Tag: bushkolaj

  • VIDEO/ Bushkolaj: Shqipëria po ndjek modelin kolumbian, kartelet lulëzojnë nën sytë e shtetit

    VIDEO/ Bushkolaj: Shqipëria po ndjek modelin kolumbian, kartelet lulëzojnë nën sytë e shtetit

    Shqipëria është shndërruar në një qendër të rëndësishme për pastrimin e parave me origjinë kriminale, ku sektori i ndërtimit në Tiranë shërben si mekanizmi kryesor për këtë aktivitet të paligjshëm. Dyshimet e forta për implikim në nivele të larta politike mbështeten nga një sërë dosjesh dhe rastesh ndërkombëtare, të cilat skicojnë një panoramë alarmante.

    Në emisionin “Task Force”, gazetari Elkier Bushkolaj iu referua fillimisht deklarimeve të bashkëshortes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, e cila, sipas tij, ka përmendur interesin e McGonigal për “çështje të pastrimit të parave nëpërmjet projekteve të ndërtimit që kalonin nga Tirana”.

    Ai solli në vëmendje gjithashtu dosjen “Gallo” në Itali, ku në datën 23 pritet zhvillimi i seancës së apelimit. Sipas gazetarit, ky grup hetimor dyshohet se kishte planifikuar pastrimin e miliona eurove përmes ndërtimeve në Tiranë dhe tenderave në sektorin e shëndetësisë.

    Në analizën e tij, Bushkolaj tha se dokumente të ardhura nga partnerë ndërkombëtarë përmendin elementë që lidhen me “aksesin e kartelëve ndërkombëtarë të drogës”, përfshirë edhe grupime të njohura ndërkombëtare si karteli Sinaloa. Ai theksoi se këto pretendime nuk janë bërë publike për herë të parë, por kanë dalë në disa dosje ndërkombëtare, për të cilat autoritetet shqiptare kanë dhënë informacione të pjesshme.

    Një pjesë e deklaratave të tij lidhej me atë që ai e quajti “akuzë të drejtpërdrejtë nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani”, i cili në seancën parlamentare ka pranuar se grupe kriminale shqiptare kanë bashkëpunuar me struktura të krimit të organizuar në rajon, përfshirë ato në Serbi dhe Mal të Zi.

    Bushkolaj nënvizoi se sektori i ndërtimit dhe turizmit, si dhe çështja e lejeve të ndërtimit, përbëjnë sipas tij pika kyçe ku dyshohet se kalojnë skema të pastrimit të parave. Ai përmendi se studio të huaja arkitekturore kanë hyrë masivisht në tregun shqiptar dhe se dyshohet se disa prej tyre mund të kenë shërbyer si ndërmjetës midis aktorëve kriminalë dhe zyrtarëve të lartë.

    Gazetari shtoi se, sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të fundit janë sekuestruar rreth 65 milionë euro, shifër që ai e konsideroi “shumë të ulët krahasuar me flukset që dyshohet se lëvizin”.

    Në përfundim, Bushkolaj paralelizoi situatën në Shqipëri me rastin e presidentit kolumbian Gustavo Petro, i cili u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara me argumentin se gjatë qeverisjes së tij u zgjerua veprimtaria e karteleve të drogës. Sipas tij, deklaratat e prokurorëve italianë, përfshirë Nicola Gratteri, konvergojnë në idenë se “qeveria shqiptare ka krijuar akses për pastrimin e parave të pista”.

    Bushkolaj:

    Më erdhi ndërmend bashkëshortja e Charles McGonigal, që tha, Charles McGonigal ishte i interesuar për çështjen e pastrimit të parave në ndërtim që kalonte përmes Tiranës, pra që janë miliona euro. Më erdhi vetë ndërmend McGonigal që tha, drejtësia e re thua po na ofron mundësi të shumta. Dhe unë gjykoj që ato mundësitë e shumta nuk janë ato pagesat për emërimet se ato janë pjesë e palës shqiptare pra, po lidhet pikërisht me këtë, me oazin për lejimin e pastrimit masiv të parave.

    Më erdh ndërmend dosja e Antonio Gallos, në datën 23 në Itali është seanca në apel. Antonio Gallo, për gjithë ata që nuk e dinë, është grupi që planifikonte pastrimin e miliona eurove në ndërtim në kullat në Tiranë dhe në tenderat në shëndetësi. Një pjesë e mirë e të cilave janë finalizuar. Të vjen ndërmend çështja e Sinaloas. Pra, karteli më i rrezikshëm dhe karteli më famëkeq i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka gjetur akses për të pastruar para në Shqipëri dhe për të hyrë direkt në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

    Dhe duhet të kemi parasysh, e përmendi dhe vetë zoti Dumani, dy janë komponentët, njëherë sektori i ndërtimit me ato kullat, dhe i dyti është turizmi. Dhe njeriu që ka monopolin e lejeve të ndërtimit është vetë kryeministri Edi Rama. Këtu përfshihen dhe studio arkitekturore për të cilat është folur shumë pak gjatë kësaj kohe. Janë me qindra studio arkitekturore që vijnë në Shqipëri dhe marrin miliona euro dhe dyshimet e arsyeshme janë që mund të bëjnë rolin e sekserit ndërmjet trafikantëve të drogës dhe Edi Ramës për lejet e ndërtimit. Dhe kjo na ekspozohet, në atë që është dosja e Rumit. Del e specifikuar.

    Çfarë ndodh? Në të gjitha dosjet që ne na kanë ardhur nga partnerët ndërkombëtarë, pastrimi i parave është element i përbashkët, ashtu sikurse është përfshirja e policisë, përfshirja e prokurorisë, edhe përfshirja e gjykatave. Çfarë del? Del qartazi që shteti shqiptar ka krijuar të gjitha akseset për kartele kriminale jo vetëm shqiptare, është diçka që duhet theksuar se këtu në këtë histori pak flasim, po kemi dhe kartele malazeze dhe kartele serbe. Po.

    Patjetër që po, e pranoi zoti Dumani në parlament që po, grupet kriminale shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë bashkëpunuar me kartelet serbe edhe Open Balkan i drogës, pra i lëndëve narkotike. Dhe qartazi që këto kanë shfrytëzuar dhe portin e Durrësit, edhe çështjen e sektorit të ndërtimit në Tiranë, dhe kanë lidhje dhe me investitorë strategjikë që po ndërtojnë edhe në Beograd, edhe në Tiranë, investime me vlera që shkojnë në miliarda euro, që ekonomia shqiptare nuk beson, nuk i përthith pra.

    Qartazi blerësit nuk janë shqiptarë dhe mund të jemi përballë një skeme masive të të pastrimit të parave. Në gjithë këtë histori, ne kemi një shifër, të paktën për vitin e fundit që është 65 milionë euro, që është një shifër krejt minore e parave të sekuestruara, po flasim të sekuestruara, jo të konfiskuara, pasi do ketë vendime gjykatash dhe një pjesë e mirë e tyre mund të kthehen. Çfarë ndodh? Qartazi, qeveria shqiptare nuk ka bërë, qartazi qeveria shqiptare, për këdo që e lexon drejt ekonominë dhe e lidh me krimin dhe me politikën, nuk ka bërë asgjë më pak sesa ka bërë presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, që u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara me argumentin që nën qeverisjen e tij lulëzuan kartelet e drogës.

    E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Shqipëri. Është fiks ajo që thotë Gratteri, qeveria shqiptare u ka krijuar çdo akses të mundshëm për të pastruar paratë e pista. Po në këtë histori Sonila, duhet të themi dhe një të vërtetë tjetër. Nuk janë vetëm paratë e drogës në këtë histori. Janë edhe paratë e atyre aferave korruptive që ne flasim ku shkojnë. Aty janë paratë e inceneratorëve, janë ato paratë e tunelit. Dhe pse është Edi Rama përfituesi më i madh në këtë histori? Ne duhet të kemi parasysh që nëse një grup kriminal merr një leje ndërtimi, për shembull për një…

  • “Grupet malazeze dhe serbe të drogës kanë përdorur Portin e Durrësit”, gazetari ngre dyshimet: Ja detajet

    “Grupet malazeze dhe serbe të drogës kanë përdorur Portin e Durrësit”, gazetari ngre dyshimet: Ja detajet

    Gazetari Elkier Bushkolaj në një emision televiziv ngriti dyshimin se grupet kriminale shqiptare të trafikut të drogës mund të kenë bashkëpunuar me mafian serbe dhe atë malazeze.
    Këtë dyshim Bushkolaj, e ngriti për shkak të takimeve që kreu i SPAK, Dumani bëri me homologët e tij në Mal të Zi dhe në Serbi.
    Bushkolaj shton se ka shumë mundësi që këto grupe mund të kenë përdorur dhe portin e Durrësit për trafikun e kokainës.
    “Paratë e narkotrafikut janë investuar në resorte, turizëm e industrinë e rëndë. Ka një vullnet që e ka lejuar. Ka shumë institucione që ka mbyllur sytë. Dhe më pas barra i bie policisë, prokurorisë dhe GJKKO. Ne nuk kemi pasur ndërtesa mbi 25 kate në Tiranë apo në qytetet turistike. Këto nuk justifikohen. Kanabizimi fuqizoi shumë grupe kriminale. Korruptoi shumë zyrtarë të lartë. Mund të kemi pasur bashkëpunim të grupeve shqiptare, malazez dhe serbe në Amerikën Latine. Mali i Zi ka dy klane të rrezikshme në trafikun e drogës.
    Serbia ka disa grupe të rrezikshme, bashkëpunëtorë të Arkanit. Nisën me grabitje dhe vazhduan me trafikun e drogës. Kemi dhe shumë shqiptarë të Kosovës dhe të Malit të Zi që janë të bashkuara. A ka mundësi që të jetë përdorur porti i Durrësit për trafikun e drogës. Në Durrës nuk ka as shpërndarës”, tha Bushkolaj.

  • “Shqipëria rrezikon të bëhet një “narkoshtet”, Bushkolaj paralajmëron: Reforma në drejtësi ka lejuar fuqizimin e..

    “Shqipëria rrezikon të bëhet një “narkoshtet”, Bushkolaj paralajmëron: Reforma në drejtësi ka lejuar fuqizimin e..

    Gazetari Elkier Bushkolaj, në një emision televiziv, ngriti sot shqetësime lidhur me mungesën e zgjidhjeve praktike për strehimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe lidhjet financuese të disa ndërtimeve me krimin e organizuar.
    Në fjalën e tij, Bushkolaj vuri në dukje se nuk është vetëm ministri që ka artikuluar çështjen e godinave të reja, por se tema u përmend edhe gjatë mbledhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve më 9 tetor. Ai tha se shqetësimi më i madh është ndërtimi i godinave të reja dhe qëndrimi se zgjidhjet ekzistuese nuk po merren parasysh.Gazetari pyeti pse nga kulla të sekuestruara nga puna e SPAK dhe prokurorisë nuk do të përdoret njëra prej tyre për të akomoduar institucionet e reja të drejtësisë, duke argumentuar se ka indikacione të qarta se shumë prej këtyre objekteve kanë burime financimi nga krimi i organizuar. Ai propozuar që sekuestrimi i një kulle të shndërrohej në “pallat drejtësie”, çka sipas tij do t’u kursente qytetarëve miliona euro që do të shpenzoheshin për projekte të tjera rinovimi të institucioneve.
    Bushkolaj theksoi se sistemi përballet me sfida serioze: rreth 150 mijë dosje dhe rreziku për gjyqtarë që vriten në sallat e gjyqit për shkak të mungesës së elementeve kryesore të sigurisë. Ai nxori në pah edhe problematikën e korrupsionit në nivelet e prokurorëve, nga prokurori i rretheve e deri te institucionet qendrore të drejtësisë.
    Duke iu referuar mesazheve të dikurshme të McGonigal dhe fotove me figura politike, Bushkolaj tha se nuk beson se reforma në drejtësi ka pasur vetëm qëllime administrative si shkarkimi apo emërimi i gjyqtarëve, por se ajo lidhet me ndryshimet që kanë ndodhur në 10 vitet e fundit në vend. Ai paralajmëroi se pa një drejtësi të reformuar si duhet, Shqipëria riskon të mbetet e ekspozuar si një vend me tiparet e një “narkoshteti”.
    Gazetari vijoi duke theksuar se partnerët ndërkombëtarë kanë ekspozuar lidhjet e krimit me politikën, por se deri tani këto lidhje janë amnistuar nga drejtësia, çka sipas tij kërkon një reagim dhe zgjidhje të menjëhershme nga institucionet.
    Bushkolaj:
    Nuk është vetëm ministri Lamallari që në postin e ministrit të Drejtësisë e ka artikuluar çështjen e godinave të reja, edhe më 9 tetor kur u bë mbledhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shqetësimi më madhor ishte ndërtimi i godinave të reja.
    Një pyetje që fare thjeshtë shtrohet: nga këto kulla që janë sekuestruar nga puna e SPAK dhe nga puna e prokurorisë, pse nuk përdoret një nga këto kulla për institucionet e reja të drejtësisë? Pasi ka indikacione të qarta që shumë prej tyre kanë burim financimi krimin e organizuar.Sekuestrimi i një kulle dhe le ta bëjmë pallat drejtësie dhe t’u kursejmë qytetarëve shqiptarë miliona euro që do të shkojnë për këto projekte të rijetëzimit të institucioneve të drejtësisë.
    Ne po flasim për 150 mijë dosje, ne po flasim për gjyqtarë që po vriten në sallën e gjyqit për shkak se mungojnë elementët kryesorë të sigurisë, pa folur pastaj për korrupsionin në nivelet e prokurorëve, nga prokurori i rretheve deri në të gjitha institucionet e drejtësisë.Po sot shtrohet një pyetje e thjeshtë fare: kur McGonigal i dërgonte foto me Ramën mikut të tij dhe i thoshte “çfarë ndryshimesh të reja mund të na ofrojë reforma në drejtësi”, unë nuk besoj se ka qenë vetëm për heqjen e disa gjyqtarëve apo futjen e disa gjyqtarëve në disa pika kyçe të drejtësisë së re.Unë besoj se lidhet me atë se çfarë ka ndodhur 10 vitet e fundit në Shqipëri. Nëse ne sot jemi një vend që gjerësisht artikulohet në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe nga ajo që ne konstatojmë këtu, një vend me tiparet e narkoshtetit, kjo nuk do të ishte e mundur pa drejtësinë e re.
    Se çfarë ndodh, është kjo drejtësia e re që e ka lejuar fuqizimin e grupeve kriminale në këtë vend.Janë përgjigjet e partnerëve ndërkombëtarë që këtu ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, por janë lidhje që deri tani janë amnistuar nga drejtësia.

  • ‘Mungesë mbështetje financiare për gjyqin e UÇK-së nga qeveria shqiptare’, Bushkolaj: Protesta në Tiranë nuk dha mesazhin simbolik si ajo në Prishtinë

    ‘Mungesë mbështetje financiare për gjyqin e UÇK-së nga qeveria shqiptare’, Bushkolaj: Protesta në Tiranë nuk dha mesazhin simbolik si ajo në Prishtinë

    Gazetari Elkier Bushkolaj ishte i ftuar në edicionin informativ të mesditës në Syri TV, ku komentoi protestën që u mbajt në Tiranë, kundër Gjykatës Speciale,“kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimiT.

    Ai vuri në dukje se megjithëse pati pjesëmarrje, ajo nuk arriti të krijonte efektin e duhur simbolik dhe u shoqërua me tensione dhe përçarje.

    Bushkolaj theksoi se qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët në përgjithësi e bojkotuan protestën, pjesërisht për shkak të mungesës së informacionit dhe ftohjes në marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Tiranës dhe Prishtinës, që nuk përfshinte vetëm marrëdhënien Rama-Kurti, por edhe lidhjet mes Ramës dhe Mustafës, apo Ramës dhe Haradinajt.

    Ai ngriti edhe pyetje mbi mbështetjen financiare për procesin gjyqësor të UÇK-së, duke vënë në dukje se një pjesë e madhe e kostove po përballohet nga shteti i Kosovës, ndërsa shteti shqiptar nuk ka ofruar fonde të veçanta, pavarësisht se ka harxhuar mijëra euro për iniciativa si ‘Open Balkan’.

    “Qeveria ka harxhuar mijëra euro për ‘Open Balkan’ apo nisma të tjera që janë mbajtur në Tiranë pa pjesë të tjera të Ballkanit, ndërkohë që nuk kemi pasur një thirrje apo apel nga qeverisja shqiptare ndaj biznesmenëve, që në bashkëpunim me qeverinë të krijojnë një fond të veçantë për këtë gjyq”- tha Bushkolaj.

    Deklarata e tij:

    Për hir të së vërtetës, unë isha në atë protestë. Kishte një pjesëmarrje relativisht të mirë, por duhet të ishte më e madhe, pasi UÇK ishte diçka që duhet të na bashkonte.

    Por konteksti me të cilin erdhi kjo protestë ishte në momentin e gabuar, duke sjellë përçarje.

    Mua më bëri përshtypje diçka: qytetarët e Tiranës e përgjithësisht të gjithë shqiptarët e bojkotuan atë protestë. Kjo ndodhi edhe për shkak të mungesës së informacionit dhe ftohjes që ka pasur mes Tiranës zyrtare e Prishtinës zyrtare. Ftohje që nuk ishte vetëm mes Ramës e Kurtit, por duhet të kemi parasysh që ka qenë mes zotit Rama edhe zotit Mustafa po aq e thellë, mes Ramës apo Haradinaj po ashtu.

    Ishte hipokrizi e madhe që një ditë pasi ke rrëzuar rezolutën për njohjen e gjenocidit, të shkosh edhe të trumbetosh apo ta përdorësh atë protestë.

    Janë edhe pyetje që ne duhet t’i shtrojmë: procesi gjyqësor i UÇK-së ka një kosto shumë të madhe ekonomike, që një pjesë e madhe e ka përballuar shteti i Kosovës me atë mundësi që ka pasur. Po pse, shteti shqiptar nuk i ka mundësi për ta financuar, qoftë përmes një fondi të vogël? Patjetër që i kemi.

    Ne kemi harxhuar mijëra euro për ‘Open Balkan’ apo nisma të tjera që janë mbajtur në Tiranë pa pjesë të tjera të Ballkanit, ndërkohë që nuk kemi pasur një thirrje apo apel nga qeverisja shqiptare ndaj biznesmenëve, që në bashkëpunim me qeverinë të krijojnë një fond të veçantë për këtë gjyq.

    Të gjitha këto rrethana e bënë këtë protestë që të krijonte polemikë. Edhe pse në shesh kishte shumë njerëz, fryma nuk ishte ajo që duhet të ishte për vetë simbolikën që ka kjo protestë. Protesta në Prishtinë dha shumë herë më të madhën se kjo që u mbajt në Tiranë”.

  • “Heshti për TEC-et dhe çështja McGonigal”, Bushkolaj denoncon: Ambasadorja Kim nuk ka ndërhyrë për skandalet kryesore

    “Heshti për TEC-et dhe çështja McGonigal”, Bushkolaj denoncon: Ambasadorja Kim nuk ka ndërhyrë për skandalet kryesore

    Gazetari Elkier Bushkolaj në një emision televiziv denoncoi rolin e dyfishtë të ambasadores amerikane Yuri Kim në skandalet kryesore të fundit në Shqipëri. Sipas tij, ndërsa Kim ka qenë aktive në presionin ndaj ish-kryeministrit Berisha me çështjen “non grata”, ajo ka heshtur krejtësisht për aferat e mëdha korruptive si rasti McGonigal dhe TEC-et lundruese, që po kushtojnë miliona euro taksapaguesve shqiptarë.
    Bushkolaj paralajmëroi se TEC-et, të justifikuara me emergjencën energjetike, nuk prodhojnë asnjë energji për ekonominë dhe janë kthyer në një tjetër aferë të stërmadhe, shumë afër asaj të inceneratorëve.Ai theksoi gjithashtu se heshtja e ambasadores Kim për këto çështje të rëndësishme ka ndikuar në drejtimin e drejtësisë, duke e bërë atë të paaftë të hetojë dhe ndëshkojë skemat korruptive që po shkatërrojnë vendin.
    Pjesë nga deklarata:
    Nëse do ta krahasonim me një aferë tjetër tonën, ajo do të ishte afera e inceneratorëve. Të dyja kanë një nisje të përbashkët: emergjencën. Njëra kishte emergjencën mjedisore për shkak të mbetjeve dhe u finalizua me miliona euro për inceneratorë, nga të cilët asnjëri nuk prodhon energji elektrike. Tjetra është me TEC-et lundruese, që erdhën në Shqipëri me justifikimin e një emergjence energjetike, kur në të vërtetë, sot e kësaj dite, pavarësisht se marrin miliona euro nga taksat tona, nuk prodhojnë asgjë për ekonominë e vendit përveç humbjes financiare. Dhe kjo është çështja kryesore me të cilën duhet të merret SPAK.
    Është po kjo ambasadore, Yuri Kim, e cila, kur po zgjidhej kreu i SPAK, ishte një herë në dy ditë te dera e institucionit, derisa u diktua ai që u cilësua si “garë” për zgjedhjen e tij. Mjafton të bëjmë një krahasim të thjeshtë mes deklaratave të të ngarkuarës me punë në javët e fundit, në takime me çdo ministër, dhe deklaratave të Kim. Për ato për të cilat ambasadorët flasin shumë dhe për ato për të cilat ata heshtin, janë çështje që duhet të nxisin si gazetarët, ashtu edhe drejtësinë të reagojnë.
    Yuri Kim fliste shumë për çështjen “non grata” të Berishës, duke shkelur thuajse çdo konventë të Vjenës në pothuajse çdo takim, ndërsa paralelisht shfaqej në aktivitete me Veliajn dhe biznesmenë të ndryshëm që kanë përfituar miliona euro nga lejet e ndërtimit dhe për të cilët ka dyshime se janë përfshirë masivisht në pastrimin e parave. Ndërkohë, ajo heshti për çështjen McGonigal.
    Çështjet Kim dhe McGonigal nuk mund të shihen të shkëputura nga njëra-tjetra, sepse kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë panoramë është se kriminalizimi masiv i ekonomisë shqiptare përkon me këto vite (2019–2024), kur nisi edhe vala e goditjeve nga partnerët ndërkombëtarë, me ardhjen e dosjeve nga SKY ECC që ekspozuan thellësisht këtë kriminalizim.
    Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk kemi pasur asnjë deklaratë apo shqetësim nga ajo që sot Ambasada Amerikane po ngre si alarm fuqia financiare e karteleve të drogës në Shqipëri, që e kanë ndërtuar atë me bekimin e qeverisë.
    Ne i mbajmë mend edhe ambasadorët e mëparshëm: njëri fliste për kanabizimin, tjetri për korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë, nuk mbahet mend asnjë deklaratë e Yuri Kim për çështje që lidhen me narkotrafikun, i cili është ekspozuar si një nga problemet kryesore në pesë vitet e fundit.
    E gjithë kjo nuk duhet parë e shkëputur nga ato që kanë ndodhur me emërimet në drejtësi qofshin në KLGJ, GJK apo në emërimin e kreut të SPAK. Emërime që përkonin me interesat e qeverisë. Ishin pjesë e skemës së tyre.
    Problemi është se rezultati i asaj mbështetjeje dhe i atyre deklaratave për drejtësinë e re, është se sot na dalin afera të reja që duhen hetuar.

  • 6 shqiptarë u vranë në Ekuador/ Bushkolaj: Kartelet serbe që kryenin masakra në Kosovë pastrojnë para me ndërtimet në Tiranë

    6 shqiptarë u vranë në Ekuador/ Bushkolaj: Kartelet serbe që kryenin masakra në Kosovë pastrojnë para me ndërtimet në Tiranë

    Akuzat dhe denoncimet e shumta për lidhjet e krimit me qeverinë Rama kanë qenë në qendër të bisedës në Intervistën e Syri tv në edicionin e mesditës.

    Në bisedë me moderatorin Edvin Parruca, Gazetari Elkier Bushkolaj tha se “kartelet përgjakën Shqipërinë, pastruan paratë me bekimin e qeverisë”.

    Elkier Bushkolaj: Paradoksi nis që më Gjeneralin Italian Fabricio Lisi i cili kur drejtonte operacionet e Guardia di Fiananzas në Shqipëri, shprehej në 2015, kur Shqipëria ishte mbuluar me kanabis dhe sapo kishte filluar ai kalvari tragjik i vrasjeve nga Dukagjini deri në Përmet, shprehej se në Shqipëri në krah të Saimir Tahirit gjithmonë, shprehej se në Shqipëri luftohej 92  për qind e kanabisit nga autoritet. Pastaj për të mbërritur edhe tek deklarata e Arben Ahmetajt që kanabizimi ishte një projekt kombëtar e thënë nga ish zv kryeministri dhe numri dy i qeverisë për gati një dekadë e kupton atëherë përmasën tragjikë të asaj çfarë ka ndodhur.

    Por le të kthehemi dhe të jemi pak më konkretë. Dosje që ne kemi lexuar dhe që erdhën nga partnerët belgë dhe partnerët francezë, ne na dhanë një panoramë të qartë, të asaj se çfarë ndodhte me fuqinë financiare të krimit shqiptar i cili tashme rezulton i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, jo si një aktor i dorës së dytë, por si aktor i dorës së parë. Aq sa në disa vende të BE ka diktuar edhe çmimin. Dhe ajo që nisi amnisti fiskale, po të kujtohet, na Edi Rama në një takim në Londër ku bëri thirrje për emigrantët. Për hir të së vërtetës nuk kishte të bënte fare me paratë e djersës së emigrantëve shqiptarë, por ishte kjo.

    Bashkimi Evropian atëherë e kundërshtua ashpër por amnistia u finalizua dhe u vendosën të gjithë mekanizmat shtetërore në dispozicion të grupeve kriminale  që ata të kishin të gjitha akseset e nevojshme për të pastruar paratë. Dhe kjo siç është mësuar edhe nga zoti Ahmetaj që ndërtimi është pika kryesore ku janë pastruar këto para, është skanuar edhe nga departamenti amerikan i shtetit edhe në raportin e fundit të shkurtit të këtij viti e evidentonte sektorin e ndërtimit si oazin ku pastroheshin këto para. Por edhe atë që ne kemi parë përgjatë këtyre viteve, me Tiranën dhe bregdetin më ato investimet strategjikë, na e faktojnë.

    Janë dy elementë. Njëri element është kulla dhe tjetri është rënia e Euros. Nuk mund të shihen të shkëputura nga njëra tjetra. Kjo tregon se kemi një bashkëpunim institucional ku unë gjykojë që janë përshirë edhe bankat. Dhe një rol të rëndësishëm ka banka e Shqipërisë, por edhe drejtoria e pastrimit të parave. Por kjo për fat të keq ekspozon edhe SPAK-un si të varur totalisht nga kjo. Pasi SPAK pretendon se ka një bilanc në raport me politikanë të arrestuar. Në fakt ka një raport shumë negativ në raport me luftën ndaj krimit të organizuar në raport me aspektin financiar.Pra janë goditur disa banda, pavarësisht se kolegu Fatjon Gjinaj nxori shifrën e rreth 250 personave kryesisht të karteleve nuk janë arrestuar, kjo edhe për shkak të dekonspirimit. Por nuk e ka goditur krimin në aspektin financiar. Ka një lëvizje pas vizitës së Dumanit në DASH dhe është një lëvizje që më shumë e kam vënë re tek prokuroria e Tiranës dhe prokuroret e rretheve por që prapë është minore. Bëhet fjalë për miliarda euro dhe nuk po flasim për trafikantë të thjeshtë apo për njerëz të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike me doza. Ne po flasim për grupe kriminale që në bashkëpunim me grupet e tjera veçanërisht sllave, kanë trafikuar tonelata me kokainë. Madje shumë nga këto grupe ne na kanë dalë në dosje që kanë përfituar edhe tendera publikë. Dhe logjika të çon që, me paratë publike janë financuar ngarkesa kokaine. Nuk po ndalemi tek fuqia financiare e këtyre grupeve se ne e kemi parë. Por po ndalemi në dy elementë. Është përgjakja e Shqipërisë po themi përgjatë periudhës 2015 – 2022. Që ka qenë një luftë në disa qytete që kishte përplasje për ato pazare droge te prishura në vendet e Bashkimit Evropian.  Dhe një qytet problematik ka qenë Elbasani në krye te listës, pastaj Durrësi Tirana, Vlora e më pak Fieri me Lezhën, Mirditën dhe Shkodrën që kanë edhe një kontekst tjetër të përplasjeve që vijnë për shkaka të prishjes së pazareve të drogës. Sepse aty futet edhe gjakmarrja.

    Pasi përgjakëm rrugët e Shqipërisë , tani kemi kaluar tek fenomeni ekonomik që lidhet me fenomenin financiar që deri tani ka nxitur eksod masiv e deri tani ka krijuar një stok prej 100 mijë apartamentesh në Tiranë…..

  • “Veliaj përdoret, Rama përfiton”, Bushkolaj: Të gjitha aferat prekin direkt kryeministrin

    “Veliaj përdoret, Rama përfiton”, Bushkolaj: Të gjitha aferat prekin direkt kryeministrin

    Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që urdhëroi propozimin për largimin e tij.
    Gazetari Elkier Bushkolaj në një emision televiziv tha se Veliaj mund të bëhet “kurban” për pastrimin e parave në ndërtim, duke përmendur periudhën 2019-2024 dhe dhënien masive të lejeve të ndërtimit. Ai shtoi se një vendim i Këshillit të Ministrave i ka dhënë Ramës monopolin mbi lejet e ndërtimit, duke i hequr kompetencat Këshillit Bashkiak.
    Bushkolaj vuri në dukje se vetëm një biznesmen, Elman Abule, akuzohet për pastrim parash, ndërsa SPAK ka lënë “një litar të hapur” për të avancuar hetimet. Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë, DASH, autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare dhe institucionet financiare po monitorojnë situatën.
    Gazetari paralajmëroi se çdo zhvillim i ri mund t’i japë Ramës justifikimin për veprime të mëtejshme kundër ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa vetëm blerjet online të Ariola Xoxes nuk prekin drejtpërdrejt kryeministrin.
    Bushkolaj:
    Nese Arben Ahmetaj ka qenë një nga ata që u bënë kurban për aferën e inceneratorëve, unë gjykoj që Erion Veliaj do bëhet kurban për pastrimin e parave në ndërtim.
    Pastrimi i parave në ndërtim ka ndodhur në periudhën nga 2019, le të themi, deri në 2024, ku janë dhënë masivisht ato lejet e ndërtimit dhe më pas ka pasur edhe një frenim për shkak të grupeve që u goditën nga partnerët ndërkombëtarë dhe në momentin që ka ardhur frenimi, ka ardhur një vendim i Këshillit të Ministrave që Edi Rama mori për vete monopolin e lejeve të ndërtimit, pra duke i hequr kompetencat.
    Ne duhet ta kujtojmë se nga e gjithë dosja e Erion Veliajt janë një grup biznesmenësh të ndërtimit, por vetëm njëri prej tyre akuzohet edhe për pastrim parash, që është Elman Abule.
    Dhe unë endoj se ky është një litar i lënë qëllimisht hapur nga SPAK për të avancuar hetimet në këtë drejtim.
    Se çfarë ndodh, janë partnerët ndërkombëtarë, është DASH që e ngre alarmin, janë autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare që e ngrënë alarmin, janë institucionet financiare ndërkombëtare, qoftë FMN, qoftë Banka Botërore.
    Dhe në momentin që do vijë një goditje në këtë drejtim, unë mendoj se Edi Rama do ta ketë justifikimin gati që ne kemi ish-kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit të arrestuar për këtë aferë.
    Pyetja që shtrohet në gjithë këtë histori është: Hetimi i SPAK, do avançoje apo do mbetet aty, dhe është e drejtë ajo që thoni ju, e vetmja pjesë që nuk prek Edi Ramen janë blerjet online të Ariola Xoxes, të gjitha pjesët e tjera prekin direkt Edi Ramen, qoftë afera e inceneratorëve, qoftë ajo e lejeve të ndërtimit.

  • Bushkolaj: 30% e ekonomisë shqiptare lidhet me trafikun e drogës, skenari ka dorën e inteligjencës

    Bushkolaj: 30% e ekonomisë shqiptare lidhet me trafikun e drogës, skenari ka dorën e inteligjencës

    Në emisionin Task Force në Syri TV me moderatore Sonila Meço, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se një pjesë e madhe e ekonomisë shqiptare mbështetet në paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës.

    Ai theksoi se analiza mbi çështjen Rama-McGonigal duket të jetë ndërtuar nga burime që njohin mirë krimin, ekonominë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Elkier Bushkolaj:

    Skaneri që i bën çështjes së trafikut të drogës është një skaner që duket qartë se është nga inteligjenca ose shërbimet sekrete. Përshkrimi që i bëjnë realitetit është i saktë për këdo që e njeh sektorin e lëndëve narkotike dhe sektorin e ekonomisë, mbi të gjitha me përdinjde dhe krahasime ndër vite. E nisim me vitin 2014 kur sapo ka ndodhur rotacioni dhe e kalon në vitin 2025. Sot 30% e ekonomisë është e bazuar në paratë informale që sjell trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Kjo përkon edhe me shifrat që lexojmë në dosje. Brenda saj ka dorën e një njeriu që e njeh dorën e krimit, e njeh dorën e ekonomisë dhe ka edhe dorën e dikujt që njeh sektorin e rrafsheve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Këto janë informacione të dorës së parë dhe shumë të qarta.

     

  • “Bukë, kripë e tritol”, Bushkolaj ironizon qeverinë për shembjet në Theth: Qeveria e la turizmin pa bujtina,por jo pa..

    “Bukë, kripë e tritol”, Bushkolaj ironizon qeverinë për shembjet në Theth: Qeveria e la turizmin pa bujtina,por jo pa..

    Gazetari Elkier Bushkolaj teksa ndau mendimin e tij lidhur me prishjet e objekteve në Theth, i quajti veprimet e fundit të qeverisë jo të nevojshme dhe të ngarkuara me simbolikë politike. I ftuar në  një emision televiziv, ai tha se përdorimi i tritolit për shembjen e një ndërtese në Theth nuk ishte aspak i justifikuar.
    “Unë nuk besoj se ka qenë i nevojshëm. Tritoli, kam përshtypjen, ka qenë mesazh, sepse aty fadromat janë prej ditësh dhe është një objekt që fare mirë mund të shembej me fadroma, nëse ishte plan për t’u shembur,” deklaroi Bushkolaj
    Ai ngriti shqetësimin se zona ku ndodhi shembja është një park kombëtar, jo një zonë industriale, periferike apo ushtarake. “Aty pranë ka burime uji, banesat e tjera janë shumë afër dhe mund të kenë pësuar dëme. Këtë, për fat të keq, e shoh si mesazh,” shtoi gazetari.Duke kujtuar një ngjarje të ngjashme në vitin 2013 përballë Fakultetit Ekonomik në Tiranë, ku u shembën me tritol dy pallate, Bushkolaj tha se “atëherë menduam se do krijoheshin hapësira për studentët, por në vend të tyre u ndërtuan pallate edhe më të larta. Sot, janë ende aty.”
    “Kështu që besoj se jemi sërish në të njëjtin skenar,” theksoi ai, duke akuzuar qeverinë për hipokrizi në raport me trashëgiminë natyrore dhe rolin e banorëve në ruajtjen e Thethit si destinacion turistik.
    “Jemi de facto në modelin ‘bukë, kripë e tritol’,” ironizoi gazetari, ndërsa vlerësoi kontributin e banorëve lokalë, të cilët sipas tij, kanë investuar me kredi bankare dhe të ardhura nga emigracioni për të ngritur bujtinat, pa ndihmë nga qeveria.
    “Asnjë prej tyre, qoftë edhe një i vetëm, nuk ka thënë se e ka ndërtuar bujtinën me fondet e qeverisë apo me mbështetje shtetërore,” deklaroi Bushkolaj, duke shtuar se këto kredi do vijojnë të paguhen, pavarësisht se bizneset nuk i kanë më funksionale.
    Bushkolaj:
    Unë nuk besoj se ka qenë i nevojshëm, tritoli kam përshtypjen se ka qenë mesazh, se aty fadromat janë prej ditësh dhe është një objekt që fare mirë mund të shembej me fadroma nëse ishte plan për t’u shembur.Ne po flasim për një park kombëtar, nuk është se po përdorim tritolin në një zonë kentore apo në një zonë periferike të vendit apo bazë ushtarake.
    Aty pranë ka burime uji, banesat e tjera shihen me sy sesa afër janë, dhe mund të kenë pësuar edhe dëme.Këtë për fat të keq e shoh si mesazh.
    Mua më erdhi ndërmend 2013, Sonila, se ne për fat të keq harrojmë, harrojmë shumë.
    Përballë Ekonomikut në 2013 u shembën në mënyrë të ngjashme me tritol 2 pallate, ne kujtuam se do krijoheshin hapësira të lira për studentët e Universitetit të Ekonomisë, por rezultoi se këto pallate u shembën për të ndërtuar pallate edhe më të larta, që sot e kësaj dite janë aty.
    Kështu që besoj se jemi sërish në të njëjtin skenar.
    Ka një hipokrizi të madhe në të gjithë këtë histori, se këtu ka kaluar pa vëmendje edhe një aktivitet që u mbajt me arkitektët ndërkombëtarë, sot jemi de facto në modelin ‘bukë e kripë e tritol’.
    Theth, po flasim për një zonë, për një destinacion turistik që në fund të ditës është merita e atyre banorëve për aktin që e kanë ruajtur prej vitesh, se dhe rruga atje ka shkuar shumë vonë.
    Ka qenë merita e atyre banorëve që kanë arritur të ofrojnë një shërbim shumë të mirë për turistët, se në fund të ditës pasuritë natyrore janë dhuratë e natyrës dhe ajo është çështje tjetër, por kurrë nuk ka pasur një strategji të qartë nga Tirana zyrtare që Thethi të jetë magnet për turistët.
    Asnjë prej tyre, qoftë edhe një i vetëm, të thotë që e kam ndërtuar bujtinën me fondet e qeverisë apo me mbështetje shtetërore.
    Të gjithë me kredi bankare edhe me para të emigracionit.
    Mos harrojmë se këto kredi bankare do vijojnë të paguhen pavarësisht se bizneset nuk i kanë më funksionale.
     
     

  • ‘Kryebashkiakët sot kanë në dorë jetën e njerëzve’/ Bushkolaj: Peçi dhe Malaj morrën vota sa për tri deputë, kurse Gonxhja…

    ‘Kryebashkiakët sot kanë në dorë jetën e njerëzve’/ Bushkolaj: Peçi dhe Malaj morrën vota sa për tri deputë, kurse Gonxhja…

    Gazetari Elker Bushkolaj, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me moderatorin Adi Krasta, theksoi se kandidatët e PS që grumbulluan mbi 20 mijë vota në listat e hapura janë kryesisht figura që mbajnë poste të rëndësishme në qeveri dhe administratë.

    Ai tha se vetëm vetëm administra dhe dy kryebashkiakë arritën t’i sigurojnë PS 9 mandate, ku sipas tij, përdorën asetet financiare dhe mjetet të tjera që kanë në dorë.

    “Ne kemi një problem që prej parave të mëdha informale që kanë pushtuar ekonominë shqiptare është shumë e pamundur që të bësh një analizë të qartë por ne kemi disa parametra që na orientojnë. Dhe këto na orientojnë përmes votës që morën ministrat, të cilët ishin në listë të hapur. 
    Ne duhet të kemi parasysh me sistemin zgjedhor aktual në Shqipëri, një deputet zgjidhet me shtab deri në 8000 vota që është një votë krejt normale për tu arrirë. 
    Dhe shikoni çfarë ndodh kemi tre ministra në listë të hapur, dhe po ta vesh re në total, kanë marrë 55 000 vota, të cilat përkthehen 5-6 deputetë. Pra janë tre kandidat që kanë marrë vota për 6 kandidatë. 
    Ky numër i shtohet 84 mandateve. Por kush është avantazhi i tyre në raport me kandidatët e tjerë. Blendi Gonxhe drejton një super ministri. Ministrinë që ka Kulturën, Inovacionin, Ekonominë, pra ka një numër shumë të madh punonjësish, dhe asete pa fund financiare. E njëjta gjë ndodh me Ervin Hoxhën, vetëm armata e Policisë së Shtetit ka rreth 11 mijë burra dhe gra. Kuptohet që një pjesë e tyre të imponuar ndoshta dhe vullnetarisht, ka një kontribut shumë të madh me procesin zgjedhor. Anila Denaj ministre e Bujqësisë, kjo ka drejtori shumë të rëndësishme si AKU dhe shumë drejtori që ka një rëndësi shumë organike. Dhe duhet të kemi parasysh që si Gonxhe dhe Anila Denaj, këtu në Tiranë vetëm një muaj para se të zyrtarizohershin si kandidat nuk është se i kishin zonat e tyre elektorale që kishin punuar me vite për të forcuar marrëdhënie me elektoratin. 
    Është dhe interesante efekti i kryetarëve të Bashkive, Agron Malaj i Matit dhe Tërmet Peçi i Tepelenës kanë marrë 26 mijë vota, që përkthehen dy deri në tre deputetë. Veçoria e këtyre është se Bashkitë me ndarjen e re territoriale kanë shumë kompetenca, si kompetenca financiare, asete financiare, vendosin për fatin e shumë njerëzve. Sot ato janë institucione qendrore sepse janë shkrirë prefekturat, janë shkrirë qarqet, në kuptimit e fjalës këto mund të jenë institucionet, por janë de facto p asnjë lloj funksionaliteti. Gjithë pesha e drejtimit të një rrethi është e kryetarëve të Bashkisë. 
    Efekti i drejtorëve të rëndësishëm në listë të hapur, po flasim për Ceno Klosin i cili ka marrë rreth 20 000 vota dhe për Klevis Jahin. Ceno Klosi ka drejtuar disa nga drejtoritë në vend janë të dy vartës të Belinda Ballukut kanë drejtuar Drejtori të tatimeve, të cilat konsiderohen milionerësh. E njëjta gjë vlen dhe për Klevis Jahaj, ti e njeh qarkun Fierit.” tha Bushkolaj.