Tag: buxheti

  • “Balluku shkaktoi dëme sa buxheti i shtetit” – zbulon Ahmetaj, Kopliku: Po hetohet vetëm maja e ajsbergut

    “Balluku shkaktoi dëme sa buxheti i shtetit” – zbulon Ahmetaj, Kopliku: Po hetohet vetëm maja e ajsbergut

    Drejtuesi i ri i departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Ted Kopliku, ka komentuar në një studio televizive vendimin e SPAK-ut për të marrë nën hetim zv/kryeministren Belinda Balluku.
    Kopliku tha se hetimi ndaj numrit dy të qeverisë është një zhvillim i rëndësishëm, por sipas tij, tregon vetëm “majen e ajsbergut” të problemeve që ekzistojnë në drejtësinë shqiptare.
    “SPAK bën lajme. Kemi numrin dy të qeverisë tani, më parë kreun e Bashkisë së Tiranës. Këta sulmohen nga drejtësia, por nuk duhet të harrojmë se Balluku hetohet për majën e ajsbergut për supervizimin e tunelit të Llogarasë, as për tunelin në vetvete, por për supervizimin e tij,” u shpreh Kopliku.
    Ai theksoi se publikut po i jepet përshtypja se po bëhet drejtësi, ndërkohë që sipas tij, dëmet reale për ekonominë nuk po hetohen në mënyrë të plotë.
    “Jepet ideja sikur këtu po bëhet drejtësi, kur ish-zv/kryeministri akuzonte Ballukun se dëmi i saj në ekonomi përllogaritet sa buxheti i shtetit,” shtoi ai.
    Kopliku vuri në dukje se ndonëse është “thyer një tabu” përsa i përket ndjeshmërisë së drejtësisë ndaj figurave të larta politike, hetimet vijojnë të jenë të pjesshme dhe të orientuara.
    “Është thyer një tabu se politikanët nuk janë të paprekshëm, por ka mungesa në drejtësi. Nuk ka hetime për krimin zgjedhor, ndërkohë që OSBE flet për drejtësi të instrumentalizuar që ka goditur opozitën,” theksoi ai.

  • Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

    Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

    Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti shprehet se në 34 muaj, 100 milionë euro nga buxheti i shtetit kanë kaluar për llogari të biznesmenit italian, Francesco Becchetti.
    Në një reagim në platformën sociale, Facebook, Teliti thotë se fitorja e Beccettit ndaj qeverisë shqiptare është një faturë e rëndë për qytetarët, si pasojë e vendimmarrjeve abuzive të pushtetit.
    ‘Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025)’, shkruan Teliti.
    Këshilltari ekonomik i PD, e mbyll reagimin me faktin se fatura e Becchettit, ‘është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot”.
    34 MUAJ, 100 MILIONË EURO NGA BUXHETI TE BECCHETTI.
    Becchetti fitoi gjyqin ndaj qeverisë shqiptare — por fitoren e tij po e paguajnë qytetarët e thjeshtë, e jo qeveritarët.
    Jo ata që morën vendimet, jo ata që abuzuan me pushtetin, por taksapaguesit që mezi mbyllin muajin.
    Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025).
    Pra e thënë troc dhe qartë:
    Becchetti merr nga Albcontrol,
    Albcontrol merr nga Qeveria,
    Qeveria merr nga xhepat e shqiptarëve.
    Ky është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot”.

  • “Mall pa zot”, Teliti godet Ramën: 100 milionë euro për Becchettin, faturë për qytetarët

    “Mall pa zot”, Teliti godet Ramën: 100 milionë euro për Becchettin, faturë për qytetarët

    Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti shprehet se në 34 muaj, 100 milionë euro nga buxheti i shtetit kanë kaluar për llogari të biznesmenit italian, Francesco Becchetti.
    Në një reagim në platformën sociale, Facebook, Teliti thotë se fitorja e Beccettit ndaj qeverisë shqiptare është një faturë e rëndë për qytetarët, si pasojë e vendimmarrjeve abuzive të pushtetit.‘Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025)’, shkruan Teliti.
    Këshilltari ekonomik i PD, e mbyll reagimin me faktin se fatura e Becchettit, ‘është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot”.
    Statusi
    34 MUAJ, 100 MILIONË EURO NGA BUXHETI TE BECCHETTI.
    Becchetti fitoi gjyqin ndaj qeverisë shqiptare — por fitoren e tij po e paguajnë qytetarët e thjeshtë, e jo qeveritarët.
    Jo ata që morën vendimet, jo ata që abuzuan me pushtetin, por taksapaguesit që mezi mbyllin muajin.
    Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025).
    Pra e thënë troc dhe qartë:
    Becchetti merr nga Albcontrol,
    Albcontrol merr nga Qeveria,
    Qeveria merr nga xhepat e shqiptarëve.
    Ky është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot”.

  • ‘Në 34 muaj, 100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

    ‘Në 34 muaj, 100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

    Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti shprehet se në 34 muaj, 100 milionë euro nga buxheti i shtetit kanë kaluar për llogari të biznesmenit italian, Francesco Becchetti.

    Në një reagim në platformën sociale, Facebook, Teliti thotë se fitorja e Beccettit ndaj qeverisë shqiptare është një faturë e rëndë për qytetarët, si pasojë e vendimmarrjeve abuzive të pushtetit.

    ‘Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025)’, shkruan Teliti.

    Këshilltari ekonomik i PD, e mbyll reagimin me faktin se fatura e Becchettit, ‘është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot”.

    Statusi

    34 MUAJ, 100 MILIONË EURO NGA BUXHETI TE BECCHETTI.

    Becchetti fitoi gjyqin ndaj qeverisë shqiptare — por fitoren e tij po e paguajnë qytetarët e thjeshtë, e jo qeveritarët.

    Jo ata që morën vendimet, jo ata që abuzuan me pushtetin, por taksapaguesit që mezi mbyllin muajin.

    Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025).

    Pra e thënë troc dhe qartë:

    Becchetti merr nga Albcontrol,

    Albcontrol merr nga Qeveria,

    Qeveria merr nga xhepat e shqiptarëve.

    Ky është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot”.

  • Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe burgosja e tyre alarmojnë Ramën, kryeministri “hakmerret” ndaj SPAK…

    Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe burgosja e tyre alarmojnë Ramën, kryeministri “hakmerret” ndaj SPAK…

    Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe burgosja e tyre duket se kanë alarmuar kryeministrin Edi Rama. Kështu dy muaj para mbylljes së vitit, qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin. Përmes një akti normativ të miratuar nga ekzekutivi, është bërë një rishpërndarje e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe rregullime të kufijve të huamarrjes. Buxheti i përgjithshëm për vitin 2025 mbetet i njëjtë në total, por me rialokime të detajuara: të ardhurat totale: 770,140 milionë lekë; shpenzimet totale: 831,784 milionë lekë; deficiti mbetet i pandryshuar në 61,644 milionë lekë. Por ndryshime ka edhe në fondet që kanë shkuar për institucionet, ku përveç disa ministrive, janë prekur edhe organet e drejtësisë. Prokurorisë së Posaçme i janë hequr 4.8 milionë euro, nga 23.49 milionë euro që ishte, ka shkuar në 18.8 milionë euro.
    Po ashtu, ka një reduktim të fondeve për KLGJ, me afro 4 milionë euro. Ndërkohë, për KLP ka një rritje të buxhetit me afro 200 mijë euro, ndërsa Prokurorisë së Përgjithshme i hiqen 1 milion euro. Ky reduktim fondesh vjen në një kohë kur vetë drejtësia kërkon më shumë para, qoftë për sigurinë e njerëzve të saj, por edhe për problemet me të cilat përballet. Po ashtu, ka pasur edhe përplasje të forta kohët e fundit mes kryeministrit dhe disa prej organeve të sipërpërmendura. Me KLGJ pati disa replika, pasi Këshilli dënoi gjuhën e tij kundër gjyqtarëve. Rama ka sulmuar 4-5 gjyqtarë dhe kjo solli reagimin e KLGJ, edhe pse ishte reagim “sa për të larë gojën”, solli mosmarrëveshje me kryeministrin. Ky i fundit tani u ka prerë fondet. Për SPAK dihet. Ky organ është kthyer në makth për të gjithë politikën, e sidomos për qeverinë, dhe gjithmonë të gjithë gjejnë rastin për ta sulmuar. SPAK gjithmonë ka kërkuar më shumë fonde, por qeveria ka vendosur t’i heqë ca para, të cilat do t’i përdorë për kapital politik, pasi do të shkojnë për shpërblimin e pensionistëve në fund të vitit.
    BUXHETI PËR INSTITUCIONET E DREJTËSISË  
    Ishte                                     Bëhet
    SPAK                              23.49 mln euro                18.8 mln euro
    KLGJ                               60 mln euro                    56 mln euro
    KLP                                 1.87 mln euro                  2.11 mln euro
    Prokuroria e Përgjithshme      32 mln euro           31 mln euro
    BUXHETI PËR MINISTRITË
    Ndërkohë nga Ministritë, ajo e Mbrojtjes e Shëndetësisë kanë njohur po ashtu tkurrje për shkak të mos-realizimit të projekteve të parashikuara
                                          Ishte                        Bëhet

    Shëndetësisë 80.525 mld lekë 80.288 mld lekë
    Mbrojtjes 52.6 mld lekë 48.7 mld lekë

    Ministritë e tjera që nuk u prekën nga struktura e re qeveritare, kanë pësuar rritje.
     
    BUXHETI PËR MINISTRITË
    Ishte               Bëhet

    Bujqësisë 14.852 mln lekë 14. 913 mln lekë
    Drejtësisë 14.443 mln lekë 14.930 mln lekë
    Brendshme 31.043 mln lekë 31.769 mln lekë

    Pjesa e luanit i takon ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga 691 milionë euro buxheti në fillim, me këtë rishikim i rritet në 751 milionë euro. Por vetëm gjysma e fondeve shkon për rrugë, pjesa tjetër prej 30 milionë euro, janë mbështetje për Albcontrol, që vijon të vuajë problemin e bllokimit të llogarive jashtë vendit. Me rishikimin e buxhetit marrin fonde për herë të parë edhe ministritë e reja, portofolet e të cilave ndryshuan në shtator kur i njoftua qeveria e re. Kështu, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka buxhet 473 milionë euro. Kjo ministri kishte më herët në strukturë edhe kulturën e cila tashmë është bashkuar me turizmin dhe sportin me buxhet total 69 milionë euro. Ministria e Mjedisit, e cila deri në shtator ka qenë një me turizmin tanimë ka buxhet të veçantë, që shkon në 29 milionë euro, dhe ajo e Arsimit që është e ndarë nga sporti që buxheti i saj është 610 milionë euro.

  • Ndryshon sërish buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit

    Ndryshon sërish buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit

    Qeveria ka miratuar Akti Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025.Sipas Ministrisë së Financave, pas analizës së performancës 8-mujore të treguesve buxhetorë dhe fiskalë, u vendos që të bëhet një rishikim i buxhetit për të reflektuar zhvillimet e reja dhe për të harmonizuar parametrat financiarë me ecurinë aktuale të ekonomisë.Në total, 21.8 miliardë lekë janë akomoduar për shpenzime korente dhe kapitale, përmes rishpërndarjes së kursimeve dhe hapësirave të tjera fiskale.Nga këto, 7.97 miliardë lekë i dedikohen rritjes së investimeve me financim të brendshëm, me fokus në infrastrukturë, dixhitalizim dhe projektet publike me prioritet.Po ashtu, buxheti parashikon një fond shtesë prej 5.9 miliardë lekësh për bonusin e fundvitit për pensionistët, duke e çuar në 9.7 miliardë lekë fondin total të dedikuar për këtë politikë sociale në vitin 2025.Nga ana tjetër, të ardhurat e përgjithshme pritet të rriten me 12.1 miliardë lekë, falë tejkalimit të të ardhurave tatimore, doganore dhe të kontributeve shoqërore.Një ndër elementët kryesorë të këtij akti është ulja e deficitit buxhetor në 61.6 miliardë lekë ose 2.4% të PBB, nga 2.6% e parashikuar në buxhetin fillestar. Ministria thekson se kjo ulje lidhet me menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe kushtet më të favorshme të financimit.   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Buxheti në rritje për vitin e tretë radhazi, bien subvencionet dhe ndihma për papunësinë

    Buxheti në rritje për vitin e tretë radhazi, bien subvencionet dhe ndihma për papunësinë

    Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit prej 47 miliardë lekësh për të tretin vit radhazi. Gati gjysma e suficitit, një shumë prej 23.3 miliardë lekësh, erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve publike.
    Kjo do të thotë se buxheti i shtetit po grumbullon të ardhura më shumë se programi, ndërkohë që shpenzimet po performojnë më pak se plani.
    Megjithëse qeveria ka ndryshuar dy herë me akt normativ, rishpërndarja nuk ka mundur të rialokojë fondet në mënyrë që të mos ketë teprica.
    Nga ana tjetër, bujqësia, sektori më i madh në ekonomi, po vuan nga mungesa e subvencioneve, të cilat janë të domosdoshme për të transformuar standardet që kërkon integrimi në BE.
    Në tri vitet e fundit (2023–2025), buxheti i shtetit ka kaluar nga deficit në suficit, pra tepricë të të ardhurave ndaj shpenzimeve.
    Pas një periudhe të gjatë me deficit të qëndrueshëm, sidomos në vitet 2020 dhe 2021, kur pandemia dhe masat fiskale shtetërore rritën ndjeshëm shpenzimet, situata fillon të përmirësohet në vitin 2022, kur për herë të parë pas disa vitesh regjistrohet suficit. Ky trend vijon të forcohet në 2023 dhe arrin kulmin në 2024, kur të ardhurat tejkalojnë shpenzimet me mbi 68 miliardë lekë. Në vitin 2025, suficiti ruhet në nivele të larta, rreth 47 miliardë lekë, duke dëshmuar për një konsolidim të qëndrueshëm fiskal.
    Sipas zërave, shpenzimet korrente, që përfshijnë kostot e funksionimit të administratës dhe shërbimeve publike, u realizuan në 471.2 miliardë lekë, me një mosrealizim prej -13.6 miliardë lekësh ndaj planit. Shpenzimet për personelin mbetën 1.5 miliardë lekë më poshtë se plani.
    Interesat për borxhin publik u ulën me 7.6% krahasuar me planin, falë kursimeve në shërbimin e borxhit të huaj.
    Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes patën një realizim pak më të lartë se plani (+1.8%) dhe u rritën ndjeshëm me 17.1% krahasuar me 2024, duke treguar zgjerim të kostove administrative dhe të funksionimit të institucioneve.
    Subvencionet ranë lehtë me -6.5% ndaj planit.
    Shpenzimet për fondet speciale (pensione, sigurime shoqërore dhe shëndetësore) u realizuan në 190.9 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më pak se plani. Gjithashtu, shpenzimet nga buxheti vendor ishin 9.1% më pak se plani.
    Vihet re ulje e ndihmës ekonomike dhe e pagesave të papunësisë, përkatësisht me -10% dhe -5.7% në raport me planin.
    Gjithashtu, investimet publike u realizuan në 56.7 miliardë lekë, me 9.9 miliardë lekë më pak se plani (-14.9%). Investimet e financuara nga burime të brendshme u ulën me 7.6 miliardë lekë nga plani, ndërsa ato me financim të huaj patën një mos-përmbushje më të madhe, -5.7 miliardë lekë.
    Suficiti tregon stabilitet fiskal afatshkurtër, por nëse vjen nga shpenzime të parealizuara, ai tregon se projekte të rëndësishme publike janë vonuar ose nuk janë realizuar në kohë, duke shtyrë në kohë përfitimet për qytetarët dhe ekonominë./Monitor

  • 9-mujori, buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

    9-mujori, buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

    Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit prej 47 miliardë lekësh për të tretin vit radhazi. Gati gjysma e suficitit, një shumë prej 23.3 miliardë lekësh, erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve publike.Kjo do të thotë se buxheti i shtetit po grumbullon të ardhura më shumë se programi, ndërkohë që shpenzimet po performojnë më pak se plani.Megjithëse qeveria ka ndryshuar dy herë me akt normativ, rishpërndarja nuk ka mundur të rialokojë fondet në mënyrë që të mos ketë teprica.Nga ana tjetër, bujqësia, sektori më i madh në ekonomi, po vuan nga mungesa e subvencioneve, të cilat janë të domosdoshme për të transformuar standardet që kërkon integrimi në BE.Në tri vitet e fundit (2023–2025), buxheti i shtetit ka kaluar nga deficit në suficit, pra tepricë të të ardhurave ndaj shpenzimeve.Pas një periudhe të gjatë me deficit të qëndrueshëm, sidomos në vitet 2020 dhe 2021, kur pandemia dhe masat fiskale shtetërore rritën ndjeshëm shpenzimet, situata fillon të përmirësohet në vitin 2022, kur për herë të parë pas disa vitesh regjistrohet suficit. Ky trend vijon të forcohet në 2023 dhe arrin kulmin në 2024, kur të ardhurat tejkalojnë shpenzimet me mbi 68 miliardë lekë. Në vitin 2025, suficiti ruhet në nivele të larta, rreth 47 miliardë lekë, duke dëshmuar për një konsolidim të qëndrueshëm fiskal.Sipas zërave, shpenzimet korrente, që përfshijnë kostot e funksionimit të administratës dhe shërbimeve publike, u realizuan në 471.2 miliardë lekë, me një mosrealizim prej -13.6 miliardë lekësh ndaj planit. Shpenzimet për personelin mbetën 1.5 miliardë lekë më poshtë se plani.Interesat për borxhin publik u ulën me 7.6% krahasuar me planin, falë kursimeve në shërbimin e borxhit të huaj.Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes patën një realizim pak më të lartë se plani (+1.8%) dhe u rritën ndjeshëm me 17.1% krahasuar me 2024, duke treguar zgjerim të kostove administrative dhe të funksionimit të institucioneve.Subvencionet ranë lehtë me -6.5% ndaj planit.Shpenzimet për fondet speciale (pensione, sigurime shoqërore dhe shëndetësore) u realizuan në 190.9 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më pak se plani. Gjithashtu, shpenzimet nga buxheti vendor ishin 9.1% më pak se plani.Vihet re ulje e ndihmës ekonomike dhe e pagesave të papunësisë, përkatësisht me -10% dhe -5.7% në raport me planin.Gjithashtu, investimet publike u realizuan në 56.7 miliardë lekë, me 9.9 miliardë lekë më pak se plani (-14.9%). Investimet e financuara nga burime të brendshme u ulën me 7.6 miliardë lekë nga plani, ndërsa ato me financim të huaj patën një mos-përmbushje më të madhe, -5.7 miliardë lekë.Suficiti tregon stabilitet fiskal afatshkurtër, por nëse vjen nga shpenzime të parealizuara, ai tregon se projekte të rëndësishme publike janë vonuar ose nuk janë realizuar në kohë, duke shtyrë në kohë përfitimet për qytetarët dhe ekonominë./ B.HoxhaBurimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Për koncesionet në hetim, buxheti i shtetit ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro

    Për koncesionet në hetim, buxheti i shtetit ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro

    Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte. Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën. Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.
    Në vitin 2015 nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në vitin 2017 u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën. Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në vitin 2018 u dha me koncesion Rruga e Arbrit. U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit. Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.
    Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik – Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.
    Kufiri, deri tani, nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion. Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017 – 2024, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në shtatë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 84 miliardë lekë (rreth 840 milionë euro) për 12 koncesione: Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot – Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum – Dukat; Inceneratori i Elbasanit.
    Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (19.3 miliardë lekë), sterilizimin (13 miliardë lekë), skanimin (12.3 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (7.4 miliardë lekë) – shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017 – 2024. Nga këto 12 koncesione, për gjashtë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi e laboratorët – është hapur hetim zyrtar ose kanë filluar procedurat nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.
    Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto gjashtë koncesione për periudhën 2017 – 2024 është 39 miliardë lekë (rreth 400 milionë euro), që përbën 46% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!! Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme. /Monitor.al
     

  • Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro

    Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro

    Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte. Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën. Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.

    Në vitin 2015 nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në vitin 2017 u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën. Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në vitin 2018 u dha me koncesion Rruga e Arbrit. U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit. Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.

    Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik – Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

    Kufiri, deri tani, nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion. Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017 – 2024, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në shtatë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 84 miliardë lekë (rreth 840 milionë euro) për 12 koncesione: Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot – Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum – Dukat; Inceneratori i Elbasanit.

    Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (19.3 miliardë lekë), sterilizimin (13 miliardë lekë), skanimin (12.3 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (7.4 miliardë lekë) – shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017 – 2024. Nga këto 12 koncesione, për gjashtë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi e laboratorët – është hapur hetim zyrtar ose kanë filluar procedurat nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.

    Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto gjashtë koncesione për periudhën 2017 – 2024 është 39 miliardë lekë (rreth 400 milionë euro), që përbën 46% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!! Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme./ Monitor