Tag: burrat

  • Pse kolliteshin malësorët shqiptarë kur ecnin natën vetëm?

    Pse kolliteshin malësorët shqiptarë kur ecnin natën vetëm?

    Foto ilustrim

    Studiuesit, sidomos ata të angazhuar me përparësi në analizat krahasimore ndërmjet sistemeve kulturore, kanë vërejtur se në shumë kultura e kollitura e stimuluar përcjell kuptime simbolike të caktuara.

    Umberto Eco ka shkruar se anëtarët e kulturave të ndryshme dallojnë disa lloje të ndryshme të kollës abuzive.

    E kollitura e stimuluar është një model sjelljeje e institucionalizuar.

    Kështu, shoqërinë shqiptare paramoderne, veçanërisht në krahinat fshatare, kur burrat rrugëtonin natën stimulonin të kolliturën herë pas here para se të kryqëzoheshin me burra të tjerë që ecnin në kah të kundërt. Po ashtu para se t’i afroheshin një burri ose një grupi burrash që ecnin më ngadalë në kahun e tyre, kur kalonin pranë shtëpive ose staneve të bagëtive të të tjerëve.

    Të kollitura të tilla përcillnin mesazhin se burrat që i stimulonin nuk rrugëtonin natën për qëllime të liga dhe jo rrallë i identifikonin udhëtarët në terrin e natës.

    Mjaft malësorë, sidomos ata më me emër në krahinë, kishin diçka të veçantë, vetidentifikuese në të kolliturën e tyre të stimuluar.

    Edhe në ditët tona e kollitura përcjell simbolikisht mesazhe të caktuara, veçse shumë më rrallë në errësirën e natës.

    Përgjithësisht burrat kolliten kur futen në një njësi shërbimi ose shitjeje, nëse personi që duhet të shërbejë aty nuk gjendet në banak, por në ndonjë kthinë ku nuk duhet.

    Një e kollitur e tillë njëherazi dëshmon praninë e një klienti në mjediset e njësisë së shitjes ose të shërbimit dhe e thërret zanatçiun ose shitësin të vihet në rolin që duhet të kryejë.

    Gjithashtu, ndër shqiptarët, njerëzit me autoritet kolliten enkas për t’i kumtuar një personi tjetër, përgjithësisht me status më të ulët, mesazhin se po flet ose po vepron gabim, se duhet të ndryshojë linjën e arsyetimit ose modelin e sjelljes. /Zyhdi Dervishi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/

    ObserverKult  

    Foto ilustrim

    Lexo edhe:

    VENDET NË RUGOVË QË SOT E ASAJ DITE KUSH S’GUXON M’I PREK

    (Shkrel, Rugovë)

    Për bregun e Mujit kam dig–jua si çoban, kur kam shkua me baritë.

    N’Hajlën e Shkrelit gjinet sot Bregu i Mujit. Janë n’dy venda, dy gumure t’bashkueme me dhe edhe thonë se aty ka mshehë Muja pare at’hera.

    Edhe deri sod askush s’guxo’ me i prekë me dorë.

    Afër tyne, n’livadhin Lugje, gjinet ni vor i g-jatë katërmdhetë gjurmë e gjysë, për t’cilin thonë se âsht vorri i vllaut t’Mujit, Halilit, i vorrosun ktu.Malsorët heret kanë ardhë prej Bregut ‘Matës, me hartë. E kanë lypë ku gjinet Qafa e Dasmorëve.

    Jau kanë tregua Bogët (prej II Butit) edhe â shkua ai me ta, edhe aty kanë gjetë pare edhe dy shishe me ujë. Ati i kanë thënë:

    -N’koftë se ti nuk flet, eja me ne; n’koftë se flet, nalu ktu!

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Varri me 7 skelete romake në Kroaci, ushtarë të betejës së Mursës të vitit 260 e.s.

    Varri me 7 skelete romake në Kroaci, ushtarë të betejës së Mursës të vitit 260 e.s.

    Shkencëtarët thanë këtë të shtunë se shtatë skelete të gjetura në një varr në Kroaci, me shumë mundësi i përkasin ushtarëve romakë që jetuan 1,700 vjet më parë.- Advertisement –

    Skeletet meshkuj, të gjithë me lëndime të ndryshme, u gjetën “plotësisht të ruajtura” gjatë gërmimeve në vitin 2011 në vendin e qytetit romak të Mursës – Osijeku i sotëm – në lindjen e largët të Kroacisë, raporton BBC.

    Mursa u pushtua nga Romakët gjatë shekullit të parë para Krishtit dhe u bë një vendbanim i madh që ishte gjithashtu një qendër e rëndësishme për tregtinë dhe artizanatin.

    Tani, studiues nga disa institucione arkeologjike evropiane kanë qenë në gjendje të përcaktojnë jo vetëm se kur jetuan burrat, por edhe se si mund të kenë vdekur.

    Sipas raportimeve, burrat në varr ishin të moshës 36-50 vjeç, më të gjatë se mesatarja.

    Të gjithë gjetjet tregonin lëndime të ndryshme, duke përfshirë ato të shkaktuara nga dhuna me forcë dhe plagë shpuese, të cilat shkencëtarët besojnë se ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga shigjeta ose maja të shtizave.

    Sipas shkencëtarëve, të gjithë burrat vuanin nga një lloj “sëmundjeje pulmonare, që prek mushkëritë, gjatë ditëve të fundit të jetës së tyre”.

    Analiza e ADN-së ka zbuluar gjithashtu se burrat kishin një përzierje prejardhjesh dhe se asnjë nuk dukej të ishte nga zona lokale.

    Studiuesit besojnë se burrat kanë të ngjarë të kenë qenë viktima të “Krizës së Shekullit të Tretë”, me shumë mundësi beteja e Mursës nga viti 260 e.s., kur u zhvilluan “beteja të shumta midis pretendentëve të ndryshëm për fronin”.

    Raportohet se, gropa ku u gjetën skeletet, fillimisht duhet të ketë qenë një pus uji – disa prej të cilëve janë zbuluar në zonë.

    Duke pasur parasysh këndet e ndryshme në të cilat shtriheshin skeletet, studiuesit thonë se ato “me shumë mundësi janë hedhur në” pus përpara se të mbuloheshin me dhe.

    Mursa ka qenë me rëndësi arkeologjike për vite me radhë, me vende të ndryshme të qytetërimit të lashtë të zbuluara në zonë.

    LEXONI GJITHASHTU:

     

  • Depresioni nuk është i njëjtë tek gratë dhe burrat, ja çfarë zbuloi studimi i fundit

    Depresioni nuk është i njëjtë tek gratë dhe burrat, ja çfarë zbuloi studimi i fundit

    Gratë janë më të predispozuara gjenetikisht për të shfaqur çrregullime depresive, në krahasim me burrat, sipas një studimi të studiuesve australianë të botuar në revistën Natura Communications.
    Në këtë studim shkencëtaret analizuar AND-snë e rreth 200 mijë personave që vuanin nga depresioni, për të identifikuar tregues të përbashkët të depresionit.
    Rezultatet e studimit treguan se gratë kishin pothuajse dy herë më shumë tregues gjenetikë të lidhur me depresionin sesa burrat, sipas studimit, i cili u drejtua nga Instituti Berghofer për Kërkime Mjekësore në Australi.
    “Identifikimi i faktorëve gjenetikë të zakonshëm dhe specifikë tek burrat dhe gratë na lejon të kuptojmë më mirë shkaqet e depresionit dhe hap rrugën për trajtime më të personalizuara”, tha studiuesja Jodi Thomas në një deklaratë.
    Studiuesit identifikuan rreth 13,000 tregues gjenetikë të lidhur me depresionin tek gratë, krahasuar me 7,000 tek burrat. Disa nga këto ndryshime gjenetike mund të ndikojnë gjithashtu në metabolizëm ose në prodhimin e hormoneve.
    “Ne zbuluam disa dallime gjenetike që mund të ndihmojnë në shpjegimin pse gratë me depresion përjetojnë më shpesh simptoma metabolike, të tilla si luhatjet në peshë ose ndryshimet në nivelet e energjisë”, tha Jodi Thomas.
    Çrregullimi depresiv është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme, që prek më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë
    “Deri më sot, nuk ka pasur shumë studime të besueshme që shpjegojnë pse depresioni prek gratë dhe burrat ndryshe, duke përfshirë rolin e mundshëm të gjenetikës”, tha studiuesja Brittany Mitchell.

  • Tetori Rozë: Shenjat e kancerit të gjirit te burrat

    Tetori Rozë: Shenjat e kancerit të gjirit te burrat

    Më parë, mjekët mendonin se kanceri i gjirit te burrat ishte më i rëndë sesa te gratë, por studimet kanë treguar se është njëjta gjë. Problemi kryesor është se kanceri i gjirit tek burrat shpesh diagnostikohet më vonë sesa kanceri i gjirit te gratë.

    Kjo mund të jetë për shkak se burrat kanë më pak të ngjarë të dyshojnë për diçka të çuditshme në zonën e gjinjve.

    Faktorë që mund të rrisin shanset për të patur kancer gjiri:

    – kanceri i gjirit te një e afërme grua
    – histori ekspozimi të gjoksit ndaj rrezatimit
    – zgjerimi i gjinve nga trajtimi me ilaçe ose hormone, apo injeksione 
    – marrja e estrogjenit
    – një gjendje e rrallë gjenetike e quajtur sindroma Klinefelter
    – sëmundje e mëlçisë
    – sëmundje të testikujve
    – mbipesha

    Simptomat e kancerit të gjirit te burrat janë të ngjashme me ato te gratë.

    – gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull
    – ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit
    – ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje
    – skuqje, enjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull
    – rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit
    – kore ose luspa në thithkën e gjirit
    – puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij
    – dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull

     

  • Kanceri i gjirit, onkologia: Edhe meshkujt duhet të bëjnë kujdes, e kanë më të lehtë ta dallojnë

    Kanceri i gjirit, onkologia: Edhe meshkujt duhet të bëjnë kujdes, e kanë më të lehtë ta dallojnë

    Jo vetëm gratë, por edhe burrat duhet të jenë të kujdesshëm ndaj kancerit të gjirit. Paralajmërimi vjen nga onkologia Ervehe Dervishi, e ftuar në Dita Jonë në A2 CNN, e cila theksoi se rastet tek meshkujt janë më të rralla, por ekzistojnë dhe duhen trajtuar me seriozitet.
    “Rreth 3 përqind e tumoreve të gjirit shfaqen tek burrat. Unë kam operuar meshkuj dhe e kanë kaluar shumë mirë. Tek burrat shpesh dallohet më lehtë, pasi mund të vërehet rritja e një gjiri duke e krahasuar me tjetrin”, u shpreh Dervishi.
    Ajo shtoi se kontrollet duhet të bëhen gjatë gjithë vitit, jo vetëm në muajin tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. “Jo vetëm gratë, por edhe vajzat duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme. Gjatë ditës së mërkurë kam pasur një fluks të madh dhe fatmirësisht rezultatet ishin të pastra”, tha mjekja, shkruan A2 CNN.
    Sipas saj, jo çdo fryrje në gjoks është tregues i tumorit, pasi mund të lidhet me humbjen në peshë ose ndryshime fizike, por çdo dyshim duhet të çojë tek ekzaminimi mjekësor.

  • “Burrat duhet ta pranojnë, gratë janë shumë para nesh”, Rama kërkon integrimin e IA në universitete

    “Burrat duhet ta pranojnë, gratë janë shumë para nesh”, Rama kërkon integrimin e IA në universitete

    Kryeministri Edi Rama tha se mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i duhur dhe më i frytshëm. Në një prononcim gjatë një aktiviteti për firmosjen e një marrëveshjeje mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, Rama tha se ato janë më para se burrat.
    “Shpresoj që të jetë investim që, qoftë edhe për inat, t’i motivojë më shumë burrat, sepse përgjithësisht janë më të rehatuar nga pikëpamja e procesit të të menduarit se sa ç’janë gratë dhe vajzat. Kështu që ne na duhen sa më shumë njerëz të motivuar dhe të parehatuar me veten por në kërkim të vazhdueshëm të sprovave dhe në sfidë të vazhdueshme me veten. Dhe në këtë aspekt, si përfaqësuesi i gjinisë më të dobët, duhet që edhe bashkëvuajtësit, burrat dhe djemtë, ta pranojnë se gratë janë më përpara se ne. Nuk kemi çfarë të bëjmë veç se duhet të dorëzohemi me dinjitet përpara këtij fakti dhe të përpiqemi të rikuperojmë sa të mundemi, të bindur se s’do t’i kalojmë asnjëherë por të paktën, të arrijmë të jemi në lartësinë e të qenit bashkudhëtarë të tyre dhe t’iu rrimë në krah me sa më shumë dinjitet”, tha Rama.
    Përgjatë fjalimit të tij përpara Universitetit Politeknik të Tiranës Rama u ndal tek rëndësia e Inteligjencës Artificiale.
    Përveçse komponentit të barazisë gjinore, Rama u shpreh se është e rëndësishme që në ambientet universitare shqiptare të jetë e integruar dhe IA-ja.
    Ndaj, kreu i qeverisë u shpreh se do të ketë përgatitje në buxhetet e ardhsëm për komponentin e rëndësishëm të Inteligjencës Artificiale në universitete. Për pedagogët dhe studentët, Rama u bëri thirrje që ta “përqafojnë” këtë komponent të rëndësishëm.
    “Ne do të përgatitemi që dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, e në buxhetet e viteve të ardhshme, të kemi një komponent që të mbështesim, të gjitha sprovat që do ja vlejnë të mbështetën në këtë drejtim dhe për këtë arsye, përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje pedagogëve, t’u bëj thirrje studentëve që të angazhohen sa më shumë për të punuar së bashku në funksion të rritjes së komponentit të Inteligjencës Artificiale në të gjithë hapësirat e universiteteve tona”, tha ai.
    Këtë të mërkurë paradite, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkruan një marrëveshje për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

  • “U merrte burrat të tjerave”/ Reagon Parashqevi Simaku: Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku më njeh prej vitesh

    “U merrte burrat të tjerave”/ Reagon Parashqevi Simaku: Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku më njeh prej vitesh

    Pas disa deklaratës publike të Shqipe Hysenajt, e cila e akuzoi këngëtaren e njohur shqiptare Parashqevi Simaku se “u merrte burrat grave të tjera”, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga artistja.

    Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, Simaku ka vendosur të thyejë heshtjen pas, siç thotë ajo, 10 muajsh sulmesh të vazhdueshme dhe shpifjesh të pavërteta.
    Ajo përmend përvojat e saj që nga vitet ’80, kur, sipas saj, është përballur me zili, mllef dhe përgojime, por kurrë nuk ka lejuar që të ndalet.

    “Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
    Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.
    Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.
    Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.
    Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”, shprehet Simaku.

    Top Channel

  • “Tradhtia që shkatërron familje”/ Trondit gazetarja: Studentet shqiptare po ‘vjedhin’ burrat e martuar për luks

    “Tradhtia që shkatërron familje”/ Trondit gazetarja: Studentet shqiptare po ‘vjedhin’ burrat e martuar për luks

    Fenomeni i lidhjeve të vajzave të reja me burra të martuar dhe financiarisht të fuqishëm po kthehet në një shqetësim serioz shoqëror në Shqipëri. Në nje emision gazetarja Linda Pano ngriti alarmin për një trend që po përhapet me shpejtësi mes studentëve shqiptarë.
    “Shoh gjithnjë e më shumë vajza të reja që nuk e kanë aspak problem të hyjnë në mes të një martese. Për to, një burrë i stabilizuar ekonomikisht është më i përshtatshëm sesa një djalë që do ta nisë jetën nga zero bashkë me to. Rrjetet sociale e kanë normalizuar këtë fenomen,” tha Pano.
    Deklaratës së saj i shtohet edhe opinioni i detektives private Shkënda Lili, e cila prej vitesh merret me raste tradhtish dhe prishje martesash. “Dashuri nuk ka. Është thjesht interes. Shoh vajza të reja që nuk kanë punuar asnjë ditë, por i sheh të veshura me marka luksoze, duke lëvizur me makina të shtrenjta. Pyetja është kush e financon këtë? Përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: një burrë më i madh në moshë, i martuar dhe i pasur,” theksoi Lili.
    Ajo paralajmëroi se pasojat për burrat janë dramatike: shumë prej tyre lënë bashkëshortet për një vajzë më të re dhe më pas përballen me pendesë dhe shkatërrim emocional. Sipas saj, problemet nuk janë te gratë, por te mungesa e përkushtimit dhe tradhtia e burrave, të cilët shpesh kërkojnë të rikthejnë adoleshencën e humbur në moshën 40-vjeçare.
    “Kam parë burra që lënë bashkëshortet për një vajzë më të re dhe më pas kthehen tek unë të shkatërruar, duke thënë se kanë gabuar. Problemi është se ata nuk e pranojnë kurrë realitetin, por shpesh fajësojnë gratë, duke i quajtur ‘të çmendura’ ose ‘xheloze’. Në fakt, nuk është gruaja, por tradhtia dhe mungesa e përkushtimit i tyre që e shemb familjen. Shumë burra duan të jetojnë adoleshencën që nuk e kaluan, por e bëjnë këtë në moshën 40-vjeçare,” – shtoi detektivja.
    Ky fenomen, i nxitur nga rrjetet sociale dhe etja për luks, po shkatërron qindra familje shqiptare. Ndërsa studentet kërkojnë “burrin me lekë” dhe burrat kërkojnë aventura, viktima kryesore mbeten gratë dhe fëmijët, të përfshirë në një realitet ku dashuria zëvendësohet nga interesi dhe iluzioni.

  • Nëse partneri juaj është në njërën nga këto punë, ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë

    Nëse partneri juaj është në njërën nga këto punë, ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë

    Një studim i fundit ka zbuluar se disa burra kanë më shumë prirje për të tradhtuar partneret e tyre dhe profesioni duket se luan një rol kyç.
    Sipas Institutit për Studime Familjare në SHBA, burrat që mbajnë pozicione të larta si drejtorë ekzekutivë, kirurgë apo mjekë, si dhe ata që janë të papunë, kanë më shumë gjasa të jenë jobesnikë në marrëdhënie.
    Studiuesja Wendy Wang analizoi të dhëna nga Sondazhi i Përgjithshëm dhe arriti në përfundimin se 18% e burrave me poste të larta kishin tradhtuar partneren e tyre. Po ashtu, edhe burrat e papunë, veçanërisht ata në moshën 25–54 vjeç, kishin shfaqur tendenca të ngjashme, teksa rreth 1 në 5 burra kishin pasur një lidhje jashtëmartesore.
    Ekspertët shpjegojnë se mungesa e stabilitetit profesional ose varësia ekonomike nga partnerja mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin e burrave, duke i bërë ata më të pasigurt emocionalisht dhe, rrjedhimisht, më të prirur për të kërkuar vëmendje jashtë lidhjes.
    Po gratë?
    Ndërsa shpesh flitet për tradhtinë mashkullore, studimi tregon se edhe gratë nuk janë imune ndaj këtij fenomeni. Sipas të njëjtit sondazh, 14% e grave pranojnë se kanë tradhtuar partnerin.Megjithatë, kur vjen puna te profesioni, ndryshimet mes gjinive janë të dukshme. Gratë që punojnë në profesione me status të ulët (21%) kanë më shumë gjasa të tradhtojnë sesa ato në pozita më të larta (9%), e kundërta e asaj që ndodh me burrat.
    Shenjat që mund të tregojnë se partneri po ju tradhton
    Psikologët kanë identifikuar disa shenja paralajmëruese, që mund të ndihmojnë në zbulimin e një tradhtie:
    E fsheh telefonin kur jeni bashkë, ose e merr kudo me vete
    Nuk poston asnjëherë foto me ty në rrjetet sociale
    Refuzon të tregojë vendndodhjen apo nuk ndan asnjë informacion për planet e tij
    Ekspertët sqarojnë se nuk bëhet fjalë për kontroll apo xhelozi të tepruar, por për komunikim bazë dhe transparencë, që duhet të jetë e natyrshme në një marrëdhënie të shëndetshme