Banorët e lagjes “Arra e Madhe” në Shkodër ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol i 28 tetorit, janë shprehur te tronditur per ngjarjen.
Inspektori i tatimeve Enea Busukja ishte në qendër të këtij atentati por arriti të shpëtonte mrekullisht pasi sapo ka dalë nga banesa është futur me shpejtësi në automjetin e tij.
Dera e makinës e ka mbrojtur Busuken duke i shpëtuar jetën. Dëshmitarët të cilët qëlluan në vendngjarje, që janë edhe komshinjtë e inspektorit tatimor rrëfejnë tmerrin që përjetuan.
Një tjetër banor i zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol, Eduard Gjoka, thotë se mbesa e tij e vogël vetëm pak minuta përpara ngjarjes së rëndë kaloi aty sëbashku me nënën e saj duke rrezikuar jetën ndërsa e mitura, nxënëse e fillores ka pësuar edhe një shok psikologjik.
Inspektori tatimor në Shkodër Ena Busukja pas shpërthimit të eksplozivit, u dërgua në spitalin rajonal ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa ka dëmtuar njërën dorë.
Pas ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve ndërsa hetimet vijojnë intensivisht për ta zbardhur të plotë.
Autorët u kujdesen që automjetin me të cilin kanë lëvizur ta djegin në një fshat të Postribës për të eliminuar gjurmët ndërsa u larguan në drejtim të paditur. Nga ana tjetër Busukja deklaroi në polici se nuk ka konflikte me askend dhe se nuk e ka idenë përse u sulmua me tritol.
Tag: busukja
-

“Pak para ngjarjes aty kaloi mbesa e mitur”/ Dera e makinës i shpëtoi jetën, atentati me tritol ndaj punonjësit…
-

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam konflikte
Shpërthimi me tritol i një dite më parë në Shkodër vazhdon që të jetë ende një mister. Shtetasi Enea Busukja i cili ishte në qendër të këtij atentati mësohet se ka dhënë një deklaratë për policinë vendore të Shkodrës teksa në mënyrë kategorike ka mohuar faktin se mund të ketë patur probleme me ndokënd.
Inspektori tatimor është shprehur se nuk e ka as idenë më të vogël përse ndodhi atentati ndaj tij dhe se kush mund të jenë autorët.
“Sapo dola nga banesa dhe isha duke hipur në makinën e punës që kam. Në ato momente shpërtheu lënda eksplozive që ishte vendosur tek motori afër makinës time. Fillimisht nuk e kam kuptuar se çfarë ndodhi. Kam dalë nga automjeti dhe kam qëndruar derisa erdhi policia dhe një ambulancë.
Unë nuk e kam as idenë më të vogël se përse ndodhi ky atentat ndaj meje. Ju them me bindje të plotë se në mënyrë kategorike nuk kam asnjë problem me askend.
Nuk kam patur konflikte të mëparshme dhe as ndonjë kërcënim apo presion të asnjë lloji. Ndaj nuk kam asnjë ide se kush mund të jenë autorët apo përse ndodhi kjo ngjarje”. – mësohet të ketë thënë ai.
Ndërkohë policia vendore dhe prokuroria e Shkodrës janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Efektivët kanë bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë pasi dyshojnë se autorët kanë qenë dikund afër dhe pasi kanë parë shtetasin Busukja duke iu afruar automjetit të tij, kanë kryer shpërthimin e telekomanduar dhe më pas janë larguar.
Policia nuk përjashton faktin se autorët mund të jenë me pagesë, duke qenë njëra prej pistave të mundshme në këtë atentat.
Po ashtu janë duke u hetuar të gjitha lidhjet e mundshme që mund të ketë i plagosuri Busukja nëse kjo ngjarje ka të bëjë me punën e tij në tatime, biznesin që ka për larjen e rrobave apo ndonjë konflikt tjetër. Deri më tani policia nuk ka ende një pistë konkrete të hetimeve. -

Iu bë atentat me tritol, zbardhet dëshmia e inspektorit të Tatimeve në Shkodër, shoqërohen disa persona
enea busukja
SHKODËR- Një ditë pas shpërthimit me tritol në mjetin e tij, inspektori i hetimit tatimor në Shkodër, Enea Busukja, ka dhënë dëshminë e tij për grupin hetimor. I riu ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, dhe nuk ka një indicie për autorët e vendosjes së lëndës plasëse në makinën e tij, i cili shpërtheu me telekomandë.
“Nuk kam konflikte me njeri, nuk e di se kush mund ta ketë vendosur tritolin”, është shprehur Busukja, ndërsa policia ka shoqëruar dhe pyetur disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. -

FOTO+VIDEO – Tritol në makinën e tij, identitifikohet 38- vjeçari që mbeti i plagosur në Shkodër…
Personi në foto është 38-vjeçari Enea Busukja, punonjësi i tatimeve në Shkodër, që mbeti i plagosur nga shpërthimi me tritol. Enea Busukja dhe makina e djegur qe dyshohet se eshte e autoreve
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të martë në lagjen “Arra e Madhe” në Shkodër. Policia raportoi se shpërthimi me tritol ndodhi sapo Busukja ndezi makinën dhe se ishte i telekomanduar.
Pas ngjarjes policia tha se gjeti nje makine te djegur qe dyshohet se i perket autoreve te vendosjes se tritolit.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!