Tag: buxheti

  • Tabaku në Kuvend: Qeveria kontrollon çdo kontratë, buxheti është ‘han pa porta’!

    Tabaku në Kuvend: Qeveria kontrollon çdo kontratë, buxheti është ‘han pa porta’!

    Deputetja Jorida Tabaku ka kritikuar në Kuvend menaxhimin e buxhetit dhe proceset e qeverisjes nga qeveria aktuale.  
    Ajo theksoi se shqiptarët mezi arrijnë të kalojnë muajin, dhe kjo situatë nuk lidhet vetëm me raportet e KLSH apo dosjet e SPAK, por ka të bëjë direkt me vendimet dhe ligjet që miratohen në Kuvend. 
    “Një qeveri që kontrollon çdo kontratë dhe çdo tender është shembulli i procedurave të korruptuara. Buxheti është han pa porta, nuk ka vlerë asnjë proces buxhetor. Buxheti ndryshohet dhe s’ka vlerë,” tha Tabaku. 
     

  • Buxheti i 2026/ Shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe. Ekonomia dhe FSHZH me ulje fondesh

    Buxheti i 2026/ Shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe. Ekonomia dhe FSHZH me ulje fondesh

    I konsideruar si buxheti më i madh në histori, vitin e ardhshëm do të kapë vlerën e 886 miliardë lekëve ose 8.9 miliardë eurove. Këto pra do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për duke nisur nga shëndetësia mbrojtja sociale përfshirë këtu pensionet dhe ndihmën ekonomike, infrastruktura, arsim e bujqësi, drejtësi dhe mbrojtje në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.
    Shpenzimet pritet të rriten në këtë vit të ardhshëm me 6.7% krahasuar me aktin normative të fundit. Ndërsa nga ana tjetër të ardhurat planifikohen të arrijnë në 823 miliardë lekë ose 8.2 miliardë euro apo 6.8% më shumë.
    Ndalur sipas institucioneve Ministria e Shëndetësisë merr edhe pjesën më të madhe të buxhetit në 82.5 miliardë lekë ose 820 milionë euro. Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon 100 milionë euro për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.
    Institucioni i dytë që parashikohen më shumë shpenzime është Ministria e Infrastrukturës me 772 milionë euro. Në këtë ritëm vijon dhe ministria e arsimit, buxheti i të cilës është rritur në 620 milionë euro. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të ketë një buxhet 589 milionë euro. Ministria e Bujqësisë do të marrë 14 milionë euro më shumë duke arritur në një buxhet 162 milionë euro për 2026. .(grafik)
    Në projektbuxhetin për vitin 2026, investimet publike janë planifikuar të arrijnë në 179.6 miliardë lekë apo 1.8 miliardë euro, duke përfaqësuar 6.5% të PBB-së.
    “Përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE). NË planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.”
    Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie krahasuar me vitin paraardhës. Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro nga 139 milionë euro në 2025.
    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mban peshën më të madhe të fondeve për këto kontrata, ndërsa rruga e Arbrit është koncesioni me vlerën më të lartë të financimit në vend.
    Sa i përket pushtetit vendor granti nga buxheti i shtetit për 61 njësitë do të arrijë në 473 milionë euro nga 431 në 2025.
    Ky projektbuxhet 2026 është shoqëruar gjithashtu dhe me paketën fiskale e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale 1 janar 2026 në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale. Ndërsa pagat në administratë pritet të indeksohen me 2.5%.

  • Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%,  Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe. Ekonomia dhe FSHZH me ulje fondesh

    Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe. Ekonomia dhe FSHZH me ulje fondesh

    Është depozituar ne Kuvend projektligji më i rëndësishëm i vendit për vitin 2026.

    I konsideruar si buxheti më i madh në histori, vitin e ardhshëm do të kap vlerën e 886 miliardë lekëve ose 8.9 miliardë eurove. Këto pra do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për duke nisur nga shëndetësia mbrojtja sociale përfshirë këtu pensionet dhe ndihmën ekonomike, infrastruktura, arsim e bujqësi, drejtësi dhe mbrojtje në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.
    Shpenzimet pritet të rriten në këtë vit të ardhshëm me 6.7% krahasuar me aktin normative të fundit. Ndërsa nga ana tjetër të ardhurat planifikohen të arrijnë në 823 miliardë lekë ose 8.2 miliardë euro apo 6.8% më shumë.
    Ndalur sipas institucioneve Ministria e Shëndetësisë merr edhe pjesën më të madhe të buxhetit në 82.5 miliardë lekë ose 820 milionë euro. Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon 100 milionë euro për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.
    Institucioni i dytë që parashikohen më shumë shpenzime është Ministria e Infrastrukturës me 772 milionë euro. Në këtë ritëm vijon dhe ministria e arsimit, buxheti i të cilës është rritur në 620 milionë euro. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të ketë një buxhet 589 milionë euro. Ministria e Bujqësisë do të marrë 14 milionë euro më shumë duke arritur në një buxhet 162 milionë euro për 2026. .(grafik)
    Në projektbuxhetin për vitin 2026, investimet publike janë planifikuar të arrijnë në 179.6 miliardë lekë apo 1.8 miliardë euro, duke përfaqësuar 6.5% të PBB-së.
    “Përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE). NË planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.”
    Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie krahasuar me vitin paraardhës.  Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro nga 139 milionë euro në 2025.
    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mban peshën më të madhe të fondeve për këto kontrata, ndërsa rruga e Arbrit është koncesioni me vlerën më të lartë të financimit në vend.
    Sa i përket pushtetit vendor granti nga buxheti i shtetit për 61 njësitë do të arrijë në 473 milionë euro nga 431 në 2025.
    Ky projektbuxhet 2026 është shoqëruar gjithashtu dhe me paketën fiskale e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale 1 janar 2026 në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale. Ndërsa pagat në administratë pritet të indeksohen me 2.5%.

    Top Channel

  • Buxheti 2026, rriten pagat e pensionet/ Rekord me 8.9 miliardë euro, për herë të parë indeksohen pagat në shtet

    Buxheti 2026, rriten pagat e pensionet/ Rekord me 8.9 miliardë euro, për herë të parë indeksohen pagat në shtet

    Është depozituar ne Kuvend projektligji më i rëndësishëm i vendit për vitin 2026.

    I konsideruar si buxheti më i madh në histori, vitin e ardhshëm do të kap vlerën e 886 miliardë lekëve ose 8.9 miliardë eurove. Këto pra do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për duke nisur nga shëndetësia mbrojtja sociale përfshirë këtu pensionet dhe ndihmën ekonomike, infrastruktura, arsim e bujqësi, drejtësi dhe mbrojtje në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.
    Shpenzimet pritet të rriten në këtë vit të ardhshëm me 6.7% krahasuar me aktin normative të fundit. Ndërsa nga ana tjetër të ardhurat planifikohen të arrijnë në 823 miliardë lekë ose 8.2 miliardë euro apo 6.8% më shumë.
    Ndalur sipas institucioneve Minsitria e Shëndetësisë merr edhe pjesën më të madhe të buxhetit në 82.5 miliardë lekë ose 820 milionë euro. Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon 100 milionë euro për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.
    Institucioni i dytë që parashikohen më shumë shpenzime është Ministria e Infrastrukturës me 772 milionë euro. Në këtë ritëm vijon dhe ministria e arsimit, buxheti I të cilës është rritur në 620 milionë euro. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të ketë një buxhet 589 milionë euro. Ministria e Bujqësisë do të marrë 14 milionë euro më shumë duke arritur në një buxhet 162 milionë euro për 2026. .(grafik)
    Në projektbuxhetin për vitin 2026, investimet publike janë planifikuar të arrijnë në 179.6 miliardë lekë apo 1.8 miliardë euro, duke përfaqësuar 6.5% të PBB-së.
    “Përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE). NË planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.”
    Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie krahasuar me vitin paraardhës.  Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro nga 139 milionë euro në 2025.
    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mban peshën më të madhe të fondeve për këto kontrata, ndërsa rruga e Arbrit është koncesioni me vlerën më të lartë të financimit në vend.
    Sa i përket pushtetit vendor granti nga buxheti i shtetit për 61 njësitë do të arrijë në 473 milionë euro nga 431 në 2025.
    Ky projektbuxhet 2026 është shoqëruar gjithashtu dhe me paketën fiskale e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale 1 janar 2026 në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale. Ndërsa pagat në administratë pritet të indeksohen me 2.5%.

    Top Channel

  • Buxheti 2026, 9 miliardë euro/ Qeveria miratoi projekt-buxhetin. Dokumenti do të kalojë shpejt në Parlament

    Buxheti 2026, 9 miliardë euro/ Qeveria miratoi projekt-buxhetin. Dokumenti do të kalojë shpejt në Parlament

    E kemi të hartuar tashme projektbuxhetin e vitit 2026 si ligjin më të rëndësishëm të ekonomisë.

    I konsideruar si projektbuxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, pritet të kap vlerën e 9 miliardë eurove ose rreth 1 miliard euro më shumë se në 2025.
    Performanca e mirë e të ardhurave në vitin aktual kanë bërë që buxheti për vitin e ardhshëm të jetë edhe më I madh.
    Ndalur sipas ministrive, është ajo e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale që do të marrë edhe pjesën më të madhe, ndikuar kështu nga sektorët që mbulon përfshirë këtu pagesat e papunësisë, invaliditetit, ndihmën ekonomike etj.
    Pas saj pritet të marrë edhe më shumë para se 1 vit më parë për të mbyllur projektet e vjetra por dhe të rejat që nisin në 2026, ministria e infrastrukturës dhe energjisë.
    Ndërsa edhe ministria e mbrojtjes do të marrë edhe më shumë para nisur nga detyrimi për të shpenzuar rreth 5% në raport me prodhimin e brendshëm bruto për mbrojtjen.
    Një sërë institucionesh cilat për shkak të ndërprerjes se financimit të huaj do tu mbulohen shpenzimet shtesë nga buxheti i shtetit si ministria e bujqësisë por dhe institucionet e larta të drejtësisë.
    Edhe 61 njësitë e pushtetit vendor pritet të marrin më shumë para nëpërmjet transfertave të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara ku për këtë vit të ardhshëm pritet  të kalojnë vlerën e 40 miliardë lekëve.
    Rikthimi i paketës fiskale pritet të sjelli një sërë ndryshimesh ligjore, nisur nga rimbursimi i TVSH 10% për fermerët, ndryshim të tatimit në sektorin e turizmit por gjithashtu dhe akcizat.
    Dokumenti që bashkëshoqëron buxhetin e shtetit ndalet në disa ndryshime fiskale. Përveç rimbursimit të TVSH në bujqësi, në sektorin e turizmit do të ketë një tatim për strukturat më shumë se 6% që është aktualisht. Gjithashtu dhe reduktimi i tatimit nga 15% në 5% për sektorin e pasurive të paluajtshme. Kuadri fiskal do të prek edhe akcizat për cigaren dhe pijet alkoolike.
    Pas miratimit në këshillin e ministrave ky projektbuxhet do të diskutohet ditën e mërkurë në konferencën e kryetarëve dhe më pas do të depozitohet në kuvend. Projektbuxheti do të kalojë në komisionet parlamentare ndërsa socialistët shprehen se parashikojnë diskutimin në parim ne parlament në mes të nëntorit  dhe 11 dhjetor votimin nen për nen.

    Top Channel

  • Publikohet buxheti për vitin 2026/ Nga ministritë tek pushteti vendor, kush do të përfitojë më shumë

    Publikohet buxheti për vitin 2026/ Nga ministritë tek pushteti vendor, kush do të përfitojë më shumë

    Është depozituar ne Kuvend projektbuxheti për vitin 2026. I konsideruar si buxheti më i madh në histori për 2026 kap vlerën e 9.2 miliardë eurove.

    Ky buxhet pritet të diskutohet në Komisionet parlamentare. Buxheti i përgjithshëm parashikohet të arrijë në 8.8 miliardë euro.
    Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ.
    Ndërsa shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ. Raporti midis të ardhurave dhe shpenzimeve ka krijuar një deficit prej 63 miliardë lekësh.
    Për ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale është parashikuar një buxhet prej 82.5 miliardë lekësh nga 80.7 miliardë që ishte në 2025.
    Pasuar më tej nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 77 miliardë lekë nga 74 miliardë lekë që ishte aktualisht.
    Ministria e Mbrojtjes nga 52.6 miliardë lekë në 58.9 miliardë lekë. Ministria e Arsimit nga 62 miliardë lekë në 64.8 miliardë lekë.
    Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë
    Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie krahasuar me vitin paraardhës. Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 12.08 miliardë lekë.
    Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbriti nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak.
    Në projektbuxhetin për vitin 2026 iemi një rikthim të paketës fiskale, e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale.

    Top Channel

  • Buxheti i Bashkive, ja sa do të marrin nga qeveria dhe ku renditen ato që drejtohen nga opozita

    Buxheti i Bashkive, ja sa do të marrin nga qeveria dhe ku renditen ato që drejtohen nga opozita

    Bashkia e Tiranës ka marrë fondin më të lartë nga buxheti i vitit të adhshëm me 6 miliardë lekë. Prej tyre 297 milionë do të jenë për menaxhimin e mbetjeve urbane.
    Në vend të dytë renditet Durrësi me 2.3 miliardë lekë me 259 milionë për mbetjet, Shkodra me 1.6 miliardë. Elbasani do të ketë 1.8 miliardë, Fieri 1.5 miliardë e më tej korça e lushnja me nga rreth 1.1 miliardë. Nga bashkitë e drejtuara nga opozita Kavaja është që ka po ashtu një fund të konsiderueshëm duke 659 milionë lekë

  • Buxheti 2026 miratohet nga qeveria, ja çfarë do diskutohet në Kuvend më 19 nëntor

    Buxheti 2026 miratohet nga qeveria, ja çfarë do diskutohet në Kuvend më 19 nëntor

    Qeveria ka dhënë dritën jeshile për projektbuxhetin e vitit 2026 në mbledhjen e saj të sotme të pasdites. Dokumenti financiar pritet t’i dorëzohet Kuvendit, ku do të nisë procesi i shqyrtimit dhe diskutimit parlamentar. Bëhet me dije se të mërkurën, gjatë Konferencës së Kryetarëve, do të përcaktohet axhenda për shqyrtimin e projektbuxhetit në komisionet përkatëse.
    Sipas kalendarit të parashikuar, debati në parim për projektbuxhetin do të zhvillohet më 19 nëntor, ndërsa diskutimi nen për nen në seancë plenare është planifikuar për datën 11 dhjetor.

  • Qeveria miraton sot projektbuxhetin 2026, më pas kalon në Parlament

    Qeveria miraton sot projektbuxhetin 2026, më pas kalon në Parlament

    Qeveria shqiptare pritet të miratojë sot, më 3 nëntor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, e cila do të mbahet në orën 17:00, projektbuxhetin për vitin 2026.
    Siç raporton gazetarja e Klan News Klesiana Omeri, pas miratimit nga ekzekutivi, dokumenti do të dërgohet në Parlament për diskutim dhe miratim. Konkretisht pas miratimit sot, të mërkurën kalon në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend.
    Ndërkohë, lidhur me këtë foli pak pas mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Balla tha se “Eksperienca dhe tradita e kërkon që këtë muaj, objekti kryesor i punës së Kuvendit është vetëm buxheti.” Ai shtoi se synimi është të mbyllet buxheti brenda dy javëve të para të muajit dhjetor: “Qëllimi është që brenda 15 ditëshit të parë të dhjetorit duhet të përmbyllet, në mënyrë që t’i lëmë kohë edhe këshillave bashkliakë, që të miratojnë edhe ata buxhetin.”
    Gazetarja Omeri raporton se parimisht mazhoranca do propozojë datën 19 nëntor, që projektbuxheti të shqyrtohet në seancë plenare, ndërsa diskutimi i detajuar, nen për nen, do të zhvillohet më 11 dhjetor.
    Ky hap është pjesë e procedurës normale ligjore për miratimin e buxhetit vjetor. Socialistët dhe partitë e tjera parlamentare do të kenë mundësinë të paraqesin amendamente gjatë diskutimit nen për nen, duke siguruar që buxheti të reflektojë prioritetet e vendit për investime dhe shërbime publike.
    Në fund, miratimi i buxhetit në Parlament është hapi përfundimtar për hyrjen në fuqi të tij dhe zbatimin e tij nga qeveria.

  • Buxheti, qeveria miraton sot, debat në Parlament nis më 19 nëntor

    Buxheti, qeveria miraton sot, debat në Parlament nis më 19 nëntor

    Sot në orën 17:00 në mbledhjen e qeverisë pritet të kalojë buxheti dhe më pas do të kalojë në parlament.

    Burime për Top Channel bëjnë me dije se socialistët kanë rënë dakord që më 19 nëntor të diskutohet në parim në parlament.
    Ndërsa në datën 11 dhjetor do të diskutohet nen për nen.
     

    Top Channel