Tag: buxheti

  • ‘Shërbime më të mira shëndetësore’, Sala: Buxheti nis të adresojë problematikat

    ‘Shërbime më të mira shëndetësore’, Sala: Buxheti nis të adresojë problematikat

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka prezantuar në Kuvend buxhetin e vitit 2026 për shëndetësinë dhe deklaroi se ky buxhet synon adresimin e sfidave dhe problemeve.
    Sala tha se për vitin 2026 për shëndetësinë ka një buxhet 109 miliardë lekë ku fokusi është lufta kundër kancerit me një fond prej 15 milionë eurosh dhe programi për kujdesin social 27.7 miliardë lekë.
    Ministrja deklaroi se për hërë të parë në vitin 2026 do të ofrohen trombektomia, rikonstruksioni i gjirit dhe transplant i kornesë., vaksinimi HPV për djemtë, vaksinimi falas kundër gripit për gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit.
    “Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në qendër pacientin, qytetarin dhe çdo individ në nevojë.
    Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: shërbime më të mira shëndetësore dhe një sistem më i fortë, mirëqenie sociale për çdo shqiptar.
    Sot jemi vendi me mesataren e jetëgjatësisë më të lartë, me 79 vjeç përkundrejt 75 të rajonit.
    Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm: nga 20 për 1000 lindje në vitin 2005 në 9 për 1000 lindje në vitin 2023.
    Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar, nga 12 në 7 për 100 000 lindje.
    Gjatë dekadës së fundit qeveria ka bërë përmirësime të dukshme në rritjen e pagave, në infrastrukturën spitalore.
    Ka edhe sfida pasi rritja e moshës së popullsisë ka rritur sëmundjet kardiovaskulare, pulmonare, tumorale.
    Buxheti i vitit 2026 fillon të adresojë një sërë problemesh: rritja e pagave të mjekëve, transpalnti i kornesë, infrastruktura spitalore etj.
    Ka rritje më 22% të fondit social.
    Duke u ndalur në shifrat konkrete, buxheti prej 108.8 miliardë lekësh për vitin 2026 financohet nga:
    buxheti i shtetit në masën 75% (ose 82.5 miliardë lekë)
    kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 25% (ose 26.3 miliardë lekë)
    Ky buxhet zë 12.3% të buxhetit të shtetit ose 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4.2% krahasuar me vitin 2025.
    Lufta kundër kancerit mbetet sfida më e madhe përmes një fondi prej 15 milionë eurosh shtesë, nga depistimi deri të trajtimi i avancuar. Po i mundësojmë çdo pacienti një dosje online për të rritur cilësinë e shërbimit.
    Shqipëria do të ketë Institutin e Kancerit.
    Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm për herë të parë do të ofrohet trombektomia, rikonstruksioni i gjirit dhe transplant i kornesë.
    Do të trajtohen 320 mijë pacientë në spitale qendrore dhe rajonale.
    Check Up falas, vaksinimi HPV për djemtë për herë të parë, vaksinimi kundër gripit falas për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijët.
    Do të përmirësohet shërbimi i urgjencës me pajisje të reja spitalore.
    Do të kemi një skemë transparente të kontributeve shëndetësore.
    Çdo spital do të ketë autonominë e vet”, tha Sala.
    Në fokus të buxhetit të qeverisë do të jenë edhe burimet njerëzore dhe për vitin 2026 do të ketë rritje pagash për 19 mijë profesionistë dhe do të punohet për të sjellë profesionistë shqiptarë nga jashtë.
    “Asnjë nismë dhe program qeveritar nuk mund të jetë sukses pa mjekët dhe personelin, në vitin 2026 do të rrisim pagat për 19 mijë profesionistë.
    Në vitin 2026 do të punojmë për një mekanizëm për të sjellë profesionistë shqiptarë nga jashtë.
    Krahas shëndetësisë do të konsolidojmë mbrojtjen sociale dhe integrimin pjesë e kapitullit të “Themelorëve”.
    33% e zë program i kujdesit social. Programi për kujdesin social është 27.7 miliardë lekë.
    Buxheti 2026 nuk është grup shifrash por investim të dinjiteti, modernizimi, mbështetje e profesionistëve, përafrimi me standardet e BE-së”, deklaroi ministrja.

  • Topalli ironizon: Kur të votoni buxhetin mos shikoni grafikun që ju tregojnë ministrat, por bizneset që mbyllen

    Topalli ironizon: Kur të votoni buxhetin mos shikoni grafikun që ju tregojnë ministrat, por bizneset që mbyllen

    Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, këshilloi sot nga foltorja e Kuvendit kolegët e saj që kur të votojnë buxhetin 2026 të mos shohin vetëm grafikët që paraqesin ministrat, por të shikojnë realitetin jashtë sallës së parlamentit, me dyqanet dhe bizneset që po mbyllen çdo ditë.
    “Kur të votoni këtë buxhet mos shikoni grafikun që ju tregojnë ministrat, shikoni realitetin jashtë kësaj salle, shikoni dyqanet dhe bizneset që mbyllen, familjet që ikin, pensionistët që numërojnë lekët, shikoni nënën që nuk përballon fatura. Shikoni studentin që nuk ka shpresë, sepse një buxhet që rrit propagandën dhe ul cilësinë e jetës së qytetarit nuk është buxheti i zhvillimit kurrë, është buxheti i pushtetit”, u shpreh Topalli.
    Më tej ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se në 13 vite qeverisje nuk ka bërë asgjë reale që tu shërbejë qytetarëve.
    Ajo tha se në 13 vite Rama ka prodhuar vetëm largim të shqiptarëve kryesisht nga korrupsioni dhe nga padrejtësia.
    Demokratja u ndal te siguria në vend. Ajo tha se teksa ama vendos satelitë në hapësirë ai nuk është në gjendje të kontrollojë asnjë tub uji në vend.
    “Ky njeri kërkon të prodhojë armë, ndërkohe që në veri por edhe në jug fiken zjarret me lopata. E gjithë bota përdor avionë helikopter, teknologji, ne përdorim lopatat sepse qeveria ka 13 vite që nuk ble një mjet serioz për emergjencën. Ky vendos satelitë, kërkon të kontrollojë hapësirën por nuk është në gjendje të kontrollojë asnjë tub uji, jo më atë që ndodhi në Rinas, në zonën ku supozohej të ishte me e sigurta”, u shpreh deputetja.
    Jozefina Topalli: Një shtet i shëndetshëm nuk matet me sa para ka por me sa dinjitet i jep njerëzve të tij, sa mundësi u jep të rinjve, sa mundësi u jep familjeve. Sa drejtësi i jep qytetarëve, sa siguri i jep investitorëve të huaj, sa respekt i jep taksapaguesit, sa transparencë ka në çdo qindarkë që shpenzon. Nëse këto mungojnë atëherë asnjë buxhet asnjë rritje dhe asnjë reklame, nuk mund të fshehë gjendjen reale.
    Kur të votoni këtë buxhet mos shikoni grafikun që ju tregojnë ministrat, shikoni realitetin jashtë kësaj salle, shikoni dyqanet dhe bizneset që mbyllen, familjet që ikin, pensionistët që numërojnë lekët, shikoni nënën që nuk përballon fatura. Shikoni studentin që nuk ka shpresë, sepse një buxhet që rrit propagandën dhe ul cilësinë e jetës së qytetarit nuk është buxheti i zhvillimit kurrë, është buxheti i pushtetit.
    Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet, por më shumë shtet. Euro posht, dollari poshtë, prodhimi poshtë eksportet poshtë, kullat lartë, taksat lartë.
    Ky kryeministër ka 13 vite që prodhon vetëm largim të shqiptarëve kryesisht nga korrupsioni dhe nga padrejtësia. Ky sot kërkon të bëjë buxhetin e vitit të ardhshëm , por buxheti është pasqyrë e qartë e absurditetit të këtyre 13 viteve të qeverisës së tij.
    Ky njëri kërkon të prodhojë armë, ndërkohe që në veri por edhe në jug fiken zjarret me lopata. E gjithë bota përdor avionë helikopter, teknologji, ne përdorim lopatat sepse qeveria ka 13 vite që nuk ble një mjet serioz për emergjencën.
    Ky vendos satelitë, kërkon të kontrollojë hapësirën por nuk është në gjendje të kontrollojë asnjë tub uji, jo më atë që ndodhi në Rinas, në zonën ku supozohej të ishte me e sigurta.

  • ‘Kur të votoni buxhetin mos shikoni grafikun që…’, Topalli: Kryeministri nuk kontrollon dot asnjë tub uji

    ‘Kur të votoni buxhetin mos shikoni grafikun që…’, Topalli: Kryeministri nuk kontrollon dot asnjë tub uji

  • Buxheti 2026/ Ministrja Koçiu: Do të përqëndrohemi në teknologji, dixhitalizim dhe automatizim

    Buxheti 2026/ Ministrja Koçiu: Do të përqëndrohemi në teknologji, dixhitalizim dhe automatizim

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Alban Koçiu deklaroi se buxheti i parashikuar për institucionin që ajo drejton do të përdoret për teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin.
    Koçiu shtoi se përgjatë vitit 2026 do të avancohet me projektin e vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si dhe pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat.
    Fjala e plotë e Albana Koçiut:

    Është fakt që Shqipëria sot është vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon. Vendi ku 12 milionë turistë zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre. Vendi ku gjithmonë edhe më shumë investitorë të huaj, por edhe vendas apo shqiptarë të diasporës vijnë për të hapur një sipërmarrje dhe investuar paratë e tyre. Vendi që falë reformave të ndërmarra vitet e fundit, nga qeveria socialiste ka dalë nga të gjitha listat e zeza të kriminalitetit, pastrimit të parave apo trafiqeve. Dhe sigurisht, vendi që sot është më pranë se kurrë derës së Bashkimit Europian! Për t’u kthyer të buxheti i vitit 2026.
    Kemi sot buxhetin më të lartë historik për MPB. Ky është një buxhet që na lejon të ngremë në një nivel të ri standardet e përgjithshme për qytetarët. Do të mbështesim fuqimisht teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin. Do të çojmë përpara projektin transformues të vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si dhe pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat.
    Monitorimi automatik, jo vetëm do të zbardhë, por edhe do të parandalojë në mënyrë jashtëzakonisht efikase, të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë, respektimin e rregullave, nga rregullat e qarkullimit, tek rregullat e bashkëjetesës në një lagje.Përtej projekteve të veçanta, buxheti 2026 ka shumë lajme të mira, si për qytetarin, ashtu edhe për të gjithë efektivët dhe punonjësit në varësi të MPB.
    Për qytetarin, ky buxhet e vendos atë në qendër të të gjitha përpjekjeve për të rritur më tej sigurinë e përgjithshme në vend, patrullimin në komunitet, numrin e shërbimeve të ofruara 24/7, e veçanërisht nivelin e sigurisë në qarkullimin rrugor.
    Ndërsa për 12,432 punonjës të Policisë së Shtetit, për 1.491 punonjës të Gardës së Republikës, 1.389 punonjës të shërbimit zjarrfikës, për 181 punonjës të vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të gjithë ata punonjës të institucioneve të varësisë, lajmi i mirë është rritja e pagave që ky buxhet parashikon.
    Punonjësit e Policisë së Shtetit, përpos njehsimit të inflacionit, përfitojnë gjithashtu ndryshimi e formulës së vjetërsisë e cila jep mundësinë të kemi një rritje të pagës së tyre lidhur me eksperiencën në punë. Dhe për herë të parë, jepet edhe bonusi i ushqimit si pjesë integrale e pagës dhe jo më një kupon. Si rezultat, një Inspektor i thjeshtë, nga 80.500 Lekë që paguhet sot, me të gjithë shtesat, paga do t’i shkojë në 100.000 lekë ose 20 % më shumë. Pa llogaritur bonuset dhe shpërblimet e tjera të lidhura me orët e punës apo performancën, që e çojnë lehtësisht pagën nga 1.2 në 1.3 milionë. Për rikujtesë, 12 vjet më parë, e gjetëm inspektorin me një pagë 300 euro!
    Për një nënkomisar, paga nga 95.500 Lekë do të shkojë në 116.000 Lekë.Për një Komisar, me të gjitha shtesat, rritja nga 105.000 Lekë shkon në 125.600 Lekë.Për një kryekomisar, nga 115.500 në 136.000 Lekë.Për një Drejtues, nga 130.000 Lekë në 157.000 Lekë.Por, përpos kapaciteteve njerëzore, si dhe përpos mirënjohjes, statusit dhe dinjitetit që kjo rritje e pagës sjell për të gjithë trupën e veshur me uniformë, buxheti do të mbështesë direkt edhe kapacitetet teknike të Policisë. E thënë ndryshe, do të vendosim në duart e efektivëve tanë pajisje më të avancuara dhe kapacitete më të sofistikuara në dispozicion. Investimet që ky buxhet mundëson do të shkurtojnë më tej kohën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, duke rritur fuqinë tonë goditëse si dhe aftësitë tona parandaluese.
    Gjithashtu, ky buxhet, do të mbështesë pa kushte avancimin e shpejtë të negociatave të anëtarësimit, sidomos për kapitujt kyç që MPB mbulon, kapitujt 23 dhe 24.Objektivat specifikë që buxheti i MPB në vitin 2026 do të realizojë, përpos sa theksova më lart, janë:– Në rritjen e sigurisë rrugore, përmes rritjes së patrullimeve në rrugë dhe përforcimit të shtuar të kontrollit mbi territorin.– Reduktimin e kohës së reagimit ndaj krimit në përgjithësi, me një fokus të posaçëm te krimi brenda familjes.– Rritjen e hetimeve proaktive, në bashkëpunim me agjencitë hetimore, për krimet e rënda, korrupsionin, me një fokus të posaçëm tek identifikimi, konfiskimi dhe sekuestrimi i aseteve kriminale.– Rritja e numrit të punonjësve të policisë të pajisur me shërbimet dhe pajisje IT sipas standardeve teknologjike, duke synuar në 100% në vitin 2028.– Fuqizimi i të gjithë kapaciteteve tona ndaj krimit kibernetik, përfshi mashtrimin financiar. Do të krijojmë një kuadër të plotë, të qartë për luftën ndaj krimit kibernetik, si dhe do të rrisim eksponencialisht kapacitetet tona.– Përmirësimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, çka hap rrugën për edhe më shumë shërbime të dixhitalizuara 24/7 me vulë elektronike për të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda apo jashtë vendit, etj.– Mbështetja e operacionit për vendosjen e plotë të ligjshmërisë në territor, operacion, i cili nuk është thjesht një kontroll ndërtimesh, por një rikthim i rendit ligjor në çdo metër të territorit.Nuk do të lejojmë më zona gri, ndërtime pa leje, shkelje të kushteve të lejes, shtesa në fshehtësi apo kapërcime të rregullave urbanistike. Për të gjitha këto arsye, buxheti 2026, nuk është vetëm më i madhi në sasinë e vlerës së vendosur në dispozicion, por edhe më i madhi në ambiciet tona. Ai, rrit standardet e rendit të sigurisë, dhe njëherazi, mbështet listën e detyrave për mbylljen e negociatave brenda 2027-s. Prandaj, për të gjitha këto, të nderuar deputetë, ju ftoj ta votojmë buxhetin e vitit 2026.

  • Buxheti 2026, opozita lëshon alarmin/ Spahia: Shëndetësia në rënie të lirë, qytetarët të braktisur

    Buxheti 2026, opozita lëshon alarmin/ Spahia: Shëndetësia në rënie të lirë, qytetarët të braktisur

    Në një fjalim me tone të ashpra në Kuvend, opozita ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, duke e cilësuar atë si një dokument që “i kthen shpinën qytetarëve shqiptarë” dhe e zhyt vendin edhe më thellë në krizë, veçanërisht në sektorin jetik të shëndetësisë.

    Sipas deputetit të PD, Bardh Spahia, buxheti i ri është “thellësisht i padrejtë” dhe nuk shërben për zhvillim, por për të thelluar disbalancat dhe për të financuar kontrata korruptive e PPP të pafundme. Spahia theksoi se ky buxhet ul standartet e jetesës dhe e largon Shqipërinë edhe më shumë nga Bashkimi Evropian, pavarësisht propagandës së qeverisë që e paraqet si më të madhin në 35 vitet e fundit.

    Fokusi kryesor i kritikave ishte financimi i shëndetësisë, i cili u cilësua si treguesi kryesor i seriozitetit të një qeverie. Sipas të dhënave të cituara, buxheti për shëndetësinë në vitin 2026 parashikohet të jetë vetëm 2.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), një rënie drastike nga 3.7% që ishte në vitin aktual. Më tej, u theksua se ky nivel është më i ulët edhe se ai i vitit 2013 (3.4%), në fund të qeverisjes së mëparshme.

    Në fjalën e tij, deputeti democrat akuzoi se për 12 vite, qeveria aktuale nuk ka arritur të përmbushë premtimin elektoral për një buxhet shëndetësie sa 5% e PBB-së. Ky tregues mbetet larg mesatares së vendeve të rajonit, ku financimi është gati dyfish, dhe akoma më larg mesatares së Bashkimit Evropian, e cila është mbi 10% e PBB-së.

    Kjo rënie e financimit, sipas opozitës, nuk është thjesht një shifër në letër, por përkthehet në një “rënie të cilësisë së jetës”. Kjo nënkupton më pak fonde për spitalet, qendrat shëndetësore, pajisjet mjekësore, barnat dhe personelin. Konkretisht, u përmend se kjo do të sjellë “pritje të gjata, mungesë trajtimesh dhe mungesë dinjiteti” për pacientët. U vu në dyshim edhe premtimi i kryeministrit për një fond prej 15 milionë eurosh për barnat onkologjike, duke argumentuar se asgjë nuk do të ndryshojë në kushtet “mjerane” të spitalit onkologjik.

    Duke e lidhur këtë qasje me një tablo më të gjerë të një “shteti të zhytur në krim dhe korrupsion”, opozita e quajti buxhetin një “tërheqje nga përgjegjësia” dhe një “braktisje të qytetarit”, duke pikturuar një të ardhme të zymtë për shërbimet publike në vend.

    Spahia: Asgjë më mirë se ato pamje nuk flet për rëndësinë që një shtet i zhytur në krim dhe në korrupsion i jep gjës më të shtrenjtë që kanë qytetarët shqiptarë, shëndetit të tyre. Mashtroni sikur po rritni rroga e pensione, ndërkohë që njerëzit e ndershëm mezi kapin fundin e muajit. Identifikoheni si shtet, por në fakt, në asnjë vend të botës nuk ndodh që zëvendëskryeministra, ministra, kryetarë bashkish, drejtorë pa fund, përfundojnë pas hekurave dhe ai që i emëron bën sikur s’din asgjë.

    Vetëdeklarohet si i pafajshëm, sikur nuk di asgjë, por në fakt është porositësi i çdo vjedhje dhe bashkëpunimi në krim në këtë vend. Sot diskutojmë për dokumentin më të rëndësishëm të vitit. Buxhetin e 2026-ës. Dokumentin që do të duhej të përcaktojë zhvillimin, mirëqenien, shërbimet dhe dinjitetin e çdo qytetari. Por për fat të keq, sot jemi përpara një projektbuxheti që i kthen shpinën qytetarëve shqiptarë. Një buxhet që ul standartet dhe e largon Shqipërinë edhe më shumë nga Bashkimi Evropian.

    Qeveria e ka propaganduar këtë buxhet si më të madhin në 35 vite. Por e vërteta është se ky buxhet është thellësisht i padrejtë. Nuk është buxheti i zhvillimit, por buxheti i xbalancimeve. Nuk është buxhet për njerëzit, por një buxhet që rrit kontratat korruptive, shpenzime operative të qeverisë me PPP të pafundme. Nëse ka një tregues që mat seriozitetin e çdo qeverie, ai është shëndetësia. Dhe këtu pamja është krejtësisht e qartë. Sipas vetë pohimit të ministres së shëndetësisë në komision, buxheti për vitin 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale është vetëm 2.9% e prodhimit të brendshëm bruto, nga 3.7% që ishte vitin aktual. Jo vetëm që kemi ulje krahasuar me vitin 2025, por jemi edhe nën nivelin e vitit 2013, në fundin pra të qeverisjes së Partisë Demokratike, ku ishte 3.4%. Për 12 vite me radhë, qeveria Rama nuk arriti të përmbushë as premtimin elektoral të shëndetësisë me 5% të prodhimit të brendshëm bruto, e as të rritej më shumë sesa qeveria e Partisë Demokratike.

    Ndërkohë, në vendet e rajonit, shëndetësia financohet gati dy herë më shumë dhe mesatarja e BE-së është mbi 10% e prodhimit të brendshëm bruto. Përqindjet e vendeve janë të shënuara dhe mund të gjinden kollaj. A mund ta quajmë këtë model social? A mund ta quajmë këtë prioritet? Natyrisht që jo. Kjo është një tërheqje nga përgjegjësia. Është braktisje e qytetarit. Ndërkohë që shpenzimet e përgjithshme të shtetit rriten me 6.6%, shëndetësia rritet vetëm me 2.2%, plot tre herë më pak.

    Pesha e shëndetësisë në buxhetin e përgjithshëm bie nga 9.7% për vitin 2025, në 9.3% për vitin e ardhshëm. Kjo nuk është thjesht shifër në letër. Kjo është një rënie e cilësisë së jetës. Kjo do të thotë më pak fonde për spitalet rajonale, më pak për qendrat shëndetësore, më pak për pajisje, për barna, për mjekë dhe infermierë. Do të thotë pritje të gjata, mungesë trajtimesh, mungesë dinjiteti. Kryeministri Rama premtoi se do të krijonte një fond të posaçëm prej 15 milionë euro barna onkologjike. Por në të vërtetë, çfarë do të ndryshojë në shërbimin onkologjik të QSUT-së? Në fakt asgjë. Nuk do të ndryshojë asgjë në spitalin onkologjik. Spitali është në kushte, në kushte mjerane. Ka nevojë urgjente për një rikonstruksion, për kushte higjeno-sanitare bazike, për trajtim dinjitoz.

  • “Buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve/ Zhupa: Tirana s’ka muze, teatër dhe cirkun e bëjnë deputetët

    “Buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve/ Zhupa: Tirana s’ka muze, teatër dhe cirkun e bëjnë deputetët

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se buxheti nuk shkon për nevojat kulturore të qytetarëve dhe turistëve, por shkon për godina pa lidhje me realitetin shqiptar si në rastin e Butrintit.
    Zhupa deklaroi se në Tiranë nuk ka institucione kulturore, nuk ka Teatër, Muze dhe Galeria e Arteve është ende e mbyllur.
    “Sot peizazhi i mbrojtur i Butrintit do të ketë një godinë japoneze se çfarë lidhje ka kjo këtë e di AADF-ja.
    Sado që mburreni me numrin e turistëve po u kujtoj që në Tiranë është gropë Teatro Kombëtar, është i mbyllur MHK, cirku i vetëm është ai që bëjnë këta pas shpinës sime.
    Nuk ka institucione kulturore që u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve. Nuk ka infrastrukturë minimale, nuk ka kalendar.
    Duhet që ky buxhet të kthehet te prioritetet jo tek oligarkët”, tha Zhupa.

  • “Buxheti i ri një deklaratë braktisjeje për Veriun”, Gjekmarkaj nga Kuvendi: Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk duan thërrime

    “Buxheti i ri një deklaratë braktisjeje për Veriun”, Gjekmarkaj nga Kuvendi: Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk duan thërrime

    Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj komentoi sot nga foltorja e Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026.

    Zv.kryeparlamentari tha se buxheti i ri është deklaratë braktisje për Veriut. Sipas tij buxheti i ri nuk ka asnjë investim në infrastrukturën që lidh Veriun me Tiranën, me Kosovën, me Malin e Zi, rrjetin energjetik, bujqësinë apo turizmin. Së fundmi Gjekmarkaj shtoi se Veriu nuk do thërrime dhe propagandë, por një buxhet të drejtë.
    Fjala e plotë
    Të dashur qytetarë të Lezhës, të Mirditës dhe të Kurbinit
    Zoti Kryetar
     
    Sot nuk po flas vetëm për një projekt-buxhet. Po flas për pasojat e tij. Po flas për realitetin që ndodh sa herë kjo qeveri miraton një buxhet që nuk sheh qytetarin, por sheh propagandën; nuk sheh nevojat, por klientelën; nuk sheh zhvillimin, por fasadën.
     
    Buxheti nuk është letër. Buxheti është drita ose errësira e qytetarëve. Është mirëqenie ose mjerim. Është shpresë ose braktisje. Dhe ne, qytetarët e Veriut, po e paguajmë përditë koston e një buxheti të padrejtë, të pabarabartë dhe të keqmenaxhuar.
     
    Dje, vetëm një shi i fortë mjaftoi që Mamurrasi, Zejmeni dhe Pllana të përmbyteshin. Familje të tëra pësuan dëme kolosale, dyqane e shtëpi u mbushën me ujë, makina u dëmtuan, bizneset u shkatërruan brenda pak minutave. A është normale që në vitin 2025 një qytet si Mamurrasi të përmbytet me një rrebesh mesatar? A është normale që Zejmeni dhe Pllana të kthehen në liqen sa herë bie shi?
     
    Jo. Kjo nuk është natyrë. Kjo është keqmenaxhim, është mungesë investimesh, është dështim buxhetor. Kjo është prova e gjallë se qeveria nuk ka menduar asnjë ditë për sistemin e drenazhit, për hidrovoret, për kanalet vaditëse, për mirëmbajtjen e tyre. Paratë janë derdhur në tendera të fryrë dhe në projekte që nuk i ka parë njeri, ndërsa qytetarët mbyten në ujë sa herë bie shi.
     
    Në Zejmen, ku pak vite më parë u shpenzuan qindra mijëra euro për investime në rrjet, sot përsëri errësirë, përsëri përmbytje, përsëri dëme. Ku shkuan ato para? Kush i mori? Kush mban përgjegjësi? Kjo qeveri nuk jep as përgjigje, as zgjidhje.
     
    Dhe pikërisht prandaj jemi sot këtu: sepse buxheti i vitit 2026 është edhe një herë deklaratë braktisjeje për Veriun.
    Asnjë investim në infrastrukturën që lidh Veriun me Tiranën, me Kosovën, me Malin e Zi.
    Asnjë investim serioz në rrjetin energjetik.
    Asnjë plan për bujqësinë.
    Asnjë strategji për turizmin.
    Vetëm fasada.
    Vetëm fjalë.
     
    Edhe këtë vit, Lezha, Mirdita dhe Kurbini marrin thërrime. Marrin premtime për vitin tjetër, ndërkohë që jetojnë me përmbytje sot. Marrin fjalë, ndërsa rrugët mbeten të amortizuara. Marrin statistika, ndërsa bizneset e tyre shkatërrohen nga dëmet e shkaktuara nga mungesa e investimeve në hidrovore e kanale.
     
    Në Lezhë, vetëm ditët e fundit, mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike për orë të tëra. Në Shënkoll u dogjën pajisje elektrike, në Shëngjin, Balldre, Torovicë e Zadrimë situata është e njëjtë: errësirë, dëme, zero përgjegjësi. Ky është niveli i qeverisjes që po miraton buxhetin sot.
     
    Në bujqësi, fondet e IPARD-it kanë përfunduar tek miqtë e pushtetit. Fermeri i ndershëm nuk ka parë asnjë ndihmë. Në Zadrimë, Balldre, Torovicë, në Bregun e Matës, prodhimet po kalben në fushë. Për këtë buxhet, fermeri nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm oligarkët e tenderave.
     
    Në turizëm, Shëngjini dhe Tale përballen me mungesë fuqie punëtore për shkak të emigrimit masiv. Qeveria nuk ka asnjë plan, asnjë politikë, asnjë mbështetje. Sepse buxheti nuk e parashikon atë që është reale — ai financon vetëm propagandën.
     
    Në arsim, shkolla që mbyllen, klasa që bashkohen, fshatra që zbrazën në Mirditë. Por në buxhet nuk ka fonde për të ndalur largimin. Ka fonde vetëm për spote televizive.
     
    Në pensione e ndihmë sociale, sidomos në Mirditë e Kurbin, qindra familje jetojnë në varfëri ekstreme. Buxheti nuk parashikon rritje reale. Prapë thërrime. Prapë braktisje.
     
    Të dashur qytetarë,
     
    Këto ditë ju keni pritur të dëgjoni diçka tjetër nga kjo qeveri. Keni pritur të dëgjoni për rritjen e pagave, për rritjen e pensioneve, për shtimin e ndihmës ekonomike. Keni pritur të dëgjoni për subvencionet, grantet, për mbështetjen reale të bujqësisë, për minimumin jetik që është premtuar prej vitesh e nuk miratohet kurrë. Keni pritur të dëgjoni një fjalë të vetme që lidhet me jetën tuaj të përditshme, me hallin tuaj, me të ardhmen e fëmijëve tuaj.
     
    Por çfarë keni dëgjuar?
    Keni dëgjuar vetëm për qindra milionë euro që do të derdhen në tendera, koncesione dhe kontrata klienteliste. Jo për qytetarin, por për klientët. Jo për njerëzit, por për oligarkët. Jo për zhvillim, por për pasurim.
     
    Ju keni pritur të dëgjoni se si do të ulen çmimet e ushqimeve, të energjisë, të karburantit — që me të njëjtat para të mund të blini më shumë, të jetoni më mirë, të mos sakrifikoni çdo muaj. Keni pritur të dëgjoni një plan se si do të rritet fuqia juaj blerëse.
     
    Por çfarë keni dëgjuar?
    Vetëm për fasada, për mobilje e makina luksi për zyrtarët; për ulje taksash dhe privilegje për një grusht biznesmenësh të pushtetit. Për luks në zyrat e ministrave, ndërsa fermerët falimentojnë. Për kolltuqe të reja, ndërsa shkollat tona boshatisen. Për privilegje të pushtetit, ndërsa Mirdita, Kurbin e Lezha lihen në harresë.
     
    E gjitha kjo ndodh sepse buxheti i këtij vendi nuk është hartuar për qytetarët.
     
    Dhe këtu nis e vërteta që duhet thënë troç:
     
    Ky buxhet nuk është i juaji. Ky buxhet nuk është për ju. Ky buxhet nuk zgjidh asnjë nga problemet që ju prekin përditë. Ky buxhet është instrument i pushtetit për të mbajtur fasadën e një vendi që, sipas tyre, “po ecën përpara”, ndërsa në realitet përmbytet nga një shi, fiket nga një erë dhe braktiset nga qytetarët e tij.
     
    Ndaj unë sot dua të them qartë: nuk ka zhvillim me korrupsion; nuk ka dritë me errësirë; nuk ka të ardhme me padrejtësi.
     
    U bëj thirrje SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë të hetojnë çdo tender, çdo fond, çdo projekt të këtij buxheti që ka prodhuar varfëri, përmbytje, shkatërrim e emigrim.
     
    Veriu nuk do thërrime.
    Veriu nuk do propagandë.
    Veriu nuk do fasada.
     
    Veriu meriton buxhet të drejtë, investime reale, rrugë, energji, hidrovore që funksionojnë, shkolla që nuk mbyllen, bujqësi që prodhon e fiton, turizëm që punëson, pensione të ndershme, dhe një qeveri që punon, jo që mashtron.
     
    Dhe dritën që sot qeveria nuk na e jep, do ta sjellim vetë.
    Sepse ky vend nuk i përket errësirës.
     
    Faleminderit.

    Top Channel

  • Nga ‘Dosja 5D’ te ‘Buxheti 2B’, Bardhi zbardh skemën e korrupsionit: Fondet përfundojnë në xhepat e Ballukut dhe Ramës

    Nga ‘Dosja 5D’ te ‘Buxheti 2B’, Bardhi zbardh skemën e korrupsionit: Fondet përfundojnë në xhepat e Ballukut dhe Ramës

    Kreu i Grupit Parlamentarë të PD, Gazmend Bardhi, në një fjalim të ashpër në Kuvendin e Shqipërisë, akuzoi qeverinë dhe shumicën parlamentare për mbrojtje të korrupsionit dhe keqpërdorim të fondeve publike, duke e cilësuar buxhetin e ardhshëm si një mjet për të pasuruar një grup të vogël në kurriz të qytetarëve.
    Ai kritikoi ashpër zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila sipas tij është “e pandehur” nga SPAK për abuzim me fonde publike, duke përfshirë 50 milionë euro vetëm në projektin e tunelit të Llogarasë. Bardhi denoncoi mbrojtjen e saj nga shumica parlamentare dhe e përshkroi rolin e kryeministrit Edi Rama si peng dhe bashkëpunëtor të Ballukut në korrupsion, duke argumentuar se fondet publike po menaxhohen nga një grusht individësh të korruptuar për pasuri dhe pushtet personal.
    Ai analizoi kontrastin mes rritjes së papërfillshme të pensioneve dhe shumave të mëdha që vidhen përmes korrupsionit, duke paraqitur shembuj konkretë nga dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë, ku tenderi fillestar me vlerë 140 milionë euro u anulua për t’u rihapur më vonë dhe i’u dha një kompanie turke për 190 milionë euro, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.
    Bardhi e quajti këtë buxhet “Buxheti 2B i korrupsionit” dhe paralajmëroi qytetarët të mos mashtrohen nga propaganda qeveritare mbi rritje, sukses dhe prosperitet, duke theksuar se e vërteta e vetme është se buxheti i shqiptarëve po shfrytëzohet për interesat private të një pakice të privilegjuar.
    Deklarata e plotë:
    Të nderuar qytetarë!
    Sot, me buxhetin 2026, qeveria nisi të bëjë atë që di të bëjë më mirë: t’ju ngopë me lugën bosh, me premtime të mëdha dhe me propagandë shumëngjyrëshe. Fjalët kyçe të propagandës janë: rritje, sukses, prosperitet, zhvillim.
    Për të qarë dhe për të qeshur.
    Këta mendojnë se disa prezantime me ngjyra mund t’i bëjnë shqiptarët të harrojnë realitetin. Ndoshta funksionon për patronazhistët, por jo për njerëzit që paguajnë faturat dhe korrupsionin e qeverisë.
    Sot, do të dëgjoni edhe nga ne si opozitë fakte të kundërta me propagandën e qeverisë. Sepse detyra jonë është të bëjmë transparencë dhe të kërkojmë llogari. Por le ta themi troç një gjë:
    Të nderuar qytetarë,
    Ju s’keni nevojë për shumë shifra për të kuptuar se ky buxhet që po ikën apo buxheti që po vjen nuk do ta përmirësojë jetën tuaj.
    Nuk keni nevojë për kritikat tona për të ditur që shërbimet nuk po përmirësohen.
    Që çmimet nuk bien.
    Që kursimet nuk rriten.
    Që nuk jetoni më mirë nga viti në vit.
    Megjithatë, më duhet të them që në fillim se ky buxhet nuk ka dy të vërteta, një të qeverisë dhe një të opozitës.
    Buxheti 2026 ka vetëm një të vërtetë: në pjesën më të madhe të tij, ai do të menaxhohet nga Belinda Balluku – një e pandehur nga SPAK për abuzime me fondet publike! Dhe nga Edi Rama – pengu i saj bashkëpunëtor në korrupsion, fiktivisht në krye të qeverisë.
    Fare mirë, për lehtësi komunikimi, këtij buxheti mund t’i vendosim edhe një emër: nga dosja 5D e korrupsionit në bashki, kemi kaluar tek buxheti 2B i korrupsionit në qeveri.
    Qeveria dhe deputetët e saj po duan të na bindin se nuk i zë gjumi për të mirën e popullit, se janë munduar që ta rrisin buxhetin, të rrisin investimet, të rrisin pagat, të rrisin pensionet. E kanë të kotë. Teatrin e tyre të shëmtuar me njerëzit, të cilët i vrasin natën dhe i qajnë ditën, e zbulon vetëm kjo dosje – Dosja e SPAK-ut për Tunelin e Llogarasë. Aty është e akuzuar dhe e pandehur Belinda Balluku, por paligjshmëria ka ndodhur nën drejtimin e Edi Ramës.
    Kështu që na i kurseni këto sajesa të buxhetit më të madh që do të bëjë shqiptarët më të lumtur. Buxheti që kemi përpara nuk është për shqiptarët. Është për ruajtjen e pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
    Të nderuar qytetarë,
    Kur të dëgjoni që Ramat dhe Ballukët e maxhorancës po ju tregojnë sa mirë jetoni, tregojini këtë dosje të SPAK-ut. Është Tuneli i Llogarasë, ku vetëm me një tender të paracaktuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku janë zhdukur të paktën 50 milionë euro.
    Ja çfarë i bëjnë buxhetit këta. E qepin sipas interesit të xhepit të tyre, jo sipas interesit të shqiptarëve. Sa për t’ju rifreskuar kujtesën, po citoj dosjen e SPAK-ut, sesi Belinda Balluku trajton 190 milionë euro nga fondet publike:
    “Në orën 17:40, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit: ‘Mendoj ta anullojmë. Skualifikoji të gjithë. Kam atë ndjesinë time që nuk duhet.’
    Në orën 17:51, Evis Berberi i thotë Ballukut: ‘E ke të frikshme ndjesinë. Kur e do?’
    Belinda Balluku: ‘Mbylleni sot me urgjencë.’”
    Dhe historinë e dini të gjithë. Tenderi u anulua. Në vend të 140 milionë eurove, u pranua disa muaj më vonë oferta me 190 milionë euro e turqve të Edi Ramës.
    Pse? Sepse përmbushën kriteret? SPAK-u thotë JO. E akuzon Belinda Ballukun dhe e ka marrë të pandehur, se për shkak të veprimeve të saj të kundraligjshme, fituesi i tenderit 190 milionë euro për tunelin e Llogarasë është shpallur në kundërshtim me kriteret.
    Pra, sot nuk mund të kemi dy të vërteta – një për qeverinë dhe një për opozitën. Sot kemi vetëm një të vërtetë: buxheti i shqiptarëve menaxhohet nga një grusht hajdutësh, të cilët nuk i bashkon vizioni për të zhvilluar vendin, por babëzia për pasuri dhe pushtet personal.
    Edhe këto miliona e miliarda nga taksat e shqiptarëve, që janë parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, do të vidhen po njësoj: me tendera të paracaktuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. Njësoj si tuneli i Llogarasë.
    T’ua freskoj edhe një herë kujtesën kolegëve të Partisë Socialiste, se ndoshta edhe mund t’u vijë turp nga fëmijët e tyre para se të lexojnë fjalimin që u ka kërkuar partia.
    Ja çfarë thuhet mes të tjerash në mesazhin që kompania turke i dërgon Belinda Ballukut disa javë përpara hapjes së tenderit të dytë për tunelin, dhe që mjeshtrja e tenderave ia dërgon bashkëpunëtorit të saj:
    “Kjo është një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë. Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri po vazhdojnë punën dhe negociatat në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18 gusht (pra 3 javë para hapjes së tenderit), menaxherët e shoqërisë dhe inxhinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do të jemi plotësisht gati për tenderin e Tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit.”
    A është Tuneli i Llogarasë rast i izoluar i abuzimit me fondet publike, që as Edi Rama, as Belinda Balluku nuk i prodhojnë vetë, por janë mundi dhe djersa e punës së 2 milionë shqiptarëve?!
    Do ta kisha votuar edhe vetë këtë buxhet po të kishte qenë kështu, por fatkeqësisht për vendin, nuk është!
    Pak ditë më parë denoncova të njëjtën skemë korrupsioni. Këtë herë me koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Vlorë, të cilit ia kanë dhënë një pensionisti që punon për njërin prej oligarkëve të Ramës. Ju të PS-së e kujtoni të gjithë puthjen e kryeministrit tuaj me Salillarin disa vjet më parë. Tani, ju takon ju, që përpara se të lexoni fjalimet me rritje e progres, t’u thoni votuesve se kush është pronari i vërtetë i koncesionit 60 milionë euro në Triport. Sepse një pensionist, pa asnjë kualifikim, nuk mund të jetë.
    Këtë informacion mund t’ia kërkoni shumë mirë edhe të pandehurës suaj të preferuar, Belinda Ballukut.
    Madje, të njëjtën të pandehur mund ta pyesni edhe për skemën korruptive të koncesionit me Aeroportin e Vlorës. Mund ta kapni në ndonjë moment sinqeriteti dhe ndoshta mund t’ju tregojë ndonjë lidhje familjare dhe biznesi me aksionerët e pakicës në koncesionin 140 milionë euro të Aeroportit të Vlorës.
    Po ju kërkoj të pyesni Belindën dhe jo Edi Ramën, sepse e dini që kryeministrin e keni peng tek Belinda Balluku.
    Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër që Edi Rama mban ende si krahun e tij të djathtë në qeveri një të pandehur nga SPAK-u.Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër pse Edi Rama i ka lënë një të pandehure për abuzim me tenderat gati 1 miliard euro fonde tenderash.Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim pse Edi Rama hesht i dorëzuar përpara të pandehurës së SPAK-ut.
    Ata janë së bashku në krimin e vjedhjes së buxhetit të shqiptarëve.
    Prandaj, kolegë socialistë,
    Nëse doni të kuptoni ç’bëhet me qeverinë tuaj të pistë dhe të korruptuar, kush do t’i marrë fondet e këtij buxheti, a do të kenë ndonjë copë miqtë tuaj të dukshëm e të padukshëm që blejnë vota për ju dhe ju duhet t’i shpërbleni – mos e lodhni kryeministrin. Prej 31 tetorit, ai është vetëm figurant. Pyesni të pandehurën e SPAK-ut, Belinda Balluku. Ajo mban realisht çelësat e qeverisë. Dhe është e vetmja që ka fuqinë të shkarkojë Edi Ramën.
    Ky është çmimi që kryeministri i Shqipërisë po paguan personalisht për sistemin korruptiv që ka ndërtuar vetë:
    I marrë peng nga zëvendëskryeministrja.
    I marrë peng nga partnerët e krimit të organizuar dhe kartelet e drogës, që po shpallen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Kryeministri u krijon atyre lehtësira, leje ndërtimi, licenca kazinoje dhe çdo mundësi tjetër për të pastruar paratë. Ata, në këmbim, blejnë vota për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit të tij.
    Prandaj, ky buxhet nuk është as më shumë e as më pak, por fatura e pengmarrjes së kryeministrit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Një faturë që shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë se kushdo. Një faturë që ne refuzojmë ta firmosim! Sepse ky buxhet është provë se Shqipëria sot nuk qeveriset. Ajo shfrytëzohet.
    Ne jemi kundër një buxheti që mbron të pandehurit, jo qytetarët.
    Jemi kundër një qeverie që i shërben krimit, jo njerëzve.
    Ne votojmë kundër për të mos u bërë si ju – noterë të pengmarrjes nga krimi dhe korrupsioni.
    Ne votojmë KUNDËR sepse jemi me Shqipërinë dhe jo me pengmarrësit e saj.

  • Noka: Ky është buxheti i korrupsionit dhe babëzisë, qytetarët do të marrin “Noc rrokun”

    Noka: Ky është buxheti i korrupsionit dhe babëzisë, qytetarët do të marrin “Noc rrokun”

    Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar sot se buxheti, i cili po miratohet sot është në të vërtetë buxheti i “narkosit”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka u shpreh se këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.
    Noka tha se ky buxhet nuk është për qytetarët, pasi nuk prodhon të ardhura. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se paketa fiskale, e cila u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet.
    “Se çfarë buxheti po miratoni sot, nuk kishit nevojë që ta dëgjonit deri në fund; mjafton që ta dëgjonit përrallat e kryeministrit. Këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë, të padrejtësisë sociale. Janë akte të kamufluara. Ky buxhet nuk është vetëm për ju, të dashur qytetarë, nuk prodhon të ardhura, por është për narkosin. Janë një plan financiar që ushqen pushtetin e inkriminuar, akte që shërbejnë për të përdorur shtetin si kasafortë të tyre dhe të taksave të shqiptarëve.
    Nuk kemi një qeveri që mendon për qytetarët, për pensionistët, për agroturizmin, por një grusht pushtetarësh që mendojnë vetëm një gjë: si të mbajnë tepsinë plot me paratë e qytetarëve. Paketa fiskale që u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet. Është fytyra e korrupsionit. Ky është buxheti i vjedhjes, i drogës dhe i llokmave të babëzisë së pushtetarëve. Qeveria e narkos deri diku po ia paraqet si historike këtë buxhet qytetarëve. Me këtë buxhet merr “Noc rrokun”. Në narkoshtet shpërblehet hajduti dhe ndëshkohet i ndershmi. Fytyra e shëndetësisë, Onkologjiku”, tha ai.

  • Bardhi: Rama u bë avokat i vjedhjes, i vetmi kryeministër që ka vartëse një të pandehur

    Bardhi: Rama u bë avokat i vjedhjes, i vetmi kryeministër që ka vartëse një të pandehur

    Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi ka ironizuar Edi Ramën, duke e cilësuar si avokat të skandalit të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarasë.
    Ai tha se për 15 minuta, Rama bëri në Kuvend, avokatin e Ballukut, ndërsa shtoi se ai është i vetmi kryeministër në rajon dhe Evropë që ka zv kryeministre një të pandehur për abuzim me miliona euro.
    Bardhi u shpreh se në vend që paratë të shkojnë te pesnionisët shkojnë te ministrat, ndërsa shtoi se nuk mundet ti besohen qindra milionë euro një ministrje hajdute që është marrë e pandehur.
    “Në 31 minua të fjalës së avokatit të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarsë, 15 minuta ia dedikoj mbrojtjes sesi ne nuk duhet të bëjmë prokurorinë ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokuroria. Ne cituam prokurorinë. Zonja është marrë e pandehur dhe ky është fakt publik, por ty çfarë të detyron të vish në foltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për abuzim me fonde publike në vlerën e 50 mln eurove. Shqiptarët presin që ti të bësh avokatin e tyre, ti zgjidhesh hallet dhe shqetësimet e tyre.
    Ne përbuzim modelin juaj që në vend që ti çoni paratë tek pensionistët, i çoni tek ministrat tuaj. I çojnë paratë në xhepat e zonjës që Rama ka në krah. Kjo duhet të përbuzet. Nuk mund të ndodhë që 800 mln euro ne t’ia besojmë një personi që është provuar dhe siç tha dje, meqë i referoheni komisioneres së zgjerimit, “shyqyr zotit” tha që u zbulua dhe të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Sot qeveria shqiptare është e vetmja qeveri në rajon dhe ky është i vetmi kryeministër në rajon dhe Evropë që ka zv kryeministre një të pandehur për abuzim me miliona euro.
    Me buxhetin 2026, qeveria nisi të bëjë atë që di të bëjë më mirë: t’ju ngopë me lugën bosh, me premtime të mëdha dhe me propagandë shumëngjyrëshe. Fjalët kyçe të propagandës janë: rritje, sukses, prosperitet, zhvillim.
    Për të qarë dhe për të qeshur.
    Këta mendojnë se disa prezantime me ngjyra mund t’i bëjnë shqiptarët të harrojnë realitetin. Ndoshta funksionon për patronazhistët, por jo për njerëzit që paguajnë faturat dhe korrupsionin e qeverisë.
    Sot, do të dëgjoni edhe nga ne si opozitë fakte të kundërta me propagandën e qeverisë. Sepse detyra jonë është të bëjmë transparencë dhe të kërkojmë llogari. Por le ta themi troç një gjë:
    Të nderuar qytetarë,
    Ju s’keni nevojë për shumë shifra për të kuptuar se ky buxhet që po ikën apo buxheti që po vjen nuk do ta përmirësojë jetën tuaj.
    Nuk keni nevojë për kritikat tona për të ditur që shërbimet nuk po përmirësohen.
    Që çmimet nuk bien.
    Që kursimet nuk rriten.
    Që nuk jetoni më mirë nga viti në vit.
    Megjithatë, më duhet të them që në fillim se ky buxhet nuk ka dy të vërteta, një të qeverisë dhe një të opozitës.
    Buxheti 2026 ka vetëm një të vërtetë: në pjesën më të madhe të tij, ai do të menaxhohet nga Belinda Balluku – një e pandehur nga SPAK për abuzime me fondet publike! Dhe nga Edi Rama – pengu i saj bashkëpunëtor në korrupsion, fiktivisht në krye të qeverisë.
    Fare mirë, për lehtësi komunikimi, këtij buxheti mund t’i vendosim edhe një emër: nga dosja 5D e korrupsionit në bashki, kemi kaluar tek buxheti 2B i korrupsionit në qeveri.
    Qeveria dhe deputetët e saj po duan të na bindin se nuk i zë gjumi për të mirën e popullit, se janë munduar që ta rrisin buxhetin, të rrisin investimet, të rrisin pagat, të rrisin pensionet. E kanë të kotë. Teatrin e tyre të shëmtuar me njerëzit, të cilët i vrasin natën dhe i qajnë ditën, e zbulon vetëm kjo dosje – Dosja e SPAK-ut për Tunelin e Llogarasë. Aty është e akuzuar dhe e pandehur Belinda Balluku, por paligjshmëria ka ndodhur nën drejtimin e Edi Ramës.
    Kështu që na i kurseni këto sajesa të buxhetit më të madh që do të bëjë shqiptarët më të lumtur. Buxheti që kemi përpara nuk është për shqiptarët. Është për ruajtjen e pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
    Të nderuar qytetarë,
    Kur të dëgjoni që Ramat dhe Ballukët e maxhorancës po ju tregojnë sa mirë jetoni, tregojini këtë dosje të SPAK-ut. Është Tuneli i Llogarasë, ku vetëm me një tender të paracaktuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku janë zhdukur të paktën 50 milionë euro.
    Ja çfarë i bëjnë buxhetit këta. E qepin sipas interesit të xhepit të tyre, jo sipas interesit të shqiptarëve. Sa për t’ju rifreskuar kujtesën, po citoj dosjen e SPAK-ut, sesi Belinda Balluku trajton 190 milionë euro nga fondet publike:
    “Në orën 17:40, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit: ‘Mendoj ta anullojmë. Skualifikoji të gjithë. Kam atë ndjesinë time që nuk duhet.’
    Në orën 17:51, Evis Berberi i thotë Ballukut: ‘E ke të frikshme ndjesinë. Kur e do?’
    Belinda Balluku: ‘Mbylleni sot me urgjencë.’”
    Dhe historinë e dini të gjithë. Tenderi u anulua. Në vend të 140 milionë eurove, u pranua disa muaj më vonë oferta me 190 milionë euro e turqve të Edi Ramës.
    Pse? Sepse përmbushën kriteret? SPAK-u thotë JO. E akuzon Belinda Ballukun dhe e ka marrë të pandehur, se për shkak të veprimeve të saj të kundraligjshme, fituesi i tenderit 190 milionë euro për tunelin e Llogarasë është shpallur në kundërshtim me kriteret.
    Pra, sot nuk mund të kemi dy të vërteta – një për qeverinë dhe një për opozitën. Sot kemi vetëm një të vërtetë: buxheti i shqiptarëve menaxhohet nga një grusht hajdutësh, të cilët nuk i bashkon vizioni për të zhvilluar vendin, por babëzia për pasuri dhe pushtet personal.
    Edhe këto miliona e miliarda nga taksat e shqiptarëve, që janë parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, do të vidhen po njësoj: me tendera të paracaktuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. Njësoj si tuneli i Llogarasë.
    T’ua freskoj edhe një herë kujtesën kolegëve të Partisë Socialiste, se ndoshta edhe mund t’u vijë turp nga fëmijët e tyre para se të lexojnë fjalimin që u ka kërkuar partia.
    Ja çfarë thuhet mes të tjerash në mesazhin që kompania turke i dërgon Belinda Ballukut disa javë përpara hapjes së tenderit të dytë për tunelin, dhe që mjeshtrja e tenderave ia dërgon bashkëpunëtorit të saj:
    “Kjo është një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë. Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri po vazhdojnë punën dhe negociatat në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18 gusht (pra 3 javë para hapjes së tenderit), menaxherët e shoqërisë dhe inxhinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do të jemi plotësisht gati për tenderin e Tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit.”
    A është Tuneli i Llogarasë rast i izoluar i abuzimit me fondet publike, që as Edi Rama, as Belinda Balluku nuk i prodhojnë vetë, por janë mundi dhe djersa e punës së 2 milionë shqiptarëve?!
    Do ta kisha votuar edhe vetë këtë buxhet po të kishte qenë kështu, por fatkeqësisht për vendin, nuk është!
    Pak ditë më parë denoncova të njëjtën skemë korrupsioni. Këtë herë me koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Vlorë, të cilit ia kanë dhënë një pensionisti që punon për njërin prej oligarkëve të Ramës. Ju të PS-së e kujtoni të gjithë puthjen e kryeministrit tuaj me Salillarin disa vjet më parë. Tani, ju takon ju, që përpara se të lexoni fjalimet me rritje e progres, t’u thoni votuesve se kush është pronari i vërtetë i koncesionit 60 milionë euro në Triport. Sepse një pensionist, pa asnjë kualifikim, nuk mund të jetë.
    Këtë informacion mund t’ia kërkoni shumë mirë edhe të pandehurës suaj të preferuar, Belinda Ballukut.
    Madje, të njëjtën të pandehur mund ta pyesni edhe për skemën korruptive të koncesionit me Aeroportin e Vlorës. Mund ta kapni në ndonjë moment sinqeriteti dhe ndoshta mund t’ju tregojë ndonjë lidhje familjare dhe biznesi me aksionerët e pakicës në koncesionin 140 milionë euro të Aeroportit të Vlorës.
    Po ju kërkoj të pyesni Belindën dhe jo Edi Ramën, sepse e dini që kryeministrin e keni peng tek Belinda Balluku.
    Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër që Edi Rama mban ende si krahun e tij të djathtë në qeveri një të pandehur nga SPAK-u.Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër pse Edi Rama i ka lënë një të pandehure për abuzim me tenderat gati 1 miliard euro fonde tenderash.Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim pse Edi Rama hesht i dorëzuar përpara të pandehurës së SPAK-ut.
    Ata janë së bashku në krimin e vjedhjes së buxhetit të shqiptarëve.
    Prandaj, kolegë socialistë,
    Nëse doni të kuptoni ç’bëhet me qeverinë tuaj të pistë dhe të korruptuar, kush do t’i marrë fondet e këtij buxheti, a do të kenë ndonjë copë miqtë tuaj të dukshëm e të padukshëm që blejnë vota për ju dhe ju duhet t’i shpërbleni – mos e lodhni kryeministrin. Prej 31 tetorit, ai është vetëm figurant. Pyesni të pandehurën e SPAK-ut, Belinda Balluku. Ajo mban realisht çelësat e qeverisë. Dhe është e vetmja që ka fuqinë të shkarkojë Edi Ramën.
    Ky është çmimi që kryeministri i Shqipërisë po paguan personalisht për sistemin korruptiv që ka ndërtuar vetë:
    I marrë peng nga zëvendëskryeministrja.
    I marrë peng nga partnerët e krimit të organizuar dhe kartelet e drogës, që po shpallen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Kryeministri u krijon atyre lehtësira, leje ndërtimi, licenca kazinoje dhe çdo mundësi tjetër për të pastruar paratë. Ata, në këmbim, blejnë vota për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit të tij.
    Prandaj, ky buxhet nuk është as më shumë e as më pak, por fatura e pengmarrjes së kryeministrit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Një faturë që shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë se kushdo. Një faturë që ne refuzojmë ta firmosim! Sepse ky buxhet është provë se Shqipëria sot nuk qeveriset. Ajo shfrytëzohet.
    Ne jemi kundër një buxheti që mbron të pandehurit, jo qytetarët.
    Jemi kundër një qeverie që i shërben krimit, jo njerëzve.
    Ne votojmë kundër për të mos u bërë si ju – noterë të pengmarrjes nga krimi dhe korrupsioni.
    Ne votojmë KUNDËR sepse jemi me Shqipërinë dhe jo me pengmarrësit e saj”, tha Bardhi.