Tag: burrë

  • Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri

    Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri

    Në emër të barazisë gjinore, Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. 

    Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, i prezantuar si hap drejt përputhjes me standardet evropiane, në fakt akuzohet si një portë e hapur për futjen e konceptit të gjinisë së tretë dhe për zbatimin e agjendës LGBT në vendin tonë. 

    PROJEKTLIGJI 

    Ligji, që deri më sot e njihte barazinë si raport mes burrit dhe gruas, tani e zgjeron përkufizimin duke futur nocione të tilla si gjini gjithëpërfshirëse, identitet gjinor, orientim seksual dhe shprehje gjinore. Kjo do të thotë se ndarja e qartë burrë–grua vendoset në dyshim nga një kornizë e re që kërkon të legjitimojë gjini të tjera jashtë këtyre dy kategorive. Përkrahësit e projektligjit e paraqesin si emancipim, ndërsa kritikët e shohin si një hap që godet në rrënjë identitetin kulturor dhe moral të kombit. 

    Në dokument parashikohet futja e edukimit gjinor në shkolla, me qëllim “ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi diversitetin”. “Subjektet, që ofrojnë arsimim të përgjithshëm dhe profesional, kualifikim e trajnim, si dhe ata që hartojnë dhe miratojnë tekstet, programet dhe materialet e tjera mësimore, në të gjitha nivelet, sigurojnë përfshirjen e edukimit gjinor në kurrikulat shkollore dhe mësimdhënien e njohurive të nevojshme të koncepteve themelore që lidhen me individët dhe grupet dhe përdorin metoda mësimdhënieje, trajnimi e kualifikimi, në mënyrë të tillë që të ndihmojnë në promovimin, nxitjen dhe formimin e edukatës së barazisë dhe në ndalimin e diskriminimit me bazë gjinore, të stereotipave gjinore, paragjykimeve dhe praktikave të dëmshme zakonore, pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë ose të çdo lloji tjetër që cenojnë parimet e barazisë gjinore”, – citohet në projektligj. Por në praktikë, kjo hap rrugën që fëmijët shqiptarë të ekspozohen ndaj ideve të papranueshme për moshën e tyre, të cilat i mësojnë se gjinia nuk është një realitet biologjik, por një zgjedhje personale. 

    Shumë prindër e kanë cilësuar këtë si një formë indoktrinimi që cenon themelet e edukimit dhe traditës. Fjala “gjithëpërfshirëse” është futur edhe në disa nene të tjera të projektligjit duke treguar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndryshim gjuhësor, por për një zgjerim të qëllimshëm që i jep status juridik kategorive të reja gjinore. Këtë e përforcon dhe termi, po në të njëjtin nen “shprehje gjinore”, që nënkupton se gjithkush mund të deklarojë gjininë që dëshiron. Jo më pak shqetësues është fakti se ligji imponon gjuhë me “ndjeshmëri gjinore” në institucionet publike dhe private, duke ndaluar përdorimin e shprehjeve që konsiderohen seksiste. Në praktikë kjo përkthehet në censurë dhe kufizim të fjalës së lirë, pasi çdo mendim kritik ndaj agjendës LGBT mund të etiketohet si diskriminim. 

    AXHENDA LGBT 

    Për shumë ekspertë që janë njohur me dokumentin në fjalë, kjo nuk është thjesht një nismë për barazi, por një pjesë e qartë e agjendës ndërkombëtare LGBT që tashmë po gjen terren edhe në Shqipëri. Me këtë ligj, shteti jo vetëm që e njeh ligjërisht gjininë e tretë, por edhe e detyron shoqërinë të përshtatet me të, pavarësisht nëse shumica e popullsisë është apo jo dakord. 

    Në një vend ku familja tradicionale shihet si themeli i stabilitetit shoqëror, futja e këtyre koncepteve përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj vlerave që kanë mbajtur gjallë kombin shqiptar. Kritikët paralajmërojnë se pas këtij hapit të parë, nuk do të vonojnë kërkesat për legalizimin e martesave mes të njëjtit seks, adoptimin e fëmijëve nga çifte LGBT dhe transformime të tjera radikale që nuk përputhen me traditën dhe kulturën tonë. Në dukje një projektligj teknik dhe modern, në thelb ky akt normativ shënon rënien e konceptit klasik burrë–grua dhe hap rrugën për një shoqëri ku identiteti biologjik relativizohet, ndërsa familja tradicionale humbet mbrojtjen e saj. Shqipëria gjendet sot mes dy rrugëve: të mbrojë vlerat e saj historike, apo të bëhet pjesë e një eksperimenti shoqëror që shumë vende e kanë përqafuar me pasoja të debatueshme./Gazeta Panorama 

  • Zhduken konceptet burrë e grua?! Do njihen dhe gjini të tjera, ja ç’parashikon projektligji i ri

    Zhduken konceptet burrë e grua?! Do njihen dhe gjini të tjera, ja ç’parashikon projektligji i ri

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Projektligji i ri i dorëzuar në Parlament për “Barazinë Gjinore”, ka ndryshuar nga drafti fillestar. Në të parashikohet një ndryshim në përkufizimin e termit “gjini”, ku përveç atyre burrë e gru, tashmë përfshin edhe identitete të tjera, pra gjithëpërfshirës.
    Fillimisht, kur projektligji për barazinë gjinore u hodh për konsultim publik në mars, Neni 4, ishte fare i qartë: Gra dhe burra, në kuptim të këtij ligji, nënkupton edhe vajza dhe djem. Por gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që përkufizimi të zgjerohej “përtej konceptit binar burrë-grua”, duke përfshirë identitete të tjera gjinore.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pranoi kërkesën, duke bërë kështu që në draftin final, të parshikohet kuptimi i termit “gjini” më gjithpërfshirës. Formulimi i ri në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.”
    Sipas projektligjit të ri për barazinë gjinore, parashikohet përfaqësim i detyrueshëm i gjinisë nga 30% deri në 50% në pozitat drejtuese, dhe jo vetëm në sektorin publik por edhe në privat. Ndërsa objekti i zbatimit të tij do të jenë të gjitha institucionet vendimmarrëse të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe në administratën publike qendrore dhe vendore.
    Fjala “gjithëpërfshirëse” është futur edhe në disa nene të tjera të projektligjit duke treguar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndryshim gjuhësor, por për një zgjerim të qëllimshëm që i jep status juridik kategorive të reja gjinore. Këtë e përforcon dhe termi, po në të njëjtin nen “shprehje gjinore”, që nënkupton se gjithkush mund të deklarojë gjininë që dëshiron.
    Megjithatë, projektligji nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit.
    Por, pyetja që po ngre debatin më të madh është: si do të zbatohet kjo kuotë kur numri i gjinive nuk do të ishte më, vetëm dy?
    Me dy gjini burra dhe gra, kuotat janë të qarta: nga një minimum prej 30% gra dhe pjesa tjetër burra, ose 50% me 50%. Por nëse njihen më shumë se dy gjini, matematika nuk del: nëse katër gjini duhet të kenë secila të paktën 30% përfaqësim, totali do të arrinte në 120%- diçka e pamundur.

    dokumenti

  • Në mes të kaosit, Berisha lexon në Kuvend: Fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit

    Në mes të kaosit, Berisha lexon në Kuvend: Fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit

    Aktualitet E Premte, 12 Shtator 2025 18:45

    Teksa në Kuvend ishte procesi për votimin e kreut të ri të Kuvendit, Sali Berisha zgjodhi të kalonte kohën duke parë meme në rrjetet sociale. Kamerat kanë kapur në një moment kreun e demokratëve duke parë një meme ku shkruhej me shkronja të mëdha. ”O Zot çfarë po dëgjojmë, fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit”.

  • “Fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit”/ Çfarë po sheh Berisha në mes të seancës plenare?

    “Fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit”/ Çfarë po sheh Berisha në mes të seancës plenare?

    E teksa në Kuvend po votohej për kreun e ri të Kuvendit, Sali Berisha zgjodhi të kalonte kohën duke parë meme në rrjetet sociale.
    Kamerat kanë kapur në një moment kreun e demokratëve duke parë një meme ku shkruhej me shkronja të mëdha.
    “O Zot çfarë po dëgjojmë, fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit”.

  • “Fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë”, çfarë po sheh Berisha në tablet?

    “Fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë”, çfarë po sheh Berisha në tablet?

    E teksa në Kuvend po votohej për kreun e ri të Kuvendit, Sali Berisha zgjodhi të kalonte kohën duke parë meme në rrjetet sociale.
    Kamerat kanë kapur në një moment kreun e demokratëve duke parë një meme ku shkruhej me shkronja të mëdha.
    “O Zot çfarë po dëgjojmë, fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit”

  • Shqiptari që shpëtoi delen nga zjarret në Greqi përzgjidhet nga BBC si “foto e vitit 2025”

    Shqiptari që shpëtoi delen nga zjarret në Greqi përzgjidhet nga BBC si “foto e vitit 2025”

    Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani). Fotografia, e realizuar nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr.
    Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.

    BBC, duke komentuar për këtë fotografi të fuqishme vizuale, shkruan: “Në sfondin e mbuluar nga tymi që ngrihet si re të dendura, një burrë mbi një motor shfaqet duke shpëtuar një dele që është kapur fort pas tij. Ky veprim ngjan me paraqitjet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve II dhe III, ku Krishti mban mbi supe një kafshë të brishtë.”

  • Tronditet Greqia, burrë e grua gjenden të vrarë brenda banesës

    Tronditet Greqia, burrë e grua gjenden të vrarë brenda banesës

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar në lagjen Neos Kosmos të Athinës, ku policia ka hasur një skenë që ngjan me një thriler.
    Një burrë dhe një grua u gjetën të pajetë në apartamentin e tyre, ndërsa viktima femër ishte në gjendje të avancuar dekompozimi dhe kishte plagë me armë zjarri në kraharor.
    Burri, rreth 64 vjeç, gjithashtu ishte i qëlluar me armë zjarri. Pranë trupave të pajetë u gjet arma e krimit si dhe dy gëzhoja, që forcojnë dyshimet për një vrasje e më pas vetëvrasje.
    Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, dyshohet se vdekjet nuk kanë ndodhur në të njëjtën kohë.
    Fillimisht dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe disa ditë më vonë ka kryer vetëvrasje. Hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa në vendngjarje pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.
    Alarmi u dha nga fqinjët, të cilët nuhatën re një erë të rëndë që vinte nga apartamenti i çiftit dhe një dritë që qëndronte ndezur për ditë të tëra, duke ngjallur dyshime.
     

  • Filmi ‘Burri i Shtëpisë’ në mbyllje të edicionit të 17-të të PriFest

    Filmi ‘Burri i Shtëpisë’ në mbyllje të edicionit të 17-të të PriFest

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, PriFest, do të përmbyllë edicionin e tij të 17-të me premierën rajonale të filmit “Burri i Shtëpisë” (Man of the House), një dramë e thellë që eksploron konfliktet personale dhe normat shoqërore përmes rrëfimit të një figure të rrallë dhe komplekse, me regji, skenar dhe producent Andamion Murataj.

    Në njoftimin në faqen zyrtare, PriFest ndan edhe idenë e filmit: historia e Fran, një grua që ka zgjedhur të jetojë si burrë sipas traditës së Burrneshave, një zakon i vjetër në veri të Shqipërisë ku gratë betohen të mbeten beqare dhe marrin rol social mashkullor. Por gjithçka vihet në pikëpyetje kur ajo përballet me një zgjedhje të dhimbshme: të qëndrojë besnike ndaj identitetit të saj si “burrë”, apo të dorëzohet përballë ndjenjave të forta amësore për të marrë përkujdesjen e mbesës së saj jetime.

    “Për t’u bërë nënë për mbesën e saj jetime, Fran duhet të marrë një vendim të vështirë mes ruajtjes së statusit të saj si “burrë” ose heqjes dorë prej tij për t’u rilidhur me ndjenjat amësore që kishte shtypur prej kohësh. Kur vjen momenti për të ecur përpara, zgjedhja e vetë mbesës e detyron Franin të përballet me frikërat më të thella: të mbajë fëmijën pranë ose t’i japë krahë vajzës së re.”

    Rrjedha dramatike e filmit thellohet më tej kur vetë mbesa merr një vendim që e detyron Franin të përballet me frikërat më të thella dhe të vendosë mes mbajtjes së saj pranë apo dhënies së lirisë, përcjellë KultPlus.

    Në role kryesore janë aktorët Drita Kaba Karaga, Alesia Ruçi, Bislim Muçaj, Astrit Alihajdaraj dhe Armond Morina, të cilët sjellin në ekran një dramë të heshtur, por të fuqishme, duke ftuar shikuesin të reflektojë mbi identitetin, familjen dhe sakrificat.

    Filmi është një bashkëprodhim i gjashtë shteteve: Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Austrisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa producent i Kosovës është Ismet Sijarina.

    “Burri i Shtëpisë” do të shfaqet në mbyllje të festivalit më 14 shtator, në ambientet e Kino Armata në Prishtinë, duke sjellë për publikun një rrëfim emocional që pasqyron realitete të pazakonshme dhe shpesh të padukshme të shoqërisë shqiptare.

    PriFest mbahet nga 9 deri më 14 shtator, duke sjellë filma të përzgjedhur nga mbarë bota në zemër të kryeqytetit të Kosovës./KultPlus.com

  • “Derisa të gjej një burrë…”/ Rina konfirmon ndarjen nga Ledri, kunjat në ‘Tik Tok’ për reperin

    “Derisa të gjej një burrë…”/ Rina konfirmon ndarjen nga Ledri, kunjat në ‘Tik Tok’ për reperin

    Rina Zaiti ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet duke bërë një përshkrim të gjatë mbi tiparet që kërkon tek një partner ideal.
    “Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale.Është gazmor dhe i pëlqen të më dëgjojë të flas 24/7. E bën familjen time, familjen e tij. Pak xheloz, më respekton dhe gjithmonë është i sinqertë me mua.”
    Me këtë koment, ajo tregon se është single, e se raporti i saj me Ledri Vulën ka marrë fund.
    Ndjekësit nuk vonuan ta interpretonin këtë si një “kunjë” të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj.
    Komentet shpërthyen me humor, ku njëri prej tyre shkruante: “Dmth kokan qel zyrtarisht aplikimet”, ndërsa një tjetër theksonte: “Rina woke up and chose violence.”
    Vetë Rina i mori me sportivitet reagimet, duke kthyer përgjigje plot humor dhe duke lënë të kuptohet se nuk i shmanget aspak aludimeve.
    Kjo lëvizje e saj vjen në një moment kur Ledri është përfolur gjerësisht për jetën e tij private pas ndarjes, duke i dhënë edhe më shumë peshë spekulimeve se postimi i Rinës mund të jetë një mesazh i koduar për reperin. Kujtojmë se Ledri Vula përflitet për një romancë me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, fotot janë shfaqur të të dyve, por ende asnjëri nuk ka konfirmuar asgjë. (lexo ketu).

  • “Më provokoi dhe më ofendoi si burrë”/ Çfarë pretendoi vrasësi i gruas së vet në deklaratën e ndjesës në gjykatë?

    “Më provokoi dhe më ofendoi si burrë”/ Çfarë pretendoi vrasësi i gruas së vet në deklaratën e ndjesës në gjykatë?

    Me akuza që kufizohen me fyerjen e kujtimit të viktimës, 40-vjeçari vrasës i gruas së tij në Volos të Greqisë u përpoq të mbrohej, por nuk arriti të bindte hetuesin dhe prokurorin të cilët i treguan rrugën për në burg pas kërkimfaljes.
    40-vjeçari, i cili nuk përmendi akuzat kundër tij për dhunë ndaj gruas së tij dhe nënës së katër fëmijëve, pretendoi se ishte penduar dhe shtoi se “do të donte ta kthente kohën pas dhe të ishte në vendin e 36-vjeçares”.
    Përveç kësaj, ai deklaroi se u tërbua kur 36-vjeçarja i njoftoi “me një ton shumë ofendues dhe ironik” se fëmijë që ajo kishte mbajtur në bark dhe që kishte humbur së fundmi nuk ishte i tiji. 40-vjeçari u përpoq ta portretizonte veten si një burrë familjar punëtor dhe viktimën si një grua jobesnike. Në fakt, ai gjithashtu pretendoi se donte të kryente vetëvrasje në burg, ndërsa në deshminë e tij, ai përshkruan edhe mbrojtjen e tij për të ardhmen, duke kërkuar të vlerësohej nga një psikiatër, duke përmendur në thelb një përpjekje të mëparshme për t’i dhënë fund jetës së tij.
    Ai pretendon se donte vetëm ta trembte dhe e goditi me një objekt të mprehtë të përdorur gjatë pjekjes së mishit në skarë. Vihet re se sipas mjekut ligjor, gruaja ka marrë goditje të përsëritura, dy prej të cilave ishin fatale: Një në qafë dhe e dyta në zemër, goditje që në asnjë mënyrë nuk shkaktojnë thjesht “frikë”.
    Në detaje, në dëshminë e tij të ndjesës, 40-vjeçari pohon:
    “Unë dhe gruaja ime patëm një jetë familjare perfekte, të qetë, paqësore, normale për më shumë se 20 vjet, pasi kishim 4 fëmijë, të cilët i rritëm së bashku. Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer emocionale dhe jetë dashurore si çift, pa u shqetësuar për asnjë arsye, me përkushtim dhe dashuri.
    Unë punoj ditë e natë si bukëpjekës dhe njëkohësisht si ndërtues, me qëllim që të siguroja të ardhurat e nevojshme për të mbuluar plotësisht jetesën dhe nevojat financiare të familjes sonë prej gjashtë anëtarësh, në mënyrë që fëmijëve tanë të mos u mungojë asgjë, ndërsa gruaja ime ishte e përfshirë në rritjen e tyre, duke punuar herë pas here ose sezonalisht.
    Jeta jonë martesore u trondit veçanërisht pas Pashkëve të vitit 2025, kur mësova dhe zbulova se ajo mbante një marrëdhënie romantike paralele me një burrë tjetër me të cilin kishte komunikim pothuajse të përditshëm dhe shkëmbim të shpeshtë mesazhesh erotike, dhe dyshoj se ajo takohej dhe kryente marrëdhënie seksuale me të, siç rrëfeu ajo pas kujtimeve para meje.
    Ky zhvillim negativ më bezdisi, më zemëroi dhe më çmendi mëngjesin e 22/8/2025 kur, lidhur me këtë çështje, lidhur me vendimin e saj për të prishur marrëdhënien tonë, familjen e saj që e krijuam me shumë mund në kombinim me zbulimin se fetusi me të cilin ishte shtatzënë pak kohë më parë dhe e humbi, nuk ishte i imi, një njoftim që ajo bëri me një ton shumë ofendues dhe ironik, një deklaratë që më preku brutalisht si burrë, duke rezultuar që unë të çmendem, në një gjendje të keqe mendore të vluar dhe me çrregullim serioz të funksioneve të mia mendore, për të kapur një objekt të mprehtë me majë, një thikë që e përdornim për të pjekur mish në ballkon pa e planifikuar, pa qëllim për ta vrarë, me turbullirë mendore për t’i shkaktuar goditje në gjoks dhe qafë pa e kuptuar se ajo ishte fatale dhe kështu do t’i merrja jetën, gjë që nuk e kërkova në asnjë rrethanë. Nuk kisha një qëllim të tillë kriminal. Ajo më nënvlerësoi në mënyrën më të përbuzshme.
    Jam penduar sinqerisht për aktin tim të shëmtuar, dua t’u kërkoj falje në radhë të parë 4 fëmijëve të mi, të afërmve të saj, shoqërisë për tragjedinë që shkaktova pa dashje, pavarësisht nëse u provokova brutalisht dhe u ndjeva thellësisht i ofenduar.
    Do të doja ta ktheja kohën pas, nëse gruaja ime do të ishte gjallë, nëse do të isha në vendin e saj, jam fjalë për fjalë i shkatërruar, i tronditur dhe i shkatërruar mendërisht, i dëshpëruar dhe pardje mendova në qendrën e paraburgimit t’i jepja fund jetës sime me dhunë.
    Ndihem i kaqardhur dhe fajtor për humbjen e parakohshme, vrasjen e gruas sime, e dënoj veten që nuk zgjodha rrugën e arsyes dhe vetëpërmbajtjes në kërkim të zgjidhjes së martesës sonë, të cilën i ndjeri nuk e respektoi, në mënyrë që debati intensiv, grindja e 22/8/2025 të mos përshkallëzohej, devijojë dhe arrijë në krim.
    Mohoj kategorikisht se kam qenë i dhunshëm me të, se kam përdorur dhunë fizike ndaj saj ose e kam detyruar me forcë ose kërcënim të kryejë marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj, nuk korrespondon me realitetin dhe është një pretendim i rremë, përndryshe ajo do të më kishte denoncuar për çdo incident të dhunës në familje.
    Kërkoj kryerjen e menjëhershme të një ekzaminimi psikiatrik, me qëllim përcaktimin nëse vuaj nga ndonjë sëmundje mendore, duke qenë se isha shtruar në spital në një strukturë psikiatrike nga e cila u lirova së fundmi pas një shtrimi tre-ditor të pavullnetshëm pas një tentative vetëvrasjeje dhe më ishin dhënë ilaçe që ende i marr, më diagnostikuan me një çrregullim ankthi dhe konfuzion që u shfaq së fundmi dhe u përkeqësua, me qëllim përcaktimin nëse jam i justifikuar të marr një imputim të reduktuar. “