Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr.4 të Sarandës.
Një burrë ka plagosur me thikë në bark bashkëshorten e tij, Miranda Budini.
Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.
Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
Tag: burri
-

Sarandë, burri plagos me thikë bashkëshorten
-

Burri plagos gruan me thikë në bark
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark. Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
-

EMRI/ E rëndë, burri plagos me thikë gruan në Sarandë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten.
Gruaja e identifikuar si Mairanda Budini, është goditur me thikë në bark nga bashkëshorti i saj, dhe është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit. Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar dhe po kërkohet nga policia. -

Jozi bënë deklaratën shokuese: Kur të hyjë burri në shtëpi, fëmija duhet me u dridh
Një deklaratë e bërë nga Jozi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Gjatë një bisede me Loredanën dhe Gertën, ai shprehu mendimin e tij mbi autoritetin që duhet të ketë një burrë në familje, duke theksuar se kur ai hyn në shtëpi, fëmijët duhet të frikësohen dhe të vrapojnë për të kapur librat.
Deklarata e Jozit:“Ore, i keni harruar gjërat ju moj! Ore, duhet me ardh era burrë. Kur vjen burri në shtëpi, me u dridh shtëpia. Fëmijët me ja fut vrapit, me kap librat. Vetëm gruaja qendron në sallon.”Ndërkohë Loredana shihet duke qeshur nga sikleti.
Kjo deklaratë ka ngjallur debate të shumta mes publikut. Disa e kanë parë si një mentalitet të vjetër dhe patriarkal, ndërsa të tjerë e kanë marrë si një shaka apo një mënyrë për të theksuar disiplinën në familje.