Tag: burrave

  • Rama nga Shkodra: Të zgjedhësh kënetën je çyryk

    Rama nga Shkodra: Të zgjedhësh kënetën je çyryk

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër këtë të premte, ku po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat.
    Gjatë fjalës së tij, ai tha se gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS dhe kjo gjë e mërzit palën kundërshtare.
    Rama: Përpiqen të më fusin në sherr me të gjithë burrat e shqiptarë, ne PS hymë në çdo fushë beteje elektorale, 56% e grave të Shqipërisë mbështesin PS, kjo shkon më shumë, ndërkohë që kur vjen puna tek burrat nuk jemi me këtë diferencë me kënetën, gjysma e burrave votojnë dhe mbështesin PS, të rinjtë mbështesin PS, çfarë na duhet më shumë, ne e kemi shumicën e grave kemi gjysmën e burrave dhe kemi shumicën e të rinjve, keni parë ju që është mërzit ajo gjysma tjetër, të gjendesh përballë zgjedhjes, të shkosh në BE apo kënetë, dhe të zgjedhësh kënetën je çyryk, je gjysmak, jo se janë në jetën e përditshme, por politikisht nuk mbushin, të kenë një mundësi ta provojnë, të vijnë të votojnë PS.
    Sa herë ia besum kënetës, zhytu më thellë e voto më shumë për kënetën, desh zoti i madh falë jush ka qenë një konspiracion që i keni bërë burrat hajd të provojmë një rrugë tjetër se mos marrim rezultat tjetër, në dy vite kemi ndërtuar sa kemi mundur, në vitet e mëparshme ata kanë ndërtuar Ndoc Rrokun dhe kanë bërë vetëm dëme.

  • Rama: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht. Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS

    Rama: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht. Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS

    Këtë pasdite, në një takim me vajzat dhe gratë në Shkodër, kreu i PS Edi Rama tha se të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht. Nga ana tjetër, shtoi edhe se gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në.
    ”Përpiqen të më fusin në sherr me të gjithë burrat e shqiptarë. 56% e grave të Shqipërisë mbështesin PS, kjo shkon më shumë, ndërkohë që kur vjen puna tek burrat nuk jemi me këtë diferencë me kënetën, gjysma e burrave votojnë dhe mbështesin PS. Të rinjtë mbështesin PS, çfarë na duhet më shumë, ne e kemi shumicën e grave kemi gjysmën e burrave dhe kemi shumicën e të rinjve.

    Keni parë ju që është mërzit ajo gjysma tjetër, të gjendesh përballë zgjedhjes, të shkosh në BE apo kënetë, dhe të zgjedhësh kënetën je çyryk, je gjysmak, jo se janë në jetën e përditshme, por politikisht nuk mbushin, të kenë një mundësi ta provojnë, të vijnë të votojnë PS.
    Sa herë ia besum kënetës, zhytu më thellë e voto më shumë për kënetën, desh zoti i madh falë jush ka qenë një konspiracion që i keni bërë burrat hajd të provojmë një rrugë tjetër se mos marrim rezultat tjetër, në dy vite kemi ndërtuar sa kemi mundur, në vitet e mëparshme ata kanë ndërtuar Ndoc Rrokun dhe kanë bërë vetëm dëme”,-tha Rama.

  • “Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS”, Rama nga Shkodra: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht

    “Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS”, Rama nga Shkodra: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht

    Rama: Përpiqen të më fusin në sherr me të gjithë burrat e shqiptarë, ne PS hymë në çdo fushë beteje elektorale, 56% e grave të Shqipërisë mbështesin PS, kjo shkon më shumë, ndërkohë që kur vjen puna tek burrat nuk jemi me këtë diferencë me kënetën, gjysma e burrave votojnë dhe mbështesin PS, të rinjtë mbështesin PS, çfarë na duhet më shumë, ne e kemi shumicën e grave kemi gjysmën e burrave dhe kemi shumicën e të rinjve, keni parë ju që është mërzit ajo gjysma tjetër, të gjendesh përballë zgjedhjes, të shkosh në BE apo kënetë, dhe të zgjedhësh kënetën je çyryk, je gjysmak, jo se janë në jetën e përditshme, por politikisht nuk mbushin, të kenë një mundësi ta provojnë, të vijnë të votojnë PS.
    Sa herë ia besum kënetës, zhytu më thellë e voto më shumë për kënetën, desh zoti i madh falë jush ka qenë një konspiracion që i keni bërë burrat hajd të provojmë një rrugë tjetër se mos marrim rezultat tjetër, në dy vite kemi ndërtuar sa kemi mundur, në vitet e mëparshme ata kanë ndërtuar Ndoc Rrokun dhe kanë bërë vetëm dëme.

    Top Channel

  • Studimi: 75% e burrave janë më besnikë ndaj berberëve se ndaj grave

    Studimi: 75% e burrave janë më besnikë ndaj berberëve se ndaj grave

    Një studim i fundit nga LonLyf mbi stilin e jetesës në Londër ka zbuluar se më shumë se 75% e meshkujve janë më besnikë ndaj berberëve të tyre sesa ndaj partneres romantike ose gruas. Këto marrëdhënie berber-klient shpesh ngjajnë me lidhjet e fëmijërisë, dhe disa burra janë të gatshëm të bëjnë rrugë të gjata për të shkuar tek berberi i tyre, edhe nëse kanë ndryshuar shtëpi. Ekspertët e lidhin këtë besnikëri me rutinën, besimin dhe rehatinë që ofron ky shërbim.
    Rreth 45% e meshkujve shmangin berberët e rinj për të evituar situatat e sikletshme, ndërsa 30% kanë frikë se mund të kenë një prerje flokësh të keqe. Megjithatë, kjo histori tregon edhe një aspekt tjetër: sipas statistikave, 70% e divorceve kërkohen nga gratë, çka sugjeron se edhe pse burrat mund të tradhtojnë, ata shpesh nuk dëshirojnë të ndahen.
    Ky fenomen nënvizon dëshirën e burrave për qëndrueshmëri dhe besnikëri, si në marrëdhënie ashtu edhe në përkujdesjen e flokëve.

    /vizionplus.tv

  • “Gjysma e burrave çyrykë!” Rama në Përmet: Bëjnë moral dhe habiten pse po shkojmë në drejtimin e duhur! Është një metaforë

    “Gjysma e burrave çyrykë!” Rama në Përmet: Bëjnë moral dhe habiten pse po shkojmë në drejtimin e duhur! Është një metaforë

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ditën e sotme në Përmet. Rama u takua me biznesmenë dhe operatorë turistikë në qytet. Ai ka theksuar përmirësimet e dukshme në sektorin e turizmit në këtë rajon. Rama tha se një Shqipëri e tërë jeton jashtë asaj që e quan kënetë.
    Për shprehjen “gjysma e burrave çyrykë”, Rama tha se se është një metaforë dhe bëjnë moral dhe habiten pse “po shkojmë në drejtimin e duhur”.
    “Çiftin këtu i kam njohur për herë të parë kur kishin filluar këtë gjë, me pasion dhe shpirtin e aventurës por sot janë në nivel tjetër. Por është një komunitet t tërë që bën këtë punë. Po shikoja zhvillimet në këtë kamping. Më thotë Zamo, kur e ke nxjerrë këto fotografitë na marrin etj. Prandaj e bëj, ti bëj një farë reklame gjërave të bukura. Se ku e merr vesh një shqiptar që nuk është i kësaj fushe, ose në një qytet tjetër se ça ndodh në një qytet tjetër? Nga lajmet? Harroje. Nga portalet? Harroje. Nga ato që qarkullojnë? Harroje.
    Është një Shqipëri që jeton jashtë asaj kënete mediatike. Dhe pastaj habiten dhe thonë ça shohin shqiptarët që mendojnë se po shkojmë në drejtimin e duhur. Janë po këta që shqetësohen kur them se gjysma e burrave janë çyryk. Është një metaforë, që lidhet me vështrimin e politikës. Dhe bëjnë moral pastaj. Prandaj ju kërkova ndjesë, se mendoj duhet ta thosha pasi vlen shumë për kontrastin e Shqipërisë reale, që përpiqet”, tha Rama.

  • “Gjysma e burrave janë çyryk”/ Rama e thotë “Sy m’Sy”: Të shkosh pas kënetës do të thotë të jesh gjysmak

    “Gjysma e burrave janë çyryk”/ Rama e thotë “Sy m’Sy”: Të shkosh pas kënetës do të thotë të jesh gjysmak

    Në rubrikën e tij “Sy më sy”, kryeministri Edi Rama përdor shpesh një gjuhë plot ironi për të shprehur qëndrimet e tij. Në fjalimin e fundit, ai tha se “gjysma e burrave janë çyryk”, duke e shpjeguar këtë si një metaforë për ata që ndjekin ide të gabuara dhe që, sipas tij, nuk ndihmojnë në ndërtimin e vendit. Ai kritikoi edhe analistët dhe opinionistët, duke thënë se populli nuk i dëgjon më, dhe shtoi me ironi se shqiptarët janë “kampionë bote” në politikë. Me këtë stil, Rama përpiqet të provokojë debat dhe të nxisë reflektim mbi mënyrën se si mendojmë për politikën dhe zhvillimin.
    Rama: Kur them gjysma e burrave janë çyryk e them në sens metaforik. Se të shkosh pas kënetës do të thotë të jesh gjysmak. Të jesh çyryk do të thotë të besosh se Shqipëria bëhet me burfin. Ky është mendimi im. Si shpjegohet që BE, KE dhe organizatat ndërkombëtare japin konkluzione në drejtimin e duhur. Budallenj janë dhe ata. Habiteni ju analistët që populli nuk jua fërshëllen opinionet tuaja. Po tkishte kampionat për politikë, shqiptarët do dilnin kampion bote. Prandaj unë nuk shoh televizor. Këto shfaqje inatesh e mllefesh.

  • Rama: Shokët e partisë janë shqetësuar pse shaj burrat. Ne qeverinë do të kemi një vajzë nga romët në qeveri, Majko quhet!

    Rama: Shokët e partisë janë shqetësuar pse shaj burrat. Ne qeverinë do të kemi një vajzë nga romët në qeveri, Majko quhet!

    Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Korçës. Ai e ka nisur fjalimin e tij duke sjellë në vëmendje mesazhet që i kanë ardhur nga shokë e partisë për kritikat që Rama i ka bërë në takime burrave.
    “Doja të ndaja me ju një ngjarje. Më kanë shkruar burra e gra dhe shokë të partisë se janë shqetësuar pse unë, lavdërojë gratë dhe unë sipas tyre ju bie burrave.

    Edhe dikush më shkruante, ça ke more burrë i dheut. Duke i rënë burrave, do na ikin burrat. Tani unë se kuptoj, që ata burra që ikin pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen”- tha Rama.
    Me tej kryeministri tha se “në listën e Qarkut të Vlorës, është Ina Majko për të cilën tha se përfaqëson vajzat e margjinalizuara”. Rama theksoi se “Majko vjen nga komuniteti rom dhe paralajmëroi se nëse ajo nuk zgjidhet deputete në 11 maj, do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme socialiste në rast se PS fiton parlamentaret. Do japim më shumë bursa për fëmijë që vijnë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vijnë nga familje egjiptiane dhe rome. Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë, por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”-deklaroi kryeministri.
    Hera e parë në historinë e Shqipërisë që do të kemi ministre nga romët.

  • As Rama nuk po e kupton veten se çfarë thotë: Unë nuk i shaj burrat, por për mua janë çyrykë

    As Rama nuk po e kupton veten se çfarë thotë: Unë nuk i shaj burrat, por për mua janë çyrykë

    Kryeministri Edi Rama është munduar të reagojë pas kritikave lidhur me deklaratën e tij në Peshkopi, ku tha se gjysma e burrave janë çyrykë.
    Por duket se tashmë edhe ai vetë nuk di se çfarë të deklarojë në takimet që po zhvillon, pasi në mungesë të premtimeve për një mandat tjetër qeverisës, fjalimet e tij janë kthyer në batuta me gratë dhe vajzat ku ju kërkon që të mbledhin burrat e tyre për të mos shkuar në kampin kundërshtar të opozitës, të cilën e cilëson si kënetë.
    Por ndërsa  mundohet të justifikohet për deklaratat e tij se gjysma e burrave  janë çyrykë, ai vazhdon t’i etiketojë përsëri këta të fundit si budallenj.
    “Doja të ndaja me ju një shqetësim, sepse sot kam patur disa ankesa dhe mesazhe nga ca burra, shokë partie, të cilët i kanë shqetësuar pse unë lavdëroj gratë dhe sipas tyre iu bie burrave.
    Edhe dikush që më shkruante; ça ke mo burrë i dheut, ti gratë lavdëroi sa të duash, por duke u rënë burrave, na ikin.
    Mendoj se ata burra që na ikin se nuk e kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen.
    Unë nuk shaj burrat. Absolutisht jo, kurrë. Nuk shaj burrat. Mendoj kështu. Është fakt që PS na rang vendi e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka qarqe që kjo mbështetje shkon deri në 65%. Por kjo do të thotë se kur vjen puna te burrat, diferenca është shumë më e vogël.
    Them se ata burra, që njësoj si shumica dërrmuese e grave, mbështesin PS, janë jo vetëm të zotë, por edhe të hapur dhe mendje hapur dhe të mençur politikisht.
    Ndërsa ata burra që rrinë edhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë. Politikisht Çyrykë. Nuk i duhen askujt. Dhe nëse mërziten më vjen keq, unë nuk mërzitem. Besoj që kjo që PS ka bërë për Shqipërinë në këto vite, na bën shumë krenar”, u shpreh ai pasditen e sotme gjate një takimi në qytetin e Korçës.

  • Rama takim me gratë në Korçë: Shokët e partisë janë shqetësuar pse shaj burrat

    Rama takim me gratë në Korçë: Shokët e partisë janë shqetësuar pse shaj burrat

    Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Korçës. Ai e ka nisur fjalimin e tij duke sjellë në vëmendje mesazhet që i kanë ardhur nga shokë e partisë për kritikat që Rama i ka bërë në takime burrave.
    “Doja të ndaja me ju një ngjarje. Më kanë shkruar burra e gra dhe shokë të partisë se janë shqetësuar pse unë, lavdërojë gratë dhe unë sipas tyre ju bie burrave.

    Edhe dikush më shkruante, ça ke more burrë i dheut. Duke i rënë burrave do na ikin burrat. Tani unë se kuptoj, që ata burra që ikin pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen”.

  • Rama në Kolonjë thirrje grave dhe vajzave: Na mjafton mbështetja juaj dhe gjysmës së burrave

    Rama në Kolonjë thirrje grave dhe vajzave: Na mjafton mbështetja juaj dhe gjysmës së burrave

    Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Kolonjë, në çeljen e rrugës së Vjosës që lidh bregdetin me juglindjen e vendit.
    Ai kërkoi votën e grave dhe vajzave në zgjedhjet e 11 majit.
    Rama nënvizoi se mjafton mbështetja e grave dhe gjysmës së burrave, që në 11 maj Kolonja të zgjohet rozë.

    Rama: Ju lutem vajzave dhe grave të Kolonjës të bëjnë çmosin që mbështetjen e vajzave dhe grave ta kemi më të lartën. Nëse kemi ardhur deri këtu arsyeja madhore se kemi mobilizuar si kurrë më parë, fuqinë e grave, u kemi dhënë mundësi të përfaqësohen, të marrin përgjegjësi. Kemi çliruar nga barra e shumë paragjykimeve. Sot mbështetemi te gratë dhe vajzat si mundësi e madhe.
    Gjykimi i gruas është ajo që ka peshën më të madhe. E dinë dhe burrat, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Me këto shifra na mjafton gjysma e burrave. Se është gjysma që kupton, gjysma tjetër është çyryk, gjysma tjetër është çyryk. Zgjedhja e 11 majit është e qartë, interesi i një populli të tërë dhe hallit personal të një familjeje të vetme, është me Shqipërinë në BE dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Në gropë le të rrijë bufi, Shqipëria më kurrën e kurrës.