Tag: burrat

  • Rama nga Dibra: Gjysma e burrave janë çyrykë. Kur më thanë se kandidatja e Bulqizës ishte divorcuar, u thashë ma sillni direkt…

    Rama nga Dibra: Gjysma e burrave janë çyrykë. Kur më thanë se kandidatja e Bulqizës ishte divorcuar, u thashë ma sillni direkt…

    Edi Rama vuri theksin te fjala e tij e mbajtur sot nga Dibra, tek forca e grave dhe vajzave në fitoret e PS-së në zgjedhje dhe përqindjet e rritura të numrit të tyre në anëtarësi, në drejtim, bashki dhe Parlament.
    Si shembull mori dy kryebashkiaket e Bulqizës dhe Klosit, teksa bëri edhe batuta me gratë dhe vajzat e pranishme, duke e shoqëruar edhe me shifra të gati pesëfishuara me gra në PS.
    Ai u shpreh se edhe fitoren e 10-të ndaj kundërshtarit nuk do ia japin burrat, të cilët tha se janë “gjysma normalë dhe gjysma çyrykë”, por pa gratë në shtëpi janë edhe “me bisht”.
    “Në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka disa qarqe me 65%, Dibra llogaritet me 40% mbështetje nga gratë dhe vajzat.
    Nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, nuk na duhen më shumë, se kjo jetë na ka mësuar këtu se gjysma e burrave janë normalë, gjysma tjetër janë çyrykë.
    Kjo do na bëjë që më 11 maj jo në Dibër vetëm, por në të gjithë Shqipërinë të kemi fitoren më të madhe tonën. Kjo është e 10-ta dhe falë kësaj e të gjitha grave si ju këtu, të realizohet dhe të bëhet më e madhja nga të gjitha.
    Më pyesin pse e filloi PS fushatën me gra e vajza fushatën? Përgjigja ime është se me kë ta fillonte? Me kë? Sikur ju të iknit një muaj nga Shqipëria e t’i lini burrat këtu vetëm një muaj, jo më shumë, kur të ktheheni do gjeni burat me bisht. Po sikur të ikin burrat një muaj?
    Do jetë Peshkopia më e bukur, më e pastër dhe më e qetë!
    Jam krenar se kemi arritur kaq shumë në këto vite. Kur e nisëm ishin 15% gra e vajza, sot janë 40% dhe ta bëjmë të mos ndalet e të ketë sikur 1 më shumë nga gratë e vajzat, sesa nga burrat. E nuk duhet të ndalemi pa e bërë numrin magjik 50 mijë e 1 vajza e gra socialiste.
    Kam dy shembuj këtu përpara, kryetaren e bashkisë Bulqizë dhe Klos. S’e keni idenë se çfarë halli ishte me gjet kandidat në Klos në Bulqizë, ku kishte një grusht burrash që thoshin o ne, o ikëm me armikun.
    Këtë i thoshin edhe armikut. Laj thaj 7 ishin. Një tjetër në atë kohë më thotë, si i bëhet kësaj pune, të njëjtët burra, këta 7 burra të tërë, që i binin të fortëve. Po sikur t’i biem nga krahu tjetër i them?
    Është tha Festa (Festime Mjeshtri, Bulqizë) po sikur s’na e duan disa sepse jo është ndarë nga burri e jo tjetër.
    Është ndarë nga burri i them? Po ajo duhet, atë bjere se ajo fiton! Dhe ja ku është sot, kryetare bashkie, fitoi me gra e vajza. Ndaj duhet ajo historia e Dine Hoxhës që tregova.
    Ja ku është edhe Valbona (Valbona Kola, Klos). Por e rëndësishme është se jo thjesht janë zgjedhur dy gra, por Bulqiza dhe Klosi në krahasim me kto dy gra, nuk njihet sot me atë që ishte dikur kur e nisëm.
    Kemi rritur përqindjen e anëtarëve këshilltare të bashkive me 50% të grave dhe vajzave në zgjedhjet e vitit 2023”, tha Rama.

  • “Gratë demokrate të marrim peng burrat”, Rama ka një kërkesë nga Dibra për socialistet: Kujdes kunatat, janë të rrezikshme… I love You 

    “Gratë demokrate të marrim peng burrat”, Rama ka një kërkesë nga Dibra për socialistet: Kujdes kunatat, janë të rrezikshme… I love You 

    Me një lutje drejtuar grave socialiste të qarkut të Dibrës e ka mbyllur Edi Rama këtë takim.

    Ai u bëri thirrje atyre që të flasin me gratë e demokratëve, që më pas ato të bindin burrat e tyre për të votuar PS, ndërsa nuk i kurseu dhe batutat.
    “Një minutë, mos ma bëni si burrat, një lutje kam, janë 27 ditë… E para duhet me fol me gratë e demokratëve. Me nda tamam muhabet grash, dhe pastaj gratë demokrate duhet të marrin peng burrat demokratë. Pastaj ju me motra, me kunata… kunata kujdes se mund të jenë të rrezikshme, 5, 5, 5, 5 që ta dëgjojnë tani në Tironë e në gjithë Shqipërinë, që katër me një s’ka bo vaki nga Burreli në Peshkopi. I love you”, tha ai.

    Top Channel

  • Dibra sipas Ramës: Burrat gurë të poshtëm, gratë komandante të votës

    Dibra sipas Ramës: Burrat gurë të poshtëm, gratë komandante të votës

    Edi Rama ka zbarkuar sërish në Dibër. Jo për të ndërtuar rrugën e Arbrit, as për të çuar ndonjë investim serioz që do ta ndalë largimin masiv nga ky qark, por… për të treguar një tjetër fabul folklorike të mbështjellë me propagandë. Kësaj here, sipas tij, “ligjin në Dibër e bëjnë gratë”. Dhe me këtë deklaratë, kryeministri na bëri me dije se burrat dibranë janë kthyer në… guralecë të poshtëm që presin të lëvizin guralecët e sipërm, sipas metaforës së tij.
    Bukuri! Dibranët që për breza të tërë kanë qenë sinonim i punës, i karakterit të fortë, i qëndresës e burrërisë, tani portretizohen nga Rama si statistë të heshtur, ndërsa gratë, sipas tij, janë ato që vendosin gjithçka — që nga vota, te borxhi, e deri te ligji në shtëpi.
    Të gjithë e dimë që nderimi për gratë është i merituar dhe i padiskutueshëm. Por kur ky nderim shndërrohet në lodër propagandistike, atëherë fillon tallja. Sepse kjo nuk është hera e parë që Rama vesh petkun e “feministit të rastit” për të fshehur paaftësinë e vet për të drejtuar.
    Ai nuk foli për punësimin në Dibër. As për ikjen masive të të rinjve. As për mungesën e investimeve serioze. Jo. E gjitha u shndërrua në një show me gra që bëjnë ligjin dhe burra që mezi marrin frymë politikisht. Dhe në fund, mes duartrokitjeve të organizuara, ai thotë: “Hajde, ma jepni dhe një mandat tjetër!”
    A thua se gratë do të votojnë për të, jo sepse ai ka bërë ndonjë të mirë, por se i përmendi në një fjalim në Peshkopi. A thua se burrat e Dibrës do të rrinë e do të mendojnë: “Po mirë, le ta votojmë, se na tha gurë të poshtëm, por s’ka gjë, se përmbi kemi gratë.”
    Kryeministër, Dibra nuk ka nevojë për tregime me gurë, bufa e borxhe. Ka nevojë për rrugë që nuk shemben pas çdo shiu. Për spitale që nuk janë të zbrazëta. Për vende pune që nuk varen nga partia. Për dinjitet që nuk blihet me një karrige në ndonjë takim elektoral.
     

  • “Duhet fol me gratë e demokratëve”, Rama batuta në Dibër: Kujdes me kunatat, janë të rrezikshme

    “Duhet fol me gratë e demokratëve”, Rama batuta në Dibër: Kujdes me kunatat, janë të rrezikshme

    Me një lutje drejtuar grave socialiste të qarkut të Dibrës e ka mbyllur Edi Rama këtë takim.
    Ai u bëri thirrje atyre që të flasin me gratë e demokratëve, që më pas ato të bindin burrat e tyre për të votuar PS, ndërsa nuk i kurseu dhe batutat.
    “Një minutë, mos ma bëni si burrat, një lutje kam, janë 27 ditë… E para duhet me fol me gratë e demokratëve. Me nda tamam muhabet grash, dhe pastaj gratë demokrate duhet të marrin peng burrat demokratë. Pastaj ju me motra, me kunata… kunata kujdes se mund të jenë të rrezikshme, 5, 5, 5, 5 që ta dëgjojnë tani në Tironë e në gjithë Shqipërinë, që katër me një s’ka bo vaki nga Burreli në Peshkopi. I love you”, tha

  • “Burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte…”/ Shpërthen Deputeti Sula ndaj Kreut të PD, Berisha

    “Burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte…”/ Shpërthen Deputeti Sula ndaj Kreut të PD, Berisha

    Deputeti demokrat Dashnor Sula ka nxjerrë një video, në të cilën tregon se çfarë premtonte Sali Berisha për primaret brenda PD-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ata që kanë qenë më të votuar në primare, kanë ngelur ose jashtë listave ose në lista të hapura.
    “Burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte! Me të njëjtën përpikmëri dhe vendosmëri si zbatoi premtimin e dhënë për respektimin e votës së Antarësisë së Partisë Demokratike në primare, primar do jetë “madhështor” edhe me respektimin e premtimeve për ekonominë dhe shtetin e së drejtës. Tha që do respektoj kuotat, e bëri: Shikojini në video gratë më të votuara në primare trajtohen me privilegj; jashtë listave ose në lista të hapura.
    Rezultati në Primare do jet element kryesorë për listat e mbyllura. Fiks, siç e premtoi ashtu e bëri: Ilir Alimehmetin e lëshoi në terren të egër edhe për një senator partie. Demokratët e Elbasanit i zgjodhën kandidatët e tyre në Primare: Primari e respektoi premtimin dhe Dashnor Sulën e përjashtoi nga çdo listë e mundshme. Madje edhe me nofkën “SKAPIST”. Ja pra, këto janë aktet e një burri shteti”, shkruan Sula.

  • Rama flet për kontributin e grave në Kamëz: Përmbysën realitetin e zymtë të asaj zone

    Rama flet për kontributin e grave në Kamëz: Përmbysën realitetin e zymtë të asaj zone

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takim me gratë dhe vajzat socialiste u shpreh se ato janë vlerë e shtuar e partisë, që ai drejton.Ai mori shembullin e Bashkisë së Kamzës, e cila tha se nga një bashki e “pushtuar” nga burrat, sot është kthyer si bashki shembull falë punës dhe kontributit të vajzave dhe grave.
    Pjesë nga fjala e Ramës: Kjo për të gjithë ata që e kanë idenë se me çfarë lidhej fjala Kamëz para ca vitesh. Është pasqyra e një realiteti komplet të ri, falë pranimit dhe mobilizimit të grave dhe vajzave, PS ka krijuar vlerën e shtuar atje që ka përmbysur realitetin e zymtë të asaj zonë. Sot, jo vetëm që është e imagjinueshme, por është reale. Dhe nëse ajo që deri dje mund të dukej një mrekulli e parealizueshme në praktikë, është bërë reale në Kamzën e burgosur me dekada brenda mureve të një patriarkalizmi asfiksues.
    Ju të parat duhet të jeni më të bindura se askush tjetër se nuk ka pikë, nuk ka mal, nuk ka qendër, nuk ka periferi, ku nuk mund të ndizet drita e barazisë gjinore, që e ka bërë PS-në e Kamzës një skuadër kampione. Ajo që gratë dhe vajzat mund të sjellin për Shqipërinë përmes PS-së është një vlerë e shtuar, që burrat dhe djemtë nuk e krijojnë dot pa vajzat dhe gratë. Fakti është që kudo dhe kurdo që burrat dhe djemtë ndjekin të njëjtën rrugë që ka ndjekur Rakip Suli, duke iu besuar vajzave, si ‘dibran i qut’. Shumë përgjegjësi, rezultatet janë mbreslënëse.
     

  • Rama: Gratë na mbështesin më shumë se burrat, suksesi për Shqipërinë 2030 në BE varet nga gratë dhe vajzat

    Rama: Gratë na mbështesin më shumë se burrat, suksesi për Shqipërinë 2030 në BE varet nga gratë dhe vajzat

    ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”, është aktiviteti që çeli fushatën e PS-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Takimi po mbahet në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, tha se suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë.
    ”Shqipëria është grua, Evropa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë. Nuk ka asgjë që mua më bën më shumë krenar për PS sesa fakti që kjo forcë politike mbështetet fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë. PS e mbështesin në rang kombëtar 56 përqind e zgjedhësve gra dhe vajza ndërsa në qarqe të caktuara mbështetja shkon në 65 përqind.

    Kjo do të thotë se te burrat dhe djemtë mbështetja është më e ulët për ne sesa te gratë dhe vajzat dhe nëse te gratë dhe vajzat avantazhi ynë ndaj kënetës është i madh, te burrat është më i ngushtë. Mbështetjen kuptimplotë prekëse dhe inkurajuese të pjesës më të ndjeshme, më të të arsyeshme, sakrifikuese të popullit, gratë dhe vajzat nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër”,-u shpreh Rama.

  • “Fabrika” e trafikimit të nuseve, pse meshkujt në Kinë janë të dëshpëruar të martohen?

    “Fabrika” e trafikimit të nuseve, pse meshkujt në Kinë janë të dëshpëruar të martohen?

    PEKIN- Kina aktualisht po përballet me një krizë të madhe demografike, pasi shkalla e martesave është në rënie, duke çuar në një rritje alarmante të trafikimit të paligjshëm të nuseve nga vendet fqinje. Sipas një artikulli në “The Conversation”, kishte konkretisht 6.1 milionë regjistrime martese në mbarë vendin në vitin 2024, nga 7.7 milionë që u shënuan një vit më parë. Kjo rënie bëri që Chen Songxi, një këshilltar politik kombëtar kinez, të propozonte uljen e moshës ligjore të martesës nga 22 në 18 vjeç.
    Si rezultat, rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore kanë ndërhyrë për të mbushur boshllëkun, duke shfrytëzuar gratë nga vendet më të varfra dhe duke i detyruar ato të shkojnë në Kinë që të martohen. Kjo prirje shqetësuese nxjerr në pah anën e errët të zhvillimit social dhe ekonomik të Kinës dhe ngre shqetësime urgjente për të drejtat e njeriut.
    Në kërkim të dëshpëruar për një nuse

    Burrat beqarë në Kinë janë bërë pjesë e të ashtuquajturës “epokë të meshkujve të mbetur” (shengnan shidai në kinezisht). Ky është një term në internet që i referohet periudhës midis 2020 dhe 2050, kur vlerësohet se 30 deri në 50 milionë burra kinezë nuk do të jenë në gjendje kurrë që të gjejnë një bashkëshorte. Kështu në vitet e fundit, shkalla e martesave në Kinë ka rënë ndjeshëm. Në vitin 2022, vendi regjistroi numrin më të ulët të martesave që kur qeveria filloi të gjurmonte të dhënat në vitin 1986, me disa faktorë që kontribuan në këtë rënie:
    • Ndryshimi i qëndrimeve ndaj martesës: Brezat e rinj kanë prioritet karrierën, lirinë personale dhe stabilitetin financiar mbi strukturat tradicionale të familjes. Gratë, në veçanti, po e vonojnë martesën ose po zgjedhin të mos martohen fare.

    • Kostoja e lartë e martesës: Çmimet e banesave, shpenzimet e dasmës dhe pritshmëria tradicionale që burrat duhet të mbajnë familjet e dekurajojnë shumë nga martesa.

    • Pasiguria ekonomike: Rritja e ngadaltë ekonomike dhe rritja e papunësisë e bëjnë martesën dhe krijimin e një familjeje më pak tërheqëse, veçanërisht mes të rinjve në qytete.
    Ndërsa normat e martesave bien, burrat beqarë – veçanërisht në zonat rurale – e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë nuse kineze, duke çuar në një rritje të kërkesës për gra të huaja.
    Trafikimi i nuseve

    Sa më sipër ka nxitur një treg të zi për nuset e trafikuara nga vendet fqinje si Mianmari, Vietnami, Kamboxhia, Laosi dhe Koreja e Veriut. Familjet e dëshpëruara dhe organizatat kriminale po shfrytëzojnë gratë me prejardhje të varfër, duke i joshur në Kinë me premtime të rreme për punë, arsim ose një jetë më të mirë, vetëm për t’i detyruar të martohen. Pasojat e trafikimit të nuseve janë të rënda, si për viktimat ashtu edhe për familjet e tyre në shtëpi. Shumë gra të trafikuara vuajnë nga dhuna në familje, abuzimi seksual dhe shtatzënia e detyruar.
    Të bllokuara në mjedise të panjohura pa një sistem mbështetës, ato shpesh vuajnë në heshtje. Viktimat që arrijnë të arratisen ose të kthehen në vendet e tyre të origjinës shpesh përballen me stigmë dhe refuzim. Familjet mund të refuzojnë t’i pranojnë ato për shkak të turpit që lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore dhe martesën e detyruar. Fëmijëve të lindur nga nuse të trafikuara në Kinë shpesh u mungon njohja ligjore, duke e bërë të vështirë për ta aksesin në arsim, kujdes shëndetësor dhe të drejtat themelore.

    Foto ilustruese

    Si funksionojnë rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore?
    Human Rights Watch raporton se gratë dhe vajzat nga vendet fqinje zakonisht mashtrohen nga ndërmjetësit që premtojnë punë me pagesë të mirë në Kinë. Sapo të mbërrijnë në Kinë, ata janë në mëshirën e ndërmjetësve dhe shiten nga 3,000 deri në 13,000 dollarë amerikanë (2300 £) për burrat kinezë. Por si funksionon saktësisht ky rrjet?
    Rekrutimi: Trafikantët shpesh synojnë gra nga zona të pafavorizuara ekonomikisht, duke përdorur mashtrimin ose rrëmbimin e drejtpërdrejtë për t’i transportuar ato në Kinë.
    Shitja dhe martesa: Pas mbërritjes, këto gra u shiten burrave kinezë, ndonjëherë përmes platformave online ose ndërmjetësve që organizojnë transaksione për dhjetëra mijëra dollarë.
    Kontrolli dhe shfrytëzimi: Shumë nuse të trafikuara privohen nga identiteti, mbahen nën vëzhgim dhe u nënshtrohen abuzimeve nëse tentojnë të arratisen.
    Mungesa e mbrojtjes ligjore: Shumë nuse të huaja nuk kanë status ligjor në Kinë, duke e bërë të vështirë për to të kërkojnë ndihmë ose të kthehen në vendin e tyre. Raportet nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe agjencitë e zbatimit të ligjit tregojnë se mijëra gra trafikohen në Kinë çdo vit. Autoritetet kineze kanë nisur hetimet. Në nëntor 2024, për shembull, dy individë u ndoqën penalisht për pjesëmarrjen e tyre në skemën e trafikimit.
    A ka zgjidhje?
    Për të luftuar efektivisht trafikimin e nuseve, Kina dhe vendet fqinje duhet të adoptojnë një qasje shumëdimensionale. Nevojiten reforma sociale afatgjata për të korrigjuar çekuilibrin gjinor. Inkurajimi i barazisë gjinore, ndryshimi i normave kulturore dhe mbështetja e burrave dhe grave beqare në zgjedhjet alternative të jetës mund të ndihmojë në uljen e kërkesës për nuse të huaja. Megjithatë, Kina duket se ka një drejtim paksa të ndryshëm, pasi ajo që ka më shumë rëndësi është puna efektive – sasia si dhe cilësia e fuqisë punëtore, përkatësisht burrave. Edhe pse ka përpjekje për të zbutur fenomenin, numri i madh i meshkujve që kanë mbetur është shumë shqetësues. Çështja se me kë do të martohen burrat e mbetur të Kinës po bëhet një çështje urgjente për Pekinin./ZËRI

    xartis

    shutterstock 2157809453

    shutterstock 777906904

  • 7 Zakone të Thjeshta që Ndihmojnë në Uljen e Demencës Tek Gratë

    7 Zakone të Thjeshta që Ndihmojnë në Uljen e Demencës Tek Gratë

    Sipas një kërkimi të ri në të cilin AgroWeb.org mbështetet, gratë mund të ulin rrezikun e zhvillimit të demencës, nëse ndjekin shtatë zakone të shëndetshme

    Për të arritur këtë përfundim, studiuesëve iu deshën 20 vjet mbikqyrje të një grupi të konsiderueshëm grash.
    Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me shtatë zakonet e shëndeteshme që studiuesit këshillojnë që gratë të ndjekin për të reduktuar rrezikun e demencës.
    Çfarë është demenca?
    Demenca është një rënie e përgjithshme e aftësisë njohëse, që zakonisht ndikon në kujtesën afatshkurtër (të mësuarit/kujtuarit e informacionit të ri) dhe në aftësitë ekzekutive (organizimi, vendimmarrja) etj.
    Ajo zakonisht ndikon në aftësinë e një personi për të qenë plotësisht i pavarur
    Gratë përbëjnë rreth dy të tretat e njerëzve me demencë, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një raporti të vitit 2021 të cilit AgroWeb.org i referohet.
    Një arsye është se gratë jetojnë më gjatë se burrat dhe demenca zakonisht shfaqet pas moshës 80 vjeç.
    Demenca është e lidhur me depresionin dhe më shumë gra vuajnë nga depresioni sesa burrat.
    Njerëzit që kryejnë stërvitje fizike kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë dhe gratë ushtrohen më pak se burrat.
    Kur gratë zhvillojnë demencë, ato bien më shpejt se burrat. Prandaj, mund të kenë një sëmundje më të rëndë.
    Demenca ndodh kur neuronet në tru ndalojnë së punuari ose ndërveprojnë me qelizat e tjera të trurit.
    Të gjithë humbasin disa neurone ndërsa plaken, por njerëzit me demencë kanë një humbje më të madhe.
    7 zakonet e jetesës së shëndetshme

    Të jesh aktiv.
    Të ushqehesh mirë.
    Ruajtja e një peshe të shëndetshme
    Të mos konsumosh duhan.
    Ruajtja e presionit të shëndetshëm të gjakut.
    Kontrolli i kolesterolit.
    Ruajtja e niveleve të sheqerit në gjak;

    Lajmi i mirë është se edhe nëse keni një rezultat të mirë në një ose dy nga pikat e përmenduara më sipër, ju sërisht mund merrni disa përfitime. Çdo ndryshim përmirëson gradualisht shëndetin tuaj. Dhe sa më herët të bëni ndryshimet e nevojshme në favor të shëndeti tuaj, aq më mirë do të jetë për ju. /AgroWeb.org

  • Bebe Rexha e pakënaqur me burra: Dua të jem një vajzë lozonjare

    Bebe Rexha e pakënaqur me burra: Dua të jem një vajzë lozonjare

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë një mesazh në Instagram me të cilin ka ngjallur mjaft reagime te ndjekësit.
    Në postimin e saj Bebe nënkupton se në këtë epokë të jetës ndjen se është e detyruar të bëjë rolin e një burri pasi vetë burrat nuk e bëjnë.
    “Unë vërtet dua të jem në epokën time të vajzës lozonjare dhe të ëmbël, por nuk mundem sepse të gjithë burrat në planet janë në këtë epokë tani. Dhe dikush duhet të jetë burri”, shkruhet në postimin e publikuar nga ajo.
    Më tej Bebe ka postuar edhe një video ku sqaron se i mbështet burrat të cilët lidhen më anën e tyre femërore, mirëpo për shkak të kësaj ajo ndjen presionin e të qenët burrë dhe grua njëkohësisht.
    “E mbështes që djemtë të jenë më të lidhur me anën e tyre femërore, më pëlqen kjo për ju. Por është e vështirë të jesh në epokën tënde të vajzës së butë kur të gjithë djemtë janë gjithashtu në këtë fazë. Ndjehem sikur duhet të jem dhe djalë dhe vajzë në të njëjtën kohë”, shprehet ajo.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR