Tag: buxhetit

  • Polonia rrit shpenzimet e mbrojtjes, ja sa % e buxhetit të përgjithshëm do t’i akreditohet sigurisë së vendit

    Polonia rrit shpenzimet e mbrojtjes, ja sa % e buxhetit të përgjithshëm do t’i akreditohet sigurisë së vendit

    Polonia do ta rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes në 4.8% të atij të përgjithshëm deri në vitin 2026, njoftoi sot ministri i financave, duke prezantuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

    Vendi, i cili është fqinj me Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë, ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes për shumë vite, i cili këtë vit arriti në 4.7% të buxhetit tw përgjithshëm.
    Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon shpenzimin e “një shume rekord prej 200 miliardë zloty”, ose 46.87 miliardë euro, për mbrojtjen, tha ministri, Andrzej Domanski.
    Duke pasur frikë nga kërcënimi rus, Varshava ka modernizuar forcat e saj të armatosura për disa vite, duke lidhur kontrata armësh me vlerë shumë miliardë zloty, kryesisht me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.
    Në vitin 2024, qeveria njoftoi një program prej 2.3 miliardë eurosh për të forcuar krahun e saj lindor.

    Top Channel

  • Fuqizohet ushtria, më shumë buxhet për pensionet, ja cilat ministri marrin më shumë fonde dhe si mbështeten prioritetet

    Fuqizohet ushtria, më shumë buxhet për pensionet, ja cilat ministri marrin më shumë fonde dhe si mbështeten prioritetet

    Qeveria ka miratuar dokumentin e buxhetit afatmesëm deri në vitin 2028 duke përcaktuar dhe fushat prioritare përmes financimeve të dhëna. Referuar dokumentit, pjesa më e madhe e buxhetit do të shkojë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, infrastrukturën dhe energjinë, pensionet dhe programet e punësimit si dhe fuqizimin e ushtrisë. Konkretisht ministria më e “paguar” është ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  ku pjesa me e madhe e fondeve shkon për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dytësor dhe parësor si dhe mbulimin e pagave të bluzave të bardha. Buxheti i kësaj ministrie nga 807 milionë euro i programuar për vitin 2025, kapërcen në 820 milionë euro në 2028, me një rritje prej 13 milionë euro.
    Pas shëndetësisë, renditet Ministria e Infrastrukturë dhe Energjisë sa i takon buxhetit të akorduar, i cili në vitin 2025 është në nivelin 740 milionë euro, duke u parashikuar në rritje në vitin 2026-2027, por me rënie deri në 2028, me afro 21 milionë euro. Pjesën më të madhe të buxhetit në këtë ministri e marrin investimet në infrastrukturën rrugore. Vëmendje në buxhet i është kushtuar edhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila në 2025-ën ka një buxhet prej 560 milionë eurosh dhe në 2028 kapërcen në 693 milionë euro, me një rritje rekord prej 133 milionë eurosh.
    Kjo është ndër Ministritë më të mëdha, e cila ka nën varësi pensionet, tregun e punës, bizneset , arsimin profesional, strehimin, inovacionin, trashëgiminë kulturore si dhe artin e kulturën. Pjesën më të madhe të shpenzimeve buxhetore të kësaj ministrie e zënë shpenzimet për pensionet, të cilat kapërcejnë nga 408 milionë euro në 2025 në 549 milionë euro në 2028, me një rritje prej 141 milionë euro. Po ashtu një rritje të konsiderueshme të buxhetit do të ketë edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila nga 483 milionë euro të programuara në 2025, kapërcen në 565 milionë euro në 2028 me një rritje prej 80 milionë eurosh.  Vëmendje në shpenzimet për mbrojtjen i kushtohet forcave të luftimit, i cili arrin në 330 milionë euro në 2028, duke përmbushur detyrimet e Shqipërisë  ndaj NATO-s për një buxhet mbi nivelin 2 % të PBB-së për ushtrinë.

  • Kush do të shpenzojë më shumë para publike? Ja ‘kampionët’ e buxhetit të ri, shifrat që befasojnë!

    Kush do të shpenzojë më shumë para publike? Ja ‘kampionët’ e buxhetit të ri, shifrat që befasojnë!

    Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet të shpenzohen 8.5 miliardë euro vitin që vjen nga 8.2 miliardë euro të planifikuara për këtë vit.

    Por si planifikohet të bëhet shpërndarja e buxhetit për institucionet? Në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 që është publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet rritje graduale e fondeve që do të jepen për 95 institucione që mbështeten me buxhet. Nëse këtë vit për institucionet shpenzimet janë të planifikuara në 4.7 miliardë euro në vitin që vjen rriten në rreth 4.8 miliardë dhe në 2028-ën kapërcejnë vlerën 4.9 miliardë euro.

    Edhe pse buxhetin më të lartë do vijojë ta ketë Ministria e Shëndetësisë, rritjen më të madhe të shpenzimeve do ta kenë Ministria e Ekonomisë me fokus kryesor tek pensionet dhe Ministria e Mbrojtjes, si detyrim edhe ndaj vendimit të NATO-s për të shtuar buxhetin e mbrojtjes.
    E përkthyer në shifra, Ministria e Ekonomisë që sot drejtohet nga Blendi Gonxhja nga 570 milionë euro shpenzime që ka, deri në 2028-ën ky buxhet i rritet me gati 130 milionë euro, e në total planifikohet të marrë 699 milionë euro. E gjithë kjo rritje e fondit do të shkojë për programin e sigurimeve shoqërore, duke dëshmuar nevojën që do të ketë skema e pensioneve për financim nga buxheti i shtetit për shkak të deficitit që vijon.

    Për të siguruar armatime, mjete ushtarake, arsim apo mbrojtjen civile buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në 3-vitet e ardhshme do të vijojë të rritet. Nga 520 milionë euro që është këtë vit, në 2028-ën planifikimi i bërë është që buxheti të arrij në 607 milionë euro.

    Edhe pse me rritje të lehtë nga viti aktual, Ministria e Shëndetësisë, renditet e para me pjesën më të madhe të buxhetit. Nga 800 milionë euro këtë vit, buxheti do të rritet në 820 milionë euro për shëndetësinë deri në 2028-ën, për të mbuluar të gjitha nevojat në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë nga pagat deri në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.

    Ndërsa Ministria e Infrastrukturës, që këtë vit mori 690 milionë euro buxhet, pritet të marrë 760 milionë euro vitin tjetër dhe më pas të ulet në 714 milionë euro në vitin 2028. Edhe për këtë 3-vjeçar vëmendja do të jetë tek rrugët, pasi transporti rrugor do të ketë 50% të totalit të buxhetit që merr kjo ministri.

    Kurse buxheti për institucionet e drejtësisë parashikohet në të njëjtat nivele, me përjashtim të SPAK që është në rënie nga 23 milionë euro këtë vit, në 18  milionë euro për çdo vit nga 2026-ta deri në 2028-ën.

  • Rishikimi i buxhetit 2025 ndez debatet në Kuvend, ja propozimet e reja

    Rishikimi i buxhetit 2025 ndez debatet në Kuvend, ja propozimet e reja

    Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.
    Sipas tij, ky akt synon të sigurojë efikasitet në përdorimin e fondeve publike, pa ndryshuar treguesit makrofiskalë kryesorë.
    “Rishikimi i buxhetit parashikon rialokime të brendshme prej rreth 11,8 miliardë lekë, duke mbështetur kapacitete shtetërore për sigurinë kibernetike, projekte infrastrukturore dhe investime në sport, drejtësi dhe shëndetësi”, deklaroi Malaj.
    Njëkohësisht, bëri të ditur ai, miratohet një skemë e re Garancie Sovrane për sektorin e bujqësisë, në vlerë 3 miliardë lekë, që do të lehtësojë aksesin në kredi me kushte të favorshme për fermerët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
    Të ardhurat për periudhën janar-maj 2025 arritën në 305,92 miliardë lekë, 6,5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa shpenzimet totale ishin 267,1 miliardë lekë, 12,8% më të larta se në 2024. Suficiti buxhetor ishte 39.1 miliardë lekë, 22,4% më i ulët se vjet.
    Malaj tha se parashikohet një rritje ekonomike prej 3,9% për vitin 2025, e mbështetur nga konsumi familjar, investimet dhe performanca e turizmit.
    Programi i investimeve publike, tha ai, synon të përmirësojë infrastrukturën dhe konkurrueshmërinë, me fokus energjinë e rinovueshme, turizmin dhe teknologjinë.
    Ky akt, deklaroi Malaj, ruan qëndrueshmërinë fiskale dhe konsolidon bazat për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
     
     
     

  • Rritja e buxhetit të NATO-s me 5% për mbrojtjen, Vengu: Shqipëria parashikon dyfishim të buxhetit, do prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara

    Rritja e buxhetit të NATO-s me 5% për mbrojtjen, Vengu: Shqipëria parashikon dyfishim të buxhetit, do prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara

    Shqipëria synon që të prodhojnë armatime dhe dronë luftarakë. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.
    Ai tha se janë në negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vengu nënvizoi se janë hapur 9 negociata ku vetëm dy prej tyre janë përfunduar.
    ‘Ne duam që të sigururojmë që shpenzimet në blerje armatimi ti shpenzojmë që ai të prodhohet në vendin tonë dhe këto të kthen në investim për vlerë të shtuar në vendin tonë. Do prodhojmë mjete të blinduara, për rijetëzimin e industrisë ushtarake, kemi 9 negociata në proces dy janë përfunduar me sukses sa i përket mjeteve ushtarake. Dhe kemi një negociatë të përmbyllur për uniformat. Kemi negociata në proces për municionet të kalibrit të vogël dhe të mesëm. Po ashtu jemi në negociata me prodhimin e dronëve luftarak në Shqipëri. Kemi negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe’, tha ai.
    Ministri tha se do të ketë një dyfishim të buxhetit të mbrojtjes. Teksa komentoi edhe Samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se presidenti i SHBA Donald Trump rikonfirmoi nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se kur një vend i NATO-s sulmohet atëherë futen në luftë edhe vendet e tjera.
    ‘Trump rikonfirmoi në samit Nenin 5 dhe gaditshmërinë e lidershipit amerikan sa i përket angazhimeve që burojnë nga ky nen. Është evidente në të gjithë deklaratën e samitit dhe kemi edhe një nen tjetër neni 3 që është detyrimi i aleatëve që të krijojnë kapacitete vetmbrojtëse, ky ka qenë argumenti i palës amerikane për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë me 5 %. Pati një vendimmarrje unanime nga të gjitha aleatët. Ne kemi sot 2.01 të GDP të dedikuar për mbrojtjen dhe ajo që kërkohet nga deklarata e samitit është rënë dakord që në 10 vite të rritet në 3.5 % të PPB. 3.5 në 10 vite është rritje e buxhetit 0.15 % vit më vit pra po shkojmë drejt një dyfishimi i buxhetit aktual dedikuar për mbrojtjen’, tha ai.Teksa u ndal tek situata e zjarreve në vend, ministri Vengu u shpreh se në shumicën e rasteve kanë arritur që të shuajnë zjarret dhe se janë të qëllimshme.
    Ai tha se do të ketë edhe avion që do të vihen në dispozicion të emergjencave civile, për të bërë të mundur përballimin e situatës nga zjarret në vend.
    “Vitet e fundit kemi pasur një rritje të buxheti për kapacitet operacionale, kemi 4 helikopter që bëjnë ndërhyrje nga ajri, brigadat e emergjencave civile që janë në dispozicion dhe forcat e armatosura. Ne po investojmë që bashkitë të fuqizohen me mjete dhe me pajisje. Në dy javët e fundit kemi 50 zjarre në ditë, ku shumica dërrmuese janë të qëllimshme. Ne mesatarisht rezulton që shumica shuhen dhe ku ka krëcënim të banesave ndërhyjmë. Deri tani kemi arrit ti mbijetojmë me kujdes, patjetër që ka të bëjë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Jemi duke bërë një blerje për luftimin e zjarreve. Do kemi një avion ku do të përdoren për emergjencat civile apo situatave të kësaj natyre”, u shpreh ministri Vengu.
    Një koment e pati edhe lidhur me investimin në Portin e Durrësit.
    ‘Investimi për portin e Durrësit fillon këtë vit janë duke u finalizuar procedurat dhe është investim që i shërben edhe qëndrueshmërisë ushtarake’, tha ai.
    Ministri tha se kanë nisur tashmë edhe përgatitjet për samitin e NATO që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027. Vengu theksoi se ende nuk është përcaktuar qyteti se ku do të zhvillohet samiti.
    ‘Pregatitjet kanë nisur prej kohësh, ekipi shqiptar ka qenë i përfshirë edhe në organizimin e samitit në Hagë dhe ky vendim reflekton edhe një besim sa i përket rolit që ka Shqipëria në rajon dhe është një grup i ndërtuar nga shumë institucione dhe është një përfshirje gjithë shtetërore dhe jemi duke vlerësuar vendin dhe infrasktrukturën e nevojshme dhe masat që duhet që të merren. Nuk është përcaktuar vendi ende. Por tradita është që bëhen në kryeqytete’, tha ai.

  • Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues! Do të eliminojë miliona vende pune

    Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues! Do të eliminojë miliona vende pune

    Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “Projektligj i madh dhe i bukur” dhe që u diskutua në Senat.
    Sipas themeluesit të Tesla-s dhe SpaceX, ish-anëtar i administratës Trump, versioni i fundit i ligjit fiskal është “krejtësisht i çmendur dhe shkatërrues”, “do të shkatërrojë miliona vende pune në Amerikë dhe do t’i shkaktojë vendit tonë një dëm strategjik të jashtëzakonshëm!”.
    Në një postim në X – rrjeti social që është në pronësi të tij – Musk ka shkruar se ligji “jep lëmosha për industritë e së kaluarës, ndërsa dëmton rëndë industritë e së ardhmes”.
    Ndërkohë që Musk postonte në X, dhe në Senat bëhej llogaritja e votave për miratimin e ligjit të shpenzimeve, Trump po luante golf me senatorët republikanë Rand Paul dhe Lindsey Graham. Ky i fundit postoi një foto në X ku shfaqet i buzëqeshur përkrah presidentit. “Gëzuar ditën e ligjit të madh dhe të bukur!”, shkroi ai.
    Në fillim të qershorit, Trump dhe Musk patën një përplasje të bujshme dhe shumë të ashpër publike. Pas largimit të Musk nga Departamenti për Efiçencën Qeveritare (Doge), ai nisi të kritikonte ligjin e buxhetit, dhe Trump e sulmoi publikisht gjatë një konference për shtyp. Musk në atë moment nisi të postonte kundër tij në X, duke shkaktuar një reagim të furishëm. Ja disa nga shkëmbimet e atyre orëve:
    (Trump) “Po bënte një punë të mirë (në Doge) jam i sigurt se ai vend do t’i mungojë. Jam i zhgënjyer, e kam ndihmuar shumë. Kisha një marrëdhënie të mirë me Muskun, nuk e di nëse do të kemi më”.
    (Musk) “Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet, Demokratët do të kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Republikanët do të ishin 51-49 në Senat. Sa mosmirënjohje!”.
    (Trump) “Mënyra më e thjeshtë për të kursyer para në buxhetin tonë, miliarda e miliarda dollarë, është të ndalim subvencionet dhe kontratat qeveritare për Elonin. Më ka habitur gjithmonë që Biden nuk e ka bërë!”.
    (Musk) “Ka ardhur koha për të hedhur bombën e madhe. Donald Trump ndodhet në Dosjet Epstein (lista e emrave të lidhur me financierin e botës së pasurisë Jeffrey Epstein, i akuzuar për trafik seksual të të miturve, i cili u vetëvra në vitin 2019 gjatë pritjes për gjyq). Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Gëzuar ditën, DJT! E vërteta do të dalë në dritë”.
    Më pas, pronari i Tesla-s, X-it, SpaceX-it dhe shumë kompanive të tjera hapi një sondazh në X (ku ka mbi 210 milion ndjekës): “A ka ardhur momenti për të themeluar një parti të re që përfaqëson realisht 80% të popullsisë?”
    Vetëm pas disa ditësh, të dy kishin firmosur një “armëpushim”, me ndjesën publike të Musk drejtuar Trumpit: “E teprova”, tha Musk.
    “Më dukej shumë e bukur nga ana e tij”, ishte reagimi i Trump në një intervistë për “New York Post”, çka u interpretua si një shenjë zbutjeje mes tyre. Një zbutje që zgjati deri të shtunën në mbrëmje./Corriere della sera

  • VENDIMET – Këshilli Bashkiak i Shkodrës zhvillon mbledhjen e radhës, miratohen pikat e rendit të ditës

    VENDIMET – Këshilli Bashkiak i Shkodrës zhvillon mbledhjen e radhës, miratohen pikat e rendit të ditës

    Këshillilli Bashkiak Shkodër në mbledhjen e tij të datës 25.06.2025 miratoi vendimet e mëposhtme :
    1. “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Maj 2025”.2. “Për një shtesë në buxhetin e vitit 2025 e miratuar VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar”.
    3.“Për një ndryshim në VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar”.4. “Për një shtesë dhe ndryshim në VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar”.
    5.“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.6. “Për miratimin e kritereve dhe për caktimin e rrugëve dhe shesheve publike për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në Velipojë dhe Shirokë, të Bashkisë Shkodër”.
    7.“Për miratimin e rrjetit të linjave, stacioneve të qëndrimit dhe të tarifës së biletave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë Shkodër”.8. “Për miratimin e rregullores së përdorimit të hapësirës publike në Bashkinë Shkodër”.
    9. “Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të vitit 2024 të Bashkisë Shkodër”.10. “Për miratimin e projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028 pë Bashkinë Shkodër”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Debat për buxhetin në Durrës, opozita: S’ka transparencë, nuk është përdorur 30% e buxhetit të vitit 2024

    Debat për buxhetin në Durrës, opozita: S’ka transparencë, nuk është përdorur 30% e buxhetit të vitit 2024

    Mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate mes opozitës dhe shumicës.

    Opozita kundërshtoi mungesën e kryetares Emiriana Sako dhe reagoi ndaj futjes në moment të fundit të një pike shtesë për ndryshimin e vlerës së shpronësimit për disa njësi tregtare, të prekura nga projekti i rijetëzimit të zonës arkeologjike pranë Amfiteatrit Antik.
    “Nuk jemi dakord që një propozim kaq i rëndësishëm të vijë në momentin e fundit…”, u shpreh këshilltar i opozitës, Ardian Muka.
    Në qendër të kritikave ishin edhe fondet e papërdorura nga buxheti i vitit të kaluar. Sipas opozitës, rreth 30% e buxhetit ka mbetur pa u investuar për qytetarët.
    “Fondi i trashëguar nga viti 2024 tregon se buxheti ishte një buxhet jo real, për interesat e qytetareve durrsake. Fakti që janë 1,4 miliard lekë të parealizuara vitin e kaluar nga bashkia e Durrësit, pra që nuk janë vëne në dispozicion të shërbimeve për qytetarët”, shtoi Muka.
    Nënkryetari i Bashkisë Durrës, Gentian Kallmi tha: “Këto fonde janë pjesë e projekteve që po zbatohen dhe do të mbyllën kontratat e investimeve.”
    Një tjetër pikë e debatueshme ishte ajo për financimin me 12 milionë lekë të një qendre komunitare, pas ndërprerjes se fondeve nga USAID. Opozita ngriti dyshime për mungesë transparence në shpërndarjen e fondit social.
    Edlira Harizi, këshilltare PD u shpreh: “Në mungesë të një analize të qartë dhe dokumentacionit të plotë, kjo pikë lë vend për aludime.”
    Ndërkohë, drejtoresha e Shërbimit Social, Meme Xhaferaj tha: “Në janar u nënshkrua kontratë me Ministrinë për 7 punonjës, ndërsa dhe pjesa tjetër e stafit mbulohet nga fondet e bashkisë pas tërheqjes së USAID.”
    Të gjitha projektvendimet kaluan me votat e shumicës. E vetmja pikë që u miratua unanimisht ishte ajo për fondin e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

    Top Channel

  • Ndryshon buxheti 2025, rritet 10 mln USD fondi i Garancisë Sovrane për bujqësinë

    Ndryshon buxheti 2025, rritet 10 mln USD fondi i Garancisë Sovrane për bujqësinë

    Ndryshon buxheti i vitit 2025, me një Akt Normativ të miratuar rishtaz nga Këshilli i Ministrave më 11 Qershor.Pas miratimit nga qeveria, Akti Normativ për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin e buxhetit është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn menjëherë në fuqi.Me Aktin Normativ qeveria ka miratuar rritjen e fondit rezerve të buxhetit të shtetit, shtimin e fondit prej 10 mln USD për Garancinë Sovrane për bujqësinë dhe ka rialokuar fondet nga programi për mbështëtjen e fermerëve me naftë falas në grande për investimet e sektorit.Pas ndryshimeve në Aktin Normativ, fondit të Garancisë Sovrane për mbulimin e kolateralit të kredive për bizneset dhe fermerët në bujqësi i shtohen edhe 1 miliardë lekë. Nga burime zyrtare mësohet se pas shtesës fondi për Garancinë Sovrane arrin në vlerën e 3 miliardë lekë, ku 2 miliardë lekë fonde janë të pashfrytëzuara, nga garancia e mëparshme sovrane.“Shkronja “b”, e pikës 1, të nenit 19, ndryshohet, si më poshtë vijon: “b) për rritjen vjetore të garancive të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese deri në 1 000 milionë lekë, duke përfshirë politikën e mbështetjes me garanci shtetërore të huas për bizneset në sektorin e bujqësisë”, citohet në ndryshimet e buxhetit.Me Aktin Normativ janë miratuar edhe rialokim fondesh për programet e bujqësisë.Fondet prej 537.8 milionë lekë, që ishin planifikuar për skemën e naftës falas në bujqësi në buxhetin e vitit 2025, është rialokuar pjesërisht për mbështetjen e fermerëve dhe agrobizneseve me grante për investime në bujqësi, blegtori apo agroindustri.Edhe fondi deri në 700 milionë lekë në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pritet të akordohet me vendim të Këshillit të Ministrave për financimin e objekteve, pajisjeve dhe makinerive të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si dhe veprave të mbrojtjes nga përmbytja të bashkive.Po ashtu sipas Aktit Normativ Nr. 6, datë 11.6.2025 fondi rezervë i buxhetit të shtetit nga 3 mld lekë arrin në 4,2 mld lekë. Për këtë ndryshim nga Këshilli i Ministrave sqarohet se dy fondet rezervë, fondi rezervë tradicional dhe fondi për Planin e Rritjes me Bashkimin Europian, janë bashkuar në një të përbashkët, me qëllim rritjen e fleksibilitetit financiar në mbështetje të projekteve strategjike të qeverisë.           Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.