Tag: buzzer

  • Golden Buzzer “magjik” në Albania’s Got Talent, juria mbetet “gojë hapur” nga performancat

    Golden Buzzer “magjik” në Albania’s Got Talent, juria mbetet “gojë hapur” nga performancat

    Është mbyllur një tjetër mbrëmje plot emocione, magji dhe surpriza në Albania’s Got Talent
    Një spektakël i vërtetë ky i kësaj të hëne në Vizion Plus.
    Ishte Dashnor Bushi ai që i habiti të gjithë jurinë në skenë dhe publikun në shtëpi me një nga iluzionet e tij, duke e bërë të pamundurën realitet.

    “Magjia” e tij në skenë e bëri të jetë konkurenti i tretë në katër javë që rrëmben Golden Buzzer-in, duke shkuar kështu drejtpërdrejt në finalen e madhe, ku janë në “lojë” 20 mijë euro.
    Por kjo natë solli edhe lot dhe zhgënjime. Skena magjike e Albania’s Got Talent dhe juria e përbërë nga Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Elsa Lila dhe Kastro Zizo emocionuan jo pak konkurrentë, disa prej të cilëve nuk arritën t’i mposhtnin emocionet dhe nuk dhanë më të mirën e tyre.
    Nën moderimin e Isli Islamit, u mbyll edhe kjo mbrëmje magjike në televizionin e shqiptarëve, Vizion Plus.
    Për të gjithë ju që nuk mundët ta ndiqnit LIVE, mund ta shikoni spektaklin e spektakleve në kanalin tonë në YouTube.

  • Emocione drithëruese, Elsa Lila e nis me Golden Buzzer aventurën e saj në Albania’s Got Talent

    Emocione drithëruese, Elsa Lila e nis me Golden Buzzer aventurën e saj në Albania’s Got Talent

    Është mbyllur një tjetër natë magjike në ekranin mbarëshqiptar, televizionin kombëtar Vizion Plus.
    Albania’s Got Talent ka nisur me surpriza mbrëmjen e kësaj të hëne, ku jurisë iu bashkua diva shqiptare Elsa Lila, e cila dha edhe Golden Buzzer-in e parë personal dhe të dytin në këtë edicion të dytë të AGT.
    Mbrëmja pati emocione, adrenalinë dhe mesazhe të forta të dhëna nga vetë talentet. I tillë ishte edhe mesazhi i grupit “Kudo Bashkë”, të cilët përmes rap-it përcollën te publiku emocione zemre.

    Edhe këtë të hënë nuk munguan as zonjat, si “Gratë Tetovare” me korin e tyre simpatik, apo Vjollca, e ardhur nga Zvicra për të performuar në AGT, por që fatkeqësisht nuk bindi.
    Megjithatë, vëmendjen këtë të hënë e mori dyshja fantastike Chris dhe Nikolas, të cilët, siç e përmendëm në fillim, iu imponuan fuqishëm jurisë me performancën e tyre fantastike, duke shtyrë Elsa Lilën të vendosë dorën mbi butonin e artë.
    Albania’s Got Talent do të rikthehet sërish të hënën e ardhshme, në orën 21:00, në ekranin ku talenti flet shqip Vizion Plus.
    Për të gjithë ju që nuk mundët ta ndiqni LIVE këtë spektakël magjik, mund ta shihni në faqen tonë të YouTube.

  • Starton nata e dytë e Albania’s Got Talent/ A do të kemi një tjetër Golden Buzzer?

    Starton nata e dytë e Albania’s Got Talent/ A do të kemi një tjetër Golden Buzzer?

    Ka startuar nata e dytë e spektaklit të shqiptarëve, Albania’s Got Talent, në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. Një natë ku 12 të talentuar të moshave të ndryshme do të performojnë para 4 “pamëshirshëmve” të jurisë: Agron Llakaj, Ledina Çelo, Adelina Ismajli dhe Kastro Zizo.
    Një spektakël i moderuar nga talenti Isli Islami pritet të dhurojë të tjera emocione të forta mbrëmjen e sotme. A do të kemi një tjetër Golden Buzzer? Kjo pyetje do të marrë përgjigje vetëm në fund.
    Ndiqni spektaklin tuaj, spektaklin e rekordeve në ekranin kampion të Vizion Plus.

    Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin në ekran, ju ftojmë ta ndiqni përmes linkut tonë në YouTube.
    https://www.youtube.com/live/XlDzy2dwVIc?si=6pMjmmzyowkcsoQi

  • Interpretoi këngën e tij në Albanian’s Got Talent dhe fitoi Golden Buzzer-in, Diego Zelka surprizohet nga tenori italian

    Interpretoi këngën e tij në Albanian’s Got Talent dhe fitoi Golden Buzzer-in, Diego Zelka surprizohet nga tenori italian

    Ka startuar mbrëmjen e djeshme në televizionin kombëtar Vizion Plus, edicioni i dytë i spektaklit të talenteve Albanian’s Got Talent.
    Në një mbrëmje magjike, mes shumë të ftuarish dhe talentesh në fusha të ndryshme të artit, spikati veçanërisht Diego Zelka ose ndryshe Andrea Bocelli shqiptar.Lexo edhe :Related Posts
    Ai interpretoi këngën “Luna” të Alessandro Safina dhe ndriçoi skenën, duke merituar Golden Buzzer-in e parë që e çon menjëherë në finale.

    Në një intervistë në “Living Day” me moderatoren Brunilda Lahe, Zelka tregoi përjetimet pas performancës magjike.
    Mes emocioneve ai tregoi që Alessandro Safina, tenori italian i kishte shkruar në rrjetet sociale dhe e kishte komplimentuar për talentin.
    Pjesë nga intervista:
    Lahe: E prisje gjithë atë mbështetje, gjithë atë dashuri? E prisje Golden Buzzer-in e parë që në episodin e parë të Albanian’s Got Talent?
    Diego Zelka: Të them të drejtën, kur konkurrova në Albanian’s Got Talent dhe kur erdhi momenti të performoja, thashë ‘okay, jam i përgatitur’ dhe nuk mendoja që mund të dilja keq apo që mund të shkonte diçka keq, patjetër. Golden Buzzer-i është gjithmonë surprizë sepse konkurrencë ka patjetër. Ky është një spektakël ku talentet janë të çfarëdo lloj fushe dhe mund të ketë edhe njerëz që bëjnë ndonjë çmenduri aty. Kështu që kur ndodhi, me thënë të drejtën, nuk e prita, por e shijova shumë si fakt dhe nuk mund të mos ndihesha krenar, me gjithë të drejtën e botës.
    Kanë qenë një lumë mesazhesh në Instagramin tim. Kam qenë nëpër story, në çdo vend. Dhe ishte vërtet gjëja më e bukur dhe realizimi më i madh si këngëtar, si artist, sepse unë këtë synoj, publikun. Publiku më erdhi sot. Popullariteti matet me rrjetet sociale, dhe Instagrami im nga një profil i ulët me 600-700 ndjekës, sot jemi diku te 1000 e ca.
    Unë kam nisur në fillim me pianon. Dhe më pas, gjatë një bisede, diku rreth klasës së gjashtë apo të shtatë, duhej të merrja një vendim. Në qoftë se unë do vazhdoja pianon, do duhej të thellohesha në një program më të thellë pianistik, apo të merrja diçka që do më vlente. Dhe unë zgjodha Kanton. Dhe pianoja ka qenë ndihma ime më e madhe. Ka qenë ajo kurrikul që unë studiova. Ka qenë ajo që mua më duhej për të gjithë pjesën tjetër të shkollës, të liceut, të akademisë. Ka qenë shumë në rregull. Dhe në fakt, ja dolëm me Kanton. Më doli mirë, isha më afër publikut. Madje, madje, pas spektaklit, pra, ekzaktësisht në ditën e sotme, unë kam përjetuar shokun më të madh emocional, që mos të them më shumë se Golden Buzzer-i, në një sens. Mua në Instagram më ka shkruar vetë Alessandro Safina.
    Lahe: Po kjo është e jashtëzakonshme! Për çfarë të ka shkruar?
    Diego Zelka: Në fillim ishte një komentuese e cila e bëri tag nga një postim i një djali që e postoi në Instagramin e tij. Dhe në fillim mendova se është spam. Okay, i thashë ‘është shaka’, nuk e besova. Ndoshta është punë shqiptarësh, ndoshta është punë zodiaku. Nuk e besova. Pastaj e hapa dhe thashë: ‘Për llogari të verifikuar (verified account)’. Ngela. Nuk e besova. Ishte domethënë shok shumë i madh dhe gëzim. I shkruajta, më shkruajti, më komplimentoi, më hodhi në Story. Dhe ishte, për mua fitorja e parë për këtë spektakël. Unë shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë, por unë një fitore shumë të madhe tashmë e kam.
    Çdo të hënë në orën 21:00 në ekranin magjik të Vizion Plus, kthehet mbrëmja e talenteve dhe spektaklit. Për të gjithë ju që nuk mundët të ndiqnit LIVE spektaklin, e gjeni në kanalin e YouTube.
    /vizionplus.tv