Tag: buxheti

  • Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani gati 400 mln euro

    Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani gati 400 mln euro

    Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën. Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up.Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.Në vitin 2015 nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në vitin 2017 u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën. Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në vitin 2018 u dha me koncesion Rruga e Arbrit.U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit.Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik – Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.Kufiri, deri tani, nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017 – 2024, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në shtatë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 84 miliardë lekë (rreth 840 milionë euro) për 12 koncesione: Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot – Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum – Dukat; Inceneratori i Elbasanit.Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (19.3 miliardë lekë), sterilizimin (13 miliardë lekë), skanimin (12.3 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (7.4 miliardë lekë) – shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017 – 2024.Nga këto 12 koncesione, për gjashtë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi e laboratorët – është hapur hetim zyrtar ose kanë filluar procedurat nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto gjashtë koncesione për periudhën 2017 – 2024 është 39 miliardë lekë (rreth 400 milionë euro), që përbën 46% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!!Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme. Burimi: Ministria e Financave, buxhetet faktike  Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësve Rënia e koncesioneve  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “6 projekte korruptive sa buxheti vjetor i Bashkisë Tiranë”,Bardhi sulmon Ballukun:CV-ja e saj e korruptuar i siguron..

    “6 projekte korruptive sa buxheti vjetor i Bashkisë Tiranë”,Bardhi sulmon Ballukun:CV-ja e saj e korruptuar i siguron..

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka denoncuar aferat dhe korrupsionin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
    Së fundmi, Balluku është caktuar drejtuese fushate e PS-së për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Tiranë, ku do mundohet t’i sigurojë fitoren Ogerta Manastirliut.
    Bardhi thekson edhe një herë se CV-ja e Ballukut është e pasur me projekte korruptive, të cilat i siguruan asaj një post qendror në qeverinë Rama dhe drejtimin e fushatës së Tiranës.
    Bardhi rendit, tunelin e Llogarasë, gjeneratorët “Tigri 1 dhe Tigri 2”, manipulimin me çmimet e energjisë, e më pas me disa akse të vendit dhe deri tek inceneratori i Tiranës.

    Postimi i Gazment Bardhit:Ëndrrat dhe planet e Belinda Ballukut, që nuk përfshijnë ato të Ogertës, për mungesë hapësire në poster!👇Vetëm në 6 projekte korruptive vlera e vjedhjes arrinë sa Buxheti i plotë vjetor i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë me këtë CV të pasur vazhdon të ecë e qetë dhe e qeshur rrugëve të Tiranës, sa kohë ka nënshtruar me presion kriminal SPAK dhe prokurorët janë NËNSHTRUAR!Ëndrrat dhe planet vazhdojnë sigurisht për veten dhe fëmijët e tyre, ndërkohë që detyrojnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të braktisin të pashpresë Shqipërin

  • Bardhi publikon CV e korrupsionit të Belinda Ballukut: Vetëm në 6 projekte ka vjedhur sa buxheti vjetor i Bashkisë Tiranë. Ka nënshtruar me presion kriminal SPAK

    Bardhi publikon CV e korrupsionit të Belinda Ballukut: Vetëm në 6 projekte ka vjedhur sa buxheti vjetor i Bashkisë Tiranë. Ka nënshtruar me presion kriminal SPAK

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën e akuzon për përfshirje në projekte korruptive me vlera të mëdha.
    Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ironizoi Ballukun për “ëndrrat dhe planet” e saj personale, ndërsa sipas tij, vetëm në 6 projekte të saj korruptive, “vlera e vjedhjes arrin sa buxheti vjetor i Bashkisë së Tiranës”.
    Sipas Bardhit, Balluku vazhdon të ecë “e qetë dhe e qeshur” në rrugët e kryeqytetit për shkak të ndikimit që ka mbi SPAK dhe organet e drejtësisë.
    “Vetëm në 6 projekte korruptive, vlera e vjedhjes arrin sa Buxheti i plotë vjetor i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, me këtë CV të pasur, vazhdon të ecë e qetë dhe e qeshur rrugëve të Tiranës, sa kohë ka nënshtruar me presion kriminal SPAK dhe prokurorët janë nënshtruar,” shkruan Bardhi.
    Ai e mbyll reagimin duke theksuar se ndërsa politikanët planifikojnë për veten dhe fëmijët e tyre, shqiptarët detyrohen të braktisin vendin për shkak të mungesës së shpresës.

  • Skema e pensioneve gjithnjë e më e ‘kripur’, vitin e ardhshëm do të marrë 2 mld € shpenzime! Rritet deficiti, kontributet s’mjaftojnë

    Më shumë se 2 miliardë euro do të jetë fatura e pensioneve për vitin 2026. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore për 3 vitet e ardhshme ku planifikohet rritje e shpenzimeve për këtë program.

    Sipas të dhënave të bëra publike nga ISSH, planifikohet që shpenzimet të rriten me 117 milionë euro në raport me këtë vit. Kjo kosto do të vijojë të rritet për të arritur në 2.2 miliardë euro në vitin 2028.

    Paralelisht me rritjen e shpenzimeve për Sigurimet Shoqërore, do të rritet edhe financimi nga buxheti i shtetit për të mbuluar këtë skemë, përfshirë edhe deficitin. Report TV mëson se financimi nga buxheti i shtetit nga 408 milionë euro këtë vit do të rritet në 514 milionë euro vitin tjetër dhe deri në vitin 2028 financimi nga buxheti do të arrijë në 601 milionë euro.

    Duke qenë se të ardhurat që mbledh ISSH nga kontributet nuk janë të mjaftueshme për të shlyer pensionet e 721 mijë qytetarëve, buxheti i shtetit është kthyer në ‘shpëtim’ për skemën deficitare të pensioneve.

    Pritshmëritë janë që të ardhurat që do të mblidhen vitin tjetër do të mbulojnë vetëm 75% të shpenzimeve për pagesën e pensionistëve, nga 76% që është niveli i këtij viti. (Pra nëse shpenzimet do të jenë 100 lekë, të ardhurat do të jenë vetëm 75 lekë). Deri në vitin 2028 është parashikuar që të ardhurat të mbulojnë vetëm 73% të shpenzimeve.

    Për të paguar pensionet e 100 qytetarëve sot kontribuojnë 117 punonjës. Ky nivel nuk është i mjaftueshëm për të shlyer pensionet dhe për këtë arsye prej 1 dekade, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit. Emigrimi, rënia e lindshmërisë, punësimi në të zezë dhe nëndeklarimi i pagave, po dëmtojnë skemën e pensioneve pasi mos deklarimi real ul vlerën e kontributeve që paguhen.

    Sa i takon bonusit të pensionistëve, sipas dokumentit të siguruara nga Report TV, në buxhet është planifikuar shpenzim prej gati 190 milionë euro në tre vitet e ardhshme.

    Edhe për vitet në vijim parashikohet dhënia e dy bonuseve e diferencuar në varësi të vlerës mujore që merr pensionisti. Kjo skemë do të ndiqet deri kur të jetë gati skema e re e pensioneve, e cila ende vijon të punohet dhe nuk është gati. /shqiptarja.com/

  • Buxheti zhyt në krizë Francën, rrezikohet qeveria! Kryeministri përballet me mocion mosbesimi

    Buxheti zhyt në krizë Francën, rrezikohet qeveria! Kryeministri përballet me mocion mosbesimi

    Kryeministri Francois Bayrou përballet në 8 shtator me mocion mosbesimi, që rrezikon ta rrëzojë sërish qeverinë ne Francë.

    Ishte vetë kreu i qeverisë që kërkoi një masë të tillë mes diskutimeve të nxehtë mbi buxhetin e planifikuar të kursimeve, i cili po kundërshtohet ashpër në vend.
    Qeveria e pakicës po planifikon kursime prej pak më shumë se 44 miliardë eurosh për të ulur deficitin në 4.6 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) vitin e ardhshëm – që është ende larg kritereve të BE-së. Ndër masat simbolike është anulimi i dy festave zyrtare. Me këtë votëbesimin, Bayrou po ndërmerr një hap që kërcënon më shumë sesa vetëm karrierën e tij. Nëse dështon, Presidenti Emmanuel Macron do të detyrohet të zëvendësojë kryeministrin e katërt dhe të emërojë një kryetar të pestë qeverie brenda rreth 600 ditësh – pas Élisabeth Borne, Gabriel Attal dhe Michel Barnier.
    Franca sot është e ngarkuar nga një mal borxhesh që tejkalon 3 trilionë euro, dhe barra e interesit i ha dhjetëra miliarda nga buxheti çdo vit. Brukseli po nxit masa shtrënguese, ndërsa tregjet financiare po i ndjekin nga afër politikëbërësit parizienë. Pas njoftimit të Bayrou-t, tregu i aksioneve reagoi me rënie çmimesh dhe rritje të normave të interesit për obligacionet qeveritare, të cilat këtë muaj madje tejkaluan përkohësisht nivelet e Greqisë. Pa një plan të besueshëm konsolidimi, Parisi përballet me një ulje të vlerësimit nga agjencitë e vlerësimit.
    Nëse Kryeministri dështon më 8 shtator, Presidenti Macron, i cili mbështet buxhetin e kursimit, do të përballet me vendime të vështira, ndërsa në këtë pikë, mund të diskutohen mes të tjerash edhe gjasat një vit e gjysmë para zgjedhjeve presidenciale, t`i hapet rruga një transferimi të parakohshëm të pushtetit.

    Top Channel

  • “Buxheti Faktik 2024 për Qytetarin”, informacion dhe transparencë për të ardhurat

    “Buxheti Faktik 2024 për Qytetarin”, informacion dhe transparencë për të ardhurat

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se për herë të parë është hartuar dhe publikuar “Buxheti Faktik 2024 për Qytetarin”, një dokument i posaçëm dhe i dedikuar për publikun e gjerë. Malaj tha se, “ky raport synon të ofrojë transparencë të plotë dhe informacion të thjeshtuar mbi të ardhurat e mbledhura nga taksat dhe burime të tjera, si dhe mënyrën se si këto fonde janë shpenzuar në funksion të investimeve dhe prioriteteve të vendit”. “Qëllimi ynë është dhënia e një informacioni të thjeshtuar e lehtësisht të kuptueshëm nga të gjithë, mbi reformat e rëndësishme që po ndërmarrim për të përmirësuar menaxhimin e parave publike”, u shpreh ministri.
    Ky dokument përfaqëson një hap domethënës në forcimin e llogaridhënies publike dhe transparencës fiskale, si pjesë e angazhimit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Buxheti për Qytetarin” u krijua me qëllimin për t’ia afruar më shumë politikën fiskale qytetarëve, duke i bërë ata më të informuar dhe më të ndërgjegjshëm për përdorimin e fondeve publike.
    Ministri ndau në rrjete sociale linkun : https://financa.gov.al/buxheti-faktik-per-qytetaret/, ku gjendet dokumenti mbi “Buxheti Faktik 2024 për Qytetarin”, me të gjitha detajet mbi treguesit fiskal dhe financat publike për vitin 2024. Sipas këtij dokumenti, “Qeveria vijoi  të kishte në fokus mbajtjen e një  buxheti të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Në vitin 2024, qeveria mblodhi 10.4% më shumë të ardhura se një vit më parë, ndërsa shpenzimet u rritën me 8.0%. Ekonomia shqiptare vazhdoi të rritej në vitin 2024.
    Prodhimi i përgjithshëm ekonomik (PBB) i vendit u rrit me 4%, në vlerën 25 miliardë euro ose 3,3 miliardë euro më shumë se në 2023. Të ardhurat për frymë u rritën me 10, 490 euro dhe të ardhurat totale buxhetore u ritën me 6,8 miliardë euro ose 644 milionë euro më shumë se në 2023”. Gjithashtu shpenzimet për mbrojtjen sociale prekën shifrën e 2,3 miliardë eurove, shpenzimet për arsimin u rritë në 774,1 milionë euro ose 110 milionë euro më shumë se një vit më parë. Ndërsa shpenzime shëndetësore arritën vlerën e 709,6 milionë eurove ose 80,3 milionë euro më shumë se në 2023.

  • “Buxheti për Qytetarin”, Malaj: Qëllimi, dhënia e një informacioni të thjeshtuar

    “Buxheti për Qytetarin”, Malaj: Qëllimi, dhënia e një informacioni të thjeshtuar

    Për herë të parë Ministria e Financave ka hartuar Buxhetin Faktik 2024 për Qytetarin, si një dokument tërësisht të dedikuar.
    Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri me dije ky raport përmban të dhëna mbi të ardhurat që mblidhen nga taksat dhe burimet e tjera, por edhe për mënyrën se si paratë shpenzohen, duke u kthyer në investime e prioritete, në dobi të ekonomisë sonë të përbashkët.
    “Qëllimi ynë është dhënia e një informacioni të thjeshtuar e lehtësisht të kuptueshëm nga të gjithë, mbi reformat e rëndësishme që po ndërmarrim për të përmirësuar menaxhimin e parave publike, të gjitha këto, si pjesë e udhëtimit tonë të përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkroi ai në rrjetet sociale.
    “Buxheti për Qytetarin” u krijua me qëllimin për t’ia afruar më shumë politikën fiskale qytetarëve, duke i bërë ata më të informuar dhe më të ndërgjegjshëm për përdorimin e fondeve publike.

  • ”Kemi bashki për të qepur kufij sipas oreksit”, Tabaku: Zjarrfikësit mbahen në jetë me transferta nga buxheti i shtetit

    ”Kemi bashki për të qepur kufij sipas oreksit”, Tabaku: Zjarrfikësit mbahen në jetë me transferta nga buxheti i shtetit

    Në një kohë së situata me zjarret është alarmuese, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reflektim për reformën territoriale që u bë në vitin 2015, thotë se sot 15 vite më vonë s’kemi bashki për qytetarët, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. ”Zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit”,-shkruan Tabaku.
    Postimi i plotë

    Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. Pa funksione reale, por me shumë peshë në tepsinë elektorale.
    Dhjetë vjet më pas, koka bën, shqiptarët e pësojnë. Si opozitë, kur kërkuam decentralizim dhe përgjegjësi, qeveria u fsheh pas alibive. Hallin e kishin tek numri i bashkive në tepsi, jo tek hallet e qytetarëve.
    Sot, zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit. Dhe prapë, vendimet i merr qeveria, por përgjegjësia u lihet të tjerëve. Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës, por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile. Pse? Sepse aty nuk ka interes për korrupsion!

  • ‘Miliona për inceneratorin, zero për emergjencat civile’, Tabaku: Shqiptarët vuajnë pasojat

    ‘Miliona për inceneratorin, zero për emergjencat civile’, Tabaku: Shqiptarët vuajnë pasojat

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar për situatën alarmante që po kalon vendi ynë nga zjarret. Sipas saj, shteti vetëm fajëson pushtetin vendor, ndërkohë që vendimet i merr vetë.
    Sipas Tabakut, në vitin 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës, por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile.
    Reagimi i Jorida Tabakut:
    “Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës — por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile
     
     
    Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. Pa funksione reale, por me shumë peshë në tepsinë elektorale.
    Dhjetë vjet më pas, koka bën, shqiptarët e pësojnë. Si opozitë, kur kërkuam decentralizim dhe përgjegjësi, qeveria u fsheh pas alibive. Hallin e kishin tek numri i bashkive në tepsi, jo tek hallet e qytetarëve.
    Sot, zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit. Dhe prapë, vendimet i merr qeveria, por përgjegjësia u lihet të tjerëve. Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës — por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile. Pse? Sepse aty nuk ka interes për korrupsion!”

  • Buxheti qesharak, Sula: Shqipëria renditet në fund të Europës për zhvillim shkencor dhe universitar

    Buxheti qesharak, Sula: Shqipëria renditet në fund të Europës për zhvillim shkencor dhe universitar

    Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka reagur në një deklaratë për mediat nga selia e PD për për mbështetjen financiare nga qeveria për kërkimin dhe zhvillim shkencor dhe universitar.

    Sipas zyrtares së PD, Shqipëria renditet në fund të Europës për mbështetjen financiare për kërkim dhe zhvillim shkencor dhe universitar. “Buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro”, tha ajo.

    Deklarata e drejtueses së departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

    Sipas Eurostat, për vitin 2024, Shqipëria renditet në fund të Europës për mbështetjen financiare për kërkim dhe zhvillim shkencor dhe universitar.

    Buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro. Edhe pse kjo shifër është e fryrë, sepse qeveria e ka shtuar duke raportuar shpenzimet për qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, me fondin e pagave të Akademisë së Shkencave, apo Agjenci qeveritare si ajo e Mjedisit, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, drejtoresha e së cilës, siç kanë njoftuar mediet, merrej me inovacione në transferimin e votave.

    Pra edhe pse shumë e fryrë – përsëri ajo mbetet në nivelin më të ulët në Europë.

    Realisht buxheti i qeverisë për kërkim shkencor është më pak se 10 milionë euro ose 0,06 % i PBB.

    Diferenca e thellë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian që është 0.71% e PBB- ose afro 128 miliardë euro, tregon hendekun e pamatshëm mes kolapsit ku gjendet Shqipëria dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme për dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik

    Sipas Eurostat, investimet publike në kërkim shkencor dhe zhvillim janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

    Nëse vendet europiane e kanë rritur financimin me 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, (kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro), ne mbetemi në vendnumëro me gjithë shfaqjet pompoze për arritje në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

    Ekspertët e lidhin këtë nivel shumë të ulët financimi në Shqipëri me mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kërkimit shkencor dhe me prioritetet e ekonomisë shqiptare të përqendruar kryesisht tek ndërtimi dhe turizmi – të cilët nuk nxisin kërkim, teknologji apo risi.

    Nënfinancimi i vijueshëm dhe mungesa e infrastrukturës moderne akademike lidhet jo vetëm me mungesën e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim por shumë më tepër me urrejtjen e shpallur që partia shtet ka për elitën e shoqërisë, me përçmimin dhe shtypjen e çdo mendimi të lirë në ato që duhej të ishin tempujt ku ndërtohet e ardhmja, me presionet dhe shantazhet që thyejnë çdo standard e godasin integritetin e pedagogut, me zbatimin e metodave të diktaturës si në vitin 1946, me ngritjen e klaneve që përdorin deri edhe studentë për të diskriminuar stafet akademike e kërkimore.

    Largimi nga puna i pedagogut të nderuar dhe dekan me kontribute të çmuara, ndërprerja e marrëdhënieve të punës e specialistëve të mirëfilltë, vetëm se kanë mendim të ndryshëm nga rilindja, shantazhet e kulisat për të tjerë profesorë që duhet të bëhen dhe do të bëhen publike kanë vetëm një emërues; lënie pa dinjitet, nëpërkëmbje dhe përdorje e botës universitare- pasaporta që këto 12 vite qeverisjeje na ka lënë në fund të Europës, pasaporta që i ka dyert e mbyllur për në Europë.
    Nuk mund te presesh me shume prej nje qeverie qe shpenzon qindra miliona euro per te vjedhur zgjedhjet.

    Kur zgjedhjet jane farsë çdo gjë tjetër është farsë!