Tag: bushati

  • KLP përjashtoi gazetarët nga zgjedhja e Kreut të SPAK, Bushati reagon ashpër: Republikë bananesh jo prokurorësh

    KLP përjashtoi gazetarët nga zgjedhja e Kreut të SPAK, Bushati reagon ashpër: Republikë bananesh jo prokurorësh

    Analisti Andi Bushati ka reaguar pas njoftimit zyrtar të KLP-së, e cila lajmëroi se gazetarët nuk do të jenë të pranishëm gjatë procedurës së votimit për Kreun e ri të SPAK. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së lartë përfaqësuesëve të ambasadave.
    Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Bushati shkruan se sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Analisti u shpreh se vendet e gazetarëve do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë.
    “Republikë bananesh, jo prokurorësh,. KLP-ja, që voton nesër kreun e ri të SPAK, ka njoftuar gazetarët të mos jenë nesër në sallë, pasi vendet e tyre do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë. Pra, sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Gazetarët u udhëzuan ta shohin përmes ekranit të RTSh.” shkruan Bushati.

  • SPAK publikon fotot e dy të arrestuarve: Marvin Bushati dhe Agim Nina

    SPAK publikon fotot e dy të arrestuarve: Marvin Bushati dhe Agim Nina

    Personat që shikoni në foton e mësipërme janë, Marvin Bushati dhe Agim Nina dy prej anëtarëve të grupit kriminal, të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK.
    Sipas informacioneve, Bushati dhe Nina, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit bisedonin përmes aplikacionit “SKY ECC”, ku janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.
    Sipas raportimeve, bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës. Dhe e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.
    Emrat e personave të arrestuar:
    1-Marvin Genci Bushati
    2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
    3-Sokol Myslym Qaja
    4-Gazmir Xhemali Rraja
    5-Perparim Kadri Rraja
    6-Rexhep Xhelal Rraja.
    Në kërkim janë:
    1. Ervis Shuli
    2. Bujar Sefa
    3. Hajdar Sefa
    4. Vildan Baroku
    Masa e sigurisë iu komunikua në qeli:
    1. Islam Sefës
    2. Aldo Gjinit
    3. Jani Çavos.

  • Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri

    Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri

    Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka bërë bashkë katër ish-amabsador amerikan që kanë shërbyer në vendin tonë ndër vite.
    Bushati shfaqet në këtë foto me Yuri Kim, Alexandër Arviuz, Marsi Ris dhe Mariza Lino. Diplomatë që  në kohë të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre jo vetëm në përcjelljen e politikave mes dy vendeve, por edhe duke luajtur një rol konstruktiv edhe në jetën politike të Shqipërisë.
    Marisa Lino Ka shërbyer në vendin tonë në vtitet të vështira për vendin tonë, ajo e mori detyrën në vitin 1996 dhe e përfundoi në vitin 1999.
    Marsi Ris, ka mbajtur detyrën e ambasadore në Shqipëri gjatë viteve 2004-2007.
    Alexander Arvziu, u emërua ambasador në vendin tonë nga viti 2010 deri në vitin 2014. Arvziu ka luajtur një rol të rëndësishëm në tensionet politike që përfshinë vendin tonë gjatë këtyre viteve.
    Yuri Kim mori detyrën si ambasadore në Shqipëri në vitin 2019 deri në vitin 2023. Edhe Kim ka shërbyer në vendin tonë në një klimë jo të mirë politike, ndërsa shpesh ka qenë dhe në qendër të akuzave të PD.

  • Analisti reagon “prerazi”: Më mirë të na e kapë SPAK-un Edi Rama, sesa amerikanët…

    Analisti reagon “prerazi”: Më mirë të na e kapë SPAK-un Edi Rama, sesa amerikanët…

    Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ndërhyjen e amerikanëve në SPAK. Bushati tha se është më mirë që SPAK-un ta kapë Edi Rama sesa amerikanët.  
    “Ky prokurori që u bë trim pas takimit me amerikanin (Prençi), është njëri që mban 5 vjet inceneratorin. Pra këta zbatojnë ligjin apo kur i shtrëngon nga poshtë ndonjë amerikan? Një njeri që është kaq trim me Ballukun dhe kaq frikacak me inceneratorin? Këtu kushdo të zgjidhet, ata që dinë të të shtrënjgojnë ku duhet, të shtrëngojnë dhe lirojnë, por kjo nuk është drejtësi. 
    SPAK-un më mirë ta kapë Rama dhe një ditë ta rregullojmë vetë, sesa me deus ex machina që të zvarritemi 30 vjet me modele të gatshme. 
    Ky mandate i SPAK ka qenë dështim kolosal që ka rritur zgjedhjen dhe ka shkatërruar demokracinë”, tha ndër të tjera Bushati. 

  • Bushati bën deklaratën e fortë: Më mirë të na e kapë SPAK-un Edi Rama, sesa amerikanët…

    Bushati bën deklaratën e fortë: Më mirë të na e kapë SPAK-un Edi Rama, sesa amerikanët…

    Analisti Andi Bushati,  ka folur për ndërhyjen e amerikanëve në SPAK. Bushati tha se është më mirë që SPAK-un ta kapë Edi Rama sesa amerikanët.
    “Ky prokurori që u bë trim pas takimit me amerikanin (Prençi), është njëri që mban 5 vjet inceneratorin. Pra këta zbatojnë ligjin apo kur i shtrëngon nga poshtë ndonjë amerikan? Një njeri që është kaq trim me Ballukun dhe kaq frikacak me inceneratorin? Këtu kushdo të zgjidhet, ata që dinë të të shtrënjgojnë ku duhet, të shtrëngojnë dhe lirojnë, por kjo nuk është drejtësi.
    SPAK-un më mirë ta kapë Rama dhe një ditë ta rregullojmë vetë, sesa me deus ex machina që të zvarritemi 30 vjet me modele të gatshme.
    Ky mandate i SPAK ka qenë dështim kolosal që ka rritur zgjedhjen dhe ka shkatërruar demokracinë”, tha ndër të tjera Bushati.

  • “Jepi gaz me Ballukun…”/ Bushati tregon takimin e diplomatit amerikan me prokurorin Prençi

    “Jepi gaz me Ballukun…”/ Bushati tregon takimin e diplomatit amerikan me prokurorin Prençi

    Andi Bushati, ka folur për marrjen e Belinda Ballukut të pandehur nga SPAK.
    Bushati tha se prokurori Dritan Prençi, është takuar me zv.ndihmës sekretarin e shtetit, pak ditë para marrjes së Ballukut si të pandehur, takim të cilin e quajti skandaloz dhe një presion ndaj drejtësisë. Bushati tha se edhe pse Balluku meriton të hetohet, kjo nuk duhet të ndodhë me urdhër të diplomatëve të huaj, ndërkohë që tha se mënyra si veprohet në Shqipëri, tregon se jemi “republikë bananesh”.
    “Legjenda është që ky prokurori Prençi është trimëruar nga takimi me atë amerikanin në SPAK, pra jepi gaz me Ballukun… Ne nuk do të vizatojmë amerikanët që njohim nga filmat apo në ëndrrat tona për amerikanët e mirë. Ai thotë kjo është dosja, këto janë faktet dhe provat pse nuk e ke marrë? Unë këtë e quaj shumë keq.
    Bën keq edhe kur vepron në interesin tim. Mendoj se Balluku duhet hetuar dhe marrë e pandehur, por nëse për të marrë Ballukun të pandehur, ose Veliajn, duhet të vijë një kaubojs përtej oqeani dhe këto institucione dhe refoma në drejtësi ka nevojë për kamxhik amerikan pas bythëve për të lëvizur, jemi në republikë bananesh… Ata që të bëjnë këtë, mund të bëjën çdo gjë më pas. zv. sekretari i shtetit ishte aty tre ditë para se të merrej Balluku e pandehur? Pse duhej kjo, që të takojë një prokuror, i cili tre ditë më pas, shpall të pandehur numrin dy të qeverisë? Nëse do të pranojmë këtë standard… Që e ka takuar… C’punë ka një diplomat të takoj një prokuror?”, tha Bushati.

  • Bushati: Mund të vijë dita të themi ishalla forcohet Rama për t’i rezistuar amerikanëve…

    Bushati: Mund të vijë dita të themi ishalla forcohet Rama për t’i rezistuar amerikanëve…

    Andi Bushati, ka folur për disa shenja që tregojnë se ka një thyerje mes Ramës dhe administratës aktuale në SHBA.
    Bushati tha se opozita nuk duhet të gëzohet nga kjo, pasi amerikanët nuk do ti “dhurojnë” pushtetin, ndërsa deklaroi se një goditje e mundshme e Ramës, për qëllime biznesi dhe jo parimore si demokracia, do të ishte më e dëmshme për vendin tonë.
    “SPAK mund të jetë mashë amerikane, edhe mund të bie dakord, por është mashë amerikane për të rregulluar demokracinë në Shqipëri, apo për të zgjidhur problemet e familjes Turmp, siç është përdorur në të gjithë botën presioni i kësaj administrate?
    E para, politikisht a ka ndërruar raportet e SHBA-ve me regjimin e Ramës pas ndërrimit të pushtetit në Amerikë? Kjo është evidente. Jemi nga qëndrimi i administratës Biden, që tha Sekretari Shtetit sa të lumtur jeni që keni lider si Rama, në një administratë, që bëhen zgjedhje dhe Ramën nuk e uron, në një administratë që të uron për pavarësinë dhe për themelimin e Shqipërisë, të kujton kartelet e drogës dhe grupet kriminale. Edhe sot, pyeteshin për Ballukun por thoshin grupet kriminale.
    Pra, që ka një thyerje ka, që duket. Problemi është, kjo thyerje, po të shohësh opozitën e ka ngritur në qiell. Kujtojnë se do të shkojë një emisar në PD dhe do të thotë do t’ju bëjmë dhuratë heqjen e Ramës. Intrumenti që kanë në duar është SPAK. Duke dalë përtej Shqipërisë, kujtojmë ne apo na është dhënë shenja, që administrate e kaubojsëve të Trump, është promovuese e demokracisë edhe në vendet aleate? Vërtetë po e duartrokasin për paqe në Palestinë, por nuk e di a është fshirë ai plani për ta bërë Gazën rivierë për kulla.
    Pra, ku jam kundër këtij entuziasmi të PD? Mos ndoshta ky presion ndaj Ramës, nuk është në të mirë të shqiptarëve? Nuk është në të mirë të demokracisë? Por po i bëjnë presion për ti thënë na ke dhënë shumë pak me Sazanin… Kjo është logjika e kësaj administrate kaubojse. Ka ardhur një administratë që do të shfrytëzojë botën për të pasuaruar familjen Trump, administratën Trump, biznesmenët që çon për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës. Pra kemi evidencë që nuk ka më përkrahje për Ramën. Frika ime e pavërtetuar, është se mos ky presion apo shatanzh ndaj Ramës, nuk është në të mirë të demokracisë shqiptare, por për të rrëmbyer më shumë ndaj një Rame të korruptuar, të dobët dhe kollaj të shantazhueshëm. E njëjta gjë po ndodh me Vuçiç.
    Ndoshta mund të vijë dita të themi ishalla forcohet Rama për ti rezistuar amerikanëve…”, tha Bushati.

  • “Hajde kënaqemi që e hëngri Belinda, po nuk është ky parimi…”/ Debat mes analistëve për ndërhyrjen e amerikanëve në SPAK

    “Hajde kënaqemi që e hëngri Belinda, po nuk është ky parimi…”/ Debat mes analistëve për ndërhyrjen e amerikanëve në SPAK

    Analistët Preç Zogaj, Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri debatuan për hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Andi Bushati u shpreh i skandalizuar nga ajo që deklaroi se prokurori i dosjes Balluku e mori të pandehur zv/kryeministren tre ditë pasi e takoi zv/ndihmës sekretari i Shtetit dhe se kjo është shumë e rëndë për një vend të pavarur. Por Mërtiri dhe Zogaj e kundërshtuan, duke vlerësuar ndihmën amerikane për reformën në drejtësi.
     Debati
    Zogaj: Nuk ka më deklarata, ka diskrecion. SHBA nuk i mban dorën SPAK, por jep inkurajim dhe frut janë goditjet ndaj krimit. Dhe nëse nga ardhja e republikanëve është shtuar lufta kundër krimit, kjo është pozitive.
    Bushati: Jo domosdoshmërisht.
    Zogaj: I lëmë këto interesat lart e poshtë.
    Bushati: Këtu si gazetar, unë s’i kam të konfirmuar se nuk kam qenë aty, por nga deputetë të PD-së që kanë qenë brenda. Legjenda urbane thotë se prokurori Prençi është trimëruar  nga vizita e zv.sekretarit amerikan të shtetit: japi gaz me Ballukun!.
    Zogaj: Si jepi gaz? Janë legjenda urbane. S’ka tabu askush. Do të flas gjuhën e…
    Bushati: Ne nuk do të vizatojmë amerikanët sipas filmave. Ai thotë kjo është dosja, pse nuk e ke marrë? Unë Amerikën dhe BE-në, bën keq edhe kur vepron në interesin tim. Unë mendoj se patjetër Balluku duhet hetuar dhe marrë e pandehur. Por nëse merret Balluku dhe Veliaj i pandehur duhet të vijë një kaubojs përtej dhe drejtësia paska nevojë për një kamzhik amerikan bythëve sa herë duhet të lëvizë, atëherë qenkemi një republikë bananesh. Dhe ata që të bëjnë këtë mund të bëjnë çdo gjë. Zv. Sekretari i shtetit është takuar kokë më kokë me prokurorin që mori të pandehurin Belinda Ballukun. Pse duhet që të takojë një prokuror që merr 3 ditë më pas shpall të pandehur zv.kryeministren shqiptare.
    Rakipi: Nëse ndodh kjo, kjo s’ka b… ta mbajë Preç. Nëse ndodh kjo është e tmerrshme.  Pra ti e paske bërë drejtësinë e pavarur dhe vjen dhe hap zjarr ti me automatik për çdo njeri?
    Bushati: Këtë që kanë bërë me Saliun. Po pranuam këtë standard…
    Zogaj: Nëseka ndodh kështu nuk jemi koherent.
    Mërtiri: Ata javë për javë i ke në SPAK.
    Bushati: A shkoi në SPAK? Ç’punë ka një diplomat karriere të takojë prokurorë, kinez rus apo amerikan?
    Mërtiri: Ç’punë ka SHBA që të mbështesë reformën në drejtësi?
    Bushati: Jo për çështje të caktuara, jo prokurorë politikë.
    Mërtiri: Këta që e kanë patur deri tani çfarë nuk kanë bërë.
    Bushati: Ka edhe më. Kush e ka kërcënuar prokurorin, kush i ka shkuar në shtëpi. Këta prokurorët tanë qenkan edhe të përgjuar?
    Zogaj: SHBA e kanë prodhuar këtë për të zgjidhur një problem.
    Bushati: Jo ndërhyrje në dosje konkrete. Ndryshe jemi te ambasada sovjetike.
    Zogaj: Unë them se janë inkurajuar. Janë bërë takime, inkurajohen shpeshherë prokurorët.
    Bushati: Po s’kemi drejtësi pastaj.
    Mërtiri: Po s’kemi patur drejtësi fare.
    Zogaj: E di që ke 30 vetë aty në SPAK?
    Bushati: Nuk dua të keqkuptohem se do të thonë se ka marrë Bushati lekë nga Belinda Balluku. Unë dua të jem koherent. Unë kam qenë kundër kur shpallën Saliun non grata.
    Zogaj: Cilët kaubojs?
    Bushati: Këta që shkonin në SPAK dhe thonin që non grata jonë të bëhet politike bëjani dosjen. Dhe ndërhyrjnë në dosjet konkrete: E duam Ballukun të pandehur. Është shumë mirë që u mor Balluku e pandehur, por një zv.sekretar shteti nuk guxon në një vend me minimum sovraniteti të ndërhyjë për dosje konkrete.

  • ‘Tjetër gjë është parimi dhe tjetër realiteti’, Bushati: Përmbysja e regjimit të Ramës merr me vete edhe PD-në

    ‘Tjetër gjë është parimi dhe tjetër realiteti’, Bushati: Përmbysja e regjimit të Ramës merr me vete edhe PD-në

    Analisti Andi Bushati ka komentuar sot lidhur mbi situatën e brendshme të Partisë Demokratike.
    I ftuar në një studio televizive, Bushati tha se beson se roli i opozitës që të sfidojë mazhorancën me zgjedhje, edhe pse duket si iluzion.
    Bushati u shpreh se është donkisheske ajo çka po ndodh në Shqipëri, pasi përmbysja e qeverisë së Edi Ramës mund të sjellë edhe përmbysjen e PD-së.
    “Kur dëgjova që po bëjnë mbledhje, janë ca njerëz që duan frymë tjetër, e duan PD, thashë o sa mirë. Kur dëgjova sot Berishën, çfarë tha? Kanë axhendë personale, mbushin sallat me socialistë, nuk kanë gjetur momentin e duhur, se jemi me Ramën dhe Ballukun në betejë. Tani tjetër gjë është parimi dhe tjetër realiteti.
    Parimi i tyre, mund të na duket idealist, por është si t’i shkoj time gjyshe në shtëpi, t’i them hiq shaminë dhe dil në bulevard me minifund. Do ajo? Apo do të rrijë me shami në bunker? Në këtë kuptim, ajo që duan të bëjnë këta, më duket donkishoteske, si një fabul e pamundur. Ju thatë iku Preçi me mocionistët, iku në ’97, ajo partia me emër seksual, Partia e Idealeve të Dhjetorit. Pastaj doli Pollo. Kjo parti nuk është demokratike, por berishiste, duke qenë berishiste, çdo tentativë, duke njohur historinë e saj, është mision i pamundur, gati të bën qesharak. Kur dëgjova Berishën thashë, shumë mirë që e bëjnë këtë gjë, por duan të ndihmojnë dikë që nuk ka nevojë për ndihmë. Ai e di si e do partinë e tij që e kontrollon si bunker. A shkon ti të ndihmosh dikë që do të jetojë në bunker? Kjo është pyetja që shtrohet sot, para çdo lëvizje.
    Thua, ore çfarë do të ndodhe në Shqipëri? Nëse ne, themi jemi përballë regjimit, me opozitë të dobët, të pareformueshme, unë besoj se roli i një opozite, është ta sfidojë regjimin me zgjedhje. Këtu me zgjedhje nuk rrëzohet. Është iluzion. Këtu regjimi po u rrëzua, do të rrëzohet me përmbysje. Kur të ndodhë përmbysja nuk do të marrë vetëm Ramën, por edhe Partinë Demokratike, ndoshta edhe ne këtu”,-tha Bushati.

  • Rasti Balluku/ Bushati: Rama shmangu përgjegjësinë politike… SPAK nuk po ndjek më skenarin e vjetër

    Rasti Balluku/ Bushati: Rama shmangu përgjegjësinë politike… SPAK nuk po ndjek më skenarin e vjetër

    Në studion e ‘Task forcë, në Syri TV, juristja Endira Bushati deklaroi se masa e pezullimit të kërkuar fillimisht për Belinda Ballukun ka qenë “tepër e butë”, duke i dhënë, sipas saj, kohë kryeministrit Edi Rama për të ndërhyrë dhe për ta larguar vetë nga detyra.

    Bushati theksoi se Rama nuk e mori këtë hap dhe se, sipas saj, Prokuroria ishte e vetëdijshme se Kuvendi nuk do të jepte autorizim. Sipas Bushatit, mënyra se si po trajtohet rasti Balluku tregon se SPAK ka ndryshuar qasje dhe se kryeministri ka frikë nga masat që mund të pasojnë.

    Endira Bushati: Momentin kur kanë kërkuar masën e pezullimit dhe e kanë vendosur atë, i kanë lënë një kohë, një hapësirë kohore Edi Ramës për ta hequr. Pra, në këndvështrimin tim, masa e kërkuar ndaj Ballukut ka qenë e butë. Po të shohim për shifrën që bëhet fjalë, për abuzimet, për rastet që po i hetohen përditë e më shumë Ballukut, masa e pezullimit nga detyra ka qenë një masë e butë, në kuptimin e masave të të sigurimit. I la një farë kohe për të reflektuar, për të thënë që hiqe. Nuk desh ta hiqte dhe tani bëri këtë veprim. Pse e bëri këtë? Mund t’i bënte kërkesë dhe Kuvendit për autorizim, por me sa duket, edhe vetë organi i Prokurorisë ka qenë i qartë që ai autorizim nuk do jepej.

    Këto fjalitë me, jo po na prishet marrëveshja e linjës ajrore me Kanadanë e këto…Këto janë qesharake, domethënë. Kjo është për t’i thënë publikut që, shiko se çfarë po na bën ne SPAK-u, po na lënë pa qeverisur

    Pyetja këtu është e thjeshtë. Çfarë kërkon Rama? Rama, në vend që të japë njëherë shpjegim në kuptimin e përgjegjësisë politike, ore na thuaj ti si kryeministër para Kuvendit, se është kërkuar një interpelancë dhe u refuzua. Me arsyetimin juridik që çështja është në proces edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ky kryeministër e ndjen një lloj përgjegjësie për t’i thënë, jo, nuk qëndron abuzimi, ose, prit se do ta shoh unë më përpara. Të bëjë një transparencë për akuzën njëherë në aspektin politik, ta lëmë aspektin juridik. Ky nuk merret me këtë. Ky e fut çështjen në hulli procedurale, na bën si, si Montesquieu modern, duke na folur për ndarjen e pushteteve e të tjera e të tjera, dhe për më tepër, ai në vetë ka bërë atë që unë e cilësoj në fakt grusht shteti, kërkesën për interpretim që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

    Çështja, me sa duket, është e qartë. Ai ka frikën se SPAK dhe GJKKO-ja mund nesër të marrë një masë.

    Tani, nga vjen guximi unë kam një ide timen që, deri tani SPAK ka vepruar, që i ka lënë kohë Ramës ta heqë ministrin apo kryetarin e bashkisë apo ku ka qenë zyrtari i radhës, dhe pastaj i ka komunikuar akuzat apo ka nisur procedurën. Këtu është e qartë që me Belinda Ballukun diçka ka ndryshuar, domethënë, ka ndryshuar diçka. Pra nuk, nuk zgjodhi të njëjtën rrugë, që për t’i thënë që hiqe dhe pastaj bëhemi ne.