Tag: buxheti

  • Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

    Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

    Premtimet elektorale të Partisë Socialiste për mandatin e katërt kapin një faturë financiare shumë më të lartë se mundësitë e buxhetit shqiptar? Programi i socialistëve kërkon mbi 29 miliardë euro, ndërsa buxheti i shtetit nuk mjafton as për gjysmën e tij. Një analizë e qendrës ALTAX zbërthen faturën e lartë të investimeve të premtuara duke ngritur pikëpyetje mbi realizimin e tyre.

    Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste siguroi mandatin e katërt duke premtuar rritje të pagave, pensioneve, investime masive në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi. Por kur të gjitha këto premtime i vendos në një llogari të thjeshtë ekonomike, rezultati është një fushatë me oferta që i tejkalojnë disa herë mundësitë reale të shtetit shqiptar.

    Sipas një analize të qendrës ALTAX, angazhimet e PS-së për periudhën 2025–2029 kapin një kosto nga 19,8 deri në 29,5 miliardë euro. Kjo përkthehet në një barrë financiare vjetore prej 7,6 deri në 12,9 miliardë euro. Ndërkohë, buxheti aktual vjetor i shtetit nuk kalon 8,2 miliardë euro. Ndaj në skenarin më modest kjo faturë kërkon rritje të buxhetit me të paktën 30–40%.

    Investimet sipas sektorëve

    Të dhënat e përpunuara nga qendra ALTAX mbi kostot buxhetore të premtimeve të Partisë Socialiste për periudhën 4-vjeçare përbëjnë një skenar ambicioz, por sfidues për t’u përballuar me burimet aktuale të buxhetit të shtetit.

    Referuar të dhënave, sektorët më të kushtueshëm për buxhetin publik janë energjia, infrastruktura dhe zhvillimi rajonal.

    Energjia, me një kosto prej 8–12 miliardë euro në 4 vite.
    Infrastruktura, me 5.9 miliardë euro.
    Uji dhe zhvillimi rajonal, që kërkon 6.7 miliardë euro.

    Po ashtu, një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve e mbajnë edhe sektorët socialë si punësimi, pensionet, shëndetësia dhe arsimi.

    Punësimi dhe pensionet: 4.68 miliardë euro.
    Shëndetësia dhe mbrojtja sociale: 4.304 miliardë euro.
    Arsimi: 2.4 miliardë euro.

    Sipas përllogaritjeve të ekspertëvë të ALTAX sektorët me më pak kosto për buxhetin në katër vitet e ardhshme do të jenë rendi, siguria si dhe mjedisi dhe kultura.

    Rendi, siguria dhe shërbimet publike, me një total prej vetëm 250 – 400 milionë euro për 4 vite.
    Turizmi, mjedisi dhe kultura, me 1.5 miliardë euro.

    Në mungesë të një “shkopi magjik”, buxheti është i vetmi filtër që ndan premtimet nga realiteti. Dhe ky filtër, nisur nga premtimet e bëra, tregon se fushata e 11 majit ishte më shumë një treg ofertash të lakmueshme sesa një plan pune i zbatueshëm.

    Masat thelbësore 

    Analiza e qendrës ALTAX tregon se programi i PS është i kushtueshëm dhe jo i përballueshëm në kushtet aktuale, nëse nuk merren parasysh masa thelbësore si:

    Rishikimi i prioriteteve buxhetore, për të fokusuar fondet në sektorët më urgjentë dhe me impakt më të gjerë afatgjatë.
    Zgjerimi i bazës tatimore dhe rritja e të ardhurave përmes formalizimit e dixhitalizimit të ekonomisë.
    Përdorimi i skemave hibride financimi, përmes partneriteteve publiko-private dhe mbështetjes së donatorëve ndërkombëtarë, veçanërisht për infrastrukturën dhe energjinë.
    Zgjatja e afatit të implementimit të projekteve madhore në 6–10 vite, për të mos e përplasur ekonominë me një barrë të menjëhershme.
    Menaxhim i kujdesshëm i borxhit publik, për të mos kaluar pragun e qëndrueshmërisë prej 70% të PBB-së.

    Përfundimi

    Premtimet elektorale të kësaj fushate nga Partia Socialiste janë më shumë dëshmi e një gare për vota, sesa plane të mbështetura në realitete financiare. Mungesa e analizave të detajuara për kostot dhe burimet e financimit i bën premtimet jo të besueshme. Pa reforma të thella dhe një transparencë më të madhe fiskale, shumë nga këto angazhime rrezikojnë të mbeten në letër për t’u ricikluar për votuesit pas katër vitesh.

  • Ndryshohet buxheti jo per rritje pensionesh/ Rama, 10 milionë euro me urgjencë për projektin e Mira Muratit

    Ndryshohet buxheti jo per rritje pensionesh/ Rama, 10 milionë euro me urgjencë për projektin e Mira Muratit

    Ndryshohet buxheti jo per rritje pensionesh/ Rama, 10 milionë euro me urgjencë për projektin e Mira MuratitQeveria shqiptare do të hyjë aksionere me 10 milionë dollarë në startupin e shqiptare Mira Murati të quajtur Machine Thinking Lab. Këshilli i Ministrave ka ndryshuar buxhetin e shtetit përmes procedurës urgjente të aktit normativ për të akorduar shumën prej 10 milionë dollarësh si financim pjesmarrje në kompani.

    Financat e kanë argumentuar “nevojën” dhe “urgjencën” për këtë ndryshim të shpejtë të buxhetit me akt normativ me faktin se financimet për startup-in e Mira Muratit duhet të realizohen sa më parë.

    Sipas mediave, deri tani, nisma “Machine Thinking Lab”, e drejtuar nga shqiptarja, ka arritur të gjenerojë financime me vlerë deri në 2 miliardë dollarë.

    Nisur nga afatet e ngushta në dispozicion, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si institucioni përgjegjës për inovacionin, i ka kërkuar Financave sigurimin e fondeve të nevojshme, në mënyrë që edhe shteti shqiptar të bëhet financues në këtë startup inovator të inteligjencës artificiale.

    1 miliardë lekët e nevojshme për të realizuar financimin, pa ndërmarrë ndryshime apo rialokime të tjera fondesh janë siguruar nga të ardhurat shtesë të depozituara në buxhet nga Agjencia e Administrimit të Pasurisë të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), si pasojë e performancës së mirë financiare të këtij institucioni, raporton ekofin.al.

    MEKI ka argumentuar se startupi i drejtuar nga Mira Murati është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e inteligjencës artificiale, që pritet t’i sjellë përfitime edhe Shqipërisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe sa i përket imazhit të vendit dhe pozicionimit në komunitetin botëror teknologjik. Përfshirja e mundshme e shtetit shqiptar në projektin e ri të shqiptares u përmend si mundësi disa javë më parë nga Kryeministri Rama.

    Megjithatë, duhet theksuar se ky është një rast ‘sui generis’ ku buxheti ndryshon me akt normativ vetëm për të ndërmarrë një financim të tillë dhe pa arsye të tjera. Ndryshimet e mëparshme të realizuara me akt normativ kanë qenë kryesisht për rialokime fondesh, por gjithmonë ato kanë patur të paktën 3 ose më shumë arsye që kanë sjellë ndryshimin e buxhetit.

  • Edlira Çepani tregon pse nuk e vazhdoi angazhimin politik: Krijova një lëvizje me 4 shtylla, por…

    Edlira Çepani tregon pse nuk e vazhdoi angazhimin politik: Krijova një lëvizje me 4 shtylla, por…

    Aktivistja Edlira Çepani ka treguar arsyen pse ajo nuk vazhdoi angazhimin politik në lëvizjen “Shqipëria bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ku ajo ishte pjesë. Çepani tha në News24 se politika nuk i do gratë.

    Nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjidhjet e 11 majit, Çepani u shpreh se vetëm 37% në lista janë gra.
    Aktivistja Çepani ngriti shqetësimin se forumeve të grave nuk i jepen fonde nga buxheti që marrin partitë politike nga taksapaguesit.
    “Unë po them nga eksperienca se politika nuk i do gratë. Nëse politika do t’i donte gratë ne nuk do ishim për të luftuar për kuota gjinore dhe duke luftuar që gratë brenda partive të kenë një zë dhe shanse të barabarta. Në listat e përgjithshme të 11 partitë, në kemi vetëm 37% gra dhe vajza.
    Kanë zero akses në financa. Ne jemi detyruar të fusim një kuotë në ligjin e partive që në forumin e grave të marrin 10% nga ai buxheti që partive u vjen nga buxheti i shtetit. Ka një projekt ligj në parlament që ka hyrë tani, sepse ne jemi detyruar të fusim me ligj, sepse gratë dhe vajzat nuk duhen mjaftueshëm në partitë politike”, tha Çepani.
    “Unë nuk kam bërë kurrë pjesë në një parti politike. Unë kam krijuar një lëvizje që kishte 4 shtylla”, tha Çepani, e cila sqaroi se si shumë parti të tjera “nuk i donte më gratë”.

  • “Dyfishim buxheti për shëndetësinë dhe bujqësinë”/ Berisha takim me banorët në Pogradec: Naftë 40% më lirë

    “Dyfishim buxheti për shëndetësinë dhe bujqësinë”/ Berisha takim me banorët në Pogradec: Naftë 40% më lirë

    Kreu i demokratëve, Sali Berisha, bëri ndalesën e radhës në Pogradec, aty ku premtoi dyfishim të buxhetit në shëndetësi, bujqësi dhe arsim.

    Ai u ndal edhe tek çmimi i naftës, duke premtuar se do të jetë 40% më lirë.
    “Pogradeci është qyteti dhe rrethi në të cilin, shërbimet, arsimi, shëndetësia janë në degradim të plotë. Pogradeci është qyteti në të cilin njëlloj si në gjithë Shqipërinë, çmimet u rritën në mënyrë të pamëshirë, kurse rrogat dhe pensionet nuk i ndoqën ato.
    Pra miq, nuk mund të jetë Pogradeci Madhështor si Pogradec që braktiset, si Pogradec i njerëzve që vuajnë nga varfëria dhe skamja, i fëmijëve që nuk ushqehen, i sëmundjeve që nuk mjekohen. Prandaj jam sot para jush për të paraqitur para çdo qytetari të këtij qyteti, çdo banori të këtij rrethi, projektin tonë me të cilin ne rikthejmë madhështinë qytetarëve të këtij qyteti.
    Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci.Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro.
    Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra. Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind.Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve. Vendosim rrogën minimale 500 euro.
    Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane.
    Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon.
    I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi.
    Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi. Kullimi, vaditja, mirëmbajtja dhe ruajtja e tokës, do të marrin investime të mëdha. Pra do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, do dyfishohet buxheti për arsimin”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%

    Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%

    Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në Pogradec, ku theksoi se do të vendosë rrogë minimale 500 euro. ”Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane”, shtoi Berisha. Berisha tha se do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, dyfishohet buxheti për shëndetësinë, dyfishohet buxheti për arsimin.
    ”Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë.

    Për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion. Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi”.

  • Berisha akuza Ramës: Kërkon të fshehë abuzimet me show dhe batuta

    Berisha akuza Ramës: Kërkon të fshehë abuzimet me show dhe batuta

    Sali Berisha është ndalur sot në Sarandë, ku nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
    Ai kujtoi tendera dhe investime të zhvatura nga buxheti i shtetit, duke pasuruar një grup njerëzish dhe varfëruar shqiptarët.
    Madje Berisha nënvizoi se edhe fjalimet e tij me batuta janë të qëllimta për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga problematikat që ka vendi.
    “Ai kalon nga një qytet në tjetrin si hokatar, që i denjë nuk është, përpiqet me çdo kusht që të mbulojë dramën e madhe të Shqipërisë, përpiqet me batuta të mbulojë pensionet dhe gjendjen e vendit, spitaleve dhe mungesës së ilaçeve, zhdukjen e 130 mln eurove të djegësit të Tiranës, se i ka marrë vetë, e kanë burgosur aty 2 drejtorë. Paratë dalin të gjitha nga buxheti i shtetit me firmën e kryeministrit. Lubi Balluku e dinte, po nuk bënte zë, se e dinte se paratë po i hante Edi Rama, ato dardha po i hante kryeministri. Dhe e di si janë ato para që merren nga buxheti, sa për 800 mijë pensione”, tha kreu i PD-së.
    Ai apeloi që më 11 maj shqiptarët të votonin për koalicionin opozitar, pasi qëllimi i Ramës dhe njerëzve të tij është të vjedhin e plaçkitin vendin për interesat e tyre.
    “Ne tani paguajmë për të 120 mln euro, 100 mln për sterilizimin. Koncesioni i sterilizimit u dha me rritje çmimi 83 herë. Programi i tyre është për plaçkitje me një grup të vogël qeveritarësh, krushqish, trafikantësh, kriminelësh, ndaj 11 maji është dita epike e jona, që ndahemi nga një e keqe, e cila po e shkreton Shqipërinë, e cila po i vret ëndrrën këtij kombi. Ndaj më 11 maj të votojmë për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore”, përfundoi Berisha fjalën e tij.

  • Skema kombëtare e bujqësisë, nga nesër fermerët mund të aplikojnë për mbështetje financiare

    Skema kombëtare e bujqësisë, nga nesër fermerët mund të aplikojnë për mbështetje financiare

    Nga nesër fermerët në të gjithë vendin kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja buxhetore, pjesë e  skemës kombëtare në bujqësi.
    Aplikimet nisin më 14 Prill dhe do të jenë të hapura deri më 30 Maj.
    Ekspertët apelojnë që fermerët të kryejnë aplikimet pas informimit të saktë me zyrat rajonale bujqësore dhe agropikat në mënyrë që të mos gabojnë.
    Te drejtë aplikimi ka çdo fermer individual dhe bashkim fermerësh. Pritshëmritë janë që përfituesit të arrijnë mbi 60 mijë.
    Në total janë 8 masa mbështetëse.
    Dy prej tyre janë për blegtorinë, një masë është për bletarinë, mbështetje për fara dhe fidanë, për kultivimin e bimëve mjekësore, për fermat organike dhe nafta pa taksa.
    Në total buxheti i parashikuar arrin në 4.4 miliard lekë. Një vit më parë buxheti total arriti në 5.2 miliard lekë. Por mbetet për tu parë në vijim nëse do të  kemi një shtesë fondesh deri në fund të vitit.
    Pjesë e këtij buxheti është edhe skema e investimeve, ku fermerët që kanë aplikuar gjatë vitit që shkoi, tashmë janë në fazën e përfitimit të fondeve.
    Paralelisht, sektori do të përfitojë edhe nga garancia sovrane. Janë 250 miliard lekë që Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion për bankat e nivelit të dytë, për të kredituar fermerët që nuk kanë kolateral, por që del garant shteti.

  • ‘UKT, shembull i keqmenaxhimit’, Shehaj: 40 milionë euro shpenzime për një shërbim skandaloz

    ‘UKT, shembull i keqmenaxhimit’, Shehaj: 40 milionë euro shpenzime për një shërbim skandaloz

    Pas deklaratave për kursimin e 25 milionë eurove nga buxheti i RTSH-së, Agron Shehaj ka vazhduar me denoncime të reja financiare, këtë herë kundër Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Kreu i Partisë Mundësia është shfaqur në një nga pikat e shërbimit të klientit të UKT-së, duke theksuar se vetëm kjo zyrë kushton 100 mijë euro në vit, ndërsa të gjitha së bashku arrijnë një kosto prej rreth 40 milionë eurosh nga buxheti i shtetit.
    “UKT ka 1300 të punësuar, ndërkohë që Vodafone, një kompani shumë më e madhe dhe me shtrirje më të gjerë teknologjike, ka vetëm 700 punonjës. Të gjitha kompanitë po shkojnë drejt digjitalizimit, duke mbyllur zyrat fizike, ndërsa UKT po hap gjithnjë e më shumë pika të reja”, u shpreh Shehaj.
    Ai paralajmëroi se do të vazhdojë të nxjerrë në pah shpenzimet e panevojshme të institucioneve publike, me qëllim që, sipas tij, 1 miliard euro të kthehen tek qytetarët përmes uljes së taksave.
    Në përfundim, Shehaj i drejtoi një mesazh kritikëve të tij, duke ironizuar reagimet ndaj propozimit për reformimin e RTSH-së: “Ndoshta tani do thonë se Shehaj, pasi mbylli televizionin, do të mbyllë edhe ujësjellësin dhe do t’i lërë shqiptarët pa ujë. Por unë do të vazhdoj të tregoj se si mund të kursehen miliarda euro për qytetarët.”

  • Dyfishim buxheti, dyfishim pagash/ Berisha: Të shpëtojmë shëndetësinë

    Dyfishim buxheti, dyfishim pagash/ Berisha: Të shpëtojmë shëndetësinë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Kemi shtuar listën e barnave të rimbursueshme”, Rama: Është rritur buxheti për shëndetësinë dhe pagat për uniformat e bardha

    “Kemi shtuar listën e barnave të rimbursueshme”, Rama: Është rritur buxheti për shëndetësinë dhe pagat për uniformat e bardha

    Gjatë fjalës së tij në shpalosjen e programit të PS për zgjedhjet parlamentare, kreu i qeverisë, Edi Rama foli për sektorin e shëndetësisë.

    Ai theksoi se është shtuar lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa shtoi se është rritur buxheti për shëndetësinë.
    “Kur morëm detyrën, ne buxheti i shëndetësisë ishte vetëm 250 milionë euro total, sot është 760 milionë euro. Duke përllogaritur dhe buxhetin për mbështetjen sociale, i cili u dyfishua nga 130 në 260 milionë euro, shëndetësia dhe mbrojtja sociale marrin sot, që flasim në 2025, 1 miliardë euro nga buxheti i shtetit.Ne kemi ndërtuar ose rindërtuar nga e para, 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, që nuk ishin më asgjë tjetër përveç hija e vetvetes.
    Në Shqipërinë 2030 që të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat do të jenë plotësisht të rindërtuara, ato që janë akoma në proces.
    Jemi qeveria e parë, shumë e rëndësishme, e parë qysh nga 1990, që kemi ndërtuar spitale të reja dhe nuk kemi ndërtuar 1 e 2, 53 spitale, 10 nga të cilat nuk ekzistonin fare, 43 janë shembur komplet dhe janë rindërtuar nga e para. Pa folur për pajisjet që janë totalisht të reja dhe pa folur edhe për uniformat e mjekëve që janë totalisht ndryshe sot nga ç’ishin gjithçka 53. Dhe mjafton të shikoni në çdo qark, duhet ta shikoni historikun e spitaleve, kur janë ndërtuar dhe kur janë investuar për herë të fundit përpara se sa të vinim në një qeveri dhe do shikoni çudira. Spitali i Korçës, që është tani gati lidhja e kontratës, fillimi i punës ka 100 vjet spitale të tjerë në vitet 50, vitet 60, vitet 70.
    Gjatë mandatit të katërt, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila sot është transformuar thelbësisht në 90% të saj, e cila sot ka fituar respekt dhe e cila sot është gati për të bërë hapin tjetër, do ta bëj hapin tjetër duke krijuar një sinergji me disa nga qendrat më të mira të botës.
    E kemi nisur me Qendrën Spitalore Universitare SHEBA të Izraelit e rankuara e 9 në botë, që ka marrë drejtimin e Onkologjikut dhe që ka filluar një punë intensive edhe sot që flasim mjekët tanë, një numër i konsiderueshëm mjekësh janë atje në një trajnim intensiv për ta kthyer Onkologjikun nga një vend ku patëm një krizë, e cila na lëndoi të tërëve në një pikë referimi për të qenë krenar. Dhe në ndërkohë jemi në diskutime edhe me dy qendra të tjera dhe parashikojmë shumë shpejt që të kemi partnerët e duhur në mënyrë që Qendra Spitalore Universitare dëgjojeni me vëmendje të jetë pika ku shqiptarët që nisen jashtë vendit për të marrë një shërbim spitalor, mos kenë nevojë, mjafton të shkojnë atje. Dhe të jetë një qendër që në Shqipëri e 2030 do të jetë prestigj ndërkombëtar i Shqipërisë për shërbimin shëndetësor.
    Nga viti kur ne morëm detyrën, edhe sot çmimet e barnave janë ulur me 30% dhe i kërkova të sjellin ca barna konkretë që janë sot në treg dhe që ishin në treg dhe janë ulur, pse? Sepse ne kemi bërë një politikë, siç qemë zotuar, dhe në atë politikë të heqjes së TVSH-së mbi barnat edhe të disa ndërhyrjeve të tjera, ne kemi realizuar këtë ulje. Dhe nga ana tjetër, ne e kemi dyfishuar fondin për barna të rimbursueshme dhe e kemi shtuar me 200 medikamente listën e barna të rimbursueshme dhe tani, kujt ju thotë se do t’jua thonë në çdo rrugë, do t’jua thonë në çdo rrugë çështjen e pensionistëve në raport me barnat, duhet t’i thoni që janë 210 mijë pensionistë në regjistra, që përfitojnë 100%. 100%, jo 99, barna të rimbursueshme, ndërsa 600 mijë qytetarë që i kemi të bartur në problematikën e madhe të mungesës së sigurimeve, vazhdojnë të marrin shërbimin falas, edhe pse nuk kanë paguar ndër vite sigurime shëndetësore.Po paga e mjekëve.Kur ne morëm detyrën, paga e mjekëve ishte 490 euro, në vitin 2024, kjo është paga e mjekëve mesatarja. Flet vetë apo jo?
    Ndërkohë, në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë të prekë tavanin 2000 eurove.
    Vijmë tek paga e infermierëve, edhe ajo 280 euro në 2013, 850 euro sot është trefishi dhe mos harroj në të gjitha këto paga në të gjitha këto paga ka një ndryshim të madh. Sepse nuk kanë të gjitha pagat nën 1 mijë euro. pagat e infermiereve për shembull nuk kanë barrën që kishin. Infermierët në 280 euro, 10% ia jepnin kënetës. Infermierët në 850 euro paguajnë më pak sesa 10% nga paga e tyre si tatim. Po urgjenca mjekësore, çfarë urgjencë mjekësore kishte Shqipëria kur ne morëm detyrë? Figuronin 100 autoambulanca inventarë, pjesa dërrmuese e 100 autoambulancave faktikisht kishte vite e vite pa lëvizur, ndryshkur, një rrotë dalë anash, një rrotë mbi çati. Gjatë kësaj periudhe kemi krijuar një flotë me 320 ambulanca të reja totalisht të mirë pajisura, por kemi ngritur edhe një Urgjencë Kombëtare shembullore standard evropiane, duke shkurtuar kohën e mbërritjes në jo më shumë se pesëmbëdhjetë minuta dhe gjithë thirrjet përfundojnë menjëherë në veshin e Urgjencës, jo si dikur që ti merrje në telefon dhe ishe gjithmonë i zënë numri, sepse telefoni varej mbi atë kaçurrelin e zi, ndërkohë që ai që duhet ta kapte, gërhiste dhe çdo thirrje, jo vetëm që merret, jo vetëm që merr reagimin, por është e regjistruar dhe është regjistruar po ashtu edhe kur u nis autoambulanca dhe kur arriti.
    Ju kujtohet historia skandaloze e Pogradecit, kur u tha për autoambulancën, një gënjeshtër shumë e madhe që u propagandua me të gjitha daullet e kënetës dhe këtyre moçalishteve të vogla, që vonesa ishte 40 e ca minuta, dhe kompjuteri i sistemit të Urgjencës Kombëtare tregoi shumë qartë që autoambulanca kishte arritur për vetëm shtatë minuta.
    Programi i Check-up, aq sa ka qenë i mallkuar dhe i baltosur nga të mallkuarit që jetojnë në llumin e baltës së kënetës, aq ka qenë dhe i dëshiruar dhe i lëvduar nga gjithë ai popull që ka përfituar dhe kërkesës për të vazhduar ta ofrojmë duke rritur edhe kufirin e moshës për përfituesit, që na vjen shumë nga pensionistët, ne në mandatin e katërt do t’i përgjigjemi pozitivisht.“, u shpreh ai.

    Top Channel