Tag: butrintit

  • Ujësjellësi i Butrintit, një dhuratë perandorake dhe monument shumë i rëndësishëm për qytetin antik

    Ujësjellësi i Butrintit, një dhuratë perandorake dhe monument shumë i rëndësishëm për qytetin antik

    Parku Kombëtar i Butrintit është nga sitet më të vizituara prej turistëve. Një prej objekteve antike me të cilët përballen vizitorët në këtë park, është edhe ujësjellësi.

    “Ujësjellësi ishte padyshim një monument shumë i rëndësishëm për Butrintin dhe shuma e madhe që u nevojit për ndërtimin e tij na bën të mendojmë se ishte një dhuratë perandorake”, thuhet në një postim online të Parkut Kombëtar të Butrintit.

    Ujësjellësi u ndërtua në kohën e Augustit, ndoshta në të njëjtën kohë me ndërtimin e një ure mbi kanalin e Vivarit. Kjo urë ishte pjesë e rrugës së luginës së Pavllës që lidhte Butrintin me rrugën kryesore Aulon – Nikopol. Të dyja ishin arritje inxhinjerike të rëndësishme me një domethënie pamore dhe simbolike të madhe: ura kishte rreth 37 kembe dhe kapërcente një distancë uji të gjatë rreth 430 m, ndërsa ujësjellësi ishte i gjatë 4 km, nga burimet në Xarrë deri në Butrint. Këto dy vepra lidhnin Butrintin me botën romake dhe i lejonin qytetit të merrte pjesë në një stil të ri jetese që kishte nevojë për sasi të mëdha uji në banjat, në hatërvanët e në çesmat publike./atsh/

  • Pesë legjendat e Butrintit, sipas Moikom Zeqos

    Pesë legjendat e Butrintit, sipas Moikom Zeqos

    Nga Moikom Zeqo

    Legjenda e parë, Butrinti, Troja e dytë e Eneut

    Qyteti antik i Butrintit është një emër botëror i arkeologjisë. Më ka rënë rasti të shoh disa qytete arkeologjike të famshme si p.sh. Trojën, Mikenën etj., emra këto, që lidhen thelbësisht me kulturën e hershme të njerëzimit.

    Mund të them me plot gojën se si qytet arkeologjik Butrinti është më i bukur, më i çuditshëm, më i pasur, më ekzotik, ndonëse ende jo shumë i njohur.

    Kam rilexuar këto ditë librin integrues të arkeologut italian Luigji Ugolini “Butrinti, miti i Eneut”, ku në mënyrë poetike shprehet admirimi i thugët dhe i pamasë i Ugolinit për librin “Eneida” të Virgjilit.

    Ugolini me bindje gati providenciale thotë se ashtu si Shlimani që duke lexuar “Iliadën” e Homerit arriti të zbulojë Trojën edhe vetë ai, Ugolini, duke u bazuar te “Eneida” e Virgjilit zbuloi Butrintin.

    Metafora e paralelizmit është tepër e rrallë dhe e qartë, por edhe krejt e politizuar. Në të vërtetë Ugolini nuk pati të njëjtin fat të madh si Shlimani, që vërtetë e zbuloi Trojën. Qe një kryevepër letrare ajo e Homerit, që zbuloi enigmën e historisë.

    Nga ana tjetër Troja e Homerit dhe Butrinti i Virgjilit lidhen me njëra-tjetrën kaq ngushtë dhe në mënyrë dioskure, sipas një mistifikimi dhe një rikrijimi të një miti të ri se gjoja, mbas rënies së Trojës, princi trojan Eneu, shtegtoi dhe erdhi në Butrint ku pa se si kishin ardhur aty më parë disa trojanë të tjerë dhe kishin rindërtuar sipas shëmbëlltyrës së Trojës vetë qytetin e Butrintit si një Trojë e dytë.

    Është e pabesueshme, por me sa duket kjo legjendë-aspak e vërtetë nga pikëpamja historike e mirëfilltë pa asnjë mbështetje të vërtetë arkeologjike, në kohën e Virgjilit ka qenë tepër familjare, politikisht dhe në kuptimin pragmatist e besueshme. Virgjili beson tek një Trojë e dytë dhe sipas kësaj logjike në vijimësi Eneu rindërtoi në Romë Trojën e tretë.

    Libri i Ugolinit është kryesisht një libër arkeologjik, por njëkohësisht dhe një manual i hulumtimeve në histori dhe të kulturës së kujtesës që lidhet me Butrintin. Pa dashur të hyj në hollësira të karakterit shkencor, dua të bëj të njohur për lexuesin e gjerë disa legjenda madhështore të Butrintit, të cilat i ka mbledhur dhe sistemuar Ugolini.

    Legjenda e dytë, Vdekja e Hyut Pan

    Vdekja e Panit dhe britma e nimfave të liqenit. Plutarku ruan në librat e tij një legjendë për një ngjarje që ka ndodhur në zonën e Butrintit. Ai thotë se Epitersi, babai i oratorit Emiliani, tregonte si njëherë, duke lundruar në drejtim të Italisë, ishte në një anije plot me njerëz dhe të ngarkuar plot me mallra.

    Gjatë udhëtimit në një mbrëmje pushoi era dhe kështu anija që kishte arritur pranë ekinadeve, filloi të lëvizte sipas rrymës së ujit në det, duke u afruar te një nga ishujt e Paksosit, që gjenden në jug të Korfuzit. Udhëtarët në anije ishin akoma zgjuar disa po pinin verë.Papritur u dëgjua një zë këlthitës, që thirri nga njëri prej ishujve Paksos: “Thamos, Thamos!” Zëri ishte kaq i fortë sa që të gjithë u çuditën. Në të vërtetë në anije ishte një djalë i quajtur Thamos, që qe egjiptian dhe qe piloti, ose më saktë timonieri i anijes.

    Thamosi u përgjigj. Atëherë zëri misterioz tha në horizont: “Kur të arrish pranë liqenit Palode (qyteti i sotëm i Butrintit) lajmëro se Pani i Madh ka vdekur”. Epitersi shton se të gjithë ata që e dëgjuan këtë zë u tmerruan. Shumica e udhëtarëve u frikësua dhe nuk donte që anija të afrohej në liqenin Palode. Thamosi vendosi ta drejtonte anijen aty. Kur anija arriti në liqenin Palode, era dhe deti u qetësuan.

    Thamosi u drejtua nga toka e Butrintit dhe thirri duke lajmëruar me zë të lartë: “Dëgjoni, Pani i Madh ka vdekur!” Sapo mbaroi fjalën u dëgjua një vajtim i tokës dhe i ujërave, një vajtim kozmik, jo një vajtim i një njeriu, por i shumë qenieve njerëzore dhe hyjnore që ulërinin së bashku dhe sidomos zëri i nimfave të liqenit. Ky lajm i tmerrshëm arriti në Romë.

    Perandori romak Tiberi u shqetësua, e thirri vetë Thamosin, i bëri përshtypje tregimi i tij dhe çoi njerëz që të interesoheshin në zonën e Butrintit pse dhe si vdiq Pani i Madh. Kjo legjendë e jashtëzakonshme, për të cilën unë kam shkruar disa herë, tregon fundin e paganizmit politeist dhe fillimin e triumfit të krishterimit. E meriton Pani i Madh t’i ngrihet një përmendore buzë liqenit të Butrintit.

    Legjenda e tretë, Varri i Medeas

    Magjistarja e famshme nga Kolkida, Medea, që u dashurua me Jasonin dhe e ndihmoi atë të rrëmbente lëkurën e dashit të artë, duke u kthyer së bashku kaluan një aventurë të çuditshme.

    Jasoni e tradhtoi Medenë dhe dashurinë e saj, atëherë Medea vrau Kreuzën gruan e re të Jasonit, por bëri më të tmerrshmen gjë, që mund të mendohet: për të torturuar pafundësisht Jasonin ajo i vrau dhe dy fëmijët, që kishin së bashku. Sipas legjendës së Butrintit, Medea, mbas këtij krimi të përbindshëm dhe hakmarrje të skajshme prej gruaje erdhi në Korint dhe pastaj u vendos në Butrint ku përfundoi ditët e saj të fundit dhe u varros këtu.

    Edhe kjo legjendë është e çuditshme dhe tepër tronditëse. Dihet që Europidi ka bërë një kryevepër të paharruar për Medean. Po pse pikërisht në Butrint u varros Medea, kur mitologjia greke nuk e thotë këtë gjë? Me sa duket kjo është një gojëdhënë lokale tepër e rëndësishme e Butrintit, një dimension që pasuron mitologjinë botërore.

    Legjenda e katërt, Butrinti ku lindi Juda

    Butrinti, Atdheu i Judës, Iskariotit, që tradhtoi Krishtin. Të gjithë ungjijtë pa përjashtim thonë qartë se Juda i quajtur Iskarioti, dishepulli dhe tradhtar i Krishtit ka qenë hebre në Palestinë. Dihet që mbas tradhtisë ai vari veten. Historia e Judës është, gjithashtu, tronditëse dhe sidomos kur ai bëri të famshmen puthje të tij në fytyrën e Krishtit për t’i treguar kështu ushtarëve romakë se pikërisht ky ishte njeriu që do të arrestohej.

    Në kundërshtim me tregimet ungjillore, ekziston dhe varianti në Butrint i Legjendës se gjoja Juda ka lindur në Akropolin e Butrintit. Ugolini është çuditur nga kjo gjë dhe shkruan se “Kjo gojëdhënë shumë e pabesueshme, ndoshta e ka zanafillën te një marrëveshje me karakter toponomastik. Në ishullin e Korfuzit është një fshat që quhet Skaria, (emri homerik i Korfuzit) dhe banorët quhen skariotë.

    Prej Skariot në Iskariot kalohet lehtë, por mbasi banorët e Korfuzit nuk kanë pasur qejf të kenë një “privilegj” të tillë, thonë se Juda ka lindur jo në Korfuz, por në Butrint. Nga ana tjetër shqiptarët mesjetarë ja kthejnë mbrapsht akuzën dhe thonë që Juda ka lindur në Korfuz.

    Kjo legjendë kontradiktore njihet që në kohën e Kryqëzatës IV, në vitin 1204. Këtë legjendë e solli dhe e përhapi në Evropë abati i quajtur Benedikti i Pjetër Borough, i cili ka qenë historian dhe poet dhe ka shkruar veprën “Trimëritë”, që i kushtohet mbretit francez Enriku II. Në këtë vepër ky abat riprodhon legjendën se Juda Iskarioti ka lindur në Butrint.

    Legjenda e pestë, Vrasja e luanit

    Ugolini thotë se në pranverën e vitit 1928, kur gërmimet nxorën në dritë portën që quhet sot Porta e Luanit, punëtorët shqiptarë, mbas këtij zbulimi u gëzuan së tepërmi. Kur i pyeta se cila qe arsyeja e këtij gëzimi, shqiptarët, thotë Ugolini, më treguan se ishte arritur të gjendej luani për të cilën fliste një legjendë e tyre e vjetër, kështu që reliefi me luan vërtetonte thëniet, e legjendës. Shqiptarët i treguan Ugolinit, se në kohë të lashta bënte gjëmën dhe kërdinë në fushat e Butrintit një luan shumë i madh.

    Në atë kohë në Butrint jetonte një popull grash, amazona, që kishin vetëm një gji. Luani vrau shumë amazona. Një amazonë të tillë që u vra nga luani e kish dashuruar një princ i ri dhe trim, i cili i nxitur tashmë nga dhimbja vendosi që ta gjuante dhe ta vriste luanin. Mbas një beteje të fortë midis princit dhe luanit, luani u vra, por dhe princi mbeti i plagosur. Princi do të kthehej në ishullin e Korfuzit. Ai kishte lajmëruar familjen se, nëse do ta vriste luanin do të vendoste një vel të bardhë në anije, nëse luani do të vriste princin, shokët e tij do të vinin një vel të zi në anije.

    Princi fitoi, por shokët e tij, duke u kthyer, bënë një ngatërresë të gjëmshme, në vend të velit të bardhë ngritën velin e zi. Kështu që familjarët e princit në Korfuz, kujtuan se princi qe vrarë dhe nga dhimbja vranë veten. Kjo legjendë shqiptare, gjithashtu, e çuditshme dhe tronditëse është një tregim që përsërit në mënyrë të ndryshme episodin e Tezeut dhe Minotaurit. Vetëkuptohet që mjedisi është i ndryshëm, nuk kemi të bëjmë me Kretën, por me Butrintin dhe Korfuzin. Gjithsesi, kjo legjendë është shumë e habitshme që ka mbijetuar në mënyrë lokale dhe origjinale te shqiptarët deri në shekullin XX kur Ugolini zbuloi qytetin e Butrintit.

    Post scriptum

    Këto legjenda të mëdha të treguara prej Ugolinit kanë lindur dhe mbijetuar në truallin e Butrintit të Shqipërisë. Këto legjenda janë pasuri e njerëzimit, duke qenë njëkohësisht pasuri e jashtëzakonshme e truallit shqiptar. Kjo qe arsyeja, që unë po i bëj të njohura për herë të parë publikisht për opinionin shqiptar këto legjenda. Kjo është arsye që unë mendoj që në guidën tërheqëse dhe të pazakontë të qytetit arkeologjik dhe madhështor të Butrintit, këto legjenda janë parafjalë e mrekullueshme dhe kuptimplotë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “JU LUTEM MOS MË HARRONI PO IKA”: KUR MOIKOM ZEQO E PRANOI FUNDIN…

  • Parku Kombëtar i Butrintit/Rama:Turistë nga e gjithë bota “prekin” historinë dhe..

    Parku Kombëtar i Butrintit/Rama:Turistë nga e gjithë bota “prekin” historinë dhe..

    Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur që të vizitojnë këtë sit arkeologjik.
    Kreu i qeverisë Rama, përmes postimit në rrjete sociale shprehet se turistët ‘prekin’ historinë dhe bukurinë e parkut.
    “Mirëmëngjes dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
    Kryeministri gjatë kësaj periudhe ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga pika tërheqëse në vend që po vizitohen gjithnjë e nga më shumë nga turistët e huaj.

  • Ç’“zbulimi i madh” nga Rama në Butrint dhe një “lajm i keq” nga aty

    Ç’“zbulimi i madh” nga Rama në Butrint dhe një “lajm i keq” nga aty

    Kryeministri Rama ka shpërndarë pamje të vizitueshmërisë së Butrintit këto ditë nga masa turistësh, a thua se kjo përbën më lajm e aq më tepër të lidhet me ndonjë sukses qeverisës.
    “…Dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai, duke i dhënë fjalëve të tij peshën e një “zbulimi të madh”.
    Por ky nuk është lajm. Butrinti ka dekada nën një vizitueshmëri të rregullt turistike, pa u vënë ndonjëherë në diskutim madje as menaxhimi i Parkut, ndër të rrallat mirëmenaxhime shqiptare të një pasurie kombëtare, pavarësisht se në ç’udhëheqje politike dhe nga kush drejtor i emëruar aty.
    Lajm këto ditë në Butrint është zbulimi i disa mozaikëve të rinj, si lajm i mirë ky, si dhe ai që pas shumë vitesh, as individë me status të caktuar publik(artistë, historianë, gazetarë, figura të njohura me peshë publike) nuk do munden dot të hyjnë aty pa paguar(dhjetë mijë lekë për person), duke zhbërë kështu një rregull të pashkruar që zbatohet në të gjithë botën në rastet e pasurive trashëgimore. Pra, një lajm i keq.
    Ndodh kjo tashmë që Butrinti nuk është më një pasuri që menaxhohet nga shteti shqiptar, por që i është dhënë me koncension amerikanëve, një precedent i panjohur ky në botë. Për më tepër, nuk është thënë kurrë përse duhej të ndodhte kjo, pasi siç u cek më sipër, menaxhimi i Butrintit në vite nuk ka përbërë debat, veç rastit kur aty u lejua të hapej një lokal nga një privat. /tesheshi.com/

  • Mozaikët e rrallë të Butrintit hapen për publikun deri më 15 gusht

    Mozaikët e rrallë të Butrintit hapen për publikun deri më 15 gusht

    Parku Kombëtar i Butrintit ka njoftuar hapjen për vizitorët të dy prej mozaikëve të tij më të çmuar: mozaikut të Termës Romake dhe atij të Gjimnazit. Të dy mozaikët do të jenë të ekspozuar për publikun deri më 15 gusht, pas së cilës do të mbulohen sërish për t’u mbrojtur.Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, administrata e Parkut fton qytetarët dhe turistët të përfitojnë nga kjo mundësi unike për të parë nga afër dy vepra të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, të cilat qëndrojnë të mbuluara me rërë pjesën tjetër të vitit, për shkak të faktorëve natyrorë si niveli i lartë i ujit në liqenin pranë.Butrinti mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe arkeologjike në Shqipëri, i mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 1992. Vizitat në park kanë shënuar rritje këtë vit, duke reflektuar interesin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj për pasurinë historike dhe natyrore që ofron kjo qendër antike.Trashëgimia kulturore e Butrintit është vlerësuar ndër vite si një pasuri kombëtare e jashtëzakonshme. Qysh në vitin 1948, qyteti antik u shpall Monument Kulture, ndërsa në vitin 1981 edhe zona e pyllëzuar përreth tij u përfshi në të njëjtën kategori, për shkak të rëndësisë mjedisore dhe arkeologjike.Mozaikët e hapur këtë muaj përfaqësojnë shembuj të jashtëzakonshëm të artit dhe historisë së qytetërimeve që kanë kaluar nëpër Butrint, dhe për vizitorët përbëjnë një mundësi të rrallë për të përjetuar drejtpërdrejt trashëgiminë shekullore të këtij vendi magjepsës. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Parku Kombëtar i Butrintit ka njoftuar hapjen për vizitorët të dy prej mozaikëve të tij më të çmuar: mozaikut të Termës Romake dhe atij të Gjimnazit. Të dy mozaikët do të jenë të ekspozuar për publikun deri më 15 gusht, pas së cilës do të mbulohen sërish për t’u mbrojtur.Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, administrata e Parkut fton qytetarët dhe turistët të përfitojnë nga kjo mundësi unike për të parë nga afër dy vepra të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, të cilat qëndrojnë të mbuluara me rërë pjesën tjetër të vitit, për shkak të faktorëve natyrorë si niveli i lartë i ujit në liqenin pranë.Butrinti mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe arkeologjike në Shqipëri, i mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 1992. Vizitat në park kanë shënuar rritje këtë vit, duke reflektuar interesin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj për pasurinë historike dhe natyrore që ofron kjo qendër antike.Trashëgimia kulturore e Butrintit është vlerësuar ndër vite si një pasuri kombëtare e jashtëzakonshme. Qysh në vitin 1948, qyteti antik u shpall Monument Kulture, ndërsa në vitin 1981 edhe zona e pyllëzuar përreth tij u përfshi në të njëjtën kategori, për shkak të rëndësisë mjedisore dhe arkeologjike.Mozaikët e hapur këtë muaj përfaqësojnë shembuj të jashtëzakonshëm të artit dhe historisë së qytetërimeve që kanë kaluar nëpër Butrint, dhe për vizitorët përbëjnë një mundësi të rrallë për të përjetuar drejtpërdrejt trashëgiminë shekullore të këtij vendi magjepsës.

  • Butrinti, aty ku shkeli Sulejmani i madhërishëm…

    Butrinti, aty ku shkeli Sulejmani i madhërishëm…

    Qyteti-muze prej qershorit të vitit 1961, është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO, nga viti 1992.

    Sipas Virgjilit, Butrinti ishte Troja e Re, që ishte themeluar nga Enea. Ndërsa Plutarku, ka shkruar se perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë, për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve.

    Në fund të viteve ’30-të, të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit.

    I shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not

    Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t’u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Ai (Heleni), duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet në një kep të ulët, në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku, që në shek. VIII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit, nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit.

    Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt

    Qyteti u përfshi së pari, në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë.

    Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh. Përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm. Në këtë qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut, në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz.

    Pronë e Venedikut, për më shume se 400 vjet

    Mbeti pronë e Venedikut, për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese. Si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas. Për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena.

    Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por, më i shënuari është marrja e tij nga Sulejmani i madhërishëm, në vitin 1537.

    Objektet më të hershme janë një çekan guri dhe një bosht. Që i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit.

    Është përmendur për herë të parë, nga HEKATEU: fundi i shek VI para Krishtit. Në fillimet e qytetit, Butrinti përfshihej në bashkësinë e Kaonëve dhe më vonë, në shtetin e Epirit.

    Vitet 1926-1936, italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të Shqipërisë, duke u përqëndruar në Finiq dhe në Butrint, ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika. Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash.

    Veprat më me vlerë që u zbuluan në Teatrin e Butrintit

    Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej të cilave iu kushtuan Finiqit dhe Butrintit, titulluar “Shqipëria antike”. Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit dhe në vitet e mëvonshme, ishte Domenico Mustili, i cili kreu disa gërmime, por nuk rezultoi asgjë me vlerë.

    Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë, thuhet se, Butrinti, në shek e III para Krishtit u shtri në zonën përreth. Në anën jugore të kodrës ku ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë, Teatri dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit, ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat tërhoqën vëmendjen e romakëvë, të cilët në vitet 40 të shek I para Krishtit e kthyen Butrintin në koloni romake.

    Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u romanizua. Në shek e II dhe III u ndërtuan banja publike, u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera.

    Veprat më me vlerë që u zbuluan në Teatrin e Butrintit, janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit. Disa koka mermeri, si ajo e Zeusit, portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën latine dhe greke.

    Në shek e V, rindërtohet një pjesë e qytetit. Në shek e IV – XIII, përmendet si qendër Eeiskopale. Në vitet 1080-1085, ishte në duart e normanëve dhe më pas, të venecianëve. Në vitet 1300, venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700./konica.al

    ——————–

    Lexo edhe:

    Legjendat e të bukurit qytet të Butrintit

  • Parku Kombëtar i Butrintit hap dy prej mozaikëve për publikun

    Parku Kombëtar i Butrintit hap dy prej mozaikëve për publikun

    Parku Kombëtar i Butrintit njoftoi vizitorët e tij, përmes rrjeteve sociale, për hapjen e dy prej mozaikëve të tij.

    Mozaikët e hapur rishtazi për publikun janë: mozaiku i Termës Romake dhe mozaiku i Gjimnazit. Të dy këta mozaikë, të cilët u hapën dje (22 korrik) do të qëndrojnë të hapur deri më datën 15 gusht dhe më pas mbulohen përsëri për t’u ruajtuar.Parku Kombëtar i Butrintit fton të zbuloni nga afër bukurinë dhe historinë që fshehin këto mozaikë të rrallë, të cilët gjatë një pjese të vitit qëndrojnë të mbyllur, mbuluar me rërë, për t’i ruajtur. Kjo ndodh edhe për shkak të nivelit të lartë të ujit të liqenit.

    Butrinti është një nga qendrat arkeologjike dhe natyrore më të vizituara të Shqipërisë, që mbrohet nga UNESCO. Ritmi i turistëve këtë vit vlerësohet të jetë më i lartë se vitet pararendëse.

    Butrinti, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu Monument Kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s./atsh/KultPlus.com

  • Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja: Butrinti, thesari i lashtësisë që vijon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja: Butrinti, thesari i lashtësisë që vijon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota

    Nga rrënojat antike, deri te peizazhet natyrore mahnitëse, Parku Kombëtar i Butrintit mbetet një prej destinacioneve më unike dhe më të vizituara në Shqipëri.Ky qytet antik, i mbrojtur nga UNESCO, vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota falë pasurisë së tij historike dhe trashëgimisë kulturore të rrallë.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot pamje nga Butrinti, duke theksuar rëndësinë e tij si pasuri kombëtare dhe ndërkombëtare.Butrinti është dëshmi e gjallë e qytetërimeve të mëdha që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit.

    Kompleksi arkitektonik i Butrintit përfshin 15 zona të periudhave të ndryshme historike, duke filluar nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Ky mozaik epokash e bën Butrintin një muze të hapur të qytetërimeve që kanë kaluar nëpër shekuj – nga romakët, bizantinët, venecianët e deri në Mesjetë.Në zemër të parkut gjendet teatri antik, i cili ka qenë skenë e shfaqjeve dhe ritualeve ndër shekuj, duke ruajtur ende atmosferën dhe akustikën e kohës.Po ashtu, bazilika, nimfeumi dhe monumente të tjera madhështore dëshmojnë ndërthurjen e arkitekturës me religjionin dhe kulturën e periudhave të ndryshme.Muzeu i Butrintit, i vendosur mes rrënojave të lashtësisë, ofron një kronologji të pasur të historisë mijëravjeçare të qytetit. Mozaikët e ruajtur me kujdes, me figurat e tyre të ndërlikuara, rrëfejnë histori unike mbi jetën, traditat dhe besimet e banorëve të lashtë të kësaj zone magjike.

  • “Apliko po ta mbajti”, Drejtori i AADF hap tender për Butrintin, fjalia e pazakontë që zgjedh për ta nisur

    “Apliko po ta mbajti”, Drejtori i AADF hap tender për Butrintin, fjalia e pazakontë që zgjedh për ta nisur

    Foto ilustruese

    TIRANË- Drejtori i Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Martin Mata ka njoftuar hapjen e tenderit për Parkun Kombëtar të Butrintit, teksa ajo që bie në sy është fjalia me të cilën ka zgjedhur të bëjë me dije anoncimin. “Apliko po ta mbajti”, është kjo fjalia që njofton hapjen e aplikimeve për tenderin e radhës, ndërsa studiuesi Auron Tare e ka cilësuar arrogancë karshi Butrintit. Sipas tij, vetëm një karagjoz mund ta bëjë këtë postim duke treguar injorancën e tij, teksa nxit reagimin e opinionit publik, duke vënë në dukje se një gjë e tillë nuk ndodh kurrsesi me Akropolin e Athinës apo me Koloseun e Romës.

    Studiuesi Tare, i cili dhe më parë ka folur për problemet sipas tij në menaxhimin e ri të Butrintit, ngriti shqetësimin e tij në lidhje me tenderin prej 50 mijë dollarësh, duke theksuar se Butrinti është një trashëgimi kombëtare e jashtëzakonshme. Një pasuri e tij, sipas Tares, nuk duhet të trajtohet si një markë për promocim politik apo fasadë./ZËRI/

  • Auron Tare: Shteti shqiptar nuk e kontrollon dot më Butrintin, që është një turp i madh

    Auron Tare: Shteti shqiptar nuk e kontrollon dot më Butrintin, që është një turp i madh

    Nga Julia Vrapi
    Keqmenaxhimi në Butrint, orari për vizitorët apo dhe mospërfshirja sa duhet e komunitetit janë vetëm disa nga problematikat, që vë në dukje studiuesi Auron Tare. Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, por herë pas here specialistë të fushës së trashëgimisë sonë kulturore, studiues e më gjerë kanë shprehur kritika ndaj institucioneve, duke e quajtur skandal çfarë ndodhi me Butrintin për formën e menaxhimit me fondacionin, që u krijua në bazë të marrëveshjes së administrimit lidhur me Ministrinë e Kulturës.
    Studiuesi Auron Tare, i cili dhe më parë ka folur për problemet sipas tij në menaxhimin e ri të Butrintit, thotë se sot shteti shqiptar nuk e kontrollon dot më Butrintin. “Para dy javësh unë shkova në Butrint dhe isha me disa familje të ish donatorëve të Butrintit. Shkuam në 18:00 e 18 dhe Butrinti ishte mbyllur. U indinjova pak dhe thashë kush është ai që mund të mbyllë Butrintin në orën 18:00, se e para 14:00 me 17:00 nuk shkohet në Butrint se vdes nga vapa. Butrinti është i mrekullueshëm pas orës 18:00 me ato dritëhijet, me ujërat, etj, dhe më thanë menaxhimi i ri i fondacionit, etj, pra një marrëzi e madhe. Këtej nga Ministria e Kulturës nuk kishin mundësi të hapnin derën, sepse tashmë Butrinti është shkëputur nga Republika e Shqipërisë dhe shteti shqiptar se kontrollon dot më, që është një turp i madh dhe ngela keq”, shprehet studiuesi Auron Tare ish drejtor i parkut kombëtar të Butrintit.
    Një tjetër problem që vë në dukje studiuesi Auron Tare është dhe mospërfshirja sa duhet e komunitetit në Butrint. Sipas tij, dikur Butrinti ka qenë i suksesshëm se menaxhohej nga banorët e atyre zonave, ndërsa sot kjo nuk merr rëndësinë si më parë. “Kur shkova të nesërmen dhe pyeta, aty e kuptova se çfarë kishte ndodhur që gjithë administrata punonjësit, etj, vijnë nga Gjirokastra. Madje dhe ish drejtori i Komunales së Gjirokastrës e kanë hequr dhe e kanë çuar në Butrint. Unë kam respekt për drejtorët e Komunaleve por ta heqësh drejtorin e Komunales nga Gjirokastra ta sjellësh në Butrint është nuk e di.
    Dhe tani ata ikin në orën 18:00 do shkojnë në shtëpi, do merren me kalamajtë, do bëjnë jetën e natës, etj, dhe Butrinti është i mbyllur. Pas orës 18:00 nuk hapet, është një çmenduri. Ky është menaxhimi i qendrës sonë më të rëndësishme. Është çmenduri që të mbyllësh Butrintin në orën 18:00. Për t’iu rikthyer menaxhimit, Butrinti ka qenë i suksesshëm, sepse menaxhohej nga banorët përqark”, shprehet studiuesi Auron Tare në reagimin e tij në një media televizive ku ishte i ftuar. Reagimi i Auron Tares vjen në një kohë kur në vend po flitet kaq shumë për çfarë po ndodh me shkatërrimin e zonave të mbrojtura, ndërsa studiuesi thekson se gjithë koncepti i parqeve kombëtare, parqeve në zona të mbrojtura është që të përfshish komunitetet brenda tyre.
    Vendime të gabuara qeveritare
    Monumentet e Butrintit reflektojnë historinë e tij të pasur. Ndër sitet përreth Butrintit është dhe Diapori. Gjatë vizitave në parkun kombëtar të Butrintit, Diapori që dikur mirëmbahej është vizituar edhe nga personalitete të huaja, ndërsa sot studiuesi Auron Tare thotë se nuk shkon njeri. “Po ju jap një shembull, matanë liqenit është zona e Diaporit, është një vilë romake e mrekullueshme, e gërmuar, etj. Unë dikur kur isha drejtor kisha vetëm një Gjokën, një mirditor që jeton në Shëndelli. Çohej në këmbë ikte atje, e pastronte, e bënte akull. Aty ne çuam dhe Camilla Parker Bowles që e vizitoi atëherë kur erdhi në vizitë. Sot shko në Diapori, janë bërë si ato kallamat që tha Rama te varrezat e Elbasanit, zhdukur komplet. Gjoka ka dalë rri në pension në Shëndelli.

    Nuk shkon njeri, nuk e di njeri ku është. Kur pyes unë po në Diapori çfarë bëni, nuk e di njeri ku bie. Më kuptoni çfarë situatash?”, shprehet më tej Tare. Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozim të Ministrisë së Kulturës, parku i Butrintit i është dhënë për menaxhim Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për një afat 10-vjeçar, gjë që u kundërshtua jo pak nga ekspertë të trashëgimisë kulturore. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me qëllim menaxhimin e pasurisë kulturore brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në bazë të marrëveshjes së administrimit lidhur me Ministrinë e Kulturës, ndërsa Auron Tare, i cili dhe më herët ka shprehur se nuk është forma e menaxhimit të duhur sërish sjell në vëmendje se kjo vjen nga vendimet qeveritare që janë të gabuara.
    “Por është gjynah se kemi mundësira dhe asete të jashtëzakonshme dhe nuk dimë ti menaxhojmë për arsye të këtyre vendimeve të gabuara apo vendime politike apo që të marrësh përshembull njerëzit që ti ke nga Gjirokastra ti çosh në menaxhimin e Butrintit. Është në çmenduri kur komunale ka dhe Ksamili edhe Konispoli edhe Saranda. Nëse do drejtor komunale meri vëri, pse do marrësh nga Gjirokastra drejtorin”, shprehet më tej Auron Tare, i cili në 1995-2000 ka qenë përfaqësues i fondacionit “Butrinti”, një nga themeluesit e parkut kombëtar të Butrintit dhe drejtues i parë 2000- 2005. Butrinti u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1992, Butrinti u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.