Nga rubrika ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama riktheksoi se SPAK dhe prokurorët kanë mbështetjen e tij.
Rama tha se ishte Partia Socialiste që ‘ia dha shpatën’ Altin Dumanit që të thirreshin para prokurorisë njerëz me pushtet si kurrë më parë.
“Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh, e kishe dëgjuar më parë, kishte thirrë ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës.
Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.
Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë”-u shpreh Rama.
Tag: burrë
-

“Burrë i ndershëm me integritet, s’i kanë lënë rob shpie pa i thënë”/ Rama për Altin Dumanin: Ka solidaritetin tim
-

‘Ky burrë nuk ka nevojë për pushtet’/ Shqiptari nga Miçigani: Berisha po i jep shansin Shqipërisë…
Shqiptaro-amerikani nga Miçigani, Ervis Zholi ka postuar në Facebook një foto me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke theksuar se ‘ky burrë nuk ka nevojë për pushtet’.
Sipas Zholit, Berisha po i jep shansin Shqipërisë të vazhdojë trashëgiminë e brezave pa u endur rrugëve të mërgimit.
‘Ky burrë nuk ka nevojë për pushtet. Ky burrë po i jep shansin Shqipërisë të vazhdojë trashëgiminë e brezave pa u endur rrugëve të mërgimit. Adhurim dhe nderim pafund për legjendën, liderin, njeriun e moralit dhe të punës!’, shkruan Zholi.
-

NGA ÇUN LAJÇI – Psikopati që këndon në dasmat tona…
Ti paske qenë burrë legen, fjalë e pistë që e vjelli goja jote, qysh atë ditë kur një djalosh e quajte: “kopil shkine”. Burrë legen dole përsëri kur mësove humbjen tënde dhe e shfryne urrejtjen ndaj po atij djaloshi që me zemër të bardhë të ktheu për herë të dytë në BBV.
Çfarë veriori je ti, more Jozef Marku?! Çfarë malsori je ti, kur gjithë fuqinë tënde e zbrazë në fytyrën e një fëmiu, që kurrë s’të shau, kurrë s’të ofendoi. Të vetmin gabim e kishte kur ta hodhi rruzarën n’ujë dhe të kërkoi falje me përultësi, — e ti, trimërinë e tregove ndaj një fëmije duke shfaqur fytyrën tënde prej krimineli!
Ti hyre si psikopat e psikopat i fëlliqur dole, duke “vrarë” një djalosh që të mundi me lojën e vet rinore. Ti dite vetëm të denigrosh, të shfaqësh urrejtje, të abuzosh, të nxjerrësh nga haleja jote fjalë të ulëta që nuk i shkojnë një veriori me nder!
Unë s’dua të nxis urrejtje (se Shqipnia ka djem si zana…), por një këngëtar si ti, që di të grushton shqiptarin, nuk i duhet dasmave tona!
Tani futu n’yzderhane si Maxharr Pasha, more kriminel, se tani po e shoh; – si e pse u vrajkan shqipatrët ndër veti!
P.S. Besart Kelmendi, (Gjesti), tani po të them me zemër: jam me ty dhe për ty! Ti je fituesi i kësaj loje, nëse ka nder në zemrat e shqiptarëve e vertetësi në BBAVip 3! /Nga Çun LAJÇI, shkrimtar, aktor/Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

“I ofrove Elinarës burrë me lek”, Kastro Zizo “shpërthen” ndaj Albës: Je me 50 identitete të frikshme brenda 24 orëve
Kashtro Zizo, opinionisti i Ferma VIP 2 ka krituar Albën për lojën e saj. Ai i tha se shakatë për t’i gjetur burrë me lek Elinarës, janë të papranueshme.
Zizo u shpreh se fermerja është me 50 identitete të frikshme brenda 24 orëve.
Ndërkohë, opinionistja Zhaku ka deklaruar se e sheh Albën si një stratege.Pjesë nga biseda:
Alba: Fjalët e tyre bien në kontradiktë. Erand, edhe po të mos të interesojë, unë do jem aty dhe do flas para teje, edhe po të mos më pyesësh.
Zizio: Mendoj se ka gjetur një terren shumë të butë dhe i gjithë ky identifikim i saj është si pasojë e një vrime të lehtë uji që lag edhe të tjerët përreth. Unë dua të di, cila është strategjia e Alba Zhakut? Alba e mëngjesit që bën strip Limit? Alba që në pikë të mëngjesit shkon të merret me pula dhe do të nxjerrë prapanicën? Alba që në drekë i prish lojën grupit të vet? Alba që i fut një qaravitje? Apo është ajo strategia që merr përsipër të bëjë shaka dhe humor, duke tentuar t’u gjejë shpëtim të tjerëve, duke u ofruar burrë me lekë e me të tjera? Dhe ju të tjerët nuk është se bullizimi ju bën më njerëz të mirë. Je Alba me 50 identitete të frikshme, të një njeriu brenda 24 orëve.
/vizionplus.tv -

“Ik moj gjej burrë për vete njëherë”, Kastro kritikon ashpër sjelljen e Albës ndaj Elinarës
Alba ka qenë personazhi më i komentuar i këtyre ditëve në fermë, ku të shumtë kanë qenë “armiqtë” e saj.
Ndërkohë kritik dhe i ashpër me sjelljen e Albës ka qenë dhe opinionisti Kastro Zizo, të cilit nuk i ka pëlqyer aspak komunikimi i saj me Elinarën, të cilës gjatë javës i ka thënë se do t’i gjejë burrë.
“Kush të duket vetja ty moj që gjen një grua pak më të madhe në moshë dhe i thua të gjej unë një burrë me lek ty e të shtëtisësh botë. Kush je ti moj. Po ti ik e gjej një burrë për vete”, tha Kastro. -

Luani që kafshoi një burrë në kokë ndodhet në Fier, policia do ta largojë nga banesa (VIDEO)
Prej më shumë se 24 orësh, një video është bërë virale në rrjet, ku shfaqej një luan, i cili kafshoi në kokë një burrë, i cili tentoi ta përkëdhelte.
U desh ndërhyrja në moment e të zotit të luanit, i cili e goditi me shuplakë, duke bërë që kafsha të tërhiqej dhe burri të shpëtonte fatmirësisht pa lëndime serioze.
Luani ndodhej në shkallët e një ballkoni të një vile dhe nga e folura, kuptohej se bëhej fjalë se ngjarja kishte ndodhur në jug të vendit, pa e ditur vendin ekzaktësisht.
Mediat raportojnë se luani që u bë viral ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit, ku një familje e mban në banesë si “mace shtëpie”.
Këtë fakt e dinin të gjithë banorët e zonës, por askush nuk kishte denoncuar tek autoritetet.
Mësohet se policia e Fierit po bashkëpunon me autoritetet për largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit.
Gjithsesi, deri më tani nuk ka patur asnjë komunikatë.
Mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike. -

“Je burrë i martuar!” Akuza të forta nga Alba ndaj Anduelit në Ferma VIP
Gjatë mbrëmjes së kaluar në “Ferma VIP”, një debat i ashpër shpërtheu midis Albës dhe Anduelit. Alba akuzoi Anduelin, i cili është i martuar, për sjellje të papërshtatshme, duke pretenduar se ai i hodhi shikime të pahijshme dhe e përqeshi gjatë ushtrimeve fizike. Ajo e konfrontoi duke thënë: “Burrë i martum i thot vetes. Të duket gjë normale të tallesh me femra? Çfarë bëre mbrëmë?
I hedh sytë aty ku nuk të takon.” Andueli mohoi akuzat dhe qëndroi i qetë gjatë debatit. Situata u përshkallëzua kur Alba zgjoi fermerët e tjerë për t’i përfshirë në diskutim. Më vonë, ajo u tërhoq në dhomën e fakirit, ku u përlot, por vazhdoi me akuzat ndaj Anduelit.
-

Skena horrori në Nju Jork! Një burrë i panjohur sulmon disa fëmijë me hanxhar, 1 viktimë dhe 6 të plagosur rëndë
Skena horror u shpalosën në qytetin e Nju Jorkut sot, teksa një burrë për arsye ende të panjohura, sulmoi një grup fëmijësh të vegjël të mbledhur në vendngjarje me një hanxhar.
1 person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë nga sulmi, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë, ndërsa fotot nga vendi i ngjarjes që janë publikuar tregojnë një grua të mbuluar me gjak duke u dërguar me urgjencë në spital e mbuluar me çarçaf.
Me plagë të rënda në spital u dërguan edhe një burrë dhe dy fëmijë. Mësohet se njëri prej fëmijëve është në gjendje kritike.
Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë qëlluar me armë autorin i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.Top Channel
-

“Çfarë bëre mbrëmë, je burrë i martuar”, ç’ndodhi gjatë natës në Ferma VIP? Alba akuza të rënda Anduelit
Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP ka qenë e tensionuar. Alba ka qenë protagoniste e ngjarjes e cila ka ngritur tonet ndaj Anuleit.
Sipas saj, Andueli i ka hedhur shikime të papërshtashme dhe e ka përqeshur kur ajo ka bërë ushtrime fizike.
“Burrë i martum i thot vetes. Të duket gjë normale të tallesh me femra? Çfarë bëre mbrëmë? I hedh sytë aty ku nuk të takon. Mendon se është e lehtë për një femër diçka e tillë?”, kanë qenë disa nga akuzat e Albës të cilat Andueli i ka mohuar dhe ka qëndruar i qetë përballë saj.Situata ka marrë përmasa të tjera kur Alba ka zgjuar fermerët e tjerë nga gjumi duke i përfshirë në debat.
Më pas, Alba ka vazhduar natën te dhoma e fakirit ku është përlotur, por nuk është ndalur me akuzat./vizionplus.tv -

“Berisha ankohet pse të sulmojë unë ty”, Rama i përgjigjet Bashës: Është xheloz për ne mo burrë!
Edhe mbrëmjen e sotme kanë vijuar replikat në rrjetet sociale midis kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës.Përmes një video-montazhi, Rama i ka kthyer përgjigje Bashës për deklaratat e tij, ku nuk mungojnë dhe ironitë për Sali Berishën.
Më frazën “O Rameeee”, ka nisur dhe ‘dialogu’ i sotëm mes tyre, ku kryeministri shprehet se është bërë tashmë frazë e njohur dhe ka shumë që po e thërrasin kështu.Dialogu në video-postimin e Ramës:
Basha: O Rameee…!
Rama: O Lul, po ku je o vlla, ku je?! Se ka dalë në modë kjo thirrja ‘O Rameeee…!’, edhe kush nuk më thërret, kështu që nuk ia kthej kokën, nuk ia var! Ku je më vlla?!
Basha: Ça bohet me Ramë?
Rama: Ça të bohet mo Lul, i shqetësum jam, shumë i shqetësum jam, për ty, kuptohet, se për vete e di që po e ndave mendjen, përfund edhe këtë herë. Po si do bëhet, se u ngrejte lartë kur u zgjove, më vure para, por ke ra. Ke ra prapë! Të tremb, të tremb ai dreq bufi më duket. S’je ai Lul cunami i dikurshëm, nuk je, nuk e ke atë, s’e di ça ka ndodh me ty!
Basha: Ka dalë doktori me u anku, sepse të sulmoj unë ty. A e ndigjove ça thotë?
Rama: A e shef, a e shef, rri e dëgjon bufin! Hala i thuaj doktori, po ça doktori me Lul?! Të shkuli si me qenë dhemb qumështi, pa anestezi, me qysqi, doktori, doktori… Cili doktor mo?!
Basha: Ke dalë nga realiteti, që kur merresh me Lul Bashën, dmth, përpara ishe në realitet ë?
Rama: Por është xheloz, është xheloz për ne mo burrë! Plus që i ka lëshu pllumbat ai, e ke vu re a jo? I fiket llamba mo, përditë! Në mes të bisedës flet kuturu! Mezi po pres kur t’i thotë Flamurit, Luli…! Ti prapëseprapë ke frikë, çudi e madhe mo, pse e ke frikë bufin, pse?
Basha: Edhe flet ti për dashni! Ty s’të ndahet shpirti nga bufi me Rame, por as bufit nga ty me Ram!
Rama: Mos ma thuj këtë se më vret. Unë sa hap sytë mo flas me vete, ku është Luli, a do ta shof vallë Lulin, ça do bëjë Luli sot?! Pastaj trembem, se më del përpara vigani, timonier, fitimtar, dhe sa hap ti gojën, them mosss, ky mezi pret me ja fut gjumit verës më duket, s’ka sy për qabe. Të përshëndes!