Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale, në fokus të të cilës janë pensionistët, pagat, mirëqenia sociale dhe biznesi.
Sipas Ramës, buxheti për këtë vit parashikon një rritje prej 1.7 miliardë lekësh të mbështetjes për pensionistët, ndërsa është rritur buxheti për mbrojtjen sociale.
“Ky buxhet është historik për Partinë Socialiste, pasi adreson 1.7 miliardë lekë rritjen e mbështetjes për pensionistët. E mira e kësaj pune është se faktet mbeten: mbrojtja sociale arrin sot me këtë buxhet në 257 miliardë lekë, më shumë se dyfishin e mbrojtjes sociale që kishin shqiptarët kur morëm detyrën. Kjo është kryefjala e këtij mandati dhe këtij buxheti, pa harruar përfituesit me aftësi të kufizuar, ata që marrin ndihmë sociale, si dhe mbështetjen për familjet e reja përmes bonusit të bebes dhe strehimit”, tha Rama.
Rama theksoi se deri në vitin 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim-fitimin dhe as TVSH, ndërsa paga minimale nga janari i vitit 2026 do të jetë 500 euro, me objektivin për të arritur 700 euro brenda mandatit të katër vjeçar.
“Deri në vitin 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim-fitimin. Rritja e pagës minimale që prej janarit do të jetë 500 euro, dhe kjo pagë do të rritet gjatë mandatit të katër vjeçar, me objektivin për të arritur 700 euro”, tha ai.
Kryeministri foli edhe për akuzat e opozitës lidhur me inceneratorët, fondet e bujqësisë, duke thënë se disa nga shifrat që opozita pretendon nuk ekzistojnë.
“450 milionë euro të inceneratorëve është thjesht aritmetika e atij që mua më mungon, por e kujtoj përmes jush: 7×7=42. Ky konstatim nuk figuron askund, as 450, as 45 nuk shihen askund. Gënjeshtrat tuaja janë 10 herë mbi realitetin. Sa i përket tunelit të Llogarasë, dua të them se ai 50 milionë është si 450 milionë për inceneratorët. Natyrisht, sot, pikërisht sepse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve.Sa i përket fondeve të bujqësisë, dua t’u them shqiptarëve se OLAF, që bën hetime për llogari të Komisionit Europian për periudhën 2019-2023, nuk ka gjetur shkelje të një natyre të ngjashme si ato që kanë ndodhur vetëm në disa vende të tjera, si Luksemburgu, Malta, Qipro dhe Holanda. Ndërkohë, shuma e evidentuar nga OLAF për vendet e tjera të BE-së është mbi 1 miliard euro, sipas zyrës së hetimit të BE-së. Duhet të mësohemi me këtë aspekt dhe të jemi të hapur për t’u korrigjuar përmes respektimit të auditimeve, jo përmes refuzimit të tyre”, tha Rama.
Tag: buxheti
-

Paketa fiskale dhe buxheti 2026, çfarë pritet të diskutohet sot në Kuvend
Kuvendi do mblidhet sot në orën 10:00, në seancë plenare për të shqyrtuar paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e 2026-ës.
Kjo është paketa ligjore më e rëndësishme e vitit, që vjen së bashku me atë që quhet paqja fiskale, dhe falja e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese.
Opozita e ka kundërshtuar paketën fiskale, duke thënë se ajo ka ardhur vonë në Kuvend dhe nuk ka kohë në dispozicion për një shqyrtim serioz.
Projekt-buxheti i vitit 2026 është 8.8 miliardë euro, dhe shoqërohet me 8 projektligje si paketë fiskale, që u diskutua në komisione parlamentare me procedurë të përshpejtuar.
Deputetët do të diskutojnë në parim për 8 projektligjet që përfshin buxheti, pesë prej të cilave janë aktualisht në fuqi dhe ndryshojnë, ndërsa 3 janë projektligje të reja. -

SYRI TV/ Buxheti 2026, barra mbi konsumatorët, barra fiskale te punonjësit e konsumatorët
SYRI TV
Buxheti i vitit 2026 synon të rrisë të ardhurat, por barrën kryesore fiskale e mbajnë punonjësit dhe konsumatorët, ndërsa bizneset më pak. Rritja e buxhetit parashikohet të bazohet mbi tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi të ardhurat personale dhe akcizat.
Nga buxheti i vitit 2026 më i fituari del shteti, pasi barrën më të madhe e mbartin punonjësit dhe konsumatorët, ndërsa bizneset e mëdha do të mbajnë vetëm një pjesë të vogël të kësaj shtese.
Tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) arrin 88.3 miliardë lekë, me rritje 4.9%, falë shtimit të numrit të punonjësve dhe rritjes së pagave. Edhe në këtë rast, ndikimi kryesor vjen nga individët e punësuar, jo nga bizneset. Tatimi mbi fitimin pritet të rritet në 7.8%.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbetet burimi më i rëndësishëm i të ardhurave. Për projektbuxhetin e vitit 2026, TVSH-ja neto pritet të arrijë në 242.5 miliardë lekë, me rritje 7% krahasuar me vitin 2025. Ky zë mbulohet kryesisht nga konsumi i brendshëm, ndaj çdo rritje çmimesh apo zgjerim i shpenzimeve familjare përkthehet menjëherë në më shumë të ardhura për shtetin.
Rritja e inflacionit (3%) dhe rritja ekonomike (4%) përllogariten të shtojnë mbi 20 miliardë lekë në arkëtime. Edhe në këtë kategori, konsumatorët janë kontribuuesit kryesorë të rritjes së të ardhurave, përmes taksave në çmimet e mallrave dhe shërbimeve.
Akcizat, që përfshijnë karburantet, cigaret dhe pijet, do të sjellin 74.7 miliardë lekë, rreth 3.7 miliardë më shumë se një vit më parë. Rritja vjen nga zbatimi i kalendarit të ri për duhanin, indeksimi i periodik i niveleve të akcizës dhe efektet e rritjes së konsumit të karburanteve. Këtu, barrën e shtuar fiskale e mbartin sërish konsumatorët, përmes çmimeve më të larta të produkteve bazë të shportës.
-

“Ta vazhdojmë komisionin me dyer të mbyllura”/ Noka përplaset me kryetaren e SHISH: Po talleni me taksapaguesit zonjë, shifrat e buxhetit s’kanë sekrete
Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Flamur Noka është ‘përplasur’ me kryetaren e SHISH, pasi kjo e fundit kërkoi që mbledhja të kalonte me dyer të mbyllura.
“Projekt-buxheti për vitin 2026 është parashikuar një fond prej 3 miliard lekë. Nevojat shtesë për investime që i kemi parashikuar për vitin 2026, kisha kërkuar mirëkuptimin e këtij komisioni për të kaluar në seancë të mbyllur”-u shpreh kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.
“Ne kur kërkuam që buxheti të jetë transparent, nuk është sekret t’u thuash qytetarëve që buxheti i miratuar nga qeveria është kaq dhe kërkesat e shërbimit për të funksionuar normalisht, janë kaq për të mbuluar nevojat tona. Ne po tallemi me qytetarët në rast se do vazhdojmë kështu.
Unë jam deputet i vjetër, këtu në atë vend janë ulur disa krerë shërbimesh në vend të asaj zonjës. Është hera e parë në 35 vite parlament që terri informativ mbulon këtë komision në raportimin e shërbimit informativ. Tallet zonja me taksapaguesit, kjo është e papranueshme. Nuk i hedhim dot hi syve”-u shpreh Noka.Top Channel
-

Buxheti i 2026, Presidenca e kënaqur edhe me 14 milionë lekë më pak. Manja- Financave: Këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetit të Dosjeve
Radhën në komisionin e ‘Ligjeve’ për projektligjin për buxhetin e vitit 2026 e kishte institucioni i Presidencës.
Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës u shpreh se nuk ka kërkesa buxhetore për vitin e ardhshme, edhe posë një vit më parë buxheti u ul me 14 mln lekë.
Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu drejtua përfaqësueseve të ministrisë së Financave duk u thënës ‘këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetet të Dosjeve (AIDSSH).
Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës: Sa i përket realizmit të buxhetit për vitin 2025, u miratua dhe struktura në dy kategori, gjatë 10 mujorit të parë realizmi i përgjithshëm i shpenzimeve arrit masën 82%. Për vitin 2026, buxheti është parashikuar ne nivel të qëndrueshëm. Parashikimet buxhetore parashikon në shpenzime për pagat e personalit, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Institucioni Presidencës nuk ka kërkesa buxhetore për vitin 2026. Planifikimi buxhetor për vitin 2026 synon garantimin e kushteve për ushtrimin e funksioneve institucionale.
Ulsi Manja: Buxheti i Presidencës vjen me 14 mln lekë ulje. Merr 14 këtu dhe ço 12.6 te AIDSSH.Top Channel
-

‘Merr 14 këtu, ço 12.6 atje’, replika e Manjës që bëri bujë në Komisionin e Ligjeve gjatë ndarjes së Buxhetit 2026
Radhën në komisionin e ‘Ligjeve’ për projektligjin për buxhetin e vitit 2026 e kishte institucioni i Presidencës.
Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës u shpreh se nuk ka kërkesa buxhetore për vitin e ardhshme, edhe posë një vit më parë buxheti u ul me 14 mln lekë.
Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës: Sa i përket realizmit të buxhetit për vitin 2025, u miratua dhe struktura në dy kategori, gjatë 10 mujorit të parë realizmi i përgjithshëm i shpenzimeve arrit masën 82%. Për vitin 2026, buxheti është parashikuar ne nivel të qëndrueshëm. Parashikimet buxhetore parashikon në shpenzime për pagat e personalit, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Institucioni Presidencës nuk ka kërkesa buxhetore për vitin 2026. Planifikimi buxhetor për vitin 2026 synon garantimin e kushteve për ushtrimin e funksioneve institucionale.
Ulsi Manja: Buxheti i Presidencës vjen me 14 mln lekë ulje. Merr 14 këtu dhe ço 12.6 te AIDSSH. -

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, reagon Noka: Po talleni me taksapaguesit
Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Flamur Noka është ‘përplasur’ me kryetaren e SHISH, pasi kjo e fundit kërkoi që mbledhja të kalonte me dyer të mbyllura.
“Projekt-buxheti për vitin 2026 është parashikuar një fond prej 3 miliard lekë. Nevojat shtesë për investime që i kemi parashikuar për vitin 2026, kisha kërkuar mirëkuptimin e këtij komisioni për të kaluar në seancë të mbyllur”-u shpreh kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.
“Ne kur kërkuam që buxheti të jetë transparent, nuk është sekret t’u thuash qytetarëve që buxheti i miratuar nga qeveria është kaq dhe kërkesat e shërbimit për të funksionuar normalisht, janë kaq për të mbuluar nevojat tona. Ne po tallemi me qytetarët në rast se do vazhdojmë kështu.
Unë jam deputet i vjetër, këtu në atë vend janë ulur disa krerë shërbimesh në vend të asaj zonjës. Është hera e parë në 35 vite parlament që terri informativ mbulon këtë komision në raportimin e shërbimit informativ. Tallet zonja me taksapaguesit, kjo është e papranueshme. Nuk i hedhim dot hi syve. Sekreti shtetëror është i përcaktuar me ligj. Ky nuk është raportim, por është ´më ka çuar nëna me la gojën`”, u shpreh Noka.
-

Noka përplaset me Drejtoren e SHISH: O zonjë po talleni! Shifrat e buxhetit s’kanë sekrete…
Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Flamur Noka është ‘përplasur’ me kryetaren e SHISH, pasi kjo e fundit kërkoi që mbledhja të kalonte me dyer të mbyllura.
“Projekt-buxheti për vitin 2026 është parashikuar një fond prej 3 miliard lekë. Nevojat shtesë për investime që i kemi parashikuar për vitin 2026, kisha kërkuar mirëkuptimin e këtij komisioni për të kaluar në seancë të mbyllur”-u shpreh kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.“Ne kur kërkuam që buxheti të jetë transparent, nuk është sekret t’u thuash qytetarëve që buxheti i miratuar nga qeveria është kaq dhe kërkesat e shërbimit për të funksionuar normalisht, janë kaq për të mbuluar nevojat tona. Ne po tallemi me qytetarët në rast se do vazhdojmë kështu.
Unë jam deputet i vjetër, këtu në atë vend janë ulur disa krerë shërbimesh në vend të asaj zonjës. Është hera e parë në 35 vite parlament që terri informativ mbulon këtë komision në raportimin e shërbimit informativ. Tallet zonja me taksapaguesit, kjo është e papranueshme. Nuk i hedhim dot hi syve”-u shpreh Noka. -

“Pjesa më e madhe për burgjet”, Lamallari tregon si ndahet buxheti prej 15 miliardë lekësh i Ministrisë së Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka folur këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në komisionin për Çështjet Ligjore për projektbuxhetin e vitit 2026.
Gjatë fjalës së tij, Lamallari tha se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm për këtë institucion kap shifrën prej rreth 15 miliardë lekësh.
“Kemi pasur mundësinë që për buxhetin të rakordojmë paraprakisht me Ministrinë e Financave. Buxheti prej 14.96 miliardë lekësh për Ministrinë e Drejtësisë plotëson të gjitha nevojat. Prioritare mbetet pjesa e buxhetit për menaxhimin e burgjeve, për disa projekte të reja për burgjet, si edhe për godina të reja. Mjekësia ligjore, që qytetarët të përfitojnë nga ky buxhet. Do të kemi edhe një institut model për rajonin për trajtimin e të miturve. Për efekt kohe buxheti është shumë konciz, pasi nuk kemi nevojë për buxhet shtesë. Kemi shpenzime korrente, por edhe kapitale të brendshme”, shprehet Lamallari.
Pjesa më e madhe e buxhetit për sistemin e burgjeve
Sipas ministrit Lamallari, buxheti i ardhshëm është përqendruar në forcimin e sistemit penitenciar, përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe zbatimin e projekteve të reja në drejtësi dhe mjekësinë ligjore. Megjithatë pjesën më të madhe të buxhetit e merr sistemi i burgjeve. Plot 9.75 miliard lekë sipas tij, janë të dedikuara për “kushte më të mira jetese, siguri më të lartë, por edhe investime”.
Ndërtimi i IEVP Kukës, 225 milionë e 302 mijë lekë, një investim i rëndësishëm për të lehtësuar ngarkesën e institucioneve ekzistuese dhe për të balancuar shpërndarjen gjeografike.
Rikonstruksion IEVP Fushë-Krujë, 100 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Vlera totale e projektit është 320 milionë lekë, nga të cilat 220 milionë lekë janë financuar nga Ambasada Britanike dhe grande te tjera. Projekti parashikon rehabilitimin e plotë të infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të brendshme, me synim rritjen e sigurisë dhe standardeve të jetesës së të dënuarve.
Ndërkohë 2.83 miliardë lekë janë parashikuar për përshpejtimin e zgjidhjes së dosjeve të mbetura në shërbimin e kthimit dhe kompensimit të pronave.
