Tag: buxhetit

  • 40% e buxhetit rus, shpenzime ushtarake/ Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rutte: Duhet të reagojmë

    40% e buxhetit rus, shpenzime ushtarake/ Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rutte: Duhet të reagojmë

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, foli për sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, duke theksuar rritjen e shpenzimeve ushtarake të Rusisë dhe nevojën që Aleanca të përgjigjet me vendosmëri.

    Rutte u pyet për hapat që vendet po ndërmarrin për të forcuar kapacitetet e tyre ushtarake, përfshirë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, zgjatjen e kohëzgjatjes së tij dhe përfshirjen e grave në planet e mobilizimit.
    I pyetur nëse këto masa pasqyrojnë përgatitjet për të garantuar paqe afatgjatë në Evropë, Rutte tha se Rusia po shpenzon 40% të buxhetit të saj shtetëror për mbrojtjen.
    “Duhet të reagojmë,” deklaroi ai.
    Kjo përfshin angazhimin e vendeve të NATO-s për 5% të buxhetit për mbrojtjen, si dhe sigurimin që industria e mbrojtjes të ketë kapacitetet e nevojshme për prodhimin e kërkuar, theksoi Rutte.
    Ai shtoi se “vendimet specifike”, përfshirë çështje si kush duhet të jetë në uniformë, u takojnë vendeve individuale.

    Top Channel

  • Kosovë/ Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale

    Kosovë/ Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale

    Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike që e përshkoi vendin që nga fillimi i vitit, moskrijimi i qeverisë së re që për pasojë rezultoi edhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, bëri që vendi të rrezikojë të hyjë edhe në krizë të thellë buxhetore. Me shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani, automatikisht hyri në fuqi neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, nen ky që mundëson një zgjatje buxhetore vetëm edhe për dy muaj e parë të vitit pasues për pagat e sektorit publik.
    Sipas këtij ligji, kjo zgjatje “mund të bëhet nëse zgjedhjet e përgjithshme mbahen më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, përkatësisht 1 janarit. Kjo zgjatje dymujore siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është e barabartë me 16.67 për qind të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore”, thuhet në Ligjin për menaxhimin e financave publike.
    Kufizime dhe probleme financiare
    Po, 1/12 e shfrytëzimit të buxhetit siç thuhet në ligj, për ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati është tej kufizuese. “Do të ketë problem edhe me ekzekutimin e shpenzimeve të tjera, sepse, është hapësirë e tkurrur sa i përket aspektit fiskal në mungesë të buxhetit të përgjithshëm. Pra ju po e shihni sesi komunat që s’kanë buxhet të miratuar, si po përballen me probleme financiare për shkak të hapësirës së tkurrur fiskale. E njëjta do të ndodhë në nivel shtetëror dhe e gjitha kjo pas papërgjegjësisë totale nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma (parti të deritashme opozitare) të cilët nuk morën fare pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për ta miratuar buxhetin e vitit 2026”.
    Kundërshtime nga partitë kundërshtare të Vetëvendosjes
    Por deklaratat e ministrit Murati hedhen poshtë nga partitë e deritashme opozitare. Sipas tyre, përpjekjet për miratim të buxhetit nga partia e deritashme në pushtet Vetëvendosja në këto rrethana janë të ngutshme dhe jo kushtetuese, dhe se buxhetin nuk mund ta përdorë Vetëvendosja si mjet për të ruajtur pushtetin pa konsensus. Në një komunikatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhej se kjo parti “nuk merr pjesë në improvizime politike”, që sipas tyre e “reduktojnë agjendën shtetërore në dekor elektoral”. “Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, thuhej në komunikatën e LDK-së.
    Edhe përfaqësuesit e partive tjera të deritashme opozitare, PDK, AAK, dhe Nisma, thanë se një qeveri në detyrë nuk mund të propozojë buxhet për vitin pasues, sepse ai buxhet do të duhej të miratohej nga legjislatura e kaluar, mandati i së cilës ka përfunduar më 9.02.2025, kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare.
    Osmani kritikon mungesën e vullnetit politik
    Sidoqoftë, më 20 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin dhe caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi paraprakisht për dy herë radhazi, deputetët dështuan të zgjidhnin qeverinë e re. Pas këtij vendimi, Presidentja tha se “nuk ka pasur vullnet nga partitë politike për mbajtjen e një seance të Kuvendit për t’i dhënë zgjidhje çështjes së buxhetit dhe as për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që kanë impakt financiar”.
    Por presidentja shpreson që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, “sa më parë të kemi një Kuvend të ri i cili në seancën e parë pas konstituimit, paradite do të konstituohet, pasdite menjëherë do ta miratojë edhe buxhetin e Republikës së Kosovës, edhe komisionet përkatëse në mënyrë që menjëherë të fillojnë pagesat e rregullta”, thotë Presidentja. Vetë Osmani kishte shprehur shqetësim disa herë për mosmiratimin e buxhetit apo një projektligji për ndarje buxhetore, duke thënë se do të rrezikoheshin pagat e nëpunësve të sektorit publik. Ekspertët e ekonomisë dhe organizatat e ndryshme të biznesit, ndërkaq, edhe më herët kishin ngritur alarmin se vendi po shkon drejt një kolapsi buxhetor, duke thënë se shteti për herë të parë do të mund “të mbyllej” dhe të mos ketë mundësi të paguajë për asnjë shërbim.
    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se nëse nuk do të konstituohen institucionet e reja deri më mars të vitit të ardhshëm, Kosova do të jetë para një kolapsi financiar. “Institucionet do të kenë buxhet edhe për shkurt. Nëse nuk do të ketë zgjidhje të këtij problemi, nga 1 marsi Kosova rrezikon të jetë para një kolapsi financiar, që nuk ka ndodhur në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Ibrahimi. Sipas tij, nëse deri në mars nuk themelohen institucionet e reja, arka e shtetit do të bllokohet dhe kjo do të thotë se “do të përcillet me mosekzekutim të pagave për shërbyesit publikë, mosekzekutim të pensioneve, shtesave për fëmijë, asistencës sociale, e të tjera”.
    Biznesi i Kosovës: Klimë pasigurie në sektorin privat
    Edhe organizata Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar ku mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik. “Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ tregtar dhe dëmton konkurrueshmërinë e prodhimit vendor. Mungesa e reformave fiskale dhe pezullimi i politikave zhvillimore kanë krijuar një klimë pasigurie në sektorin privat. Shumë borde dhe agjenci shtetërore kanë mbetur me ushtrues detyre, pa legjitimitet për të marrë vendime strategjike, duke paralizuar proceset ekonomike”, thuhet në reagim. “Mbi 1 miliard euro kredi dhe grante zhvillimore mbeten të bllokuara në Kuvend për shkak të mosfunksionimit institucional. Këto mjete, që do të mund të investoheshin në energji, infrastrukturë, arsim dhe prodhim, sot qëndrojnë të palëvizshme, ndërsa bizneset përballen me vështirësi të mëdha në terren”, thonë nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës.
    Kriza politike dhe institucionale mbi nëntë muajshe në Kosovë, pa qeveri, pa parlament dhe një cikël të ri zgjedhor në fund të dhjetorit, ka bllokuar edhe ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit dhe Marrëveshjes së Huas. Plani i Rritjes së BE-së përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane. Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi në parlamentin e Kosovës i marrëveshjes me BE-në ka bërë që Kosova të mos marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë.

  • “Mund të shfrytëzojë vetëm 1/12 e buxhetit”- Tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, analiza e DW: Rrezikon…

    “Mund të shfrytëzojë vetëm 1/12 e buxhetit”- Tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, analiza e DW: Rrezikon…

    Kosova mund të shfrytëzojë vetëm 1/12 e buxhetit të vitit 2025 dhe një zgjatje buxhetore vetëm për dy muajt e parë të vitit 2026. Për autoritetet kjo zgjatje është tejet kufizuese.
    Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike që e përshkoi vendin që nga fillimi i vitit, moskrijimi i qeverisë së re që për pasojë rezultoi edhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, bëri që vendi të rrezikojë të hyjë edhe në krizë të thellë buxhetore.
    Me shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani, automatikisht hyri në fuqi neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, nen ky që mundëson një zgjatje buxhetore vetëm edhe për dy muaj e parë të vitit pasues për pagat e sektorit publik.
    Sipas këtij ligji, kjo zgjatje “mund të bëhet nëse zgjedhjet e përgjithshme mbahen më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, përkatësisht 1 janarit. Kjo zgjatje dymujore siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është e barabartë me 16.67 për qind të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore”, thuhet në Ligjin për menaxhimin e financave publike.
    Kufizime dhe probleme financiare
    Po, 1/12 e shfrytëzimit të buxhetit siç thuhet në ligj, për ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati është tej kufizuese. “Do të ketë problem edhe me ekzekutimin e shpenzimeve të tjera, sepse, është hapësirë e tkurrur sa i përket aspektit fiskal në mungesë të buxhetit të përgjithshëm. Pra ju po e shihni sesi komunat që s’kanë buxhet të miratuar, si po përballen me probleme financiare për shkak të hapësirës së tkurrur fiskale. E njëjta do të ndodhë në nivel shtetëror dhe e gjitha kjo pas papërgjegjësisë totale nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma (parti të deritashme opozitare) të cilët nuk morën fare pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për ta miratuar buxhetin e vitit 2026”.
    Kundërshtime nga partitë kundërshtare të Vetëvendosjes
    Por deklaratat e ministrit Murati hedhen poshtë nga partitë e deritashme opozitare. Sipas tyre, përpjekjet për miratim të buxhetit nga partia e deritashme në pushtet Vetëvendosja në këto rrethana janë të ngutshme dhe jo kushtetuese, dhe se buxhetin nuk mund ta përdorë Vetëvendosja si mjet për të ruajtur pushtetin pa konsensus. Në një komunikatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhej se kjo parti “nuk merr pjesë në improvizime politike”, që sipas tyre e “reduktojnë agjendën shtetërore në dekor elektoral”. “Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, thuhej në komunikatën e LDK-së.
    Edhe përfaqësuesit e partive tjera të deritashme opozitare, PDK, AAK, dhe Nisma, thanë se një qeveri në detyrë nuk mund të propozojë buxhet për vitin pasues, sepse ai buxhet do të duhej të miratohej nga legjislatura e kaluar, mandati i së cilës ka përfunduar më 9.02.2025, kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare.
    Osmani kritikon mungesën e vullnetit politik
    Sidoqoftë, më 20 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin dhe caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi paraprakisht për dy herë radhazi, deputetët dështuan të zgjidhnin qeverinë e re. Pas këtij vendimi, Presidentja tha se “nuk ka pasur vullnet nga partitë politike për mbajtjen e një seance të Kuvendit për t’i dhënë zgjidhje çështjes së buxhetit dhe as për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që kanë impakt financiar”.
    Por presidentja shpreson që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, “sa më parë të kemi një Kuvend të ri i cili në seancën e parë pas konstituimit, paradite do të konstituohet, pasdite menjëherë do ta miratojë edhe buxhetin e Republikës së Kosovës, edhe komisionet përkatëse në mënyrë që menjëherë të fillojnë pagesat e rregullta”, thotë Presidentja. Vetë Osmani kishte shprehur shqetësim disa herë për mosmiratimin e buxhetit apo një projektligji për ndarje buxhetore, duke thënë se do të rrezikoheshin pagat e nëpunësve të sektorit publik. Ekspertët e ekonomisë dhe organizatat e ndryshme të biznesit, ndërkaq, edhe më herët kishin ngritur alarmin se vendi po shkon drejt një kolapsi buxhetor, duke thënë se shteti për herë të parë do të mund “të mbyllej” dhe të mos ketë mundësi të paguajë për asnjë shërbim.
    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se nëse nuk do të konstituohen institucionet e reja deri më mars të vitit të ardhshëm, Kosova do të jetë para një kolapsi financiar. “Institucionet do të kenë buxhet edhe për shkurt. Nëse nuk do të ketë zgjidhje të këtij problemi, nga 1 marsi Kosova rrezikon të jetë para një kolapsi financiar, që nuk ka ndodhur në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Ibrahimi. Sipas tij, nëse deri në mars nuk themelohen institucionet e reja, arka e shtetit do të bllokohet dhe kjo do të thotë se “do të përcillet me mosekzekutim të pagave për shërbyesit publikë, mosekzekutim të pensioneve, shtesave për fëmijë, asistencës sociale, e të tjera”.
    Biznesi i Kosovës: Klimë pasigurie në sektorin privat
    Edhe organizata Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar ku mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik. “Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ tregtar dhe dëmton konkurrueshmërinë e prodhimit vendor. Mungesa e reformave fiskale dhe pezullimi i politikave zhvillimore kanë krijuar një klimë pasigurie në sektorin privat. Shumë borde dhe agjenci shtetërore kanë mbetur me ushtrues detyre, pa legjitimitet për të marrë vendime strategjike, duke paralizuar proceset ekonomike”, thuhet në reagim. “Mbi 1 miliard euro kredi dhe grante zhvillimore mbeten të bllokuara në Kuvend për shkak të mosfunksionimit institucional. Këto mjete, që do të mund të investoheshin në energji, infrastrukturë, arsim dhe prodhim, sot qëndrojnë të palëvizshme, ndërsa bizneset përballen me vështirësi të mëdha në terren”, thonë nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës.
    Kriza politike dhe institucionale mbi nëntë muajshe në Kosovë, pa qeveri, pa parlament dhe një cikël të ri zgjedhor në fund të dhjetorit, ka bllokuar edhe ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit dhe Marrëveshjes së Huas. Plani i Rritjes së BE-së përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane. Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi në parlamentin e Kosovës i marrëveshjes me BE-në ka bërë që Kosova të mos marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë./DW

  • Analiza e DW/  Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale në Kosovë

    Analiza e DW/ Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale në Kosovë

    Kriza politike mbi 9 muaj e ka dëmtuar ekonominë e Kosovës – grevë e transportit urban 26.11.2025

    KOSOVË- Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike që e përshkoi vendin që nga fillimi i vitit, moskrijimi i qeverisë së re që për pasojë rezultoi edhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, bëri që vendi të rrezikojë të hyjë edhe në krizë të thellë buxhetore. Me shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani, automatikisht hyri në fuqi neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, nen ky që mundëson një zgjatje buxhetore vetëm edhe për dy muaj e parë të vitit pasues për pagat e sektorit publik.
    Sipas këtij ligji, kjo zgjatje “mund të bëhet nëse zgjedhjet e përgjithshme mbahen më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, përkatësisht 1 janarit. Kjo zgjatje dymujore siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është e barabartë me 16.67 për qind të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore”, thuhet në Ligjin për menaxhimin e financave publike.
    Kufizime dhe probleme financiare
    Po, 1/12 e shfrytëzimit të buxhetit siç thuhet në ligj, për ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati është tej kufizuese. “Do të ketë problem edhe me ekzekutimin e shpenzimeve të tjera, sepse, është hapësirë e tkurrur sa i përket aspektit fiskal në mungesë të buxhetit të përgjithshëm. Pra ju po e shihni sesi komunat që s’kanë buxhet të miratuar, si po përballen me probleme financiare për shkak të hapësirës së tkurrur fiskale. E njëjta do të ndodhë në nivel shtetëror dhe e gjitha kjo pas papërgjegjësisë totale nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma (parti të deritashme opozitare) të cilët nuk morën fare pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për ta miratuar buxhetin e vitit 2026”.
    Kundërshtime nga partitë kundërshtare të Vetëvendosjes
    Por deklaratat e ministrit Murati hedhen poshtë nga partitë e deritashme opozitare. Sipas tyre, përpjekjet për miratim të buxhetit nga partia e deritashme në pushtet Vetëvendosja në këto rrethana janë të ngutshme dhe jo kushtetuese, dhe se buxhetin nuk mund ta përdorë Vetëvendosja si mjet për të ruajtur pushtetin pa konsensus. Në një komunikatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhej se kjo parti “nuk merr pjesë në improvizime politike”, që sipas tyre e “reduktojnë agjendën shtetërore në dekor elektoral”. “Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, thuhej në komunikatën e LDK-së.
    Edhe përfaqësuesit e partive tjera të deritashme opozitare, PDK, AAK, dhe Nisma, thanë se një qeveri në detyrë nuk mund të propozojë buxhet për vitin pasues, sepse ai buxhet do të duhej të miratohej nga legjislatura e kaluar, mandati i së cilës ka përfunduar më 9.02.2025, kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare.
    Osmani kritikon mungesën e vullnetit politik
    Sidoqoftë, më 20 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  shpërndau parlamentin dhe caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi paraprakisht për dy herë radhazi, deputetët dështuan të zgjidhnin qeverinë e re. Pas këtij vendimi, Presidentja tha se “nuk ka pasur vullnet nga partitë politike për mbajtjen e një seance të Kuvendit për t’i dhënë zgjidhje çështjes së buxhetit dhe as për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që kanë impakt financiar”.
    Por presidentja shpreson që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, “sa më parë të kemi një Kuvend të ri i cili në seancën e parë pas konstituimit, paradite do të konstituohet, pasdite menjëherë do ta miratojë edhe buxhetin e Republikës së Kosovës, edhe komisionet përkatëse në mënyrë që menjëherë të fillojnë pagesat e rregullta”, thotë Presidentja. Vetë Osmani kishte shprehur shqetësim disa herë për mosmiratimin e buxhetit apo një projektligji për ndarje buxhetore, duke thënë se do të rrezikoheshin pagat e nëpunësve të sektorit publik. Ekspertët e ekonomisë dhe organizatat e ndryshme të biznesit, ndërkaq, edhe më herët kishin ngritur alarmin se vendi po shkon drejt një kolapsi buxhetor, duke thënë se shteti për herë të parë do të mund “të mbyllej” dhe të mos ketë mundësi të paguajë për asnjë shërbim.
    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se nëse nuk do të konstituohen institucionet e reja deri më mars të vitit të ardhshëm, Kosova do të jetë para një kolapsi financiar. “Institucionet do të kenë buxhet edhe për shkurt. Nëse nuk do të ketë zgjidhje të këtij problemi, nga 1 marsi Kosova rrezikon të jetë para një kolapsi financiar, që nuk ka ndodhur në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Ibrahimi. Sipas tij, nëse deri në mars nuk themelohen institucionet e reja, arka e shtetit do të bllokohet dhe kjo do të thotë se “do të përcillet me mosekzekutim të pagave për shërbyesit publikë, mosekzekutim të pensioneve, shtesave për fëmijë, asistencës sociale, e të tjera”.
    Biznesi i Kosovës: Klimë pasigurie në sektorin privat
    Edhe organizata Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar ku mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik. “Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ tregtar dhe dëmton konkurrueshmërinë e prodhimit vendor. Mungesa e reformave fiskale dhe pezullimi i politikave zhvillimore kanë krijuar një klimë pasigurie në sektorin privat. Shumë borde dhe agjenci shtetërore kanë mbetur me ushtrues detyre, pa legjitimitet për të marrë vendime strategjike, duke paralizuar proceset ekonomike”, thuhet në reagim. “Mbi 1 miliard euro kredi dhe grante zhvillimore mbeten të bllokuara në Kuvend për shkak të mosfunksionimit institucional. Këto mjete, që do të mund të investoheshin në energji, infrastrukturë, arsim dhe prodhim, sot qëndrojnë të palëvizshme, ndërsa bizneset përballen me vështirësi të mëdha në terren”, thonë nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës.
    Kriza politike dhe institucionale mbi nëntë muajshe në Kosovë, pa qeveri, pa parlament dhe një cikël të ri zgjedhor në fund të dhjetorit, ka bllokuar edhe ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit dhe Marrëveshjes së Huas. Plani i Rritjes së BE-së përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane. Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi në parlamentin e Kosovës i marrëveshjes me BE-në ka bërë që Kosova të mos marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë./DW

  • Investime të vonuara, borxh i fryrë/ Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë

    Investime të vonuara, borxh i fryrë/ Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë

    “Më mirë të dish sesa të kesh” konfirmohet plotësisht në mënyrën se si qeveria shqiptare zbaton buxhetin publik.
    Cikli i mbarë tek të ardhurat buxhetore nuk po shfrytëzohet me maturi në anën e shpenzimeve. Efikasiteti i dobët i shpenzimeve publike, mosrealizimi i objektivave siç janë planifikuar dhe përdorimi i buxhetit në fund të vitit ul edhe më tej efikasitetin, të konfirmuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
    Në fund të muajit tetor, suficiti buxhetor arriti në mbi 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Kjo shumë ishte 73 për qind më e lartë se plani i suficitit në këtë periudhë prej 28 miliardë lekësh. Akumulimi i suficitit gjithashtu po shoqërohet me marrjen e borxhit të ri, edhe pse rreth 2 miliardë euro nga kreditë e nënshkruara nuk janë disbursuar.
    Të dhënat tregojnë se ky suficit vjen kryesisht nga mosrealizimi i shpenzimeve, si në këtë rast me rreth 22 miliardë lekë, ku shumica e fondeve janë mosrealizim nga investimet kapitale dhe shpenzimet operative. Buxheti është efektiv kur fondet që janë planifikuar përdoren ashtu siç është parashikuar për të ndikuar në ekonomi, për të përmirësuar shërbimet dhe objektivat e qeverisë.
    Akumulimi i likuiditeteve lajmëron pasoja edhe për ekonominë e gjerë, sepse shpenzimet publike, sidomos ato të investimeve, kanë rol të rëndësishëm në nxitjen e aktivitetit ekonomik. Praktikat e viteve të kaluara kanë treguar se i gjithë suficiti i akumuluar gjatë vitit bashkë me deficitin e planifikuar prej 60 miliardë lekësh, që përbëjnë një shumë prej 108 miliardë lekësh rreth 1.1 miliardë euro, përdoren në dhjetor.
    Përdorimi i buxhetit në dhjetor shoqërohet me mungesë transparence dhe financimin e qindra projekteve pas afateve të përcaktuara në ligjin organik të buxhetit. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë dhe u karakterizuan nga një administrim i dobët.
    Sipas KLSH, dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.
    Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliardë lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
    Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve. /Monitor/

  • Investime të vonuara dhe borxh i fryrë! Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë

    Investime të vonuara dhe borxh i fryrë! Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë

    “Më mirë të dish sesa të kesh” konfirmohet plotësisht në mënyrën se si qeveria shqiptare zbaton buxhetin publik.
    Cikli i mbarë tek të ardhurat buxhetore nuk po shfrytëzohet me maturi në anën e shpenzimeve. Efikasiteti i dobët i shpenzimeve publike, mosrealizimi i objektivave siç janë planifikuar dhe përdorimi i buxhetit në fund të vitit ul edhe më tej efikasitetin, të konfirmuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
    Në fund të muajit tetor, suficiti buxhetor arriti në mbi 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Kjo shumë ishte 73 për qind më e lartë se plani i suficitit në këtë periudhë prej 28 miliardë lekësh.
    Akumulimi i suficitit gjithashtu po shoqërohet me marrjen e borxhit të ri, edhe pse rreth 2 miliardë euro nga kreditë e nënshkruara nuk janë disbursuar.
    Të dhënat tregojnë se ky suficit vjen kryesisht nga mosrealizimi i shpenzimeve, si në këtë rast me rreth 22 miliardë lekë, ku shumica e fondeve janë mosrealizim nga investimet kapitale dhe shpenzimet operative.
    Buxheti është efektiv kur fondet që janë planifikuar përdoren ashtu siç është parashikuar për të ndikuar në ekonomi, për të përmirësuar shërbimet dhe objektivat e qeverisë.
    Akumulimi i likuiditeteve lajmëron pasoja edhe për ekonominë e gjerë, sepse shpenzimet publike, sidomos ato të investimeve, kanë rol të rëndësishëm në nxitjen e aktivitetit ekonomik.
    Praktikat e viteve të kaluara kanë treguar se i gjithë suficiti i akumuluar gjatë vitit bashkë me deficitin e planifikuar prej 60 miliardë lekësh, që përbëjnë një shumë prej 108 miliardë lekësh rreth 1.1 miliardë euro, përdoren në dhjetor.
    Përdorimi i buxhetit në dhjetor shoqërohet me mungesë transparence dhe financimin e qindra projekteve pas afateve të përcaktuara në ligjin organik të buxhetit.
    Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë dhe u karakterizuan nga një administrim i dobët.
    Sipas KLSH, dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.
    Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliardë lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
    Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve.
     
  • Nga e hëna ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak bllokimi i buxhetit

    Nga e hëna ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak bllokimi i buxhetit

    Qytetarët e Prishtinës nga e hëna e 24 nëntorit nuk do të ketë më transport publik e as privat për shkak të bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave. Këtë e ka konfirmuar këtë të diele kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një konference për media.
    Rama theksoi se buxheti është bllokuar për arsye politike teksa tha se shërbimet jetike të kryeqytetit janë në prag të ndërprerjes.
    “Prej mbi një vit në mënyrë të vazhdueshme dhe plotësisht në përputhje me procedurat ligjore, kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar, buxheti është blloku për çështje kryesisht politike.
    35 milionë euro prej të cilave 25 janë të ardhura të Komunës, 10 milionë të grandit qeveritar janë blloku nga Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën’”, tha Rama.
    Ai shtoi se kanë marrë edhe paralajmërime të tjera nga ndërmarrje të cilat prej muajsh nuk kanë marrë pagesa. Sipas Ramës, qytetarët janë në rrezik për interesa zgjedhore.
    “Sapo kam përfunduar një takim me përfaqësues të transportit urban dhe shoqata së transportuesve të sektorit privat, të cilët më njoftuan, për fat të keq, nga nesër transporti publik në kryeqytet do të ndalet. Paralajmërime të njëjta kemi marrë edhe nga ndërmarrje të tjera të cilat prej muajsh nuk kanë marrë pagesa, duke cenua shërbimet esenciale të qytetarëve.
    Me keqardhje, e them se nuk kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për interesa zgjedhore, buxheti i kryeqytetit u përdor si mjet në zgjedhjet lokale, e dini që kanë përfunduar, qytetarët votuan për zhvillim e jo për bllokim”, shtoi ai.
    Rama shtoi se shërbimet të transportit urban janë të papaguara prej muajsh të tërë dhe situata ka arritur deri në pikën e bllokimit të shërbimit për qytetarët. Ai bëri thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe Ministrisë së Financave në detyrë, që të veprojnë në mënyrë profesionale, në pajtim me ligjin.

  • Miratohet buxheti i vitit 2026, 83 vota pro e 32 kundër për dokumentin më të rëndësishëm financiar

    Miratohet buxheti i vitit 2026, 83 vota pro e 32 kundër për dokumentin më të rëndësishëm financiar

    Pas 16 orësh debate, parlamenti miratoi buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm.
    Buxheti u miratua me 83 vota pro dhe 32 kundër. Socialisti Erion Braçe nuk votoi dy prej projektligjeve të paketës fiskale, ndërsa socialisti Vullnet Sinaj nuk votoi gjithashtu dy, që u kaluan në orët e para të mëngjesit.
    Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh fokusohet te rritja e pensioneve, rritja e pagës minimale në 500 euro si edhe indeksimi i pagave bazuar në normën e inflacionit. Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të buxhetit në Parlament, premtoi se jo vetëm viti 2026, por i gjithë mandati i katërt do të ketë prioritet pensionistët.

     “Ky buxhet është një buxhet historik për Partinë Socialiste, sepse për herë të parë adreson në mënyrë domethënëse dhe të qëndrueshme përmes një angazhimi financiar afatmesëm prej 1.7 miliard eurosh rritjen e mbështetjes së pensionistëve”, tha Rama.
    Demokratët votuan kundër buxhetit, pasi sipas tyre paratë e taksapaguesve shqiptarë do të përdoren për interesat personale të kryeministrit Rama.
     “Na i kurseni këto sajesat e buxhetit më të madh që do të bëjë shqiptarët më të lumtur. Buxheti që kemi përpara nuk është për shqiptarët. Është për ruajtjen e pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, tha demokrati Gazment Bardhi.
    Debate të mëdha pati edhe për projektligjin e faljes së detyrimeve të akumuluara ndër vite nga bizneset ndaj administratës tatimore dhe doganore, pasi sipas deputetëve demokratë ai përbën një padrejtësi ndaj tatimpaguesve të rregullt.
    Nga ana tjetër, për kreun e Financave, Petrit Malaj, ky projektligj pritet të sjellë një bashkëpunim më të madh mes sipërmarrjeve dhe administratës tatimore./vizionplus.tv

  • “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe në Kuvend: Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen në shërbime publike

    “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe në Kuvend: Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen në shërbime publike

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare duke e vënë theksin tek paratë e buxhetit të shtetit dhe koncensionet.

    Braçe u shpreh se kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet, qoftë ai një ministër apo çfarëdo posti tjetër. Sipas tij tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publike.
    “Në këtë sallë ka deputet që dinë ta lexojnë buxhetin dhe ka që nuk dinë. Të dyja palët kanë zhurmuar fortë dhe kanë gënjyer shumë. Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit politike që u mbajtën në vend. Për çdo pensionist është e qartë se çfarë do ndodh. Më në fund po flas me kartëmonedha dhe me mijë lekë. Është diferencë e madhe nga qindarkat tek mijë lekë në pensione. Çfarë kam unë për pensionet.
    Hiqeni edhe argumentin për rishpërndarjen e fondit të fund vitit për pensionet. Jam kam bërë me dije edhe ministrit të financave dhe ekonomisë që qeveria duhet të llogarisë bonusin sistematik të pensionit për vitin e ardhshëm. Çdo e ardhur shtesë në skemën e pensioneve duhet të përdoret për politikë pensionesh dhe asgjë më shumë.
    Vitin 2026 paga minimale shkon në 50 mijë lekë. Problemi është produktiviteti i shërbimeve publike dhe administratës. Jemi me suficit primar dhe rregulli i artë i buxhetit materializohet më së miri. Borxhi publik vazhdon të bjerë. Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për cilin do që korrupton dhe grabit skemën. Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë. Risku në buxhet vjen nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore, kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo qoftë dhe nuk përmbush detyrim in e parave duhet të largohet”, tha Brace në seancë plenare.

    Top Channel

  • “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe : Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen…

    “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe : Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen…