Tag: burrat

  • “Zhulsi i haremit socialist”, gazetari kundër deklaratës së Ramës: Mos u ngatërro me familjet tona, ne burrat dimë..

    “Zhulsi i haremit socialist”, gazetari kundër deklaratës së Ramës: Mos u ngatërro me familjet tona, ne burrat dimë..

    Gazetari Armir Shkurti ka reaguar në lidhje me deklaratat skandaloze të kryeministrit Edi Rama, se ‘po ikën gratë 1 muaj nga shtëpitë’, kur të vijnë do gjejnë burrat me bisht.‘O Mamut! Ne dimë të lahemi,  rruhemi, të lajmë,  gatuajmë, të mbajmë veten dhe shtëpinë.
    O Mamut! Ne në qytet nuk e marrim gruan as për ta rrahur, as për të na prerë thonjtë, as për të na larë brekët. Kështu ndodh me çyrykët, që kanë fobi nga uji e sapuni, që s’fshijnë dot qyrret e veta e u duhet dikush t’ua bëjë’, shkruan Shkurti në Facebook.
    Postimi i plotë:
    Ky zhulsi ka filluar tu thotë nëpër takime haremit socialist të grave:
    – “Provoni të ikni një muaj, dhe kur të ktheheni do gjeni njerëz me bisht”
    Demek ne burrat do bëhemi kafshë po na ikën gratë!
    O Mamut!
    Ne dimë të lahemi,  rruhemi, të lajmë,  gatuajmë, të mbajmë veten dhe shtëpinë.
    O Mamut!
    Ne në qytet nuk e marrim gruan as për ta rrahur, as për të na prerë thonjtë, as për të na larë brekët. Kështu ndodh me çyrykët, që kanë fobi nga uji e sapuni, që s’fshijnë dot qyrret e veta e u duhet dikush t’ua bëjë.
    Rri te bufi e zhapinjtë se aty je në habitatin tënd o Mamut! Mos u ngatërro me familjen, sidomos me të të tjerëve…
     

     

  • “Vendosini në gjumë burrat që duan të votojnë kënetën”/ Rama ‘këshillon’ vajzat të testojnë partnerët: Nëse janë çyrykë…

    “Vendosini në gjumë burrat që duan të votojnë kënetën”/ Rama ‘këshillon’ vajzat të testojnë partnerët: Nëse janë çyrykë…

    Nga takimi me vajzat dhe gratë në Durrës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, iu drejtua demokratëve.

    Duke e cilësuar Partinë Demokratike “të sëmurë”, Rama tha se shërimi i kësaj force politike nis “duke mos e votuar”.
    “Këtu në Durrës keni demokrat boll. Ju mund ta shëroni atë parti duke lënë që të thahet ajo kënetë dhe të rilindë diçka”, tha Rama.
    Kryesocialisti shprehu besimin se gratë mund të marrin vendimet e duhura, ndërsa i këshilloi “t’i venë burrat në gjumë nëse kanë ndërmend të votojnë opozitën”. Një këshillë e kishte dhe për vajzat, që në këto zgjedhjet të testojnë partnerët e tyre.
    “Unë nuk u them ndahuni, po them ky është testi. Keni mundësinë t’i testoni, çfarë janë këta, mos janë çyryk. Kujdes edhe kunatat”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Pse bëj mbledhje me gra dhe vajza?”, Rama me batuta nga Durrësi: Ka filluar të bëhet problem nga burrat çyrykë!

    “Pse bëj mbledhje me gra dhe vajza?”, Rama me batuta nga Durrësi: Ka filluar të bëhet problem nga burrat çyrykë!

    Gjatë një takimi elektoral në Durrës, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes pse bën mbledhje me gra dhe me vajza, ndërsa shtoi se këto takime janë bërë problematike nga burrat.

    Sipas kreut të qeverisë, ‘këto probleme krijohen nga burrat gjysmakë, çyryk’.
    Sakaq u ndal te diaspora, ku tha se ‘PS u ngriti kokën shqiptarëve të Italisë, si dhe mundësi marrëveshjen për pensionet’.
    “Pse bëj mbledhje me gra dhe vajza? Se ka filluar të behet problem nga burrat. Burrat që e bëjnë problem janë gjysmakë, çyryk. Kjo sepse nëse unë nuk kuptoj rolin tim krah gruas sime jam çyryk, edhe Shqipëria ishte një vend gjysmak, gjysmën e saj më të mirë nuk e kishte në funksion. Kur filluam këtë rrugë, në PS kishte 12% gra. Imagjinoni të keni 9 burra në shtëpi, 1 dhe mezi. Ça ti bësh asaj shtëpie? Kështu ishte Shqipëria. Sot kemi 4-% gra. Nga 100 mijë anëtarë, kemi rreth 39 mijë gra. Ju nuk duhet të ndaleni derisa të bëheni 50%. Përparapërfytyroni të merrni tragetin dhe të ikni 1 muaj, parapërfytyroni kur ktheheni në Durrës, çfarë gjeni këtu? Ça të them? Tmerr, burrat që vijojnë vërdallë që vetëm bishti nuk u ka dalë ende. Imagjinoni të ikin ata, në Durrës s’ka më asnjë të dehur. E dyta s’ka asnjë sherr, nga ato me të shara. Në Durrës nuk humb më asnjë qindarkë në bixhoz. Nuk gjen një bisht cigare në tokë. Jam shumë krenar që PS, 56% e grave dhe vajzave në Shqipëri votojnë PS. Te burrat është pak më e ngushtë. Ca të them për atë pjesë burrash që duan kënetën. Mund të jenë të mirë në jetën e përditshme, por janë çyryk në përgjegjësinë e jetës publike. Duke i dhënë pasaportën europiane, nuk i jep fëmijës dokument udhëtimi. Kur merr pasaportën, je njësoj si ata. Atë votë nuk e keni tuajën, e keni dhe të fëmijëve. Nëse zgjidhni kënetën, nuk e di çfarë emri meritoni.
    Kush ua ngriti kokën atyre në Itali? Që deri dje trembeshin kur thoshin që ishin shqiptarë. Është kthyer bota përmbys. Më shumë duan italianët të vijnë këtu për turizëm se sa të ikim ne andej. Kishin hallin e pensioneve, dhe atë e zgjidhëm ne. Të jesh në BE si emigrant me leje pune nuk është të jesh me një pasaportë evropianë të Shqipërisë.”, tha Rama.

    Top Channel

  • Rama, takim me gratë në Kavajë: Nuk i ofendoj burrat, në PS duhet të bëhen 50 mijë gra dhe vajza

    Rama, takim me gratë në Kavajë: Nuk i ofendoj burrat, në PS duhet të bëhen 50 mijë gra dhe vajza

    Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim me gra dhe vajza të Kavajës, tha të hënën se gjinia femërore e gjen veten më të përfaqësuar dhe me fuqi vendimmarrëse në Partinë Socialiste.
    Takimi u zhvillua në vazhdën e fushatës elektorale për 11 Majin.
    Kryesocialisti shpalli objektivin e partisë për sa i përket ndarjes gjinore, duke iu përgjigjur edhe kritikëve për tubimet e tij të përsëritura, që kanë në fokus gruan shqiptare.
    “E nisëm me 12 për qind në total gra në PS dhe hap pas hapi kemi arritur sot në 40 për qind. Nga rreth 100 mijë anëtarë të regjistruar të PS-së kemi diku te 39 mijë gra. Por unë besoj që as duhet të kënaqemi, as duhet të ndalemi këtu, deri kur në PS të bëhen 50 mijë gra dhe vajza dhe kur numri të jetë 50% me 50%, por një vajzë më tepër. Kemi bërë hapa të konsiderueshëm dhe kjo pasqyrohet me shumë domethënie në jetën publike ku gratë në këshillat bashkiakë janë 50%, në parlament janë shumë më tepër se dikur, kur parlamenti dukej si odë otomane. Në qeveri janë mbi 50%, në drejtimin e sipërmarrjeve kanë arritur në thuajse 30%.
    Ne sot kemi shumë më tepër gra dhe vajza në vendimmarrje. Ka filluar një sëkëlldi, që shprehet sidomos nga ato pasqyrat e kënetës në mbrëmje nëpër ekrane, kur dalin këta të tërë dhe thonë se Edi Rama po ofendon burrat. Unë nuk po ofendoj burrat. Unë thjesht konstatoj një fakt që gjysma e burrave janë shumë në rregull, ka edhe një gjysmë tjetër që janë çyrykë,” deklaroi z. Rama.
    Kryeministri adresoi edhe fenomenin e dhunës ndaj grave dhe trajtimin e pabarabartë të vajzave, duke theksuar se megjithëse ka rënie të këtyre treguesve, akoma mbetet punë për t’u bërë.

  • Rama thirrje grave e vajzave në Kamëz: Bashkëpunoni me demokratet, janë më realiste! Burrat tifozë janë çyrykë

    Rama thirrje grave e vajzave në Kamëz: Bashkëpunoni me demokratet, janë më realiste! Burrat tifozë janë çyrykë

    Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje grave dhe vajzave në Kamëz të bashkëpunojnë me demokratet.

    Ai tha se gratë e vajzat demokrate janë më realiste, ndërsa burrat i quajti “tifozë që janë çyrykë”. Rama shtoi se demokratët ngatërrojnë politikën me futbollin.
    “Për 11 majin, nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni dhe kuptoni sot por çdo ditë dhe orë duhet të bëni përpjekje për të shtuar radhën e votave të sigurta për PS-në nga gratë. Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat.
    Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pinë raki dhe bëjnë tifo. Por politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë. Kjo është zgjedhje si do të shkojnë punë t e mira përpara. Në 121 maj kjo është një zgjedhje shumë më e madhe se sa investime do të bëhen”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • “Demokratet janë realiste, burrat tifozë janë çyryk”/ Rama në Kamëz: Politika s’është një ndeshje futbolli

    “Demokratet janë realiste, burrat tifozë janë çyryk”/ Rama në Kamëz: Politika s’është një ndeshje futbolli

    Kryeministri Edi Rama i ka quajtur sërish sot burrat demokratë “çyrykë”.Gjatë takimit me gratë në Kamëz, i ka këshilluar vajzat për të dashurit e tyre demokratë, që të largohen prej tyre.
    Pasi sipas tij, politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë.“Për 11 majin, nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni dhe kuptoni sot por çdo ditë dhe orë duhet të bëni përpjekje për të shtuar radhën e votave të sigurta për PS-në nga gratë. Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat.
    Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pinë raki dhe bëjnë tifo. Por politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë. Kjo është zgjedhje si do të shkojnë punë t e mira përpara. Në 11 maj kjo është një zgjedhje shumë më e madhe se sa investime do të bëhen….
    Nëse ka vajza që kanë simpatizantë demokratë, duhet t’ju bëjnë provën e karakterit për në Europë apo në kënetë. Nëse të thotë hajde në kënetë, si i thua ti? Ti e kupton që ai nuk është mirë, i thua hajt se po të marrë nesër dhe të shkoj të mbytet vetë.
    Nuk e kuptoj dot si mundet një njeri normal të çohet në mëngjes, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë radhë për të çuar votën në kënetë. Më mirë të rri në shtëpi apo te kafja dhe të presi sa të jetë diferenca. Si mund të votosh kënetën, nuk e kuptoj. Është mision human t’i ndihmosh akoma ata që janë të verbër që të hapin sytë që nuk mundet kjo punë të shkojë kështu”, tha Rama.

  • “Burrat janë çyrykë, ulen pijnë raki”/ Rama “mëson” gratë socialiste: Ja si të bëni vota për mua

    “Burrat janë çyrykë, ulen pijnë raki”/ Rama “mëson” gratë socialiste: Ja si të bëni vota për mua

    Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të diele një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku “refreni” i fjalimit të tij ka qenë i njëjtë, se burrat shqiptar sipas tij janë “çyrykë”.

    Ndërkohë, ai nuk la pa “mësuar” edhe gratë dhe vajzat socialiste se si të bëjnë vota për të, ku ndryshe nga herët e tjera, ku i mësonte që të kapnin “dashnorë” demokratë, këtë herë Rama u tha që të shoqërohen me gra demokrate dhe t’i bindin ato të votojnë për të.
    Rama: Për 11 majin, nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni dhe kuptoni sot por çdo ditë dhe orë duhet të bëni përpjekje për të shtuar radhën e votave të sigurta për PS-në nga gratë. Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat. Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pijnë raki dhe bëjnë tifo. Por politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë. 
    Nëse ka vajza që kanë simpatizantë demokratë, duhet t’ju bëjnë provën e karakterit për në Europë apo në kënetë. Nëse të thotë hajde në kënetë, si i thua ti? Ti e kupton që ai nuk është mirë, i thua hajt se po të marrë nesër dhe të shkoj të mbytet vetë. Nuk e kuptoj dot si mundet një njeri normal të çohet në mëngjes, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë radhë për të çuar votën në kënetë. Më mirë të rri në shtëpi apo te kafja dhe të presi sa të jetë diferenca. Si mund të votosh kënetën, nuk e kuptoj. Është mision human t’i ndihmosh akoma ata që janë të verbër që të hapin sytë që nuk mundet kjo punë të shkojë kështu.

  • “Burrat tifozë janë çyryk”, Rama “mëson” socialistet si të mbledhin vota: Punoni me gratë demokrate

    “Burrat tifozë janë çyryk”, Rama “mëson” socialistet si të mbledhin vota: Punoni me gratë demokrate

    Nga Kamza, kreu i qeverisë shqiptare, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama kërkoi votën e grave dhe vajzave më 11 maj.
    Ai i bëri thirrje të pranishmëve që të punojnë për të siguruar sa më shumë vota të sigurta për PS-së dhe theksoi se duhet punuar me gratë demokrate, pasi sipas tij gratë e kanë më të lehtë të kalojnë nga politika në realitet duke mos qenë tifoze, ndryshe nga burrat.
    Rama u ndal te integrimi në BE dhe përsëriti se 11 maji do të jetë takimi me historinë.

    Rama: Nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni, por çdo ditë duhet të bëni përpjekje që të shtoni radhët e votave të sigurta për PS, në radhë të parë nga gratë. Duhet të punoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse e kanë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet. Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pijnë raki, bëjë politike të madhe. Në fund të ditës politika nuk është një ndjeshje fubolli. Kjo është një zgjedhje për si do shkojnë të gjitha punët e mira përpara dhe në rastin konkret për 11 majin është një zgjedhje shumë më e madhe se sa si do shkojnë punët përpara. Kjo është një zgjedhje për historinë, na e ka sjellë fati sot në dorë që ne mund të vendosim për historinë më 11 maj si shqiptarë dhe si shqiptare.
    Rama theksoi se dera e Bashkimit Evropain nuk rri hapur përgjithmonë dhe Shqipëria sot e ka shansin që deri në vitin 2027 të mbyllë negociatat. Prandaj bëri thirrje që më 11 maj vota të shkojë për të ardhmen dhe të mos lejohet mbyllja e derës së BE-së./vizionplus.tv

  • Rama thirrje grave e vajzave në Kamëz: Bashkëpunoni me demokratet, janë më realiste! Burrat tifozë janë çyryk

    Rama thirrje grave e vajzave në Kamëz: Bashkëpunoni me demokratet, janë më realiste! Burrat tifozë janë çyryk

    “Për 11 majin, nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni dhe kuptoni sot por çdo ditë dhe orë duhet të bëni përpjekje për të shtuar radhën e votave të sigurta për PS-në nga gratë. Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat.
    Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pinë raki dhe bëjnë tifo. Por politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë. Kjo është zgjedhje si do të shkojnë punë t e mira përpara. Në 121 maj kjo është një zgjedhje shumë më e madhe se sa investime do të bëhen”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rama porosi grave në Korçë: Krushqia me demokratë bazohet je me BE apo me kënetën

    Rama porosi grave në Korçë: Krushqia me demokratë bazohet je me BE apo me kënetën

    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Korçë tha se gratë socialiste duhet tu japin një shans burrave demokratë që të shpëtojnë nga këneta. Rama tha se u jep porosi që të mos bëjnë krushqi me demokratë pasi duhet të bazohen që ose me BE ose në kënetë.
    “Burrat demokratë duhet të kenë shansin të shpëtojnë nga këneta. Burrat demokratë duhet të kenë shansin të dalin nga kategoria e atyre që nuk mbushin dhe në rastin më të keq kur nuk mbushin t’i vënë burrat në gjumë të mos votojnë fare.
    Vajzat tona nuk mund të pranojë çyrykë. Pa diskutim. Por pa i paragjykuar, duhet të punojnë deri në ditën e fundit t’i shpëtojnë. Por nëse ai thotë do shkoj në kënetë, do të shkojë dhe vajza të hidhet në kënetë? Në asnjë mënyrë. Vajza do të shkojë në BE.
    Dhe fakti që ju jeni dakord me mua, më mjafton. Kështu që krushqia me çdo demokrat bazohet je me BE apo je kënetën. Nëse je me BE të, trashëgoheni. Nëse je me kënetën, nuk kam vajzë për ty!”, tha Rama.