Tag: bushati

  • “E dyshimtë”/ Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve

    “E dyshimtë”/ Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve

    Analisti Andi Bushati ka hedhur dyshime të forta mbi mënyrën se si SPAK ka vepruar në lidhje me akuzat për ndërhyrje kriminale në zgjedhjet në Durrës dhe Shkodër.
    Duke komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili i ndau çështjet kriminale nga ato zgjedhore, Bushati ngriti pyetjen thelbësore: A është drejtësia duke mbuluar politikën?
    Më tej ai vuri në dukje faktin se opozita dhe gazetarë të pavarur kanë denoncuar prej kohësh lidhjet mes bandës së Troplinëve dhe kandidatëve të PS në Durrës.
    Madje, Bushati shtroi pikëpyetje serioze mbi vonesat në arrestime, arratisjen e personazhit kryesor të grupit dhe mungesën e transparencës në veprimet e gjyqtares Irena Gjoka.
    “Shefi i SPAK, zoti Dumani, formalisht ka të drejtë që thotë kjo është një çështje kriminaliteti dhe zgjedhjet janë një gjë tjetër. Pra, ka njerëz sa të duash që këtë e marrin të mirëqenë dhe këtu mbyllin sytë dhe veshët. Unë mendoj se ne si gazetarë të përpiqemi të shkojmë më tej dhe të ngremë disa pikëpyetje.
    Ju thatë që opozita e ka denoncuar bandën e Troplinëve si vjedhëse të zgjedhjeve në Durrës në favor të Partisë Socialiste. Edhe reporterë të ndryshëm, shpesh nga ata që i kanë ndjekur në terren në Durrës, kanë thënë që dy kandidatë të listës së PS sponsorizohen nga banda e Troplinëve, etj, etj. Tani, ne jemi shurdhur për një vit e gjysmë, që nga janari i vitit të kaluar ka thënë zoti Dumai që do bëjë një Task-Forcë që nuk do të lejojë vjedhjen e votës. Kjo ishte një ‘ofshetë’ publike që ata po vidhnin vota. SPAK-u, mesa del tani, këta i paska patur nën vëzhgim, edhe prej pesë muajve të fundit. Si ka mundësi që nuk doli një fakt i vetëm që të lidhte vjedhjen e votës me bandën e Troplinëve. A duhet ngritur një pikëpyetje dhe një hije dyshimi këtu?
    Tjetra… Si ka mundësi që njeriu kryesor i kësaj bande arrin të largohet. E treta… Pse kur procedura e arrestimeve ka filluar që në shkurt , e mban pas shkurtit që kur dha verdiktin Gjykata e Puglia-s, rri dosja nga një muaj e ca në SPAK. Pastaj një muaj e gjysmë, gjyqtarja Irena Gjoka, e njëjta gjyqtare që nuk ka nguruar që kur i ka çuar SPAK-u të firmosë masë arresti brenda dite, e vonon dhe ajo një muaj e gjysmë. Dhe zgjedhjet kalojnë, kalon një muaj e gjysmë, rezultatet e Durrësit dihen dhe pastaj kjo bandë goditet.
    A kemi të bëjmë këtu me pikëpyetje? A kemi të bëjmë këtu me dyshime?
    E kur kemi të bëjmë pastaj, që edhe në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, e njëjta procedurë u zgjodh me goditjen e Bajrave në Shkodër, që u liruan para zgjedhjeve, iu pushua çështja, u la që siç e pamë edhe me pamje të terrorizonin gjithë Shkodrën për zgjedhje dhe SPAK bëri sikur e goditi“, tha Bushati

  • E quajti buallicë, Sara Mila i kthehet Bushatit: Një bullizues i frustuar që intimidon vajzat që i hyjnë politikës

    E quajti buallicë, Sara Mila i kthehet Bushatit: Një bullizues i frustuar që intimidon vajzat që i hyjnë politikës

    Sara Mila është një nga suprizat e zgjedhjeve të 11 Majit. Kandidatja 29-vjeçare e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, rezultoi më e votuara mes të gjithë socialistëve në listat e hapura. Por është vënë edhe shënjestër e sulmeve, ku mbrëmë analisti Andi Bushati e cilësonte një “një buallicë”.
    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, shpërtheu me fjalor të rëndë ndaj saj. “Sa minuta shpenzuam për Joridën? Ju duket normale të flasim për Joridën dhe të mos flasim për Sara Milan? Këto janë zgjedhjet e vërteta të këtij vendi. Një buallicë mori dyfishin e votave të Joridës në një vend që ka çerekun e votave të Tiranës. Realitet me buallica unë nuk kap dot”, tha ndër të tjera Bushati.

    Sara Mila në një reagim publik, e cilëson Bushatin si dhunues të vajzave që hyjnë në politikë. Ajo shkruan se Bushati në strofullën e tij të përnatshme, ai lëshon helm të përzier me frustrime personale që as ai vetë s’i kupton nga i vijnë. ‘‘Kjo gjuhë urrejtjeje, ky bullizëm mediatik, duhet të marrë fund. Fjalët që shkatërrojnë, nuk mund të quhen më mendim. Ligji duhet t’i ndalojë. Jo vetëm morali. Dhe ligjin, qytetarët na kanë besuar ta bëjmë ne”,-shkruan Sara.
    Postimi i plotë nga Sara Mila
    Pas 10 ditësh ku portale dhe studio televizive kanë hedhur baltë pa kriter mbi mua, familjen dhe gjithçka që përfaqësoj, njëri prej tyre kaloi vijën e kuqe. Ashtu siç e prisja.Jo vijën e baltës së zakonshme, për ato akuza të vjetra të humbësve, unë as që e lodh veten. Por këtë herë ndodhi ajo që i druhesha më shumë: një linçim publik, jo politik, por personal. Si vajzë, si bashkëshorte, si nënë.
    Ky dhunues publik ka emër: Andi Bushati. Në strofullën e tij të përnatshme, ai lëshon helm të përzier me frustrime personale që as ai vetë s’i kupton nga i vijnë. I fsheh pas arrogancës së një pseudointelktuali që kërkon vëmendjen që s’e ka pasur kurrë. Sot, për fat të keq, e fitoi. Kjo sepse preku diçka që është më e madhe se unë: merakun tim për vajzat që guxojnë të hyjnë në politikë.
    Unë e kam pyetur veten dhe e kam siguruar që përkundrejt asaj çka unë jam, s’ka And që më intimidon. Por pyetja më e madhe është: Deri kur duhet të jetë kështu? Edhe sa kohë vajzat duhet të përtypin baltën që hedhin And-at? Edhe sa studio duhet t’i zhveshin nga dinjiteti për t’i bërë “virale” në këtë mënyrë? Edhe sa adoleshente duhet të vrasin veten për shkak të këtij bullizmi të institucionalizuar? Edhe sa ëndrra vajzash duhet të mbyllen në heshtje që të mos bëhen objekt krahasimi, vlerësimi, talljeje, turpi? Unë e kam zgjedhur pse jam në politikë: Jo për t’u marrë me And-at. Por për t’i dhënë fund And-ave. Për vajzat që sot më ndjekin dhe e di që jeni shumë, dua t’ju them:
    Mos lejoni asnjë Andi t’ju fikë shkëlqimin. Asnjë të ulë ritmin. Asnjë të bëjë të ndiheni më pak se ç’jeni. Asnjë të guxojë t’ju trajtojë si trup, si objekt, si pako krahasimi. Për vajzat me të cilat nesër do ndaj Parlamentin majtas apo djathtas e kam një thirrje: Kjo gjuhë urrejtjeje, ky bullizëm mediatik, duhet të marrë fund. Fjalët që shkatërrojnë, nuk mund të quhen më mendim. Ligji duhet t’i ndalojë. Jo vetëm morali. Dhe ligjin, qytetarët na kanë besuar ta bëjmë ne.
    Për vajzën time: Kur të rritesh dhe të lexosh këto gjurmë të helmit që mbeten në internet, dua ta dish: Mami s’heshti. Mami nuk u tremb. Dhe nuk u përkul. Kur të vijë koha jote, di që And-at të jenë vetëm hije të së shkuarës: njerëz pa ndikim, pa ideal, pa busull. Unë jam vajzë, jam 29 vjeç, dhe jam në politikë për të dëshmuar që lufta për dinjitet bëhet me dinjitet. Dhe meqënëse si burrë nuk zgjidhi njeri gjë, këtë punë do ta bëj si grua. Dhe ju e dini ç’bëhet po iu fut një grua një pune. Dhe ti And e di mirë prandaj ke frikë nga “buallica”.

  • VIDEO/  Debati – Bushati shpërfytyron Preç Zogajn: Ti mbron bandat, zgjedhjet u vodhën

    VIDEO/ Debati – Bushati shpërfytyron Preç Zogajn: Ti mbron bandat, zgjedhjet u vodhën

    Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e konsideroi procesin zgjedhor si “votime” dhe jo zgjedhje. Ai tha se zgjedhjet u ndikuan nga krimi i organizuar dhe nuk kanë përmbushur asnjë standard për t’u konsideruar të lira. 

    “Nëse flasim për këto votime shkërdhatë, pa folur për Troplinët, Suel Çelën dhe Bajrat, atëherë nuk themi të vërtetën”, deklaroi analisti. 

    Bushati tha se zgjedhjet u certifikuan nga SPAK, me atë të task forcës që u ndërtua, ndërkohë që e quajti këtë institucion “bandë”. 

    Ndërkohë gjatë bisedës ai pati një debat të ashpër me shkrimtarin Preç Zogaj që ishte aty siç duket të mbronte këtë masakër elektorale. Bushati tha se shqiptarët, një mut kanë votuar dhe ty, i tha ai Zogajt, të të vijë turp që i mbron.

    Debati:

    Bushati: Akuzohen nga opozita që kanë vjedhë zgjedhjet. Dhe këta njerëz të njëjtët…

    Zogaj: Në burg…

    Bushati: Po, por pasi vodhën zgjedhjet. Se edhe Çyrbja shkoi në burg por pasi shkoi si njeriu i bandave në listën e PS dhe deputet i PS. Në qoftë se dy banditë në Elbasan të caktojnë atë gocën që të vendosë gjithë lejet e ndërtimit të Shqipërisë…

    Zogaj: Këtë të bandave mbaje për vete, mund ta fusësh në xhep ti. Nuk kam ndejtë kurrë më banda, kurrë në jetën time.

    Bushati: Aq me keq që po i mbron sot. Në qoftë se i mbron sot aq me keq.

    Zogaj: Po mbroj votuesit që kanë ushtruar të drejtën e  votës

    Bushati: Kanë ushtruar një mut Preç, se nuk i kanë lënë. Nuk i kanë lënë votuesit. Sepse intelektualisht duhet të të vijë ty turp kur shef raste të tëra që njerëzve ju jepen lekë dhe ju merret vota dhe nuk ndërhyn SPAK, nuk ndërhyn policia, gjykata. Atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht në rastin me të mirë.

    Zogaj: Të dëgjoj unë fiksin si puna jote…

    Bushati : Këto janë fakte….

    Zogaj : Banda, banda….ti po ofendon

    Bushati: Këtu ka pallavër….

  • “Mos ke qenë në shtrat me bandat dhe nuk i ke parë? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    “Mos ke qenë në shtrat me bandat dhe nuk i ke parë? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve.
    Bushati tha se zgjedhjet nuk plotësojnë asnjë standard dhe se ato janë diktuar nga krimi i organizuar.

    Debati:
    Andi Bushati: Palaçot e SPAK kanë qenë duke i përgjuar Troplinët. Opozita thoshte që ata po vjedhin vota dhe asgjë… Suel Çela blinte vota dhe galloftët e SPAK nuk panë gjë. Këtu idiotët e dobishëm të regjimit thonë zgjedhje kishte por ka pak faj Saliu. Këtu është bërë masakër. Po të doni, merrni vende pune dhe ndani lek, por të thuash që pati zgjedhje, këtë legenllëk nuk e pranoj dot më.
    Nëse ti Preç ke qenë në shtrat me bandat, mund të mos i kesh parë, por bandat këtu janë sheshit. E lexove ti dosjen e Troplinëve? Njerëz që sjellin paratë e krimit në Shqipëri, marrin leje nga Rama, akuzohen nga opozita që po vjedh zgjedhjet. Të njëjtët…. Edhe Çyrbja vajti në burg, por pasi vajti si njeriu i bandave në listën e PS. Nëse dy banditë në Elbasan caktojnë atë gocën, që të vendosë lejet e ndërtimit….
    Preç Zogaj: Atë të bandave mbaje për vete, nuk kam ndejtur kurrë në jetën time.
    Andi Bushati: Aq më keq që i mbron sot.
    Preç Zogaj: Kanë ushtruar…
    Andi Bushati: Kanë ushtruar një mut. Intelektualisht duhet të të vijë ty turp, kur sheh…
    Preç Zogaj: Nuk jam ekstremist.
    Andi Bushati: Kur sheh raste të tëra ku njerëzve ju jepen lek dhe u merret vota, dhe nuk ndërhyn SPAK dhe policia, atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht.
    Preç Zogaj: Unë kam denoncuar me emra, por të dëgjoj fiction si puna jote. Nuk ke fakte.
    Andi Bushati: Po flas me fakte.
    Preç Zogaj: Ti ofendon një milionë e 600 mijë njerëz.

  • “Ke qenë në shtrat me bandat ti? Turp të kesh!”/ Plas sherri mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    “Ke qenë në shtrat me bandat ti? Turp të kesh!”/ Plas sherri mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve.
    Bushati tha se zgjedhjet nuk plotësojnë asnjë standard dhe se ato janë diktuar nga krimi i organizuar.
    Debati:
    Andi Bushati: Palaçot e SPAK kanë qenë duke i përgjuar Troplinë. Opozita thoshte që ata po vjedhin vota dhe asgjë… Suel Çela blinte vota dhe galloftët e SPAK nuk panë gjë. Këtu idiotët e dobishëm të rgjimit thonë zgjedhje kishte por ka pak faj Saliu. Këtu është bërë masakër. Po të doni, merrni vende pune dhe ndani lek, por të thuash që pati zgjedhje, këtë legenllëk nuk e pranoj dot më.Nëse ti Preç ke qenë në shtrat me bandat, mund të mos i kesh parë, por bandat këtu janë sheshit. E lexove ti dosjen e Troplinëve? Njerëz që sjellin paratë e krimit në Shqipëri, marrin leje nga Rama, akuzohen nga opozita që po vjedh zgjedhjet. Të njëjtët…. Edhe Çyrbja vajti në burg, por pasi vajti si njeriu bandave në listën e PS. Nëse dy banditë në Elbasan caktojnë atë gocën, që të vendosë lejet e ndërtimit….
    Preç Zogaj: Atë të bandave mbaje për vete, nuk kam ndejtur kurrë në jetën time.
    Andi Bushati: Aq më keq që i mbron sot.
    Preç Zogaj: Kanë ushtruar…
    Andi Bushati: Kanë ushtruar një mut. Intelektualisht duhet të të vijë ty turp, kur sheh…
    Preç Zogaj: Nuk jam ekstremist.
    Andi Bushati: Kur sheh raste të tëra ku njerëzve ju jepen lek dhe u merret vota, dhe nuk ndërhyn SPAK dhe policia, atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht.
    Preç Zogaj: Unë kam denoncuar me emra, por të dëgjoj fiction si puna jote. Nuk ke fakte.
    Andi Bushati: Po flas me fakte.
    Preç Zogaj: Ti ofendon një milionë e 600 mijë njerëz.

  • “Putinizëm shqiptar”, Bushati ‘shpërthen’ ashpër: Sa më shumë vjedh Rama, aq më shumë e do populli

    “Putinizëm shqiptar”, Bushati ‘shpërthen’ ashpër: Sa më shumë vjedh Rama, aq më shumë e do populli

    Një veprim autokrati” Kështu e ka konsideruar analisti Andi Bushati veprimin e Edi Ramës, i cili i ndaloi kandidatët e tij të merrnin nga KQZ pamjet e numërimit të votave, pas dyshimeve për tjetërsim të tyre.

    I ftuar në një studio televziive, Bushati tha se nga mesazhi i Ramës kuptohej se ai nuk kishte hallin e votave dhe të demokracisë, por se i prishej imazhi nga mediat. Sipas Bushatit, Rama ka një projekt shumë më të keq dhe më të dëmshëm dhe me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë.
    Sa i përket debatit, nëse a duhet të largohet Sali Berisha nga drejtimi i PD-së apo jo, Bushati tha se kjo po nxitet nga propaganda e Edi Ramës. Ai shtoi se impakti i Berishës sot në jetët tona është zero, pasi me aq deputetë nuk ka fuqi as të ndalojë ndonjë ligj në Kuvend, dhe sipas tij, mediat duhet të merren me pushtetin.
    “Është veprim tipik prej autokrati, iu thotë të vetëve me përbuzje kush jeni ju që doni të shikoni që sa vota keni marrë. Po të shihni gjuhën e Ramës, ishte kjo, do i hidhni material qenërisë dhe në qasje Rama kishte hallin e mediave. Vota dhe demokracia nuk i vlejnë para imazhit. Ironike dhe e bukura është kjo që njeriu që i futi njerëzit në grevë urie me moton hap kutitë ose largohu, iu thotë të vetëve bëhuni rojtarë të kutive të mbyllura. Edi Rama ka një projekt shumë më të keq dhe më të dëmshëm dhe me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë dhe i bën të pamundura zgjedhjet, por do votime. Këtu në 11 maj ndodhën votime, ka 100 mijë raste, boll të kapësh ngjarjet e sotme të SPAK që nuk kishte njeri që se dinte se Troplinët po bënin kërdinë në Durrës dhe kuptohet qartë lidhja mes pushtetit dhe organeve ligjzbatuese dhe SPAK i la të vepronin nën zgjedhje dhe i arrestoi pas zgjedhjeve.
    Çdo mendje normale duhet të bëjë paqe me faktin se këtu nuk ka më zgjedhje. Në optikën time siç e kuptoj unë politikën Berisha nuk duhet të ikë sot, por të ikte që në 1997. Ti dështon njëherë dhe nuk ke arsye pse të rrish. Por kjo nuk domethënë se do e vëmë theksin a duhet të ikë Berisha apo jo. Kjo po nxitet nga propaganda e Ramës. Në debatet në studio televizive, 90% e zë fakti a do ikë Berisha dhe çdo ndodhë me PD-në po nuk iku Berisha. Po të shohësh sot impakti i Berishës dhe PD mbi jetët tona, është thuajse zero. Nuk ka mundësi as të pengojë ndonjë ligj në parlament me aq sa ka. Po flasim mbi një njeri që nuk ka fuqi mbi jetën tonë dhe nuk bëjmë debat mbi një parti dhe forcë që ka pushtet absolut mbi ne.

    Mos vallë po shkojmë drejt putinizmit. Padyshim që Berisha është një nga shtyllat e këtij sistemi që nga 1992. Reforma në drejtësi nuk bëhej pa PD dhe Berishën. Në çdo gjë ky sistem mban vulën dhe firmën e Berishës. Ne kemi kaluar nga një oligarki pluraliste, në një oligarki autoritariste. Kjo oligarki autoritariste e ka nxjerrë Berishën jashtë sistemit. Sistemi e ka nxjerrë jashtë Berishën. Duke u ndërgjegjësuar se sistemi e ka nxjerrë jashtë dhe dalë si anti-sistem që godet reformën në drejtësi, mediat e sistemit, kjo do ishte më e shëndetshme për PD-në që në ADN-në e vetë ka ndeshjen me diktaturën.” – tha Andi Bushati.
     
     

  • ‘Një paçavure…’/ Bushati: Humbësi i madh i zgjedhjeve janë palaçot e SPAK

    ‘Një paçavure…’/ Bushati: Humbësi i madh i zgjedhjeve janë palaçot e SPAK

    Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, deklaroi se opozita nuk është humbësja e vërtetë në këto zgjedhje por sipas tij, humbësi më i madh janë “palaçot e SPAK”, të cilët, siç theksoi, kanë treguar se SPAK-u është një paçavure.

    Bushati nuk beson që dikush do të thotë ende se SPAK-u do të bëjë ndryshime apo do të kërcënojë kryeministrin Edi Rama, pasi task-forcat dhe “budalliqet” që u ngritën kanë treguar gjithçka.

    Ai shtoi se çdo shqiptar duhet të pyesë veten se duke qënë se Rama ka krijuar një diktaturë dhe ka kapur institucionet, është e domosdoshme që të gjithë së bashku të kundërshtojnë këtë situatë.

    Bushati:

    Këtu nuk ka humbur opozita, humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve janë këto palaçot e SPAK.

    S’e besoj që këtej e tutje e mori vesh çdo njeri që SPAK është një pacavure, s’besoj që më njeri të thotë tani: “Ore, ka një SPAK këtu që do bëjë naming, do i tundë dhëmbët Edi Ramës.”

    Këto task-forcat, këto budalliqet që u ngritën i treguan të gjitha.

    Pyetja që duhet të bëjë çdo shqiptar është: Ka bërë diktaturë Rama? Po, ka bërë. Ka kapur çdo institucion? Po, e ka kapur.

    Atëherë ç’duhet të bëjmë ne të gjithë së bashku për t’iu kundërvënë kësaj?

  • Integrimi në BE/ Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

    Integrimi në BE/ Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

    Juristja, Endlira Bushati, në një intervistë në Syri TV me moderatore Armela Ferko, theksoi se Edi Rama gënjen kur thotë që Shqipëria do të hyjë në BE në vitin 2030, pasi sipas saj, ai nuk ka hapur ende kapitullin e parë.

    Ajo tha se korrupsioni në vend dhe krimi zgjedhor i 11 majit, e pengojnë qeverinë Rama që të hapë këtë kapitull.

     “Këto janë në vazhdën e gjasës së vetme që di të bëjë Rama, që është shoë. E gjithë media sot me vullnet ose pavullnet, e blerë ose e pabërë. Transmetonte një paradë sikur të ishte dhënia e çmimeve OSCAR, që është vërtet e panevojshme. Pra kush kupton nga politika, nga BE, nga politika e brendshme dhe të jashtme. Ai aktivitet shumë mirë që bëhet në Shqipëri, por ngjyrat që i jep Rama patjetër që janë në funksion, është një ‘one-man shoë’, dhe sidomos 5 ditë pas zgjedhjeve të cilat edhe në raportet e ODHIR kanë të vërteta shumë të thella. Pavarësisht që ne e dimë shumë mirë që gjuha e raporteve është pak më e butë me shkeljet, dhe sido që të jetë nuk është asnjëherë brenda të vërtetës siç i njohim ne zgjedhjet që kanë ndodhur brenda republikës, është pikërisht kjo për ta zbutur pak gjuhën që ai mendon se do vijë në raport me rezultatin e zgjedhjeve. BE nuk e ka mendjen tek ne fare, kush e ndjek dhe politikën e jashtme, lufta në Ukrainë, të BE mbrojtja, raporti i mbrojtjes, raporti me një president amerikan të ri, si Trump që ka vënë kufirin me këto. Kështu, në këtë kuptim, të gjithë liderët e BE e shohin si një formë për të zgjidhur hallet e veta me çështjet e caktuara të tyre të brendshme. Kuptohet këtu që Edi Rama tregohet i pakursyer për të plotësuar çfarëdolloj dëshire, për sa kohë ata i thonë që demokracia këtu funksionon, zgjedhjet janë mirë e të tjerë. Nëse ne pranojmë që të jemi magazina ose një depo plehrash në mes të Evropës, t’ia themi shqiptarëve ta kemi të ditur që ne do të kthehemi në një vend ku të gjithë plehrat në kuptimin metaforik vijnë këtu dhe për këtë kemi si kosto pushtetin e Edi Ramës. Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë, dhe shqiptarët ta pranojnë. Por sigurisht që kjo hap një temë tjetër se si do të procedohet në vazhdim, qoftë nga opozita qoftë nga faktorë të tjerë. Kush e njeh mirë procesin e integrimit në BE, janë kapitujt njëri pas tjetrit që hapen dhe mbyllen. Lëre ç’thotë Edi Rama, hapet i katërt, hapet i shteti e të tjera. Nuk ka anëtarësim në BE nëse nuk mbyllet kapitulli i parë, dhe kapitulli i parë e ka bazën tek ndërtimi i sistemit demokratik, korrupsioni dhe zgjedhjet. Çfarë ndodhi me zgjedhjet, me korrupsionin dhe me sistemin e rendit politik në tërësi.” tha Bushati.

  • Andi Bushati: Berisha të dorëhiqet, PD duhet të shpërbëhet!

    Andi Bushati: Berisha të dorëhiqet, PD duhet të shpërbëhet!

    Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se PD duhet të shpërbëhet pas humbjes për herë të tretë, por shtoi se kjo nuk do të ndryshojë gjë në Shqipëri, pasi Edi Rama ka ndërtuar një regjim autokratik, që gjithmonë do t’i kundërvihet me mjete jo demokratike kundërshtarëve të tij, cilëtdo qofshin ata, përfshirë partive të reja.
    “Dorëheqja e Berishës? Kjo s’ka për të ndodhur, por po më pyete, padiskutim duhet të ikë. Shkoj më tej, PD duhet të shpallë shpërbërjen. Nuk ekzistojmë më, dështuam tre herë.
    Por e di ç’do të ndodhë? Do të shohësh të gjithë, Top Channel, SPAK, Klan, do thonë për Arlindin, “Sudja me syze”, do i vijnë prokurorët. Nuk ka rëndësi është apo jo Saliu, këtu nuk lihet alternativë kundër regjimit. Edhe Macron të vijë nuk e mund.
    Partitë e reja duhet të hyjnë për një gjë tjetër, për plan afatgjatë, për moshën që ka Rama… Pavarësisht se nuk ka zgjedhje, regjimet bien një ditë. Nuk do bjerë me zgjedhje por do bjerë një ditë.
    E vetmja e mirë që mund t’i bënte kjo shqiptarëve, ishte të mos linte këtë shumicën e thjeshtë, të mos i jepte dorë Ramës të ndërrojë gjithë këto kodet. Këtë quaj dështim të opozitës.
    Nëse nuk shihni shenjat, që janë të regjimeve autoritare… Jemi në diktaturë, mblidhni mendjen, nuk keni ç’ti bëni”, tha Bushati.

  • EMRI – “Masakra e Dobraçit” në Shkodër, GJKKO nxjerr në “arrest shtëpie” të vetmin të arrestuar…

    EMRI – “Masakra e Dobraçit” në Shkodër, GJKKO nxjerr në “arrest shtëpie” të vetmin të arrestuar…

    Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit, të regjistruar më 30 Tetor të vitit të kaluar në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura BashaBëhet fjalë për shtetasin Gjuljo Vuksani, të cilit i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
    Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erjon Çela.Gjuljo Vuksani ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar me urdhër të prokurores Elida Kaçkini. Ai dyshohet se u ka siguruar autorëve automjetin tip “Range Rover”, i përdorur në atentat dhe që u gjet më pas i djegur tek zona e ish-repartit ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina. Automjeti ishte grabitur në qytetin e Durrësit më 17 Prill të vitit të kaluar.
    Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, ditën e atentatit makina “Range-Rover” ka dalë nga rrugica ku ka shtëpinë Astmer Bilali, (njëri nga hasmit kryesorë të familjes Lici në Shkodër), duke ju vënë nga pas Benz-it, që drejtohej nga Hamza Lici dhe pasagjer ndodhej Arlind Bushati.Dyshohet se shënjestër e atij atentati mafioz ishin 23-vjeçari Hamza Lici dhe 32-vjeçari Arlind Bushati, të cilët ranë pre e breshërisë së kallashnikovit në momentin kur po udhëtonin me një automjet tip “Benz” me targa kroate.
    Lici ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Bushati pas disa orësh në spital.Ndërkohë, mbetën dhe dy viktima aksidentale, çifti Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët po udhëtonin me motor në momentin kur u përplasën nga automjeti me të cilin po udhëtonin dy viktimat e tjera. Flutura Basha ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, teksa bashkëshorti i saj Bashkim Basha mbeti i plagosur rëndë, por dhe ai nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë pas 4 ditësh në spital.
    Çifti Bashkim dhe Flutura Basha lanë pas tre fëmijë, teksa në momentin e atentatit ata po ktheheshin pas pune për në banesën e tyre.Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet si autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër më 15 maj të vitit 2021.Nga hetimet dyshohet se në automjetin me targa kroate të viktimave kanë qenë tre persona.
    Kjo nisur nga fakti se në automjet janë gjetur tre armë zjarri pistoletë, po ashtu dhe gjurmë gjaku në sediljen e pasme, si dhe trupat e viktimave ishin nxjerrë nga makina.Personi i tretë dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht dhe ai vijon të jetë ende në kërkim.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!