Tag: butrinti

  • Bar Lulishte Butrinti në Sarandë një tjetër alarm për një godinë me histori të rrallë – VIDEO

    Bar Lulishte Butrinti në Sarandë një tjetër alarm për një godinë me histori të rrallë – VIDEO

     
    Një tjetër incident me zjarr është shënuar mëngjesin e sotëm në një nga pikat më të njohura të qytetit të Sarandës: ish-Bar Lulishte Butrinti. Sipas raportimeve të dërguara në redaksinë e Saranda Web nga qytetarë të zonës, flakët kanë përfshirë një pjesë të gjelbërimit përreth ndërtesës historike, duke shkaktuar djegien e një palme dhe duke rrezikuar sërish strukturën e braktisur.
     

     
    Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, zjarri u neutralizua në kohë, duke shmangur një përsëritje të tragjedisë së vitit të kaluar, kur godina historike u përfshi plotësisht nga flakët dhe humbi çatinë dhe një pjesë të saj strukturore.
     

    Një ndërtesë me histori të rrallë, por e harruar nga institucionet
     
    Godina e njohur për dekada me emrin “Bar Lulishte Butrinti”, nuk është thjesht një objekt urban. Ajo mban mbi vete shtresime të një historie të gjatë: ka shërbyer si konsullatë italiane përpara Luftës së Dytë Botërore, më vonë u shndërrua në hotel shtetëror gjatë regjimit komunist, ndërsa pas viteve ’90 funksionoi si bar e pastaj si hapësirë rekreative që u bë pjesë e kujtimeve kolektive të shumë brezave sarandas.
     
    Jo pak qytetarë e kujtojnë këtë vend si ambientin ku u xhiruan skena nga filmi ikonik shqiptar “Dy herë Mat”, që e ngriti vlerën kulturore të kësaj godine edhe më lart në memorien e qytetit.
     
    Me një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 200 m² dhe një truall prej 700 m², godina dykatëshe ndodhet në një nga pozicionet më strategjike dhe të lakmuara të qytetit — midis gjelbërimit të parkut dhe përballë vijës bregdetare.

    Akti i fundit i një ndërtese në rënie të lirë?
     
    Pas vitit 1991, ndërtesa mbeti në harresë institucionale. E administruar për një kohë nga Bashkia e Sarandës, ajo prej vitesh ka qëndruar e braktisur, ndërsa pretendimet për pronësinë e saj janë të ndara – një pjesë e dokumentacionit të vjetër sugjeron se objekti ka qenë pronë e familjes mbretërore shqiptare, duke shtuar më tej kompleksitetin e fatit të saj ligjor dhe pronësor.
     
    Zjarri i sotëm është vetëm simptoma më e fundit e një plage të thellë: indiferenca ndaj trashëgimisë kulturore urbane dhe mungesa e një vullneti për të shpëtuar atë që mund të jetë një nga godinat më me vlerë të memorjes së qytetit.
     

    Alarm për shoqërinë dhe institucionet: A do të ndërhyhet përpara se të jetë vonë?
     
    Zjarret e përsëritura, mungesa e sigurisë, kalbja fizike e strukturës dhe spekulimet për zhvillime ndërtimore e bëjnë gjithnjë e më urgjente një ndërhyrje serioze dhe transparente nga autoritetet lokale dhe kombëtare. Në një kohë kur qyteti përpiqet të mbrojë e promovojë identitetin e vet turistik dhe historik, Bar Lulishte Butrinti është kthyer në simbol të harresës.
     
    Ndërkohë, komuniteti dhe qytetarët kërkojnë përgjigje:📣 A do të shpëtojë ndonjëherë Bar Lulishte Butrinti nga degradimi total?📣 A do të ruhet kjo godinë si trashëgimi kulturore, apo do të zëvendësohet nga ndonjë ndërtim modern?

    Saranda Web mbetet në shërbim të qytetarëve dhe do të ndjekë me vëmendje çdo zhvillim mbi këtë çështje.
     
    Bar Lulishtja Sarandë, zjarr Bar Lulishtja, Bar Lulishte Butrinti, trashëgimi kulturore Saranda, ndërtesë historike Sarandë, film Dy herë Mat, konsullata italiane, godinë e braktisur Sarandë, zjarri 2025, SarandaWeb, mbretërorët, zjarr në lulishte Sarandë
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja: Butrinti, thesari i lashtësisë që vijon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja: Butrinti, thesari i lashtësisë që vijon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota

    Nga rrënojat antike, deri te peizazhet natyrore mahnitëse, Parku Kombëtar i Butrintit mbetet një prej destinacioneve më unike dhe më të vizituara në Shqipëri.Ky qytet antik, i mbrojtur nga UNESCO, vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota falë pasurisë së tij historike dhe trashëgimisë kulturore të rrallë.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot pamje nga Butrinti, duke theksuar rëndësinë e tij si pasuri kombëtare dhe ndërkombëtare.Butrinti është dëshmi e gjallë e qytetërimeve të mëdha që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit.

    Kompleksi arkitektonik i Butrintit përfshin 15 zona të periudhave të ndryshme historike, duke filluar nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Ky mozaik epokash e bën Butrintin një muze të hapur të qytetërimeve që kanë kaluar nëpër shekuj – nga romakët, bizantinët, venecianët e deri në Mesjetë.Në zemër të parkut gjendet teatri antik, i cili ka qenë skenë e shfaqjeve dhe ritualeve ndër shekuj, duke ruajtur ende atmosferën dhe akustikën e kohës.Po ashtu, bazilika, nimfeumi dhe monumente të tjera madhështore dëshmojnë ndërthurjen e arkitekturës me religjionin dhe kulturën e periudhave të ndryshme.Muzeu i Butrintit, i vendosur mes rrënojave të lashtësisë, ofron një kronologji të pasur të historisë mijëravjeçare të qytetit. Mozaikët e ruajtur me kujdes, me figurat e tyre të ndërlikuara, rrëfejnë histori unike mbi jetën, traditat dhe besimet e banorëve të lashtë të kësaj zone magjike.

  • Auron Tare: Shteti shqiptar nuk e kontrollon dot më Butrintin, që është një turp i madh

    Auron Tare: Shteti shqiptar nuk e kontrollon dot më Butrintin, që është një turp i madh

    Nga Julia Vrapi
    Keqmenaxhimi në Butrint, orari për vizitorët apo dhe mospërfshirja sa duhet e komunitetit janë vetëm disa nga problematikat, që vë në dukje studiuesi Auron Tare. Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, por herë pas here specialistë të fushës së trashëgimisë sonë kulturore, studiues e më gjerë kanë shprehur kritika ndaj institucioneve, duke e quajtur skandal çfarë ndodhi me Butrintin për formën e menaxhimit me fondacionin, që u krijua në bazë të marrëveshjes së administrimit lidhur me Ministrinë e Kulturës.
    Studiuesi Auron Tare, i cili dhe më parë ka folur për problemet sipas tij në menaxhimin e ri të Butrintit, thotë se sot shteti shqiptar nuk e kontrollon dot më Butrintin. “Para dy javësh unë shkova në Butrint dhe isha me disa familje të ish donatorëve të Butrintit. Shkuam në 18:00 e 18 dhe Butrinti ishte mbyllur. U indinjova pak dhe thashë kush është ai që mund të mbyllë Butrintin në orën 18:00, se e para 14:00 me 17:00 nuk shkohet në Butrint se vdes nga vapa. Butrinti është i mrekullueshëm pas orës 18:00 me ato dritëhijet, me ujërat, etj, dhe më thanë menaxhimi i ri i fondacionit, etj, pra një marrëzi e madhe. Këtej nga Ministria e Kulturës nuk kishin mundësi të hapnin derën, sepse tashmë Butrinti është shkëputur nga Republika e Shqipërisë dhe shteti shqiptar se kontrollon dot më, që është një turp i madh dhe ngela keq”, shprehet studiuesi Auron Tare ish drejtor i parkut kombëtar të Butrintit.
    Një tjetër problem që vë në dukje studiuesi Auron Tare është dhe mospërfshirja sa duhet e komunitetit në Butrint. Sipas tij, dikur Butrinti ka qenë i suksesshëm se menaxhohej nga banorët e atyre zonave, ndërsa sot kjo nuk merr rëndësinë si më parë. “Kur shkova të nesërmen dhe pyeta, aty e kuptova se çfarë kishte ndodhur që gjithë administrata punonjësit, etj, vijnë nga Gjirokastra. Madje dhe ish drejtori i Komunales së Gjirokastrës e kanë hequr dhe e kanë çuar në Butrint. Unë kam respekt për drejtorët e Komunaleve por ta heqësh drejtorin e Komunales nga Gjirokastra ta sjellësh në Butrint është nuk e di.
    Dhe tani ata ikin në orën 18:00 do shkojnë në shtëpi, do merren me kalamajtë, do bëjnë jetën e natës, etj, dhe Butrinti është i mbyllur. Pas orës 18:00 nuk hapet, është një çmenduri. Ky është menaxhimi i qendrës sonë më të rëndësishme. Është çmenduri që të mbyllësh Butrintin në orën 18:00. Për t’iu rikthyer menaxhimit, Butrinti ka qenë i suksesshëm, sepse menaxhohej nga banorët përqark”, shprehet studiuesi Auron Tare në reagimin e tij në një media televizive ku ishte i ftuar. Reagimi i Auron Tares vjen në një kohë kur në vend po flitet kaq shumë për çfarë po ndodh me shkatërrimin e zonave të mbrojtura, ndërsa studiuesi thekson se gjithë koncepti i parqeve kombëtare, parqeve në zona të mbrojtura është që të përfshish komunitetet brenda tyre.
    Vendime të gabuara qeveritare
    Monumentet e Butrintit reflektojnë historinë e tij të pasur. Ndër sitet përreth Butrintit është dhe Diapori. Gjatë vizitave në parkun kombëtar të Butrintit, Diapori që dikur mirëmbahej është vizituar edhe nga personalitete të huaja, ndërsa sot studiuesi Auron Tare thotë se nuk shkon njeri. “Po ju jap një shembull, matanë liqenit është zona e Diaporit, është një vilë romake e mrekullueshme, e gërmuar, etj. Unë dikur kur isha drejtor kisha vetëm një Gjokën, një mirditor që jeton në Shëndelli. Çohej në këmbë ikte atje, e pastronte, e bënte akull. Aty ne çuam dhe Camilla Parker Bowles që e vizitoi atëherë kur erdhi në vizitë. Sot shko në Diapori, janë bërë si ato kallamat që tha Rama te varrezat e Elbasanit, zhdukur komplet. Gjoka ka dalë rri në pension në Shëndelli.

    Nuk shkon njeri, nuk e di njeri ku është. Kur pyes unë po në Diapori çfarë bëni, nuk e di njeri ku bie. Më kuptoni çfarë situatash?”, shprehet më tej Tare. Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozim të Ministrisë së Kulturës, parku i Butrintit i është dhënë për menaxhim Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për një afat 10-vjeçar, gjë që u kundërshtua jo pak nga ekspertë të trashëgimisë kulturore. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me qëllim menaxhimin e pasurisë kulturore brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në bazë të marrëveshjes së administrimit lidhur me Ministrinë e Kulturës, ndërsa Auron Tare, i cili dhe më herët ka shprehur se nuk është forma e menaxhimit të duhur sërish sjell në vëmendje se kjo vjen nga vendimet qeveritare që janë të gabuara.
    “Por është gjynah se kemi mundësira dhe asete të jashtëzakonshme dhe nuk dimë ti menaxhojmë për arsye të këtyre vendimeve të gabuara apo vendime politike apo që të marrësh përshembull njerëzit që ti ke nga Gjirokastra ti çosh në menaxhimin e Butrintit. Është në çmenduri kur komunale ka dhe Ksamili edhe Konispoli edhe Saranda. Nëse do drejtor komunale meri vëri, pse do marrësh nga Gjirokastra drejtorin”, shprehet më tej Auron Tare, i cili në 1995-2000 ka qenë përfaqësues i fondacionit “Butrinti”, një nga themeluesit e parkut kombëtar të Butrintit dhe drejtues i parë 2000- 2005. Butrinti u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1992, Butrinti u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.

  • Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti

    Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti

    Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
    Klubi Sportiv Butrinti ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Artan Meçani si trajnerin e ri të ekipit për sezonin e ardhshëm, duke sjellë një emër të njohur për qytetin, por kësaj here në një rol të ri dhe të rëndësishëm.
     

     
    Artan Meçani nuk është një emër i panjohur për sportdashësit e Sarandës. Karrierën e tij si futbollist e nisi pikërisht në fushën e Butrintit, ku hodhi hapat e parë si lojtar profesionist. Më pas, aventura e tij vazhdoi në Greqi, ku u aktivizua me disa ekipe vendase, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat dhe përkushtimin e një sportisti të formuar në Sarandë.
    Sot, ai rikthehet në qytetin e tij për të marrë drejtimin e ekipit të parë, me misionin për të sjellë frymë të re, disiplinë dhe ambicie në stolin e Butrintit.
     
    “Me një përvojë të gjatë në futbollin shqiptar si trajner dhe njohës i shkëlqyer i lojës, Artan Meçani vjen për të sjellë risi në skuadrën tonë,” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
    Objektivi i përbashkët mes klubit dhe trajnerit është ndërtimi i një ekipi konkurrues, i mbështetur te talentet vendase dhe filozofia e një loje moderne. Një vizion që përkon plotësisht me filozofinë e Meçanit, i cili gjithmonë ka treguar vlerësim dhe besim ndaj brezit të ri.
     
    Klubi i Butrintit e ka mirëpritur zyrtarisht trajnerin Meçani në familjen blu, duke i uruar suksese në këtë aventurë të re, që nis me shumë pritshmëri nga tifozët dhe dashamirësit e futbollit në qytetin bregdetar.
    “Mirësevjen në familjen Butrinti, trajner!” – shkruhet në faqen zyrtare të Klubit Sportiv Butrinti
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Artan Meçani rikthehet në shtëpi në krye të skuadrës Butrinti

    Artan Meçani rikthehet në shtëpi në krye të skuadrës Butrinti

    Artan Meçani rikthehet në shtëpi në krye të skuadrës Butrinti
    Klubi Sportiv Butrinti ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Artan Meçani si trajnerin e ri të ekipit për sezonin e ardhshëm, duke sjellë një emër të njohur për qytetin, por kësaj here në një rol të ri dhe të rëndësishëm.
     

     
    Artan Meçani nuk është një emër i panjohur për sportdashësit e Sarandës. Karrierën e tij si futbollist e nisi pikërisht në fushën e Butrintit, ku hodhi hapat e parë si lojtar profesionist. Më pas, aventura e tij vazhdoi në Greqi, ku u aktivizua me disa ekipe vendase, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat dhe përkushtimin e një sportisti të formuar në Sarandë.
    Sot, ai rikthehet në qytetin e tij për të marrë drejtimin e ekipit të parë, me misionin për të sjellë frymë të re, disiplinë dhe ambicie në stolin e Butrintit.
     
    “Me një përvojë të gjatë në futbollin shqiptar si trajner dhe njohës i shkëlqyer i lojës, Artan Meçani vjen për të sjellë risi në skuadrën tonë,” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
    Objektivi i përbashkët mes klubit dhe trajnerit është ndërtimi i një ekipi konkurrues, i mbështetur te talentet vendase dhe filozofia e një loje moderne. Një vizion që përkon plotësisht me filozofinë e Meçanit, i cili gjithmonë ka treguar vlerësim dhe besim ndaj brezit të ri.
     
    Klubi i Butrintit e ka mirëpritur zyrtarisht trajnerin Meçani në familjen blu, duke i uruar suksese në këtë aventurë të re, që nis me shumë pritshmëri nga tifozët dhe dashamirësit e futbollit në qytetin bregdetar.
    “Mirësevjen në familjen Butrinti, trajner!” – shkruhet në faqen zyrtare të Klubit Sportiv Butrinti

  • 77% më shumë vizitorë në Butrint gjatë muajve janar–maj 2025

    77% më shumë vizitorë në Butrint gjatë muajve janar–maj 2025

    Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitueshmërisë gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se në periudhën janar–maj, Butrinti është vizituar nga 67,917 turistë, duke shënuar një rritje prej 77% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.“Butrinti është një përzierje unike e historisë, natyrës dhe magjisë që ofron në çdo hap. Këto shifra tregojnë qartë vlerën dhe potencialin që ka trashëgimia jonë kulturore”, shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.I ndodhur vetëm 20 kilometra larg qytetit të Sarandës, Butrinti ofron një atmosferë të veçantë të krijuar nga ndërthurja e monumenteve arkeologjike me natyrën mesdhetare. Si një depo e rrënojave të shekujve, ai përfaqëson një qytet që ka qenë aktiv nga koha parahistorike, deri në Mesjetën e Vonë.Parku përfshin gjurmë të kolonive greke, qytetit romak, periudhës bizantine dhe pushtimit venecian, duke e bërë një nga destinacionet më të pasura në Shqipëri për nga historia dhe trashëgimia kulturore.Autoritetet e kulturës presin që fluksi i vizitorëve të rritet edhe më shumë gjatë muajve të verës, kur parku përfshihet në itineraret turistike të qindra agjencive vendase dhe ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitueshmërisë gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se në periudhën janar–maj, Butrinti është vizituar nga 67,917 turistë, duke shënuar një rritje prej 77% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.“Butrinti është një përzierje unike e historisë, natyrës dhe magjisë që ofron në çdo hap. Këto shifra tregojnë qartë vlerën dhe potencialin që ka trashëgimia jonë kulturore”, shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.I ndodhur vetëm 20 kilometra larg qytetit të Sarandës, Butrinti ofron një atmosferë të veçantë të krijuar nga ndërthurja e monumenteve arkeologjike me natyrën mesdhetare. Si një depo e rrënojave të shekujve, ai përfaqëson një qytet që ka qenë aktiv nga koha parahistorike, deri në Mesjetën e Vonë.Parku përfshin gjurmë të kolonive greke, qytetit romak, periudhës bizantine dhe pushtimit venecian, duke e bërë një nga destinacionet më të pasura në Shqipëri për nga historia dhe trashëgimia kulturore.Autoritetet e kulturës presin që fluksi i vizitorëve të rritet edhe më shumë gjatë muajve të verës, kur parku përfshihet në itineraret turistike të qindra agjencive vendase dhe ndërkombëtare.

  • Me Illo Jorgjin, ish – kryekamarierin e hotel “Butrinti”

    Me Illo Jorgjin, ish – kryekamarierin e hotel “Butrinti”

    Shpresa DINE
    Rastësi ishte përballja sot me një nga personat, që për gjithë sarandiotët ka qenë dhe mbetet shumë i njohur. Illo Jorgji, ish-kryekamarieri i Hotel “Butrinti” që për 16 vite radhazi menaxhoi këtë hotel, më i madhi në llojin e vet, hotelin hijerëndë dhe që i dha emër Sarandës sonë.Illo Jorgji është njeriu me zemër të madhe dhe shpirtin mikpritës, i cili për 16 vjet rresht ka qenë kryekamarier në Hotel “Butrinti” në Sarandë, vendin që ai e ka dashur dhe për të cilin ka dhënë gjithçka. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka qenë më shumë se një punonjës, por një mik i vërtetë për çdo klient që shkonte tek Hotel “Butrinti”.Edhe pse sot e kanë mbuluar thinjat, edhe pse nostalgjia shihet në sytë e tij, Illo Jorgji mbetet një profesionist me përvojë të gjatë në industrinë e turizmit dhe mikpritjes, që për 16 vjet mbarti mbi supe detyrën e kryekamarierit në Hotel “Butrinti” një nga hotelet më të njohura dhe më të respektuara në Sarandë. Gjatë gjithë këtyre viteve ai kontribuoi në ngritjen e standardeve të disa shërbimeve dhe si i tillë fitoi respektin e klientëve dhe kolegëve për profesionalizmin, përkushtimin dhe mikpritjen e tij të shkëlqyer.Gjatë gjithë periudhës 16 vjeçare kryekamarieri Illo Jorgji ka qenë një nga shtyllat kryesore të stafit, duke qenë në organizimin dhe menaxhimin e shërbimit të çdo pune që kërkohej në Hotelin “Butrinti”.Përvoja e tij e gjatë dhe njohuritë në fushën e shërbimit ndaj klientit kanë bërë që ai të mbetet gjithmonë një shembull i përkushtimit dhe standardeve të larta në punë, udhëheqës i kolegëve, duke respektuar në trajnimin e stafit të ri dhe duke garantuar që çdo klient që vinte në këtë hotel të ndihej komod dhe i privilegjuar.Me sjelljen e tij të ngrohtë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm, Illo ka ditur t’i bëjë të gjithë të ndihen si në shtëpinë e tyre. Ai ishte gjithmonë aty për të gjetur, për të regjistruar dhe për të siguruar që çdo detaj të ishte perfekt. Përvoja e tij e gjatë dhe dashuria me kolegët krijonin përherë një atmosferë të veçantë, ku ata ndiheshin si një familje dhe klientët të mirëpritur dhe të vlerësuar.Ish-kryekamarieri Illo Jorgji kujton me nostalgji, madje edhe me emocione të shprehura, vitet kur shërbeu në hotelin më të madh të qytetit.-Çdo javë organizoja trajnime me kamarierët, na thotë mes të tjerave në intervistën e rastësishme të realizuar në mjediset e restorant “ Leli” në Bamatat

  • Pas pushimit luksoz, Butrinti ndahet nga e dashura?

    Pas pushimit luksoz, Butrinti ndahet nga e dashura?

    E papritura ka ndodhur mes Butrintit dhe së dashurës së tij turke.
    Pas shumë postimeve dedikuar njëri-tjetrit, duket se mes tyre ka përfunduar gjithçka.
    Kështu na lanë të kuptojmë më lëvizjen e fundit që kanë bërë në Instagram.
    Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin, gjë e cila ka shqetësuar ndjekësit e dyshes.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Butrinti merr gjobën e majme nga FSHF, dënohen rëndë edhe dy lojtarë

    Butrinti merr gjobën e majme nga FSHF, dënohen rëndë edhe dy lojtarë

    Komisioni i Disiplines prane FSHF ka publikuar vendimet e saj te fundit.
    “KS Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2/b 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
    Lojtari i KS Butrinti, Florian Selmani, për sulm ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë
    Lojtari i KS Butrinti, Indrit Sejko, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë”, thuhet ne njoftim.