Tag: burrë

  • Tragjedi në rrugë/ Burrë gjendet i vdekur në makinë, e parkuar në korsinë e emergjencës

    Tragjedi në rrugë/ Burrë gjendet i vdekur në makinë, e parkuar në korsinë e emergjencës

    “Sot me date.16.10.2025 ne autostraden Fier Vlore prane fshatit Bishan eshte gjetur i ndaluar ne xhepin e emergjeences automjeti i markes Volkswagen me targa AB276DC me nje shtetas te seksit mashkull i shtrire ne sedilet e perpara
    Nga informacionet e para ky shtetas dyshohet te kete nderuar jete nga shkaqe nryrale.gjeneralitetet Rafael Pasha me banim ne fshatin Starove,Berat”.

  • Mjeti i parkuar në korsinë e emergjencës, gjendet i vdekur një burrë në Vlorë, në sediljen e parme

    Mjeti i parkuar në korsinë e emergjencës, gjendet i vdekur një burrë në Vlorë, në sediljen e parme

    Një burrë është gjendur i vdekur në një makinë të parkuar në xhepin e emergjencës në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Bishan.

    Rafael Pasha, banues në fshatin Starovë të Beratit dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
    “Sot më date.16.10.2025 në autostradën Fier Vlore pranë fshatit Bishan është gjetur i ndaluar në xhepin e emergjencës automjeti i markes Volkswagen me targa AB276DC me një shtetas të seksit mashkull i shtrire në sediljen e parme.
    Nga informacionet e para ky shtetas dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.Gjeneralitetet Rafael Pasha me banim ne fshatin Starove, Berat”.
    Vijon…

    Top Channel

  • Vlorë/ Gjendet i vdekur një burrë në mjetin e parkuar në korsinë e emergjencës. Viktima u gjet në sediljen e parme (EMRI)

    Vlorë/ Gjendet i vdekur një burrë në mjetin e parkuar në korsinë e emergjencës. Viktima u gjet në sediljen e parme (EMRI)

    Një burrë është gjendur i vdekur në një makinë të parkuar në xhepin e emergjencës në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Bishan. 
    Rafael Pasha, banues në fshatin Starovë të Beratit dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 
    “Sot më date.16.10.2025 në autostradën Fier Vlore pranë fshatit Bishan është gjetur i ndaluar në xhepin e emergjencës automjeti i markes Volkswagen me targa AB276DC me një shtetas të seksit mashkull i shtrire në sediljen e parme. 
    Nga informacionet e para ky shtetas dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.Gjeneralitetet Rafael Pasha me banim ne fshatin Starove, Berat”. 
     
  • Arrestohen burrë e grua në Devoll, planifikonin të trafikonin 5.8 kg kanabis drejt Greqisë

    Arrestohen burrë e grua në Devoll, planifikonin të trafikonin 5.8 kg kanabis drejt Greqisë

    Dy persona burrë e grua, janë arrestuar nga policia në Devoll me akuzën për kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
    Të dënuarit janë Fatos Sala 48-vjeç dhe Era Sala 31 vjeçe. Sipas burimeve, çiftit ju gjetën 5.8 lëndë narkotike në banesën e tyre, dhe kishin planifikuar ta trafikonin në Greqi.
    Policia sekuestroi të gjithë lëndën narkotike dhe 2 celularë. Autoritetet dyshojnë se burri dhe gruaja bashkëpunonin me njëri-tjetrin për prodhimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.
    Prokuroria po heton këtë rast deri në një vendim final ndaj dy autorëve.

  • EMRAT/ Kapen burrë e grua në Devoll, do çonin kanabis në Greqi

    EMRAT/ Kapen burrë e grua në Devoll, do çonin kanabis në Greqi

    Burrë e grua kanë rënë në prangat e policisë së Devollit nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

    Në kuadër të operacionit “Fazat” janë arrestuar shtetasit Fatos dhe Era Sala, të cilëve iu gjetën në banesë 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.

  • Shqipëria vetëm me “burrë dhe grua”. Zbulohet drafti i PS, shfuqizohet nga projektligji “gjinia e tretë”

    Shqipëria vetëm me “burrë dhe grua”. Zbulohet drafti i PS, shfuqizohet nga projektligji “gjinia e tretë”

    Në debatin e fortë publik nëse Shqipëria duhet të njohë më shumë se dy gjini, burrë dhe grua, është përfshirë së fundmi edhe grupi parlamentar socialist, i cili me disa amendamente të depozituara në Kuvend, duket se do të thotë fjalën e fundit.
    Në vendin tonë, nuk do të ketë gjini të tretë. Me firmën e kreut të grupit parlamentar socialiste, Taulant Balla, janë propozuar jo pak por 22 amendamente ndaj draftit të Ministrisë së Shëndetësisë për të rivendosur në shina, atë që propozuesi e cilëson si humbjen e konceptit klasik në shoqërinë shqiptare, ku ka dy gjini mashkullore dhe femërore.
    Amendamentet nisin që në nenin e parë të drafit të qeverisë, e cila kishte parashikuar që ky ligj tw rregullojw çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore.
    Në variantin e firmosur nga Taulant Balla janë hequr fjalët “pavarësisht përkatësisë gjinore”, duke u zëvendësuar me “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.
    Në relacionin që i bashkëngjitet projektligjit thuhet se togfjalëshat “përkatësi gjinore” apo “përkatësisë së shumëfishtë”, synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua.
    “Këto përcaktime synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit apo përkatësisë së shumëfishtë apo diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua. Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptim binar burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj. Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua””, thuhet në relacion.
    Taulant Balla i ka dhënë një përgjigje edhe atyre që përdorin argumentin se shoqëria duhet të ketë më shumë se dy gjini për shkak se kjo është edhe një praktikë juridike europiane.
    Sipas deputetit socialist, Gjykata e Drejtësisë e BE-së që mbron personat transgender nga diskriminimi, mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë.
    “Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore (siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua”, thuhet në relacion.
    Në dokumentin prej 3 faqesh të kreut të grupit të PS-së, është fshirë termi “përkatësi e shumëfishtë” e drafit të qeverisë në 15 raste kur ai përdorej, duke konfirmuar kështu qëndrimin se në Shqipëri edhe pas miratimit të këtij ligji, do të njihen zyrtarisht vetëm dy gjini, mashkullore dhe femërore.
    Ndryshimet në pr.ligj
    Neni 1 pika 2- Varianti i Qeverisë
    Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore…
    Neni 1 pika 2- Varianti i PS
    Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave…
    Pikat kryesore të relacionit
    Projektligji përdor termat “pavarësisht përkatësisë gjinore”; “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”;  “ka kuptim gjithëpërfshirës”; “Përkatësi e shumëfishtë”, ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera,….. orientimi seksual…”, terma këto të cilat janë përdorur më pas përgjatë gjithë dispozitave të projektligjit dhe që i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik apo binar të gjinisë që është ajo e burrit dhe gruas, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore.
    Këto përcaktime synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit apo përkatësisë së shumëfishtë apo diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua.
    Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptim binar burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj.
    Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.
    Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka zhvilluar jurisprudencë që mbron personat transgender nga diskriminimi (p.sh. rasti P. V. S. dhe Cornëall County Council, 1996), por kjo mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë
    Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore (siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua.
    Projektligji në nenin 4, shkronja “k”, përcakton se “Përkatësi e shumëfishtë” është ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera si: mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja e imigrantëve, etnia, orientimi seksual ose prejardhja socio-ekonomike” Fjalët “përkatësia e shumëfishtë” përdoren 15 herë në projektligj.
    Heqja e këtyre përcaktimeve nga dispozitat e projektligjit përmirësojnë edhe vetë qëllimin e nismëtarit për hartimin e një ligji në përputhje me kushtet aktuale të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë dhe nuk cenojnë garantim për mbrojtjen nga diskriminimi të individëve me identitete komplekse (p.sh. gra me aftësi të kufizuara, gra LGBTIQ+, gra emigrante). Ky propozim mbështetet edhe në faktin se edhe pse BE-ja njeh diskriminimin e shumëfishtë, acquis-i për barazinë gjinore mbetet i fokusuar në binaritetin burrë/grua.

  • Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Zbulohet drafti i PS, shfuqizohet nga pr.ligji i Qeverisë “gjinia e tretë”. 22 amendamente kundër “përkatësisë së shumëfishtë”

    Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Zbulohet drafti i PS, shfuqizohet nga pr.ligji i Qeverisë “gjinia e tretë”. 22 amendamente kundër “përkatësisë së shumëfishtë”

  • Projektligji, PS heq “gjininë e tretë”: Ka vetëm burrë dhe grua!

    Projektligji, PS heq “gjininë e tretë”: Ka vetëm burrë dhe grua!

    Shoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI?
    Debati publik për gjinitë në Shqipëri, duket se është drejt fundit, shkruan TCH në një raportim mbi një projektligj delikat.
    Projektligji për barazinë gjinore që kërkon gjithë përfshirjen përtej konceptit binar burrë -grua  propozohet të ndryshojë sërish, duke u kthyer në i ngjashëm me versionin e parë.
    Grupi parlamentar socialist me firmën e kryetarit Taulant Balla ka hartuar disa amendamente në të cilat kundërshton copëza të draftit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të dërguar në Kuvend.
    “Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji, nuk parashikojnë një ‘gjini të tretë’ apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua. Përkufizimi aktual i gjinisë në Bashkimin Europian nuk mund të interpretohet si krijim i kategorive të reja juridike të gjinisë përtej binaritetit burrë-grua, gjë që nuk mbështetet nga acquis-i”-grupi parlamentar i PS.
    Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale, në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. Gjithashtu, kreu i grupit të PS kërkon fshirjen e konceptit “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë, apo përkatësisë së ndërthurur. Përveç nenit 10 të projektligjit ku kërkon që termi i “gjithëpërfshirjes dhe përkatësia e shumëfishtë” i përfshirë për gjuhën e përdorur nga institucionet për hartimin e politikave, strategjive apo çdo lloj informacioni, të ndryshojë me fjalën “vulnerabilitet”.
    “Këto terma i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore. Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptin burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj. Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.
    Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Top Channel, një tjetër kërkesë është të hiqen fjalët “lufta kundër steriotipeve gjinore”.
    Kundër në amendamente shprehen edhe për detyrimin ligjor të punëdhënësit që të promovojë shpërndarje të barabartë ndërmjet grave dhe burrave, të rejave e të rinjve në të gjithë diversitetin e tyre, kërkohet të mos njihet diversiteti dhe të hiqet si fjalë, raportohet nga TCH.

  • Ligji, PS heq “gjininë e tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua

    Ligji, PS heq “gjininë e tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua

    Shoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI? Debati publik për gjinitë në Shqipëri, duket se është drejt fundit.

    Projektligji për barazinë gjinore që kërkon gjithë përfshirjen përtej konceptit binar burrë -grua  propozohet të ndryshojë sërish, duke u kthyer në i ngjashëm me versionin e parë.
    Grupi parlamentar socialist me firmën e kryetarit Taulant Balla ka hartuar disa amendamente në të cilat kundërshton copëza të draftit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të dërguar në Kuvend.
    “Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji, nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua. Përkufizimi aktual i gjinisë në Bashkimin Europian nuk mund të interpretohet si krijim i kategorive të reja juridike të gjinisë përtej binaritetit burrë-grua, gjë që nuk mbështetet nga acquis-i”-grupi parlamentar i PS.
    Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale , në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. Gjithashtu, kreu i grupit të PS kërkon fshirjen e konceptit “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë, apo përkatësisë së ndërthurur. Përveç nenit 10 të projektligjit ku kërkon që termi i “gjithëpërfshirjes dhe përkatësia e shumëfishtë” i përfshirë për gjuhën e përdorur nga institucionet për hartimin e politikave, strategjive apo çdo lloj informacioni, të ndryshojë me fjalën “vulnerabilitet”.
    “Këto terma i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore. Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptin burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj. Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.”
    Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Top Channel, një tjetër kërkesë është të hiqen fjalët “lufta kundër steriotipeve gjinore”.
    Kundër në amendamente shprehen edhe për detyrimin ligjor të punëdhënësit që të promovojë shpërndarje të barabartë ndërmjet grave dhe burrave, të rejave e të rinjve në të gjithë diversitetin e tyre, kërkohet të mos njihet diversiteti dhe të hiqet si fjalë.

    Top Channel

  • PS kundër “gjinisë së tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua

    PS kundër “gjinisë së tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua