Tag: burrë

  • Të shtëna me armë jashtë ndërtesës së CIA-s në McLean

    Të shtëna me armë jashtë ndërtesës së CIA-s në McLean

    Një person u qëllua me armë zjarri në një ndërtesë të CIA-s në McLean të Virxhinias, rreth orës 4 të mëngjesit të së enjtes.

    Policia e Qarkut Fairfax ndihmoi me kontrollin e trafikut, duke e përshkruar incidentin si “jo-fatal”. Ende nuk ka detaje rreth autorit apo motivit.

    Porta kryesore është aktualisht e mbyllur dhe stafit  i është këshilluar të kërkojnë rrugë alternative, tha një zëdhënës.
    Disa orë më parë, në Uashington, një burrë qëlloi dhe vrau dy diplomatë të ambasadës izraelite, një burrë dhe një grua, jashtë një muzeu hebre në kryeqytetin amerikan, pak metra larg zyrës së FBI-së.
    Personi i armatosur, i identifikuar nga policia si Elias Rodriguez, 30 vjeç, nga Çikago, iu afrua një grupi prej katër personash që po largoheshin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të kryeqytetit dhe hapi zjarr, duke vrarë Yaron Lisinski dhe Sarah Milgrim.
    Pasi vrau çiftin, ai hyri brenda, ku sigurimi i eventit e arrestoi. I dyshuari bërtiti: “Liri, Palestinë e lirë”.

    Top Channel

  • Greqi/ Shqiptari i jep fund jetës

    Greqi/ Shqiptari i jep fund jetës

    Një burrë me kombësi shqiptare, i identifikikuar si M.G, 41 vjeç, është gjetur i vetëvarur në Greqi.

    41-vjeçari, i cili kishte punuar prej vitesh në një ishull në Greqi, konkretisht në një punishte, u gjet i varur këtë mëngjes pranë shtëpisë ku jetonte në zonën e Spiladionit.

    Policia thirri mjekun ligjor, ndërsa rrethanat e asaj që duket të jetë vetëvrasje po shqyrtohen nga Departamenti i Sigurisë.

     

  • “Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën

    “Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën

    I qeshur e nisi prononcimin e tij për “Opinion” kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj.
    “Po presim rezultatin. Është e vështirë të bësh parashikime në këtë moment, por po monitorojmë procesin e numërimit, kemi mbi 1 mijë vëzhgues dhe presim me besim rezultatin”, u shpreh ai.
    Pjesëmarrjen relativisht të ulët, krahasuar me 4 vite më parë, Shehaj e lidh me largimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit. Një analizë të shkurtër ia bëri Baton Haxhiu, të cilën e priti pozitivisht.

    “Nëse rezultati do të kthehet apo jo në mandate, për ne është i rëndësishëm maksimizimi i numrit të votave”, u përgjigj Shehaj.
    Vunë edhe një bast për mandatet që mund të marrë “Mundësia” në kryeqytet.
    Baton Haxhiu: Veje bastin, bëhu burrë!
    Agron Shehaj: Mbi 3!

  • Mirditë/ “Ka probleme me shikimin”, burrë e grua votojnë së bashku në dhomën e fshehtë

    Mirditë/ “Ka probleme me shikimin”, burrë e grua votojnë së bashku në dhomën e fshehtë

    Një çift të moshuarish kanë votuar së bashku në një qendër votimi në Mirditë.

    Burri është shprehur para komisionerëve se gruaja e tij ka probleme me shikimin.

    Top Channel

  • “S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi

    “S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi

    Përplasje fizike në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS.
    “S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.
    Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve.
    “Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.
    Pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.

  • “S’ka burrë nëne…”, përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia, pezullohet votimi

    “S’ka burrë nëne…”, përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia, pezullohet votimi

    Përplasje fizike në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS.

    “S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.
    Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve.
    “Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.
    Pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.

    Top Channel

  • Sherr mes dy familjeve në Has, burrë e grua përfundojnë në spital

    Sherr mes dy familjeve në Has, burrë e grua përfundojnë në spital

    Burrë e grua kanë përfunduar në spital këtë të martë në Has. Policia njoftoi se ata u konfliktuan me një person tjetër dhe familjarë të këtij të fundit.
    Arsyeja? Motivet e pronësisë.
    Ngjarja u regjistrua në fshatin Tpla. Ndërkohë autoritetet thonë se burrë e grua po marrin mjekim në spitalin e Hasit.
    Ndërkohë shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat për veprime procedurale.

  • “Përcillte njerëz si burrë i madh”/ Danela publikon fotografitë e vëllait “Dragua”

    “Përcillte njerëz si burrë i madh”/ Danela publikon fotografitë e vëllait “Dragua”

    Historia e Danelës e treguar në Ferma Vip 2 në Vizion Plus tronditi jo pak publikun, ndërsa rrëfeu se ka pasur një vëlla “Dragua” i cili gjatë netëve me shi largohej nga banesa dhe kishte fuqi të mbinatyrshme.
    Pas bërjes së kësaj historie publike ishim me qindra mesazhet mbështetëse në rrjet, por disa prej tyre e quajtën trillim këtë ngjarje, madje arritën deri aty sa të quanin Danelën “mashtruese”.
    Por sot ish-fermerja ka sjellë prova të forta në studion e Living Room. Ajo ka publikuar foto e vëllait të saj të vogël, madje ka rrëfyer se edhe pse në një moshë minorene sjellja e tij ishte e krahasueshme me atë të burrave.

    Pjesë nga biseda:
    Danela: Fëmijët Dragua janë më të rritur se moshatarët e tyre, janë më të zhvilluar dhe nga pjesa e njohurive. Mbaj mend babin që thoshte se priste dhe përcillte njerëz si ndonjë burrë i madh.
    Brunilda Lahe: Kjo foto është shkrepur në 1996-ën.
    Danela: Po t’ia shikosh foto dhe sytë, do të shohësh se është shumë ëngjëll në fytyrë.

  • Akuzohet për spiunazh në operacionet e NATO-s, burgoset një burrë në Greqi

    Akuzohet për spiunazh në operacionet e NATO-s, burgoset një burrë në Greqi

    Një burrë është akuzuar në Greqi për vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe është burgosur në pritje të gjyqit, pasi dyshohet se ka fotografuar dhe filmuar operacione ushtarake në portin strategjik të Aleksandropolis në Greqinë verilindore.

    Porti shërben si një qendër kyçe logjistike për operacionet e SHBA-së dhe NATO-s, duke lehtësuar lëvizjen e pajisjeve dhe personelit ushtarak në mbështetje të Ukrainës dhe shteteve anëtare të NATO-s në Evropën Lindore.

    Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua më 29 prill në një operacion të përbashkët nga policia dhe Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Greqisë.

    Autoritetet thanë se ai po “vepronte në emër të një individi tjetër” dhe ia kishte dërguar regjistrimet atij personi duke përdorur një aplikacion mesazhesh të koduar, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

  • “Alo babi! Po më ndjek një burrë”/ Ngacmoi seksualisht të miturin dhe i kërkoi të kryenin marrëdhënie, prokuroria kërkon 6 vite burg për pedofilin

    “Alo babi! Po më ndjek një burrë”/ Ngacmoi seksualisht të miturin dhe i kërkoi të kryenin marrëdhënie, prokuroria kërkon 6 vite burg për pedofilin

    Prokuroria e Beratit ka kërkuar 6 vite burg për një pedofil përsëritës, cili ngacmoi seksualisht një djalë të mitur dhe i kërkoi të kryenin marrëdhënie intime.

    Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.
    Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se ky shtetas është dënuar më parë për ngacmim seksual.
    Njoftimi:
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon gjashtë vite burg për shtetasin R.O. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.
    Ky shtetas, më 25.11.2024, ka ngacmuar një të mitur, shtetasin A.Gj., i cili ka bërë kallëzim penal pasi edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, ai e ka tërhequr e çjerrë nga dora dhe kjo situatë ndryshoi vetëm kur babai i të miturit, mbërriti në vendngjarje pas telefonatës nga i biri.
    Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.
    Poshtëruese kanë qënë fjalët e përdorura nga personi në fjalë që ka kryer këtë vepër penale i cili ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për moshën zhvillimore që djali i mitur të kuptojë se ky person po i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të pa dëshirën e tij.
    Në përfundim të hetimeve dhe nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër, provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri R. O., nëpërmjet veprimeve aktive të drejtpërdrejta ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj shtetasit të mitur.
    Ky shtetas rezulton edhe i dënuar më parë për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a/1 i Kodit Penal. Sa më lart, në përfundim të hetimit gjyqësor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Berat, kërkon:
    Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale të “Ngacmimi sekusal”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

    Top Channel