Tag: butka

  • “Mid’hat Frashëri, bibliografi më i madh shqiptar”/ Publikohet vëllimi XI për veprën e shkrimtarit, Uran Butka: Ofroi studime të thelluara për autorët e kohës

    “Mid’hat Frashëri, bibliografi më i madh shqiptar”/ Publikohet vëllimi XI për veprën e shkrimtarit, Uran Butka: Ofroi studime të thelluara për autorët e kohës

    Mid’hat Frashëri është bibilografi më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, vë në dukje studiuesi Uran Butka, në vëllmin e XI të kolanës “Vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit”.

    “Është bibliografia e Mid’hat Frashërit për të gjithë librat e botuar të autorëve shqiptarë, që nga letërsia e vjetër, Budi, Bogdani, Buzuku, Kristoforidhi, po ashtu të gjithë literaturën shqiptare, të botuar për Shqipërinë. Një gamë shumë e gjerë studimesh që e vendosin në krye të bibliografëve më të mëdhenj, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Evropës”, shprehet autori i veprës.
    Bazuar në dokumentet e arkivave tona dhe bibliotekave evropiane ku punoi, “Instituti i Studimeve Historike ‘Lumo Skëndo’” bën një studim të thelluar për krijimtarinë e Frashërit, përfshirë bibliografitë për Skënderbeun, Naim Frashërin apo Emil Legradin, një nga bibliografët më të mëdhenj të kohës.
    “Na jep një formacion të gjerë të pavarur për të gjitha botimet, por njëkohësisht bën një analizë kritike të veprave më të rëndësishme, por gjithashtu korrigjon edhe gabimet e tyre”, shton Butka.
    Për autorët, me përmbylljen e kolanës me 11 vëllime, Mid’hat Frashëri u kthehet lexuesve me veprën e tij madhore.
    Maksim Gjinaj, bashkautor i veprës thotë: “Përmes atyre shkrimeve, paralajmëroi dhe afirmoi profilin e tij atdhetar dhe intelektual. Me krijimtarinë e tij publicistike dhe përtej saj, spikat dukshëm përpjekja për emancipimin e shqiptarëve”.
    Sipas autorëve, me qindra personazhet që portretizoi me penën e tij të mprehtë, Mid’hat Frashëri la një kontribut të spikatur për historinë e shqiptarëve.
     

    Top Channel

  • 124 vite nga lindja e profesorit dhe veprimtarit shqiptar, Safet Butka

    124 vite nga lindja e profesorit dhe veprimtarit shqiptar, Safet Butka

    Sot janë bërë 124 vite nga lindja e profesorit, publicistit dhe veprimtarit kombëtar, Safet Butka, shkruan KultPlus.

    Safet Butka u lind në Butkë, të Kolonjës, më 10 gusht, 1901. Pasi mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, ai shkoi për studime të mëtejshme në Linz, Austri, ku përfundoi shkollën e mesme.

    Gjatë qëndrimit të tij në Linz ai mori me vehte kushëririn e tij të, të riun Qemal Butka, një arkitekt i famshëm shqiptar, i cili më vonë do të bëhej kryetari i bashkisë së Tiranës. Pas shkollës së mesme, Safet Butka shkoi për të studiuar në Universitetin e Gracit, ku ai u diplomua me nderime në filozofi në vitin 1928.

    Në Austri, ai ishte organizatori i shoqatës studentore “Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania” bashkë me Aleks Budën, Eqerem Çabejn, Krist Malokin, Lasgush Poradecin, kushuririn Qemalin, Skënder Luarasin, etj.

    Botoi një koleksion të poezisë së zgjedhur të Naim Frashërit (“Naim Frashëri, vjershëtori dhe edukatori kombëtar“)dhe në vitin 1925 një studim mbi veprën e Naim Frashërit (“Naim Frashëri një shëmbull, një udhëheqës dhe një ideal për djalërinë shqiptare”).

    Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1928 dhe u emërua profesor në Liceun Francez të Korçës. Në vitin 1929 ai u martua me Hatixhe Lubonjën, me të cilin ai kishte 4 fëmijë.

    Nga 1928 në 1939 ai punoi si mësues dhe drejtor në shkolla të ndryshme të mesme në qytetet shqiptare të Korçës, në Instutin Tregtar të Vlorës dhe në Normalen e Gjirokastrës, ku shërbeu dhe si drejtor.

    Ai ishte edhe drejtori i Klubit të parë Shqiptar të Mesimdhënësve dhe ishte një nga profesorët e parë që zbatoi metodat perëndimore në procesin e mësimdhënies në vendin e tij.

    Bashkëorganizator me ministrin e Arsimit Faik Shatkun, për kthimin e eshtrave të Naim Frashërit nga Turqia në Shqipëri. Në këtë kohë ai shkruajti artikuj në revista pedagogjike, sociale dhe filozofike. Botoi mjaft shkrime problemore në shtyp si: “Për të nesërmen shqiptare”, “Për zhvillimin e gjuhës”, “Mbi edukatën kombëtare”, “Po shqiptarizmit dhe Perëndimit” etj.

    Kulmin si edukator në shërbim të brezit të ri, ai e arriti gjatë kohës që punonte si drejtor i Gjimnazit të Tiranës, ku iu priu intelektualëve dhe studentëve në demostratave të para antifashiste në prag të pushtimit të vëndit, më 4 prill 1939 duke kërkuar armë dhe si mësues i shqipes në Gjimnazin e Shkodrës më 28 nëntor 1939 dhe 30 janar 1940. Për këto aktivitete ai u arrestua, i akuzuar si antifashist u arrestua më 2 shkurt dhe u internua në ishullin e Ventotenes në Itali, nga autoritetet fashiste./KultPlus.com

  • Kush ishte Sali Butka? Kontribues në themelet e shtetit shqiptar

    Kush ishte Sali Butka? Kontribues në themelet e shtetit shqiptar

    Më 24 tetor 1938, u nda nga jeta Sali Butka.

    Patriot shqiptar, kaçak, poet dhe një nga delegatët e qytetit të Korçës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920. Butka dëshmoi dhe kontribuoi në hedhjen e themeleve të shtetit të pavarur shqiptar.

    Lindi në fshatin Butkë të Kolonjës, në vitin 1857. Mori emër pas ngritjes së çetave kundër Turqisë, në krye të të cilave priu çlirimin e Ersekës dhe të Korçës. Butka i përkiste një brezi burrash të fshatit që u mësuan dhe u bashkuan me bandat guerile përmes përpjekjeve letrare të inteligjencës shqiptare.

    Pasi mësoi vetë të lexonte shqip, Butka shkroi poema revolucionare që ndërthurën tekste natyraliste me tema nacionaliste, në një formë të poezisë popullore. Poezitë e tij do të ktheheshin në këngë që u bënin thirrje fshatarëve analfabetë, duke ushqyer ndërgjegjen e tyre kombëtare.

    Butka bashkëpunoi me veprimtarin e spikatur të Rilindjes Kombëtare, Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar në ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë.

    Gjatë periudhave të ndryshme Sali Butka është vlerësuar me dekorata si me Urdhrin e Skënderbeut, të Flamurit Kombëtar dhe Urdhrin e Lirisë.