Tag: buxheti

  • Gjermania miraton projektbuxhetin për 2026, miliarda euro për mbrojtjen

    Gjermania miraton projektbuxhetin për 2026, miliarda euro për mbrojtjen

    Kabineti qeveritar gjerman miratoi të mërkurën një projektbuxhet për vitin 2026, thanë burime qeveritare, duke hapur rrugën për të shpenzuar qindra miliarda euro për infrastrukturë dhe mbrojtje, raporton DPA.

    Buxheti i Ministrit të Financave, Lars Klingbeil, për vitin e ardhshëm parashikon shpenzime prej rreth 520 miliardë eurosh dhe një borxh të ri në vlerë rreth 174 miliardë euro.
    Qeveria e re gjermane, që mori detyrën në maj, ka premtuar të rrisë ndjeshëm investimet për të përditësuar infrastrukturën e amortizuar të vendit dhe për të riarmatosur ushtrinë gjermane.
    Buxheti për vitin 2025, i cili u miratua nga kabineti në qershor, mbetet ende në shqyrtim dhe pritet të miratohet në parlament pas pushimeve verore.
    Buxheti për vitin pasues pritet të hidhet në votim në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit, në nëntor.
    Projektbuxheti thekson si përparësi investimet për rritje ekonomike, më shumë punësim dhe modernizimin e Gjermanisë.
    Ministri i Financave ka paralajmëruar këtë javë se nga viti 2027 priten masa të konsiderueshme kursimi, pasi në buxhetin federal parashikohet një mungesë fondesh prej rreth 172 miliardë eurosh./ REL

    Top Channel

  • Defiçiti në skemën e pensioneve ‘barrë’ mbi buxhetin e shtetit, kërkohen 12 mln euro shtesë për 2026-n

    Defiçiti në skemën e pensioneve ‘barrë’ mbi buxhetin e shtetit, kërkohen 12 mln euro shtesë për 2026-n

    Kontributet gjithnjë e më shumë nuk mjaftojnë për të paguar të gjithë pensionistët në vend. Ky problem rrezikon të thellohet edhe më shumë në vitet në vijim, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore e për pasojë nuk rritet numri i kontribuuesve.
    Ministria e Ekonomisë parashikon që të ardhurat që do të mblidhen në vitin 2026, nga sigurimet shoqërore do të jenë edhe më të ulta se aktualisht për të mbuluar shlyerjen e pensioneve mujore.
    Në programin Buxhetor afatmesëm, ministria thotë se të ardhurat që do të mblidhen do të mbulojnë vetëm 75% të shpenzimeve për pagesën e pensionistëve, nga 76% që është niveli i këtij viti. (Pra nëse shpenzimet do të jenë 100 lekë, të ardhurat do të jenë vetëm 75 lekë). Deri në vitin 2028 është parashikuar që të ardhurat të mbulojnë vetëm 73% të shpenzimeve.
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave buxheti për programin ‘Sigurimi shoqëror’ në 2026-ën do të jetë 463 milionë euro nga 408 milionë euro këtë vit, duke dëshmuar nevojën që do të ketë skema e pensioneve për financim nga buxheti i shtetit për shkak të deficitit që vijon.
    Megjithatë edhe kjo rritje për Ministrinë e Ekonomisë nuk mjafton pasi kërkon rritje të shpenzimeve të planifikuara për ‘Sigurimin Shoqëror’ vitin e ardhshëm me afro 12 milionë euro për të mbuluar diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve të skemës së Pensioneve publike. Pra të ketë në total 485 milionë euro.
    Për të paguar pensionet e 100 qytetarëve sot kontribuojnë 117 punonjës. Ky nivel nuk është i mjaftueshëm për të shlyer pensionet për 721 mijë pensionistë që ka Shqipëria dhe për këtë arsye prej 1 dekade, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit. Vjet nga buxheti i shtetit dolën 135 milionë euro për të mbuluar deficitin ose 0.54% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
    Përveç emigrimit, rënies së lindshmërisë që po reflektohen në treg me mungesë punonjësish edhe punësimi në të zezë dhe nëndeklarimi i pagave, po ndikojnë në skemën e pensioneve pasi mos deklarimi real ul vlerën e kontributeve që paguhen.
    RAPORTI KONTRIBUUES-PËRFITUES
    Kontribuues       843,867 persona
    Pensionistë        721,398 përfitues
    Raporti            1.17 punonjës=1 pension

    BUXHETI I SIGURIMEVE SHOQËRORE
    Viti 2025        408 mln euro
    Viti 2026        463 mln euro
    Rritja             +55 mln euro

    Shënim: Programi “Sigurimi Shoqëror” mbulon me fonde transfertat për individët nga pensionet publike, nga përfitimet në rastet e paaftësisë së përkohshme për punë, nga përfitimet në raste barrëlindje, nga përfitimet në raste të aksidenteve në punë, nga përfitimet e kompensimeve të ndryshme të shpenzimeve nga rritja e çmimeve, nga përfitimet nga sigurimet suplementare, ne momentin e lindjes së te drejtës dhe nevojës për to. Gjithashtu, programi mbulon mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga kontributet e fermerëve dhe të siguruarve vullnetarisht, administrimi i kontributeve dhe i transfertave me destinacion nga buxheti i shtetit në buxhetin e ISSH, si dhe administrimin e të gjithë informacionit që lidhet me të drejtat e fituara të kontribuuesve në skemën e sigurimit shoqëror të detyrueshëm dhe suplementar.

  • Skema e pensioneve drejt një krize të thellë financiare, kontributet mbulojnë vetëm 75% të nevojave, rrezik deri në…

    Skema e pensioneve drejt një krize të thellë financiare, kontributet mbulojnë vetëm 75% të nevojave, rrezik deri në…

  • Buxheti i ri për pensionet, ja sa do të përfitojnë të moshuarit

    Buxheti i ri për pensionet, ja sa do të përfitojnë të moshuarit

    Buxheti për pensionet do të njohë një rritje të konsiderueshme deri në vitin 2028, sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2026– 2028, miratuar nga Këshilli i Ministrave.
    Sipas këtij dokumenti zyrtar, fondi për skemën e pensioneve do të rritet nga 176.2 miliardë lekë në vitin 2025, në 205.4 miliardë lekë në fund të vitit 2028. Rritja me mbi 29 miliardë lekë është pjesë e angazhimit për indeksim dhe mbështetje të qëndrueshme për të moshuarit, duke reflektuar, gjithashtu, ndikimin e plakjes së popullsisë dhe inflacionit. Skema publike e pensioneve do të mbështetet me fonde gjithnjë e më të mëdha për të garantuar vijueshmërinë e pagesave, ndërkohë që parashikohen reforma për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë të sistemit.
    Në raportin shoqërues të dokumentit thuhet se përmirësimi i të ardhurave të pensionistëve dhe përballueshmëria e jetesës për ta, mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë për periudhën 2026– 2028. Së bashku me pensionet, do të rritet edhe fondi për ndihmën ekonomike. Nga 8 miliardë lekë në vitin 2025, ky fond do të shkojë në 10.3 miliardë lekë në vitin 2028. Skema do të synojë vetëm shtresat në nevojë, me kritere të përditësuara të përzgjedhjes dhe mbështetje në bazë të pikëzimit dhe nivelit të varfërisë. Qeveria ka sqaruar se ndihma do të kanalizohet vetëm për kategori të caktuara si familjet pa të ardhura, nënat kryefamiljare, personat pa punë afatgjatë, etj..
    “Skema e ndihmës ekonomike mbështetet në parimin e synimit të targetuar, duke përfshirë vetëm kategoritë më të cenueshme ekonomikisht”, thuhet në raportin shoqërues të dokumentit.
    Sektorët socialë do të kenë financime gjithnjë e më të larta. Ministria e Shëndetësisë, për shembull, do të përfitojë 75.8 miliardë lekë në vitin 2028 nga 69.1 miliardë lekë në 2025. Brenda kësaj shume, do të rritet buxheti për barnat e rimbursueshme (nga 15.1 në 17.2 miliardë lekë), si dhe për Urgjencën Kombëtare, shërbimet në zonat rurale dhe rikonstruksionin e spitaleve. Edhe fondi për mbrojtje sociale, që përfshin pagesat për persona me aftësi të kufizuara, fëmijë jetimë, gratë viktima të dhunës dhe kategori të tjera të pambrojtura, do të rritet. Nga 20.4 miliardë lekë në 2025, fondi do të arrijë në 22.6 miliardë lekë në vitin 2028, me përqendrim te përmirësimi i shërbimeve sociale dhe integrimi i grupeve vulnerabël në jetën ekonomike. Qeveria synon, gjithashtu, të garantojë qëndrueshmërinë makroeko-nomike, duke ruajtur normën e rritjes ekonomike në 4% çdo vit deri në fund të vitit 2028. Buxheti total i shtetit do të rritet nga 4.7 miliardë euro në 2025 në mbi 4.9 miliardë euro në 2028, me një shpërndarje më të ekuilibruar të fondeve drejt sektorëve të kujdesit dhe mbështetjes sociale.
    Ndërkohë, sektori i mbrojtjes do të ketë gjithashtu fonde të shtuara për modernizim, ndërsa disa linja të infrastrukturës do të reduktojnë peshën e tyre në shpenzimet buxhetore për t’i hapur rrugë investimeve sociale. Në këtë kuadër, Ministria e Infrastrukturës do të shohë një ulje të lehtë të fondeve, nga 760 milionë euro në 2026 në 714 milionë euro në vitin 2028. Përmes kësaj qasjeje, qeveria thekson se do të garantojë “një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare dhe një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës për shtresat më të prekura të shoqërisë”.

  • Spahiu: Në Shqipëri ka të dënuar që kanë më shumë lekë se buxheti vjetor i burgjeve

    Spahiu: Në Shqipëri ka të dënuar që kanë më shumë lekë se buxheti vjetor i burgjeve

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në Shqipëri, ka të burgosur që kanë më shumë lekë, se buxheti vjetor i burgjeve.
    I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv, ku u diskutua lidhur me kontrollet blitz në burgje për mjetet e paligjshme në qeli, sigurinë dhe takimet speciale, ai tha se problem sot në burgje është futja e telefonave dhe e sendeve të tjera të paligjshme.
    ‘Ndodh që 99% e publikut se dinë se kush janë realisht kushtet në burgje. Sot në Shqipëri nuk i kanë prioritet burgjet. Ne vijmë nga zgjedhjet dhe s’kemi parë asnjë parti që të flas për burgjet se cili është buxheti dhe nëse duhet që të investohet në to. Publiku nuk është koshient se sa është kosto për të mirëmbajtur paraburgimin ose burgjet në Shqipëri. Sot ke të burgosur në Shqipëri që kanë të ardhura më shumë se buxheti vjetor i burgjeve në Shqipëri.
    Por a është sot problem takimi i një të burgosuri nga një vajzë e shoëbizit. Nëse ajo me vullnetin e saj shkon ta takojë dhe të bëjë edhe marrëdhënie intime me të, s’ka asgjë, pro nëse kemi korruptim ai është problem tjetër, si për futjen e telefonave apo të tjera sende këtu funksionon ligji pastaj. Por, Drejtoria e Burgjeve i konsideron të barabartë të burgosurit për vizita?’, tha ai.

  • Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

    Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

    Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton rritje progresive të fondeve që do të jepen për Ministrinë e Ekonomisë për politikat e pensioneve dhe Ministrinë e Mbrojtjes për angazhimet në rritje për buxhetin e NATO-s.
    Në vitin 2026 vjen buxheti për insititucionet do të jëtë 4.8 miliardë dhe Ministria e Ekonomisë do të marrë afro 700 mln euro nga 570 që menaxhon këtë vit, ndërsa buxheti i mbrojtjes nga 520 milionë euro do të rritet në 607 milionë euro deri në vitin 2028.
    Ministria e Shëndetësisë, e cila ka edhe pjesën kryesore të buxhetit, do të ketë një rritje të lehtë, nga 800 milionë euro në 820 milionë euro në 2028.
    Ndërsa buxheti i infrastrukturës do të organizohet me planin e projekteve, pasi nga 690 milionë euro, fillimisht do të rritet në 760 milionë euro dhe më pas të ulet në 715 milionë euro në vitin 2028.
    Ndërkohë nga ana tjetër, bie në sy reduktimi i buxhetit për drejtësinë e në veçanti për SPAK. Për Prokurorinë e Posaçme, buxheti do të faturojë 18 mln euro në vit, nga 23 që ka dhënë gjatë viteve të fundit, pritet të reduktohet me 5 mln euro.

  • Pensionet dhe ‘Mbrojtja’ marrin ‘pjesën e luanit’, buxheti i institucioneve rritet me 210 mln € deri në 2028

    Pensionet dhe ‘Mbrojtja’ marrin ‘pjesën e luanit’, buxheti i institucioneve rritet me 210 mln € deri në 2028

    Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet të shpenzohen 8.5 miliardë euro vitin që vjen nga 8.2 miliardë euro të planifikuara për këtë vit.
    Por si planifikohet të bëhet shpërndarja e buxhetit për institucionet? Në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 që është publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet rritje graduale e fondeve që do të jepen për 95 institucione që mbështeten me buxhet. Nëse këtë vit për institucionet shpenzimet janë të planifikuara në 4.7 miliardë euro në vitin që vjen rriten në rreth 4.8 miliardë dhe në 2028-ën kapërcejnë vlerën 4.9 miliardë euro.
    Edhe pse buxhetin më të lartë do vijojë ta ketë Ministria e Shëndetësisë, rritjen më të madhe të shpenzimeve do ta kenë Ministria e Ekonomisë me fokus kryesor tek pensionet dhe Ministria e Mbrojtjes, si detyrim edhe ndaj vendimit të NATO-s për të shtuar buxhetin e mbrojtjes.
    E përkthyer në shifra, Ministria e Ekonomisë që sot drejtohet nga Blendi Gonxhja nga 570 milionë euro shpenzime që ka, deri në 2028-ën ky buxhet i rritet me gati 130 milionë euro, e në total planifikohet të marrë 699 milionë euro. E gjithë kjo rritje e fondit do të shkojë për programin e sigurimeve shoqërore, duke dëshmuar nevojën që do të ketë skema e pensioneve për financim nga buxheti i shtetit për shkak të deficitit që vijon.
    Për të siguruar armatime, mjete ushtarake, arsim apo mbrojtjen civile buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në 3-vitet e ardhshme do të vijojë të rritet. Nga 520 milionë euro që është këtë vit, në 2028-ën planifikimi i bërë është që buxheti të arrij në 607 milionë euro.
    Edhe pse me rritje të lehtë nga viti aktual, Ministria e Shëndetësisë, renditet e para me pjesën më të madhe të buxhetit. Nga 800 milionë euro këtë vit, buxheti do të rritet në 820 milionë euro për shëndetësinë deri në 2028-ën, për të mbuluar të gjitha nevojat në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë nga pagat deri në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.
    Ndërsa Ministria e Infrastrukturës, që këtë vit mori 690 milionë euro buxhet, pritet të marrë 760 milionë euro vitin tjetër dhe më pas të ulet në 714 milionë euro në vitin 2028. Edhe për këtë 3-vjeçar vëmendja do të jetë tek rrugët, pasi transporti rrugor do të ketë 50% të totalit të buxhetit që merr kjo ministri.
    Kurse buxheti për institucionet e drejtësisë parashikohet në të njëjtat nivele, me përjashtim të SPAK që është në rënie nga 23 milionë euro këtë vit, në 18 milionë euro për çdo vit nga 2026-ta deri në 2028-ën.

  • Kush do të shpenzojë më shumë para publike? Ja ‘kampionët’ e buxhetit të ri, shifrat që befasojnë!

    Kush do të shpenzojë më shumë para publike? Ja ‘kampionët’ e buxhetit të ri, shifrat që befasojnë!

  • Në vitin e katërt rishikohet strategjia e biznesit dhe investimeve, ulen kostot për disa shtylla

    Në vitin e katërt rishikohet strategjia e biznesit dhe investimeve, ulen kostot për disa shtylla

    Strategjia e zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027 është rishikuar në një draft të nxjerrë për konsultim duke ulur koston e financimit të saj në të paktën tre shtylla.Sipas dokumenteve që shoqërojnë këtë rishikim thuhet se ky rishikim bëhet pas monitorimit të ecurisë së saj në këto vite, konsultimeve me palët e interesit por edhe një panorame më realiste të ecurisë të shtyllave që ajo mbulon.sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit tre shtyllat që kanë kosto të rishikuar janë ajo për tërheqjen dhe investimeve, ajo për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe inovacionin si dhe arsimi profesional.“Financimi do të bëhet nga Buxheti i Shtetit për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit brenda tavaneve buxhetore sipas parashikimeve buxhetore afatmesme dhe afatgjata në PBA 2025-2027, në programin buxhetor 04130 “Mbështetje për Zhvillim Ekonomik”, e detajuar si vijon:–  Shtylla e “1.1 Tërheqja e investimeve dhe ndërkombëtarizimi” ishte parashikuar me koston indikative gjithsej 152.7 mln lekë (nga këto buxheti i shtetit 66.88 mln lekë, financim i huaj 1.6 mln lekë dhe hendek financiar 84.22 mln lekë).Në këtë shtyllë veprimi prioritar “Programi i zhvillimit të ofruesve” është zëvendësuar me veprimi prioritar “Vlerësimi i modelit të diplomacisë ekonomike”.Si rezultat i këtij ndryshimi, kosto gjithsej për këtë shtyllë është ulur gjithsej me 27.2 mln lekë, e specifikuar me kosto indikative gjithsej 125.50 mln lekë (nga këto buxheti i shtetit 94.50 mln lekë, financim i huaj 1.6 mln lekë dhe hendek financiar 29.40 mln lekë).–  Shtylla 1.2 “Zhvillimi i NVM-ve, sipërmarrja dhe inovacioni” ishte parashikuar me koston indikative gjithsej 9, 271. 88 mln lekë (nga këto buxheti i shtetit 6, 669. 38 mln lekë, financim i huaj 2,147.16 mln lekë dhe hendek financiar 425.20 mln lekë).Në këtë shtyllë, veprimi prioritar “Skema për mbështetjen e sipërmarrjes me bazë konkurrencën” ndryshohet me veprimin prioritar “Lidhja mes NMVM-ve dhe startup-eve” dhe veprimi prioritar “Fuqizimi i ekosistemit të start-upeve” ndryshohet me veprimi prioritar “Akses në Programet e Bashkimit Evropian në fushën e biznesit”.Si rezultat i këtyre dy ndryshimeve, kosto gjithsej për këtë shtyllë është ulur me 2, 312.8 mln lekë, e specifikuar me kosto indikative gjithsej 6, 959. 10 mln lekë (nga këto buxheti i shtetit 6, 483.86 mln lekë, financim i huaj 50.03 mln lekë dhe hendek financiar 425.20 mln lekë).Shtylla 1.3 “Zhvillimi i kapitalit njerëzor” ishte parashikuar me koston indikative gjithsej 181,14 mln lekë (nga këto buxheti i shtetit 37.70 mln lekë, financim i huaj 2 dhe hendek financiar 142.44 mln lekë).Në këtë shtyllë, veprimi prioritar “Program për zhvillimin e forcës së punës” për dhe me NVM-të dhe investitorët” ndryshohet me veprimi “Sensibilizimi dhe përfshirja e bizneseve në reformat e sistemit të VET-së”.Si rezultat i këtij ndryshimi, kosto gjithsej për këtë shtyllë është ulur me 43.16 mln lekë e specifikuar me kosto indikative gjithsej 137.98 mln lekë (nga këto buxheti i shtetit 17.74 mln lekë dhe hendek financiar 120.24 mln lekë)” thuhet në ndryshimet që i janë bërë strategjisë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Buxheti “mollë sherri”, Erandi përplaset me Ester: Jam shumë i madh për t’u marrë me ty!

    Buxheti “mollë sherri”, Erandi përplaset me Ester: Jam shumë i madh për t’u marrë me ty!

    Buxheti i ulët i javës ka sjellë vështirësi në menaxhimin e shpenzimeve, duke krijuar situata tensionuese mes fermerëve.
    Ester Allushi teksa vijon të mbajë për të dytën herë titullin e kryefermeres, i është dashur të përballet edhe me pjesën tjetër të fermervë në lidhje me ndarjen e buxhetit, e kryesisht me Erandin.
    Ky i fundit është shprehur se nuk duhej të merreshin cigare, kur buxheti ishte shumë i ulët. Ai deklaroi se Ester e ka ndarë buxhetin sipas dëshirës së saj.

    Nga ana tjetër, Ester tha se toni i zërit dhe të bërtiturat e Erandit ishin të papranueshme.
    Pjesë nga biseda:
    Ester: Kur u bë buxheti, zgjodha dy fermerë, por nuk donin të merrnin pjesë dhe e bëra vetë. Erandi kishte zgjedhur të ulëriste. Nuk e di për çfarë dhe pse me atë ton zëri. Ishte shumë e shpifur. Dhe dua t’i them Big Mamës që nuk bëj si e fortë, ishin thjesht momente acarimi. Buxheti u nda shumë mirë. Të gjithë thonë sikur nuk i duan cigaret, por shkallojnë kur s’i kanë.
    Erandi: Ti nuk e kupton atë që them. Unë të kërkova listën dhe ti nuk ma dhe. Ti më bërtite.
    Ester: Unë të kam bërtitur ty? Jo. Ngritja ime e zërit erdhi si pasojë e tonit tënd.
    Erandi: O Ester, jam shumë i madh për t’u marrë me ty. Ndarja ishte vërtet problem. Kërkova një shampo trupi dhe s’e kam marrë. Kur ti më heq të drejtën mua, unë nuk të shoh a qesh, a ç’a bën. Shumë gabim kur njëri e ka problem dhe ti qesh pas krahëve.
    /vizionplus.tv