Tag: burrë

  • PS kundër “gjinisë së tretë”: Ka burrë dhe grua

    PS kundër “gjinisë së tretë”: Ka burrë dhe grua

    Projektligji për barazinë gjinore që kërkon gjithë përfshirjen përtej konceptit binar burrë -grua propozohet të ndryshojë sërish, duke u kthyer me versionin e parë. Grupi parlamentar socialist me firmën e kryetarit Taulant Balla ka hartuar disa amendamente në të cilat kundërshton copëza të draftit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të dërguar në Kuvend.
    ”Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji, nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua. Përkufizimi aktual i gjinisë në Bashkimin Europian nuk mund të interpretohet si krijim i kategorive të reja juridike të gjinisë përtej binaritetit burrë-grua, gjë që nuk mbështetet nga acquis-i”,-grupi parlamentar i PS.

    Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale , në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.

    Kreu i grupit të PS kërkon fshirjen e konceptit “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë, apo përkatësisë së ndërthurur. Përveç nenit 10 të projektligjit ku kërkon që termi i “gjithëpërfshirjes dhe përkatësia e shumëfishtë” i përfshirë për gjuhën e përdorur nga institucionet për hartimin e politikave, strategjive apo çdo lloj informacioni, të ndryshojë me fjalën “vulnerabilitet”.

  • “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, ironi dhe batuta te “Ligjet”, Manja i përgjigjet Korreshit: Edhe po erdhi, ti nuk e arrin dot

    “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, ironi dhe batuta te “Ligjet”, Manja i përgjigjet Korreshit: Edhe po erdhi, ti nuk e arrin dot

    Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka paraqitur raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni.
    Por edhe në këtë komision, pavarësisht debateve, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë, e këtë herë mes drejtuesit të komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi.
    Teksa Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit, i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.
    “Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal”, tha Manja me batutë.
    “T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”, tha Korreshi me humor.
    Por përgjigjen ia ktheu Manja duke i thënë se edhe nëse Edi Rama do të ishte prezentë, Korri nuk e arrin dot për nga gjatësia që “ta puthë”.
    “Ti dhe po erdhi nuk e mbërrin dot”, tha Manja.
     

    Top Channel

  • “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, Korreshi ironi dhe batuta te “Ligjet”

    “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, Korreshi ironi dhe batuta te “Ligjet”

    Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka paraqitur raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni.
    Por edhe në këtë komision, pavarësisht debateve, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë, e këtë herë mes drejtuesit të komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi. Teksa Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit, i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.
    “Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal”, tha Manja me batutë.
    “T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”, tha Korreshi me humor.
    Por përgjigjen ia ktheu Manja duke i thënë se edhe nëse Edi Rama do të ishte prezentë, Korri nuk e arrin dot për nga gjatësia që “ta puthë”.
    “Ti dhe po erdhi nuk e mbërrin dot”, tha Manja.

  • Letra e Oriana Fallaçit për të dashurin e saj: Më prit… edhe unë të kam pritur pa fund…

    Letra e Oriana Fallaçit për të dashurin e saj: Më prit… edhe unë të kam pritur pa fund…

    Letra e dashurisë e Oriana Fallaçit për Alekos Panagulis

    Bon, 26 gusht 1973Alekos i dashur,Unë të shkruaj rishtas për të të thënë se u ndjeva e lumtur, kur të dëgjova për herën e dytë në telefon. Edhe pse ne nuk mund të themi shumë, sepse ti nuk kupton asgjë nga ato që të them dhe unë nuk kuptoj asgjë nga ato që më thua, të dëgjoja zërin tënd ishte mrekulli.

    Pas atij momenti u ndjeva shumë mirë. Të falënderoj për përgjigjen që i dhe pyetjes sime se “Çfarë do të thotë për ty të jesh burrë?”. Kisha nevojë të dëgjoja përgjigjen tënde. Ishte një përgjigje e hatashme, më e mirë se poezia e Kipling.

    Ndoshta mund ta përdor, duke i shtuar fjalët e mia pyetjes tënde: “E për ty, çfarë do të thotë të jesh burrë?”. Unë mund t’i përgjigjem në këtë mënyrë: “Një burrë është … një krijesë si ti. Ti je burri”. E megjithatë një detaj i përgjigjes tënde, më turbulloi shumë. Ajo çfarë Andreas ka përkthyer: “To love without permitting one love to become an handicap” (“Të duash pa e lejuar dashurinë të kthehet në pengesë”). Besoja se e kisha kuptuar se kjo ishte për mua dhe jo për të tjerët.

    E pra, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë një pengesë. Unë e di se ekzistojnë gjëra më të mëdha se dashuria e një njeriu, apo dashuria për një njeri. 

    Për shembull, një ëndërr, për shembull një luftë. Për shembull, një ide. Mirupafshim të shtunën. Më së shumti, të dielën. Dhe, nëse do të mundem, përpara së shtunës ose përpara së dielës.

    Sa të mbaroj punë në Bon, do të ndalem pak në Itali të takohem me nënën se është e sëmurë. Pastaj do të fluturoj menjëherë tek ty. 

    Mos mendo asnjë moment ta lësh klinikën, meqë jam duke ardhur unë. Nëse duhet të rrish atje, atje rri. Unë do të të bëj shoqëri në klinikë duke të folur greqisht. Ose duke luajtur shah me ty.Ok?Më prit. Edhe unë të kam pritur pa fund.

    Oriana

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    FLUTURA AÇKA: NJË BURRË SI TI

  • Do vriste kryeministrin Benjamin Netanjahun, arrestohet një burrë në Izrael

    Do vriste kryeministrin Benjamin Netanjahun, arrestohet një burrë në Izrael

    Policia izraelite ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se kërcënonte se do të vriste kryeministrin e vendit Benjamin Netanjahu. 
    Nga hetimet rezulton se pak para fillimit të festimeve të Vitit të Ri Hebraik të hënën në mbrëmje, një burrë rreth të 40-ave nga qyteti jugor izraelit Kiryat Gat hyri në stacionin lokal të policisë dhe tha se do ta vriste Netanjahun. 
    “I dyshuari u tha oficerëve se planifikonte të blinte një armë dhe të qëllonte kryeministrin tre herë”, shtoi policia. 
    Policia planifikon të vazhdojë ndalimin e tij derisa të përfundojë procesi ligjor i hetimeve. 
    Sondazhet e opinionit tregojnë një rënie të mbështetjes publike për Netanjahun gjatë luftës së tij gati dyvjeçare në Gaza kundër militantëve të Hamasit, gjë që ka ngritur frikën se Izraeli do të bëhet më i izoluar ndërkombëtarisht. 
    Në Gaza, militantët e Hamasit ende mbajnë 48 pengje, 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë, dhe familjet e tyre po i kërkojnë qeverisë izraelite të arrijë një marrëveshje që do t’i kthejë ata. 
     

  • Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie ndesh me traditën e familjes, 2 gjini: burrë dhe grua

    Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie ndesh me traditën e familjes, 2 gjini: burrë dhe grua

    Këshilli Ndërfetar

    TIRANË-Projektligji për barazinë gjinore, i cili kërkon zgjerimin e konceptit tradicional burrë-grua, duke përfshirë identitete të tjera gjinore ka hapur një debat në opininin publik, ku shumë qytetarë mendojnë se me anë të këtij projektligji po cënohet familja tradicionale.
    Edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) ka deklaruar se është kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të marrë miratim në Kuvend.
    Në një deklaratë të përbashkët komunitetet fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, që sipas tyre bien ndesh me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në reagim Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua dhe për këtë arsye, kërkojnë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj.
    Deklarata e Plotë: 
    Komunitetet fetare në Shqipëri vlerësojnë rëndësinë e barazisë në përfshirjen sociale dhe në mosdiskriminim, sepse kjo pasqyron barazinë e dinjitetit, që të gjithë njerëzit kanë përpara Zotit.
    Nisur nga këto parime dhe bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), pasi u njoh me projektligjin “Për barazinë gjinore”, mblodhi sot më 23 shtator 2025 Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
    Krerët dhe drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, të cilat bien në kundërshtim me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në veçanti, përkufizimi i termit “gjini”, si koncept gjithëpërfshirës, përdorimi i nocioneve, “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, si dhe të gjitha neneve të tjera të lidhura me to, krijojnë paqartësi ligjore dhe hapësira për keqinterpretim.
    Ne, si komunitete fetare, theksojmë rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua. Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.
    Komunitetet fetare kanë mbështetur gjithmonë përpjekjet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian. Njohja tradicionale e dy gjinive nuk përbën pengesë për këtë proces – fakt që reflektohet edhe në praktikat e shumicës së shteteve anëtare të BE-së, të cilat vazhdojnë të përdorin një përkufizim binar burrë–grua.
    Me dëshirën që këto shqetësime të merren në konsideratë nga institucionet përgjegjëse, riafirmojmë angazhimin tonë për dialog dhe bashkëpunim në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të sigurt për brezat e rinj, duke u mbështetur në besimin te Zoti dhe respektin për ligjin.
    Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!
    Në draftin e projektligjit nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit./ZËRI

  • Frederiko Garsia Lorka: Gruaja e pabesë

    Frederiko Garsia Lorka: Gruaja e pabesë

    Poezi nga Frederiko Garsia Lorka

    Dhe unë e çova në lumëduke e kujtuar vajzë,por ajo kishte burrë.Ish nata e Santiagosdhe ish si detyrë, pothuaj,u shuan fenerëtdhe u ndezën bulkthit.Qosheve më të humburapreka gjinjtë e saj të fjetur,dhe befas m’u hapënsi degë zymbyli.Amidoni i fustanit të sajkumbonte në veshët e mi,si një copë mëndafshie shqyer nga dhjetëra thika.Pa dritë të argjendtë në majapemët janë rritur,dhe një horizont prej qenshleh lumit larg, leh tutje, përtej.Me të përshkuar ferrat,xungthet dhe gjembat,nën kaçubet e flokëve të sajbëra unë një vrimë në baltë.Hoqa kravatën time.Ajo hoqi fustanin e saj.Unë hoqa rripin dhe revolen.Ajo katër jelekët e saj.As livandat as guaskatS’kanë lëkurë aq të lëmuar.As kristalet në dritën e hënësnuk shkëlqejnë me kaq dritë.Kofshët e saj më rrëshqisninsi peshq të beftë,gjysma plot prush,gjysma plot me të ftohtë.Kalërova atë natështegun më të mirë,mbi një mëze me margaritarëpa frena e pa yzengji.Si burrë nuk dua të them atoqë më tha ajo.Drita e arsyesmë bën tepër prudent.I ndotur me puthje dhe rërë,e mora larg lumit tutje, përtej.Ndesheshin me erën,shpatat e lilakët.

    Veprova siç jam,Si cigan i vërtetë.I dhurova një shportë satenitë madhe ngjyrë kashtedhe s’desha të dashurohem me të,duke pasur burrin e sajajo më tha se ishte vajzëkur unë po e çoja në lumë ndërkaq.

    Në shqip: Faslli Haliti

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FEDERICO G. LORKA: KUR TË SHOH LAKURIQ…

  • Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

    Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

    Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë.
    Deri më tani përcaktimi gjinor në Shqipëri njeh vetëm burrin dhe gruan. Por projektligji për “Barazinë Gjinore”, i dorëzuar në parlament, ka ndryshuar nga drafti fillestar. Ai sjell përkufizim të ri, ku termi gjini sipas tekstit, ka kuptim gjithëpërfshirës, duke parashikuar, në këtë mënyrë identitete të tjera, përtej atyre klasik, burrë-grua.
    Fillimisht, kur projektligji për barazinë gjinore u hodh për konsultim publik në mars, Neni 4, ishte fare i qartë: Gra dhe burra, në kuptim të këtij ligji, nënkupton edhe vajza dhe djem. Fjala “gjithëpërfshirëse” është futur edhe në disa nene të tjera të projektligjit duke treguar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndryshim gjuhësor, por për një zgjerim të qëllimshëm që i jep status juridik kategorive të reja gjinore. Këtë e përforcon dhe termi, po në të njëjtin nen “shprehje gjinore”, që nënkupton se gjithkush mund të deklarojë gjininë që dëshiron.
    Por gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që përkufizimi të zgjerohej “përtej konceptit binar burrë-grua”, duke përfshirë identitete të tjera gjinore.
    Kjo kërkesë u pranua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

    Në dokument parashikohet futja e edukimit gjinor në shkolla, me qëllim “ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi diversitetin”. “Subjektet, që ofrojnë arsimim të përgjithshëm dhe profesional, kualifikim e trajnim, si dhe ata që hartojnë dhe miratojnë tekstet, programet dhe materialet e tjera mësimore, në të gjitha nivelet, sigurojnë përfshirjen e edukimit gjinor në kurrikulat shkollore dhe mësimdhënien e njohurive të nevojshme të koncepteve themelore që lidhen me individët dhe grupet dhe përdorin metoda mësimdhënieje, trajnimi e kualifikimi, në mënyrë të tillë që të ndihmojnë në promovimin, nxitjen dhe formimin e edukatës së barazisë dhe në ndalimin e diskriminimit me bazë gjinore, të stereotipave gjinore, paragjykimeve dhe praktikave të dëmshme zakonore, pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë ose të çdo lloji tjetër që cenojnë parimet e barazisë gjinore”, – citohet në projektligj.
    Megjithatë, projektligji nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit.
    Shumë prindër e kanë cilësuar këtë si një formë indoktrinimi që cenon themelet e edukimit dhe traditës.
    Për shumë ekspertë që janë njohur me dokumentin në fjalë, kjo nuk është thjesht një nismë për barazi, por një pjesë e qartë e agjendës ndërkombëtare LGBT .
    Kritikët paralajmërojnë se pas këtij hapit të parë, nuk do të vonojnë kërkesat për legalizimin e martesave mes të njëjtit seks, adoptimin e fëmijëve nga çifte LGBT dhe transformime të tjera radikale.

  • Tha se gënjeu për orën, Mozzik i përgjigjet talljeve të Noizyt: Hajde mor burrë, ndihmona ta nxjerrim

    Tha se gënjeu për orën, Mozzik i përgjigjet talljeve të Noizyt: Hajde mor burrë, ndihmona ta nxjerrim

    Showbiz E Enjte, 18 Shtator 2025 16:37
    Mozzik i shoqëruar nga avokati i tij Arianit Koci, është paraqitur sërish sot në ATK lidhur me blerjen e dy orave luksoze një Richard Mille dhe një Rolex që kapin vlerën e përgjithshme prej 1.340.027,50 euro, raporton GazetaDemos.
    Pas paraqitjes, Mozzik foli për GazetënDemos, duke sqaruar rrethanat e ndalimit të tij nga Dogana e Kosovës. “Në momentin që e kam publiku foton ka qenë një ditë pa ardhë prej Zvicrës në Kosovë. Kur kam ardhë ka qenë një kontroll rutinor, krejt normal. E shfrytëzoj rastin me falënderu Doganën e Kosovës për sjelljen e mirë. Ishte thjesht një kontroll rutinor, asgjë më shumë. Janë procedura që duhet me u respektu”, u shpreh ai.

    Nga ana tjetër, avokati Koci tha se Mozzik nuk duhet të paguajë në Doganë, pasi është shtetas dhe rezident në Zvicër. “Ka paqartësi në ligj. Me rëndësi është që zyrtarët e Doganës po tregojnë mirëkuptim ndaj nesh, por natyrisht, ata duhet ta zbatojnë ligjin. Ky jeton në Zvicër, ka lejeqëndrim atje, dhe nëse vjen me një orë të blerë në Zvicër e qëndron disa ditë në Kosovë, për t’u kthyer sërish në Zvicër, sipas nesh nuk ka logjikë të paguajë Doganë”, tha Koci.

    Ai shtoi se, sipas ligjit, edhe nëse ora do të ishte dhuratë, në rast se mbetet në Kosovë, Dogana duhet të paguhet. Duke dalë nga çështjet ligjore, Mozzik pati edhe një reagim ndaj Noziyt, i cili pretendoi se ora nuk ishte e tij dhe se e kishte përdorur vetëm për fotografi. “Hajde, thuj le të na ndihmonë te nxjerri. Hajde mor burrë, ndihmona. Komuniteti i artistave le të më përkrahë, edhe unë jam artist”, tha Mozzik.

  • Bie klasikja burrë-grua?! Drafti i ri për gjininë ‘gjithëpërfshirëse’ nxit polemika: Deformim i gjuhës…

    Bie klasikja burrë-grua?! Drafti i ri për gjininë ‘gjithëpërfshirëse’ nxit polemika: Deformim i gjuhës…

    Foto ilustruese

    TIRANË- Konsultimi publik për projektligjin e barazisë gjinore ku parashikohet ndryshimi në përkufizimin e termit “gjini”, ka nxitur polemika. Koncepti i ri për gjininë, ku përveç atyre burrë e gru, tashmë përfshin edhe identitete të tjera, pra gjithëpërfshirës, ka shkaktuar debat të gjerë publik.
    Siç u bë me dije më herët, gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që përkufizimi të zgjerohej “përtej konceptit binar burrë-grua”, duke përfshirë identitete të tjera gjinore. Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, theksoi se projektligj nuk ndryshon biologjinë. Për Xheni Karajn zgjerimi i përkufizimit të gjinisë është një respektim i dinjitetit njerëzor.
    “Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Gjinia si një kategori sociale dhe juridike nuk ka të bëjë me këtë realitet, lidhet me mënyrën si individët e jetojnë dhe shprehin veten e tyre në shoqëri”, thtoë ajo. 
    Ndërkohë, drejtuesi Institutit për Besim dhe Angazhim Kulturor, Kaon Serjani, thotë se zgjerimi i përkufizimit të gjinisë do të sillte kaos në shqoërinë shqiptare. Sipas tij, ky ligj po shkatërron familjen dhe identitetin gjinor, ndërsa shprehet kundër intergrimit në BE nëse kjo shihet se një arsye.
    “Shumica e vendeve të Bashkimit Europian në ligjet e tyre për gjininë pranojnë gjininë binare mashkull-femër. Mund të kenë disa vende lehtësira ligjore për të ndërruar gjini, por duhet të mbeten kornizës ose mashkull ose femër. Thirrja ime është që nëse ligji po shkon në parlament, të ngrihen burra gra, të majtë e të djathtë, ta kuptojnë se ky ligj po shkatërron familjen, identitetin gjinor. Dhe nëse kjo shitet si një arsye për të pasur integrim në BE, ne nuk mund të pranojmë integrim duke u vetëshkatërruar”, shton Serjani.
    Serjani më tej shton se kjo do sillte edhe deformim të gjuhës shqipë, pasi do të krijoheshin terma artificialë. Sipas tij, do të ketë pabarazi në sporte, apo rrezik real për vajzat.
    “Gjuha shqipe është një gjuhë gramatikore gjinore, kemi përemra që janë ose mashkullorë ose femërore, në përcaktimin e gjinive të reja pra as mashkull as femër, për shembull anglishtja e ka fjalën “they”, ne kemi ata/ato. Kjo do krijojë terma artificialë që do deformojnë gjuhën shqipe të paraqitur në dokumentacione. E lidhur me arsimin, ligji mund të kthehet në një indoktrimin ideologjik. Do të ketë pabarazi në sporte, apo rrezik real për vajzat”, thotë Serjani.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pranoi kërkesën, duke bërë kështu që në draftin final, të parshikohet kuptimi i termit “gjini” më gjithpërfshirës. Formulimi i ri në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.”
    Megjithatë, projektligji nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit./ZËRI