fitore e një barazim për 17 pikë po aq sa Elbasani.

    Teuta u shfaq spektakolare. Në 8 javë pa asnjë humbje e mbi të gjitha duke prodhuar futboll atraktiv e mjaft të ekulibruar. Mori shumë barazime (5) ndaj mbeti pak prapa në rendimetin e pikëve. Humbja me Egnatian edhe pse luajti mirë, nuk e zbeh atë ‘Teutë’ të bukur që u pa në fazën e parë.

    Vora, për herë të parë në Superiore, garoi fillimisht si ekip ekspert. Humbja duke luajtur mirë në start me Partizanin dhe më pas tronditi Tiranën 3-1 (luajtur në Laç) për të kulmuar me fitoren në ‘Elbasan Arena’ 1-2 me verdheblutë. Mban vendin e 6-të me 10 pikë. Luhatjet në rezultate e pak më pak në lojë, diktojnë tjetër sjellje në këtë nivel të futbollit shqiptar. Si pritëse, luajti gjithnjë jashtë. Kthimi në stadiumin e tij të rikonstruktuar ndoshta do t’i japë më shumë energji e siguri.

    Bylis te zona e tij e “preferuar”. Pak mbi zonën e kuqe duke marrë dy fitore (ndaj Partizanit e Vorës) e 3 barazime për 9-të pikë. Barazimi me Dinamon në ‘Air Albania’ ishte premtim i madh mirpo humbjet me Teutën, Vllazninë dhe Elbasanin e frenuan goxha. Faza e dytë nis me një sfidë direkte për ngjitjen në tabelë. Ndaj Tiranës, java e 10.

    Partizani dështoi në të dhëna teknike që kur largoi janarin e kaluar 4 futbollistët bazë; Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Kristian Mba. Problemëve me merkaton, ndërrimi i stafëve teknike, dëmtimet e shumëta dhe një mega derbi i humbur në shifra të thellë me Tiranën 0-3. Për të kuqtë humbja e djeshme me Dinamon 2-0, ka kthyer problemin e pikëve të cilat po shterrojnë. Janë vetëm 8 të tilla në 9-të javë. Goleverazhi trondit, vetëm katër gola të shënuar e 13 të pësuar.

    Tirana e madhe nuk po duket. Brdheblutë përmes një merkatoje pa mendim, largimin e Miles pas dy javëve, shtuar dëmtimet e Kolës dhe Dembelesë (rekuperuar së dundi) janë duke bërë më keq se kushdo. Edhe pse trajneri aktual Bordin duket se po bën të qarkullohet ‘topi’, sërish gjëndja mbetet alaramate. Vëndi i 9-të në nëntë javë ku thërret “qameti”. Vetëm një fitore me Partizanin nuk mjafton.

    Flamurtari i ri u fol se do të ishte shumë konkurues. Nuk ndodhi për shumë javë aq sa drejtuesit larguan trajnerin Garsia pas humbjes me Dinamon (java e 6) dhe afruan Morieron. Me italianin fitoi në Kupë ( me Naftëtarin 5-0) por humbi dy duele radhazi në kampionat. Pavarësisht se shenjat e një rikompozimi më besues u shfaqen edhe përballë Partizanit e Teutës. Fitorja e parë për kuqezinjtë erdhi dje ndërsa kaloi 1-0 kryesuesit e Vllaznisë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Egnatia i shkakton Teutës humbjen e parë, Bylis mund Vorën

    Egnatia i shkakton Teutës humbjen e parë, Bylis mund Vorën

    Java e 9-të e Kategorisë Superiore nisi dje me dy duelet e paera të saj, ku ra në sy humbja parë sezonale e Teutës, humbje 1-0 që ia shkaktoi Egnatia, kurse Bylisi mori tri pikë pasi mundi Vorën 2-1. Konkretisht, Egnatia ka marrë dje një fitore historike përballë Teutës, pasi për herë të parë ia ka dalë të mposhtë durrsakët në Rrogozhinë në Superiore. Për ta bërë këtë i është dashur një gol i shënuar nga Albaneze në fundin e pjesës së parë, pas një gjuajtje mjeshtërore që nuk i la mundësi të reagonte Selmanit. Ky gol i dha tre pikët rrogozhinasve, duke i shkaktuar humbjen e parë të këtij sezoni në kampionat Teutës.
    Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur dje, Bylis duhet të luante nga minuta e 17-të me një lojtar më pak, pasi kapiteni Marin Abazaj u largua me karton të kuq. Gjyqtari Ditmar Grimci e largoi Abazajn nga loja, pas faullit të shkaktuar ndaj Karricës. Kur pritej që gjithçka të vijon në favor të miqve, çuditërisht Bylisi vazhdoi të ishte më kërkues dhe menjëherë kaloi në avantazh. Rrugën e rrjetës e gjeti Ualison. Barazimi i Vorës erdhi në minutën e 57-të nga Karrica. Gjyqtari anësor sinjalizoi për pozicion jashtë loje fillimisht, por VAR ndërhyri që goli të ishte i rregullt. E njëjta situatë si një pjesën e parë u përsërit, ku Bylisi dhe pse në inferioritet numerik vazhdonte më kërkues. Golin e përmbysjes së rezultatit e solli Sanogo, që detyroi portierin Ruçi të shkaktonte autogol. Ishte një trepikësh me vlera për Bylisin, pasi i largohet për momentin zonës së ftohtë dhe i afrohet Vorës me vetëm një pikë më pak.
    Superiore/ Java 9
    Të martën
    Bylis-Vora      2-1
    Egnatia-Teuta  1-0
    Të mërkurën
    Flamurtari-Vllaznia 17:00
    Dinamo-Partizani 19:30
    Tirana-Elbasani 19:30
    Renditja
    Nr.Skuadra    Pikë
    1.Vllaznia        19
    2.Egnatia         18
    3.Teuta            14
    4.Elbasani        14
    5.Dinamo        14
    6.Vora             10
    7.Bylis             9
    8.Partizani       8
    9.Tirana           6
    10.Flamurtari   2

  • ABISSNET SUPERIORE: Egnatia shumë e fortë për Teutën, Bylis bën detyrën në shtëpi ndaj Vorës

    ABISSNET SUPERIORE: Egnatia shumë e fortë për Teutën, Bylis bën detyrën në shtëpi ndaj Vorës

    Java e 9-të e Abissnet Superiore luhet në mesjavë, sot dhe nesër. Në “Adush Muça”, Bylis fitoi 2-1 ndaj Vorës. Kapiteni Marin Abazaj “tradhton” ballshiotët dhe i lë me 10 lojtarë, pas një ndëryrjeje të gabuar ndaj Bernard Karricës në minutën e 17-të, arbitri kryesor i takimit e ndëshkon direkt me karton të kuq.
    Gjithsesi, vendasit nuk u demoralizuan dhe gjetën golin pas 4 minutash me Malomo Ayodeji. Vora barazoi shifrat me Karricën në minutën e 57-të, ku u desh edhe ndërhyrj e VAR-it për të konfirmuar se ishte gol i rregullt, pasi u dyshua për pozicion jashtë loje.
    Në minutën e 78-të, i sapofuturi Sanogo shënon një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, ku topi fillimisht përplaset në traversë dhe më pas në trupin e portierit Ruçi dhe përfundon në rrjetë. Bylis fiton 2-1 dhe renditet në vendin e 7-të me 9 pikë, Vora një vend më siper me 10 pikë.
    Në “Egnatia Arena”, Egnatia fitoi 1-0 ndaj Teutës, vendimtar goli i sulmuesit arbëresh Alessandro Albanese në minutën e 43-të, pas një topi të humbur nga Erando Kotobelli. Pjesa e parë edhe gjithë takimi u mbyll me shifrat 1-0. Egnatia mban vendin e dytë me 18 pikë, Teuta të tretin me 14 pikë.