Tag: butterfly

  • Çmimin e Inovacionit Butterfly: 6 idetë më të suksesshme do të marrin deri në 5,000 EUR secila

    Çmimin e Inovacionit Butterfly: 6 idetë më të suksesshme do të marrin deri në 5,000 EUR secila

    Sarajevë – Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) fton inovatorët nga Ballkani Perëndimor të aplikojnë për edicionin e 4-të të Çmimit Rajonal të Inovacionit Butterfly, që vlerëson propozimet më me ndikim, të përshkallëzuara dhe të bazuara-në-treg nga rajoni. Idetë më të mira në secilën nga gjashtë kategoritë do të marrin një shpërblim deri në 5,000 EUR.

    Mund të aplikoni deri në dy nga gjashtë kategoritë:

    Inovacioni në Industri (automotiv, përpunimi i metaleve, industri kreative, agroushqimore, ekonomi e gjelbër dhe qarkulluese, turizëm, si dhe fintech, edtech, biotech, healthtech dhe fusha të ngjashme)
    Inovacioni i Gjelbër (veprimi për klimën, energjia e qëndrueshme, mobiliteti dhe bujqësia, ndotja, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit)
    Inovacioni në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë)
    Inovacioni Rinor (për studentë të universiteteve në nivel bachelor ose nxënës të shkollave të mesme)
    Inovacioni Universitar (për kulturën sipërmarrëse në universitete)
    Inovacioni i Grave (për gratë inovatore dhe sipërmarrëse)
    Të drejtë aplikimi kanë individë të rinj ose ekipe nga Ballkani Perëndimor. Aplikimet duhet të jenë brenda një prej kategorive zyrtare, dhe zgjidhjet inovative duhet të tregojnë ndikim konkret në rajon.

    SHIKO RREGULLAT DHE APLIKO

    Ftojmë të gjithë individët dhe ekipet që plotësojnë kriteret të aplikojnë dhe të marrin pjesë në këtë garë.
    Aplikimet janë të hapura dhe pranohen deri më 8 tetor 2025, në mesnatë. Fituesit e Çmimit Butterfly do të shpallen në nëntor 2025.

    I inaguruar në vitin 2022, Çmimi i Inovacionit Butterfly është shndërruar në një platformë rajonale për të vlerësuar orgjinalitetin dhe progresin. Edicioni i këtij viti vazhdon të nxisë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor duke përqafuar transformimin digjital, duke nxitur qëndrueshmërinë mjedisore dhe duke promovuar kulturën e inovacionit. Duke nxjerrë në pah shembujt më frymëzues të inovacionit, bashkëpunimit dhe krijimtarisë, Çmimi synon të fuqizojë grupet e nënpërfaqësuara, veçanërisht të rinjtë dhe gratë. Në tre edicionet e para, Çmimi Butterfly ka njohur 18 zgjidhje inovative nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

    Mësoni më shumë për Çmimin e Inovacionit Butterfly
    Shikoni Fituesit e 2024 të Çmimit Rajonal të Inovacionit Butterfly