Tag: buxheti

  • “Kërkoni rritje buxheti”/ Manja në komisionin e Ligjeve: Vetëm 9.1% realizimi i buxhetit të këtij viti, gjykatat kanë pafund nevoja…

    “Kërkoni rritje buxheti”/ Manja në komisionin e Ligjeve: Vetëm 9.1% realizimi i buxhetit të këtij viti, gjykatat kanë pafund nevoja…

    Në seancën dëgjimore me Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, Ulsi Manja vuri theksin te realizimi i ulët i buxhetit të këtij viti.

    Gjatë fjalës së tij, Ulsi Manja tha se gjatë 2025 është shpenzuar vetëm 9.1% e buxheti dhe deri në fund të vitit, duhet kapur 45%.
    “9.1% realizmi i buxheti i vitit 2025. Nuk e di sa është masa e fondeve të ngarkuara, që janë lidhur pa përfunduar procedurat e prokurimit dhe fondet janë të bllokuara. Uroj ta kapni 45% në fund të vitit. Mundet të keni kontrata që presin thjesht për t’u lidhur por po të isha ministër financash kur vjen e kërkon para dhe sheh 9.1% të realizimit të investimeveme dhe 5 mln euro, gjykata kanë pafund nevojë për tu ndërhyrë.
    Kur vjen 9.1% do thoja mbaro këtë që ke dhe hajde të tjera. Uroj t’i shpenzoni këto para që keni marrë për 2025 dhe këto do e shohim kur të vini këtu ta raportoni. Më vjen mirë që është financuar sistemi. E rëndësishme është të vihet në punë sistemi“-u shpreh Manja.

    Top Channel

  • Buxheti 2026 i KLGJ-së rreth 6.38 miliardë lekë, ja me sa rriten shpenzimet

    Buxheti 2026 i KLGJ-së rreth 6.38 miliardë lekë, ja me sa rriten shpenzimet

    Një parashikim i bërë për Këshillin e Lartë Gjyqësor orienton në disa shifra që lidhen me buxhetin e vitit 2026.
    Siç u raportua sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, buxheti i KLGJ-së pritet të jetë rreth 6.38 miliardë lekë në total, i ndarë për shpenzime për paga, shërbime dhe investime.
    Po ashtu, është parashikuar një rritje e shpenzimeve të institucionit me rreth 20% ose 1.13 miliardë lekë.
    “Buxheti për vitin 2026, parashikon rreth 6.38 miliardë lekë, i ndarë në shpenzime për paga dhe sigurime shoqërore, për mallra dhe shërbime, për transferta dhe investime. Të gjitha janë parashikuar nga buxheti i brendshëm. Numri i punonjësve i parashikuar për vitin 2026 është 1992 punonjës. Shpenzimet totale të KLGJ-së janë rritur me 1.13 miliardë lekë ose rreth 20% më shumë. KLGJ ka përgatitur shkresë për kërkesën e rritjes së shpenzimeve të tavanit të buxhetit, për investrime dhe infrastrukturë”,-u tha në komision.

  • 1 miliardë € për shëndetësinë”/ Shifrat nxjerrin zbuluar propagandën e Ramës

    1 miliardë € për shëndetësinë”/ Shifrat nxjerrin zbuluar propagandën e Ramës

    Në një video të ditëve të fundit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se buxheti i shëndetësisë dhe i mirëqenies sociale për vitin e ardhshëm tejkalonte vlerën 1 miliard euro.

    “Mu duk e udhës të ndaj me ju projektbuxhetin 2026 me mbi 1 miliardë eurot e tij për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale”, deklaroi kryeministri.
    Mirëpo, financimi për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale nuk e tejkalon këtë vlerë. Madje nuk është as 1 miliardë euro.
    Sipas projektbuxhetit zyrtar, totali i buxhetit për shëndetësinë dhe përkujdesjen sociale në 2026 është 82,5 miliardë lekë, që konvertohet në rreth 853 milionë euro. Nga përllogaritjet rezultojnë rreth 147 milionë euro më pak se ajo që deklaron kryeministri.
    “E gjithë kjo që ndodh është një propagandë ‘extra’ për veshët e qytetarëve”, shpjegon drejtori i Institutit për Studime Ekonomike, Zef Preçi.
    Pastaj përse duhet përmendur sikur po jep kursimet e jetës kur buxheti është kontribut fiskal i përbashkët, i të gjithë qytetarëve të vendit,”,shton më tej ai.
    Edhe nëse shohim strukturën e buxhetit të shëndetësisë, vihet re një pabarazi e theksuar. Shërbimet e kujdesit dytësor (spitalet) marrin pothuajse gjysmën e totalit, 49.2%, ndërsa planifikimi, menaxhimi dhe administrimi kap vetëm 0,6%. Kujdesi parësor, që do të duhej të ishte baza e çdo sistemi shëndetësor funksional, merr vetëm 8,7%. Ndërkohë, përkujdesja sociale, që shpesh përmendet si shembull i mbështetjes, kap 33,6% të totalit.
    Burimi: Ministria e Financave
    Shkurtim fondesh ndër vite
    Megjithëse shëndetësia shpallet prioritet, në pesë vitet e fundit, fondet ndonëse të kufizuara janë ulur më tej përmes akteve normative. Nga viti 2021 deri në 2025, buxheti fillestar rritet, por aktet normative që vijnë më pas shpesh reduktojnë shumat reale që shkojnë në shëndetësi.
    “Në shëndetësi fondet janë pakësuar jo aq për shkak të vështirësive buxhetore apo përparësive të tjera zhvillimore, por kryesisht për shkak të kontrollit me dorë të hekurt të prokurimeve. Tenderat anullohen nëse paratë nuk shkojnë ‘aty ku duhet”, argumenton eksperti për ekonominë Zef Preçi.
    Burimi: Ministria e Financave
    Rasti më tipik është viti 2023, ku u planifikuan 78 miliardë lekë, por në fakt u dhanë vetëm 74,4 miliardë. Një diferencë që përkthehet në më pak spitale, më pak shërbime dhe më pak mundësi për pacientët.
    Edhe këtë vit, vërehet se në tre akte normative, buxheti për shëndetësinë është reduktuar gradualisht nga 80,7 miliardë lekë në 80,2 miliardë.
    Reduktimin më të ndjeshëm e kanë pasur fondet për kujdesin parësor, që janë thelbësore për parandalimin dhe shërbimet bazë. Referuar aktit të fundit normativ, fianancimi është ulur ndjeshëm me gati 1.4 miliardë lekë. Edhe shërbimet e shëndetit publik kanë pësuar ulje me rreth 259 milionë lekë, ndërsa përkujdesja sociale ka mbetur pothuajse e pandryshuar.
    Krahasuar me planin fillestar është rritur vetëm financimi për spitalet me 1.2 miliardë lekë. Pjesa tjetër e sektorit është prekur nga shkurtimet.
    Përfundim
    Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama përmend shifrën 1 miliard euro teksa i referohet financimit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
    Edhe në mars të këtij viti, gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ai në rubrikën “Sy m’ Sy” ndau të njëjtën shifër për vitin aktual, duke deklaruar: “Shëndetësi dhe mbështetje sociale sot janë 1 miliardë euro, sot.”
    Megjithatë, verifikimi i të dhënave buxhetore tregon se fondet reale për sektorin edhe këtë vit janë më të ulëta se 1 miliard euro.
    Nëse do të merrnim për të mirëqenë këtë deklaratë të përsëritur, i bie që kemi të paktën dy vite që po qëndrojmë në vend numëro, me “1 miliardëshin” që s’ndryshon asnjëherë.
    Nisur nga verifikimi i kryer, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se financimi i shëndetësisë në projektbuxhetin e 2026 tejkalonte vlerën 1 miliard euro, e kategorizojmë të pavërtetë.

  • “Një buxhet rutinë pa asnjë vizion”/ Diskutime për projektbuxhetin e vitit 2026, Tabaku: Nuk ofron asnjë zgjidhje

    “Një buxhet rutinë pa asnjë vizion”/ Diskutime për projektbuxhetin e vitit 2026, Tabaku: Nuk ofron asnjë zgjidhje

    Në Komisionin e Ekonomisë ka nisur diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone kritike ndaj qeverisë, duke e cilësuar dokumentin “një buxhet rutinë pa asnjë vizion ekonomik”.
    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se buxheti nuk ofron asnjë zgjidhje për krizën e ekonomisë, rënien e prodhimit dhe emigrimin masiv.
    “Ky nuk është buxheti i pensionistëve, as i sipërmarrjes, as i familjeve shqiptare. Është thjesht një buxhet pa model, pa drejtim, që nuk sjell asnjë shtysë për ekonominë shqiptare,” – deklaroi Tabaku.
    Sipas saj, buxheti i vitit 2026 tregon më shumë për dështimet e modelit aktual sesa për ndonjë plan zhvillimi. Deputetja nënvizoi se pavarësisht rritjes së taksave vit pas viti, ekonomia shqiptare vijon të mbetet e brishtë, me të ardhura që nuk kalojnë 28% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe me një nivel të lartë informaliteti.
    Një tjetër shqetësim i ngritur nga Tabaku është pesha e koncesioneve, të cilat, sipas saj, marrin një shumë rekord prej 130 milionë euro, “nëntë herë më shumë sesa fondet për indeksimin e pensioneve”. Ajo theksoi se rreth 550 milionë euro nga këto koncesione janë tashmë nën hetim për afera korruptive.
    Në analizën e saj, Tabaku vuri në dukje mungesën e mbështetjes për sektorët jetikë si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia:
    “Shëndetësia mbetet e lidhur pas koncesioneve me vetëm 2.9% të PBB-së, ndërsa arsimi me 2.3% nuk ka asnjë injektim për kërkim apo zhvillim. Ndërkohë bujqësia, që ka qenë dikur 20% e PBB-së, sot është katandisur në më pak se 6%.”
    Në përfundim, Tabaku u shpreh se ky buxhet nuk është për shumicën e qytetarëve, por “një tjetër buxhet i pakicës që pasurohet përmes koncesioneve, ndërsa shumica e shqiptarëve përballen me rritje çmimesh, taksash dhe emigracion.”
    Postimi i plotë:
    Nis sot diskutimi i buxhetit.Çfarë ofron ky buxhet për qytetarët?
    Së pari, ky nuk është as buxheti i pensionistëve, as buxheti i sipërmarrjes, as buxheti i qytetarëve, as buxheti i familjeve shqiptare.Ky është thjesht një buxhet rutinë, që nuk sjell asnjë model të ri ekonomik dhe asnjë shtysë për një ekonomi shqiptare që është bërë gjithnjë e më e brishtë.
    Dua të theksoj disa gjëra kryesore.Modeli ekonomik shqiptar nuk prodhon më. Shqipëria nuk mund të ketë një ekonomi betoni.Eksportet janë në rënie, bujqësia është në krizë, ndërkohë që sektorë si ai i fasonëve, që dikur mbanin peshën e eksporteve dhe të punësimit, janë në rënie.
    A i jep zgjidhje ky buxhet këtyre dilemave? A sjell ky buxhet shpresë në ekonomi?A sjell një model të ri ekonomik që Shqipëria e ka kaq shumë të nevojshëm?Përgjigjja është e qartë: absolutisht jo.
    Çfarë ndodh me këtë buxhet?
    Së pari, megjithëse taksat janë rritur vit pas viti, buxheti reflekton dy probleme kryesore: ekonominë informale dhe emigrimin e lartë.Të ardhurat mbeten vetëm 28% e Produktit të Brendshëm Bruto – një nivel që tregon qartë dështimin e modelit aktual.
    Së dyti, pjesën më të madhe të buxhetit e marrin përsëri koncesionet – 130 milionë euro, plot nëntë herë më shumë sesa fatura e indeksimit të pensioneve.E mos harrojmë, rreth 550 milionë euro nga këto koncesione janë aktualisht në hetim për afera korruptive.
    Cilët janë sektorët që duhej të ishin prioritetet e këtij buxheti?Bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.Por në vend të tyre, prioritetet kanë mbetur të njëjtat: klientelizmi, koncesionet dhe shpenzimet pa transparencë.
    Sa i përket shëndetësisë dhe arsimit:Shëndetësia merr vetëm 2.9% të PBB-së dhe mbetet e fokusuar në koncesione, ndërkohë që arsimi merr 2.3% – pa asnjë fond të ri për kërkim, zhvillim apo modernizim.Flasim për një sistem që nuk nxit arsimin cilësor dhe nuk injekton asnjë mbështetje për shkencën apo inovacionin.
    Ndërkohë bujqësia – sektori që më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmë – vijon të penalizohet.Nga 20% e PBB-së që kishte dikur, sot ka rënë në më pak se 6%.Asnjë inkurajim, asnjë stimulim, asnjë shtysë për fermerët shqiptarë.E njëjta skemë, e njëjta mënyrë, të njëjtat metoda, që e mbajnë bujqësinë si një nga sektorët më të lënë pas dore në vend.
    Në përfundim:
    Ky nuk është buxheti i shqiptarëve. Nuk është as buxheti i sipërmarrjeve, as i familjeve shqiptare.Është vazhdim i një politike të njëjtë, që për 20 vite ka prodhuar vetëm pabarazi dhe ka pasuruar pakicën në kurriz të shumicës.Është një buxhet që nuk sjell zhvillim, por vetëm vazhdim të një cikli të dështuar ekonomik

  • Rama premton ndryshime në shëndetësi: 15 milion euro ekstra nga buxheti për pacientët me kancer

    Rama premton ndryshime në shëndetësi: 15 milion euro ekstra nga buxheti për pacientët me kancer

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë një lajm në lidhje me sëmundjen e kancer, duke thënë se do të jenë 15 milion euro ekstra në buxhetin e shtetit në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.
    “Duke u ndalur te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milion euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë dhe falas,” tha ai.
    Rama tha se Ministrja e Shëndetësisë është shpallur ndër 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështje në kancer dhe do të udhëheqë projektin kombëtar për ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë 2030, një institucion i ri ekselence që do t’i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin.
    Po ashtu kryeministri Rama dha lajmin se do të ketë rritje të tjera page për punonjësit e shëndetësisë.
    “4,600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe 14,200 teknikë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash, që është një mesazh i qartë për gjeneratën e re të bluzave të bardha se në Shqipëri qendrohet dhe punohet me dinjitet. Shqipëria 2030 do të bëhet vendi ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu,” tha Rama.

  • “Buxheti për Shëndetësinë, 1 miliard euro”/ Rama: Për herë të parë 15 milionë euro vetëm për pacientët e Onkologjikut

    “Buxheti për Shëndetësinë, 1 miliard euro”/ Rama: Për herë të parë 15 milionë euro vetëm për pacientët e Onkologjikut

    15 milionë ekstra nga projekt-buxheti i vitit 2026 do të shkojnë për pacientët e Onkologjikut. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një video-mesazh në ‘Facebook’.

    Duke theksuar rëndësinë e luftimit të kancerit dhe sëmundjeve tumorale, Rama njoftoi dhe hapjen e institutit kombëtar të Tumoreve në Shqipëri.
    “Si fundjavë, mu duk e udhës të ndaj mej u projektin buxhetin 2026 me mbi 1 mld eurot për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, afro 4% e PBB. Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut.
    Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do jepet i plotë për të gjitha dhe falas, ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë e shpallur së fundmi ndër 100 gratë më influnete në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit, do udhëheqë projektim kombëtar të ngritjes së institut kombëtar të tumoreve për Shqipërinë 2030, që do i bashkohet rrjet ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin”, tha Rama.

    Top Channel

  • Teliti: Buxheti 2026 favorizon klientelën e pushtetit, jo qytetarët

    Teliti: Buxheti 2026 favorizon klientelën e pushtetit, jo qytetarët

    Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar ndaj projektbuxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë si një dokument që favorizon klientelën e pushtetit përmes koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP).
    Sipas tij, rreth 125 milionë euro nga fondet publike do t’i dedikohen këtyre kontratave, shumë më e lartë se ajo e parashikuar për indeksimin dhe bonuset e pensionistëve apo ndihmën ekonomike për familjet në varfëri ekstreme.
    Reagimi i plotë i Dorian Telitit:
    PPP-të mbeten ‘thesar’ i pushtetit edhe për 2026!
    Fakt: 125 milionë euro nga buxheti i shqiptarëve për koncesione/PPP për vitin 2026.
    Fakt: PPP 2026 marrin më shumë fonde se indeksimi dhe bonusi i pensionistëve.
    Fakt: PPP 2026 marrin 2.5 herë më shumë fonde se totali i ndihmës ekonomike për 61 mijë familje në varfëri ekstreme.
    Nga check-up te sterilizimi e deri te inceneratori që nuk ekziston, paratë e shqiptarëve do shkojnë për klientelën e qeverisë.
    Ky nuk është buxhet publik, por portofol privat.
    Shqipëria paguan, pakica fiton!

  • 82 miliardë lekë për shërbime të reja, ja si buxheti i 2026 ndryshon kujdesin shëndetësor për shqiptarët

    82 miliardë lekë për shërbime të reja, ja si buxheti i 2026 ndryshon kujdesin shëndetësor për shqiptarët

    Shëndetësia merr peshën kryesore në projektbuxhetin 2026 me 82 mld lekë, rreth 2 mld lekë më shumë se një vit më parë. Fondet mbulojnë të gjithë zinxhirin e shërbimit, nga kujdesi parësor te ai spitalor, me një bosht politikash që synon rritjen e kosto-efektivitetit të listës së barnave dhe pajisjeve të rimbursueshme, në mënyrë që çdo lek të kthehet në rezultat shëndetësor për pacientin. Pagesa buxhetore për kontratën e check-up ulet në 2026 dhe ndërpritet pas këtij viti, duke liruar hapësirë për shërbime thelbësore.
    Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ndahet në zëra të veçantë: Përkujdesi Social zë 27.75 mld lekë, ndërsa Rehabilitimi i të Përndjekurve Politikë 1.55 mld lekë. Vetëm shëndetësia është 52.68 mld lekë, ndërsa 530 mln lekë I takojnë shpenzimeve administrative.
    Fondi për rimbursimin e barnave në projektbuxhetin 2026 është i planifikuar me tavan 13.5 mld lekë. Në trevjeçarin 2026–2028 synohet mbulim universal dhe rritje e volumit të përdorimit të shërbimeve. Për 2026, parashikohen 379 mijë check-up dhe rreth 400 mijë pacientë me recetë rimbursimi; politika për diabetin mban të financuara fishat e matjes, me synim 59 mijë përfitues deri në 2028. Te shërbimet e specializuara, paketa e kardiokirurgjisë/kardiologjisë rritet gradualisht, ndërsa dializa shkon nga 217 mijë seanca në 2026 në 223 mijë në 2028; analizat për Sindromën Down parashikohen për mesatarisht 1,250 pacientë/vit me 6.05 mln lekë/vit, ndërsa fertiliteti financohet me 37.5 mln lekë/vit për rreth 200 çifte.
    Dy ndërhyrje hyjnë për herë të parë në financim: rikonstruksioni i gjirit për rreth 350 gra/vit 70 mln lekë/vit dhe transplanti i kornesë për 50 raste/vit me 25 mln lekë/vit. Në parandalim, depistimi për kancerin e gjirit mbulon 5,000 gra/vit, ndërsa për kancerin e qafës së mitrës 12,500 gra/vit me 28 mln lekë/vit; vaksinimi sezonal i gripit synon rreth 300,000 persona çdo vit me 171 mln lekë/vit.
    Në tërësi, paketa 2026 i vendos prioritet aksesit, parandalimit, barnave të rimbursueshme më kosto-efektive dhe investimeve që afrojnë shërbimin te pacienti. Për infrastrukturën spitalore, totali i projekteve të listuara arrin rreth 2.372 mld lekë vetëm për spitale/maternitete (2.985 mld lekë nëse përfshihet edhe rrjeti parësor; 3.330 mld lekë nëse shtohet edhe ISHP-ja), duke synuar modernizimin e kapaciteteve.

  • Kolaps ekonomik/ Mijëra pensionistë dhe punonjës rrezikojnë të mbeten pa para, shkak buxheti

    Kolaps ekonomik/ Mijëra pensionistë dhe punonjës rrezikojnë të mbeten pa para, shkak buxheti

    Sindikatat e punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar pasoja të rënda për punëtorët dhe qytetarët nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje për miratim të buxhetit për vitin e ardhshëm ose zgjatjen e buxhetit për tre muajt e parë të vitit.
    Nëse nuk miratohet buxheti për 2026-tën, krahas afro 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, lihen pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të punës.
    Përfaqësuesit e sindikatave të sektorëve kyç të vendit, shëndetësisë, arsimit, administratës publike dhe policisë thonë se në rast të bllokimit institucional, mund të cenohet funksionimi i shërbimeve bazike.
    Pacientët rrezikohen të mbesin pa barna esenciale, e rreth 14 mijë punonjës të sektorit të shëndetësisë të mbesin pa paga. E njëjta situatë edhe për mbi 30 mijë punëtorë të arsimit, të cilët e kanë pagën si të vetmin burim jetese.
    Në mungesë të miratimit të buxhetit vihen në rrezik edhe pagesat e mbi 11 mijë policëve. Partitë politike nuk kanë dhënë sinjale për arritjen e një marrëveshjeje që do të shtyjë përpara miratimin e buxhetit për 2026 apo zgjatjen e afatit për tre muaj të buxhetit aktual.