Tag: burrë

  • Trump fali një manjat kriptomonedhash, por… nuk e ka idenë se kush është ai

    Trump fali një manjat kriptomonedhash, por… nuk e ka idenë se kush është ai

    Vetëm pak ditë më parë, Donald Trump fali Zhangpeg Zhao, një multimilioner kriptomonedhash, një burrë për të cilin presidenti amerikan thotë se… nuk e di se kush është.

    Trump u pyet për faljen gjatë një interviste që dha në emisionin “60 Minutes” të CBS News, i cili u transmetua të dielën.
    Prezantuesja e emisionit, Nora O’Donnell, e pyeti presidentin pse e fali një burrë që prokurorët qeveritarë kishin thënë se kishte shkaktuar “dëm të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.
    “Në rregull, a jeni gati? Nuk e di kush është ai”, u përgjigj Trump. Ai shtoi se nuk kujtonte ta kishte takuar Zhao-n dhe se “nuk kishte idenë se kush ishte ai”. Atij thjesht i ishte thënë se biznesmeni ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga administrata e Joe Biden.
    Zhao u deklarua fajtor për lehtësimin e pastrimit të parave në vitin 2023. Ai vuajti katër muaj burg dhe pranoi të jepte dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i Binance, bursës së kriptomonedhave që ai bashkëthemeloi.
    Kompanitë e tij kanë punuar me kompani të lidhura me Trump në projekte të monedhave dixhitale.
    Falja e presidentit heq kufizimet që e kishin penguar Zhao të angazhohej në aktivitete financiare, raporton BBC, por është e paqartë nëse kjo ndryshon pozicionin e tij me rregullatorët amerikanë apo rolin e tij në Binance.
    Përveç Zhao-s, Trump ka falur themeluesit e platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave BitMEX, të cilët përballeshin me akuza për pastrim parash, dhe Ross Ulbricht, themeluesin e Silk Road, një treg i internetit të errët që gjithashtu trafikonte drogë.

    Top Channel

  • Tifozët e Napolit shpë*thejnë kundër Spallettit: Burrë i paskrupullt, fati i paskrupullt

    Tifozët e Napolit shpë*thejnë kundër Spallettit: Burrë i paskrupullt, fati i paskrupullt

    31 Tetor 2025

    11:42

    Alfred Lleshi

    Vendimi i Luciano Spalletti për t’u rikthyer në Torino te Juventusi ka ndezur polemika, sidomos në Napoli, ku trajneri u bë idhull pas fitimit të titullit të tretë historik për klubin axurr. Pas kritikave në rrjetet sociale, zemërimi i tifozëve shpërtheu me një veprim publik. Mbrëmë, në Ponte della Sanità, u vendos një banderolë me ofendime të rënda ndaj Spallettit.
    Mesazhi shprehte ndjenjën e tradhtisë: “Burrë i paskrupullt, fat i paskrupullt”! Grupi “Anima Azzurra” e shoqëroi banderolën me një postim në Instagram: “I paskrupullt, sepse je i rremë, i paskrupullt sepse je tradhtar. I paskrupullt sepse as ti nuk e kuptove gjithë dashurinë tonë”.
    Ngjarja tregon zhgënjimin dhe zemërimin e madh të tifozëve të Napolit për zgjedhjen e Spallettit për të pranuar ofertën e Juventusit, rival historik i klubit “partenopean”.

  • E rëndë në Turqi! Një burrë ndjek një fëmijë 7-vjeçar, e ngre peshë dhe e hedh nga një lartësi

    E rëndë në Turqi! Një burrë ndjek një fëmijë 7-vjeçar, e ngre peshë dhe e hedh nga një lartësi

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin turk të Adanas, ku një burrë i panjohur sulmoi një fëmijë rreth 7 vjeç, ndërsa incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë.

    Sipas mediave lokale, episodi ndodhi në rajonin Seyhan. Për arsye ende të paqarta, burri filloi të ndjekë dhe më pas të sulmojë djalin, pas një debati të shkurtër sipas dëshmitarëve. Në pamjet e sigurisë shihet fëmija që përpiqet të shpëtojë duke u ngjitur me shpejtësi në shkallët e një ndërtese dhe duke trokitur në derën e një banese.

    Megjithatë, agresori e kap nga kyçi i këmbës dhe e godet në kokë, duke e hedhur nga një lartësi rreth 1,5 metra. Pas sulmit, fëmija mbeti i shtrirë në tokë duke qarë, ndërsa autori u largua menjëherë nga vendngjarja.

    Një burrë në Turqi ndjek një fëmijë 7-vjeçar, e ngre peshë dhe e hedh nga një lartësi

    Familja e të miturit denoncoi ngjarjen dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Sipas informacionit zyrtar, fëmija nuk ndodhet në rrezik për jetën dhe po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitet dhe ka risjellë në fokus sigurinë e fëmijëve në rrugët e qytetit. Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në kapjen e agresorit.

    Kjo ngjarje vjen pas disa incidenteve të tjera në Turqi, duke shtuar shqetësimin mbi mbrojtjen e fëmijëve në hapësira publike.

  • “Brigitte Macron është burrë”/ 10 të akuzuar për shpifje ndaj bashkëshortes së Presidentit të Francës

    “Brigitte Macron është burrë”/ 10 të akuzuar për shpifje ndaj bashkëshortes së Presidentit të Francës

    Burg deri në 12 muaj dhe gjobë deri në 8 mijë euro rrezikojnë 10 të akuzuarit për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit të Francës. 
    Këto janë dënimet që kërkojnë prokurorët e Parisit ndaj 8 burrave dhe dy grave, kryesisht blogerë dhe personazhe me numër të lartë ndjekësish në rrjetet sociale, të cilët akuzohen për shpifje dhe përhapje lajmesh të rreme ndaj zonjës së parë të Francës. 
    Gjykata Penale e Parisit do të japë dënimin për ta më 5 janar 2026, pasi dëgjoi për 2 ditë dëshmitë e tyre. Shpifjet e pretenduara nga pala mbrojtëse e çiftit presidencial francez lidhen me dyshimet e ngritura prej vitesh nëpër rrjetet sociale se Brigitte i është nënshtruar një tranzicioni gjinor dhe që më parë ka qenë burrë me emrin Jean-Michel Trogne, që në të vërtetë është vëllai i saj. Të akuzuarit thanë para gjykatës se gjithçka e kanë thënë me humor dhe janë bazuar tek dyshimet e hedhura nga të tjerë. 
    Në gjykatë dëshmoi të martën edhe Tiffany Ozier, vajza e Brigitte Macron, e cila foli për ndikimin negativ të këtyre shpifjeve mbi shëndetin dhe jetën e përditshme të nënës së saj. 

  • Dhunoi bashkëshorten, nën hetim një burrë nga Nepravishta

    Dhunoi bashkëshorten, nën hetim një burrë nga Nepravishta

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Balluku thirret në SPAK, Shehaj mesazh Ramës: Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

    Balluku thirret në SPAK, Shehaj mesazh Ramës: Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK.
    Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale.
    Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arresojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.
    “Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai.
    Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!”, u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.

  • “Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen”/ Balluku thirret në SPAK, Shehaj mesazh Ramës: Po t’i arrestojnë të gjithë

    “Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen”/ Balluku thirret në SPAK, Shehaj mesazh Ramës: Po t’i arrestojnë të gjithë

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK.
    Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale.
    Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arresojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.
    “Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai.
    Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.

  • Balluku thirret në SPAK/ Shehaj mesazh Ramës: Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

    Balluku thirret në SPAK/ Shehaj mesazh Ramës: Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK.
    Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale.
    Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arresojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.
    “Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai.
     
     
    Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.

  • Detaje tronditëse nga vrasja në Greqi/ Nipi i viktimës tregon momentin fatal: Sapo dëgjova të shtënat, vrapova bashkë..

    Detaje tronditëse nga vrasja në Greqi/ Nipi i viktimës tregon momentin fatal: Sapo dëgjova të shtënat, vrapova bashkë..

    Prova të reja kanë dalë ngra vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar në Finikounda. Në lidhje me këtë ngjarje ka dhënë dëshminë nipi i pronarit grek. Ai ka deklaruar se pak para se të ndodhte vrasja, një burrë i cili dyshohet të jetë autori i krimit, ishte ulur pranë xhaxhait të tij duke biseduar.
    Ai ka rrëfyer se pasi ka dëgjuar të shtënat, i ka thirru mikut shqiptar të xhaxhait të tij, që të largohej pasi autori mund të vriste dhe ata. Pasi kanë vrapuar për një kohë relativisht të shkurtër autori i krimit ka qëlluar edhe mbi shqiptarin duke e lënë të vdekur në moment. Mediat greke shkruajnë se nipi i pronarit të kampingut dëshmoi se e pa vrasësin dhe e mbante mend çfarë mbante veshur. Sipas tij atutori i krimit të dyfishte mbante veshur një këmishë të bardhë me mëngë të shkurtra me vija dhe një çantë të zezë prej cope që rrinte në trup.
    “Burri nuk dukej as grek, as gjerman , dhe tha, duke iu drejtuar xhaxhait tim, në një anglishte jo shumë të mirë: “Ke një vend për të qëndruar?” “A ka ndonjë vend për mua?” Pastaj xhaxhai im iu përgjigj me ironi “Çfarë vendi?” dhe qeshi dhe pastaj dëgjova një krismë dhe pastaj kuptova se ky burrë kishte qëlluar xhaxhain tim. Xhaxhai im, i cili kishte qenë ulur deri në atë moment, pas tavolinës së tij, arrita ta shoh që ai u ngrit dhe pastaj dëgjova një krismë të dytë dhe kuptova se ai e kishte qëlluar për herë të dytë. Isha në zonën e pritjes përpara oxhakut. B. po qëndronte te dera, në zonën e pritjes.
    Sapo dëgjova të shtënat , fillova të vrapoja dhe i bërtita B. të vraponte dhe ai filloi të vraponte edhe ai. Duke dalë nga recepsioni, vrapova majtas dhe B. drejt frigoriferëve dhe dukej se ai u hutua dhe e nxita të vraponte dhe ai filloi të vraponte drejt meje. Në të njëjtën kohë, po bërtisja për ndihmë dhe ndihmë, por nuk kishte askënd tjetër atje në atë moment. Ndërsa po vrapoja, dëgjova dy ose tre të shtëna të qëlluara nga ky burrë i panjohur drejt B. dhe kuptova se B. ra në tokë.
    Duke parë prapa, pashë se ky burrë po më drejtohej mua, pasi unë kisha vrapuar më shpejt dhe isha përpara B.. Mendoj se dëgjova edhe një ose dy të shtëna të tjera drejt meje. Isha shumë i frikësuar. Po vrapoja sa më shpejt që munda. Në një moment rrëshqita dhe rashë. Mendoj se, për shkak se kisha vrapuar shumë shpejt dhe ai nuk mundi të më arrinte, e pashë të ktheh.

  • Barazia gjinore, debate të forta në emision/ Aktivistja: Burrë me burrë s’mund të sjellin fëmijë, ndihem e ofenduar

    Barazia gjinore, debate të forta në emision/ Aktivistja: Burrë me burrë s’mund të sjellin fëmijë, ndihem e ofenduar

    Në emisionin “Real Story” në ABC News, dy aktivistet Dorina Mema dhe Elsa Ballauri zhvilluan një debat të fortë mbi konceptin e gjinisë dhe projektligjin për barazinë gjinore. 
    Ndërsa Mema shfaqi qëndrime kritike dhe problematizuese ndaj ndryshimit gjinor dhe ndikimit të tij në strukturën tradicionale të familjes, Ballauri mbrojti të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara, duke theksuar se barazia gjinore nuk përbën kërcënim për familjen apo shoqërinë. 
    Dorina Mema: Ta marrim nga themeli: Ku ndryshon seksi nga gjinia? Fjala gjini është krijuar në vitin 1950 pas Luftës së Dytë Botërore, dhe u krijua nga John Mony, i cili ishte një seksolog-psikolog absolutisht i sponsorizuar, i cili përfundoi të vriste veten kur ndryshoi gjininë nga mashkull në femër. Më vonë ky akt u dënua rëndë dhe e nxorën. Ku kemi pasur dhe një fazë të historisë së njerëzimit, ku kemi pasur një problem psikologjik. Pra ka pasur një periudhë kohore të njerëzimit që ka qenë një problem psikologjik i njerëzimit tonë, ku njerëzit kërkonin që të ndryshonin gjininë. Dobësimi i njeriut ku fillon, nga potenciali i mendjes, nga potenciali për t’u zhvilluar, për t’u trashëguar, nga potenciali i mbështetjes së familje. 
    Elsa Ballauri: Nuk po e shkatërron familjen kjo gjë. 
    Dorina Mema: Të lutem shumë! Burrë me burrë nuk sjellin në jetë një fëmijë dhe unë do të shkoj tek diskriminimi, sepse ndjehem e ofenduar si grua, si nënë, kur nënës i thuhet që sorrogacia është e bukur, mëmësia është hyjnore. Ju po shkatërroni thelbin. 
    Kujtojmë se grupi parlamentar i Partisë Socialiste ndryshoi sot, 16 tetor, frazën “gjinia gjithpërfshirëse” në projektligjin për Barazinë Gjinore. 
    Tanimë janë rregulluar disa nene ku specifikohen dy gjini, “burrë dhe grua”, ndryshe nga drafti i qeverisë në Kuvend, që njihte identitetet gjinore, përtej konceptit klasik.