Tag: burrave

  • Sheqeri i lartë në gjak mund të ndikojë negativisht në shëndetin seksual të burrave

    Sheqeri i lartë në gjak mund të ndikojë negativisht në shëndetin seksual të burrave

    Faktorët e shëndetit metabolik, përfshirë rritje të lehta të nivelit të sheqerit në gjak, janë ndër shkaktarët kryesorë të ndryshimeve në sistemin riprodhues dhe funksionin seksual të burrave me kalimin e moshës, sipas një studimi që po paraqitet të shtunën në ENDO 2025, takimi vjetor i Shoqatës së Endokrinologjisë në San Francisko, Kaliforni.

    “Edhe pse mosha dhe nivelet e testosteronit janë konsideruar prej kohësh si arsyeja kryesore e rënies së shëndetit seksual tek burrat, kërkimi ynë tregon se këto ndryshime lidhen më ngushtë me rritje të moderuara të sheqerit në gjak dhe ndryshime të tjera metabolike,” tha Michael Zitzmann, mjek dhe profesor në Spitalin Universitar të Muensterit, Gjermani. “Kjo do të thotë se burrat mund të marrin masa për të ruajtur ose rikthyer shëndetin e tyre riprodhues përmes stilit të jetesës dhe ndërhyrjeve të përshtatshme mjekësore.”

    Këto përfundime vijnë nga një studim afatgjatë i burrave të shëndetshëm (pa diabet, sëmundje zemre dhe/ose kancer), të moshës 18–85 vjeç, që filloi në vitin 2014 me 200 pjesëmarrës dhe përfundoi në vitin 2020 me 117. Studiuesit analizuan ndryshimet progresive në parametrat hormonalë dhe të spermës, funksionin erektil dhe shëndetin metabolik (BMI dhe nivelet e sheqerit në gjak të matur përmes testit HbA1c).

    Gjetjet treguan se me kalimin e kohës, nivelet hormonale dhe parametrat e spermës mbetën kryesisht brenda kufijve normalë. Megjithatë, lëvizshmëria e spermës dhe funksioni erektil ranë tek burrat me nivele pak të rritura të sheqerit në gjak, nën pragun prej 6.5% të testit HbA1c që shënon diabetin. Studimi gjeti gjithashtu se nivelet e testosteronit nuk kishin ndikim të drejtpërdrejtë në funksionin erektil, por kishin lidhje me vlerësimin e dëshirës seksuale të pjesëmarrësve.

    “Shpresojmë që të dhënat nga ky studim të ndihmojnë mjekët dhe pacientët në hartimin e planeve efektive për ruajtjen e shëndetit seksual të burrave,” shtoi Zitzmann. “Tashmë e dimë që është në dorën tonë të ruajmë mirëqenien seksuale dhe riprodhuese të burrave, edhe kur ata plaken.” / Newswise – Syri.net

  • “Kullat i kemi mbrojtur me gjak”, ‘Kuvendi i Burrave’ në Theth kërkon dialog me Qeverinë

    “Kullat i kemi mbrojtur me gjak”, ‘Kuvendi i Burrave’ në Theth kërkon dialog me Qeverinë

    Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të shprehur shqetësimin lidhur me aksionin e IKMT-së për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje, që po vijon prej një jave.
    Të ulur këmbëkryq përballë Kishës dhe në praninë e priftit Pader Kastriot Demaj, banorët e Thethit ngritën zërin në mbrojtje të shtëpive dhe bujtinave të tyre, të cilat i konsiderojnë pjesë të trashëgimisë dhe përpjekjes shumëvjeçare për zhvillimin e turizmit vendas.
    “Këto kulla i kemi mbrojtur me gjak”, ishte thirrja në një zë e banorëve, teksa i kërkojnë qeverisë të ndalë aksionin dhe t’i hapë rrugë dialogut.
    Komuniteti lokal thekson se nuk është kundër ligjit, por kërkon një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë për ndërtesat dhe sipërmarrjet e tyre.
    Përmes këtij kuvendi simbolik, banorët kërkuan më shumë informacion dhe qartësi për mënyrat ligjore se si mund të legalizojnë ndërtimet dhe të bëhen pjesë e “Paketës së Maleve”, për të cilën qeveria pretendon se do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit malor.
    “Jemi për paqe dhe jo për shkatërrim”, theksoi njëri prej përfaqësuesve të komunitetit.

  • Banorët që kanë ndërtuar pa leje mbledhin “kuvend burrash” dhe kërcënojnë: Asnjë investitor nuk do të gëzojë asnjë centimetër tokë në Theth

    Banorët që kanë ndërtuar pa leje mbledhin “kuvend burrash” dhe kërcënojnë: Asnjë investitor nuk do të gëzojë asnjë centimetër tokë në Theth

    Mes pakënaqësish për shkak të prishjes së objekteve që kanë ndërtuar pa leje, në oborrin e Kishës së Thethit, është rikthyer një nga format më autentike të vetëqeverisjes në Malësitë e Veriut, Kuvendi i Burrave të Shalës.

    Si dikur, pleqtë e fshatit janë mbledhur këtë të diel për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot.
    Në këtë takim , ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë.
    Në përfundim të kuvendit, burrat janë shprehur njëzëri se si do të shkojë çështja e Thethit. Sipas tyre pa pëlqimin e komunitetit, asnjë investitor i huaj nuk do të mund të gëzojë kurrë qoftë edhe një centimetër tokë.
    Pleqtë i kanë bërë thirrje qeverisë që të ulet në dialog me banorët, për të gjetur zgjidhje të arsyeshme dhe të qëndrueshme. Ata kërkojnë që respektohet e drejta zakonore qe siç duket e ruajnë me fanatizëm por siç shprehen ata kjo edhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore të kësaj zone unike.
    Ndërkohë, në Kishën e Thethit është zhvilluar zhvillohet mesha e së dielës, ku Dom Kastriot Demaj ka përcjellë një mesazh paqeje dhe reflektimi për të gjithë si për banorët ashtu edhe për autoritetet shtetërore.
    Kuvendi i Burrave, në Malësitë e Veriut, është një institucion shekullor që funksionon sipas normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke vendosur drejtësi, pajtim dhe vendime kolektive në bazë të fjalës së dhënë e nderit të burrave të maleve.

    Top Channel

  • VIDEO/ Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

    VIDEO/ Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

    Fadromat e IKMT kanë vazhduar prishjen e objekteve pavarësisht rezistencës së disa banorëve në Theth.

    Kuvendi i Burrave të Shalës janë mbledhur për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon kjo zonë, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot.

    Ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë.

    Në përfundim të kuvendit, burrat janë shprehur njëzëri se si do të shkojë çështja e Thethit. Sipas tyre pa pëlqimin e komunitetit, asnjë investitor i huaj nuk do të mund të gëzojë kurrë qoftë edhe një centimetër tokë.

    Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të ulet në dialog me banorët, për të gjetur zgjidhje të arsyeshme dhe të qëndrueshme. Ata kërkojnë që respektohet e drejta zakonore qe siç duket e ruajnë me fanatizëm por siç shprehen ata kjo edhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore të kësaj zone unike.

     Zef Vladi, banor i Shalës, tha se kullat e Thethit janë ndërtuar me djersë e janë mbrojtur me gjak, ndërsa i kërkoi qeverisë të mos shkatërrojë, por të dialogojë me banorët. Vladi theksoi gjithashtu se këto kulla janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak.

    “Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime.

    Edhe në Kosovë kur serbi ka ardh, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona. Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore.

    Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër”, tha Zef Vladi.

    Kuvendi i Burrave, në Malësitë e Veriut, është një institucion shekullor që funksionon sipas normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke vendosur drejtësi, pajtim dhe vendime kolektive në bazë të fjalës së dhënë e nderit të burrave të maleve.

  • “Kuvend burrash” në Theth, kërcënojnë: Të na japë fjalën bajraktari dhe ne marrim malet…do i mbrojmë me gjak kullat!

    “Kuvend burrash” në Theth, kërcënojnë: Të na japë fjalën bajraktari dhe ne marrim malet…do i mbrojmë me gjak kullat!

    Pamje nga Kuvendi

    SHKODËR- Kur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e 7, para Kishës së Thethit u mblodh Kuvendi i Burrave, një takim që në foksu kishte diskutimin mbi aksion dhe pasojat e tij tek banorët e zonës. Në takim, i pranishëm ishte edhe prifti i Thethit, i cili ka bërë një thirrje për dialog mes autoriteteve dhe banorëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së harmonisë dhe bashkëpunimit për të gjetur një zgjidhje. Po ashtu, Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka dalë në mbështetje të banorëve të zonës. Ndaj siç është “zakoni”, si në çdo situatë të vështirë, edhe sot “kuveni i burrave” ishte mbledhur për të diskutuar çështjen e shembjeve. Të ulur këmbëkryq, përfaqësuesit e familjeve dhe burrat e Dukagjinit diskutuan për qëndrimin që do të mbajnë përballë ndërhyrjeve të shtetit
    “Po bëjmë filozofira këtu, Thethi krahë ka boll, le të na japin fjalën dhe pasha emrin e Zotit, gjaku derdhet lumë. Atij burrit të huaj po i shkatërrohet jeta se është 300 mijë euro borxh, nuk ka sesi t’i lajë. Këtu nuk ka lekë me zarfa si në Sarandë. Atje në Sarandë ka lekë për Ramën. Ai mbyt të dobëtin. Famullin e kemi këtu, ai është anti-krisht. Ka mbaruar ai. Të na japë fjalën bajraktari dhe ne marrim malet,”- u shpreh mes të tjerash njëri prej banorëve.
    Një tjetër, një prej pajtuesëve të gjakut nga Shala, bëri thirrje për dialog. 
    “Problemi është kjo, vërtetë përfaqësuesi i Kishës tha nuk punohet me Kanun. Ju kam ndjek me vëmendje dhe kam ardhur sot. I kam pa të gjitha. I kam bërë thirrje kryeministrit që të ndërpresë aksionin sa më parë. Por dua të them një gjë; ato shtëpiat tona nuk janë prishur akoma, por do u vijë dita edhe tyre. Në fund duhet ta vlerësoj si tek shpia ime. Edhe në Kosovë kur ra serbi, atje u derdh gjak. Pra prej Kosove, anë e mbanë botës më kanë çuar mesazhe që janë pro me ne, por me rregulla. I kemi mbrojtur me gjak këto kulla, nuk është e arsyeshme që të hyjnë në tokat tona. I kanë fshehur tapitë se ne i kemi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Natën dhe ditën më keni me arsyet e mia. Kërkoj prej Ipeshkëve që t’i bëjë thirrje qeverisë, se po del populli në rrugë të madhe. Fëmijëve në bark u ka hyrë tmerri. Pro me ju jam dhe unë. Nuk tërhiqem asnjëherë, por gjithçka brenda rregullave, brenda normave. Të dialogojmë: pse shembin? Motra e vëllezër jemi dhe ne.”
    Por çfarë është Kuveni i burrave?
    Kuvendi i Burrave ishte një mbledhje pleqësie që përbëhej nga burrat më të nderuar të fisit apo krahinës — zakonisht të moshuar, me autoritet moral dhe përvojë. Ata mblidheshin për të marrë vendime të rëndësishme për çështje që preknin të gjithë komunitetin. Çështjet që trajtonte: Zgjidhja e konflikteve mes familjeve apo fiseve; Ndëshkimi sipas Kanunit (sidomos Kanuni i Lekë Dukagjinit); Vendime për martesë, pajtime gjaqesh, prona etj.; Organizimi i jetës komunitare në mungesë të shtetit. Gratë nuk merrnin pjesë në këto mbledhje, por sot e pranishme ishte deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli. Deri më sot, Kuvendet e Burrave ishin rralluar dhe nuk kanë më funksione zyrtare, por në disa zona rurale mund të ekzistojnë ende në formë simbolike, por sot duket se funksioni i këtij institucioni është rikthyer. 
    Teksa takimi i mbajt mesditën e sotme, aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit ka vijuar edhe gjatë kësaj të diele. Fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë vazhduar prishjen e objekteve pavarësisht rezistencës së disa banorëve. Por bashkë me fadromat kanë shkuar edhe dhjetra forca të Policisë së Shtetit, pasi herë pas here ka tensione dhe përplasje. E ndërsa në një anë shembet, paralelisht, struktura nga Bashkia e Shkodrës kanë shkuar në terren për të hequr inertet dhe të pastrojnë zonën. Deri më sot, flitet për gati 80 godina dhe kabina të prishura, por aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, pasi autoritetet kanë identifikuar edhe objekte të tjera pa dokumentacion të rregullt. Në fund, do të ketë një bilanc total lidhur me aksionin e inicuar nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin./ZËRI

  • “Kullat i kemi mbrojtur me gjak”, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Duam dialog!

    “Kullat i kemi mbrojtur me gjak”, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Duam dialog!

    Kuvendi i Burrave të Shalës janë mbledhur për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot.
    Ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë.
    Në përfundim të kuvendit, burrat janë shprehur njëzëri se si do të shkojë çështja e Thethit. Sipas tyre pa pëlqimin e komunitetit, asnjë investitor i huaj nuk do të mund të gëzojë kurrë qoftë edhe një centimetër tokë.
    Pleqtë i kanë bërë thirrje qeverisë që të ulet në dialog me banorët, për të gjetur zgjidhje të arsyeshme dhe të qëndrueshme. Ata kërkojnë që respektohet e drejta zakonore qe siç duket e ruajnë me fanatizëm por siç shprehen ata kjo edhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore të kësaj zone unike.
    Ndërkohë, në Kishën e Thethit është zhvilluar mesha e së dielës, ku Dom Kastriot Demaj ka përcjellë një mesazh paqeje dhe reflektimi për të gjithë si për banorët ashtu edhe për autoritetet shtetërore.
    Zef Vladi, banor i Shalës, tha se kullat e Thethit janë ndërtuar me djersë e janë mbrojtur me gjak, ndërsa i kërkoi qeverisë të mos shkatërrojë, por të dialogojë me banorët. Vladi theksoi gjithashtu se këto kulla janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak.
    “Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime.
    Edhe në Kosovë kur serbi ka ardh, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona. Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore.
    Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër”, tha Zef Vladi.
    Kuvendi i Burrave, në Malësitë e Veriut, është një institucion shekullor që funksionon sipas normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke vendosur drejtësi, pajtim dhe vendime kolektive në bazë të fjalës së dhënë e nderit të burrave të maleve.

  • Ndarja gjinore në tregun e punës, ekspertët: Burrat vijojnë të jenë më të paguar se gratë

    Ndarja gjinore në tregun e punës, ekspertët: Burrat vijojnë të jenë më të paguar se gratë

    Realiteti i tregut të punës në Shqipëri, sipas ekspertëve, tregon një ndarje të qartë mes burrave dhe grave, jo vetëm në llojin e punës që kryejnë, por edhe në përfitimet që marrin prej saj.
    “Në Shqipëri ne vazhdojmë të vuajmë: punë për burra, punë për gra. Ky quhet segregim profesional.
    Zakonisht, punët për burra sjellin më shumë fitim se punët për gra. Kjo vjen për shkak se, jo vetëm që ka një veçim të sektorëve, por ka dhe ngarkesë të tepërt të grave me atë që quhet punë e papaguar në shtëpi, që kërkon një angazhim më të madh të burrave në përkujdesje që të arrihet një barazi efektive mes gjinive.

    Vuajmë akoma nga indeksi gjinor i pagave. Jo se kemi akoma punë të njëjta që paguhen ndryshe – kjo nuk lejohet – por diskriminimi qëndron në faktin se ngarkesa e punës së papaguar në shtëpi i detyron gratë që të mos qëndrojnë në punë që i angazhojnë me projekte pas pune.”, shprehet Merita Poni sociologe.
    Përtej strukturës së tregut të punës, mënyra si organizohet jeta familjare ndikon drejtpërdrejt në mundësitë ekonomike mes burrave dhe grave.
    “Pajtojnë kohën e punës me kohën e përkujdesit, gjë që në fund të vitit, kur krahasohet zarfi sa ka fituar secili, del që zarfi i gruas është më i hollë 30% se zarfi i burrit. Gratë shqiptare kanë një ngarkesë kaq të madhe brenda familjes, saqë harxhojnë pothuajse një turn të plotë brenda shtëpisë, ndërsa burrat shumë më pak.”
    Për 2024-ën, Shqipëria u rendit në vendin e 23-të në botë për barazinë gjinore, duke pësuar një rënie me 6 vende krahasuar me vitin paraardhës.
    /vizionplus.tv

  • FOTO/ Met Gala 2025: Pamjet më të mira nga tapeti i kuq

    FOTO/ Met Gala 2025: Pamjet më të mira nga tapeti i kuq

    Met Gala 2025 në New York u mbajt me një temë që nderon historinë, kulturën dhe stilin e modës së komunitetit afrikano-amerikan. Evenimenti madhështor i modës kishte për herë të parë një kod veshjeje të fokusuar te veshjet e burrave, me temën “Tailored for You”, frymëzuar nga ekspozita “Superfine: Tailoring Black Style”, që eksploron historinë e dandyzmit të zi.
    Shumë të ftuar sollën versionet e tyre moderne të “zoot suit”, një stil popullor në vitet 1940 mes burrave afrikano-amerikanë. Dapper Dan e përshkroi këtë si fillimin e dandyzmit të vërtetë, të lidhur me lëvizjen Harlem Renaissance.
    Yje si Janelle Monáe, Zendaya dhe Lupita Nyong’o spikatën me veshje të sofistikuara dhe krijuese. Meshkujt si Regé-Jean Page dhe Bad Bunny zgjodhën kostume me ngjyra dhe stil teatror.

    Shumë të pranishëm nderuan figura të njohura të kulturës së zezë, si André Leon Talley, Zelda Wynn Valdes dhe artistë të tjerë të modës, ndërsa Diana Ross bëri rikthimin e saj në Met Gala me një fustan spektakolar që përmbante emrat e fëmijëve dhe nipërve të saj.
    Më poshtë gjeni disa nga pamjet më të mira të mbrëmjes:
    Sabrina Carpenter
    Hailey Bieber
    Walton Goggins,
    Lauryn Hill
    Alton Mason
    Henry Golding
    Doja Cat
    Bhupinder Singh
    Sydney Sweeney
    Dua Lipa
    Priyanka Chopra Jonas
    Zendaya
    Rihanna
    Cardi B
    Taraji P. Henson
    Jenna Ortega
    Hailey Bieber
    Kim Kardashian
    Ylli i K-pop-it, Lisa
    Kylie Jenner
    /vizionplus.tv

  • Rama: Nëse PS s’thyen rekord në Vlorë, ky do jetë turpi i atyre burrave që nuk shkojnë në votime

    Rama: Nëse PS s’thyen rekord në Vlorë, ky do jetë turpi i atyre burrave që nuk shkojnë në votime

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Vlorë, theksoi përparimet që ka bërë qyteti bregdetar. Ai u shpreh se kudo shkon, i thonë se duan ta shohin qytetin e tyre, siç është bërë Vlora.
    Ai u bëri thirrje vlonjatëve për mbështetje të fuqishme në zgjedhjet e 11 majit, duke deklaruar se një rezultat nën pritshmëri për Partinë Socialiste në Vlorë do të ishte “turpi i atyre burrave që nuk shkojnë në votime”.

    “Çdo qytet i Shqipërisë ka bërë përparime. Por në çdo qytet që shkoj, më thonë se a do bëhet qyteti ynë si Vlora? Vlora nuk është vetëm Lungomaria apo lagjet e tjera që janë transformuar, e di se ka zona brenda saj që kanë nevojë të ndryshojnë.
    I di këto shumë mirë. Nëse doni më tepër për Vlorën, ne duam më shumë nga Vlora më 11 maj. Nëse Vlora nuk thyen rekord në vota për PS, ky do jetë turpi i atyre burrave që nuk shkojnë në votime”, tha Rama.

  • Rama tregon takimin me vlonjatin: Do më votojë për herë të parë, vetëm se thashë që gjysma e burrave janë çyryk

    Rama tregon takimin me vlonjatin: Do më votojë për herë të parë, vetëm se thashë që gjysma e burrave janë çyryk

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë gjatë takimit të tij me qytetarët në Vlorë, ku ka treguar një bisedë me një vlonjat. Sipas tij, ky qytetar, i cili nuk e kishte votuar kurrë më parë, tha se këtë herë do ta votojë vetëm sepse Rama kishte deklaruar që “gjysma e burrave janë çyryk.”
    “Kam dobësi më shumë te gratë se të burrat, por nuk kam ndërmend ta korigjoj këtë dobësi. Kam shumë respekt për ishektorin, por jam më entuziast për rektoren. Se më vjen dhe për të qesghur. Para se të vija këtu më doli në rrugë një vlonjat. Më tha nuk kisha ndërmend të ta jepja votën ty. Se nuk ta kam dhënë ndonjëherë më tha. Por tha këtë herë do ta jap vetëm sepse ke thënë që gjysma e burrave janë çyryk. Ai ma shpjegoi shumë vlonjatshme, nuk e them dot këtu. E kishte shpjegimin shumë të saktë”, tha Rama.
    /vizionplus.tv