Tag: buxhetit

  • Erisa Xhixho: Familjet shqiptare harxhojnë 40% të buxhetit për ushqime, çmimet 50% më të larta se në BE

    Erisa Xhixho: Familjet shqiptare harxhojnë 40% të buxhetit për ushqime, çmimet 50% më të larta se në BE

    Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho gjatë seancës së sotme plenare ka ngritur shqetësimin për koston e lartë të jetesës në vend, duke theksuar se familjet shqiptare shpenzojnë rreth 40% të buxhetit të tyre për ushqime.
    Sipas saj, çmimet në Shqipëri janë 50% më të larta se në Bashkimin Europian, ndërsa paga minimale mbetet vetëm 40 mijë lekë dhe pensioni mesatar 17 mijë lekë.
    Erisa Xhixho: Familjet shqiptare harxhojnë 40% të buxhetit për ushqime. Ky Parlament sot duhet të diskutojë për koston e lartë të jetesës. Çmimet në Shqipëri 50% më të larta se në BE, paga minimale është 40 mijë lekë, pensioni mesatar është 17 mijë. Çfarë do të blejë një pensionist me atë pension mjeran. Po flas për një politikë sociale e cila ndikon drejtpërdrejt në familjet shqiptare.

  • Nis hartimi i Buxhetit 2026/ Ja prioritetet e Qeverisë për vitin e ardhshëm

    Nis hartimi i Buxhetit 2026/ Ja prioritetet e Qeverisë për vitin e ardhshëm

    Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht punën për hartimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2026, dokumenti më i rëndësishëm financiar i vendit, që përcakton ndarjen e fondeve publike dhe prioritetet ekonomike për vitin e ardhshëm. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, grupet e punës ndodhen aktualisht në fazën e analizës së të ardhurave, shpenzimeve dhe projeksioneve të rritjes ekonomike. Fondet buxhetore do të shpërndahen për 16 ministri, nga 12 që kanë qenë deri më sot, duke reflektuar një riorganizim të strukturës qeveritare.
    Sektori i arsimit pritet të përfitojë një nga rritjet më të mëdha në financim, me objektiv rritjen e pagave për mësuesit dhe investime në infrastrukturën shkollore në të gjithë vendin. Shëndetësia gjithashtu do të përfitojë shtesa të ndjeshme buxhetore, me fokus modernizimin e spitaleve rajonale, përkrahjen për mjekët e rinj dhe pajisjet mjekësore moderne. Mbrojtja sociale dhe pensionet do të vijojnë të jenë prioritet, ndërsa priten zhvillime të reja edhe në programet e punësimit dhe rritjen e mbështetjes për shtresat në nevojë. Pensionistët pritet të përfitojnë nga rritja e indeksimit dhe skema të reja ndihme, në përputhje me dokumentin afatmesëm të financave publike deri në vitin 2028.
    Një shtyllë e rëndësishme e buxhetit do të jetë infrastruktura, me investime të reja në rrugët kombëtare dhe rajonale, si dhe projektet energjetike strategjike. Po ashtu, buxheti ushtarak do të rritet për të përmbushur angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s, duke synuar nivelin mbi 2% të PBB-së për mbrojtjen. Pavarësisht rritjes së shpenzimeve, qeveria ka konfirmuar angazhimin për të ruajtur disiplinën fiskale dhe për të ulur gradualisht borxhin publik, me synimin për të mbajtur stabilitetin financiar dhe forcimin e besueshmërisë së vendit në tregjet ndërkombëtare.
    Ministritë, pushteti vendor dhe partnerët ekonomikë do të kenë mundësinë të paraqesin nevojat e tyre për financim gjatë javëve në vijim. Drafti i parë i buxhetit 2026 pritet të publikohet në nëntor, ndërsa miratimi në Kuvend synohet të përmbyllet para fundit të vitit.

  • Qeveria nis hartimin e Buxhetit 2026, ja çfarë përfitojnë pensionistët

    Qeveria nis hartimin e Buxhetit 2026, ja çfarë përfitojnë pensionistët

    Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht procesin për hartimin e Buxhetit të Shtetit 2026, dokumenti më i rëndësishëm financiar i vitit që përcakton mënyrën se si do të shpërndahen fondet publike dhe cilat do të jenë prioritetet ekonomike të vendit.
    Referuar burimeve nga Ministria e Financave, grupet e punës janë në fazën e analizave, duke shqyrtuar të ardhurat, shpenzimet dhe projeksionet e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm.
    Fondet do të shpërndahen për 16 ministri, nga 12 që kanë qenë deri më tani.
    Referuar edhe dokumentit të buxhetit afatmesëm, deri në vitin 2028, pjesa më e madhe e buxhetit për vitin e ardhshëm do të shkojë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, infrastrukturën dhe energjinë, arsimi, pensionet, programet e punësimit si dhe fuqizimin e ushtrisë.
    Arsimi parashikohet të një nga sektorët me rritjen më të madhe të fondeve. Kjo për shkak të planifikimit për rritjen e pagave për mësuesit dhe investime të reja në infrastrukturën shkollore, me qëllim përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në të gjithë vendin.
    Në të njëjtën linjë, shëndetësia do të përfitojë nga shtesa të ndjeshme buxhetore. Pjesë e planit janë modernizimi i spitaleve rajonale, rritja e mbështetjes për mjekët e rinj dhe investimi në pajisje mjekësore bashkëkohore.
    Një tjetër shtyllë e rëndësishme e buxhetit të ardhshëm është infrastruktura, me fokus në përmirësimin e rrugëve kombëtare dhe rajonale, dhe financimi i projekteve në vijim si dhe projekteve të reja.
    Vëmendje do të shtuar do të marrin edhe shpenzimet për mbrojtjen, kryesisht rritje të buxhetit do të kenë forcat të luftimit, duke përmbushur detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s për një buxhet mbi nivelin 2 % të PBB-së për ushtrinë.
    Pavarësisht rritjes së planifikuar të investimeve, qeveria ka konfirmuar se do të vijojë disiplinën fiskale dhe uljen graduale të borxhit publik. Synimi është ruajtja e stabilitetit financiar dhe forcimi i besueshmërisë së ekonomisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
    Gjatë javëve në vijim, ministritë e linjës, pushteti vendor dhe partnerët ekonomikë do të të kenë mundësinë që të paraqesin nevojat që kanë për financim.
    Drafti i parë i buxhetit pritet të publikohet në nëntor, ndërsa miratimi përfundimtar në Kuvend synohet të bëhet para fundit të vitit.

  • Qeveria nis zyrtarisht hartimin e Buxhetit 2026, ja çfarë do të përfitojnë pensionistët

    Qeveria nis zyrtarisht hartimin e Buxhetit 2026, ja çfarë do të përfitojnë pensionistët

  • 40% e buxhetit për ushqime, familjet shqiptare varfërohen nga çmimet

    40% e buxhetit për ushqime, familjet shqiptare varfërohen nga çmimet

    “Në Shqipëri, çdo familje shpenzon mesatarisht rreth 93 mijë lekë në muaj, por ajo që bie më shumë në sy është fakti se 40% e këtij buxheti shkon vetëm për ushqime. Sa i takon nevojave të tjera, si arsim, argëtim apo kursime, mbetet shumë pak.Në çdo familje shqiptare, shporta e ushqimeve mbetet elementi më i rëndësishëm i buxhetit, sipas të dhënave të INSTAT. Produktet bazë si buka, vaji, qumështi dhe perimet marrin pothuajse gjysmën e të ardhurave mujore, ndërsa çmimet e këtyre artikujve janë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit,” – shprehet gazetarja Ortensa Budlla.
    Qytetarët shprehen se:
    – Një ndihmë ekonomike marrim. Sa përqind e shumës që marrim shkon për ushqime? Pothuajse me borxhe. Çfarë të thotë xhaxhi, merr borxh, ti jep atij. Merr atij, jep tjetrit. Kur na bie ndonjë lek, paguajmë borxhet. Kur nuk na bie… kjo është Shqipëria.– Paratë për gjërat bazë mendoj, për ushqime. Me paga, Shqipëria është e vështirë. Është e habitshme, këtu janë çmimet më të shtrenjta sesa në vendet perëndimore. Jetojmë atje dhe është habi. Një qumësht fëmije, nëse unë në Berlin e marr me 1.40, këtu e marr 4 mijë lekë.– Për një njeri me rroga është e shtrenjtë. Në fund të muajit, ju arrini të kurseni diçka? Unë jam pensioniste, më ndihmojnë fëmijët nga jashtë. Për çfarë i shpenzoni më së shumti ato para? Për ushqime. Ça do bëjmë? Nuk tepron gjë për të tjera.
    Sipas tyre, struktura aktuale tregon një ekonomi të brishtë, ku rritja e pagave nuk ka arritur të kompensojë koston e jetesës.
    “Nëse e shohim shpërndarjen, Tirana, Durrësi dhe Korça tregojnë një nivel të tillë që kanë konsum të lartë. Kukësi, Dibra natyrisht, kanë ngelur në nivele shpenzimi të ulëta, që tregon një fuqi blerëse të ulët, të ardhura të pakta dhe, natyrisht, një qasje më të pakët në ato që janë shpenzime jo thelbësore. Shpenzimet pritet të rriten, dhe duhet një qasje më e shpejtë, qoftë në rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të bizneseve.
    Në Tiranë, shpenzimet mujore janë edhe më të larta, mbi 108 mijë lekë, çka e bën jetesën në kryeqytet shumë më të kushtueshme krahasuar me zonat e tjera të vendit,” – shprehet Eduard Gjokuaj, ekspert ekonomie.
    “Pjesa kryesore e popullatës së vendit është nga një e kaluar e varfër. Në sfidat e jetës urbane nënkuptohen dhe vështirësi që kanë të bëjnë me nevojën për të pasur një para mënjanë. Kostoja e lartë e jetesës nuk i ka lejuar familjet të mendojnë për nesër, por vetëm për sot për sot,” – shprehet Entela Binjaku, sociologe.
    Ekspertët paralajmërojnë se, nëse ky trend vazhdon, hendeku midis shtresave të pasura dhe të varfra do të thellohet më tej.

  • Miratimi i buxhetit, aksionerët e Barcelonës takim më 19 tetor

    Miratimi i buxhetit, aksionerët e Barcelonës takim më 19 tetor

    Mbledhja e aksionarëve të Barcelonës do të mbahet më 19 tetor, me miratimin e pasqyrave financiare dhe buxhetit për sezonin e ardhshëm në axhendë. Aksionerët e kanë marrë tashmë raportin.

    Pavarësisht kësaj, klubi do të mbyllë me humbje: -17 milionë euro, edhe pse shifrat e zakonshme tregojnë shenja pozitive: rezultati operativ regjistroi një fitim prej 2 milionë eurosh falë të ardhurave të përgjithshme.

    Klubi gjithashtu arriti një ulje të borxhit prej 90 milionë eurosh, që tani është 469 milionë euro, ndërsa pagat mbeten në 54% të të ardhurave të zakonshme, nën kufijtë e UEFA-s.

    Ndërkohë për sezonin e ardhshëm, Barça synon të kalojë 1 miliard euro të ardhura, duke arritur në 1.075 milion euro, falë rikthimit të përhershëm në “Camp Nou” dhe rritjes financiare në fusha të tjera. Fitimet pritet të rriten në 1 miliard euro sezonin e ardhshëm.

    Vazhdo leximin

  • “Një familje shpenzoi 93 mijë leke në muaj”! Ja qyteti me konsumin më të lartë të ushqimeve

    “Një familje shpenzoi 93 mijë leke në muaj”! Ja qyteti me konsumin më të lartë të ushqimeve

    Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%).
    Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.
    Në vitin 2024, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh.
    Sipas INSTAT, ndër grupet me rritje më të madhe të shpenzimeve janë “mobilim dhe mirëmbajtje e banesës” (+5,7%), “transporti” (+5,2%) dhe “veshje e këpucë” (+4,4%).
    Megjithatë, pesha e tyre në buxhet ka ndryshuar shumë pak. Për shembull, shpenzimet për mobilim zënë tani 6,8% të totalit, nga 6,6% një vit më parë.
    Në të njëjtën linjë, transporti përbën 7,1% të buxhetit (nga 6,8%), ndërsa veshjet dhe këpucët 5,1% (nga 5,0%). Në anën tjetër, shpenzimet për shëndet u tkurrën lehtë nga 4,3% në 3,8%, dhe ato për arsim nga 3,5% në 3,3%.
    Familjet shpenzojnë mesatarisht 8.944 lekë në muaj për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, që përbën 9,6% të totalit të buxhetit, me një ndryshim minimal nga viti i kaluar.
    Në të njëjtën kohë, shpenzimet për restorante dhe hotele janë rritur me 4,1%, duke arritur 7,6% të buxhetit, për shkak të rritjes së kërkesës për shërbime akomodimi dhe ngrënie jashtë shtëpisë.
    Tirana, me konsumin më të lartë
    Sipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2024” të publikuar nga INSTAT, ndarja e shpenzimeve për konsum sipas qarqeve tregon dallime të dukshme në nivelin e mirëqenies dhe kostos së jetesës mes rajoneve të vendit.
    Familjet e qarkut Tiranë rezultojnë me shpenzimet mesatare mujore më të larta në vend, me 108.588 lekë, rreth 17% më shumë se mesatarja kombëtare (93.042 lekë). Kjo diferencë lidhet me çmimet më të larta të banesave, shërbimeve dhe ushqimeve në kryeqytet, si dhe me të ardhurat më të larta të familjeve urbane.
    Tirana përmban gjithashtu një pjesë të madhe të popullsisë aktive ekonomike dhe të punësuar në sektorë me paga më të larta, si administrata, financat dhe shërbimet.
    Pas kryeqytetit, Korça dhe Durrësi renditen ndër qarqet me konsumin më të lartë, me përkatësisht 91.418 lekë dhe 90.218 lekë në muaj.
    Në rastin e Korçës, shpenzimet e larta lidhen me struktura familjare më të vogla, por me të ardhura relativisht të qëndrueshme, si dhe me ndikimin e turizmit dimëror dhe të prodhimit bujqësor vendas që nxit konsum lokal.
    Ndërsa Durrësi, përveç ndikimit të turizmit bregdetar, përfiton edhe nga afërsia me Tiranën dhe një nivel më i lartë i punësimit në tregtinë dhe shërbimet portuale.
    Në rang mesatar ndodhen qarqe si Fieri (87.171 lekë) dhe Shkodra (85.891 lekë), që kanë ekonomi të bazuar në bujqësi, industri të lehtë dhe shërbime.
    Megjithëse të ardhurat janë më të ulëta se në Tiranë apo Durrës, kostot e jetesës janë gjithashtu më të përballueshme, duke mbajtur një ekuilibër të qëndrueshëm në buxhetet familjare.
    Në grupin e qarqeve me shpenzime më të ulëta se mesatarja kombëtare përfshihen Elbasani (80.929 lekë), Berati (84.475 lekë), Lezha (84.542 lekë) dhe Gjirokastra (84.420 lekë). Këto qarqe kanë një strukturë familjare më tradicionale, me më shumë anëtarë për familje dhe me prirje për autokonsum — veçanërisht në zonat rurale.
    Në fund të renditjes qëndrojnë Kukësi (75.048 lekë) dhe Dibra (75.883 lekë), me gati 30% më pak shpenzime se Tirana.
    Këto dy qarqe shfaqin nivelin më të ulët të konsumit dhe të ardhurave, për shkak të largësisë nga qendrat urbane, mungesës së tregjeve të zhvilluara të punës dhe varësisë nga remitancat.
    Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore./Monitor

  • Tirana me konsumin më të madh, 40% e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime

    Tirana me konsumin më të madh, 40% e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime

    Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore.

  • Rekord në Europë/ Shqiptarët shpenzojnë 40% të buxhetit familjar për ushqime

    Rekord në Europë/ Shqiptarët shpenzojnë 40% të buxhetit familjar për ushqime

    Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore./MONITOR

  • 2024, një familje shpenzoi 93 mijë leke në muaj, 40% shkon për ushqime

    2024, një familje shpenzoi 93 mijë leke në muaj, 40% shkon për ushqime

    Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%).Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.Në vitin 2024, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh.Sipas INSTAT, ndër grupet me rritje më të madhe të shpenzimeve janë “mobilim dhe mirëmbajtje e banesës” (+5,7%), “transporti” (+5,2%) dhe “veshje e këpucë” (+4,4%).Megjithatë, pesha e tyre në buxhet ka ndryshuar shumë pak. Për shembull, shpenzimet për mobilim zënë tani 6,8% të totalit, nga 6,6% një vit më parë.Në të njëjtën linjë, transporti përbën 7,1% të buxhetit (nga 6,8%), ndërsa veshjet dhe këpucët 5,1% (nga 5,0%). Në anën tjetër, shpenzimet për shëndet u tkurrën lehtë nga 4,3% në 3,8%, dhe ato për arsim nga 3,5% në 3,3%.Familjet shpenzojnë mesatarisht 8.944 lekë në muaj për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, që përbën 9,6% të totalit të buxhetit, me një ndryshim minimal nga viti i kaluar.Në të njëjtën kohë, shpenzimet për restorante dhe hotele janë rritur me 4,1%, duke arritur 7,6% të buxhetit, për shkak të rritjes së kërkesës për shërbime akomodimi dhe ngrënie jashtë shtëpisë.Tirana, me konsumin më të lartëSipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2024” të publikuar nga INSTAT, ndarja e shpenzimeve për konsum sipas qarqeve tregon dallime të dukshme në nivelin e mirëqenies dhe kostos së jetesës mes rajoneve të vendit.Familjet e qarkut Tiranë rezultojnë me shpenzimet mesatare mujore më të larta në vend, me 108.588 lekë, rreth 17% më shumë se mesatarja kombëtare (93.042 lekë). Kjo diferencë lidhet me çmimet më të larta të banesave, shërbimeve dhe ushqimeve në kryeqytet, si dhe me të ardhurat më të larta të familjeve urbane.Tirana përmban gjithashtu një pjesë të madhe të popullsisë aktive ekonomike dhe të punësuar në sektorë me paga më të larta, si administrata, financat dhe shërbimet.Pas kryeqytetit, Korça dhe Durrësi renditen ndër qarqet me konsumin më të lartë, me përkatësisht 91.418 lekë dhe 90.218 lekë në muaj.Në rastin e Korçës, shpenzimet e larta lidhen me struktura familjare më të vogla, por me të ardhura relativisht të qëndrueshme, si dhe me ndikimin e turizmit dimëror dhe të prodhimit bujqësor vendas që nxit konsum lokal.Ndërsa Durrësi, përveç ndikimit të turizmit bregdetar, përfiton edhe nga afërsia me Tiranën dhe një nivel më i lartë i punësimit në tregtinë dhe shërbimet portuale.Në rang mesatar ndodhen qarqe si Fieri (87.171 lekë) dhe Shkodra (85.891 lekë), që kanë ekonomi të bazuar në bujqësi, industri të lehtë dhe shërbime.Megjithëse të ardhurat janë më të ulëta se në Tiranë apo Durrës, kostot e jetesës janë gjithashtu më të përballueshme, duke mbajtur një ekuilibër të qëndrueshëm në buxhetet familjare.Në grupin e qarqeve me shpenzime më të ulëta se mesatarja kombëtare përfshihen Elbasani (80.929 lekë), Berati (84.475 lekë), Lezha (84.542 lekë) dhe Gjirokastra (84.420 lekë). Këto qarqe kanë një strukturë familjare më tradicionale, me më shumë anëtarë për familje dhe me prirje për autokonsum — veçanërisht në zonat rurale.Në fund të renditjes qëndrojnë Kukësi (75.048 lekë) dhe Dibra (75.883 lekë), me gati 30% më pak shpenzime se Tirana.Këto dy qarqe shfaqin nivelin më të ulët të konsumit dhe të ardhurave, për shkak të largësisë nga qendrat urbane, mungesës së tregjeve të zhvilluara të punës dhe varësisë nga remitancat.Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.