Tag: buxhetit

  • KLSH zbulon skandalin e radhës/ Rama me taksat e qytetarëve pagoi detyrimet e klientëve të preferuar, plot 40.5 miliardë lekë

    KLSH zbulon skandalin e radhës/ Rama me taksat e qytetarëve pagoi detyrimet e klientëve të preferuar, plot 40.5 miliardë lekë

    Raporti i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit prezantuar sot nga drejtuesi i këtij institucioni, Arben Shehu në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë zbulon një sërë gjetjesh skandaloze lidhur me menaxhimin e buxhetit të shtetit.

    Njëra prej tyre lidhet me garancitë shtetërore. Raporti zbulon se një pjesë e konsiderueshme e subjekteve përfituese, sidomos në sektorin strategjik të energjisë dhe ujësjellësve, nuk po shlyejnë kreditë e garantuara nga shteti.Si pasojë, buxheti i shtetit është detyruar të ndërhyjë duke paguar shuma marramendëse për të mbuluar paaftësinë e tyre paguese duke rritur rrezikun fiskal dhe ekspozimin e buxhetit të shtetit.Vetëm në vitin 2024, janë paguar 40.5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve për të shlyer borxhet e të tjerëve.Kjo situatë ka rritur ndjeshëm ekspozimin fiskal të vendit. Për më tepër, agjencia e posaçme e ngritur për të menaxhuar dhe rikuperuar këto kredi të këqija ka rezultuar plotësisht inefektive, duke dështuar të zbatojë masa ligjore dhe administrative për kthimin e parave në buxhet. Kjo dëshmon për një dështim të plotë të mekanizmave kontrollues, duke e lënë buxhetin të pambrojtur përballë borxheve të këqija.

    Fjala e kreut të KLSH Arben Shehu në Komision

    Fondi i kontigjencës dhe fondi rezervë nuk janë përdorur plotësisht sipas qëllimeve për të cilat ato krijohen, por për mbulim të shpenzimeve të cilat kanë qenë të parashikueshme.

    Në fazën e zbatimit të buxhetit u konstatuan problematika në regjistrimin e shpenzimeve në sistemin e thesarit, jo në përputhje me rregullat e disiplinës fiskale.

    Konkretisht, u konstatuan regjistrime të kontratave përtej afatit ligjor pesëditor, vonesa përtej afatit ligjor 30 ditor në dorëzimin e faturave në thesar, kryerja e pagesave pjesore të faturave dhe të tjerë.

    Gjithashtu janë konstatuar klasifikime të gabuara ndërmjet zërave të shpenzimeve korrente dhe atyre për investime, si në rastin e projekteve të financuara nga fondi i rindërtimit apo të projekteve me financim të huaj.

    Deficiti buxhetor ka qenë i projektuar në një nivel më të lartë dhe është rishikuar në ulje me akte normative për shkak të pritshmërisë në rritjen e të ardhurave dhe pritshmëritë në ulje për dispozim, për disbursimet nga huamarrja e huaj.

    Ndërkohë, realizimi i deficitit vetëm në muajin dhjetor është kushtëzuar nga përqëndrimi i shpenzimeve në këtë muaj, ku janë kryer 21% të totalit vjetor.

     Gjithashtu, në këtë rezultat kanë ndikuar dhe disa trajtime të paunifikuara kontabël, si të ardhurat e transfertës nga shpronësimet dhe transferimi i rezultatit financiar të ISSh-së.

    Gjatë vitit 2024, të nderuar deputetë, në lidhje me nënhuash, garancitë shtetërore dhe kreditë e tjera, auditimi konstatoi se të drejtat e shtetit për t’u arkëtuar ndaj përfituesve, kryesisht në sektorin e energjisë, ujësjellës-kanalizimeve dhe njësive të qeverisjes vendore, vijuan të rriten, pasi një pjesë e konsiderueshme e subjekteve nuk kanë respektuar kushtet kontraktuale të shlyerjes dhe nuk kanë ndërmarrë masa efektive për rikthimin e detyrimeve.

    Si pasojë, janë kryer pagesa nga buxheti i shtetit për të mbuluar paaftësinë paguese të përfituesve nëpërmjet garancive buxhetore, duke rritur ekspozimin fiskal.

    Pavarësisht krijimit të agjencisë së menaxhimit të garancive dhe kredive të pashlyera, mangësitë në ndjekjen administrative dhe ligjore, mungesa e një metodologjie të unifikuar për monitorimin e marrëveshjeve të nënhuas, vonesat në rakordime, si dhe mungesat e mekanizmave efektivë të sigurimit, kolateralit dhe sanksioneve të zbatueshme në kohë, nuk kanë mundësuar rikuperimin e këtyre detyrimeve.

    Kështu përgjatë vitit 2024 janë paguar nga buxheti i shtetit 40.5 miliardë lekë principal dhe interes për llogari të kredisë dhe garancisë shtetërore.

    Sa i përket likuiditetit, megjithëse gjendja për vitin 2024 rezultoi brenda kufirit të miratuar, me përfshirjen dhe të llogarive speciale, ky limit tejkalohet me rreth 25.1 miliardë lekë.

    Përgjatë vitit u shënuan mbajtje të tepricave të larta të likuiditetit, humbje nga kursi i këmbimit dhe nga investimet në depozitë, kufizime të instrumentave operacionalë të disponueshëm, mungesa e njoftimeve nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

     

  • Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

    Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpjeguar këtë të martë, më 4 nëntor, se si do ndahen paratë që ky dikaster do të marrë, përmes ndryshimeve që janë bërë përmes Aktit Normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2025.
    Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu shkruan: “Akti Normativ i jep Buxhetit të Mbrojtjes 2025 mbështetjen e duhur për të forcuar kapitalin njerëzor dhe gjithë kapacitetet operacionale, për të nisur prodhimin e armatimit, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake ‘MADE IN ALBANIA;, si dhe për të financuar projektet në infrastrukturën kritike.”
    Sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili shpjegoi një ditë më parë detajet e ndryshimeve gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, në kuadër të rishikimit të tretë të buxhetit të shtetit për këtë vit, Ministria e Mbrojtjes do të përfitojë një rishpërndarje prej rreth 1.9 miliardë lekësh, në mbështetje të Forcave të Armatosura dhe nevojave të tyre operacionale.
    Nga kjo shumë, sipas shpjegimeve të ministrit Vengu përmes disa tabelave të publikuara:
    –339 milionë lekë do të përdoren për operacione dhe misione jashtë vendit, për rritjen e gatishmërisë operacionale të forcave si dhe për mbështetje të Spitalit Universitar të Traumës;
    –619 milionë lekë do të shkojnë për forcimin e kapitalit njerëzor, që përfshin personelin ushtarak dhe civil të sistemit të mbrojtjes;
    -ndërsa 56 milionë lekë do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës kritike ushtarake.

  • Mbledhje urgjente! Rama mbledh qeverinë në mbrëmje, çfarë pritet të diskutohet

    Mbledhje urgjente! Rama mbledh qeverinë në mbrëmje, çfarë pritet të diskutohet

    foto ilustruese

    TIRANË-Ndryshe nga mbledhjet e zakonta që zhvillohen gjatë mesditës apo pasdite, Këshilli i Ministrave do mblidhet mbrëmjen e sotme. Lapsi.al mëson se kryeministri Edi Rama do të nisë taminin në 23:00 për miratimin e buxhetit të vitit 2026.
    Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet sot po për buxhetin pas mbledhjes së orës 17:00. Në takimin e zhvilluar Rama kërkoi rregullimet finale të buxhetit.
    Mbledhja vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila doli me një vendim për çështjen e Erion Veliajt duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës./ZËRI

  • 10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

    10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

    Beteja e humbur e bashkive. Vitin e kaluar, buxheti i pushtetit vendor arriti në 81 miliardë lekë, ose 810 milionë euro, nga 26 miliardë lekë në vitin 2015. Buxheti është rritur me më shumë se tre herë në dekadën e fundit që kur nisi zbatimi i reformës. Po më se gjysma po përdoret për shpenzimet e personelit, duke mos justifikuar transferimin e disa funksioneve nga pushteti qendror, teksa gjithnjë e më pak fonde shkojnë për shpenzime kapitale dhe të tjera në shërbim të komunitetit. Përkundrazi, shërbimet në njësitë administrative janë përkeqësuar në krahasim me para reformës dhe kjo është bërë shkak për rënien e fortë të popullsisë në zonat rurale.
    Malziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk ka përfituar asnjë investim publik në infrastrukturë, as nga pushteti qendror dhe as nga ai vendor, edhe pse zona ka mjaft potenciale për të zhvilluar agroturizmin për shkak të shumëllojshmërisë së frutave, bimëve dhe sidomos gështenjave. Censi 2023 gjeti në këtë njësi vetëm 1600 banorë nga më shumë se 5 mijë që ishin në vitin 2001.
    Besmiri, mësues biologjie, nga të paktët e brezit të ri që ka vendosur të ushtrojë profesionin në vendlindje në Njësinë Administrative Malzi, po përballet me vështirësi të shumëfishta gati njësoj me vitet kur Migjeni dha mësim në fshatrat e Pukës. Sipas tij, pushteti lokal nuk ofron asnjë shërbim që ka lidhje me problematikën e zonës.
    Rrugët që lidhin të gjitha fshatrat e zonës me rrjetin nacional janë të pakalueshme, menaxhimi i mbetjeve nuk ekziston as si koncept, shërbimet shëndetësore dhe ato arsimore etj., kanë dobësi të thella dhe janë drejt shuarjes. Si kjo njësi administrative janë me qindra në të gjithë vendin, të cilat janë mbuluar nga harresa, edhe pse buxheti i pushtetit vendor është rritur me 212% ndërmjet 2015-2024.
    Vitin e kaluar, buxheti i pushtetit vendor arriti në 81 miliardë lekë ose 810 milionë euro, nga 26 miliardë lekë në vitin 2015. Buxheti në dispozicion të bashkive është rritur me më shumë se trefish në dekadën e fundit që kur nisi zbatimi i reformës. Por më se gjysma e buxhetit po përdoret për shpenzimet e personelit duke mos justifikuar transferimin e disa funksioneve nga pushteti qendror. Stafet e bashkive shtohen vit pas viti ndërkohë që shpenzimet kapitale po vijnë në rënie në raport me madhësinë e buxhetit. Hume Elezi, e cila është anëtare e Këshillit prej vitesh në Bashkinë e Kukësit, thotë se nga mandati në mandat, cilësia e stafit të bashkive është në rënie.
    “Zyrat e bashkisë janë mbushur me emigrantë pa arsim. Emërimet nuk bëhen në bazë të nevojave që ka bashkia dhe aftësive, por sipas patronazhimit dhe prurjeve të votave”, – tha ajo. Gjithashtu, cilësia e anëtarëve në Këshill ka rënë dhe përfaqësimi i nevojave të njësive administrative nuk është real.
    Në Bashkinë e Kukësit, së fundmi u shkarkua nënkryetari i bashkisë A.N. për shkak të urdhrit që lëshoi kryeministri. Në Bashki të tilla si Kukësi, që ka emigrimin të fortë të të rinjve, sidomos në dekadën e fundit, nuk është e lehtë të gjenden persona që ushtrojnë funksione në pushtetin vendor edhe për shkak të mungesës së përvojës.
    Gerta Loku, anëtare e Këshillit Bashkiak të Mirditës, thotë se qeverisja në bashkinë e saj është më e vështirë për shkak të territorit të madh në administrim dhe numrit të pakët të banorëve.
    Loku thotë se numri i banorëve në fshatra që kanë nevojë për infrastrukturë është shumë i vogël, duke e penguar bashkinë të bëjë investime në zona që nuk kanë më shumë se 30 banorë. Mungesa e investimeve për shkak të numrit të pakët të banorëve i nxit ata që largohen dhe familjet e reja të mos nisin jetën në fshat. Problematikat e menaxhimit janë të njëjta në të gjitha bashkitë.
    Florian Bjanku, anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, tha se nga pikëpamja e shërbimeve, Bashkia përballet me një sfidë të madhe në mbulimin e gjithë territorit të saj të zgjeruar. Ndërsa qyteti i Shkodrës përfiton disi më shumë vëmendje për shkak të qëndrimit të institucioneve, njësitë administrative përreth, nga Velipoja deri në Theth, shpesh trajtohen me një qasje dytësore.
    “Kjo mungesë ekuilibri nuk është fenomen i ri. Edhe përpara reformës territoriale, dallimet mes qytetit dhe fshatit kanë qenë të ndjeshme. Por sot, me një territor më të gjerë dhe me më pak burime, situata është përkeqësuar.
    Nuk ka ndodhur ende një decentralizim real, veçanërisht në aspektin fiskal. Kjo do të thotë që njësitë administrative nuk kanë kapacitete të veta as në vendimmarrje, as në financim dhe varen plotësisht nga qendra”, – shpjegoi Binjaku.
    Shqipëria është ndoshta një ndër vendet e vetme në Europë që nuk ka një model të qartë zhvillimi kombëtar. Në këtë situatë, strategjitë e zhvillimit rajonal janë të fragmentuara dhe për zbatimin e tyre as që bëhet fjalë.
    Për këtë arsye, gjatë periudhës së tranzicionit, Shqipëria po përjeton zhvillim jo të barabartë. Burimet ekonomike dhe të të ardhurave janë përqendruar në qendër të vendit, kurse rajonet mbeten të ekspozuara ndaj fenomenit të emigracionit dhe mungesës së planeve zhvillimore të qëndrueshme dhe varfërisë ekstreme.
    10 vite reformë, si po menaxhohen shërbimet dhe territoret
    Këtë vit bëhen 10 vite nga zbatimi i Reformës Territoriale. Gjatë kësaj kohe, popullsia e vendit ka rënë mbi 15%, buxheti i pushtetit lokal është rritur me 212%, por nga ana tjetër, cilësia e shërbimeve, në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar nga shkrirja e rreth 340 komunave dhe qeverisja në 61 bashki.
    Zoti Bjanku, nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, thotë se pabarazia në qasje dhe shërbime pas reformës territoriale ka përshpejtuar edhe një tjetër fenomen shqetësues: braktisjen e njësive administrative nga banorët.
    Pa shërbime publike, pa infrastrukturë funksionale, pa përfaqësim real në vendimmarrje, shumë komunitete ndihen të lëna pas dore dhe nuk shohin asnjë arsye për të qëndruar.
    Përshpejtimi i boshatisjes së njësive administrative është tashmë një fenomen i rrezikshëm që kërkon trajtim urgjent. Njësitë e administrative kanë një administrator dhe përgjithësisht përfaqësohen në këshillin bashkiak.
    Por shpesh të zgjedhurit nuk jetojnë pranë zonave të tyre dhe nuk bashkëpunojnë me komunitetin për zgjidhjen e problematikeve.
    Besimi, mësues i biologjisë në Kukës, thotë se sipas ligjeve, urdhëresave, të arsimit shqiptar dhe qeverisjes vendore, shkollat janë institucione të cilat duhet të mirëmbahen dhe financohen për nevoja të ndryshme nga pushteti lokal, Por në realitet, mjediset e shkollave në fshatrat e njësisë administrative Malzi – Kukës janë të shkatërruara.
    Mjedise të ftohta, dritare të kalbura pa xhama, mure të çara. Mjedise pa laboratorë, sidomos laboratorëve të Fushës së Shkencave, apo edhe TIK-ut.
    “Që nga ndërtimi i këtyre shkollave disa dekada më parë, disa që para 1990-s, nuk ka pasur më ndërhyrje rregulluese apo furnizuese me mjete apo laboratorë, sidomos gjatë dekadës së fundit. Shkollat janë lënë në rrënim të lirë, në çdo aspekt”, – tha ai.
    Reforma e decentralizimit në vitin 2014 transferoi përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve publike nga qeveria qendrore tek autoritetet lokale.
    Fillimisht, fryma e kësaj nisme ishte pozitive, por zbatimi i saj ka qenë i gabuar, pasi rezultoi në shërbime publike të mangëta në zonat me nevoja të mëdha, analizoi Banka Botërore në dokumentin e ri të bashkëpunimit me Shqipërinë 2023-2027.
    Pas reformës së decentralizimit, që reduktoi numrin e bashkive në 61 dhe shkriu më shumë se 340 komuna në të gjithë vendin, furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi për fëmijët dhe reagimi ndaj fatkeqësive natyrore u përkeqësua.
    Për shembull, mungesa e ofrimit të shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe gratë shkatërroi aftësinë e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet ekonomike.
    Për më tepër, shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për të ofruar shërbime në mënyrë të vazhdueshme. Rezultati ishte mungesa në shërbime dhe cilësia e ulët e tyre”, – analizoi Banka Botërore.
    Mangësitë në koordinim me pushtetin qendror, mungesa e standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar në vazhdimësinë e këtyre mangësive, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike. Banka vuri në dukje se këto mangësi janë shkak themelor i disa sfidave të zhvillimit.
    Ofrimi i shërbimeve publike në përgjithësi është i mangët, por veçanërisht mungesat më të mëdha janë në zonat rurale. Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive.
    Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër, cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.
    Buxheti është trefishuar, por varësia nga ndërtimet është rritur
    Në vitin 2015, të ardhurat e veta vendore ishin në nivelin e rreth 13.7 miliardë lekëve, ndërsa transfertat kapnin një vlerë prej rreth 12.3 miliardë lekësh, me një buxhet total 26.1 miliardë lekë.
    Në vitin 2024, të ardhurat e veta kapën nivelin 44.5 miliardë lekë dhe transfertat u rritën në afro 36.9 miliardë lekë, me një buxhet total 81 miliardë lekë, ose 3.1 herë më shumë që nga momenti ku nisi zbatimi i reformës territoriale, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
    Ndërkohë, pesha e zërave të tjerë si taksat e ndara, huamarrja vendore dhe financimet e huaja mbetet relativisht e ulët, duke mos sjellë ndryshime të mëdha në përbërjen e përgjithshme të të ardhurave.
    Të ardhurat e veta vendore kanë njohur rritje të ndjeshme gjatë dekadës së fundit, duke kaluar nga 13.7 miliardë lekë në vitin 2015, në një rekord prej 43 miliardë lekësh në vitin 2024.
    Ky zgjerim fiskal në nivel lokal dëshmon për një kapacitet në rritje të bashkive për të gjeneruar të ardhura, por në të njëjtën kohë, nxjerr në pah një varësi të theksuar ndaj një zëri të veçantë të të ardhurave, taksës së ndikimit në infrastrukturë e cila mblidhet ndaj ndërtesave të reja.
    Që nga viti 2016, kjo taksë është bërë një burim gjithnjë e më domethënës në portofolin fiskal të bashkive. Në vitin 2021 ajo zuri një të tretën e totalit të të ardhurave vendore, dhe në vitin 2024 kap vlerën 18 miliardë lekë, ose 41%, duke u kthyer në burimin më të madh të të ardhurave të veta.
    Ky trend tregon qartë se rritja e të ardhurave vendore nuk po vjen nga përmirësimi i mbledhjes së taksave të zakonshme mbi pasurinë apo tarifave të shërbimeve, por nga ciklet e ndërtimit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e arkëtimeve nga kjo taksë.
    Pas vitit 2021 fillon një hov i të ardhurave nga TNI që kulmon në vitin 2024. Kjo përkon me një periudhë rritjeje të aktivitetit të ndërtimit, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi.
    Ndërkohë, zërat e tjerë si taksa mbi pasurinë e paluajtshme, tarifat e shërbimeve vendore apo të ardhurat nga biznesi i vogël shfaqin ritëm të qëndrueshëm ose rritje modeste.
    Ekspertët e pushtetit vendor vlerësojnë se varësia nga kjo taksë përbën rrezik për qëndrueshmërinë financiare të bashkive në afatgjatë. Nëse aktiviteti ndërtimor tkurret, bashkitë rrezikojnë të përballen me rënie të ndjeshme të të ardhurave.
    Për shembull të ardhurat e Bashkisë së Tiranës kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, duke reflektuar ngadalësimin e dukshëm të aktivitetit të ndërtimit në kryeqytet.
    Sipas raportit zyrtar të realizimit të buxhetit për periudhën janar–maj 2025, të ardhurat totale nga taksat dhe tarifat arritën në 7.4 miliardë lekë (rreth 75 milionë euro), një tkurrje prej 41.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo shifër ishte 12.5 miliardë lekë.
    Kontributi kryesor në këtë rënie ka ardhur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, e lidhur drejtpërdrejt me lejet e ndërtimit. Kjo taksë solli në buxhet vetëm 1.3 miliardë lekë, krahasuar me 6.3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të 2024-s, me tkurrje rekord prej gati 80%.
    Gjysma e buxhetit për paga, por produktiviteti në rënie
    Vitin e kaluar, rreth 50% e buxhetit të pushtetit vendor shkoi për të mbuluar kostot e personelit. Në vitin 2021, kostot e personelit zinin 25.5% të buxhetit vendor. Këto raporte janë përkeqësuar më tej gjatë 2025, tregojnë të dhënat zyrtare.
    Në një pjesë të madhe, kostot e personelit të bashkive janë si rrjedhojë e transferimit të funksioneve të pushtetit vendor nga pushteti qendror prej decentralizimit, si rrjedhojë e zbatimit të reformës territoriale.
    Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë qartë një prirje dominuese drejt mbulimit të kostove të personelit, në kurriz të investimeve kapitale.
    Një pjesë e konsiderueshme e bashkive e kanalizon mbi 60% të buxhetit të tyre në paga dhe shpërblime, duke lënë një hapësirë të kufizuar për zhvillim të infrastrukturës apo projekte të qëndrueshme zhvillimi.
    Në krye të listës për shpenzimet e larta të personelit renditen bashkitë e vogla dhe me numër të vogël banorësh po me territore më të mëdha.
    P.sh. në Bashkinë e Mirditës, kostot e personelit zunë 74%% të buxhetit në 2024, në Fushë-Arrëz 72%, Pukë 72%, Këlcyrë 70%, Delvinë 69% dhe Skrapar 69%, për rrjedhojë në këto bashki, fondet për investime janë minimale, shpesh nën 10% të totalit të buxhetit.
    Ky profil buxhetor ngre pikëpyetje serioze mbi mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike në këto zona. Bashkitë e vogla kanë një peshë më të lartë të shpenzimeve për personel, jo sepse kanë më shumë staf apo paga më të larta, por përkundrazi kanë pak buxhet.
    Gjithashtu, bashkitë e vogla nuk arrijnë të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës, siç ndodh me bashkitë më të mëdha që mund të kombinojnë burime dhe staf për funksione të ndryshme. Në vend të kësaj, ato shpesh detyrohen të mbajnë struktura të ndara për çdo shërbim, gjë që rrit në mënyrë joproporcionale koston për njësi të shërbimit.
    Nga ana tjetër, bashkitë që arrijnë të alokojnë një pjesë të konsiderueshme të fondeve për investime janë më të mëdhatë dhe me kapacitet më të madh administrativ.
    Tirana p.sh., çoi 21% të buxhetit total për investime kapitale më 2024, Himara 19%, Vora 28% dhe Kavaja 20%, të cilat shfaqin përqindjet më të larta të investimeve në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Megjithatë, edhe në këto raste, pesha e shpenzimeve për personelin është dominuese, duke e kufizuar hapësirën për ndërhyrje kapitale afatgjata.
    Një rast i veçantë është Durrësi, ku shpenzimet për investime arrijnë në 20%, por ndërkohë edhe përqindja për shpenzimet operative është relativisht e lartë, duke reflektuar koston e lartë të transportit të plehrave me kamion nga Durrësi në Tiranë.
    Shkodra, në kontrast, ka një strukturë të tillë ku investimet zënë vetëm 11% të buxhetit total, ndërkohë që shpenzimet operative arrijnë 45%, një sinjal i qartë për mbingarkesë me shpenzime të përditshme në dëm të investimeve strategjike. Të dhënat mbi shpenzimet e bashkive konfirmojnë një strukturë buxhetore të ngurtë, ku pagat dhe kostot operative “gërryejnë” pjesën më të madhe të fondeve publike.
    Në një periudhë ku decentralizimi dhe zhvillimi rajonal janë në fokus të politikave publike, tregon se pushteti lokal ka investuar më shumë se në çdo fushë te shërbimet njerëzore, të cilat nuk po përkthehen në produktivitet.
    Gerta Loku, nga Këshilli Bashkiak i Mirditës, pohoi se ka kosto të larta personeli, ndaj ajo tha se është e nevojshme për shumë transparencë, pasi punësimet shpesh janë fiktive jo në bazë të nevojave të komunitetit.
    “Çdo njësi administrative ka stafin e vet, por ato janë minimale. Banorët e zonave periferike priren të vijnë në bashkinë e madhe për të gjitha shërbimet që u nevojiten, pasi nuk ka as një qasje pozitive karshi stafeve të njësive administrative.
    Ndërkohë është e pamundur që të bëhen investime në fshatra që kanë mbetur me 10 apo 30 banorë, pasi investimet përqendrohen ku ka më shumë banorë, ndërsa shërbimet që ofrohen në njësi janë shumë minimale”, tha znj. Loku./MONITOR

  • 10 vite nga reforma territoriale

    10 vite nga reforma territoriale

    Beteja e humbur e bashkive. Vitin e kaluar, buxheti i pushtetit vendor arriti në 81 miliardë lekë, ose 810 milionë euro, nga 26 miliardë lekë në vitin 2015. Buxheti është rritur me më shumë se tre herë në dekadën e fundit që kur nisi zbatimi i reformës. Po më se gjysma po përdoret për shpenzimet e personelit, duke mos justifikuar transferimin e disa funksioneve nga pushteti qendror, teksa gjithnjë e më pak fonde shkojnë për shpenzime kapitale dhe të tjera në shërbim të komunitetit. Përkundrazi, shërbimet në njësitë administrative janë përkeqësuar në krahasim me para reformës dhe kjo është bërë shkak për rënien e fortë të popullsisë në zonat rurale Blerina HoxhaMalziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk ka përfituar asnjë investim publik në infrastrukturë, as nga pushteti qendror dhe as nga ai vendor, edhe pse zona ka mjaft potenciale për të zhvilluar agroturizmin për shkak të shumëllojshmërisë së frutave, bimëve dhe sidomos gështenjave. Censi 2023 gjeti në këtë njësi vetëm 1600 banorë nga më shumë se 5 mijë që ishin në vitin 2001.Besmiri, mësues biologjie, nga të paktët e brezit të ri që ka vendosur të ushtrojë profesionin në vendlindje në Njësinë Administrative Malzi, po përballet me vështirësi të shumëfishta gati njësoj me vitet kur Migjeni dha mësim në fshatrat e Pukës. Sipas tij, pushteti lokal nuk ofron asnjë shërbim që ka lidhje me problematikën e zonës.Rrugët që lidhin të gjitha fshatrat e zonës me rrjetin nacional janë të pakalueshme, menaxhimi i mbetjeve nuk ekziston as si koncept, shërbimet shëndetësore dhe ato arsimore etj., kanë dobësi të thella dhe janë drejt shuarjes.Si kjo njësi administrative janë me qindra në të gjithë vendin, të cilat janë mbuluar nga harresa, edhe pse buxheti i pushtetit vendor është rritur me 212% ndërmjet 2015-2024.Vitin e kaluar, buxheti i pushtetit vendor arriti në 81 miliardë lekë ose 810 milionë euro, nga 26 miliardë lekë në vitin 2015. Buxheti në dispozicion të bashkive është rritur me më shumë se trefish në dekadën e fundit që kur nisi zbatimi i reformës.Por më se gjysma e buxhetit po përdoret për shpenzimet e personelit duke mos justifikuar transferimin e disa funksioneve nga pushteti qendror. Stafet e bashkive shtohen vit pas viti ndërkohë që shpenzimet kapitale po vijnë në rënie në raport me madhësinë e buxhetit. Burimi: Ministria e Financave Hume Elezi, e cila është anëtare e Këshillit prej vitesh në Bashkinë e Kukësit, thotë se nga mandati në mandat, cilësia e stafit të bashkive është në rënie.“Zyrat e bashkisë janë mbushur me emigrantë pa arsim. Emërimet nuk bëhen në bazë të nevojave që ka bashkia dhe aftësive, por sipas patronazhimit dhe prurjeve të votave”, – tha ajo. Gjithashtu, cilësia e anëtarëve në Këshill ka rënë dhe përfaqësimi i nevojave të njësive administrative nuk është real.Në Bashkinë e Kukësit, së fundmi u shkarkua nënkryetari i bashkisë A.N. për shkak të urdhrit që lëshoi kryeministri. Në Bashki të tilla si Kukësi, që ka emigrimin të fortë të të rinjve, sidomos në dekadën e fundit, nuk është e lehtë të gjenden persona që ushtrojnë funksione në pushtetin vendor edhe për shkak të mungesës së përvojës.Gerta Loku, anëtare e Këshillit Bashkiak të Mirditës, thotë se qeverisja në bashkinë e saj është më e vështirë për shkak të territorit të madh në administrim dhe numrit të pakët të banorëve.Loku thotë se numri i banorëve në fshatra që kanë nevojë për infrastrukturë është shumë i vogël, duke e penguar bashkinë të bëjë investime në zona që nuk kanë më shumë se 30 banorë.Mungesa e investimeve për shkak të numrit të pakët të banorëve i nxit ata që largohen dhe familjet e reja të mos nisin jetën në fshat. Problematikat e menaxhimit janë të njëjta në të gjitha bashkitë.Florian Bjanku, anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, tha se nga pikëpamja e shërbimeve, Bashkia përballet me një sfidë të madhe në mbulimin e gjithë territorit të saj të zgjeruar. Ndërsa qyteti i Shkodrës përfiton disi më shumë vëmendje për shkak të qëndrimit të institucioneve, njësitë administrative përreth, nga Velipoja deri në Theth, shpesh trajtohen me një qasje dytësore.“Kjo mungesë ekuilibri nuk është fenomen i ri. Edhe përpara reformës territoriale, dallimet mes qytetit dhe fshatit kanë qenë të ndjeshme. Por sot, me një territor më të gjerë dhe me më pak burime, situata është përkeqësuar.Nuk ka ndodhur ende një decentralizim real, veçanërisht në aspektin fiskal. Kjo do të thotë që njësitë administrative nuk kanë kapacitete të veta as në vendimmarrje, as në financim dhe varen plotësisht nga qendra”, – shpjegoi Binjaku.Shqipëria është ndoshta një ndër vendet e vetme në Europë që nuk ka një model të qartë zhvillimi kombëtar. Në këtë situatë, strategjitë e zhvillimit rajonal janë të fragmentuara dhe për zbatimin e tyre as që bëhet fjalë.Për këtë arsye, gjatë periudhës së tranzicionit, Shqipëria po përjeton zhvillim jo të barabartë. Burimet ekonomike dhe të të ardhurave janë përqendruar në qendër të vendit, kurse rajonet mbeten të ekspozuara ndaj fenomenit të emigracionit dhe mungesës së planeve zhvillimore të qëndrueshme dhe varfërisë ekstreme. 10 vite reformë, si po menaxhohen shërbimet dhe territoretKëtë vit bëhen 10 vite nga zbatimi i Reformës Territoriale. Gjatë kësaj kohe, popullsia e vendit ka rënë mbi 15%, buxheti i pushtetit lokal është rritur me 212%, por nga ana tjetër, cilësia e shërbimeve, në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar nga shkrirja e rreth 340 komunave dhe qeverisja në 61 bashki.Zoti Bjanku, nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, thotë se pabarazia në qasje dhe shërbime pas reformës territoriale ka përshpejtuar edhe një tjetër fenomen shqetësues: braktisjen e njësive administrative nga banorët.Pa shërbime publike, pa infrastrukturë funksionale, pa përfaqësim real në vendimmarrje, shumë komunitete ndihen të lëna pas dore dhe nuk shohin asnjë arsye për të qëndruar.Përshpejtimi i boshatisjes së njësive administrative është tashmë një fenomen i rrezikshëm që kërkon trajtim urgjent. Njësitë e administrative kanë një administrator dhe përgjithësisht përfaqësohen në këshillin bashkiak.Por shpesh të zgjedhurit nuk jetojnë pranë zonave të tyre dhe nuk bashkëpunojnë me komunitetin për zgjidhjen e problematikeve.Besimi, mësues i biologjisë në Kukës, thotë se sipas ligjeve, urdhëresave, të arsimit shqiptar dhe qeverisjes vendore, shkollat janë institucione të cilat duhet të mirëmbahen dhe financohen për nevoja të ndryshme nga pushteti lokal, Por në realitet, mjediset e shkollave në fshatrat e njësisë administrative Malzi – Kukës janë të shkatërruara.Mjedise të ftohta, dritare të kalbura pa xhama, mure të çara. Mjedise pa laboratorë, sidomos laboratorëve të Fushës së Shkencave, apo edhe TIK-ut.“Që nga ndërtimi i këtyre shkollave disa dekada më parë, disa që para 1990-s, nuk ka pasur më ndërhyrje rregulluese apo furnizuese me mjete apo laboratorë, sidomos gjatë dekadës së fundit. Shkollat janë lënë në rrënim të lirë, në çdo aspekt”, – tha ai.Reforma e decentralizimit në vitin 2014 transferoi përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve publike nga qeveria qendrore tek autoritetet lokale.Fillimisht, fryma e kësaj nisme ishte pozitive, por zbatimi i saj ka qenë i gabuar, pasi rezultoi në shërbime publike të mangëta në zonat me nevoja të mëdha, analizoi Banka Botërore në dokumentin e ri të bashkëpunimit me Shqipërinë 2023-2027.Pas reformës së decentralizimit, që reduktoi numrin e bashkive në 61 dhe shkriu më shumë se 340 komuna në të gjithë vendin, furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi për fëmijët dhe reagimi ndaj fatkeqësive natyrore u përkeqësua.Për shembull, mungesa e ofrimit të shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe gratë shkatërroi aftësinë e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet ekonomike.Për më tepër, shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për të ofruar shërbime në mënyrë të vazhdueshme. Rezultati ishte mungesa në shërbime dhe cilësia e ulët e tyre”, – analizoi Banka Botërore.Mangësitë në koordinim me pushtetin qendror, mungesa e standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar në vazhdimësinë e këtyre mangësive, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike. Banka vuri në dukje se këto mangësi janë shkak themelor i disa sfidave të zhvillimit.Ofrimi i shërbimeve publike në përgjithësi është i mangët, por veçanërisht mungesat më të mëdha janë në zonat rurale. Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive.Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër, cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore. Buxheti është trefishuar, por varësia nga ndërtimet është rriturNë vitin 2015, të ardhurat e veta vendore ishin në nivelin e rreth 13.7 miliardë lekëve, ndërsa transfertat kapnin një vlerë prej rreth 12.3 miliardë lekësh, me një buxhet total 26.1 miliardë lekë.Në vitin 2024, të ardhurat e veta kapën nivelin 44.5 miliardë lekë dhe transfertat u rritën në afro 36.9 miliardë lekë, me një buxhet total 81 miliardë lekë, ose 3.1 herë më shumë që nga momenti ku nisi zbatimi i reformës territoriale, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.Ndërkohë, pesha e zërave të tjerë si taksat e ndara, huamarrja vendore dhe financimet e huaja mbetet relativisht e ulët, duke mos sjellë ndryshime të mëdha në përbërjen e përgjithshme të të ardhurave.Të ardhurat e veta vendore kanë njohur rritje të ndjeshme gjatë dekadës së fundit, duke kaluar nga 13.7 miliardë lekë në vitin 2015, në një rekord prej 43 miliardë lekësh në vitin 2024.Ky zgjerim fiskal në nivel lokal dëshmon për një kapacitet në rritje të bashkive për të gjeneruar të ardhura, por në të njëjtën kohë, nxjerr në pah një varësi të theksuar ndaj një zëri të veçantë të të ardhurave, taksës së ndikimit në infrastrukturë e cila mblidhet ndaj ndërtesave të reja.Që nga viti 2016, kjo taksë është bërë një burim gjithnjë e më domethënës në portofolin fiskal të bashkive. Në vitin 2021 ajo zuri një të tretën e totalit të të ardhurave vendore, dhe në vitin 2024 kap vlerën 18 miliardë lekë, ose 41%, duke u kthyer në burimin më të madh të të ardhurave të veta.Ky trend tregon qartë se rritja e të ardhurave vendore nuk po vjen nga përmirësimi i mbledhjes së taksave të zakonshme mbi pasurinë apo tarifave të shërbimeve, por nga ciklet e ndërtimit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e arkëtimeve nga kjo taksë.Pas vitit 2021 fillon një hov i të ardhurave nga TNI që kulmon në vitin 2024. Kjo përkon me një periudhë rritjeje të aktivitetit të ndërtimit, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi.Ndërkohë, zërat e tjerë si taksa mbi pasurinë e paluajtshme, tarifat e shërbimeve vendore apo të ardhurat nga biznesi i vogël shfaqin ritëm të qëndrueshëm ose rritje modeste.Ekspertët e pushtetit vendor vlerësojnë se varësia nga kjo taksë përbën  rrezik për qëndrueshmërinë financiare të bashkive në afatgjatë. Nëse aktiviteti ndërtimor tkurret, bashkitë rrezikojnë të përballen me  rënie të ndjeshme të të ardhurave.Për shembull të ardhurat e Bashkisë së Tiranës kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, duke reflektuar ngadalësimin e dukshëm të aktivitetit të ndërtimit në kryeqytet.Sipas raportit zyrtar të realizimit të buxhetit për periudhën janar–maj 2025, të ardhurat totale nga taksat dhe tarifat arritën në 7.4 miliardë lekë (rreth 75 milionë euro), një tkurrje prej 41.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo shifër ishte 12.5 miliardë lekë.Kontributi kryesor në këtë rënie ka ardhur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, e lidhur drejtpërdrejt me lejet e ndërtimit. Kjo taksë solli në buxhet vetëm 1.3 miliardë lekë, krahasuar me 6.3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të 2024-s, me tkurrje rekord prej gati 80%. Burimi: Ministria e Financave Gjysma e buxhetit për paga, por produktiviteti në rënieVitin e kaluar, rreth 50% e buxhetit të pushtetit vendor shkoi për të mbuluar kostot e personelit. Në vitin 2021, kostot e personelit zinin 25.5% të buxhetit vendor. Këto raporte janë përkeqësuar më tej gjatë 2025, tregojnë të dhënat zyrtare.Në një pjesë të madhe, kostot e personelit të bashkive janë si rrjedhojë e transferimit të funksioneve të pushtetit vendor nga pushteti qendror prej decentralizimit, si rrjedhojë e zbatimit të reformës territoriale.Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë qartë një prirje dominuese drejt mbulimit të kostove të personelit, në kurriz të investimeve kapitale.Një pjesë e konsiderueshme e bashkive e kanalizon mbi 60% të buxhetit të tyre në paga dhe shpërblime, duke lënë një hapësirë të kufizuar për zhvillim të infrastrukturës apo projekte të qëndrueshme zhvillimi.Në krye të listës për shpenzimet e larta të personelit renditen bashkitë e vogla dhe me numër të vogël banorësh po me territore më të mëdha.P.sh. në Bashkinë e Mirditës, kostot e personelit zunë 74%% të buxhetit në 2024, në Fushë-Arrëz 72%, Pukë 72%, Këlcyrë 70%, Delvinë 69% dhe Skrapar 69%, për rrjedhojë në këto bashki, fondet për investime janë minimale, shpesh nën 10% të totalit të buxhetit.Ky profil buxhetor ngre pikëpyetje serioze mbi mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike në këto zona. Bashkitë e vogla kanë një peshë më të lartë të shpenzimeve për personel, jo sepse kanë më shumë staf apo paga më të larta, por përkundrazi kanë pak buxhet.Gjithashtu, bashkitë e vogla nuk arrijnë të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës, siç ndodh me bashkitë më të mëdha që mund të kombinojnë burime dhe staf për funksione të ndryshme.Në vend të kësaj, ato shpesh detyrohen të mbajnë struktura të ndara për çdo shërbim, gjë që rrit në mënyrë joproporcionale koston për njësi të shërbimit.Nga ana tjetër, bashkitë që arrijnë të alokojnë një pjesë të konsiderueshme të fondeve për investime janë më të mëdhatë dhe me kapacitet më të madh administrativ.Tirana p.sh., çoi 21% të buxhetit total për investime kapitale më 2024, Himara 19%, Vora 28% dhe Kavaja 20%, të cilat shfaqin përqindjet më të larta të investimeve në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Megjithatë, edhe në këto raste, pesha e shpenzimeve për personelin është dominuese, duke e kufizuar hapësirën për ndërhyrje kapitale afatgjata.Një rast i veçantë është Durrësi, ku shpenzimet për investime arrijnë në 20%, por ndërkohë edhe përqindja për shpenzimet operative është relativisht e lartë, duke reflektuar koston e lartë të transportit të plehrave me kamion nga Durrësi në Tiranë.Shkodra, në kontrast, ka një strukturë të tillë ku investimet zënë vetëm 11% të buxhetit total, ndërkohë që shpenzimet operative arrijnë 45%, një sinjal i qartë për mbingarkesë me shpenzime të përditshme në dëm të investimeve strategjike.Të dhënat mbi shpenzimet e bashkive konfirmojnë një strukturë buxhetore të ngurtë, ku pagat dhe kostot operative “gërryejnë” pjesën më të madhe të fondeve publike.Në një periudhë ku decentralizimi dhe zhvillimi rajonal janë në fokus të politikave publike, tregon se pushteti lokal ka investuar më shumë se në çdo fushë te shërbimet njerëzore, të cilat nuk po përkthehen në produktivitet.Gerta Loku, nga Këshilli Bashkiak i Mirditës, pohoi se ka kosto të larta personeli, ndaj ajo tha se është e nevojshme për shumë transparencë, pasi punësimet shpesh janë fiktive jo në bazë të nevojave të komunitetit.“Çdo njësi administrative ka stafin e vet, por ato janë minimale. Banorët e zonave periferike priren të vijnë në bashkinë e madhe për të gjitha shërbimet që u nevojiten, pasi nuk ka as një qasje pozitive karshi stafeve të njësive administrative.Ndërkohë është e pamundur që të bëhen investime në fshatra që kanë mbetur me 10 apo 30 banorë, pasi investimet përqendrohen ku ka më shumë banorë, ndërsa shërbimet që ofrohen në njësi janë shumë minimale”, tha znj. Loku. Burimi: Ministria e Financave Lexoni edhe:Nga Velipoja në Theth: Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të ShkodrësShërbimet vendore, në këndvështrimin e një banori     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kosova humb milionat nga BE për shkak të bllokadës politike, Osmani kërkon zgjidhje urgjente

    Kosova humb milionat nga BE për shkak të bllokadës politike, Osmani kërkon zgjidhje urgjente

    Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, tha për Radion Evropa e Lirë këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, pasi shoqëria civile në vend i bëri thirrja asaj t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri.
    “Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, tha Kupina të martën, 28 tetor.
    Ai shtoi se Osmani “do t’i inkurajojë” partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës.
    Osmani pritet t’i thërrasë për konsultime partitë politike së shpejti, pasi të dielën, mandatari i parë për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për një mandat të tretë.
    Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.
    Në një letër drejtuar Osmanit, 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë.
    “E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letër.
    Këto organizata i propozuan presidentes, siç thanë, disa “rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme”.
    Ato kërkojnë që Qeveria në detyrë ta dorëzojë në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin 2026, apo Kuvendi i tanishëm të paktën ta votojë një zgjatje të buxhetit të tanishëm deri në fund të muajit mars 2026.
    Ato gjithashtu kërkojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit, dhe Marrëveshjes së Huas.
    Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
    Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi i marrëveshjes me bllokun ka bërë që ajo të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë.
    Por, a mundet një qeveri në detyrë të bëjë buxhet të ri?
    Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.
    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.
    “Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet 1/12-a e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.
    Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.
    Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus shkroi të martën në Facebook se Qeveria në detyrë – e zgjedhur nga legjislatura paraprake – nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.
    “Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai.
    Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri-Kuvend.
    Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.
    “Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai.
    Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi në Facebook të hënën se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë.
    “Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai./Marrë nga REL

  • Parlamenti i BE-së paralajmëron von der Leyen: Ndryshoni buxhetin ose do ta refuzojmë!

    Katër grupet e qendrës së Parlamentit Europian do t’i kërkojnë Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen të bëjë ndryshime të mëdha në planin e saj për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së, sipas draftit të një letre të parë nga POLITICO.

    Në një përshkallëzim të tensioneve midis politikanëve në të gjithë spektrin kryesor dhe kreut të ekzekutivit të bllokut, grupet do të kërcënojnë të hedhin poshtë një pjesë kyçe të buxhetit 2028-2034 nëse nuk përmbushen kushtet e tyre.

    Drafti i letrës, i cili është ende duke u finalizuar, i kërkon Komisionit të rishikojë propozimin e tij, të publikuar në korrik, për të përmbushur pikëpamjet e Partisë Popullore Evropiane (PPE) të qendrës së djathtë të von der Leyen, Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë (S&D), grupit liberal Renew Europe dhe të Gjelbërve. Ky kuartet formon shumicën në Parlamentin Evropian, i cili duhet të miratojë buxhetin.

    Ligjvënësit kundërshtojnë “planet kombëtare” të Komisionit, një ide për të bashkuar fondet për fermerët dhe rajonet — të cilat përbëjnë rreth gjysmën e buxhetit të përgjithshëm të BE-së, me vlerë 1.8 trilion euro — në fonde të vetme të menaxhuara nga 27 qeveritë e bllokut. Ky është një ndryshim nga sistemi aktual, ku rajonet luajnë një rol vendimtar në menaxhimin e financimit.

    “Meqenëse propozimi aktual mbi [planet kombëtare] nuk i merr në konsideratë kërkesat tona kryesore, ai nuk mund të përbëjë një bazë për negociata”, thuhet në draft. “Prandaj, ne mezi presim të shohim kërkesat tona kryesore të pasqyruara në mënyrë kuptimplote në një propozim të ndryshuar të Komisionit Evropian, i cili do të lejonte që negociatat me Parlamentin Evropian të ecin përpara.”

    Letra është hartuar për të rritur presionin mbi ekzekutivin e BE-së për të bërë lëshime pas javësh negociatash të bllokuara. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, katër grupet politike do të paraqesin një rezolutë që hedh poshtë pjesën e planeve kombëtare të buxhetit në seancën e plotë plenare të Parlamentit që fillon më 12 nëntor.

    Zhvillimi rural

    Komisioni argumenton se ky model do t’u lejojë qeverive të shpenzojnë paratë e BE-së sipas nevojave të tyre specifike, dhe do të krijojë një lidhje më të fortë midis pagesave dhe reformave ekonomike të qeverive.

    Por ligjvënësit thonë se plani do të zgjeronte pushtetin e qeverive qendrore në kurriz të rajoneve, të cilat tradicionalisht kanë luajtur një rol kyç në menaxhimin e fondeve të BE-së.

    Një nga kërkesat më të rëndësishme nga grupet politike është që Komisioni të ndajë fonde specifike për zhvillimin rural dhe të gjitha rajonet — diçka që nuk është përfshirë në propozimin aktual të buxhetit.

    Eurodeputetët po i bëjnë thirrje gjithashtu ekzekutivit të BE-së që të rishikojë modelin e saj të reformave me para në dorë, i cili, sipas tyre, krijon një “deficit të natyrshëm demokratik”. Parlamenti gjithashtu dëshiron më shumë pushtet për të vendosur dhe shqyrtuar se si ndahet financimi publik i BE-së gjatë periudhës shtatëvjeçare.

    Grupet politike kanë rënë dakord këtë muaj që të shtojnë një debat mbi arkitekturën e buxhetit afatgjatë të BE-së, i njohur si Korniza Financiare Shumëvjeçare, në seancën e plotë të Parlamentit më 12 nëntor.

    Kjo datë shënon gjithashtu afatin e fundit për Parlamentin dhe Komisionin për të rënë dakord mbi ndryshimet në planet kombëtare.

    Socialistët dhe liberalët kishin thënë tashmë se ishin gati të refuzonin propozimin e buxhetit të BE-së, por PPE-ja nuk e kishte konfirmuar ende se do ta bënte zyrtarisht këtë, pavarësisht se shumë prej ligjvënësve të saj në javët e fundit treguan se kjo ishte e mundshme. 

    Larg Parlamentit, qeveritë e BE-së aktualisht po negociojnë mbi propozimin e buxhetit në diskutime që pritet të zgjasin deri në fillim të vitit 2027. Në atë pikë, Parlamenti do të negociojë planin e shpenzimeve me kryeqytetet kombëtare dhe do ta votojë atë përpara se të hyjë në fuqi në vitin 2028./ Politico.

  • Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet/ Presidentja Osmani u kërkon partive kompromis

    Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet/ Presidentja Osmani u kërkon partive kompromis

    Vjosa Osmani

    KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, tha për Radion Evropa e Lirë këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, pasi shoqëria civile në vend i bëri thirrja asaj t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri.
    “Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, tha Kupina të martën.
    Ai shtoi se Osmani “do t’i inkurajojë” partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës.
    Osmani pritet t’i thërrasë për konsultime partitë politike së shpejti, pasi të dielën, mandatari i parë për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për një mandat të tretë.
    Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.
    Në një letër drejtuar Osmanit, 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë.
    “E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letër.
    Këto organizata i propozuan presidentes, siç thanë, disa “rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme”.
    Ato kërkojnë që Qeveria në detyrë ta dorëzojë në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin 2026, apo Kuvendi i tanishëm të paktën ta votojë një zgjatje të buxhetit të tanishëm deri në fund të muajit mars 2026.
    Ato gjithashtu kërkojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit, dhe Marrëveshjes së Huas.
    Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
    Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi i marrëveshjes me bllokun ka bërë që ajo të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë.
    Por, a mund një Qeveri në detyrë të bëjë buxhet të ri?
    Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.
    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.
    “Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.
    Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.
    Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus shkroi të martën në Facebook se Qeveria në detyrë – e zgjedhur nga legjislatura paraprake – nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.
    “Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai.
    Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri–Kuvend.
    Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.
    “Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai.
    Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi në Facebook të hënën se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë.
    “Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai./REL

  • Ekspertët: Presidentja do t’u kërkojë partive kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet

    Ekspertët: Presidentja do t’u kërkojë partive kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet

    Kosova E Martë, 28 Tetor 2025 20:11
    Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, tha për Radion Evropa e Lirë këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, pasi shoqëria civile në vend i bëri thirrja asaj t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri.
    “Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, tha Kupina të martën. Ai shtoi se Osmani “do t’i inkurajojë” partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës.

    Osmani pritet t’i thërrasë për konsultime partitë politike së shpejti, pasi të dielën, mandatari i parë për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për një mandat të tretë. Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.

    Në një letër drejtuar Osmanit, 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë. “E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letër.

    Këto organizata i propozuan presidentes, siç thanë, disa “rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme”. Ato kërkojnë që Qeveria në detyrë ta dorëzojë në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin 2026, apo Kuvendi i tanishëm të paktën ta votojë një zgjatje të buxhetit të tanishëm deri në fund të muajit mars 2026. Ato gjithashtu kërkojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit, dhe Marrëveshjes së Huas. Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
    Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës. “Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.
    Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë. Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus shkroi të martën në Facebook se Qeveria në detyrë e zgjedhur nga legjislatura paraprake nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re. “Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai. Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri-Kuvend.
    Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet. “Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai. Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi në Facebook të hënën se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë. “Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai.

  • Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet, presidentja Osmani do t’u kërkojë partive kompromis

    Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet, presidentja Osmani do t’u kërkojë partive kompromis

    Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, tha për Radion Evropa e Lirë këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, pasi shoqëria civile në vend i bëri thirrja asaj t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri.
    “Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, tha Kupina të martën.
    Ai shtoi se Osmani “do t’i inkurajojë” partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës.
    Osmani pritet t’i thërrasë për konsultime partitë politike së shpejti, pasi të dielën, mandatari i parë për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për një mandat të tretë.
    Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.
    Në një letër drejtuar Osmanit, 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë.
    “E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letër.
    Këto organizata i propozuan presidentes, siç thanë, disa “rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme”.
    Ato kërkojnë që Qeveria në detyrë ta dorëzojë në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin 2026, apo Kuvendi i tanishëm të paktën ta votojë një zgjatje të buxhetit të tanishëm deri në fund të muajit mars 2026.
    Ato gjithashtu kërkojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit, dhe Marrëveshjes së Huas. Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
    Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi i marrëveshjes me bllokun ka bërë që ajo të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë.
    Por, a mund një Qeveri në detyrë të bëjë buxhet të ri?
    Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.
    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.
    “Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.
    Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.
    Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus shkroi të martën në Facebook se Qeveria në detyrë – e zgjedhur nga legjislatura paraprake – nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.
    “Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai.
    Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri–Kuvend.
    Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.
    “Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai.
    Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi në Facebook të hënën se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë.
    “Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai./REL