Tag: bushka

  • Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

    Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

    Shtyhet për në 12 dhjetor seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”. Ditën e sotme përfundoi mbrojtjen ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila përmes avokatit të saj, kërkoi pushimin e çështjes me argumentin se nuk ka vepër penale.
    Nga të gjithë të pandehurit në dosje, ka mbetur pa bërë mbrojtjen kryebashkiaki i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, biznesmeni Gentian Sula, Shkëlqim Fusha si dhe shoqëritë.
    GJKKO do të vendosë nëse çështja e Veliajt do të kalojë për gjykim apo jo.

  • VIDEO/ Klotilda Bushka, menaxherja e dytë e Veliajt krah Manastirliut në fushatë për të mbledhur vota

    VIDEO/ Klotilda Bushka, menaxherja e dytë e Veliajt krah Manastirliut në fushatë për të mbledhur vota

    Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK, disa javë më parë. Prokuroret e akuzojnë Bushkën se ka penguar hetimet dhe nxjerrjen e të vërtetës në çështjen Veliaj.

    Nga përgjimet është zbuluar se Bushka ka komunikuar me të afërmen e saj, që punonte në fondacionin e Ajola Xoxës, duke e orientuar sesi t’i shmangej pyetjeve gjatë seancave pyetësore në SPAK.

    Por edhe pse është e pandehur, kjo nuk e pengon që Partia Socialiste ta angazhojë si menaxhere elektorale. Siç shihet edhe në pamje, Bushka qendron në krah të Ogerta Manastirliut në një takim me qytetarë të cilëve iu kërkohet vota.

    Pas drejtorit me pasuri 1 milionë euro dhe i akuzuar si ideatori i një skeme abuzimi me taksat vendore të Bashkisë Tiranë, Klotilda Bushka është…

  • Dogji makinën e një gruaje! MOMENTI kur 34-vjeçari afrohet i qetë dhe i vë flakën mjetit

    Dogji makinën e një gruaje! MOMENTI kur 34-vjeçari afrohet i qetë dhe i vë flakën mjetit

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË- Danjel Bushka, 34 vjeç është arrestuar për djegien e një automjeti në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 shtatorit, ku Bushka shfaqet në rrugën “Frang Bardhi” dhe i vë zjarrin automjetit tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje. Rasti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
     
     Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Daniel Bushka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton se në vitin 2016, të jetë arrestuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë.
    Njoftimi i policisë:
    Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.
    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
    Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
    Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./ZËRI

  • Spartak Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

    Spartak Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

    Avokati Spartak Ngjela kryedemokratin Sali Berisha e cilëson si “xhol” që mund të hyjë kudo dhe në çdo çështje.
    Një deklaratë e tillë u bë duke folur për “MCN Live” lidhur me deklaratën e tij për dhunë çnjerëzore ndaj të “burgosurit politik” siç e konsideron Ilir Metën dhe të burgosurin “ordiner” Erion Veliaj.
    “Saliu mendon se mund të hyjë kudo, ka një lojë me letra që quhet xhol dhe xholi hyn kudo në funksion të lojës. Saliu e di veten xhol, se me që është xhol politika, thotë unë jam xhol i saj. I kanë rënë kredot, por ai bën luftën për ekzistencë.
    Të shohim gjithçka do të shihet nga procesi. Dje i kanë paraqitur akuzën zotit Veliaj, për korrupsion dhe të tjera, jemi ende te koncepti i prokurorisë i akuzës, nuk është absolut, është mbrojtja që do bësh në gjykatë, janë provat që ka mbrojtja e të pandehurit, është vendimi i gjykatës.
    Pasi të mbarojnë këto kemi të drejtë të japim mendimin tonë. Veliaj akoma prezumohet i pafajshëm.
    Të fajshëm i ka thënë akuza, kurse ligji e prezumon të pafajshëm, kështu që nuk flasim dot pa dëgjuar procesin dhe pa marrë formën e prerë vendimi i gjykatës.” – u shpreh Ngjela.
    Sa i takon marrjes së të pandehur të deputetes socialiste Klotilda Bushka lidhur me dosjen “Veliaj”, ai deklaroi se si kryetare e Komisionit të Ligjeve, ka nivel shumë të lartë dhe pritet të shihet se si do të ecin gjërat.
    Klotilda Bushka akuzohet për veprën penale të kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas SPAK, Bushka dyshohet se ka kryer veprimeve aktive për intimidimin e dëshmitarëve.

  • Dosja “Veliaj”, merret e pandehur deputetja e PS-së, Klotilda Bushka

    Dosja “Veliaj”, merret e pandehur deputetja e PS-së, Klotilda Bushka

    Hetimi i SPAK-ut për dosjen “Veliaj” pritet të çojë një total prej gati 30 të pandehurish, persona fizikë dhe shoqëri tregtare. SPAK ka marrë të pandehur deputeten e PS-së, Klotilda Bushka për veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e sa vërtetës”. Të pandehur janë edhe Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu, Valmir Xoxa dhe Erald Simixhi, dy të fundit familjarë të Ajola Xoxas.
    Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u morrën zyrtarisht të pandehur. Pasi kryebashkiaku i Tiranës refuzoi të paraqitej në dyert e SPAK duke deleguar avokatin, ishin vetë prokurorët që shkuan t’i komunikonin akuzat në paraburgimin e Durrësit ku qëndron prej disa muajsh.

    Veliaj akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të mosdeklarimit të pasurisë” dhe “futje e sendeve të ndaluara në burg”. Erion Veliaj qëndron në qeli prej 10 shkurtit dhe në vijimësi ai ka mohuar me forcë çdo akuzë apo pretendim të SPAK kundër tij.

  • Debate te ‘Ligjet’, PD ankohet për vonesat e shqyrtimit të akteve ligjore: Këtu vendos Edi Rama për të gjitha….

    Debate te ‘Ligjet’, PD ankohet për vonesat e shqyrtimit të akteve ligjore: Këtu vendos Edi Rama për të gjitha….

    Ndërsa Parlamenti po shkon drejt mbylljes së punimeve të tij sipas rregullores dhe kalendarit kushtetues, deputetët e opozitës u përballën sot me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, së cilës i kërkuan llogari për vonesat në mosrespektimin e shqyrtimit të disa iniciativave ligjore të dorëzuara gjatë katër viteve të fundit.
    Debati në seancën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut:
    Enkelejd Alibeaj: … ligji për lustracionin, për simbolet e komunizmit dhe një sërë aktesh të tjera të rëndësishme – s’po përmend këtu kodin Zgjedhor, sepse dihet se çfarë ndodhi.
    Klotilda Bushka: Ne kemi kohë për të kaluar nisma.
    Greta Bardeli: Vullneti juaj si kryetare ka munguar në të tilla raste.
    Bushka: Nuk ka munguar as vullneti, as dashamirësia, por edhe unë jam e detyruar të respektoj rregullat si ecën ky proces në komision.
    Dashnor Sula: A ju kujtohet vitin e kaluar që kemi miratuar rezolutat e institucioeneve kushtetuese në muajin tetor 2024. Tani jemi në qershor 2025 dhe kur do të miratohen këto?
    Bushka: Ne do të ecim sipas këtyre procedurave.
    Asllan Dogjani: Këtu çdo gjë është kthyer si në diktaturë. Vetë vendos Edi Rama, vetë emëron Edi Rama.
    Bushka: Nuk ka nevojë të themi se kush vendos, se është e qartë se kush vendos. Vendos Komisioni, vendos seanca plenare.
    Në Komisionin e Ligjeve gjatë ditëve në vazhdim pritet të dëgjohen drejtues të institucioneve kushtetuese të pavarura për punën që kanë bërë gjatë vitit 2025.

  • 61 projektligjet e deputetëve mbetën në sirtarë! PS nuk hodhi në votim 38 nisma të PD, në mes ‘beteja’ për ‘ish sigurimsat’ në politikë

    61 projektligjet e deputetëve mbetën në sirtarë! PS nuk hodhi në votim 38 nisma të PD, në mes ‘beteja’ për ‘ish sigurimsat’ në politikë

    Pas pak javësh, kësaj legjislature parlamentare po i vjen fundi. Shumica e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në shtator, kur do të nisë punën Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 maj.
    Në fund të këtij 4 vjeçari, rezulton se pjesa dërrmuese e ligjeve të miratuara nga Parlamenti janë ato të sjella nga qeveria. Pak janë iniciativat të marra nga vetë ligjvënësit, ndërsa një pjesë e mirë e tyre presin në sirtarët e Kuvendit, disa që nga viti 2021.
    Janë 61 projektligje të depozituara nga deputetët që nuk e panë kurrë dritën e votimit në seancë plenare, dhe zor se javët e ngelura në dispozicion mund të mjaftojnë për të pastruar sirtarët e pluhurosur të Kuvendit.
    38 nga 61 nisma ligjore të braktisura, i takojnë opozitës. Një nga instrumentet parësorë të pakicës parlamentare është propozimi i ligjeve, por të dhënat e grumbulluara nga Report TV, konfirmojnë se edhe kur demokratët kanë propozuar nisma, mazhoranca socialiste nuk i ka paraqitur për votim, jo domosdoshmërisht për t’i miratuar, por as për t’i rrëzuar nëse nuk pajtohet me to.
    Mes iniciativa të opozitës bien në sy ato për dekriminalizimin, Kodin Zgjedhor, ndarjen territoriale apo minimumin jetik.
    Gjithsesi, punët e pakryera nga Kuvendi nuk përfshijnë vetëm projektligjet e firmosura nga opozita.
    23 akte të harruara janë nënshkruar nga deputetë të Partisë Socialiste. Kështu, mazhoranca e la në mes betejën e saj për të ndaluar që bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo partisë komuniste të bëheshin deputetë apo kryetarë partish.
    Kur ishte kryetare Kuvendi, Lindita Nikolla në vitin 2022, depozitoi me bujë një projektligj për të parandaluar dhunën në familje. Por edhe pse ajo ishte drejtuese e Parlamenti, iniciativa, kurrë nuk u shqyrtua.
    Ka edhe nga ato raste, kur projektligji ka kaluar të gjitha fazat në komisionet parlamentare dhe nuk është kaluar për votë finale në seancë plenare. E tillë është iniciativa e Eduard Ndrecës për të shpallur 2 marsin e Besëlidhjes së Lezhës, festë zyrtare.
    Projektligjet që nuk miratohen nga kjo legjislaturë, si rregull digjen e nuk transferohen tek Kuvendi i ri, sidomos kur propozuesi nuk është më deputet.
    Projektligje të PD-së të pamiratuara
    1.     “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”        Agron Duka 4.10.2021
    2.     “Për përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë”  Bujar Leskaj 8.2.2022
    3.     “Për funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” Edmond Spaho 2.3.2022
    4.     “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”    Ina Zhupa 11.5.2022
    5.     “Për Referendumet” Dashamir Shehi  2.6.2022
    6.     “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””  Grup deputetësh  të pakicës 30.6.2022
    7.     “Për kujtesën kolektive…”        Deputetë të PD 4.8.2022
    8.     “Për pastërtinë e figurës së  zyrtarit publik”         Deputetë të PD 28.9.2022
    9.     Projektligj “Për ndarjen administrativo- territoriale”         Enkelejd Alibeaj 5.10.2022
    10. “Për ndarjen administrativo-territoriale”        PD 25.10.2022
    11. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë”  Greta Bardeli 2.11.2022
    12. “Kodi zgjedhor” Fatmir Mediu 8.11.2022
    13. “Për funksionimin e Komisioneve Hetimore” Jorida Tabaku 9.12.2022
    14. “Për nëpunësin civil”      Enkelejd Alibeaj 20.1.2023
    15. “Për ndarjen administrativo – territoriale” Greta Bardeli 19.4.2023
    16. “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” Bujar Leskaj 6.6.2023
    17. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë” Bujar Leskaj 6.6.2023
    18. “Për minimumin jetik”   Grup deputetësh PD 7.6.2023
    19. “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive” Lulzim Basha 6.11.2023
    20. “Kodi Zgjedhor ” Enkelejd Alibeaj 15.11.2023
    21. “Kodi Zgjedhor”   Grup deputetësh, PD 11.12.2023
    22. “Kodi Penal” Lulzim Basha 18.12.2023
    23. “Për buxhetin e vitit 2024”       Lulzim Basha 22.1.2024
    24. “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore ” Arbi Agalliu 29.1.2024
    25. “Për Sigurimet Shoqërore” Gazment Bardhi 12.3.2024
    26. “Kodi Zgjedhor” Agron Duka 24.4.2024
    27. “Kodi i Pr. Penale” Lulzim Basha 25.4.2024
    28. “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.      Lulzim Basha 25.4.2024
    29. “Statusi i deputetit” Monika Kryemadhi 3.6.2024
    30. “Për tatimin mbi të ardhurat” Gazment Bardhi, Jorida Tabaku 19.9.2024
    31. “Për Partitë Politike” Monika Kryemadhi 3.10.2024
    32. “Për investimet e huaja” Jorida Tabaku 15.10.2024
    33. “Për statusin e minatorit” Grup deputetësh PD 29.10.2024
    34. “Për mbrojtjen e konsumatorëve” Jorida Tabaku 7.1.2025
    35. “Për marrëveshjet e kredisë konsumatore” Jorida Tabaku 7.1.2025
    36. “Kodi i Punës” Lefter Gështenja 19.3.2025
    37. “Për gjendjen civile”       Grup deputetësh PD, 21.1.2025
    38. “Kushtetuta”         Grup deputetësh të pakicës 20.10.2021

    Projektligje të PS-së të pamiratuara
    39. “Për paditë kolektive”     Klotilda Bushka 8.10.2021
    40. “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik” Ismet Beqiraj 13.10.2021
    41. “Për urdhërin profesional të inxhinierëve”    Luljeta Bozo 1.4.2022
    42. “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” Taulant Balla, Klotilda Bushka
    43. 29.07.2022
    44. “Për identifikimin e pronarëve përfitues”      Një grup deputetësh 7.10.2022
    45. “Për garantimin e pastërtisë së figurës..”       14.10.2022
    46. “Dekriminalizimi”         Grup deputetësh PS 21.10.2022
    47. “Për partitë politike” PS 21.10.2022
    48. “Për disa masa ndaj dhunës në familje” Lindita Nikolla 9.12.2022
    49. “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore ” Eduard Ndreca 6.2.2023
    50. “Kodi Penal” Erion Braçe, Etilda Gjonaj 5.4.2024
    51. “Për dekriminalizimin” Petro Koçi 3.5.2024
    52. “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” Blerina Gjylameti 14.5.2024
    53. “Për Akcizën” Ismet Beqiraj 18.7.2024
    54. “Për trajtimin e të dënuarve” Nasip Naço 23.12.2024
    55. “Për gjykatat administrative” Klotilda Bushka 27.12.2024
    56. “Për organet e sistemit të drejtësisë” Klotilda Bushka 31.12.2024
    57. “Kodi i Pr. Penale” Klotilda Bushka 31.12.2024
    58. “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”  Klotilda Bushka 31.12.2024
    59. “Kodi i Pr. Civile” Klotilda Bushka 31.12.2024
    60. “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” Erion Braçe 17.01.2025
    61. “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”  Një grup deputetësh PS 24.2.2025/ Shqiptarja

  • DEBATE tek “Ligjet”/ Opozita: Njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analiza e zgjedhjeve bëhet në parti

    DEBATE tek “Ligjet”/ Opozita: Njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analiza e zgjedhjeve bëhet në parti

    PAMJE NGA MBLEDHJA

    TIRANË-I është rikthyer punës Komisionit të Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës. Por mbledhja nisi me akuza për manipulim të zgjedhjeve. Deputeti i PD Asllan Dogjani tha se ligjet për të cilët janë mbledhur janë thjesht “dekor” që bëhen për pushtetin. Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka e ndërpreu duke i thënë se analiza e zgjedhjeve duhen bërë në parti.
    Diskutimet
    Dogjani: Ne mblidhemi për të bërë ligje, thjesht dekor që bëhen ligje më shumë për pushtetin, për qeveritarët, të fortën e krimit sesa për qytetarët e thjeshtë. Në një vend ku nuk sigurojnë dot zgjedhje të lira e të ndershme dhe qytetarët të votojnë të lirë, nuk mendoj se ka vend që të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, sa për dekor, për të thënë se jemi në një vend demokratik ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka marrë fund, është instaluar diktatura.
    Bushka: Analizën e zgjedhjeve e bëjmë nëpër parti, nuk është komisioni i Ligjeve. Dua që të rrini te rendi i ditës.
    Dogjani: Populli foli, por më shumë foli krimi. Vullneratët e demokracisë, paratë e drogës dhe frika ishte mjeti më i efektshëm në këto zgjedhje. Kërkesa për procedurë është që kjo lloj fitoreje që keni bërë, më keq se në ’96, është rrezik i madh për demokracinë, që jo vetëm që gjatë fushatës zgjedhore që u përdorën e krimit, por edhe gjatë numërimit të votave u bë manipulim. Kishit çuar artistë për manipulimin. Këto zgjedhje janë për Shqipërinë, me Ramën që është kapur peng nga ndërkombëtarët, ka për t’u kthyer shumë shpejt në një arenë betejash, mos ndoshta dhe kombeve dhe shqiptarëve.
    Alibeaj: Jemi 10 shtetas shqiptar në këtë tavolinë që nuk fituam. Shqiptarët kanë folur më 11 maj, do të thtoëq 10 veta në këtë tavolinën s’e kemi më përfaqësimin nga sovrani për të folur, diskutuar dhe votuar që dmth çdo procedurë nga sot e në vazhdim, Konferenca ka vendosur, ju mungon legjitimiteti. Ne nuk jemi deputetë, tagrin për të përfaqësuar publikun shqiptar nga data 11 e këtej. E bëj këtë kërkesë si procedurë, e di fare mirë që mandati i këtij kuvendi shkon deri në 10 shtator, dhe se në këtë periudhë aftësia e deputetëve për të marrë vendime do të duhet të jetë e vetëkufizuar. E kam kërkesë për procedurë që ndoshta me veprimtari për shqyrtimin e raporteve edhe mund të procedohet, por me miratim projektligjesh do të ishte tejkalim të kushtetutës. Unë do t’ju sugjeroja që të procedohet deri më 8 korrik vetëm me fazën e shqyrtimit të këtyre projektligjeve ndërkohë që vpotimi dhe miratimi duhet t’i përcillet kuvendit të ri. Ky do të ishte respektim i kushtetutës dhe vullnetit të sovranit. Nuk kemi më autorizimin në emër të njerëzve.
    Pas diskutimeve, ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke zgjedhur që të braktisin senacën.

  • Tensione në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani debat me Bushkën (Video)

    Tensione në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani debat me Bushkën (Video)

    I është rikthyer punës Komisioni i Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës, e cila është shoqëruar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe drejtueses Klotilda Bushka.
    Deputetët e opozitës përsëritën akuzat për manipulim zgjedhjesh dhe ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke braktisur senacën.
    Pjesë nga debati: 
    Asllan Dogjani: Nuk ka vend për të bërë ligje fallco. Në Shqipëri është instaluar diktatura. Edhe socialistët u përballën me një situatë kriminale.
    Klotilda Bushka: Analizën e bëjnë partitë
    Asllan Dogjani: Paratë e drogës, frika efekti më efikas. Rrezik për demokracinë. Gjatë numërimit u bë manipulim. Kishit çuar jo numërues por artistë.
    Klotilda Bushka: Ky nuk është vendi për analizë zgjedhore.
    Enkelejd Alibeaj: Ju mungon legjitimiteti pas 11 Majit. Miratimi këtyre projektligjeve në tejkalim të kushtetutës. Vetëm diskutime jo miratime. Miratime në Parlamentin e ardhshëm.

  • I rikthehet punës Komisioni i Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani braktisin mbledhjen pas përplasjes me Bushkën

    I rikthehet punës Komisioni i Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani braktisin mbledhjen pas përplasjes me Bushkën

    I është rikthyer punës Komisionit të Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës, e cila është shoqëruar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe drejtueses Klotilda Bushka.

    Ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke zgjedhur që të braktisin senacën.
    Pjesë nga debati: 
    Asllan Dogjani- Nuk ka vend për të bërë ligje fallco. Në Shqipëri është instaluar diktatura. Edhe socialistët u përballën me një situatë kriminale.
    Klotilda Bushka– Analizën e bëjnë partitë
    Asllan Dogjani– Paratë e drogës, frika efekti më egikas. Rrezik për demokracinë. Gjatë numërimit u bë manipulim. Kishit çuar jo numërues por artistë.
    Klotilda Bushka- Ky nuk është vendi për analizë zgjedhore.
    Enkelejd Alibeaj– Ju mungon legjitimiteti pas 11 Majit. Miratimi këtyre projektligjeve në tejkalim të kushtetutës. Vetëm diskutime jo miratime. Miratime në Parlamentin e ardhshëm.

     
     

    Top Channel