Tag: burimi

  • PD çon 11 Majin në Kolegj, Burimi: Ankimi është politik, jo juridik

    PD çon 11 Majin në Kolegj, Burimi: Ankimi është politik, jo juridik

    Analisti Genc Burimi komenton ankimimin e zgjedhjeve të 11 Majit nga Partia Demokratike dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. “Ky ankim nuk është ankim juridik por politik. Është thjesht PD-ja, në logjikën e saj të mirë apo të keqe, që thotë që këto zgjedhje janë vjedhur, asgjë më tepër.  Rëndësi ka mesazhi politik, që ky Parlament nuk është legjitim dhe më pas i duhet të gjej dhe modalitetet e brendshme sesi të ruaj ato 50 mandate që ka marr, njëkohësisht duke mos njohur Parlamentin. Shqipëria i ka dyert e hapura për nga ana gjeopolitike për në Europë”, tha Burimi.

  • Burimi: Paqja me Rusinë është e pamundur pa presion ushtarak… Putini nuk ndalet me ftesa

    Burimi: Paqja me Rusinë është e pamundur pa presion ushtarak… Putini nuk ndalet me ftesa

    Gazetari Genc Burimi ka deklaruar se paqja me Rusinë nuk është e mundur për sa kohë presidenti Putin nuk përballet me presion të drejtpërdrejtë ushtarak. Në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve në Syri TV, Burimi bëri një analizë të zhvillimeve gjeopolitike, ndërsa theksoi se investimet ushtarake të Kremlinit nuk ndalen me thirrje diplomatike, duke përmendur edhe qëndrimin e presidentit francez Macron. Sipas tij, sanksionet nuk kanë dhënë efekt, ndërsa e vetmja rrugë për të detyruar Rusinë drejt paqes është zhvendosja e konfliktit në territorin e saj.

    Genc Burimi: S’mund të ketë paqe. Putini nuk ndalet, kjo është e sigurt. E tha edhe në Francë Macron para dy ditësh, ku një fuqi si Rusia që ka bërë kaq shumë investime ushtarake, nuk bën qape se e ftoi Trump në Alaska. Është e pamundur, e pamundur…

    Që të detyrohet Putini që të shkojë në paqe, duhet që Putini të detyrohet ushtarakisht. Sanksionet nuk e dëmtojnë.

    Do të thoni që Rusia është fuqi bërthamore, por dhe perëndimorët janë fuqi bërthamore.

    Nuk është Europa që donte luftë, as Amerika. Europa është sot dëshmitar që luftën sot po e bëjnë ukrainasit, nuk po e bën Europa. As në të ardhmen. Sot Evropa kërkon të fitojë kohë… I duhen 2-3 vjet që të zëvendësojë Amerikën për interes të saj. I duhen më pak kohë që Ukraina ta transferojë luftën në Rusi. Kjo po ndodh sot. Sot në një mesazh të jashtëzakonshëm që ka bërë Donald Trump që më në fund e kupton… Çfarë kupton?

    Është e jashtëzakonshme në fakt. E kupton më në fund që Rusia të shkojë me dhunë në paqe dhe vetëm kur lufta të transferohet në Rusi. Për aq kohë sa Rusia ka kapacitetin të sulmojë Ukrainën pa qenë e sulmuan nga Ukraina, është e pamundur.

  • Kush po e vjedh ujin e Shëngjergjit, zbulohet biznesmeni në konflikt me banorët

    Kush po e vjedh ujin e Shëngjergjit, zbulohet biznesmeni në konflikt me banorët

    dyqan

    TIRANË-Një situatë problematike është raportuar nga banorët e Shëngjergjit, lidhur me shfrytëzimin e burimit të ujit “Krullia”. Sipas banorëve burimi i Krullisë në fshatin Shëngjergj po merret me dhunë nga një individ me origjinë nga Puka që e shet ujin me emrin e fshatit. 

    Por kush është biznesmeni pukjan që qëndron pas burimit? Blerim Ndou nga Puka, është administrator dhe pronar i vetëm i kompanisë “Burimi Krullia SHPK”. Kjo kompani numëron dhjetëra dyqane në Tiranë në zona të njohura si’ Komuna e Parisit’ apo ‘Don Bosko’.

    Banorët pretendojnë se kompania po zhvillon punime në burim pa konsultim me publikun dhe pa transparencë mbi ndikimet afatgjata në mjedis dhe furnizim me ujë. Ata akuzojnë organet kompetente, përfshirë Komisariatin nr. 4 dhe institucionet lokale, se kanë injoruar ankesat dhe shqetësimet e banorëve, ndërkohë që i kanë dhënë mbështetje të hapur kompanisë “Burimi Krullia SHPK” 
    Banorët e zonës shprehen se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të ushtruar presion mbi ta, duke i kërcënuar dhe duke i detyruar të mos kundërshtojnë ndërtimin dhe punimet për shfrytëzimin e burimit “Krullia”.
    Banorët kërkojnëqë të merren masat e nevojshme për të hetuar dhe për të ndaluar çdo veprim të paligjshëm dhe presion të padrejtë ndaj popullatës, si dhe për të siguruar që projekti “Krullia” të realizohet në përputhje me ligjin. ZËRI ka kontaktuar me kompaninë dhe jemi në pritje të një informacion më të detajuar në lidhje me punimet që po zhvillon kompania në burimin e ujit dhe si nisi konflikti me banorët./ZËRI

  • Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!

    Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!

    Jahja Drancolli

    Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014). Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Europës së asaj kohe. Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë europian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse: greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjishtja dhe rusishtja. Tre prej tyre zotërojnë gjithashtu alfabetin ortodoks: greko-bizantin, bullgar dhe ibero-gjeorgjian. Ndërsa, në rangun e popujve të quajtur gjysmëbesimtarë ose romano-katolikë, ata veçuan dymbëdhjetë gjuhë, të cilat i flisnin:

    1. Alamanët, 2. Frëngët, 3. Hungarezët, 4. Indoeuropianët, 5. Jakobitët (Skocezët. ), 6. Armenët, 7. Saksonët, 8. Leçet (Lekët), 9. Arbërorët, 10. Kroatët, 11. Hizetët dhe 12. Gjermanët.

    Burimi: Copëz nga faksimili i dokumentit të viteve 927-1014, riprodhim i shekullit XVII!

    Ilustrimi për postim është realizuar nga MA. sc. Ermal Gashi!

  • Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane e asaj kohe!

    Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane e asaj kohe!

    Sipas një burimi bullgar, të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura evropiane të asaj kohe!

    Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014).

    Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Evropës së asaj kohe, shkruan historiani Jahja Drançolli.

    Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë evropian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse: greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjishtja dhe rusishtja.

    Tre prej tyre zotërojnë gjithashtu alfabetin ortodoks: greko-bizantin, bullgar dhe ibero-gjeorgjian. Ndërsa, në rangun e popujve të quajtur gjysmëbesimtarë ose romano-katolikë, ata veçuan dymbëdhjetë gjuhë, të cilat i flisnin:  1. Alamanët, 2. Frëngët, 3. Hungarezët, 4. Indoeuropianët, 5. Jakobitët (Skocezët. ), 6. Armenët, 7. Saksonët, 8. Leçet (Lekët), 9. Arbërorët, 10. Kroatët, 11. Hizetët dhe 12. Gjermanët.

    Burimi: Copëz nga faksimili i dokumentit të viteve 927-1014, riprodhim i shekullit XVII!

  • “Skandal i pashembullt”, Burimi shpërthen ndaj procedurës së hartimit të Kodit Penal:E kanë hartuar fshehurazi që mos..

    “Skandal i pashembullt”, Burimi shpërthen ndaj procedurës së hartimit të Kodit Penal:E kanë hartuar fshehurazi që mos..

    Kodi i ri Penal ka ndezur sërish debatet mbi kufizimin e lirisë së shprehjes në vend, veçanërisht për ndikimin që mund të ketë tek gazetarët dhe komentuesit publikë. Një ndër zërat kritikë ndaj draftit të ri është gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi, i cili në një intervistë televizive, e cilësoi nismën si të rrezikshme dhe të papranueshme.
    “Gjykoj se ky është një draft skandaloz, një provokim i rëndë, si nga pikëpamja e formës ashtu edhe e përmbajtjes”, u shpreh Burimi.
    Sipas tij, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë, problematikat më të mëdha nuk qëndrojnë vetëm në përmbajtjen e nismës, por pikërisht në mënyrën se si është ndërtuar ajo. “Më duket forma më e rëndë se përmbajtja, sepse një draft i tillë nuk është mbështetur në standardet perëndimore”, deklaroi ai.

    Gazetari ngriti shqetësime të forta edhe për mënyrën se si është hartuar dokumenti, duke e cilësuar procesin si jotransparent dhe me një përfshirje të dyshimtë.“Në rastin aktual bëhet një reformë e jashtëzakonshme e një dokumenti të jashtëzakonshëm, që për mua vjen i dyti pas Kushtetutës. Dhe mësojmë nga ekzekutivi, pra nga Ulsi Manja, në një ditë behari, se një person është caktuar, nuk e dimë nga kush, që quhet Arben Rakipi, i cili paska filluar që prej pesë vitesh, që prej COVID-it, punën për një draft të ri”, tha Burimi.

    Ai e quajti skandaloze këtë procedurë dhe hodhi dyshime mbi emërimet: “Kush e ka caktuar Arben Rakipin? Ulsi Manja? Kush, Edi Rama? Sepse Ulsi Manja në atë kohë s’ka qenë vetë ministër!?”
    Burimi e cilësoi gjithë procesin si një mëkat absolut që cenon themelet e lirisë në vend. Ai tha se përmbajtja e këtij drafti ka krijuar një valë unanimiteti kundërshtues edhe mes gazetarëve dhe analistëve që më herët kanë mbështetur qeverinë.
    “Kam në mend gazetarë që deri dje ishin ithtarë të mëdhenj të reformës në drejtësi, janë ithtarë të mëdhenj të asaj mazhorance – është e drejta e tyre – por edhe ata këtë draft e quajnë skandaloz”, përfundoi gazetari Genc Burimi.
    Burimi:
    Gjykoj se ky është një draft skandaloz, një provokim i rëndë, si nga pikëpamja e formës ashtu edhe e përmbajtjes.Ndryshe nga shumë kolegë, më duket forma më e rëndë se përmbajtja, sepse një draft i tillë duke u nisur edhe nga eksperiencat perëndimore.
    Në rastin aktual bëhet një reformë e jashtëzakonshme e një dokumenti të jashtëzakonshëm, që vjen për mua i dyti në radhë pas Kushtetutës dhe mësojmë nga ekzekutivi, pra nga Ulsi Manja, në një ditë behari që një person është caktuar, nuk e dimë nga kush, që quhet Arben Rakipi, që paska filluar që prej 5 vitesh, që prej COVID pra, punën për një draft të ri.Po kjo është skandaloze, kush e ka caktuar Arben Rakipin? Ulsi Manja? Kush, Edi Rama? Se Ulsi Manja në atë kohë s’ka qenë vetë ministër!?
    Pra gjeneza është një mëkat absolut.
    Sa i përket përmbajtjes, rrallë herë si gazetar më është dhënë të shoh në këtë moment, sesa një unanimitet po krijon kundër kësaj, kjo përmbajtje e këtij drafti edhe tek gazetarë, tek analistë të kampit që shpesh mbrojnë qeverinë.
    Kam në mend gazetarë që deri dje ishin ithtarë të mëdhenj të reformës në drejtësi, janë ithtarë të mëdhenj të asaj mazhorance, është e drejta e tyre, dhe këtë draft e quajnë skandaloz.
     
     

  • ‘Kush e caktoi Arben Rakipin?’/ Kodi i ri Penal, Burimi: Edhe ithtarët e qeverisë e quajnë këtë draft skandaloz

    ‘Kush e caktoi Arben Rakipin?’/ Kodi i ri Penal, Burimi: Edhe ithtarët e qeverisë e quajnë këtë draft skandaloz

    Kodi i ri Penal ka ndezur sërish debatet mbi kufizimin e lirisë së shprehjes në vend, veçanërisht për ndikimin që mund të ketë tek gazetarët dhe komentuesit publikë. Një ndër zërat kritikë ndaj draftit të ri është gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi, i cili në një intervistë për edicionin e pasdites në SYRI TV, e cilësoi nismën si të rrezikshme dhe të papranueshme.

    “Gjykoj se ky është një draft skandaloz, një provokim i rëndë, si nga pikëpamja e formës ashtu edhe e përmbajtjes”, u shpreh Burimi.

    Sipas tij, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë, problematikat më të mëdha nuk qëndrojnë vetëm në përmbajtjen e nismës, por pikërisht në mënyrën se si është ndërtuar ajo. “Më duket forma më e rëndë se përmbajtja, sepse një draft i tillë nuk është mbështetur në standardet perëndimore”, deklaroi ai.

    Gazetari ngriti shqetësime të forta edhe për mënyrën se si është hartuar dokumenti, duke e cilësuar procesin si jotransparent dhe me një përfshirje të dyshimtë.

    “Në rastin aktual bëhet një reformë e jashtëzakonshme e një dokumenti të jashtëzakonshëm, që për mua vjen i dyti pas Kushtetutës. Dhe mësojmë nga ekzekutivi, pra nga Ulsi Manja, në një ditë behari, se një person është caktuar, nuk e dimë nga kush, që quhet Arben Rakipi, i cili paska filluar që prej pesë vitesh, që prej COVID-it, punën për një draft të ri”, tha Burimi.

    Ai e quajti skandaloze këtë procedurë dhe hodhi dyshime mbi emërimet: “Kush e ka caktuar Arben Rakipin? Ulsi Manja? Kush, Edi Rama? Sepse Ulsi Manja në atë kohë s’ka qenë vetë ministër!?”

    Burimi e cilësoi gjithë procesin si një mëkat absolut që cenon themelet e lirisë në vend. Ai tha se përmbajtja e këtij drafti ka krijuar një valë unanimiteti kundërshtues edhe mes gazetarëve dhe analistëve që më herët kanë mbështetur qeverinë.

    “Kam në mend gazetarë që deri dje ishin ithtarë të mëdhenj të reformës në drejtësi, janë ithtarë të mëdhenj të asaj mazhorance – është e drejta e tyre – por edhe ata këtë draft e quajnë skandaloz”, përfundoi gazetari Genc Burimi.

    Burimi:

    Gjykoj se ky është një draft skandaloz, një provokim i rëndë, si nga pikëpamja e formës ashtu edhe e përmbajtjes.
    Ndryshe nga shumë kolegë, më duket forma më e rëndë se përmbajtja, sepse një draft i tillë duke u nisur edhe nga eksperiencat perëndimore.

    Në rastin aktual bëhet një reformë e jashtëzakonshme e një dokumenti të jashtëzakonshëm, që vjen për mua i dyti në radhë pas Kushtetutës dhe mësojmë nga ekzekutivi, pra nga Ulsi Manja, në një ditë behari që një person është caktuar, nuk e dimë nga kush, që quhet Arben Rakipi, që paska filluar që prej 5 vitesh, që prej COVID pra, punën për një draft të ri.
    Po kjo është skandaloze, kush e ka caktuar Arben Rakipin? Ulsi Manja? Kush, Edi Rama? Se Ulsi Manja në atë kohë s’ka qenë vetë ministër!?

    Pra gjeneza është një mëkat absolut.

    Sa i përket përmbajtjes, rrallë herë si gazetar më është dhënë të shoh në këtë moment, sesa një unanimitet po krijon kundër kësaj, kjo përmbajtje e këtij drafti edhe tek gazetarë, tek analistë të kampit që shpesh mbrojnë qeverinë.

    Kam në mend gazetarë që deri dje ishin ithtarë të mëdhenj të reformës në drejtësi, janë ithtarë të mëdhenj të asaj mazhorance, është e drejta e tyre, dhe këtë draft e quajnë skandaloz.

  • Country Life (1940) / Fytyra e Shqipërisë, aty ku lindja bashkohet me perëndimin, mesjeta me modernen (Rrëfim)

    Country Life (1940) / Fytyra e Shqipërisë, aty ku lindja bashkohet me perëndimin, mesjeta me modernen (Rrëfim)

    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Korrik 2025

    “Country Life” ka botuar, të shtunën e 28 dhjetorit 1940, në faqet n°560 – 562, rrëfimin e udhëtimit asokohe në Shqipëri të autorit britanik Jan Gordon, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    Fytyra e Shqipërisë

    Ku lindja bashkohet me perëndimin, mesjeta me modernen.

    Nga Jan Gordon

    Tregu i Gjirokastrës, ku në krye shihet Bashkia, mbrojtja e fundit e Bersaglierëve. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

    Shqipëria është një vend me kontraste të jashtëzakonshme. Një e treta e popullsisë është po aq e dëshpëruar dhe e prekur nga malaria sa çdo komunitet tjetër në Evropë, ndërsa një e treta përfshin malësorë aq të ashpër dhe agresivë sa nuk mund të gjenden kudo. Është një vend ku, nën një sistem tërësisht modern të ndriçimit elektrik, zakonet mund të jenë ende ato të shekullit të 12-të, ku gratë që veshin këpucë, shputat e të cilave janë të prera nga copa gomash të vjetra makinash, duke lënë gjurmë “Dunlop” ose “Michelin” në baltë ndërsa lëvizin, veshin funde, prototipet e të cilave mund të gjenden në figurinat prej qeramike të periudhës minoane. Vetëm dje, të qëlloje fqinjin pas shpine nga një kaçubë ishte shpesh një detyrë familjare (në emër të një hakmarrjeje), ndërsa një vajzë e vogël, pavarësisht moshës së saj, që ecte me guxim ofronte mbrojtje shumë më të vlefshme sesa pushka e saj e famshme, rripi i fishekëve dhe thika e saj. Dëgjuam një gjykatës t’i kërkonte një falje pothuajse të përulur një vrasësi famëkeq që e dënoi me vdekje. Pastaj na kërkoi të shkonim në shtëpinë e tij për të admiruar punimet e sofistikuara të qëndisjes që ai prodhonte në kohën e tij të lirë.

    Është një vend ku, nganjëherë, të mbetesh një beqare e deklaruar është më e nderuar sesa të jesh një grua e martuar, sepse në malet veriore një virgjëreshe të betuar i lejohen të gjitha privilegjet e një burri, përveç atij që nuk mund ta arrijë, domethënë, mustaqet, rritja e mustaqeve është një krenari dhe preokupim mashkullor, shpesh i kultivuar me gjithë zellësinë e një kinezi që rrit thonjtë e gishtave, dhe me një efekt të ngjashëm të ekzagjeruar dhe të paqëndrueshëm.

    Koka e një prijësi malësor mysliman. Vizatim nga Cora J. Gordon. — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

    Këtu, fshatrat shpesh banohen pothuajse ekskluzivisht nga gratë, burrat janë jashtë vendit, qoftë në Amerikë apo Turqi, duke fituar paratë që kanë paguar për shtëpitë e ndërtuara dhe të dekoruara në mënyrë madhështore. Edhe këtu, do të ishte një fyerje për pronarin e një ferme që t’i ofrohej të paguante dhomën, ushqimin dhe mëngjesin, por të mos rrëshqitësh një shumë të mjaftueshme në dorën e gruas më të re të martuar në shtëpi do të ishte mashtrim.

    Feja nuk ka rëndësi për shumicën e shqiptarëve ; myslimanët shkojnë në festat e krishtera dhe të krishterët te myslimanët. Kemi parë një kishë të krishterë të ndërtuar nga një zdrukthëtar mysliman, në të cilën ai kishte përzier kryqin me gjysmëhënën, ndërsa në male ka fshatra të quajtura “gjysmë-gjysmë”, në të cilat të dy fetë praktikohen njëkohësisht, fshatarët kanë emra të krishterë dhe myslimanë dhe i mbajnë të dy grupet e festave. Është një vend ku mesazhet e dërguara me zë të lartë nga njëri burrë te tjetri përmes maleve me një kod sekret mund ta kalojnë telegrafin me shumë orë diferencë, ku dadoja (nëna), duke dalë për të bërë pazarin, vendos foshnjën me djep dhe gjithçka tjetër mbi kokë dhe pastaj duket se i harron të gjitha, ku nëse je konservator është më mirë që partneri yt të jetë liberal dhe atëherë të paktën njëri prej jush ndoshta do të dalë nga burgu për të vazhduar biznesin. Është një vend ku në përgjithësi nuk ka asgjë midis rrugëve më të bukura dhe dredha-dredha moderne që shkenca ushtarake italiane ka qenë në gjendje të ndërtojë dhe shtigjeve të pjerrëta për mushka që shpesh kufizohen mes buzëve të greminave të rrezikshme.

    Dhe këto rrugë të bukura janë padyshim kryesisht përgjegjëse për rrënimin italian. Në hartën e vogël të botuar në shtypin e përditshëm, mund të shihen praktikisht të gjitha rrugët e Shqipërisë. Në këto rrugë të mëdha mund të shtysh tanke, armë të rënda, kamionë dhe furnizime, por përmes maleve të egra, të rrezikshme, por jo të paarritshme, mund të përparosh vetëm me mushka vendase, njohuri të thella lokale dhe një trup të ngurtësuar ndaj ashpërsisë së klimës dhe kushteve ushqimore. Dhe njeriun që mund të zotërojë malet e Shqipërisë.

    Përmeti, çati prej rreshpe. Cora J. Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

    Majat e maleve dhe vende të tilla si Përmeti, një fshat i çuditshëm i fshehur nën çati prej argjili të trashë, i ndërtuar në shpatet e vargmalit të pjerrët të Nemerçkës, Këlcyra që shtrihet në fund të një gryke të egër dhe të pjerrët, rruga për në Berat, që përshkon Mallakastrën dhe rrëzën e Tomorit, dhe madje edhe kështjella e vjetër e madhe turke e Gjirokastrës (në shqip, Gjinokastër), duke u bërë e papërshtatshme për t’u mbajtur, u evakuua si rezultat.

    Këndi i kalasë dhe urës së Beratit. Pjesa më e madhe e transportit italian pa dyshim po e përdor këtë urë. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

    Në kushte të tilla luftimi, zakoni dhe praktika janë avantazhe të mëdha. Supozohet se shqiptarët janë kryesisht pasardhës të fiseve të lashta ilire para-greke. Edhe pse malësorët grekë janë me origjinë etnike shumë të ndryshme, ata megjithatë kanë asimiluar shumë tipare lokale, duke përfshirë një shpërfillje për lodhjen dhe urinë. Shpesh, kur kalonim natën në një fermë malore shqiptare, darka, një dhi që duhej të sillej posaçërisht nga malet, e përgatitur dhe gatuar më pas për ne, nuk servirej para mesnatës, megjithëse kishim qenë gjithë ditën në shale (kalërim). Nuk ofrohej asnjë meze paraprake dhe çdo shenjë lodhjeje, urie apo padurimi duhej të fshihej me shumë kujdes.

    Dhoma e ndenjes, distrikti (rrethi) i Përmetit. Vini re komodinat (arkat) e nuses dhe një gardërobë amerikane. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

    Një grua malsore nuk do të hezitonte fare të marshonte gjashtë ditë — tre vajtje, tre ardhje — ndoshta me foshnjën dhe djepin e lidhur në shpinë, deri në tregun më të afërt për të shitur një shportë me vezë për të blerë kripë. 

    Marketingu i kujdestareve (dadove). Cora J. Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

    Mushkat e malit shkuan më larg dhe u ngjitën më shumë, me më pak ushqim se çdo kafshë tjetër me të cilën kemi udhëtuar. Burrat e ushqyer nga tradita të tilla, të përballur me italianët — shumë prej të cilëve ndoshta vinin nga fushat dhe u mposhtën nga një vend ku edhe qentë mund të jenë më të rrezikshëm për të huajt sesa ujqërit që vazhdojnë të plaçkitin kopetë e barinjve — duhet të gëzojnë një epërsi të pallogaritshme. Duket se vetëm numrat, rraskapitja totale apo vështirësitë e zgjatjes së linjave të komunikimit mund të ndalojnë grekët. Sapo të arrijnë në fusha — që shtrihen disa kilometra në brendësi nga Vlora deri në Liqenin e Shkodrës në veri — kushtet do të ndryshojnë ; mekanizmat italianë do të luajnë një rol më të madh dhe mund të parandalojnë dëbimin e italianëve nga vendi.

    Muret e vjetra veneciane të Durrësit, mjaft të dëmtuara nga tërmetet. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

    Ndërkohë, qytetërimi i çuditshëm gjysmëmesjetar që është kapur fort në këtë cep të pavarur të Ballkanit do të zhduket nga gurët e mullirit të luftës. Shtëpitë e gdhendura dhe të praruara bukur të Gjirokastrës dhe të vendit përreth po digjen ose po shkatërrohen nga bombat dhe nuk mund të zëvendësohen.

    Gjirokastra, tregu, xhamia dhe cepi i kështjellës së vjetër turke. Cora J. Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

    Kisha unike, e pikturuar, gjysmë nëntokësore e Përmetit ndoshta është rrënuar, fiset dhe komunitetet pothuajse patriarkale do të shpërndahen dhe në Shqipëri, si në pjesën tjetër të botës, do të lindë një rend i ri. Megjithatë, shkatërrimi i këtij cepi të paimitueshëm do të thotë për Evropën humbjen e diçkaje unike në sjelljet dhe zakonet bashkëkohore./ KultPlus.com

  • I shoqi në Japoni, ajo me CEO-n / Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

    I shoqi në Japoni, ajo me CEO-n / Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

    CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në koncertin e Coldplay. Sipas New York Post, të afërmit e çiftit u shastisën nga skandali.
    Sipërmarrësi ndodhej në një udhëtim në Japoni dhe kur u kthye, e gjeti veten dhe familjen në mes të një ’stuhie’ mediatike.
    “Andrew ishte në Azi për disa javë dhe u kthye të shtunën, kështu që ai kishte ikur kur ndodhi e gjithë kjo”, tha burimi, i cili kërkoi të mbetej anonim. “I gjori!”
    Kristin dhe Andrew Cabot kishin disa kohë të martuar para finalizimit të divorcit të saj në vitin 2022.  Burimi tha se nuk kishte pasur shenja problemesh mes çiftit para videos virale në koncert.
    “Familja tani thotë se kanë pasur probleme prej disa muajsh dhe po diskutonin ndarjen, çka më duket interesante sepse një muaj më parë po thoshin sa të dashuruar ishin”, vijoi burimi.
    Çifti kishte blerë një rezidencë me vlerë 2.2 milionë dollarë vetëm pesë muaj para skandalit. Andrew Cabot është pjesë e një prej familjeve më të vjetra dhe të pasura të Bostonit.
    Kompania e tij shet pije të cilat mund të shkojnë deri në 100 dollarë për shishe.

  • VIDEO/ Genc Burimi: Çfarë i ka premtuar Rama-Veliajt, pasi ky nuk po reagon, por po hesht?

    VIDEO/ Genc Burimi: Çfarë i ka premtuar Rama-Veliajt, pasi ky nuk po reagon, por po hesht?

    Gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi ka ngritur disa pyetje në lidhje me përfundimin e hetimit dhe dërgimin e Erion Veliajt në gjyq.

    Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi u shpreh se, Rama mund ti ketë premtuar një jetë në PS Veliajt, pasi ky i fundit të përfundojë gjykimin, por me kushtin që të largohet nga bashkia. Apo, thotë Burimi, Rama e ka kërcënuar Veliajn me akuza edhe më të rënda, për aferat e tij në bashki.

    ‘Nëse Rama donte të hiqte qafe Veliaj, ky i fundit nuk do të mbrohej?

    Jam kurioz të di se çfarë është negociuar me Veliajn nën rrogoz. A është negociuar një karrotë, dhe karrota është që, shikon mbaroje gjykimin, por ik vetë që unë të të zëvendësoj dhe pas mbarimit të gjykimit do të kesh prap jetë në PS.

    Apo premtimi është një lloj kërbaçi, që do të ikësh vetë tani, apo të të nxjerrim gjëra dhe më të rënda, si afera e inceneratorëve.

    Kam përshtypjen se Veliaj po ‘gëlltit kaq shumë gjarpërinj’ dhe nuk po reagon. Para disa kohësh e bëri një kërcënim, por tani ka heshtur.

    Ka vetëm median, që është Mero Baze që vazhdon dhe e merr në mbrojtje tani në këtë rast, në rrafshin e të drejtave të njeriut, i cili kërkonte dhe një komision parlamentar nëse zbatohet apo jo prezumimi i pafajësisë.

    Ku ishte Mero Baze kur bëhej fjalë për Berishën, për Malltezin, për Belerin apo për Metën.

    Ka ende zëra që mund ta mbrojnë, por sot e shoh shumë të tulatur.

    Pse? I kanë propozuar karrotë apo kërbaç’, tha Genc Burimi në SYRI TV.