Tag: bushati

  • Bushati rrëzon sloganin dhe fushatën e PS ‘vetëm me Edin në BE’: Motori i zgjerimit është i fikur!

    Bushati rrëzon sloganin dhe fushatën e PS ‘vetëm me Edin në BE’: Motori i zgjerimit është i fikur!

    Pas kryediplomates së BE, Kaja Kallas, e cila rrëzoi propagandën e Edi Ramës për integrimin, edhe ish-ministri i tij, Ditmir Bushati ka rrëzuar fushatën e socialistëve që do të hapet nesër me sloganin “Me Edin dhe PS”.
    Kryeministri Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e tij në premtimin se do e integrojë vendin në BE dhe do i pajisë shqiptarët me pasaportën evropiane.
    Ai ka shkuar edhe më larg, duke deklaruar se vetëm ai mund të integrojë vendin.
    Por në një koment të publikuar në gazetën Panorama, Ditmir Bushati, që dikur shërbente si munistër i Jashtëm i Ramës, shkruan se anëtarësimi në BE është një objektiv që shtrihet përtej partive politike.
    “Në vizitën e parë në Shqipëri, në kuadër të një udhëtimi rajonal, Kaja Kallas na kujtoi me mirësjellje dy prej aspekteve më elementare të procesit të zgjerimit. E para, ky proces ka tre aktorë: vendet anëtare të BE-së (vendimmarrësit); Komisioni Europian (forca shtytëse e procesit të integrimit europian dhe në të njëjtën kohë miku më i afërt i vendit kandidat); vendi kandidat që synon anëtarësimin (Shqipëria). E dyta, reformat mund të përmbushen vetëm duke krijuar një klimë politike gjithëpërfshirëse. Është rasti të kujtoj se, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, krahas rrethanave gjeopolitike, mirëkuptimi politik për miratimin dhe zbatimin e reformave në fushën e sigurisë dhe shtetit të së drejtës ishin vendimtare. Në kuadër të anëtarësimit në BE, kjo merr një vlerë edhe më të madhe, pasi në dallim prej anëtarësimit në NATO, ky proces ka një ndikim të drejtpërdrejtë thuajse në të gjitha fushat e jetës. Anëtarësimi në BE është një objektiv kombëtar që shtrihet përtej partive politike,” shkruan Bushati.
    Po ashtu, Bushati rrëzon edhe pretendimet e Edi Ramës mund të integrohet në BE më shpejt për shkaqe gjeopolitike.
    “Megjithatë, materializimi i këtij procesi nuk është një çështje e mbyllur, pasi BE-ja gjithashtu përballet me vështirësi të panumërta në administrimin e punëve të brendshme. Ndaj, me të drejtë, Kaja Kallas iu referua hapave që duhen ndërmarrë në këtë proces, duke nënkuptuar së pari vendet anëtare të BE-së. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se vendet anëtare nuk do të pranojnë anëtarësime të reja vetëm për arsye gjeopolitike, duke shpërfillur përmbushjen e reformave të shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë,” thekson Bushati.
    Ish-ministri i Jashtëm shkruan se edhe vendet e BE kanë probleme dhe motori i zgjerimit është i fikur.
    “Pavarësisht kontekstit të ri gjeopolitik që jetojmë dhe propozimeve të mësipërme, duhet pranuar se “motori i zgjerimit” me efekte motivuese te vendet kandidate vijon të jetë i fikur. Vendet anëtare të BE-së kanë në dorë çelësin e ndezjes së “motorit të zgjerimit”, sikundër vendet kandidate kanë në dorë që të përdorin “kushtëzimet” në këtë proces, si mundësi për të ndryshuar e reformuar cilësinë e qeverisjes dhe jetës”.
    Ish-ministri pranon dështimin e Ramës, duke theksuar se u deshën 13 vjet për të nisur bisedimet me BE.
    “Ne humbëm një shans në rrugën tonë drejt BE-së, që dukej e vrullshme në fillim të viteve ‘90 dhe disa të tilla në fillimin e viteve 2000. Ne qëndruam për më shumë se tre vjet në tryezë për nënshkrimin e MSA-së, na u deshën pesë vjet për të marrë statusin kandidat dhe trembëdhjetë vjet për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përthithjen e fondeve të BE-së në formën e granteve, ku Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën. Apo të investimeve europiane në trajtën e kredive dhe granteve, ku jemi në të njëjtin nivel me Maqedoninë e Veriut dhe lëmë pas Malin e Zi e Kosovën. Kemi humbur shumë kohë rrugës”, thekson Bushati.

  • Merreni qenin!”/ Andi Bushati: Pse dyshoj që Erion Veliajn e burgosi Rama!

    Merreni qenin!”/ Andi Bushati: Pse dyshoj që Erion Veliajn e burgosi Rama!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Beleri: Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias, ‘babai i tij politik’ është Erdogani!

    Beleri: Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias, ‘babai i tij politik’ është Erdogani!

    Eurodeputeti Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për Breaking në TopNews me gazetarin Xhoi Malësia, ku ka folur për drejtësinë shqiptare, marrëdhëniet me Greqinë, gjyqin në Strasburg dhe miqësinë e Ramës me presidentin turk, Erdogan.
    Beleri tregoi se si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vuri sërish në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare për dënimin e tij, i cili kaloi nëntë muaj e njëzet e dy ditë në paraburgim, dhe u lirua me kusht në 2 shtator të vitit 2024.
    Fredi Beleri akuzohej për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje.
    “Strasburgu pranoi parimisht se arresmimi im kishte parregullsi. Drejtësia në Shqipëri nuk funksionon ose është me regji. Unë do ti shkoj deri në fund kësaj beteje, nuk do bëj marrëveshje me qeverinë shqiptare”, tha Beleri në Breaking.
    Eurodeputeti u ndal te pronat e Himarës dhe patriotizmin që përflitet në media. Sipas tij nuk është koha e patriotizmit por e demokracisë dhe zbatimit të ligjit.
    Beleri: Qeveria Shqiptare po vidhte pronat, në Bashkinë e Himarës nuk ka drita dhe ujë. Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptarë larg qoftë, do të shohim secilin se cilin mbron dhe kë? Në demokraci ne e shohim se si maten qytetarët duke paguar taksat dhe respektuar ligjet. Prandaj nuk është kohë lufte që të flasim për patriotizme, nuk kam bërë fushatë për helenizimin.
    Beleri foli dhe për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ai u shpreh se Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias për shkak të Erdoganit.
    “Rama e prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias. Këtë e ka thënë vetë zoti Ditmir Bushati se ishim shumë afër marrëveshjes në intervista me gazetat greke. Ai ka zgjedhur të ketë baba politik, Erdoganin një diktatator që ka burgosur gjysmën e opozitës në Turqi” u shpreh Beleri.
    Kujtojmë se Eurodeputeti, Fredi Beleri është ankuar në Gjykatën e Strasburgut se paraburgimi i tij fillestar nuk ishte i bazuar në arsye përkatëse dhe të mjaftueshme dhe se autoritetet nuk morën parasysh masa alternative përpara se të urdhëronin ndalimin e tij në burg.

  • Ambasadori Ervin Bushati takon ikonën e muzikës, Parashqevi Simaku në SHBA: Këngët e saj ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare

    Ambasadori Ervin Bushati takon ikonën e muzikës, Parashqevi Simaku në SHBA: Këngët e saj ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare

    Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati është takuar para pak ditësh me këngëtaren e shquar shiptare Parashqevi Simaku. Takimi u bë në një mbrëmje të organizuar në nder të fotografit Fadil Berisha që ka bërë bashkë ambasadorin me yllin muzikës shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.
    “️Parashqevi Simaku shkëlqen për Shqiptarët kudo në botë. Në mbrëmjen në nder të ikonës se artit Fadil Berisha, këngët e Parashkës ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare”, ka shkruar Bushati krahas disa fotove që ka publikuar.
    Parashqevi Simaku, e cila kishte shumë vite që jetonte e pastrehë dhee braktisur nga familja në New Jork, ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. Disa muaj më parë, këngëtarja u pa në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale dhe endej rrugëve. Parashqevi Simaku u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe jo vetëm, ndërsa tashmë i është rikthyer muzikës duke sjellë një këngë të re.

  • Bushati: SPAK fsheh mungesën e profesionalizmit me makineri propagande

    Bushati: SPAK fsheh mungesën e profesionalizmit me makineri propagande

    Analisti Andi Bushati, ka deklaruar se SPAK ka ndërtuar një makineri të madhe propagandistike përmes mediave dhe analistëve të përzgjedhur. Ai tha se edhe vetë ka rënë viktimë e këtij iluzioni, duke besuar në “bombat e mëdha të SPAK”.
    Sipas Bushatit, tymnaja që po ngrihet për Veliajn është e njëjta që u përdor për çështjet e Berishës dhe Belerit. Ai theksoi se dosjet e bujshme të SPAK po rrëzohen një nga një në Strasburg dhe duken si “pacavure”.
    Për Bushatin, mungesa e profesionalizmit është maskuar përmes një grupi gazetarësh dhe analistësh që manipulojnë opinionin publik. Ai e cilësoi këtë si një “makineri gebelsiane” që synon të fshehë dështimet e SPAK. Sipas tij, frika më e madhe është se këto dosje janë ndërtuar mbi koniunktura politike.
    “U krijua një propagandë, dilnin gazetarë atje te kangjellat e SPAK, ‘bombat e mëdha të SPAK’, unë rashë viktimë edhe vetë rashë viktimë që ka ca bomba që unë nuk i dija por i pranova si bomba.
    Aq e madhe është propaganda e SPAK, dhe në fund del një flluskë.
    Kur shoh që e njëjta tymnajë që po bëhet për Erion Veliajn është bërë për gjyqin e Sali Berishës, e njëjta tymnajë është bërë për gjyqin e Fredi Belerit, them ore këta në thonjëza legena, mos janë kaq të paaftë, sa njësoj si Lali nuk bëjnë dot punën dhe duan të shesin renë?
    Në këtë gjendje jemi me SPAK, dosjet e SPAK, të gjitha dosjet e bujshme të SPAK, ato që janë testuar në Strasbourg po rrëzohen një nga një, kurse këtu, edhe dosja Berisha edhe dosja Beleri duket që janë dosje pacavure.
    Dhe për të mbuluar këtë mungesë të thellë profesionalizmi, gjetjeje të fakteve, kanë krijuar një grup gazetarësh, reporterësh specialë që më shumë manipulojnë sesa thonë të vërtetën, një grup analistësh që dalin në studio dhe ulërijnë që çlirimi i Shqipërisë është SPAK, dhe një grup partish të reja që kujtojnë se do t’u hapet rruga ngaqë po futet Meta, Berisha, Veliaj, dhe thonë SPAK, SPAK, SPAK.
    Pra ne jemi sot përballë një makinerie gebelsiane që mbulon SPAK.
    Dhe pse i duhet SPAK kjo makineri gebelsiane? Frika ime është që dosjet i kanë pacavure dhe të nisura nga koniunktura politike“, tha Bushati.

  • “Veliaj i zhgënjyer me PS”, Bushati: Ai i quan Ballukun dhe Manjën armiq personalë

    “Veliaj i zhgënjyer me PS”, Bushati: Ai i quan Ballukun dhe Manjën armiq personalë

    I ftuar në intervistën e ditës, analisti Andi Bushati tha se një nga përgjimet lidhur me Erion Veliajn ka të bëjë me një deklaratë që ai ka bërë në komunikim e sipër me  bashkëshorten dhe vëllain e tij, ku shprehu se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin, ndryshe do të përfundojë para Gjykatës së Lartë pas zgjedhjeve.
    Bushati theksoi se, ky zhvillim tregon një shqetësim të thellë nga Veliaj për situatën e tij dhe një ndjesi tradhtie nga miqtë dhe shokët e tij politikë të PS.
    Bushati analizon më tej tensionet politike që kanë lindur pas arrestimeve të Veliajt, duke akuzuar disa ministra të kabinetit Rama, si Belinda Ballukun dhe Ulsi Manjën, për lidhje të mundshme me arrestimin e Erion Veliajt.

    ‘Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.’- u shpreh ai

    Andi Bushati:
    Kam parë që Erion Veliaj i ka thënë bashkëshortes së tij dhe vëllait të tij se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin. Ai thekson se këto janë katër ditë të rëndësishme për të mundur të lirohet, pasi më pas mund të shkojë në Gjykatën e Lartë dhe çështja mund të zgjasë pas zgjedhjeve.
    Çfarë po shohim këtu? Ndryshe nga pritshmëritë, Veliaj kishte shpresuar se do të lirohej në Apel. Pra, kemi të bëjmë me një individ të burgosur, të zhgënjyer dhe, deri diku, të tradhtuar. Ai priste lirohet dhe dëshironte të bënte presionin e fundit me KLGJ-në, deputetët dhe mediat pranë tij.
    Pyetja që shtrohet është: kush i ka mbajtur gjallë këto pritshmëri dhe kush e ka tradhtuar? Veliaj vetë tregon se kishte pasur pritshmëri më të mëdha nga PS. Nëse pranojmë logjikën se Veliaj kishte këtë shpresë dhe priste që shokët e tij jashtë do të bënin diçka, por kjo nuk ka ndodhur, atëherë mund të përfundojmë se jemi në fazën e një tradhtie nga miqtë e tij politikë. Dikush e ka “shitur” ose dorëzuar Veliajn.
    Kur ai u arrestua për herë të parë, ai dhe mediat pranë tij akuzuan Belinda Ballukun për komplot. Herën e dytë, përgjimet tregojnë se ai po akuzon Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, për të cilin përdor epitete të ashpra. Pra, kemi dy ministra të kabinetit Rama, ndaj të cilëve Veliaj ndihet i tradhtuar. Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.

  • Bushati: Veliaj, një i burgosur i tradhëtuar dhe i zhgënjyer nga PS

    Bushati: Veliaj, një i burgosur i tradhëtuar dhe i zhgënjyer nga PS

    Analisti Andi Bushati thotë se një nga përgjimet lidhur me Erion Veliajn ka të bëjë me një deklaratë që ai ka bërë në komunikim e sipër me bashkëshorten dhe vëllain e tij, ku shprehej se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin, ndryshe do të përfundojë para Gjykatës së Lartë pas zgjedhjeve.
    Bushati theksoi se, ky zhvillim tregon një shqetësim të thellë nga Veliaj për situatën e tij dhe një ndjesi tradhtie nga miqtë dhe shokët e tij politikë të PS.
    Bushati analizon më tej tensionet politike që kanë lindur pas arrestimeve të Veliajt, duke akuzuar disa ministra të kabinetit Rama, si Belinda Ballukun dhe Ulsi Manjën, për lidhje të mundshme me arrestimin e Erion Veliajt.
    ‘Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.’- u shpreh ai.
    Andi Bushati: Kam parë që Erion Veliaj i ka thënë bashkëshortes së tij dhe vëllait të tij se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin. Ai thekson se këto janë katër ditë të rëndësishme për të mundur të lirohet, pasi më pas mund të shkojë në Gjykatën e Lartë dhe çështja mund të zgjasë pas zgjedhjeve.
    Çfarë po shohim këtu? Ndryshe nga pritshmëritë, Veliaj kishte shpresuar se do të lirohej në Apel. Pra, kemi të bëjmë me një individ të burgosur, të zhgënjyer dhe, deri diku, të tradhtuar. Ai priste lirohet dhe dëshironte të bënte presionin e fundit me KLGJ-në, deputetët dhe mediat pranë tij.
    Pyetja që shtrohet është: kush i ka mbajtur gjallë këto pritshmëri dhe kush e ka tradhtuar? Veliaj vetë tregon se kishte pasur pritshmëri më të mëdha nga PS. Nëse pranojmë logjikën se Veliaj kishte këtë shpresë dhe priste që shokët e tij jashtë do të bënin diçka, por kjo nuk ka ndodhur, atëherë mund të përfundojmë se jemi në fazën e një tradhtie nga miqtë e tij politikë. Dikush e ka “shitur” ose dorëzuar Veliajn.
    Kur ai u arrestua për herë të parë, ai dhe mediat pranë tij akuzuan Belinda Ballukun për komplot. Herën e dytë, përgjimet tregojnë se ai po akuzon Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, për të cilin përdor epitete të ashpra. Pra, kemi dy ministra të kabinetit Rama, ndaj të cilëve Veliaj ndihet i tradhtuar. Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.

  • BIRN: Lëvizja “Bashkë”, e majta e re që po krijon pritshmëri dhe antagonizëm

    BIRN: Lëvizja “Bashkë”, e majta e re që po krijon pritshmëri dhe antagonizëm

    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kandidon për herë të parë me ambicien për t’u përfaqësuar në parlament Lëvizja ‘Bashkë’ – një parti politike e re e drejtuar nga pedagogu Arlind Qori, i cili renditet në vendin e dytë në listën e kandidatëve për qarkun Tiranë të kësaj partie. Lëvizja “Bashkë” lindi nga “Organizata Politike”, një grupim i krijuar në aulat e universiteteve dhe që prej një dekade është angazhuar në protesta për të drejtat e grupeve të cënueshme të shoqërisë, duke përfshirë studentët, minatorët, naftëtarët apo pensionistët.
    E regjistruar në prag të zgjedhjeve vendore të 2023, Lëvizja “Bashkë” e testoi fuqinë e vet elektorale kryesisht në bashkinë e Tiranës, ku Qori mori rreth 13 mijë vota si kandidat për kryebashkiak dhe u rendit i treti pas Erion Veliajt të Partisë Socialiste dhe Belind Këlliçit të koalicionit opozitar. Gjithashtu, në listën e kandidatëve për këshilltarë Lëvizja “Bashkë” mori 7500 vota dhe fitoi një mandat në Këshillin Bashkiak. Programi qeverisës, i prezantuar disa ditë më parë nga Lëvizja “Bashkë”, u mëshon ideve të majta për një shtet të fortë në të gjithë sektorët dhe tezave për barazi sociale.
    Lëvizja “Bashkë” ka krijuar profilin e një partie të majtë në një terren politik, ku ideologjitë politike të së majtës dhe së djathtës duket se kanë humbur kuptimin, pasi partitë e djathta ofrojnë programe sociale, ndërsa Partia Socialiste në pushtet avancon politikat e shtetit liberal me koncensione dhe PPP në çdo sektor. Në programin e saj me 177 faqe, Lëvizja “Bashkë” premton një shtet zhvillimor, njëherazi social dhe të drejtë, që merr në dorë sektorët kryesorë të ekonomisë si industria e naftës, bujqësia, ndërtimi, energjia apo arsimi.
    Shteti zhvillimor i Lëvizjes “Bashkë” është “…një shtet llogaridhënës ndaj qytetarëve, i cili lufton monopolet dhe oligopolet dhe, përmes politikave mbështetëse dhe orientuese, nxit zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit…”.
    Marksistë apo e majta që mungon?
    Lideri i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori u shfaq i fundit në prezantimin e programit me kodin e shkujdesur të veshjes dhe mëngët e këmishës të përveshura. Ai e krahasoi marrëdhënien kryetar-parti me atë të pedagogut me studentët dhe programin e partisë së tij me një ide “që synon të transformojë për mirë vendin”.
    “Një ide e madhe që pushton popullin, kthehet në një forcë materiale,” tha Qori duke perifrazuar një shprehje të famshme të filozofit gjerman, Karl Marx, por pa e cituar atë me emër. “Idetë tona, duke shkuar në çdo derë, në çdo fshat, në çdo fshat apo shesh, do të ikin nga letra nga nga lartësia e abstraksioneve dhe do të kthehen në një forcë materiale qe e transformon një herë e mirë vendin,” shtoi Qori.
    Filozofi gjerman i shekullit XIX, Karl Marx që citon Qori, frymëzoi revolucionin proletar në Rusi në 1917 me “Manifestin komunist” dhe u përdor më tej si frymëzim nga regjimet totalitare komuniste në Evropën Lindore, përfshirë edhe diktaturën e Enver Hoxhës në Shqipëri. Qori është kritikuar shpesh për ndjekje të ideve marksiste në lëvizjen e tij politike, por ai i ka hedhur poshtë këto krahasime në çdo rast.
    “Komunizmi ka lindur në 1848 dhe ka vdekur në 1989,” arsyetoi ai gjatë një dalje mediatike, ndërsa i krahasoi idetë e lëvizjes së tij si ide të majta demokratike të materializuara në vende të Europës Perëndimore.
    Idetë e Lëvizjes “Bashkë” krijojnë megjithatë ndasi mes ekspertëve të politikës. Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike dhe kritik i hershëm i Qorit, thekson orientimin politik marksist të Lëvizjes “Bashkë”, ndërsa votën pro tij e quan “shprehje e zhgënjimit të thellë me politikën e tanishme”.
    “Lëvizja Bashkë në gjithë veprimtarinë e saj para kthimit në parti është një organizatë marksiste dhe tani duket se po përpiqet të zbusë termat ideologjikë për t’u bërë e pranueshme nga pjesa e publikut që nuk e ka njohur më herët,” tha Hasimja, duke e quajtur të pandershme mospranimin e kësaj ideologjie nga drejtuesit e saj.
    Por Andi Bushati, analist politik dhe themelues i medias Lapsi.al, i quan sipërfaqësore kritikat ndaj Lëvizjes “Bashkë” dhe e quan atë një risi të zgjedhjeve në tre dekadat e Shqipërisë postkomuniste. Bushati thekson se idetë e majta që artikulon Qori i kanë munguar skenës politike, duke ofruar një antidot ndaj ‘dogmës neoliberale’ të përqafuar nga partitë e mëdha.
    “Aplikimi i kapitalizmit më të egër të mundshëm solli pasurimin e shpejtë të disave dhe distancimin e tyre nga pjesa më e madhe e shoqërisë. Pikërisht kjo trajektore, ku u stimulua ai që ka, për të pasur akoma edhe më shumë-, pra kjo dhe jo thjesht Rilindja apo Edi Rama-, polli sistemin oligarkik që ne vuajmë sot,” tha Bushati për BIRN.
    “Lëvizja Bashkë ofron një alternativë për ta thyer dhe çrrënjosur këtë inerci 30 vjeçare,” shtoi Bushati, duke theksuar se votuesit shqiptarë janë me fat që kjo lëvizje po këmbëngul për ta futur këtë këndvështrim në debatin publik.
    Këndvështrimet për programin
    Bushati e analizon programin e Lëvizjes “Bashkë” përmes motos që Shqipëria të jetë shtet i të gjithëve dhe jo vetëm i një pakice.
    “Në këtë drejtim i shoh edhe propozimet e tyre për shtetin social, atë zhvillimor, madje dhe gogolin e taksimit deri 35% për ata që fitojnë më shumë,” thotë Bushati, duke kujtuar se taksimi progresiv i artikuluar nga Rama në vitin 2013 u kthye në një taksim të pandershëm që krijoi më shumë pabarazi.
    Bushati thekson gjithashtu se shprehjet në program si “mbrojtja sociale”, “kohezioni social” apo “rritja e solidaritetit” nuk janë ringjallje të fantazmave marksiste, por parime të një të majte moderne.
    “Pra në këtë kuptim, programi i Lëvizjes Bashkë mund të konsiderohet si propozim për një revolucion kulturor, i cili tenton t’i japë fund mentalitetit “peshku i madh e ha të voglin”, ku i pari merr gjithçka dhe i dyti mbetet pa asgjë,” shtoi ai.
    Hasimja e kritikon programin e Lëvizjes “Bashkë”, veçanërisht për qasjen ‘etatiste’, që sipas tij kërkon më shumë shtet dhe lë pak hapësirë për sipërmarrjen private. Sipas tij, përmbajtja e këtij programi tregon se Lëvizja Bashkë nuk ka mësuar asgjë nga dështimet madhore të politikave ekonomike të dhjetëvjeçarëve të fundit në Perëndim.
    “Së pari është një program etatist. Ai synon të fuqizojë shtetin, duke i dhënë për shembull kontroll të plotë mbi burimet energjitike, duke shtrënguar maksimalisht lirinë e sipërmarrjes përmes legjislacionit, duke rritur masivisht të ardhurat dhe shpenzimet publike, etj,” tha Hasimja për BIRN.
    Ai analizon gjithashtu se rritja e propozuar e taksave sjell si rrjedhojë rrënimin e konkurrueshmërisë, ngurtësimin e tregut të punës apo dekurajimin e punës përmes asaj që Hasimja e quan kopjim i konceptit të Ramës për “taksimin e ndershëm”.
    “Edhe nëse do të zbatohej nga engjëjt, ky program etatist do ta rrënonte vendin ekonomikisht brenda një kohe të shkurtër, shumë më keq sesa qeverisjet hajdute pararendëse,” përfundoi Hasimja./ Reporter.al

  • Lëvizja “Bashkë”: E majta e re që po krijon pritshmëri dhe antagonizëm

    Lëvizja “Bashkë”: E majta e re që po krijon pritshmëri dhe antagonizëm

    Lëvizja “Bashkë” e kryesuar nga pedagogu Arlind Qori ofron idetë e majta për shtetin dhe ekonominë si “antidot” ndaj politikës neoliberale të dy partive të mëdha në zgjedhjet e 11 majit, por programi i saj pritet me ndasi mes analistëve të politikës.
    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kandidon për herë të parë me ambicien për t’u përfaqësuar në parlament Lëvizja ‘Bashkë’ – një parti politike e re e drejtuar nga pedagogu Arlind Qori, i cili renditet në vendin e dytë në listën e kandidatëve për qarkun Tiranë të kësaj partie.
    Lëvizja “Bashkë” lindi nga “Organizata Politike”, një grupim i krijuar në aulat e universiteteve dhe që prej një dekade është angazhuar në protesta për të drejtat e grupeve të cënueshme të shoqërisë, duke përfshirë studentët, minatorët, naftëtarët apo pensionistët.
    E regjistruar në prag të zgjedhjeve vendore të 2023, Lëvizja “Bashkë” e testoi fuqinë e vet elektorale kryesisht në bashkinë e Tiranës, ku Qori mori rreth 13 mijë vota si kandidat për kryebashkiak dhe u rendit i treti pas Erion Veliajt të Partisë Socialiste dhe Belind Këlliçit të koalicionit opozitar. Gjithashtu, në listën e kandidatëve për këshilltarë Lëvizja “Bashkë” mori 7500 vota dhe fitoi një mandat në Këshillin Bashkiak.
    Programi qeverisës, i prezantuar disa ditë më parë nga Lëvizja “Bashkë”, u mëshon ideve të majta për një shtet të fortë në të gjithë sektorët dhe tezave për barazi sociale.
    Lëvizja “Bashkë” ka krijuar profilin e një partie të majtë në një terren politik, ku ideologjitë politike të së majtës dhe së djathtës duket se kanë humbur kuptimin, pasi partitë e djathta ofrojnë programe sociale, ndërsa Partia Socialiste në pushtet avancon politikat e shtetit liberal me koncensione dhe PPP në çdo sektor.
    Në programin e saj me 177 faqe, Lëvizja “Bashkë” premton një shtet zhvillimor, njëherazi social dhe të drejtë, që merr në dorë sektorët kryesorë të ekonomisë si industria e naftës, bujqësia, ndërtimi, energjia apo arsimi.
    Shteti zhvillimor i Lëvizjes “Bashkë” është “…një shtet llogaridhënës ndaj qytetarëve, i cili lufton monopolet dhe oligopolet dhe, përmes politikave mbështetëse dhe orientuese, nxit zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit…”.
    Marksistë apo e majta që mungon?
    Lideri i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori u shfaq i fundit në prezantimin e programit me kodin e shkujdesur të veshjes dhe mëngët e këmishës të përveshura. Ai e krahasoi marrëdhënien kryetar-parti me atë të pedagogut me studentët dhe programin e partisë së tij me një ide “që synon të transformojë për mirë vendin”.
    “Një ide e madhe që pushton popullin, kthehet në një forcë materiale,” tha Qori duke perifrazuar një shprehje të famshme të filozofit gjerman, Karl Marx, por pa e cituar atë me emër. “Idetë tona, duke shkuar në çdo derë, në çdo fshat, në çdo fshat apo shesh, do të ikin nga letra nga nga lartësia e abstraksioneve dhe do të kthehen në një forcë materiale qe e transformon një herë e mirë vendin,” shtoi Qori.
    Filozofi gjerman i shekullit XIX, Karl Marx që citon Qori, frymëzoi revolucionin proletar në Rusi në 1917 me “Manifestin komunist” dhe u përdor më tej si frymëzim nga regjimet totalitare komuniste në Evropën Lindore, përfshirë edhe diktaturën e Enver Hoxhës në Shqipëri.
    Qori është kritikuar shpesh për ndjekje të ideve marksiste në lëvizjen e tij politike, por ai i ka hedhur poshtë këto krahasime në çdo rast.
    “Komunizmi ka lindur në 1848 dhe ka vdekur në 1989,” arsyetoi ai gjatë një dalje mediatike, ndërsa i krahasoi idetë e lëvizjes së tij si ide të majta demokratike të materializuara në vende të Europës Perëndimore.
    Idetë e Lëvizjes “Bashkë” krijojnë megjithatë ndasi mes ekspertëve të politikës.
    Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike dhe kritik i hershëm i Qorit, thekson orientimin politik marksist të Lëvizjes “Bashkë”, ndërsa votën pro tij e quan “shprehje e zhgënjimit të thellë me politikën e tanishme”.
    “Lëvizja Bashkë në gjithë veprimtarinë e saj para kthimit në parti është një organizatë marksiste dhe tani duket se po përpiqet të zbusë termat ideologjikë për t’u bërë e pranueshme nga pjesa e publikut që nuk e ka njohur më herët,” tha Hasimja, duke e quajtur të pandershme mospranimin e kësaj ideologjie nga drejtuesit e saj.
    Por Andi Bushati, analist politik dhe themelues i medias Lapsi.al, i quan sipërfaqësore kritikat ndaj Lëvizjes “Bashkë” dhe e quan atë një risi të zgjedhjeve në tre dekadat e Shqipërisë postkomuniste. Bushati thekson se idetë e majta që artikulon Qori i kanë munguar skenës politike, duke ofruar një antidot ndaj ‘dogmës neoliberale’ të përqafuar nga partitë e mëdha.
    “Aplikimi i kapitalizmit më të egër të mundshëm solli pasurimin e shpejtë të disave dhe distancimin e tyre nga pjesa më e madhe e shoqërisë. Pikërisht kjo trajektore, ku u stimulua ai që ka, për të pasur akoma edhe më shumë-, pra kjo dhe jo thjesht Rilindja apo Edi Rama-, polli sistemin oligarkik që ne vuajmë sot,” tha Bushati për BIRN.
    “Lëvizja Bashkë ofron një alternativë për ta thyer dhe çrrënjosur këtë inerci 30 vjeçare,” shtoi Bushati, duke theksuar se votuesit shqiptarë janë me fat që kjo lëvizje po këmbëngul për ta futur këtë këndvështrim në debatin publik.
    Këndvështrimet për programin
    Bushati e analizon programin e Lëvizjes “Bashkë” përmes motos që Shqipëria të jetë shtet i të gjithëve dhe jo vetëm i një pakice.
    “Në këtë drejtim i shoh edhe propozimet e tyre për shtetin social, atë zhvillimor, madje dhe gogolin e taksimit deri 35% për ata që fitojnë më shumë,” thotë Bushati, duke kujtuar se taksimi progresiv i artikuluar nga Rama në vitin 2013 u kthye në një taksim të pandershëm që krijoi më shumë pabarazi.
    Bushati thekson gjithashtu se shprehjet në program si “mbrojtja sociale”, “kohezioni social” apo “rritja e solidaritetit” nuk janë ringjallje të fantazmave marksiste, por parime të një të majte moderne.
    “Pra në këtë kuptim, programi i Lëvizjes Bashkë mund të konsiderohet si propozim për një revolucion kulturor, i cili tenton t’i japë fund mentalitetit “peshku i madh e ha të voglin”, ku i pari merr gjithçka dhe i dyti mbetet pa asgjë,” shtoi ai.
    Hasimja e kritikon programin e Lëvizjes “Bashkë”, veçanërisht për qasjen ‘etatiste’, që sipas tij kërkon më shumë shtet dhe lë pak hapësirë për sipërmarrjen private. Sipas tij, përmbajtja e këtij programi tregon se Lëvizja Bashkë nuk ka mësuar asgjë nga dështimet madhore të politikave ekonomike të dhjetëvjeçarëve të fundit në Perëndim.
    “Së pari është një program etatist. Ai synon të fuqizojë shtetin, duke i dhënë për shembull kontroll të plotë mbi burimet energjitike, duke shtrënguar maksimalisht lirinë e sipërmarrjes përmes legjislacionit, duke rritur masivisht të ardhurat dhe shpenzimet publike, etj,” tha Hasimja për BIRN.
    Ai analizon gjithashtu se rritja e propozuar e taksave sjell si rrjedhojë rrënimin e konkurrueshmërisë, ngurtësimin e tregut të punës apo dekurajimin e punës përmes asaj që Hasimja e quan kopjim i konceptit të Ramës për “taksimin e ndershëm”.
    “Edhe nëse do të zbatohej nga engjëjt, ky program etatist do ta rrënonte vendin ekonomikisht brenda një kohe të shkurtër, shumë më keq sesa qeverisjet hajdute pararendëse,” përfundoi Hasimja. /Marrë nga Reporter.al

  • “Shteti nuk funksionon”, Bushati ‘shpërthen’ në akuza: Qeveria e Ramës ka lejuar zyrtarët të vjedhin lirshëm

    “Shteti nuk funksionon”, Bushati ‘shpërthen’ në akuza: Qeveria e Ramës ka lejuar zyrtarët të vjedhin lirshëm

    Pastrimi i parave gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga aktivitetet e paligjshme me rritjen më të madhe, së bashku me kanabisin dhe trafikun e drogave.
    Pikërisht këto shqetësime u diskutuan në një studio televiziv, ku e ftuar ishte dhe juristja, ekspertja për çështjet juridike, Endira Bushati.Gjatë analizës së saj, Bushati u shpreh se, qeveria e Ramës është e kalbur në korrupsion.
    ‘Kushtetuta jonë thotë që jemi republikë parlamentare, sistem demokratik etj. Ne nuk mund ti kërkojmë llogari, as nuk mund të lavdërojmë, kushdo që e kërkon këtë që, shiko SPAK dhe GJKKO po arreston njerëzit e Edi Ramës.
    Jo, ne duhet ti kërkojmë llogari Ramës se, si 12 vite në pushtet it del i kalbur në korrupsion nga njerëzit që emëron ti.
    Ti si kryeministër përgjegjësinë politike, nuk e njeh fare, por kjo tregon edhe se nuk të funksionon asnjë strukturë ligjzbatuese, pa kaluar tek sistemi i drejtësisë.
    Administrata vetë funksionin si një strukturë hierarkike, ku më i vogli i jep llogari më të madhit.
    Leje SPAK-un dhe gjykatën mënjanë, po ti çfarë ke bërë? Ti si kryeministër pse nuk i ke kontrolluar. Kjo tregon se asnjë agjenci ligjzbatuese që është nën varësinë tënde, do të kishte raportuar. Pra nuk ka bërë fare shtet.
    Se po të ishim këtu, nuk do të kishim atë pulën me salmonelë, po të kishim shtet, nuk do të kishte ndodhur gjë, nuk do kishim rastin e Onkologjikut, shkollat siç janë etj.
    Pra këtu po flasim, se këtu qeveriset në mënyrë episodike, që këtu të gjithë zyrtarët e lartë kanë një leje për të vjedhur, por me parimin se, po vodhe shumë edhe të lëshoj, ose kur të më duhesh mua, të lëshoj se kështu vazhdon pushteti ynë’, tha ndër të tjera ekspertja Endira Bushati.