Osmani pritet t’i thërrasë për konsultime partitë politike së shpejti, pasi të dielën, mandatari i parë për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për një mandat të tretë.
Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.
Në një letër drejtuar Osmanit, 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë.
“E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike.
Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letër.
Këto organizata i propozuan presidentes, siç thanë, disa “rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme”.
Ato kërkojnë që Qeveria në detyrë ta dorëzojë në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin 2026, apo Kuvendi i tanishëm të paktën ta votojë një zgjatje të buxhetit të tanishëm deri në fund të muajit mars 2026.
Ato gjithashtu kërkojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit, dhe Marrëveshjes së Huas.
Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi i marrëveshjes me bllokun ka bërë që ajo të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë.
Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.
“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.
Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus shkroi të martën në Facebook se Qeveria në detyrë – e zgjedhur nga legjislatura paraprake – nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.
“Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë.
Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai.
Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri–Kuvend.
Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.
“Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai.
Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi në Facebook të hënën se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë.
“Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati.
Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai./REL
Tag: buxhetit
-

Presidentja do t’u kërkojë partive kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet
-

Shoqëria civile i kërkon Osmanit t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e Kosovës
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë kërkuar presidentes Vjosa Osmani ta ndërmjetësojë një marrëveshje ndërmjet partive parlamentare për miratimin e buxhetit të ri të vendit dhe të disa marrëveshje të rëndësishme financiare.
Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por javën e kaluar dështoi në formimin e një qeverie të re, gjë që ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.
Në një letër drejtuar Osmanit, 21 organizata nënshkruese thanë se mungesa e buxhetit të ri do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë.“E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letër.
Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, tha për Radion Evropa e Lirë se presidentja “do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit për vitin 2026 si dhe miratimin e Planit të Rritjes” gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike.
“Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, tha ai.
Ai shtoi se Osmani “do t’i inkurajojë” partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Osmani pritet t’i therrasë për konsultime partitë politike së shpejti, pasi të dielën, mandatari i parë për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për një mandat të tretë.
Këto organizata i propozuan presidentes, siç thanë, disa “rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme”.
Ato kërkojnë që Qeveria në detyrë ta dorëzojë në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin 2026, apo Kuvendi i tanishëm të paktën ta votojë një zgjatje të buxhetit të tanishëm deri në fund të muajit mars 2026.
Ato gjithashtu kërkojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit, dhe Marrëveshjes së Huas.
Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi i marrëveshjes me bllokun ka bërë që ajo të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë.
Por, a mund një Qeveri në detyrë të bëjë buxhet të ri?
Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.
“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.
Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus shkroi të martën në Facebook se Qeveria në detyrë – e zgjedhur nga legjislatura paraprake – nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.
“Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai.
Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri–Kuvend.
Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.
“Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai.
Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi në Facebook të hënën se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë.
“Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai./REL -

Kosova rrezikon të falimentojë si shtet. Pa qeveri nuk do ketë paga, as para për pensione, për shkollat, për ushtrinë, policinë…
-Botuar në radion “Europa e Lirë”-
Dështimi për formimin e një qeverie të re ka rritur rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.Për ekspertin e financave, Haki Shatri, shteti rrezikon të falimentojë, teksa mund të mos ketë para as për paga, e as për pensione e shtesa për fëmijët në fillimvitin e ardhshëm.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shatri thotë se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.
“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, shprehet ai.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave thotë se pa një qeveri të re, në janari s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.
Radio Evropa e Lirë: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk i siguroi votat e nevojshme për krijimin e qeverisë se re. Më 30 tetor është afati i fundit për miratimin e buxhetit nga Qeveria, ndërsa Kuvendi duhet ta votojë atë deri më 31 dhjetor. Çfarë pasojash ekonomike mund të ketë, nëse ky proces nuk përmbyllet brenda afateve?
Haki Shatri: Afatet e rregullta për procedurat e miratimit të buxhetit në Kuvend janë këto. Në rast se nuk kemi një qeveri të plotfuqishme dhe me mandat të plotfuqishëm, e cila mund të procedojë një dokument me karakter ligjor, siç është buxheti, atëherë nuk ka kush ta dërgojë në Kuvend projektligjin për buxhetin, edhe nëse ai është përgatitur nga stafi civil brenda Ministrisë së Financave, apo nga organet kompetente për përgatitjen e tij.
Në këtë situatë, nuk ka kush ta propozojë ndryshimin e ligjit aktual për buxhetin. Si variant i mundshëm është një e dymbëdhjeta e buxhetit të këtij viti, për muajt janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm. Proceduralisht, është propozim për ndryshimin e ligjit për buxhetin e këtij viti, pra ndjek të njëjtën procedurë sikurse miratimi i vetë ligjit për buxhetin. Nëse nga 1 janari s’ka qeveri të re, nuk do të ketë kush ta propozojë këtë vazhdim të shpenzimeve buxhetore dhe të parasë publike.
Vetëm qeveria me mandat të plotë “mund të ndryshojë ligjin për buxhetin”
Radio Evropa e Lirë: Në situatën aktuale, a ka të drejtë ligjore Qeveria në detyrë që të propozojë vazhdimin e shpenzimeve edhe për dy muajt e parë të vitit të ardhshëm?
Haki Shatri: Në ligjin për buxhetin shkruan se [të gjitha ndarjet buxhetore për vitin fiskal 2025 skadojnë] më 31 dhjetor 2025. Qeveria e plotfuqishme del me një vendim që data 31 dhjetor të ndryshohet, dhe merret vendim që ligji për buxhetin 2025 vazhdon të zbatohet edhe në muajit janar dhe shkurt të vitit 2026, që i bie ndryshim i ligjit, do të thotë procedurë e njëjtë me miratim të ligjit. Qeveria [në detyrë e Kosovës] nuk e ka këtë të drejtë. Po flas tashmë jashtë përgjegjësisë profesionale që e kam, vetëm nëse deputetët i mbyllin sytë për arsye se iu cenohet paga ose disa interesa personale, dhe thonë “hajt, edhe pse nuk është në pajtim me ligjin, po e gëlltisim këtë variant”. Por, kjo është e jashtëligjshme. E them me përgjegjësi të plotë: është e jashtëligjshme.
Radio Evropa e Lirë: Pse mendoni se është kundërligjore?
Haki Shatri: Sepse kjo qeveri nuk ka kompetenca të propozojë as ligj, dhe as ndryshim të ligjit. Kjo ka kompetencë vetëm të zbatojë ligjet që janë në fuqi.
Radio Evropa e Lirë: Deri kur kemi buxhet, në situatën që jemi, pra me Qeveri në detyrë?
Haki Shatri: Në situatën që jemi, deri më 31 dhjetor buxheti është i aprovuar. Ai zbatohet, procedohen pagat, pensionet, të gjitha pagesat që janë të papara me ligjin e buxhetit vazhdojnë në mënyrë normale, si me qeveri, si pa qeveri. Sepse nuk ka nevojë që ministri të merret më me atë punë. Merret Thesari, merret Drejtoria e Buxhetit, dhe ai vetëm zbatohet. Prej 31 dhjetorit, ky ligj shfuqizohet. Për ta bërë të plotfuqishëm këtë ligj pas 1 janarit, duhet të ndryshohet ligji. Ndryshimi është formal, me dy fjali ndryshohet, por është procedurë ligjore. Një vendim i Qeverisë për të vazhduar këtë buxhet edhe vitin tjetër nuk është konform me ligjin, sepse Qeveria në detyrë nuk ka kompetencë.
Vetëm një qeveri e plotfuqishme mund t’i propozojë Kuvendit që buxheti të vazhdohet edhe për një muaj, sipas nevojës, sikurse që ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Radio Evropa e Lirë: Por, Kosova tashmë ka Kuvendin e konstituuar. A ka ndonjë mekanizëm brenda këtij organi, që të mundësojë vazhdimin e buxhetit edhe për dy muaj?
Haki Shatri: Unë, me sa di, ligjet që janë në fuqi e parashohin mundësinë e vazhdimit, kur ka qeveri të plotfuqishme. Pra, që [ekzekutivi] t’ia propozojë Kuvendit, e më pas Kuvendi të marrë vendim.
Radio Evropa e Lirë: Kosova po përballet me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat vetë kanë afate. Sa pritet të ndikojë kjo situatë në stabilitetin financiar të vendit, dhe në procesin e planifikimit buxhetor për vitin 2026?
Haki Shatri: Njerëzit që janë liderë të vendit, po flas për të gjitha partitë, duhet të mendojnë me kohë, të menaxhojnë kohën dhe rrethanat. Nuk është dashur të humbet një vit, për të ardhur fundi i vitit dhe të mos ketë institucione të konsoliduara. Normalisht që tani kemi probleme të kësaj natyre, me buxhet.
Brenda këtij viti mund të ndodhë që të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme, por qeveri të re nuk do të mund të ketë. Unë nuk e di a ka të drejtë Kuvendi t’i japë mandat Qeverisë, me një vendim të veçantë, për të marrë vendim për buxhetin. Nga 1 janari “nuk do të ketë paga, pensione”
Radio Evropa e Lirë: Por, sipas jush, cila është zgjidhja, pasi për një mandat e keni udhëhequr Ministrinë e Financave në Qeverinë e Kosovës?
Haki Shatri: Sipas përvojës që kam pasur edhe në Kuvend, Kuvendi mund të hyjë pak “në të kuqen”, nëse pajtohen deputetët me shumicë votash, t’i kërkojnë Qeverisë që të marrë vendim lidhur me buxhetin. Përndryshe, tjetër rrugë nuk ka.
Thjesht, jam i trishtuar deri ku ka ardhur puna. Të vijë situata, pas 25 vjetësh çlirim, të falimentojë shteti, të mbyllet shteti, të mos funksionojë.
Nëse më 1 janar nuk kemi një vendim të plotfuqishëm për të vazhduar një e dymbëdhjeta e buxhetit të këtij viti, nuk do të ketë paga, pensione, shtesa të fëmijëve, nuk do të ketë më para për asnjë lloj shpenzimi, as për lëndë djegëse sa për të futur çelësin një veture [qeveritare] për ta ndezur.
Radio Evropa e Lirë: Po për rastet emergjente, a ka hapësirë ligjore?
Haki Shatri: Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë.
Radio Evropa e Lirë: As për ushtrinë apo sektorë tjerë të caktuar të rëndësishëm?
Haki Shatri: As për ushtri, as për Polici, as për asgjë. Buxheti është ligj, të cilin nuk guxon askush ta shkelë./Nadije Ahmeti/ -

Civilëve amerikanë në Gjermani u rrezikohen pagat nga “ngrirja” e buxhetit të SHBA
Rreth 12.000 punonjësve civilë të ushtrisë amerikane në Gjermani u rrezikohen pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA. Berlini premton mbi 40 milionë euro për të mbuluar pagat.
Qeveria gjermane do të marrë përsipër pagesën e pagave të afërsisht 12.000 punonjësve civilë të Forcave të Armatosuratë SHBA në Gjermani, të cilët janë në rrezik të mos marrin pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA, të së ashtuquajturës “mbyllje”. “Nëse SHBA nuk i sigurojnë fondet në kohë, qeveria federale do të marrë përsipër fillimisht kostot e pagave të tetorit”, i njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Financave portalit online tagesschau.de.
Ministria “do të fillojë procesin për të autorizuar një shpenzim të jashtëzakonshëm prej afërsisht 43 milionë eurosh”. “Sapo SHBA t’ia paguajnë fondet zyrës së pagave, këto fonde do t’i kthehen qeverisë gjermane”, vazhdoi zëdhënësja.
“Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen”
Për momentin, mbetet të shihet nëse SHBA-të do të autorizojnë pagat e punonjësve në fusha jo ushtarake, siç janë logjistika, furnizimet, ushqimi ose siguria. “Në të kaluarën, këta punonjës civilë, të paguar sipas ‘marrëveshjes kolektive për punonjësit e forcave të armatosura të stacionuara në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë’, përjashtoheshin nga ngrirja e buxhetit (mbyllja) dhe i merrnin pagat e tyre”, deklaroi ministria.
Sidoqoftë, pagat tani janë të garantuara. “Në koordinim të ngushtë midis qeverisë federale dhe landit të Rheinland-Pfalz-it, për këtë po krijohen aktualisht kushtet e nevojshme.” Kjo është gjithashtu “një shenjë solidariteti me forcat e armatosura amerikane të stacionuara në Gjermani dhe punonjësit e tyre civilë”.
“Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen. Ministri i Financave Lars Klingbeil ka arritur të garantojë vazhdimin e pagesës së pagave. Falënderoj Ministrin Federal të Financave për veprimin e tij të shpejtë dhe vendimtar”, tha Alexander Schweitzer, kryeministër i landit të Renani-Pfalc-it, sipas një deklarate. Qeveria rajonale e landit ishte angazhuar fuqimisht për afërsisht 6.300 punonjësit civilë në bazat amerikane në Rheinland-Pfalz.
Ver.di mirëpret garancinë e pagave
Sindikata ver.di i kishte bërë më parë thirrje qeverisë federale të merrte përsipër pagesat nëse është e nevojshme. Prandaj, sindikata mbështet njoftimin e Ministrisë së Financave. “Ky është një lajm shumë i mirë për punonjësit, një shenjë pozitive politike e përgjegjësisë sociale dhe një sukses për punën tonë sindikale”, tha nënkryetarja e ver.dit, Christine Behle.
Në të njëjtën kohë, pala e punëdhënësve amerikanë mbetet një faktor pasigurie, përfshirë edhe për muajt e ardhshëm. “Prandaj, ne supozojmë se zgjidhja e gjetur tani do të jetë e vlefshme për të gjithë periudhën e ngrirjes së buxhetit (shutdown)”, deklaroi Behle. Situata do të konsiderohet përfundimisht e qetë vetëm kur të përfundojë mbyllja në Shtetet e Bashkuara.
Sipas sindikatës ver.di, pagat e punonjësve gjermanë zakonisht miratohen nga autoritetet amerikane dhe më pas paguhen përmes një autoriteti rajonal në Rheinland-Pfalz, Drejtorisë së Mbikëqyrjes dhe Shërbimeve (ADD). Megjithatë, ky miratim nuk është dhënë që nga fillimi i së ashtuquajturës mbyllje më 1 tetor – pavarësisht kërkesave të autoriteteve gjermane./DwTop Channel
-

Rishikimi i buxhetit/ Gjediku: Ja sa do të jetë bonusi për pensionistët në fundvit
Qeveria ka vendosur të shtojë fondin në dispozicion të bonusit të fundvitit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro. Një shtesë e barabartë me gjysmën e vlerës së rritjes së të ardhurave.
Për herë të tretë brenda këtij viti qeveria ka rishikuar përmes aktit normativ buxhetin e shtetit për 2025-ën. Qeveria ka vendosur të shtojë fondin në dispozicion të bonusit të fundvitit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro. Një shtesë e barabartë me gjysmën e vlerës së rritjes së të ardhurave.
Në një studio televizive, gazetarja e ekonimisë Eliza Gjediku tha se një tjetër rishikim i buxhetit pritet të ndodhë në dhjetor. Po ashtu ajo qartësoi se edhe këtë fundvit, pensionistët që marrin mbi 20 mijë lekë të reja pension, do të marrin 10 mijë lekë të reja bonus, ndërsa pensionistët që do të marrin nën 20 mijë lekë të reja pension, do të marrin 15 mijë lekë të reja bonus.
“Në dhjetor pritet të ketë një tjetër rishikim të buxhetit të shtetit. Në rast se ecuria e të ardhurave dhe disiplinimi i shpenzimeve të institucioneve do të vijojë, edhe rishikimi i buxhetit mund të realokojë përsëri fonde të bonusit që do të shkojnë te pensionistët”,- tha gazetarja Gjediku.
Eksperti Bardh Sejdarasi tha se qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë iniciativën për të reformuar rrënjësisht skemën e pensioneve.
“Çfarë do të bëjmë, me bonuse nuk arrijmë dot që të kemi pretendime. Na duhet patjetër që të bëhet ajo që nuk kanë bërë qeveritë e fundit — reformën e pensioneve. Asnjë qeveri nuk ka arritur ta bëjë të plotë reformën. Sot në Shqipëri punojnë 118 për të paguar 100 pensione. Bonuset shtojnë diçka, por nuk sjellin një pension dinjitoz”, tha Sejdarasi.
Ndërsa eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj, tha se një plagë e madhe ekonomisë së vendit mbetet informaliteti.
“Në rast të parë, qeveria ende ka shumë hesape të hapura me formalitetin, por problemi i informalitetit po ha aq shumë dhe nuk po ulet dot, ngelet në nivele deri në 35–40 përqind. Qeveria nuk është e sigurt si do shkojë puna e emigracionit, sa do të rrudhet popullsia më tej. Nëse nuk shtohen 300 mijë kontribuues në 4 vite, të gjitha ato që kanë premtuar deri tani duhet të shkojnë mbi 4–5 % që të bëjnë rritje pensionesh”,- tha Gjokutaj.
Përfaqësuesi i Lëvizjes Bashkë, Jani Marka, tha se shteti shqiptar duhet të ndryshojë model të zhvillimit ekonomik të vendit.“Kanë 520 mijë pensionistë që jetojnë nën minimumin jetik. Çështja e pensioneve meriton të quhet krizë apo plagë sociale. Është një krizë shumë e madhe, plagë sociale e rëndë, me këtë model është e vështirë të zgjidhet me këtë qeveri. Nëse i gjithë zhvillimi i vendit qendrohet te industria e ndërtimit, nuk rriten pensionet”,- tha Merka -

Rishikim i buxhetit, më shumë para se planifikimi/ Performojnë mirë Tatimet dhe Doganat, fonde ministrive të reja
Aktit normativ për ndryshimin e buxhetit 2025 i shtohen 12.1 miliardë lekë të ardhura dhe 5.7 miliardë lekë shpenzime.
Sipas ekonomistit, Mateo Spaho, rritja lidhet me sektorin e turizmit si dhe ecurinë pozitive të administratës doganore dhe tatimore.
“Kjo shtesë është një shtesë inteligjente, sepse nuk është një shtesë me 12 miliardë lekë, sa janë rritjet e të ardhurave, por është gjysma, gjë që do të thotë se shteti shqiptar po mendon për të ulur edhe më tej borxhin publik. Kërkon t’i japë hapësira vetes që të ketë mundësi të zgjerojë borxhin në momente më të vështira”, tha ekonomisti.
Ndryshimet në buxhet parashikojnë 7.6 miliardë lekë shtesë për bonusin dhe rritjen e fondeve për pensionistët.
“Bonusi tregon që situata në buxhetin e shtetit është relativisht e mirë, por është e përkohshme. Nuk kemi garanci që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, deklaron ai.
Falë kursimeve në interesat e borxhit dhe menaxhimit më të mirë financiar, qeveria parashikon uljen e deficitit buxhetor: -0.2% e PBB-së, nga 2.6% në 2.4%.
“Ky është një element shumë pozitiv, sepse në këtë situatë, pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë tendencën ta rrisin deficitin e tyre. Ky është një performim sipas standardeve edhe teorike të vendeve të sigurta”, nënvizoi ai.
Rialokimet parashikojnë më shumë para për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
“Është e domosdoshme që bujqësia shqiptare të ketë subvencione dhe është e domosdoshme që këto subvencione të shkojnë tek prodhuesit”, theksoi ekonomisti Spaho.
Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet të jetë përfituesja kryesore nga rialokimet në buxhet, ku mbi 6 miliardë lekë do të shkojnë për projekte infrastrukturore. -

Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime
Familjet shqiptare çojnë mesatarisht 39.5% të buxhetit mujor për blerjen e ushqimeve, por në shumicën e qarqeve të vendit ky tregues është më i lartë.Sipas të dhënave të INSTAT që i takojnë vitit 2023, peshat më të larta të shpenzimeve mujore të familjeve për ushqime janë regjistruar në qarqet Dibër 53,8%, Elbasan 49,5% dhe Shkodër 47,9%.Harta e mëposhtme tregon se shpenzimet për konsum në kategorinë “Ushqime, pije joalkoolike, pije alkoolike dhe duhan” janë më të larta në qarqet e brendshme dhe verilindore të vendit, ndërsa më të ulëta në zonat urbane dhe bregdetare.Qarku i Dibrës dhe ai i Elbasanit renditen ndër më të varfrit në këtë tregues. Kjo do të thotë se gati gjysma e buxhetit të një familjeje mesatare në këto zona përdoret për produkte bazë ushqimore, duke lënë më pak hapësirë për shpenzime në arsim, shëndetësi, transport apo kulturë.Vetëm familjet në Tiranë shpenzojnë më pak se 40 për qind të buxhetit për ushqime. Në qarkun e Vlorës familjet shpenzojnë ndërmjet 40.1–44 për qind të buxhetit mujor për ushqime.Në 10 qarqe të tjera të vendit mbi 44% e buxhetit mujor shkon për ushqim; në Kukës, Korçë e Berat, përqindja varion nga 44% deri në 48%, duke treguar një nivel të ndërmjetëm të shpenzimeve për ushqime në raport me të ardhurat.Të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT theksojnë se, edhe pse pesha e shpenzimeve për ushqime në totalin e konsumit ka rënë gjatë dekadave të fundit, ajo mbetet ende e lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke reflektuar nivelin relativisht të ulët të të ardhurave për frymë në Shqipëri.Pesha e lartë e ushqimeve në shpenzimet e familjeve është tregues i të ardhurave të ulëta dhe i nivelit të dobët të mirëqenies. Sa më i madh të jetë përqindja e buxhetit që shkon për ushqime, aq më pak fleksibilitet ka familja për të përballuar rritjen e çmimeve apo krizat ekonomike.Në vitin 2023 familjet në Bashkimin Europian shpenzuan mesatarisht 13 për qind të buxhetit të tyre mujor për ushqime dhe pije.Në rastin e Shqipërisë, sidomos në qarqet e varfra si Dibra apo Elbasani, ekonomia familjare është e përqendruar te mbijetesa, jo te zhvillimi apo kursimi./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..
Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro.
“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë”, thuhet në relacion.
Bonusi i fundvitit edhe për këtë vit pritet të jetë i ndarë, pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të marrin më shumë, dhe kush merr mbi këtë vlerë të ketë bonus më të ulët.
-

Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi u buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..
Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro.
“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë”, thuhet në relacion.
Bonusi i fundvitit edhe për këtë vit pritet të jetë i ndarë, pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të marrin më shumë, dhe kush merr mbi këtë vlerë të ketë bonus më të ulët.
-

‘Familjet shqiptare harxhojnë 40% të buxhetit për ushqime’, Xhixho: Çmimet 50% më të larta se në BE
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho gjatë seancës së sotme plenare ka ngritur shqetësimin për koston e lartë të jetesës në vend, duke theksuar se familjet shqiptare shpenzojnë rreth 40% të buxhetit të tyre për ushqime.
Sipas saj, çmimet në Shqipëri janë 50% më të larta se në Bashkimin Europian, ndërsa paga minimale mbetet vetëm 40 mijë lekë dhe pensioni mesatar 17 mijë lekë.
Erisa Xhixho: Familjet shqiptare harxhojnë 40% të buxhetit për ushqime. Ky Parlament sot duhet të diskutojë për koston e lartë të jetesës. Çmimet në Shqipëri 50% më të larta se në BE, paga minimale është 40 mijë lekë, pensioni mesatar është 17 mijë. Çfarë do të blejë një pensionist me atë pension mjeran. Po flas për një politikë sociale e cila ndikon drejtpërdrejt në familjet shqiptare.