Tag: butrintit

  • Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç

    Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç

    Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës
     
    Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Thoma Noti, një emër i njohur në sportin në Sarandë, i cili ka qenë pjesë e ekipit të volejbollit të Butrintit gjatë viteve të tij aktive.
     

     
    Gjatë kohës si sportist, Noti u vlerësua për përkushtimin dhe disiplinën në fushë, duke kontribuar në periudhën kur volejbolli ishte një nga sportet më të ndjekura në qytet.
     
    Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë pikëllim mes sportdashësve dhe atyre që e kanë njohur nga afër, të cilët e kujtojnë si një njeri të qetë dhe korrekt.
    Ngushëllime familjes dhe të afërmve.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Pani i Butrintit – Historia e një zbulimi të jashtëzakonshëm në Malin e Milesë

    Pani i Butrintit – Historia e një zbulimi të jashtëzakonshëm në Malin e Milesë

    Nga Auron Tare

    Një zbulim i rastësishëm në malin e Milesë
     
    Një ditë – rrëfen Halili – Meleqi vjen në oborrin e shkollës dhe, pasi dola për ta takuar, më dorëzon një bohçe me copëza qeramike të mbledhura përgjatë transhesë në vendin ku ndodhet një kishezë e vjetër dhe disa rrënoja mesjetare me toponimin Gumurava. Ushtarët kishin hasur në copëza qeramike.
     

     
    Diku në pranverën e vitit 1980, ushtarët e Divizionit të Delvinës ishin dërguar në punimet e shumta fortifikuese në afërsi të Malit të Milesë. Ata po hapnin pozicione të reja për baterinë kundërajrore, grykat e të cilave drejtoheshin drejt Ishullit të Korfuzit.
     
    Për disa javë rresht, përveç hapësirave të kundërajrorëve, ushtarët po hapnin edhe një transhe telefonike që lidhte rrjetin e komunikimit ushtarak të Postës së Bogazit me vendstrehimin e komandës së kundërajrorëve.
     
    Shumë afër këtyre punimeve, drejtori i shkollës 8-vjeçare, Halil Shabani, një mësues i ri dhe arkeolog amator i zonës, kishte vizituar disa herë bashkëfshatarin e tij, oficerin që mbikëqyrte punimet, Meleq Muka nga fshati Shalës. Ai e kishte porositur oficerin që, nëse shihte objekte qeramike, t’i mblidhte dhe ta njoftonte menjëherë.
     

    Zbulimi i statujës së Panit
     
    “Njëra prej enëve ishte e lyer me vernik të zi dhe menjëherë pashë se ishte një copëz ene që datohej në shekullin II ose III para Krishtit. E pyeta Meleqin nëse kishte gjetur ndonjë gjë tjetër,” kujton Halili. Oficeri, pasi u përtyp pak, më tha: “Kemi gjetur edhe një ‘bicimsez’ prej hekuri.”
     
    Me instinktin e një arkeologu përballë një zbulimi të mundshëm, Halili mbaroi orën e mësimit dhe, së bashku me fshatarin e tij ushtarak, u drejtua menjëherë për në Postën Kufitare të Bogazit. Atje, në parvazin e dritares, ishte një objekt i vogël, rreth 17–20 cm i gjatë, i mbuluar me baltë.
     
    “E mora – thotë Halili – dhe sapo u ktheva në shtëpi, e futa në lëng limoni. Të nesërmen në mëngjes, objekti prej bronzi, në gjendje të përsosur, u shfaq me gjithë bukurinë e vet të ardhur nga antikiteti i hershëm.”
     
    Ishte një figurë e mrekullueshme antike, me dorën lart dhe me organin mashkullor në ereksion. Me shumë gjasë, për këtë arsye oficeri e kishte quajtur me një term përbuzës të ardhur nga fjalori otoman “bicimsëz”, që mund të shqipërohet si “një figurë e përbuzur nga publiku”.
     

    Nga Bogazi në Muzeun Kombëtar
     
    Për disa muaj me radhë, objekti antik qëndroi në shtëpinë e mësuesit të Shalësit. Ai, duke shfletuar literaturën e pakët që gjendej në bibliotekën e shkollës, shkroi një artikull të shkurtër ku mendonte se objekti i zbuluar mund të ishte një statuetë e Perëndisë Pan.
     
    Artikulli u botua në vitin 1981 në gazetën Bashkimi, por nuk tërhoqi vëmendjen e askujt – ose kështu mendoi Halil Shabani. Por nuk kaloi më shumë se një muaj, kur një “Gaz” i Komitetit të Partisë së Sarandës ndaloi në oborrin e shkollës.
     
    “Zbriti prof. Selim Islami, një figurë shumë e respektuar e arkeologjisë shqiptare, dhe pas tij Sekretari i Partisë për problemet ideologjike, Thanas Vaso,” kujton Halili. “Profesori më përqafoi, ndërsa Sekretari më urdhëroi që urgjentisht të dorëzoja ‘Bicimsëzin’ për të cilin kishte shkruar gazeta Bashkimi. Pasi e mbështolla me një rrobë të pastër, ia dorëzova atë profesorit.”
     

    “Pani i Butrintit” fiton famë ndërkombëtare
     
    Kaloi shumë kohë dhe askush nga autoritetet e arkeologjisë nuk u kujtua për mësuesin që kishte bërë të mundur zbulimin e një prej statueteve antike më të rëndësishme në territorin tonë – Perëndinë Pan, ose siç u quajt më vonë, Pani i Butrintit.
     
    Një ditë të vitit 1986, Halilin e kërkuan në Postën Kufitare, aty ku ndodhej i vetmi telefon që lidhej me Tiranën. Në linjë ishte prof. Dhimosten Budina, i cili e njoftoi se “Pani i Butrintit” kishte qenë pjesë e ekspozitës arkeologjike shqiptare në Gjermaninë Perëndimore, ku kishte marrë vëmendjen kryesore të studiuesve dhe publikut gjerman.
     
    Ky vlerësim ndikoi që autoritetet shqiptare të ndryshonin qëndrim dhe t’i dedikonin madje edhe një emetim pullash postare. Megjithatë, në qarqet arkeologjike shqiptare, statueta u kthye në një problem ideologjik.
     
    Debati mbi “moralin komunist”
     
    Organi mashkullor i Panit, në ereksion, u bë temë debati shtetëror:
    “A mund të ekspozohej kjo figurë në Muzeun Kombëtar?”“A binte ndesh me moralin e lartë komunist?”
     
    Në një debat të zhvilluar në vitin 1985 në ambientet e Akademisë, përfaqësuesit e Partisë propozuan madje “gjymtimin e Bicimsezit” – prerjen e organit mashkullor – nëse statueta do të paraqitej për publikun. Vetëm ndërhyrja e një personaliteti të kohës arriti ta shpëtonte Panin nga gjymtimi.
    Sot, ajo mbetet një nga veprat më të bukura të artit antik të zbuluara në Shqipëri.

    Kulti i Panit në Butrint
     
    Gjatë periudhës së Perandorit Tiberius (14–37 pas K.), shkrimtari Plutark rrëfen një ngjarje të pazakontë: Perandori mori një lajm mbi vdekjen e Perëndisë Pan në Butrint.
    Plutarku shkruan:
    “Ndërsa anija po kalonte pranë ishullit të Paksit, u dëgjua një zë i fuqishëm që thërriste ‘Thamus!’. Timonieri egjiptian iu përgjigj dhe zëri i tha: ‘Kur të arrish përballë Palodit, thuaj se Pani i Madh ka vdekur.’
    Kur arritën përballë Liqenit të Butrintit, deti ishte i qetë dhe Thamusi thirri: ‘Pani i Madh ka vdekur!’U dëgjua një klithmë e madhe vajtimi nga shumë zëra të shtojzovalleve të liqenit…”
    Lajmi u përhap në Romë dhe Tiberi urdhëroi hetim. Dijetarët përfunduan se Pani ishte biri i Hermesit dhe Penelopës.

    Pan – Hyu i natyrës dhe pjellorisë
     
    Kulti i Panit (Πάν) e ka origjinën në rajonin malor të Arkadisë në Peloponez, një peizazh pastoral që i ngjan shumë atij të Epirit antik. Emri i tij rrjedh nga forma dorike-arkadike Páōn, që do të thotë “bari”.
    Pani ishte hyu i natyrës, i maleve dhe i pyjeve. Artistët e lashtë e paraqisnin në dy mënyra:

    me pamje të egër, me këmbë dhie, brirë të mëdhenj e trup të mbuluar me qime;
    ose, si në statuetën e Panit të Butrintit, me pamje më njerëzore, me brirë të vegjël dhe këmbë dhie.

    Ai paraqitej duke luajtur në fyellin e tij (syrinx), duke vallëzuar me shtojzovallet ose duke ndjekur dëshirat e trupit. Organi mashkullor në ereksion simbolizonte pjellorinë dhe forcën e natyrës.
    Pani lidhej ngushtë me Dionisin, perëndinë e verës, dhe shpesh përmendet edhe në Himnin Homerik, ku thuhet se Dionisi i dha Panit emrin sepse prania e tij solli gëzim për të gjithë perënditë.

    Një zbulim i harruar, një kontribut i pavlerësuar
     
     
    Transformimi i figurës së Panit nga një hyjni e natyrës në simbol të djallit në mesjetë është një histori e gjatë, por përtej qëllimit të këtij rrëfimi.
    Ajo që mbetet thelbësore është se zbulimi i Panit të Butrintit nga Halil Shabani mishëron një nga momentet më të bukura të përplasjes mes pasioneve njerëzore dhe burokracisë ideologjike.
     
    Në vitin 2020, revista britanike Archaeology, përmes artikullit të Richard Hodges dhe David Hernandez, përshkroi figurën e Panit, por – në mënyrë tipike neokolonialiste – pa përmendur aspak emrin e Halil Shabanit.
    Madje, në vitin 2005, Hodges dhe Louise Schofield e morën Halilin me vete për t’u treguar vendin e gjetjes së statuetes, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për rolin e tij.

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb
     

  • Zjarr në Butrint, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Zjarr në Butrint, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
    Sipas informacioneve paraprake, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut.
    Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit

  • Zjarr në Parkun e Butrintit

    Zjarr në Parkun e Butrintit

    Një zjarr ka rënë këto momente në vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit.
    Era që fryn në këto momente rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut.
    Zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.

  • Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 18:37
    Një zjarr ka rënë në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë edhe pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit. Era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.

  • Zjarr në Parkun e Butrintit, flakët favorizohen nga era. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

    Zjarr në Parkun e Butrintit, flakët favorizohen nga era. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

    Një pjesë e Parkut të Butrintit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hënë.

    Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri ka rënë në Qafën e Butrintit, por për shkak edhe të erës së fortë, ka avancuar edhe drejt Parkut.
    Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
     

    Top Channel

  • VIDEO/ Zjarr te Qafa e Butrintit, flakët rrezikojnë zonën e gjelbër të Parkut

    VIDEO/ Zjarr te Qafa e Butrintit, flakët rrezikojnë zonën e gjelbër të Parkut

    Një zjarr ka rënë në vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit.

    Era rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut.

    Zjarrfikësja ndodhet në vendin ku ka rënë zjarrit për shuarjen e plotë të flakëve. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.

  • Zjarr në Parkun e Butrintit, flakët përfshijnë zonën e gjelbër

    Zjarr në Parkun e Butrintit, flakët përfshijnë zonën e gjelbër

    Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Mësohet se flakët kanë përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit. Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut.
    Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit. Megjithatë ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.
    gijotina.com/

  • Sarandë, zjarr në Qafën e Butrintit/ Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Sarandë, zjarr në Qafën e Butrintit/ Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në vendin e quajtur Qafa e Butrintit, në Sarandë.
    Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit. Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet edhe në brendësi të parkut.
    Zjarrfikësja ndodhet në vendin ku ka rënë zjarri për të bërë të mundur shuarjen e tij.
    Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.

  • Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
    Sipas informacioneve paraprake, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut.
    Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.