Tag: butrinti

  • Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje – VIDEO

    Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje – VIDEO

    Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje
    Skuadra e Butrintit ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në transfertë, duke u mundur 2-1 nga Bylis B në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Dytë, Grupi B (2025/26).
     
    Pjesa e parë
    Takimi nisi i balancuar, me të dyja ekipet që kërkuan të gjejnë rrugën e rrjetës. Ishin miqtë nga Saranda që kaluan të parët në avantazh në minutën e 35’, falë një goli të Kristi Basha, duke i dhënë shpresë skuadrës blu-verdhë për një rezultat pozitiv.
     

     
    Pjesa e dytë
    Në fraksionin e dytë, Bylis B reagoi fuqishëm. Në minutën e 61’, sulmuesi Idrissou barazoi shifrat, duke i rikthyer vendësit në lojë. Vetëm pesë minuta më vonë, Sulovari shënoi golin e dytë për ballshiotët, duke kompletuar përmbysjen dhe vulosur fitoren 2-1.Butrinti tentoi me zëvendësime të shpejta për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por nuk ia doli të gjente golin e barazimit. Për më tepër, minutat e fundit u komplikuan pas kartonit të verdhë të marrë nga Hodo E. në të 76’, që ndali ritmin e miqve.
     

     
    • Shënues për Butrintin: Kristi Basha (35’)• Shënues për Bylis B: Idrissou (61’), Sulovari (66’)
    Megjithëse Butrinti u tregua i rrezikshëm në pjesën e parë, mungesa e përqendrimit në mbrojtje dhe efikasiteti i kundërshtarit në pjesën e dytë rezultuan vendimtarë.
     
    Me këtë rezultat, Bylis B merr tre pikë të vlefshme në shtëpi, ndërsa Butrinti duhet të rikuperojë sa më shpejt për të mos humbur terren në garën për objektivat.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Starton sezoni i ri, Butrinti udhëton drejt Ballshit, Delvina pret Devollin

    Starton sezoni i ri, Butrinti udhëton drejt Ballshit, Delvina pret Devollin

     
    Futbolli rikthehet këtë fundjavë në jug të Shqipërisë me emocionet e para të sezonit të ri në Kategorinë e Dytë, Grupi B. Të dielën, më 28 shtator 2025, dy skuadrat e rajonit tonë, Butrinti i Sarandës dhe Delvina, do të zbresin në fushë për të nisur sezonin e ri.
     

     
    Butrinti nis sezonin në transfertë
     
    Skuadra sarandiote e Butrintit do të përballet në transfertë me Bylis B në Ballsh. Takimi do të zhvillohet në orën 14:00 dhe shihet si një sfidë delikate për djemtë e drejtuar nga stafi teknik i Butrintit, të cilët synojnë që të marrin rezultat pozitiv që në start.Butrinti, që këtë vit vjen me ambicie të qarta për t’u ngjitur në një kategori më lart, do të kërkojë që në fillim të tregojë se është gati të rivalizojë fort për objektivat sezonalë.
     
    Delvina pret Devollin në shtëpi
     
    Ndërkohë, futbolli kthehet edhe në stadiumin e Delvinës, ku KS Delvina do të presë ekipin e Devollit. Përballja parashikohet të jetë e zjarrtë, pasi skuadra vendase kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve për të nisur kampionatin me fitore.Delvina, që sezonin e kaluar tregoi momente të mira në shtëpi, ka riorganizuar skuadrën dhe synon të shfaqet më e fortë dhe më konsistente këtë vit.
     
    Dy ndeshjet e së dielës premtojnë emocione për sportdashësit e zonës.
    Butrinti kërkon pikët e para në transfertë, duke përballuar një kundërshtar të vështirë si Bylis B.
    Delvina, përkundrazi, do të ketë luksin e fushës së vet, ku pritshmëritë janë maksimale për një nisje me fitore.
     
     
    Sezoni i ri i Kategorisë së Dytë sapo ka nisur dhe në Sarandë dhe Delvinë atmosfera e futbollit është ndezur që tani, duke mbështetur skuadrat e zemrës në rrugëtimin e tyre të ri sportiv.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj – VIDEO

    Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj – VIDEO

    Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj
     
    Parku Kombëtar i Butrintit, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, po përjeton një tjetër vit rekord. Vetëm gjatë periudhës Janar–Gusht 2025, Butrinti ka pritur 202 mijë e 161 vizitorë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përfaqëson një rritje me 52 për qind, ose 68 mijë e 788 vizitorë më shumë. Edhe të ardhurat janë dyfishuar, duke u rritur me +104 për qind.
     

     
    Në muajin gusht, parku ka pritur mbi 51 mijë vizitorë, duke konfirmuar interesin e lartë të turistëve vendas dhe të huaj.
     
    “Jam nga Anglia. Eh, dhe sot ka qenë një ditë e mrekullueshme… Rrënojat janë fantastike… janë kaq mirë të ruajtura. U habita këndshëm. Ka qenë mahnitëse. Të gjithë kanë qenë shumë miqësorë. Moti i shkëlqyer. Dhe padyshim, do t’ua rekomandoja njerëzve të vinin.”
     
    Ky është vetëm një nga dhjetëra reagime pozitive që dëgjohen çdo ditë në Butrint. Për shumë prej vizitorëve, përvoja shkon përtej pritshmërive.
    “Është fantastike. Po e shijoj shumë kohën këtu. Deri tani kemi dy ditë. Do rrimë edhe pak më gjatë. Është një përvojë shumë e bukur. Edhe ushqimi është shumë i mirë. Pra, po e shijoj shumë qëndrimin në Shqipëri.”
     
    “Unë jam Stefan. Kjo është vajza ime dhe kjo është Kristina. Ne jemi nga Danimarka. Jetojmë në Gjermani dhe është udhëtimi ynë i parë në Shqipëri. Deri tani na pëlqen shumë këtu.”
     
    Për shumë vizitorë, ajo që e bën Butrintin unik është historia e tij mijëravjeçare, e shtrirë në çdo rrënojë.
     

     
    “Kushërira ime është nga Shqipëria, më tha të vija për vizitë. Është shumë interesante të shohësh kaq shumë histori, sepse në Shtetet e Bashkuara historia jonë nuk shkon aq prapa në kohë. Është mbresëlënëse të shohësh gjëra kaq të vjetra ende kaq mirë të ruajtura.”
     
    E njëjta ndjesi përcillet edhe nga turistë të tjerë, që e shohin Butrintin si një udhëtim në mbi 2 mijë vite qytetërim.
     
    “Ishte fantastike të vija këtu dhe të shihja historinë e parkut. Mbi 2,000 vite histori… Ishte vërtet e bukur të mësoje për historinë, të shihje rrënojat dhe gjithë peizazhin. Ishte një kohë e shkëlqyer.”
     
    Butrinti mbetet kështu një thesar i gjallë i Shqipërisë, ku historia dhe natyra takohen për t’i ofruar çdo vizitori një përvojë të paharrueshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Butrinti thyen rekord me 202 mijë vizitorë për 8 muaj, turistët e huaj: Park fantastik, me 2 mijë vite histori

    Butrinti thyen rekord me 202 mijë vizitorë për 8 muaj, turistët e huaj: Park fantastik, me 2 mijë vite histori

    Parku Kombëtar i Butrintit, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, po përjeton një tjetër vit rekord. Vetëm gjatë periudhës Janar–Gusht 2025, Butrinti ka pritur 202 mijë e 161 vizitorë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja shkon ne 52 për qind, ose 68 mijë e 788 vizitorë më shumë. Edhe të ardhurat nga biletat jane dyfishuar.

    Piku u shenua ne gusht kur Parku priti mbi 51 mijë vizitorë, duke konfirmuar interesin e lartë të turistëve vendas dhe të huaj.
    Edhe ne shtator gjejme turistë nga mbare bota, të cilet ndajnë me ne përvojen e tyre.
    “Jam nga Anglia. Sot ka qenë një ditë e mrekullueshme… Rrënojat janë fantastike… janë kaq mirë të ruajtura. Padyshim, do t’ua rekomandoja njerëzve të vijne ketu”, tha nje turiste.
    “Është fantastike. Po e shijoj shumë kohën këtu. Është një përvojë shumë e bukur”, shprehet nje tjeter.
    “Unë jam Stefan. Kjo është vajza ime dhe kjo është Kristina. Ne jemi nga Danimarka. Jetojmë në Gjermani dhe është udhëtimi ynë i parë në Shqipëri. Deri tani na pëlqen shumë këtu”, tha turisti.
    Butrintin e ben unik historia e tij mijëravjeçare, e shtrirë në çdo rrënojë.
    “Është shumë interesante të shohësh kaq shumë histori, sepse në Shtetet e Bashkuara historia jonë nuk shkon aq prapa në kohë. Është mbresëlënëse të shohësh gjëra kaq të vjetra dhe te ruajtura mire”, thekson nje tjeter turiste.
    E njëjta ndjesi përcillet edhe nga turistë të tjerë, që e shohin Butrintin si një udhëtim në mbi 2 mijë vite qytetërim.
    “Mbi 2,000 vite histori… eshte vërtet bukur të mësoj për historinë, të shoh rrenojat dhe gjithe peisazhin. një kohë e shkëlqyer”, u shpreh turisti.
    Butrinti mbetet kështu një thesar i Shqipërisë, ku historia dhe natyra takohen për t’i ofruar çdo vizitori një përvojë të paharrueshme.

  • Rekord vizitash në Butrint – mbi 150 mijë turistë në shtatë muaj

    Rekord vizitash në Butrint – mbi 150 mijë turistë në shtatë muaj

    Parku Kombëtar i Butrintit ka shënuar një rekord historik vizitueshmërie për vitin 2025, duke tërhequr mbi 150,000 vizitorë vetëm në shtatë muajt e parë të vitit. Vetëm gjatë muajit korrik, parku u vizitua nga 44,555 persona, shifër që përfaqëson një rritje prej 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Drejtoresha e parkut, Jorida Muho, konfirmon se përveç numrit të vizitorëve, është rritur ndjeshëm edhe të ardhurat. “Në korrik të këtij viti kemi arkëtuar 165% më shumë të ardhura sesa në korrik të vitit 2024, për një total prej 1.5 milionë eurosh.” Sipas saj, fundjavat janë periudha më e ngarkuar për parkun, ku krijohen radhë të gjata në hyrje, transmeton KultPlus.

    Gjatë këtij sezoni, përveç turistëve vendas, një numër i madh vizitorësh ka ardhur nga Polonia. Klaudia Broda, udhërrëfyese me origjinë polake, prej 8 vitesh sjell grupe turistësh në Butrint. “Butrinti mbetet një magji jo vetëm për mua, por për të gjithë bashkëkombasit e mi, që kërkojnë të mësojnë diçka më shumë përtej guidës klasike. Por do t’ju them se ishte vërtet një surprizë për mua sot, pasi më kërkuan të paguaj biletën 10 euro, ndryshe nga çfarë ndodh kudo në Europë, ku udhëheqësi i guidës është falas.”

    Mes vizitorëve të huaj këtë korrik ishte edhe 

    Mattia Esposito, përfaqësues i një grupi rotarianësh italianë që kanë themeluar së fundmi klubin e tyre në Sarandë. “Ka qenë një fundjavë shumë e rëndësishme për ne të Rotary. U pasuruam edhe shumë me vizitën në këtë Park Arkeologjik, pasuri botërore. Tani po mendoj se ‘Butrinti’ është emri i duhur që i vendosëm edhe Rotary-t të Sarandës, pasi Butrinti është një pasaportë ndërkombëtare.”

    Një nga atraksionet kryesore të korrikut ishte hapja për publikun e dy mozaikëve të rrallë: ai i Termës Romake dhe mozaiku i Gjimnazit, të cilët do të qëndrojnë të ekspozuar deri më 15 gusht.

    Butrinti, pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1992, përfshin një zonë të pasur me monumente historike si Teatri, Bazilika paleokristiane, Tempulli i Asklepit dhe Porta e Liqenit, një thesar i gjallë i kulturës dhe historisë shqiptare./KultPlus.com

  • Rekord vizitash në Butrint! Në shtatë muaj, 150 mijë vizitorë në parkun më të famshëm arkeologjik të Shqipërisë

    Rekord vizitash në Butrint! Në shtatë muaj, 150 mijë vizitorë në parkun më të famshëm arkeologjik të Shqipërisë

    Parku Kombëtar i Butrintit ka shënuar një rekord të ri vizitueshmërie për vitin 2025.

    Vetëm gjatë muajit korrik parku është vizituar nga 44,555 vizitorë, duke e çuar totalin e 7 mujorit në  mbi 150,000 vizitorë. Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e parkut, kjo përfaqëson një rritje me 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Drejtoresha e parkut, Jorida Muho, konfirmon gjithashtu se të ardhurat kanë pësuar një rritje të ndjeshme.
    “Në korrik të këtij viti kemi arkëtuar 165% më shumë të ardhura sesa në korrik të vitit 2024, për një total prej 1.5 milionë eurosh.”
    Fundjavat janë ditët më të ngarkuara për parkun, me radhë të gjata në hyrje. Guidat e parkut vërejnë se përveç vizitorëve nga vendi, numrin më të madh gjatë korrikut e kanë mbajtur turistët polakë. Klaudia Broda, udhërrëfyese me origjinë polake prej 8 vitesh sjell turistë në Butrint.
    “Butrinti mbetet një magji jo vetëm për mua, por për të gjithë bashkëkombasit e mi, që kërkojnë të mësojnë diçka më shumë përtej guidës klasike.Por do t’ju them se ishte vërtet një surprizë për mua sot, pasi më kërkuan të paguaj biletën 10 euro, ndryshe nga çfarë ndodh kudo në Europë, ku udhëheqësi i guidës është falas.”
    Mattia Esposito përfaqëson një grup rotarianësh italianë që sapo kanë themeluar klubin e tyre në Sarandë.
    “Ka qenë një fundjavë shumë e rëndësishme për ne të Rotary. U pasuruam edhe shumë me vizitën në këtë Park Arkeologjik, pasuri botërore. Tani po mendoj se ‘Butrinti’ është emri i duhur që i vendosëm edhe Rotary-t të Sarandës, pasi Butrinti është një pasaportë ndërkombëtare.”
    Për muajin korrik, vëmendje të veçantë ka marrë hapja për publikun e dy mozaikëve ai i Termës Romake dhe mozaiku i Gjimnazit të cilët do të qëndrojnë të ekspozuar deri më 15 gusht. Butrinti është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1992. Parku përfshin një zonë me monumente si Teatri, Bazilika paleokristiane, Tempulli i Asklepit dhe Porta e Liqenit.

    Top Channel

  • Sipas mitologjisë romake, Butrinti u themelua nga trojanët pas shkatërrimit të Trojës

    Sipas mitologjisë romake, Butrinti u themelua nga trojanët pas shkatërrimit të Trojës

    Sipas mitologjisë romake, Butrinti u themelua nga trojanët pas shkatërrimit të Trojës. Themeluesi mitologjik i qytetit është Heleni, biri i Priam Dardanit, mbretit të Trojës. Sipas Virgjilit, qyteti u ndërtua për t’i ngjasuar Trojës nga Enea Dardani pasi shpëtoi gjallë. Poeti romak Publius Ovidius Naso (43 p.e.s-17/18), i njohur përgjithsisht si Ovidi, shkruan: “Pastaj ata shkuan drejt vëndit të pheakasve, të pasur me fruta të shijshme, dhe arritën pastaj Butrintin në Epir, që i ngjante Trojës.”. Sipas legjendës romake Butrintin e vizitoi edhe Enea, para se të shkonte me ushtrinë e tij në Dodonë për të marrë këshillat e orakullit.

    Piktura: Luigi Basiletti, Takimi i Eneas me Andromakën në Butrint, 1811, Pinakoteka Tosio Martinengo, Brechia

  • Cili është qyteti më i lashtë në Shqipëri?

    Cili është qyteti më i lashtë në Shqipëri?

    Zanafilla e shumë qyteteve të Shqipërisë është e lashtë.

    Në territoret ku jetojmë sot, disa shekuj para erës së re janë krijuar një sërë qytetesh për shkaqe të ndryshme: strategjike, tregtare, administrative, ekonomike.

    Disa prej tyre kanë vazhduar deri në ditët tona, disa janë rrënuar përfundimisht, të tjerë kanë lindur të rinj.

    Qytetet më të vjetra të Shqipërisë janë Butrinti, Apolonia, Dyrrahu (Durrësi) dhe Orikumi, të themeluar që në shek.VII-VI p.e.r. në tokat ilire.

    Këto qytete të vendosura në vise zotëruese si dhe pranë rrugëve kryesore të qarkullimit, kishin rol të dyfishtë strategjik dhe ekonomik.

    Ndërsa, Durrësi vazhdon si qytet i ditëve tona, nga Apolonia e Butrinti kanë mbetur vetëm gërmadhat e tyre.

  • Rama përshëndet nga Butrinti: Parku që çdo ditë zgjohet me zërat e vizitorëve nga e gjithë bota

    Rama përshëndet nga Butrinti: Parku që çdo ditë zgjohet me zërat e vizitorëve nga e gjithë bota

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh të veçantë nga një prej perlave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë, Parku Kombëtar i Butrintit.
    Në një postim në Facebook, ai ka ndarë pamje dhe përshëndetje nga ky sit i mbrojtur nga UNESCO, duke vënë theksin tek rëndësia që ka Butrinti si një destinacion që çdo ditë mirëpret vizitorë nga e gjithë bota.
    Përmes fjalëve të tij, Rama ka uruar qytetarët për një ditë të mbarë, teksa ka përcjellë edhe krenarinë për pasuritë kulturore të vendit.
    “Mirëmëngjesi dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

  • Butrinti, aty ku shkeli Sulejmani i madhërishëm…

    Butrinti, aty ku shkeli Sulejmani i madhërishëm…

    Qyteti-muze prej qershorit të vitit 1961, është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO, nga viti 1992.

    Sipas Virgjilit, Butrinti ishte Troja e Re, që ishte themeluar nga Enea. Ndërsa Plutarku, ka shkruar se perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë, për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve.

    Në fund të viteve ’30-të, të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit.

    I shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not

    Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t’u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Ai (Heleni), duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet në një kep të ulët, në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku, që në shek. VIII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit, nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit.

    Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt

    Qyteti u përfshi së pari, në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë.

    Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh. Përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm. Në këtë qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut, në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz.

    Pronë e Venedikut, për më shume se 400 vjet

    Mbeti pronë e Venedikut, për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese. Si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas. Për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena.

    Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por, më i shënuari është marrja e tij nga Sulejmani i madhërishëm, në vitin 1537.

    Objektet më të hershme janë një çekan guri dhe një bosht. Që i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit.

    Është përmendur për herë të parë, nga HEKATEU: fundi i shek VI para Krishtit. Në fillimet e qytetit, Butrinti përfshihej në bashkësinë e Kaonëve dhe më vonë, në shtetin e Epirit.

    Vitet 1926-1936, italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të Shqipërisë, duke u përqëndruar në Finiq dhe në Butrint, ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika. Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash.

    Veprat më me vlerë që u zbuluan në Teatrin e Butrintit

    Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej të cilave iu kushtuan Finiqit dhe Butrintit, titulluar “Shqipëria antike”. Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit dhe në vitet e mëvonshme, ishte Domenico Mustili, i cili kreu disa gërmime, por nuk rezultoi asgjë me vlerë.

    Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë, thuhet se, Butrinti, në shek e III para Krishtit u shtri në zonën përreth. Në anën jugore të kodrës ku ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë, Teatri dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit, ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat tërhoqën vëmendjen e romakëvë, të cilët në vitet 40 të shek I para Krishtit e kthyen Butrintin në koloni romake.

    Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u romanizua. Në shek e II dhe III u ndërtuan banja publike, u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera.

    Veprat më me vlerë që u zbuluan në Teatrin e Butrintit, janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit. Disa koka mermeri, si ajo e Zeusit, portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën latine dhe greke.

    Në shek e V, rindërtohet një pjesë e qytetit. Në shek e IV – XIII, përmendet si qendër Eeiskopale. Në vitet 1080-1085, ishte në duart e normanëve dhe më pas, të venecianëve. Në vitet 1300, venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700./konica.al

    ——————–

    Lexo edhe:

    Legjendat e të bukurit qytet të Butrintit