Tag: butrintit

  • Resorti në Butrint/ Tare akuza Kumbaros për falsifikim dhe shkatërrim të monumenteve

    Resorti në Butrint/ Tare akuza Kumbaros për falsifikim dhe shkatërrim të monumenteve

    Studiuesi Auron Tare ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve që po kryhen pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, duke akuzuar Ministrinë e Kulturës dhe drejtues të arkeologjisë se po shkatërrojnë një vendbanim antik dhe po falsifikojnë dokumentet zyrtare për t’i hapur rrugë ndërtimit të një resorti privat. Sipas tij, ndërhyrjet po zhvillohen vetëm pak dhjetëra metra larg “Murit të Demës”, një vepër fortifikuese e shekullit IV p.K.

    Në postimin e tij, Tare nënvizon se Ministria e drejtuar nga Mirela Kumbaro ka minimizuar rëndësinë e zonës, duke e quajtur “një pikëz të vogël”, ndërsa në realitet bëhet fjalë për një nga segmentet më të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike shqiptare. “Jo vetëm u shkatërrua një vendbanim antik, por u falsifikuan edhe dokumentat dhe raportet e gërmimeve të mëparshme,” shkruan Tare.

    Tare i referohet edhe pamjeve të transmetuara nga Zëri i Amerikës, që sipas tij tregojnë qartë shkallën e ndërhyrjeve: “Për një moment mendova se VOA kishte ngatërruar kronikën, sikur të ishin pamje bombardimesh në Gaza. Jo, ishte Butrinti.” Ai shton se ndërhyrja po ndodh në një zonë të mbrojtur pjesë e kufijve të Parkut Kombëtar, dhe se heshtja e institucioneve është po aq alarmante sa shkatërrimi vetë.

    Në përfundim, Tare përdor referencën letrare të Kavafit për të ilustruar ironinë e situatës: “Muri i Demës priti 2300 vjet barbarët dhe ata nuk erdhën kurrë. Sot, kur barbarë nuk ka, e rrëzojmë vetë.” 

    Postimi i plotë i studiuesit Auron Tare:

     

    “Pikëza e Vogël” e Ministres Kumbaro. Jo vetëm u shkatërrua një vendbanim antik por u falsifikuan edhe dokumentat dhe raportet e germimeve te mëparshme.

    Në këtë menyrë Ministria e znj Kumbaro i hapi rrugë ndertimit të resortit me ndihmen e drejtuesve te Fakultetit të Arkeologjisë.

    Vetëm 50 m nga kjo Kullë Mesjetare gjendet Muri i Demës, një vepër fortifikuese e shek IV p.k unikal në ndërtimet fortifikuese antike.

    Më poshtë një shkrim i botuar dy vite të shkuara.

    “Muri i Demës”

    Murin e Demës nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët. E rrëzuam ne.

    “Duke pritur barbarët”

    Ç’po presim ne të mbledhur te ky shesh

    Barbarët do të mbërrijnë sot këtu.

    Përse Senati rri pa punë sot,

    Dhe senatorët ligjvënës ç’presin?

    Barbarët sot që larg do të arrijnë,

    Çfarë ligjesh mund të bëjnë senatorët?

    Barbarët ligjet krejt do bëjnë vetë.

    Pse befas ky trazim tejpërtej sheshit,

    (Shiko fytyrat si u ngrysën krejt),

    Pse rrugë e sheshe u shkretuan befas,

    Dhe njerëzit në shtëpi kthejnë plot merak?

    Poezia e famshme e poetit grek Cavafi, duket sikur të jetë shkruar për një nga monumentet më epike në tokën shqiptare. Murin e Demës, një vepër monumentale e ndërtuar diku më shumë se 2300 vjet të shkuara midis Sarandës së sotme dhe Butrintit Antik. Një Mur i ndërtuar me gurë të mëdhej sjellë nga guroret antike u ngrit pikërisht për të mbrojtur Qytetin e Butrintit.

    Në pikën më të ngushtë ku Liqeni i famshëm i Pelodesit Antik (Liqeni i Butrintit)lidhej me detin, banoret e ngritën këtë vepër monumentale ku për 2300 vjet me rradhë qëndroi atje kryelartë për të ndalur hordhitë e barbarëve ndaj qytetërimit. Nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët, pechenegët, avarët më vonë Normanët apo edhe më vonë otomanët. Muri i Demës i rrezistoi kohës duke mbritur deri më sot i pa trazuar dhe i pa prishur nga asnjë hordhi barbare.

    Për këtë arsye u përfshi në Hartën e kufinjve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

    Deri më sot.

    Shikoni pamjet e transmetuara nga Zëri i Amerikës mbi atë që po ndodh vetëm 100 metra nga ky Monument madhështor. Për momentin mu duk sikur Zëri i Amerikës kishte ngatërruar kronikën duke treguar bombardimet në Gaza.

    Po jo jo, Zëri i Amerikës ishte i qartë. Pamjet e transmetuara tregonin se cfarë po ndodhte në Pikën e Vockël të Ministres së Kulturës Kumbaro e cila i tregoi jo vetëm kolegëve të saj deputetë, por edhe publikut se nuk kishte asgjë të keqe që në emër të zhvillimit të hante pak nga kufinjtë e Butrintit. Askush nuk foli, kolegët deputetë ulen kokën, fundi i fundit ku ishin barbarët?

    Muri i Demës kishte pritur me kot një mori shekujsh dhe barbarët nuk ishin dukur gjëkundi. Përse i shërbente civilizimit ky Mur?

    E ashtu siç kendon Cavafi

    Sepse ra nata dhe barbarët s’erdhën

    Dhe nga kufijtë dikush mbrrijti e tha:

    Se asgjëkund barbarë atje s’ka.

    Po vallë tani ç’do bëjmë ne pa barbarët?

  • Auron Tare: Turp për autoritetet tona, që lejojnë të tilla pamje me plehra në hyrje të parkut të Butrintit 

    Auron Tare: Turp për autoritetet tona, që lejojnë të tilla pamje me plehra në hyrje të parkut të Butrintit 

    Parku kombëtar i Butrintit një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, por studiuesi Auron Tare që ka publikuar pamje me plehra në hyrje të parkut thotë se është një turp për autoritetet tona.
    Studiuesi Auron Tare herë pas here në reagimet e tij ka folur për problemet në Butrint, por këtë herë përmes një video në rrjetin social Facebook tregon çfarë ndodh në hyrje të parkut dhe sjell në vëmendje se janë pamje, të cilat i shohin vizitorët çdo ditë. “Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit më 8 shtator 2025. Pamjet flasin vetë. Qyteza e Ksamilit hedh plehrat përditë në hyrje të Parkut ndërkohë administrata  “Amerikane” e Parkut ngre supet. Nuk do ta publikoja këtë pamje të turpshme për një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore nëse nuk do ti shikoja kazanët e plehrave edhe sot të pa lëvizur mbushur me mbeturina. E para është turp për autoritetet tona që lejojnë të tilla pamje në hyrje të Parkut të Butrintit.
    E dyta imagjinoni se çfarë shikojnë vizitorët që hynë në park çdo ditë”, shprehej studiuesi Auron Tare në reagimin e tij të shtunën në Facebook. Studiuesi Auron Tare edhe më parë ka folur për problemet sipas tij në menaxhimin e ri të parkut, duke pohuar se shteti shqiptar nuk e kontrollon dot më Butrintin. Për problemet në parkun kombëtar të Butrintit kanë reaguar herë pas here edhe specialistë të tjerë të trashëgimisë sonë kulturore, ku kritikat nuk kanë munguar edhe në drejtim të Ministrisë së Kulturës. Butrinti u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1992, Butrinti u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.

  • Butrinti sipas japonezit Kuma, Rama: Projekt i shkëlqyer me standard të ri menaxhimi

    Butrinti sipas japonezit Kuma, Rama: Projekt i shkëlqyer me standard të ri menaxhimi

    Projekti për qendrën e vizitorëve në qytetin antik të Butrintit, është dizajnuar me një ndërthurje mes pranimit të vizitorëve dhe integrimit me peizazhin natyror dhe trashëgiminë arkeologjike të zonës.
    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga projekti më i ri për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, një projekt model që i shtohet kolonës së objekteve kulturore.
    I konceptuar nga mjeshtri i njohur japonez i arkitekturës, Kengo Kuma, ky projekt po realizohet nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) dhe synon transformimin rrënjësor të mënyrës së menaxhimit të parkut arkeologjik të Butrintit.
    Kryeministri vlerësoi kontributin e AADF në kthimin e Butrintit nga një problem menaxherial, në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet kulturore të vendit, si edhe po ve në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore
    “Një projekt i shkëlqyer që i jep jetë një standardi të ri në menaxhimin dhe promovimin e pasurive tona kulturore”, u shpreh Kryeministri Rama.
    “Është radha tashmë e Martinit dhe Aleksandrit ta ndërtojnë. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi, përsosmëri. Është e jashtëzakonshme dhe besoj që mund të shndërrohet a të bëhet një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë”, shkruan Rama.
    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në krahun tjetër, u shpreh se “qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit, duke i orientuar vizitorët drejt një përvoje më të thellë të këtij thesari botëror të mbrojtur në UNESCO”.
    “Kjo qendër është një mënyrë e re për të përjetuar historinë me kujdes, respekt dhe ndjeshmëri për çdo shtresë të këtij siti unik. Arkitektura e saj ndërthur natyrën, kulturën dhe bashkëkohoren, pa mbizotëruar peizazhin, por duke u bërë pjesë organike e tij.
    Druri, drita natyrale, hapësirat e qeta dhe ndërtimi mbi themele të cekëta mbrojnë shtresat arkeologjike nën tokë, duke ndjekur standardet më të avancuara ndërkombëtare të ruajtjes. Një projekt që i flet historisë me gjuhën e së sotmes dhe brezave të ardhshëm”, shkruan Gonxhja në një postim të tij.
    Qendra është në një vend strategjik, që lidh shtigjet malore, zonat me lagunë, liqenin e Butrintit dhe Kanalin e Vivarit. Kjo mundëson përvoja të ndryshme për vizitorin: natyrë, arkeologji, pamje panoramike.
    Qendra e re në hyrjen kryesore të zonës arkeologjike ndihmon në menaxhimin më të mirë të fluksit të vizitorëve, ndërsa përfshin rimodelimin e zonës së biletave, ankorimet dhe shërbimet për mbështetjen e vizitorëve.
    Studioja e arkitektit japonez me famë botërore “Kengo Kuma” u shpall fituese e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.
    Studioja fituese u përzgjodh për qasjen unike arkitekturore në krijimin jo thjesht të një objekti, por të një porte hyrëse në pasurinë e Butrintit, me një pamje të mrekullueshme dhe krijimin e një hapësire publike takimi për komunitetin lokal dhe turistët.
    Kjo qendër, e denjë për të mikpritur vizitorët, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme në shërbim të tyre do të respektojë së pari vlerat e jashtëzakonshme universale jo vetëm të zemrës arkeologjike, por të të gjithë Parkut Kombëtar.

  • Gonxhja: Qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit, duke i orientuar vizitorët

    Gonxhja: Qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit, duke i orientuar vizitorët

    Qendra e Vizitorëve në Butrint do të presë dhe orientojë vizitorët, të japë shpjegime për sitin, të përcjellë vlerat e jashtëzakonshme universale të një siti të trashëgimisë botërore. Ministri Blendi Gonxhja shprehet qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit. “Me kryeministrin Edi Rama, në prezantimin e projektit vizionar të Qendrës së Vizitorëve në Butrint, variantit final të hartuar nga Kengo Kuma & Associates, i mundësuar nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, në partneritet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit, duke i orientuar vizitorët drejt një përvoje më të thellë të këtij thesari botëror të mbrojtur në UNESCO”, shprehet Blendi Gonxhja  ministër i Turizmit, Sportit dhe Kulturës në një postim në rrjete sociale. Ndër të tjera sipas ministri Blendi Gonxhja kjo qendër është një mënyrë e re për të përjetuar historinë me kujdes, respekt dhe ndjeshmëri për çdo shtresë të këtij siti unik.
    “Arkitektura e saj ndërthur natyrën, kulturën dhe bashkëkohoren, pa mbizotëruar peizazhin, por duke u bërë pjesë organike e tij. Druri, drita natyrale, hapësirat e qeta dhe ndërtimi mbi themele të cekëta mbrojnë shtresat arkeologjike nën tokë, duke ndjekur standardet më të avancuara ndërkombëtare të ruajtjes”, shprehte Gonxhja. Konkursi për projektin fitues nga Ministria e Kulturës u hap në shtator të vitit 2022 dhe ka kaluar në dy faza. Katër studiot finaliste ishin, “Kengo Kuma & Associates” (Japoni), “Lahdelma & Mahlamäki Architects” (Finlandë), “Philippe PROST / AAPP” (Francë), si dhe William Matthews Associates (Mbretëria e Bashkuar), ku juria përzgjodhi si fituese studion “Kengo Kuma & Associates” (Japoni).  Projektideja e qendrës ishte në fokus dhe të takimit më parë, që zhvilloi ministri Blendi Gonxhja me arkitektin Kuma dhe ekipin e tij.

  • Rama prezanton Qendrën e Pritjes së Vizitorëve në Butrint: E ka ideuar mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma

    Rama prezanton Qendrën e Pritjes së Vizitorëve në Butrint: E ka ideuar mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma

    Rama prezanton projektin e qendrës së vizitorëve në Butrint: “Nga problem, në shembull rrezatues”
     
    Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga projekti i ri për qendrën e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, një ndërtesë moderne e konceptuar nga arkitekti i njohur japonez, Kengo Kuma. Projekti po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
     

     
    Sipas Ramës, kjo ndërhyrje përfaqëson një transformim rrënjësor në mënyrën e menaxhimit të Butrintit, duke e kaluar atë nga një situatë problematike në një model shembullor për institucionet e kulturës në Shqipëri.
     
    “Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës,” – shkruan Rama.
    Kryeministri thekson se ky projekt është pjesë e një plani strategjik të promovimit global të Butrintit, duke e cilësuar këtë park arkeologjik si një “xhevahir të trashëgimisë kulturore shqiptare”.
     
    Qendra e re e vizitorëve synon të ofrojë:
    Infrastrukturë të standardeve ndërkombëtare për turistët
    Hapësira ekspozuese dhe informuese për historinë e parkut
    Rritje të kapaciteteve për mbrojtjen dhe promovimin e sitit
     
    Butrinti, i përfshirë në Listën e UNESCO-s, është një nga destinacionet më të rëndësishme arkeologjike në vend. 
     
    Arkitekti suedez: projekti japonez rrezikon të dëmtojë peisazhin historik të zonës në Butrint

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Rama prezenton Qendrën e Pritjes së Vizitorëve në Butrint: E ka ideuar mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma

    Rama prezenton Qendrën e Pritjes së Vizitorëve në Butrint: E ka ideuar mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma

    Rama prezanton projektin e qendrës së vizitorëve në Butrint: “Nga problem, në shembull rrezatues”
     
    Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga projekti i ri për qendrën e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, një ndërtesë moderne e konceptuar nga arkitekti i njohur japonez, Kengo Kuma. Projekti po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
     

     
    Sipas Ramës, kjo ndërhyrje përfaqëson një transformim rrënjësor në mënyrën e menaxhimit të Butrintit, duke e kaluar atë nga një situatë problematike në një model shembullor për institucionet e kulturës në Shqipëri.
     
    “Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës,” – shkruan Rama.
    Kryeministri thekson se ky projekt është pjesë e një plani strategjik të promovimit global të Butrintit, duke e cilësuar këtë park arkeologjik si një “xhevahir të trashëgimisë kulturore shqiptare”.
     
    Qendra e re e vizitorëve synon të ofrojë:
    Infrastrukturë të standardeve ndërkombëtare për turistët
    Hapësira ekspozuese dhe informuese për historinë e parkut
    Rritje të kapaciteteve për mbrojtjen dhe promovimin e sitit
     
    Butrinti, i përfshirë në Listën e UNESCO-s, është një nga destinacionet më të rëndësishme arkeologjike në vend. Me këtë projekt, qeveria synon ta kthejë në një pol kulturor dhe turistik me ndikim ndërkombëtar.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Projekti i qendrës së vizitorëve, Rama: Butrinti nga problem, në shembull për institucionet e kulturës

    Projekti i qendrës së vizitorëve, Rama: Butrinti nga problem, në shembull për institucionet e kulturës

    Projekti për qendrën e vizitorëve në qytetin antik të Butrintit, është dizajnuar me një ndërthurje mes pranimit të vizitorëve dhe integrimit me peizazhin natyror dhe trashëgiminë arkeologjike të zonës.
    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga projekti më i ri për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, një projekt model që i shtohet kolonës së objekteve kulturore.
    I konceptuar nga mjeshtri i njohur japonez i arkitekturës, Kengo Kuma, ky projekt po realizohet nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) dhe synon transformimin rrënjësor të mënyrës së menaxhimit të parkut arkeologjik të Butrintit.
    Kryeministri vlerësoi kontributin e AADF në kthimin e Butrintit nga një problem menaxherial, në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet kulturore të vendit, si edhe po ve në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore
    “Një projekt i shkëlqyer që i jep jetë një standardi të ri në menaxhimin dhe promovimin e pasurive tona kulturore”, u shpreh Kryeministri Rama.
    “Është radha tashmë e Martinit dhe Aleksandrit ta ndërtojnë. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi, përsosmëri. Është e jashtëzakonshme dhe besoj që mund të shndërrohet a të bëhet një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë”, shkruan Rama.
    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në krahun tjetër, u shpreh se “qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit, duke i orientuar vizitorët drejt një përvoje më të thellë të këtij thesari botëror të mbrojtur në UNESCO”.
    “Kjo qendër është një mënyrë e re për të përjetuar historinë me kujdes, respekt dhe ndjeshmëri për çdo shtresë të këtij siti unik. Arkitektura e saj ndërthur natyrën, kulturën dhe bashkëkohoren, pa mbizotëruar peizazhin, por duke u bërë pjesë organike e tij.Druri, drita natyrale, hapësirat e qeta dhe ndërtimi mbi themele të cekëta mbrojnë shtresat arkeologjike nën tokë, duke ndjekur standardet më të avancuara ndërkombëtare të ruajtjes. Një projekt që i flet historisë me gjuhën e së sotmes dhe brezave të ardhshëm”, shkruan Gonxhja në një postim të tij.
    Qendra është në një vend strategjik, që lidh shtigjet malore, zonat me lagunë, liqenin e Butrintit dhe Kanalin e Vivarit. Kjo mundëson përvoja të ndryshme për vizitorin: natyrë, arkeologji, pamje panoramike.
    Qendra e re në hyrjen kryesore të zonës arkeologjike ndihmon në menaxhimin më të mirë të fluksit të vizitorëve, ndërsa përfshin rimodelimin e zonës së biletave, ankorimet dhe shërbimet për mbështetjen e vizitorëve.
    Studioja e arkitektit japonez me famë botërore “Kengo Kuma” u shpall fituese e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.
    Studioja fituese u përzgjodh për qasjen unike arkitekturore në krijimin jo thjesht të një objekti, por të një porte hyrëse në pasurinë e Butrintit, me një pamje të mrekullueshme dhe krijimin e një hapësire publike takimi për komunitetin lokal dhe turistët.
    Kjo qendër, e denjë për të mikpritur vizitorët, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme në shërbim të tyre do të respektojë së pari vlerat e jashtëzakonshme universale jo vetëm të zemrës arkeologjike, por të të gjithë Parkut Kombëtar.

  • Rama publikon videon, ja si do të transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

    Rama publikon videon, ja si do të transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku prezantohet projekti i arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
    “Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës, si edhe po vë në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore”, shkruan Rama.

    Kreu i ekzekutivit thotë se qasja unike arkitekturore e studios japoneze do të jetë një vlerë e shtuar për Butrintin, duke shprehur bindjen se do të shëndërrohet në një qendrat më të mira për pritjen e vizitorëve në botë.
    “Me këtë prezantim sot mund të jemi vërtetë krenar. Është radha tashmë e Martinit dhe Aleksandrit ta ndërtojnë. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi, përsosmëri. Është e jashtëzakonshme dhe besoj që mund të shndërrohet a të bëhet një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë”, shprehet Rama.

  • EcoAlbania: ‘Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi’ – Debat publik për të ardhmen e Butrintit – VIDEO

    EcoAlbania: ‘Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi’ – Debat publik për të ardhmen e Butrintit – VIDEO

     
    Në fokusin e një debati publik mbi të ardhmen e Parkut Kombëtar të Butrintit, sot u zhvillua një takim i organizuar nga EcoAlbania, në bashkëpunim me ResPublica dhe Forumin për Mendimin e Lirë, në kuadër të projektit “Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – PAMANCA”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
     

    Qëllimi i këtij takimi ishte i qartë: të ringrejë alarmin për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe të nxisë bashkëpunimin institucional për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, me Butrintin në qendër të vëmendjes.
     
    “Butrinti nuk është vetëm trashëgimi kombëtare, por pasuri botërore. Çdo vendimmarrje mbi të duhet të jetë e përgjegjshme dhe transparente,” u theksua nga përfaqësuesit e EcoAlbania në hapje të takimit.
     

     
    Butrinti, një aset i UNESCO-s, u trajtua jo më thjesht si destinacion turistik, por si ekosistem i ndjeshëm që rrezikon të humbasë karakterin nëse mungon kontrolli mbi projektet zhvillimore.
     
    Përfaqësues të ResPublica shprehën shqetësimin mbi mungesën e një politike të qëndrueshme:“Zhvillimi nuk mund të jetë qëllim në vetvete, nëse ai mbivendoset mbi natyrën. Duhet një model i ri përfshirjeje publike.”
     
    EcoAlbania: kërkohet mbrojtje reale për Butrintin
     
    Gjatë diskutimeve në këtë takim të organizuar nga EcoAlbania, përfaqësues të aktorëve lokalë sollën në vëmendje problematika konkrete:
     
    • Sandër Kristo theksoi nevojën për një kompromis konstruktiv midis turizmit dhe mbrojtjes së natyrës.• Mustafa Lama ngriti çështjen e paqartësive ligjore:“Mungesa e koordinimit institucional po dëmton menaxhimin e zonave të mbrojtura.”• Soraldo Nebo u ndal në gjendjen e Liqenit të Butrintit, duke kërkuar pastrim urgjent të kanalit dhe mbrojtje të midhjes.• Areti Papadhima kërkoi ndërhyrje konkrete në terren: “Ishujt dhe lagunat nuk mbrohen me dokumente, por me veprim.”• Teuta Maze vuri theksin te edukimi mjedisor, duke bërë të ditur se janë planifikuar mbi 40 aktivitete sensibilizuese që nisin që nga çerdhet dhe kopshtet.
     
    Takimi u mbyll me një apel të përbashkët: krijimin e një rrjeti monitorues lokal për Butrintin dhe zonat e tjera të mbrojtura, për të garantuar që vendimmarrjet institucionale të mos anashkalojnë zërin e komunitetit dhe ekspertëve.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Janar – shtator 2025, mbi një milion turistë në sitet kulturore  

    Janar – shtator 2025, mbi një milion turistë në sitet kulturore  

    Parku arkeologjik i Butrintit dhe kalaja e Gjirokastrës nga janari deri në muajin shtator kanë pasur dhe numrin më të madh të vizitorëve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi  një ditë më parë statistikat, ku rreth 1.259.774 vizitorë kanë vizituar sitet kulturore nga muaji janar deri në shtator të këtij viti.
    “Një rritje me 57 për qind krahasuar me vitin 2023. Falë mirëardministrimit, të ardhurat nga biletat janë rritur me 84 për qind, krahasuar me vitin 2023!”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale. Në materialin e publikuar nga ministri Blendi Gonxhja sitet më të vizituara për këto muaj janë: parku arkeologjik Butrint – 257.670 vizitorë; kalaja e Gjirokastrës- 253.407 vizitorë; parku arkeologjik Shkodër – 150.927 vizitorë; muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë dhe parku arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë.  Herë pas here edhe më parë institucionet kanë bërë me dije numrin vizitorëve në kala, muze e parqe arkeologjike në vend, ku ka pasur një rritje të tyre. Nga statistikat për numrin e vizitorëve të publikuar së fundmi parku kombëtar i Butrintit ka edhe numrin më të madh të vizitorëve, që gjithashtu është edhe një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit.
    Zemra e parkut kombëtar është qyteti antik i Butrintit. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si Monument Kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.