Tag: buxhetit

  • Braçe në Kuvend: Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet

    Braçe në Kuvend: Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare duke e vënë theksin tek paratë e buxhetit të shtetit dhe koncensionet.

    Braçe u shpreh se kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet, qoftë ai një ministër apo çfarëdo posti tjetër. Sipas tij tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publike.
    “Në këtë sallë ka deputet që dinë ta lexojnë buxhetin dhe ka që nuk dinë. Të dyja palët kanë zhurmuar fortë dhe kanë gënjyer shumë. Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit politike që u mbajtën në vend. Për çdo pensionist është e qartë se çfarë do ndodh. Më në fund po flas me kartëmonedha dhe me mijë lekë. Është diferencë e madhe nga qindarkat tek mijë lekë në pensione. Çfarë kam unë për pensionet.
    Hiqeni edhe argumentin për rishpërndarjen e fondit të fund vitit për pensionet. Jam kam bërë me dije edhe ministrit të financave dhe ekonomisë që qeveria duhet të llogarisë bonusin sistematik të pensionit për vitin e ardhshëm. Çdo e ardhur shtesë në skemën e pensioneve duhet të përdoret për politikë pensionesh dhe asgjë më shumë.
    Vitin 2026 paga minimale shkon në 50 mijë lekë. Problemi është produktiviteti i shërbimeve publike dhe administratës. Jemi me suficit primar dhe rregulli i artë i buxhetit materializohet më së miri. Borxhi publik vazhdon të bjerë. Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për cilin do që korrupton dhe grabit skemën. Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë. Risku në buxhet vjen nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore, kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo qoftë dhe nuk përmbush detyrim in e parave duhet të largohet”, tha Brace në seancë plenare.

  • Vetem 6% te fondeve te buxhetit/ Spahia: Veriun Po e diskriminoni

    Vetem 6% te fondeve te buxhetit/ Spahia: Veriun Po e diskriminoni

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Tabaku/ Nuk diskutojmë buxhetin pa ardhur ministrja e Shëndetësisë

    Tabaku/ Nuk diskutojmë buxhetin pa ardhur ministrja e Shëndetësisë

    Komisioni për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të shqyrtuar buxhetin e vitit të ardhshëm për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me fokus te Barazia Gjinore, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Shërbimi Social Shtetëror.
    Por mbledhja u ndërpre nga Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, pas mungesës së Ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Manjola Sala. Tabaku vuri në dukje se ministrja nuk ishte e pranishme as në një nga momentet më të rëndësishme të vitit parlamentar, diskutimin e buxhetit.
    “Edhe në kohën e buxhetit shohim se ministrja nuk vjen. E kuptoj që është e re në detyrë dhe ka një sektor problematik, por duhet të respektojë Kuvendin dhe buxhetin,” u shpreh Tabaku.
    Ministria ishte përfaqësuar vetëm nga zëvendësministrat, por Kryetarja e Komisionit këmbënguli se tema kërkonte patjetër praninë e vetë ministres Sala.
    “Është njësoj sikur në një projektligj të propozuar nga ministria të vijnë drejtorët dhe jo ministri apo zëvendësministrat. Këtu flasim për buxhetin,” theksoi ajo.
    Përballë kundërshtimeve të anëtarëve socialistë, të cilët pretenduan se mbyllja e mbledhjes mund të pengonte procesin e buxhetit, Tabaku sqaroi se kalendari i nesërm parlamentar nuk lidhej me procedurën e sotme. “Ne sot po bëjmë shqyrtimin nen për nen të buxhetit,” u përgjigj ajo, duke u bërë thirrje deputetëve të mazhorancës të respektojnë rregulloren dhe institucionin e Kuvendit.
    Në mungesë të ministres, Tabaku mbylli mbledhjen dhe kërkoi që diskutimi të vijojë vetëm në prani të saj, duke nënvizuar rëndësinë e llogaridhënies institucionale, sidomos në procesin e buxhetimit.

  • Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

    Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

    Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”
    Shpërndarja e shpenzimeve buxhetore tregon për një zhvendosje të lehtë drejt forcimit të funksioneve publike dhe të sigurisë, teksa shihet rënie e mbështetjes për politikat sociale dhe arsimin.
    Sipas të dhënave të projektbuxhetit 2026, fondi për shërbimet e përgjithshme publike do të jetë 68,5 miliardë lekë dukë zënë 7,7% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore nga 7% që zënë këtë vit. Kjo rritje reflekton shtimin e fondeve për administratën dhe menaxhimin e politikave publike.
    Po ashtu, buxheti për mbrojtjen në vitin 2026 arrin në 43 miliardë lekë dhe do të zërë 4.9% të shpenzimeve totale nga 4.5% që zuri këtë vit në përputhje me angazhimet për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.
    Një rritje e ngjashme vërehet edhe te rendi dhe siguria publike, ku fondet për vitin që vjen kapin një shifër prej 55,8 miliardë lekësh dhe zënë 6.3% të totalit të shpenzimeve buxhetore në 2026 nga 6.1% këtë vit.Çështjet ekonomike, që përfshijnë investimet në infrastrukturë dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik, mbeten të qëndrueshme në rreth 9.4% të totalit të buxhetit.
    Ndërkohë, fondet për arsimin dhe shëndetësinë pësojnë ndryshime të vogla me tendencë rënie. Arsimi zë 8% të buxhetit në 2026 me financim 70 miliardë lekë, me një rënie të lehtë krahasuar me 8.1% në 2025, ndërsa shëndetësia mbetet në nivelin 9.2%, duke ruajtur peshën e saj në vitin që vjen njësoj si këtë vit.
    Mbrojtja sociale, që përfshin pensionet dhe ndihmën ekonomike, mbetet zëri më i madh i buxhetit, me 27.3% të shpenzimeve në 2026, megjithëse ka një ulje të lehtë -0.4 pikë përqindje, krahasuar me një vit më parë edhe pse fondet për këtë zë u rritën.
    Shpenzimet e tjera të paklasifikuara ku përfshihen fondet kontigjencë dhe ato për interesat e borxhit etj janë programuar 194 miliardë lekë ose 21.9% të totalit të buxhetit 2026, nga 22.6% që janë këtë vit.
    Në strukturën e shpenzimeve të buxhetit 2026, ndarja e fondeve për mbrojtjen e mjedisit dhe për çështjet e kulturës, argëtimit dhe fesë mbetet shumë modeste, duke treguar se këto fusha nuk zënë ende një vend prioritar në politikat publike të vendit.
    Sipas të dhënave, mjedisi përfiton vetëm 0.2% të totalit të buxhetit 202, një peshë shumë simbolike dhe shumë më e ulët se mesatarja europiane, ku fondet për mbrojtjen e mjedisit zakonisht variojnë midis 1.5 dhe 2% të buxheteve totale, dhe në disa vende arrijnë deri në 3%.
    Gjithashtu fondet për argëtim, kulturë dhe çështje fetare zënë vetëm 0.8% të buxhetit, dhe dukshëm më i ulët krahasuar me BE-në, ku ky zë zakonisht luhatet rreth 2% të totalit të shpenzimeve publike. Kjo tregon se kultura dhe trashëgimia kulturore, megjithëse të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, nuk trajtohen ende si një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik./ Monitor

  • Rama rrit fondet për ‘patronazhistët’ e administratës, ua heq shkollave dhe të varfërve

    Rama rrit fondet për ‘patronazhistët’ e administratës, ua heq shkollave dhe të varfërve

    Qeveria Rama ka parashikuar një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për administratën publike në projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa fondet për arsimin dhe mbrojtjen sociale pësojnë tkurrje.. Struktura e re e buxhetit tregon një zhvendosje të prioriteteve, ku “patronazhistët” e administratës duket se përfitojnë më shumë se sektori i arsimit apo shtresat në nevojë.
    Sipas të dhënave të projektbuxhetit, fondi për shërbimet e përgjithshme publike – që përfshin administratën, menaxhimin e politikave dhe funksionet qendrore të qeverisë – do të arrijë në 68.5 miliardë lekë, duke zënë 7.7% të shpenzimeve totale, nga 7% që ishte një vit më parë. Rritje që reflekton shtimin e pagave dhe shpenzimeve operative në aparatin shtetëror.
    Në të kundërt, arsimi dhe mbrojtja sociale – dy sektorë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit – shënojnë ulje. Arsimi do të marrë 70 miliardë lekë ose 8% të buxhetit, nga 8.1% që kishte në vitin 2025, ndërsa mbrojtja sociale, që përfshin pensionet dhe ndihmën ekonomike, zbret në 27.3% të totalit, me një rënie prej 0.4 pikë përqindje.
    Ndërkohë, fondet për rendi dhe sigurinë publike dhe mbrojtjen kombëtare shënojnë rritje. Mbrojtja arrin në 43 miliardë lekë, ose 4.9% të shpenzimeve, në përputhje me angazhimet ndaj NATO-s, ndërsa rendi dhe siguria publike do të marrin 55.8 miliardë lekë, duke u rritur në 6.3% të totalit.
    Investimet për çështjet ekonomike – kryesisht infrastrukturë dhe zhvillim – mbeten të qëndrueshme në 9.4% të buxhetit, ndërsa shëndetësia ruan peshën prej 9.2%, pa ndryshim nga viti aktual.
    Nga ana tjetër, fushat që lidhen me mjedisin, kulturën dhe trashëgiminë mbeten tërësisht jashtë fokusit të qeverisë. Mbrojtja e mjedisit përfiton vetëm 0.2% të buxhetit total, një shumë simbolike krahasuar me mesataren evropiane, ndërsa kultura, argëtimi dhe çështjet fetare zënë vetëm 0.8%, shumë më poshtë standardeve të BE-së.
    Në tërësi, projektbuxheti 2026 duket se vazhdon modelin e viteve të fundit – më shumë para për administratën qendrore dhe strukturat politike, më pak për arsimin, kulturën dhe mbrojtjen sociale. Një orientim që e çon edhe më tej “greminës” shtresën e varfër, atë të mesme dhe sistemin arsimor shqiptar. Ky është edhe prioriteti i kësaj qeverie mesa duket, e cila përsërit veten nga viti në vit në shpërndarjen e buxhetit.

  • Buxheti 2026 ndryshon balancat/ Më shumë fonde për sigurinë, më pak për arsimin dhe ndihmën sociale

    Buxheti 2026 ndryshon balancat/ Më shumë fonde për sigurinë, më pak për arsimin dhe ndihmën sociale

    Shpërndarja e shpenzimeve buxhetore tregon për një zhvendosje të lehtë drejt forcimit të funksioneve publike dhe të sigurisë, teksa shihet rënie e mbështetjes për politikat sociale dhe arsimin.
    Sipas të dhënave të projektbuxhetit 2026, fondi për shërbimet e përgjithshme publike do të jetë 68,5 miliardë lekë dukë zënë 7,7% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore nga 7% që zënë këtë vit. Kjo rritje reflekton shtimin e fondeve për administratën dhe menaxhimin e politikave publike.
    Po ashtu, buxheti për mbrojtjen në vitin 2026  arrin në 43 miliardë lekë dhe do të zërë 4.9% të shpenzimeve totale nga 4.5% që zuri këtë vit në përputhje me angazhimet për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.
    Një rritje e ngjashme vërehet edhe te rendi dhe siguria publike, ku fondet për vitin që vjen kapin një shifër prej 55,8 miliardë lekësh dhe zënë 6.3% të totalit të shpenzimeve buxhetore në 2026 nga 6.1% këtë vit.
    Çështjet ekonomike, që përfshijnë investimet në infrastrukturë dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik, mbeten të qëndrueshme në rreth 9.4% të totalit të buxhetit.
    Ndërkohë, fondet për arsimin dhe shëndetësinë pësojnë ndryshime të vogla me tendencë rënie. Arsimi zë 8% të buxhetit në 2026 me financim 70 miliardë lekë, me një rënie të lehtë krahasuar me 8.1% në 2025, ndërsa shëndetësia mbetet në nivelin 9.2%, duke ruajtur peshën e saj në vitin që vjen njësoj si këtë vit.
    Mbrojtja sociale, që përfshin pensionet dhe ndihmën ekonomike, mbetet zëri më i madh i buxhetit, me 27.3% të shpenzimeve në 2026, megjithëse ka një ulje të lehtë -0.4 pikë përqindje, krahasuar me një vit më parë edhe pse fondet për këtë zë u rritën.
    Shpenzimet e tjera të paklasifikuara ku përfshihen fondet kontigjencë dhe ato për interesat e borxhit etj janë programuar 194 miliardë lekë ose 21.9% të totalit të buxhetit 2026, nga 22.6% që janë këtë vit.
    Në strukturën e shpenzimeve të buxhetit 2026, ndarja e fondeve për mbrojtjen e mjedisit dhe për çështjet e kulturës, argëtimit dhe fesë mbetet shumë modeste, duke treguar se këto fusha nuk zënë ende një vend prioritar në politikat publike të vendit.
    Sipas të dhënave, mjedisi përfiton vetëm 0.2% të totalit të buxhetit 202, një peshë shumë simbolike dhe shumë më e ulët se mesatarja europiane, ku fondet për mbrojtjen e mjedisit zakonisht variojnë midis 1.5 dhe 2% të buxheteve totale, dhe në disa vende arrijnë deri në 3%.
    Gjithashtu fondet për argëtim, kulturë dhe çështje fetare zënë vetëm 0.8% të buxhetit, dhe dukshëm më i ulët krahasuar me BE-në, ku ky zë zakonisht luhatet rreth 2% të totalit të shpenzimeve publike. Kjo tregon se kultura dhe trashëgimia kulturore, megjithëse të rëndësishme për  zhvillimin e turizmit, nuk trajtohen ende si një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik./Monitor

  • “Ndërhyrja në pensione, rrit fuqinë blerëse”/ Eksperti i Ekonomisë: 40 % e buxhetit për fonde sociale. Paqja fiskale? Politikë inovatore

    “Ndërhyrja në pensione, rrit fuqinë blerëse”/ Eksperti i Ekonomisë: 40 % e buxhetit për fonde sociale. Paqja fiskale? Politikë inovatore

    Eksperti i Ekonomisë Enio Civici, në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm synon konsolidimin, duke theksuar se synimi mbetet ulja e borxhit publik dhe deficitit.
    “Buxheti 2026 parashikon një deficit buxhetor nën 2.5 % një borxh publik nën 60 % që ka edhe kriteret dhe një buxhet që tenton konsolidimin me të ardhura më pak se 30 %. Në këto tregues duket që është një buxhet i konsoliduar”, tha ai.
    Gjithashtu gjatë kësaj interviste, eksperti i Ekonomisë nënvizoi se 40 % e buxhetit shkon për fonde sociale.
    “Pra pothuasje 40 % e buxhetit t shtetit shkon për çështje sociale, shëndet, arsim dhe reformë pensionesh ku kjo e fundit merr pjesën më të madhe. Reforma e pensionit ka tre objektiva kryesorë, i pari është që ta çojë në mesatare të pranueshme mundësisht pak më të lartë se rajoni sa i përket pensionit minimal sepse ai matet. Një tjetër gjë që synon është barazimi mes pensionit urban dhe rural. Ka nisur kjo por në 2026 do të jetë më i ndjeshëm. Një objektiv të tretë që ka është që të ndihmojë në fuqinë blerëse të konsumatorit. Pra nëse këto realizohen siç parashikon programi në supozohet të na rriten pensionet nga 4 deri në 6% çdo vit”, tha Civici.
    Më tej Civici gjatë analizës së tij tha se Bujqësia dhe Turizmi duhet të ketë pa më shumë vëmendje, duke sqaruar se Mbrojtja merr më shumë para vitin e ardhshëm.
    Gjithashtu i ndalur tek paqja fiskale tha se: “Paqja fiskale është një politikë e madhe publike që ka për qëllim kohëzgjatje të madhe të efekteve të saj. Është një politikë inovatore, por nuk është thjesht njëlloj amnistie. Dhe konsideron edhe amnistimin e atyre për të mos ta bërë më. Ka qëllim të edukojë njerëzit që është mirë të bësh biznes, por sipas rregullave.

  • Kolaps ekonomik/ Mijëra pensionistë dhe punonjës rrezikojnë të mbeten pa para, shkak buxheti

    Kolaps ekonomik/ Mijëra pensionistë dhe punonjës rrezikojnë të mbeten pa para, shkak buxheti

    Sindikatat e punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar pasoja të rënda për punëtorët dhe qytetarët nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje për miratim të buxhetit për vitin e ardhshëm ose zgjatjen e buxhetit për tre muajt e parë të vitit.
    Nëse nuk miratohet buxheti për 2026-tën, krahas afro 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, lihen pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të punës.
    Përfaqësuesit e sindikatave të sektorëve kyç të vendit, shëndetësisë, arsimit, administratës publike dhe policisë thonë se në rast të bllokimit institucional, mund të cenohet funksionimi i shërbimeve bazike.
    Pacientët rrezikohen të mbesin pa barna esenciale, e rreth 14 mijë punonjës të sektorit të shëndetësisë të mbesin pa paga. E njëjta situatë edhe për mbi 30 mijë punëtorë të arsimit, të cilët e kanë pagën si të vetmin burim jetese.
    Në mungesë të miratimit të buxhetit vihen në rrezik edhe pagesat e mbi 11 mijë policëve. Partitë politike nuk kanë dhënë sinjale për arritjen e një marrëveshjeje që do të shtyjë përpara miratimin e buxhetit për 2026 apo zgjatjen e afatit për tre muaj të buxhetit aktual.

  • Rritje pensionesh çdo muaj deri në 2029/ Eksperti i ekonomisë shpjegon si do të funksionojë skema e re

    Rritje pensionesh çdo muaj deri në 2029/ Eksperti i ekonomisë shpjegon si do të funksionojë skema e re

    Nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten muaj pas muaji, përveç indeksimit vjetor. Kjo rritje, sipas kryeministrit Rama, do të vijojë edhe në vitet e tjera, të paktën deri në 2029.
    Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho, tha se kjo rritje e qëndrueshme do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonominë e vendit, pasi shumica e shumës së shtuar do të shkojë në konsum dhe do të rikthehet në buxhetin e shtetit përmes taksave dhe tatimeve.
    Në një lidhje të drejtpërdrejtë, Spaho tha se ka një soliditet të rritjes së buxhetit të shtetit dhe një stabilitet. Eksperti i ekonomisë nënvizoi se buxheti i Shqipërisë nuk është tepër i madh në raport me totalin e PBB-së, por, sipas Spahos, është një buxhet që kërkon të ruajë një balancë midis fitimit dhe punës së sektorit privat dhe nevojave që ka pjesa publike për financimin e infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit dhe të gjitha shërbimeve të tjera shtetërore.
    INTERVISTA E PLOTË:
    Si duhet kuptuar rritja e përmuajshme? Ne raportuam që do të ketë rritje të përmuajshme të pensioneve deri në vitin 2029, për të arritur objektivat që ka vendosur qeveria.
    Spaho: Po, është e vërtetë. Në fakt, buxheti i shtetit ka pasur një ecuri mjaft të mirë këto tre vitet e fundit. Si pasojë, në këtë situatë, kemi një mundësi që pensionet të rriten jo një herë në vit, jo thjesht duke marrë parasysh inflacionin, por edhe duke provuar një rritje “fizarmonik”. Pra, e thënë ndryshe, një rritje nga viti në vit dhe nga muaji në muaj.
    Kjo do të thotë që, konkretisht, pensionet do të rriten në mënyrë të vijueshme dhe në të njëjtën kohë, pensionistët do të kenë mundësinë që të kenë një fuqi blerëse më të lartë. Pra, jo thjesht një adaptim me inflacionin, por edhe një fuqi blerëse më domethënëse. Qeveria po bën mirë që po kryen këtë hap, sepse një pjesë e mirë e rritjes së pensioneve i rikthehet buxhetit të shtetit. Kjo ndodh pasi dihet që marzhi i kursimit që kanë pensionistët është mjaft i ulët, dhe pjesa më e madhe e kësaj rritje do të shkojë në konsum. Kjo i rikthehet buxhetit të shtetit dhe i rikthehet ekonomisë me anë të taksave dhe tatimeve të ndryshme. Pra, duket si një hap shumë i madh në rritje, por nga ana tjetër, shteti shqiptar do të rimarrë një pjesë të kësaj shume.
    Buxheti, për herë të parë, do të prekë në vitin 2026 shifrën e rreth 900 miliardë lekëve, ose afërsisht 9 miliardë euro. Çfarë faktorësh ndikojnë në rritjen e nivelit të buxhetit?
    Spaho: Së pari, rritja e aktivitetit turistik dhe e shërbimeve në përgjithësi ka krijuar një raport mjaft pozitiv për sa i përket të ardhurave tatimore dhe doganore. Kjo gjë ka bërë që edhe importet të rriten në këtë sens. Gjithashtu, edhe të ardhurat për sa i përket mbi vlerës së shtuar kanë qenë mjaft të mira. Në përgjithësi, kemi një soliditet të rritjes së buxhetit të shtetit dhe një stabilitet. Shteti shqiptar vijon të marrë 29% të Prodhimti të Brendshëm Bruto dhe të shpenzojë 31% të Prodhimti të Brendshëm Bruto.
    E parë nga kjo pikëpamje, buxheti i Shqipërisë nuk është tepër i madh në raport me totalin e PBB-së, por është një buxhet që gjithsesi lidhet nga viti në vit dhe kërkon të ruajë një balancë midis fitimit dhe punës së sektorit privat dhe nevojave që ka pjesa publike për financimin e infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit dhe të gjitha shërbimeve të tjera shtetërore.
    Objektiva që po konsiderohen ambiciozë për qeverinë janë edhe rritja e pagave dhe e pensioneve, gjithashtu gradualisht. Krahasimi me Bashkimin Europian nuk vlen, sepse dihet që jemi ende shumë larg. Por, me vendet e rajonit, me këto rritje që po projektohen, ku jemi?
    Spaho: Objektivi është pikërisht ky, që për vitin 2029, Shqipëria të jetë pjesë e një grupi vendesh. Natyrisht që do të jetë nga fundi, por ne jemi ata që futen të fundit. Por, që të jetë konkurruese në këtë sens dhe të jetë një vend i cili i jep mundësinë e një të ardhure të dinjitetshme. Bëhet fjalë për një rritje në më pak se katër vjet, me rreth 50% të pensionit mesatar, nga 27,000 lekë në 40,000 lekë. Kjo krijon një lloj situate krahasimore me vende si Bullgaria dhe pjesërisht Greqia. Kjo situatë është mjaft pozitive dhe e bën moshën e tretë në Shqipëri të ketë një jetesë më pak të limituar.