Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka deklaruar se Buxheti i vitit 2026 duhej të ishte një përgjigje e fortë ndaj krizave që po përjeton bujqësia
Sipas saj, fermerët shqiptarë janë më të pambështeturit në rajon dhe do të vijojnë të mbeten të tillë edhe përgjatë vitit të ardhshëm, pasi për 2026, Shqipëria ka nivelin më të ulët të subvencioneve.
Pjesë nga fjala e Xhixhos:
Buxheti i vitit 2026 duhej të ishte një përgjigje e fortë ndaj krizave që po përjeton bujqësia, por projektbuxheti i sjellë në Parlament tregon qartë se qeveria do të vijojë të injorojë hapur realitetin e fermerëve dhe nga nevojat jetike të vendit.
Ky sektor që mbështet një të tretën e popullsisë aktive karakterizohet prej vitesh nga mungesa e investimeve, e parave për fermerin dhe e strukturave mbështetëse për ekonominë e tij. Buxheti qesharak që qeveria ka ndarë për vitin e ardhshëm është jo vetëm dështim ekonomik, por edhe social.
Fermerët shqiptarë janë më të pambështeturit në rajon dhe do të vijojnë të mbeten të tillë edhe përgjatë vitit të ardhshëm.
Për 2026, Shqipëria ka nivelin më të ulët të subvencioneve.
Shqipëria: 53 milionë euroKosova: rreth 200 milionë euroMaqedoni e Veriut: rreth 300 milionë euroSerbi: 800 milionë euro
Kaq mjafton për të shpjeguar prodhimin vendas që mbetet stok. Mundi i një viti të tërë përfundon i hedhur në rrugë sepse tregu mbytet nga produktet e importuara.
Prodhime të hedhura në kanal, ulje çmimesh me nën koston e prodhimit, importet me çmime shumë herë më të ulëta se prodhimi vendas, është histori që përsëritet çdo vit.
Blegtoria është në rënie të lirë, si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë rënie drastike të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke ua lënë vendin tonelatave me mish dhe qumësht pluhur që importohen. Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, ndërsa i mishit në peshë të gjallë ka rënë me 3,8%, prodhimi i vezëve ka rënë me 0,7%.
Fermat mbyllen sepse fermerët janë të zhgënjyer e të mashtruar. E vetmja shpresë edhe për ta, si për mijëra të rinj të këtij vendi, është emigrimi.
Fondet IPARD – burimi më i rëndësishëm për modernizimin e bujqësisë dhe rritjen e standardeve – vijojnë të jenë të bllokuara. Ky bllokim ka ndalur investime të mëdha që fermerët i prisnin prej vitesh, ka dëmtuar besueshmërinë e institucioneve tona dhe ka çuar në humbjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm. 112 milionë euro të destinuara për ta mbeten të bllokuara për të dytin vit, për shkak të korrupsionit të qeverisë “Rama”. Kjo qeveri që jo vetëm nuk mbështet fermerët, por edhe u grabit fondet europiane, e mori përgjigjen pak ditë më parë: Bashkimi Europian është i gatshëm të mbështesë fermerët shqiptarë, por nuk lejon abuzimin me paratë e taksapaguesve europianë!
Situata rëndohet edhe më shumë nga përmbytjet e ditëve të fundit, që kanë vënën nën ujë dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Fermerët po përballen me humbje të prodhimit, dëmtime të infrastrukturës dhe kosto shtesë që rrezikojnë seriozisht sezonin e ardhshëm. Nuk ka sistem funksional vaditjeje dhe kullimi, sepse ai është dëmtuar dhe ndryshuar padrejtësisht. Sistemi i dikurshëm, një strukturë e unifikuar, e përbërë nga basenet, hidrovoret dhe kanalet me disa nivele, të cilat funksiononin si një rrjet i vetëm, ka dalë jashtë përdorimi.
Sot fermerët kanë nën ujë jo vetëm tokën dhe prodhimin, por edhe bagëtitë dhe ushqimin e tyre për dimrin që është përpara. Në një kohë kur bujqësia ka nevojë urgjente për mbështetje, për investime në sistemet e ujitjes dhe kullimit, dhe për fonde emergjence, buxheti i propozuar nuk reflekton asnjë prioritet real për t’u ardhur në ndihmë fermave dhe mijëra familjeve që e mbështetin ekonominë e tyre te bujqësia.
Edhe këtë vit, 125 milionë euro orientohen drejt koncesioneve e PPP, çka konfirmon edhe njëherë se për qeverinë më shumë rëndësi kanë një grusht njerëzish që përfitojnë prej tyre sesa mijëra familje që mbajnë gjallë ekonominë rurale. Paratë nuk kursehen për rrugët e florinjta që po bien njëra-pas tjetrës. Kostoja e ndërtimit të një rruge është sot 500 deri në 1600 herë më e madhe se 16 vjet më parë.
Mjafton të kujtojmë aksin Qukës–Qafë Plloçë që u ka kushtuar shqiptarëve 260 milionë euro, rrugën Korçë–Ersekë 80 milionë euro, Kardhiq–Delvinë 146 milion euro, që shemben sapo nis stina e shirave. Për të mos folur për Unazën e florinjtë të Tiranës që ka thithur qindra milion euro, ende nuk është bërë plotësisht funksionale dhe përmbytet sa herë bie shi. Paratë janë, por u jepen atyre që ndërtojnë rrugë pa standarde duke ua faturuar shqiptarëve qindra fish. Apo korrupsioni qeveritar i megagaferës me Tunelin e Llogarasë, ku me një tender vidhen 75 milionë euro dhe ku zv.kryeministrja e pandehur as nuk dorëhiqet dhe as nuk shkarkohet, pasi padyshim ky është një sistem korrupsioni që ka në krye Edi Ramën.
Ne kërkojmë rishikim të menjëhershëm të buxhetit të bujqësisë për 2026, rritje të subvencioneve direkte, fonde emergjence për zonat e përmbytura, investime serioze në infrastrukturën ujitëse dhe kulluese, si dhe hapa të qartë për zhbllokimin e fondeve IPARD, të cilat janë jetike për modernizimin e sektorit. Buxheti duhet të jetë mjet zhvillimi dhe mbështetjeje për njerëzit, jo instrument i pasurimit të një pakice.
Tag: buxheti
-

“Qeveria vijon të injorojë hapur realitetin”/ Buxheti i vitit 2026, reagon Xhixho: Prodhime të hedhura në kanal, ulje..
-

Buxheti 2026/ Xhixho: Bujqësia në Shqipëri, e harruar dhe e pambështetur nga qeveria
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se edhe këtë vit buxheti për bujqësinë është vetëm 2.9% e PBB-së, shumë larg nevojave të këtij sektori. Fermerët shqiptarë nuk mbështeten, prodhimi vendas nuk subvencionohet, dhe kjo shpjegon pse shumë prej tyre detyrohen të hedhin prodhimin e tyre në rrugë, ndërkohë që tregu vendas mbytet nga importet.
Ndërkohë, korrupsioni qeveritar u ka hequr fermerëve mundësinë për të përfituar nga fondet e IPARD, plot 112 milionë euro, të cilat janë ende të bllokuara.
‘Problemet me sigurinë ushqimore nuk kanë të ndalur. Vetëm pak muaj më parë, 10 tonë mandarina u kthyen nga Kroacia për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, ndërsa së fundmi në Elbasan u bllokuan 50 tonë misër me aflatoksinë. Këto nuk janë thjesht statistika; janë produkte që mund të kenë përfunduar në tryezën e çdo familjeje shqiptare.’ u shpreh ajo
Postimi:
Edhe këtë vit, buxheti për bujqësinë është vetëm 2.9% të PBB-së, shumë larg nevojave të këtij sektori. Fermerët shqiptarë nuk mbështeten, prodhimi vendas nuk subvencionohet. Kjo shpjegon prodhimin stok që fermerët detyrohen ta hedhin në rrugë dhe mbytjen e tregut vendas nga importet. Le të bëjmë një krahasim të subvencioneve me vendet fqinje për vitin e ardhshëm.
Shqipëria – 53 milionë euroKosova – rreth 200 milionë euroMaqedonia – rreth 300 milionë euroSerbia – 800 milionë euro
Ky krahasim mjafton për të kuptuar sa larg jemi me mbështetjen për fermerët. Ndërkohë korrupsioni qeveritar u ka hequr fermerëve shqiptarë edhe mundësinë për të përfituar nga fondet e IPARD plot 112 milionë euro, pasi janë ende të bllokuara.
Gjithashtu skandalet me sigurinë ushqimore nuk kanë të ndalur. Vetëm pak muaj më parë, 10 tonë mandarina u kthyen nga Kroacia për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, ndërsa së fundmi në Elbasan u bllokuan 50 tonë misër me aflatoksinë. Këto nuk janë thjesht statistika; janë produkte që mund të kenë përfunduar në tryezën e çdo familjeje shqiptare. Bujqësia dhe prodhimi nuk do të jenë prioritet as në buxhetin e 2026-s, pasi prioritet për këtë qeveri janë lista e PPP dhe koncesioneve korruptive. -

Buxheti 2026 braktis bujqësinë, Xhixho: Shqipëria e fundit në rajon për subvencione
Edhe këtë vit, buxheti për bujqësinë është vetëm 2.9% të PBB-së, shumë larg nevojave të këtij sektori. Fermerët shqiptarë nuk mbështeten, prodhimi vendas nuk subvencionohet. Kjo shpjegon prodhimin stok që fermerët detyrohen ta hedhin në rrugë dhe mbytjen e tregut vendas nga importet. Le të bëjmë një krahasim të subvencioneve me vendet fqinje për vitin e ardhshëm.Shqipëria – 53 milionë euroKosova – rreth 200 milionë euroMaqedonia – rreth 300 milionë euroSerbia – 800 milionë euroKy krahasim mjafton për të kuptuar sa larg jemi me mbështetjen për fermerët. Ndërkohë korrupsioni qeveritar u ka hequr fermerëve shqiptarë edhe mundësinë për të përfituar nga fondet e IPARD plot 112 milionë euro, pasi janë ende të bllokuara.Gjithashtu skandalet me sigurinë ushqimore nuk kanë të ndalur. Vetëm pak muaj më parë, 10 tonë mandarina u kthyen nga Kroacia për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, ndërsa së fundmi në Elbasan u bllokuan 50 tonë misër me aflatoksinë. Këto nuk janë thjesht statistika; janë produkte që mund të kenë përfunduar në tryezën e çdo familjeje shqiptare. Bujqësia dhe prodhimi nuk do të jenë prioritet as në buxhetin e 2026-s, pasi prioritet për këtë qeveri janë lista e PPP dhe koncesioneve korruptive.
-

Miratohet buxheti i vitit 2026, 83 vota pro e 32 kundër për dokumentin më të rëndësishëm financiar
Pas 16 orësh debate, parlamenti miratoi buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm.
Buxheti u miratua me 83 vota pro dhe 32 kundër. Socialisti Erion Braçe nuk votoi dy prej projektligjeve të paketës fiskale, ndërsa socialisti Vullnet Sinaj nuk votoi gjithashtu dy, që u kaluan në orët e para të mëngjesit.
Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh fokusohet te rritja e pensioneve, rritja e pagës minimale në 500 euro si edhe indeksimi i pagave bazuar në normën e inflacionit. Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të buxhetit në Parlament, premtoi se jo vetëm viti 2026, por i gjithë mandati i katërt do të ketë prioritet pensionistët.“Ky buxhet është një buxhet historik për Partinë Socialiste, sepse për herë të parë adreson në mënyrë domethënëse dhe të qëndrueshme përmes një angazhimi financiar afatmesëm prej 1.7 miliard eurosh rritjen e mbështetjes së pensionistëve”, tha Rama.
Demokratët votuan kundër buxhetit, pasi sipas tyre paratë e taksapaguesve shqiptarë do të përdoren për interesat personale të kryeministrit Rama.
“Na i kurseni këto sajesat e buxhetit më të madh që do të bëjë shqiptarët më të lumtur. Buxheti që kemi përpara nuk është për shqiptarët. Është për ruajtjen e pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, tha demokrati Gazment Bardhi.
Debate të mëdha pati edhe për projektligjin e faljes së detyrimeve të akumuluara ndër vite nga bizneset ndaj administratës tatimore dhe doganore, pasi sipas deputetëve demokratë ai përbën një padrejtësi ndaj tatimpaguesve të rregullt.
Nga ana tjetër, për kreun e Financave, Petrit Malaj, ky projektligj pritet të sjellë një bashkëpunim më të madh mes sipërmarrjeve dhe administratës tatimore./vizionplus.tv -

Miratohet në parim me 83 votat e PS buxheti 8.8 mld euro dhe paketa fiskale, opozita kundër
Në një seancë maratonë që zgjati rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026, me një vlerë totale prej 8.8 miliardë eurosh, si edhe tetë projektligjet që përbëjnë paketën fiskale. Projektbuxheti u miratua vetëm me votat pro të shumicës socialiste, 83 gjithsej, ndërsa opozita votoi kundër, siç ishte parashikuar.
Nga radhët e socialistëve pati dy përjashtime: deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët nuk mbështetën tre nga projektligjet e paketës fiskale. Braçe nuk mori pjesë në votimin për projektligjin “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa Sinaj nuk votoi dy projektligjet që lidhen me paketën e paqes fiskale.
Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh synon të financojë shërbimet shëndetësore, pagat, skemat e mbështetjes për familjet në nevojë, pensionet, arsimin, punësimin, bujqësinë, infrastrukturën rrugore, sistemin e drejtësisë si dhe fondet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve të Shqipërisë ndaj NATO-s. -

“Ky buxhet nuk ka dritë në fund të tunelit”/ Blushi komenton ‘aprovimet’ e qeverisë për vitin 2026: Zhyt më tepër…
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 thellon varfërinë dhe pabarazinë sociale.
Ndërsa deklaroi votën kundër të Partisë së Lirisë për projektbuxhetin 2026, Blushi tha se “ky buxhet nuk ka dritë në fund të tunelit në raport me interesin publik”.
“Nuk është buxheti i mirëqenies dhe as i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Është buxheti më antisocial që u jep gjithçka atyre që kanë më tepër dhe zhyt shqiptarët në kufijtë e mbijetesës”, tha Blushi. Ky buxhet, sipas tij, “nuk garanton rritje reale të ndjeshme dhe të prekshme të pensioneve dhe nuk jep zgjidhje për fermerët dhe minatorët”.
“Një buxhet që godet me më shumë agresivitet më të dobtit dhe shpërblen më të fortët. Ndaj vota e PL-së do të jetë kundër këtij buxheti”, tha Blushi.
Sipas tij, “fermerët vazhdojnë të përballen me mungesë fondesh dhe me asnjë masë mbështetëse për bujqësinë”. Kjo sipas tij, reflektohet me rënien e eksporteve. -

‘Buxheti 2026 nuk i përket qytetarëve’, Likaj: Kontrollohet nga Rama dhe Balluku
Deputeti i PD, Ramadan Likaj, në fjalën e tij në Kuvend theksoi se buxheti për vitin 2026 nuk u përket qytetarëve.
Sipas tij, kontrollohet dhe shpërndahet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama.
“Sot mbas një periudhe më shumë se dy muaj më jepet e drejta të marr fjalën për faktin që maxhoranca arrin për herë të parë miraton qeverinë për 27 minuta. Një gjë që s’ka ndodhur asnjëherë në një vend demokratik. Buxheti i 2026 është i cunguar. Një buxhet që realisht nuk i përket qytetarëve.
E vërteta është që ky buxhet është i mirëplanifikaur për disa segmente. 70% e këtij buxheti shpërndahet nga kryeministri ose Ballukut. Në buxhetin e 2026 nuk shikoj asgjë për Malësinë e Madhe.”, tha. -

Projektbuxheti 2026, ministrja Sala: Garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha në Kuvend se projektbuxheti për vitin 2026 është një instrument që forcon reformën, modernizon sistemet tona, garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët.
Fjala e ministres Evis Sala:
Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: “Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në qendër pacientin, qytetarin dhe çdo individ në nevojë.”
Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: shërbime më të mira shëndetësore dhe një sistem më i fortë, mirëqenie sociale për çdo shqiptar.Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur përmirësime të dukshme në treguesit kryesorë të shëndetit.
Sot:Ne jemi vendi me jetëgjatësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor (79 vjeç, në krahasim me 75 të mesatares në rajon) dhe shumë afër nivelit të Bashkimit Europian (81 vjeç).Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm: nga 20 për 1000 lindje në vitin 2005 në 9 për 1000 lindje në vitin 2023.
Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar, nga 12 në 7 për 100 000 lindje.
Gjatë dekadës së fundit, qeveria ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin të infrastrukturës shëndetësore, trajnimin e stafit, zgjerimin e skemës së sigurimit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve të specializuara dhe rritjen e pagave.Pavarësisht arritjeve, sfidat janë të shumta:Mosha mesatare në rritje e popullatës, ndryshimet demografike dhe zhvillimet socio-ekonomike po favorizojnë një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare; tumorale, pulmonare apo ato neurologjike (si Alzheimer).
Gjithashtu, përparimi i shpejtë në teknologji, dixhitalizimi i sistemeve dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale kërkojnë reformim të sistemit, për t’iu përgjigjur nevojave globale në shëndetësi.
Buxheti i vitit 2026 është një fillim i mirë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të filluar adresimin e disa objektivave që mbeten gjithnjë të rëndësishme për qeverinë.
Gjatë ditëve të fundit kam dëgjuar kolegë deputetë të thonë se ky buxhet nuk mjafton.Në të vërtetë, ky buxhet fillon të adresojë një prioritetesh të rëndësishme:rritja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor;rritja e fondit të dedikuar për barnat antitumorale;zgjerimi i paketave të shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë nisjen e shërbimeve të munguara si: trombektomia, rikonstruksioni i gjirit për gratë e prekura nga tumori; transplantet e kornesë dhe ofrimi i paketës së stomës;si dhe mbulimin me shërbime sociale të integruara në 61 bashkitë, me një rritje prej 22% të Fondit Social.
Duke u ndalur në shifrat konkrete, buxheti prej 108.8 miliardë lekësh për vitin 2026 financohet nga:buxheti i shtetit në masën 75% (ose 82.5 miliardë lekë)kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 25% (ose 26.3 miliardë lekë)
Ky buxhet zë 12.3% të buxhetit të shtetit ose 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4.2% krahasuar me vitin 2025.Të nderuar deputetë,Lufta kundër kancerit mbetet një nga sfidat tona më të mëdha. Në vitin 2026, për herë të parë, të gjitha barnat antitumorale do të rimbursohen plotësisht.
Fondi prej 15 milionë euro shtesë për barnat antitumorale është një investim serioz për përballimin e kësaj sfide.
Kemi një strategji të qartë për modernizimin e kujdesit onkologjik në gjithë ciklin: nga depistimi dhe diagnoza e hershme, te trajtimet më të avancuara.
Po ashtu, po dixhitalizojmë tërësisht shërbimet onkologjike, duke i mundësuar çdo pacienti një dosje elektronike, e cila lidh të dhënat diagnostike, recetat online dhe ndjekjen terapeutike, duke garantuar planifikim më të mirë dhe monitorim të vazhdueshëm të cilësisë.
Shqipëria 2030 do të ketë Institutin Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetin Kombëtar të Kancerit, sipas modeleve më bashkëkohore.Këto mekanizma janë baza për standardizimin e protokolleve të trajtimit në të gjithë vendin dhe, mbi të gjitha, do të sigurojnë që çdo pacient, pavarësisht vendndodhjes gjeografike apo statusit socio-ekonomik, të ketë akses në kujdes onkologjik me cilësi të lartë.
Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm bëhet e mundur kryerja e një sërë shërbimesh të reja spitalore. Për herë të parë:Do të ofrohet shërbimi i trombektomisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit do t’u ofrohet rikonstrulsioni i gjirit përmes fondit të dedikuar.Një tjetër lajm pozitiv është transplanti i kornesë, duke zgjidhur një problem shumëvjeçar të pacientëve me probleme të shikimit.
Në vitin 2026 nuk do të sjellim vetëm shërbime të reja, por do të zgjerojmë dhe standardizojmë shërbimet ekzistuese në mbarë vendin, duke rritur cilësinë dhe duke konsoliduar strukturat shëndetësore. Në këtë kuadër do të vijojë financimi për:Trajtimin e 322 mijë pacientëve në spitalet terciare, rajonale dhe bashkiake;Kryerjen falas të dializës;Mbështetjen për paketën e kardiologjisë;Mbështetjen për transplantet renale;Trajtimin e pacientëve me katarakt.
Kujdesi parësor është shtylla kurrizore e çdo sistemi modern shëndetësor. Për vitin 2026 parashikohet mbështetja për:7.6 milionë vizita në kujdesin parësor, të financuara me 2.3 miliardë lekë;check-up mjekësor falas për qytetarët 35–70 vjeç;rimbursim të barnave për 400,000 pacientë, me një buxhet prej 13.5 miliardë lekësh, 7% më shumë se vitin e kaluar;vijimin e stripave falas për diabetikët mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës. -

Ministri Jaupaj: Buxheti 2026, hap vendimtar për modernizimin mjedisor dhe standardet europiane
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se buxheti i vitit 2026 shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e politikave mjedisore, në forcimin e institucioneve dhe në mbrojtjen e pasurive natyrore që vendi ynë ka fatin t’i ketë të veçanta në Europë. Sipas ministrit, buxheti i vitit të ardhshëm rritet me 9,2% krahasuar me 2025, duke arritur në 3,2 miliardë lekë, ndërsa fondet e shtuara shkojnë për investime konkrete që prekin ajrin, ujin, mbetjet dhe biodiversitetin.
Për të në vitin 2026 do të investohet në blerjen e stacioneve të reja të monitorimit të ajrit dhe për sa i takon ujërave, parashikohen investime për zgjerimin e monitorimit të lumenjve dhe ujërave nëntokësore, për laboratorë dhe pajisje të specializuara, si dhe për harmonizimin me metodologjinë europiane të analizës. Buxheti mbështet përmirësimin e sistemit kombëtar të mbledhjes së të dhënave për basenet Mat, Ishëm dhe Erzen, investime që, sipas ministrit, janë të lidhura drejtpërdrejt me Kapitullin 27 të negociatave dhe përbëjnë parakusht për integrimin europian.Duke u ndalur te mbrojtja e natyrës, ministri u shpreh se projektet kombëtare për zonat e mbrojtura, si Ulëza në veri dhe Vjosa në jug, po përparojnë me ritme të qëndrueshme. Buxheti i 2026-s financon 460 milionë lekë për investimet në ekoparkun e Ulzës, një projekt që ai e cilësoi i rëndësishëm “për turizmin e qëndrueshëm, edukimin dhe ekonominë lokale”. Në këtë kuadër, ai nënvizoi edhe qendrën multifunksionale të Vjosës, një investim prej 690 milionë lekësh. “Programi për muzealizimin e kësaj qendre nis në 2026-ën, pasi Vjosa në të vërtetë nuk është vetëm një lumë, është një identitet kombëtar dhe një markë ndërkombëtare”, deklaroi ministri.
Sa i takon sektorit të pyjeve, ministri theksoi se investimet do të fokusohen te njerëzit po aq sa tek infrastruktura. Sipas tij, me rritjen prej 75 milionë lekësh për kapacitetet humane të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe stafit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, synohet forcimi i kontrollit, menaxhimit dhe mbrojtjes së territorit. “Me këtë buxhet garantohet mbrojtja më efektive e pyjeve, kontrolli rigoroz i prerjeve të paligjshme dhe menaxhimi më profesional i zonave të mbrojtura”, tha ai.
Në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, që sipas tij mbetet sfida më e madhe territoriale, parashikohet një shtim fondi prej 1 miliard lekësh për 42 bashki, për të adresuar kërkesat e njësive të qeverisjes vendore dhe për të forcuar kapacitetet planifikuese. Ministri theksoi se ky është hapi i parë drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve, në përputhje me ligjin e ri dhe praktikat europiane. Shqipëria, sipas ministrit, tashmë është pjesë e programeve më të rëndësishme europiane për menaxhimin e mbetjeve.
Investimet e huaja përbëjnë një shtyllë kyçe të reformës në këtë sektor, si financimi me KfW prej 50 milionë eurosh për infrastrukturën e zonave të mbetjeve në Dibër, Durrës, Korçë, Berat dhe Vlorë, si dhe grantet për mbylljen e venddepozitimeve jo të kontrolluara dhe ngritjen e qendrave të riciklimit. Po ashtu, shtoi ai, janë siguruar 40 milionë euro nga BE, ku 20 milionë euro janë grante për infrastrukturën në zonat e Kukësit dhe Gjirokastrës dhe 15 milionë euro vijnë në bashkëpunim me qeverinë gjermane për modernizimin dhe menaxhimin e mbetjeve. Sipas ministrit, impakti i këtyre investimeve është i drejtpërdrejtë. “Harmonizim me standardet e BE-së, rritje e kapaciteteve të bashkive, reduktim i ndotjes, kalim drejt ekonomisë qarkulluese dhe mbyllje e venddepozitimeve të pakontrolluara”, deklaroi ministri. Sipas tij, ky është një buxhet i një Shqipërie që nuk fshihet pas problemeve, por i zgjidh ato.
