Tag: burrë

  • ”Roskoveci është burrë, por e zbukuroi një grua”, Rama: Shumica mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur

    ”Roskoveci është burrë, por e zbukuroi një grua”, Rama: Shumica mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur

    Kryeministri Edi Rama vizitoi Roskovecin këltë pasdite në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Ai u shpreh me humor, duke thënë se “kam pasur përplasje me disa burra, por ç’të bëj unë që Roskoveci është burrë, ndërsa ajo që e ka formësuar kështu është një grua”.
    Nga ana tjetër Rama u ndal edhe tek sondazhet e fundit që tregojnë Partinë Socialiste si forcën kryesore politike në vend dhe një shumicë qytetarësh që besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Ai kritikoi mënyrën se si analizohen këto sondazhe nga disa aktorë, duke i akuzuar ata për fyerje ndaj qytetarëve, pasi i trajtojnë sikur janë të blerë apo të manipuluar.

    ”Kur erdha në Fier, më thanë sa shumë ka ndryshuar, duke marrë parasysh se si ishte braktisur. Kjo është një përvojë tjetër, nuk kam si ta fsheh. E di që me disa lloje burrash jam futur në konflikte këto kohë. Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë Roskovecin kështu është grua. Se kur ishte burrë në dorë të burrave ju e dini si ishte Roskoveci, copë-copë”, tha Rama.

  • “Këto kohë jam futur në konflikt me disa burra”, Rama: Roskoveci është burrë, por e bëri kështu një grua!

    “Këto kohë jam futur në konflikt me disa burra”, Rama: Roskoveci është burrë, por e bëri kështu një grua!

    Kryeministri Edi Rama vizitoi Roskovecin, ku prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në hyrje të fjalës së tij, ai u shpreh me humor, duke thënë se “kam pasur përplasje me disa burra, por ç’të bëj unë që Roskoveci është burrë, ndërsa ajo që e ka formësuar kështu është një grua”.
    Më tej, Rama u ndal edhe tek sondazhet e fundit që tregojnë Partinë Socialiste si forcën kryesore politike në vend dhe një shumicë qytetarësh që besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.
    Ai kritikoi mënyrën se si analizohen këto sondazhe nga disa aktorë, duke i akuzuar ata për fyerje ndaj qytetarëve, pasi i trajtojnë sikur janë të blerë apo të manipuluar.
    “Kur erdha në Fier, më thanë sa shumë ka ndryshuar, duke marrë parasysh se si ishte braktisur. Kjo është një përvojë tjetër, nuk kam si ta fsheh.
    E di që me disa lloje burrash jam futur në konflikte këto kohë. Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë Roskovecin kështu është grua. Se kur ishte burrë në dorë të burrave ju e dini si ishte Roskoveci, copë-copë”, tha Rama.

  • “Jam futur në konflikte me disa burra këto kohë”, Rama: Roskoveci është burrë i bërë nga një grua

    “Jam futur në konflikte me disa burra këto kohë”, Rama: Roskoveci është burrë i bërë nga një grua

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Roskovec, qarku Fier.

    Ai u shpreh se Roskoveci ka ndryshuar nga “dora” e kryebashkiakes, duke thënë “se kur ishte burrë në dorë të burrave, Roskoveci ishte copë-copë”.
    “Kur erdha në Fier, më thanë sa shumë ka ndryshuar, duke marrë parasysh se si ishte braktisur. Kjo është një përvojë tjetër, nuk kam si ta fsheh.
    E di që me disa lloje burrash jam futur në konflikte këto kohë. Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë Roskovecin kështu është grua. Se kur ishte burrë në dorë të burrave ju e dini si ishte Roskovec, copë-copë”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë”/ Tabaku në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    “Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë”/ Tabaku në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    Jorida Tabaku, kandidatja demokrate për kryeqytetin ishte e ftuar në Samitin Global të Grave dhe foli për gjithë modelin e gruas që ajo është përpjekur të promovojë në politikën shqiptare. Model që i qëndron larg zhurmës dhe dhunës verbale.
    “Kam dashur të jem zëri i grave, jo zhurma e politikës. Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë. Mjafton të jesh grua dhe të lësh shenjë. personalisht besoj në forcën individuale të grave, mbështes idenë që kuotat janë një mjet i domosdoshëm për të hapur rrugën për më shumë përfshirje femërore”, tha ajo.
    Duke ndarë përvojat me shumë gra të zakonshme që ka takuar gjatë fushatës, Tabaku solli në vëmendje historitë e nënave të fëmijëve me autizëm dhe të grave që punojnë fort çdo ditë për të përballuar jetën.
    “Ne duhet të jemi krahu i këtyre grave që luftojnë çdo ditë për dinjitetin e tyre. Kemi një obligim ndaj tyre”, tha Tabaku.
    Edhe pse pranon se sfidat e grave në politik nuk janë të lehta ajo jep mesazhe frymëzuese në fjalën e saj.
    “Realiteti mund të duket si një mal i pakalueshëm, por forca e grave është ajo që çan rrugën përpara. Gratë nuk dorëzohen, kampionet nuk dorëzohen”, tha Tabaku.

  • Minatori i Bulqizës djeg teserën e PS-së: Po të jetë burrë, Rama të vijë këtu…

    Minatori i Bulqizës djeg teserën e PS-së: Po të jetë burrë, Rama të vijë këtu…

    Një socialist me profesionin minator në Bulqizë, ka djegur teserën e Partisë Socialiste gjatë një takimit të kandidatëve të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me minatorët e Matit dhe Bulqizës.
    Video është shpërndarë në rrjetet sociale nga kandidati demokrat Basir Çollaku, teksa gjatë momentit kur minatori djeg teserën, dëgjohen thirrjet “Rama ik” apo “Rama legen”.
    Në fund, minatori ka patur edhe një thirrje për Edi Ramën ku shprehet “po të jetë burrë, le të vijë në Bulqizë ta thotë atë që tha në Dibër”, duke iu referuar termit “çyryk” që kryeministri përdori për burrat.
    “Minatori djeg teserën e Rilindjes, djeg vuajtjen e tij, djeg harresën ndaj tij, e bashkëvuajtësve, në takimin me minatorë të Bulqizës e Matit..” – shkruan Basir Çollaku krahas videos së shpërndarë në rrjetet sociale.

  • Tmerrohen dy të miturit, një burrë zbret nga makina dhe i sulmon me sëpatë

    Tmerrohen dy të miturit, një burrë zbret nga makina dhe i sulmon me sëpatë

    Një grup të miturish kanë përjetuar momente terrori në një rrugë të Larisës teksa një burrë i ka sulmuar me sëpatë ndërsa ishin ulur për rehatin e tyre, pa asnjë lidhje me agresorin.
    Sipas informacioneve të mediave lokale bëhet fjalë për një 16-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë, kur një i panjohur ka zbritur papritur nga një makinë dhe duke marrë një sëpatë nga bagazhi, i ka sulmuar.
    Në fakt, burri me anë të bishtit të sëpatës shkopit ka arritur ta godasë lehtë në gjoks 16-vjeçarin duke e shtyrë.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Berisha: Burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar i kombit shqiptar

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Berisha: Burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar i kombit shqiptar

    Sali Berisha ka nisur fushatën në Pukë me një minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Vatikan në moshën 88-vjeçare.
    Berisha u shpreh se Ati i Shenjtë ishte një burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar të kombit shqiptar.
    Kreu i PD-së u shpreh se mbarë njerëzimi ka humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti.
    Sali Berisha: Nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.
    Krishtërimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit, besimit te Zoti, por edhe të dashurisë e respektit tek njeriu.

  • “Ai është mashkull, jo burrë”, tensione mes Big Bastës dhe Anduelit

    “Ai është mashkull, jo burrë”, tensione mes Big Bastës dhe Anduelit

    Spektakli i Ferma VIP 2 ka nisur me tensione mes fermerëve. Pas marrjes së dënimit nga Agai, Andueli është parë shumë i mërzitur dhe ka shpërthyer ndaj Big Bastës, duke e etiketuar këtë të fundit si frikacak, burracak dhe servil.
    Ndërkohë i menjëherëshëm ishte reagimi i Luanës e cila i bëri të ditur se dënimi erdhi nga Abgati për thyerje rregullash dhe se zbatimi i tyre nuk ka lidhje me servilizmin.
    Ndërsa Big Basta tha se sjellja e Anduelit nuk është aspak e hijshme, ai duhet të jetë shembull për të tjerët.

    Pjesë nga biseda:
    Andueli: Në jetën time nuk kam duruar dot servilat, si Big Basta. Në darkë na thoshte mos thyejmë rregullat, dhe të nesërmen shkon dhe serviloset. Unë bëra vendimin pa e ditur që po thyeja rregullat. Ai është frikacak, flet cepave, është intrigant. Kërcënimet që bën ky këtu shpresoj të jepen. I përmend bukën e gojës. I vjen mirë që mbyllet TikTok. Oër monetin ai është amshkull nuk është burrë.
    Luana: Për pjesën e servilizmit, nëse ti i thua Big Bastës servil se ju bindet rregullave nuk më bën sens.
    Andueli: Jo se në Prime vjen dhe të bën burrë i mirë, dhe mbrapa pastaj të shan. Ai është servil i përgjithshëm.
    Luana: Nuk mendoj se është termi i duhur. Nuk është servilizëm respektimi i rregullave.
    Andueli: Prandaj i them mashkull dhe jo burrë.
    Big Basta: Çdo gjë është e filmuar. Sa i përket këtyre intrigave u kam thënë në sy të dyve, Anduel unë i mbështes artistët e rinj. Ju kam thënë në sy të dyve që ty të fryn në vesh dhe të mban afër vetes. Të gjitha filmimet janë aty te Plevica te Arena. Unë e gjej rastin se kur promovohen në një televizion kombëtar thyrjet e rregullave sidomos nga mosha e Anduelit, ai duhet të jetë shembull dhe jo të flasë në këtë formë denigruese.

  • “Altin Dumani, burrë i ndershëm me integritet”/ Rama për kryeprokurorin e SPAK: S’i kanë lënë rob shpie pa i thënë, ka solidaritetin tim

    “Altin Dumani, burrë i ndershëm me integritet”/ Rama për kryeprokurorin e SPAK: S’i kanë lënë rob shpie pa i thënë, ka solidaritetin tim

    Nga rubrika ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama riktheksoi se SPAK dhe prokurorët kanë mbështetjen e tij.

    Rama tha se ishte Partia Socialiste që ‘ia dha shpatën’ Altin Dumanit që të thirreshin para prokurorisë njerëz me pushtet si kurrë më parë.
    “Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh, e kishe dëgjuar më parë, kishte thirrë ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës.
    Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.
    Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rama për kryeprokurorin e SPAK: Altin Dumani, burrë i ndershëm me integritet

    Rama për kryeprokurorin e SPAK: Altin Dumani, burrë i ndershëm me integritet

    Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe njëherë ditën e sotme se Porkuroria e Posaçme dhe prokurorët kanë mbështetjen e tij.
    Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se ishte Partia Socialiste që “ia dha shpatën” Altin Dumanit që të thirreshin para prokurorisë njerëz me pushtet si kurrë më parë.

    “Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh. E kishe dëgjuar më parë? Kishte thirr ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës.
    Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.
    Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shptëpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë”, u shpreh Rama.