Tag: burrë

  • Britani e Madhe/ Panik në Milton Keyne, policia vret një burrë në stacionin e trenit

    Britani e Madhe/ Panik në Milton Keyne, policia vret një burrë në stacionin e trenit

    Një burrë është qëlluar për vdekje nga policia në stacionin qendror të trenit në Milton Keynes të Britanisë së Madhe në mesditë, duke shkaktuar panik te udhëtarët që dëgjuan të shtënat.

    Policia e Thames Valley dhe Policia e Transportit Britanik u thirrën në orën 12:55 pas raportimeve për një burrë të armatosur në zonë. Stacioni qëndroi i mbyllur për disa orë, ndërsa rrugët përreth u bllokuan nga forcat e rendit.

    Oficerët e armatosur ndërhynë menjëherë dhe i kërkuan burrit të dorëzohej, por më pas u dëgjuan të shtënat.

    Dëshmitarët raportuan një skenë kaotike me prani të madhe policore, përfshirë një helikopter dhe njësi me qen policie.

    “Unë dëgjova një të shtënë teksa prisja autobusin”, shkroi një dëshmitar në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër shtoi: “Ka shumë policë dhe ambulanca kudo.”

    Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, burri u shpall i vdekur në vendngjarje në orën 13:44. Autoritetet thanë se nuk ka kërcënim të mëtejshëm për publikun.

    Incidenti është tani nën hetim nga Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC).

    “Ne kemi filluar një hetim të pavarur për të shqyrtuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje, përfshirë veprimet e policisë”, deklaroi një zëdhënës i IOPC.

    Megjithëse nuk ka indikacione për lidhje terroriste, autoritetet po hetojnë ende motivet e ngjarjes.

  • Vijojnë surprizat në Ferma Vip 2, njihuni me konkurentët e rinj! Big Mama e nis me batuta për veshjen

    Vijojnë surprizat në Ferma Vip 2, njihuni me konkurentët e rinj! Big Mama e nis me batuta për veshjen

    Pas Erald Sojlit, Zhakut, Ronit ishte radha e të tjerë fermerëve për tu bërë pjesë e edicionit të dytë të Ferma Vip 2.
    Albi dhe Alba do të jenë dy fermerët e rinj të këtij edicioni në Ferma Vip 2. Një hyrje me poezi ajo e Albit, i cili i dedikoi disa vargje Albës dhe opinionistes tonë Big Mama.
    Kjo e fundit ka patur edhe disa kritika të vogla për Albën sa i përket veshjes.

    Big Mama: Mbylle atë fustan se na fotografove të gjithëve. Ku je nis me atë fustan?
    Alba: Jam nis me gjet burrë.
    Big Mama: Vetëm burrë nuk gjen aty.

  • 81 vjeçarja në Cyrih fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

    81 vjeçarja në Cyrih fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

    Një grua 81-vjeçare në Meilen mori një thirrje telefonike në telefonin e saj fiks nga një burrë i panjohur të enjten, 13 shkurt. Policia kantonale e Cyrihut ka shkruar në një deklaratë të enjten se ai ishte paraqitur si një detektiv policore.
    I panjohuri i kishte treguar gruas një histori fiktive rreth hetimeve të supozuara për hajdutët.
    Me thirrje të mëtejshme, ku ishin përfshirë edhe persona të tjerë të panjohur që paraqiteshin si punonjës bankare apo prokurorë publikë, ata u përpoqën të fitonin besimin e të moshuarës në mënyrë perfide. Ata donin ta detyronin atë të tërhiqte pasuri të mëdha nga banka.
    E moshuara, ndërkohë ka raportuar në policinë kantonale të Cyrihut dhe ka thënë se kishte marrë disa telefonata nga mashtrues të dyshuar.
    Mashtruesit e kishin udhëzuar atë që të tërhiqte një shumë të madhe parash nga banka e saj, një pjesë të shumës ta këmbente me shufra ari dhe ta ketë gati për arkëtim.
    Mëngjesin e së martës, mashtruesit e dyshuar telefonikë kanë telefonuar sërish të moshuarën dhe kanë njoftuar se do të vijnë të mbledhin arin dhe paratë me vlerë prej dhjetëra mijëra franga.

    Ajo la një pako para derës së banesës së saj si karrem.
    Atë mbrëmje pas orës 17:00 u shfaq një burrë dhe mori pakon që gruaja e moshuar kishte lënë para derës së banesës dhe u largua.
    Hetuesit e policisë kantonale të Cyrihut po e vëzhgonin personin e panjohur më parë. Më në fund, rreth orës 19:30. në Olten, ata mundën ta vëzhgonin atë duke dorëzuar pakon që përmbante plaçkën e supozuar tek një burrë tjetër.
    Hetuesit arrestuan të dy personat.

    Personi që ka transportuar pakon nga Meileni në Olten është një kosovar 54-vjeçar ndërsa ai të cilit i është dorëzuar pakoja është një zviceran i moshës 28 vjeçare.
    Të dy të dyshuarit janë sjellë në prokurorinë publike pas marrjes në pyetje nga policia. E moshuara 81-vjeçare nuk ka pësuar dëme financiare.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh