Gazetari Genc Burimi komentoi në një intervistë televizive zhvillimet politike dhe procesin zgjedhor në Tiranë, duke theksuar se data e zgjedhjeve të pjesshme, më 9 nëntor, nuk është e drejtë për standardet ndërkombëtare.
“Unë nuk them që qytetarët të bojkotojnë, por mos ia lini iniciativën Edi Ramës për të vendosur datën. Sot Berisha është në Strasburg dhe askush në Perëndim nuk do e konsideronte skandal që Tirana të qëndronte pa kryebashkiak për disa muaj. Jo bojkot, por një datë e ndershme,” tha Burimi.
Ai vuri theksin te afati i shkurtër i fushatës, duke shpjeguar se standardet ndërkombëtare nuk lejojnë procese elektorale të ngushta. “Në Perëndim do të ishte skandal që qytetarëve të Tiranës t’u jepej vetëm 1 muaj fushatë elektorale. Nuk duhet të bini në kurthin e një fushate të tillë. Ky është momenti për t’u drejtuar tek partnerët ndërkombëtarë dhe për të treguar se nuk ka zgjedhje pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” shtoi ai.
Burimi theksoi gjithashtu se opozita duhet të ushtrojë presion mbi partnerët ndërkombëtarë, duke përmendur mekanizmin e shantazhit ndaj Bashkimit Europian dhe komisioneres Marta Kos. “Me dy zgjedhje në pak muaj, opozita mund të krijojë një skandal ndërkombëtar dhe të kërkojë llogari për vendimmarrjen që po negocion në Shqipëri,” deklaroi ai.
Tag: burimi
-

‘Zgjedhjet e nëntorit janë kurth’, paralajmëron Burimi: Mund të bëhet skandal, shantazhi ndaj BE-së…
-

“Do kemi përsëri historinë e trenit bullgar…”/ Zgjedhjet, reagon gazetari: Opozita do duket keq përpara perëndimorëve
Gazetari, Genc Burimi, i ftuar në një emision televiziv tha se PS do i fitojë përsëri zgjedhjet në 6 bashki, dhe sipas tij, Rama do e nxjerrë keq opozitën përpara perëndimorëve. Burimi shtoi se opozita nuk mund të ankimojë zgjedhjet përsëri në Bruksel ,pasi sipas tij, ajo i ka kontestuar ato të mëparshmet.
Genc Burimi: Kjo opozitë duhet të pranojë zgjedhje të reja, vetëm pasi ka nxjerrë shkaqet çfarë ndodhi dhe të propozojë reformim. Sepse prap do të vijë historia e trenit bullgar. Prap do jetë historia buletore nga Rama, kur nxori 6 mijë punëtorë të Bashkisë.
Këto gjëra nuk janë rregulluar ende me ligj si mund të hysh në këto zgjedhje. Në Bruksel po të shkosh ti thuash që po të hysh prap në zgjedhje do ketë prap mohim zgjedhjesh. Të gjithë do thonë duhet të rregullojmë kuadrin.
Duhet t’i themi opozitës jo çfarë ke si kandidatë në zgjedhje, por çfarë ke për propozim në këto zgjedhje. Si mund të hysh ti sot në zgjedhje me ato metoda dhe atë kuadër që ti e kontestove. Dhe këtë po bën Rama, ai prap do i marri këto zgjedhje. Dhe do u thotë perëndimorëve shikoni këta janë humbës të keq, Nuk njohin fitoren. -

Burimi: Qëllimi i shkarkimit të Veliajt, është zhbërja e akuzave të opozitës për ‘farsë zgjedhore’
Për analistin Genc Burimi, me shkarkimin e Erion Veliajt, nuk është qëllimi kryesor drejtimi i Bashkisë së Tiranës, sepse këtë të fundit e ka në dorë, me apo pa Veliajn.
Në një intervistë për “Ora News”, Burimi u shpreh i mendimit se këtë shkarkim të Veliajt, Rama po synon të marrë në dorë dhe skalpin e opozitës në vend.
“Fillimi i gjithë kësaj që po asistojmë është që Rama të marrë skalpin e opozitës, të provokojë zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, dhe që ta fitojë sa më shpejt dhe të futet opozita në zgjedhje dhe të humbasë sërish. Dhe Rama pra do dalë që këta prapë humbën.
Pra, qëllimi është që të zhbëjë farsën e vjedhjes së zgjedhjeve të majit të kaluar dhe e vetmja mënyrë për Ramën për ta rivënë nderin në vend është që të bëjë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh ndër të tjera Burimi.
-

“Edi Rama po synon të marrë në dorë…”/ Vendimet e fundit të Kryeministrit, flet analisti: Qëllimi, skalpi i opozitës
Për analistin Genc Burimi, me shkarkimin e Erion Veliajt, nuk është qëllimi kryesor drejtimi i Bashkisë së Tiranës, sepse këtë të fundit e ka në dorë, me apo pa Veliajn.
Në një intervistë televizive, Burimi u shpreh i mendimit se këtë shkarkim të Veliajt, Rama po synon të marrë në dorë dhe skalpin e opozitës në vend.
“Fillimi i gjithë kësaj që po asistojmë është që Rama të marrë skalpin e opozitës, të provokojë zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, dhe që ta fitojë sa më shpejt dhe të futet opozita në zgjedhje dhe të humbasë sërish. Dhe Rama pra do dalë që këta prapë humbën.
Pra, qëllimi është që të zhbëjë farsën e vjedhjes së zgjedhjeve të majit të kaluar dhe e vetmja mënyrë për Ramën për ta rivënë nderin në vend është që të bëjë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh ndër të tjera Burimi. -

Përqafimi që shkaktoi divorc, merr një tjetër rrjedhë skandali në koncertin e “Coldplay”
Dy muaj pas videos virale ku ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Astronomer, Andy Byron, u pa në kamera duke përqafuar kolegen Kristin Cabot gjatë një koncerti të Coldplay, një burim pranë Cabot ka folur për herë të parë për të sqaruar të vërtetën.
Sipas këtij burimi, marrëdhënia mes dy kolegëve ishte “vetëm miqësore dhe profesionale”, dhe përqafimi në koncert nuk ishte shenjë e ndonjë afere. Në atë kohë, Cabot ishte në proces divorci dhe kishte jetuar e ndarë nga bashkëshorti i saj. Edhe bashkëshorti i saj ndodhej në të njëjtin koncert, me një takim tjetër.
“Kristin dhe Andy nuk kishin një marrëdhënie romantike,” thotë burimi. “Ishte një moment i papërshtatshëm në një mbrëmje me miq. Ajo e pranon këtë, por reagimi i publikut ka qenë jashtë çdo mase.”
Pas incidentit, të dy dhanë dorëheqjen nga pozicionet e tyre në Astronomer, mes presionit mediatik dhe zhurmës publike. Sipas burimit, Cabot ka marrë qindra kërcënime dhe është ndjekur nga paparacët, gjë që ka ndikuar rëndë në shëndetin dhe privatësinë e saj dhe familjes.
“Ajo po përpiqet të mbrojë fëmijët e saj dhe të ecë përpara,” thotë burimi. “Kjo histori u fry në mënyrë të padrejtë. Kristin është një njeri i zakonshëm që u kap në një moment jo të mirë.” -

Genc Burimi: Ramës i duhet një njeri politik në bashkinë e Tiranës prandaj zgjodhi Manastirliun
Gazetari Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV ka komentuar përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut për kandidate në bashkinë e Tiranës.
Sipas Burimit, Ramës i duhet një njeri politik në bashki, pasi aty ai financon partinë.
‘Gjyqi ndaj Erion Veliajt fillon në 15 tetor, imagjinoni po ashtu që Rama ka lancuar procedurën për shkarkimin e kryebashkiakut.
I hapet e drejta kushtetuese Veliajt që brenda 15 ditëve të bëjë apelim për shkarkimin e tij nga detyra.
Në dy gjyqe paralele do të kemi gjykim të Veliajt dhe gjykim të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese.
Në të dy rastet nuk e dimë se sado të zgjasë gjykimi i Veliajt dhe i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykimi i Veliajt përfundon më shpejt se, ai i Gjykatës Kushtetuese.
Imagjinoni në këtë rast se gjykata e shfajëson Veliajn, si ka shkuar Rama dhe ka caktuar Manastirliun kandidate për kryebashkiake të Tiranës, kur në këtë rast Veliaj i lind e drejta për të kandidatura për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
E gjithë çështja nuk është te Veliajt, por te Manastirliu.
Bashkia e kryeqytetit është pula që pjell vezë të florinjta. Nëse Zhak Shiraku mposhti Fransua Miterand, kur ky ishte President dhe Shiraku kryebashkiak i Parisit, ishte se kishte në dorë financat e Parisit dhe partinë e tij.
Me financat e bashkisë financonte partinë.
Ramës sot i duhet një kryebashkiak politik me anë të të cilit do të vazhdojë të financojë partinë.
Sot buxheti i Tiranës është më i lartë se ai i Ministrisë së Mbrojtes, është rreth 400 mln euro. Dhe Edi Rama kurrë nuk mund ta lejë që të bjerë në dorën e Berishës.
Çdo bashki financon politikën’, tha Genc Burimi në SYRI TV.
-

‘Balluku, interlokutorja e investitorëve arabëve’/ ‘Rama 4’, Burimi: S’mund ta rikonfirmosh, e ke me një mal me akuza!
Gazetari Genc Burimi, teksa ka komentuar kabinetin e ri qeverisës ‘Rama 4’, u shpreh se ajo që duhej parë me shqetësim është mbajtja në pushtet e Belinda Ballukut dhe zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, një provokim siç e konsideroi ai për opozitën.
Në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Burimi tha se nuk mund të rikonfirmosh në qeveri, një personazh si Balluku, e cila është atakuar me akuza tejet të rënda nga opozita për korrupsion dhe lidhje të ngushta me sheikët arabë, teksa iu referua investimeve faranike në Portin e Durrësit dhe ndërtimin e porti të ri, në Porto Romano.
Sipas Burimit, hyrja në Bashkimin Evropian nuk mund të jetë objektiv, sa kohë që ti si qeveri nuk ke mjaftueshëm ekonomi për të zhvilluar vendin. Zgjatjen e dorën të bashkëpunimit ndaj opozitës nga ana e Ramës, gazetari Burimi e sheh si të diktuar nga BE.
Është djallëzor Rama, e ka arritur aty ku është, s’është kollaj në Shqipëri. Kjo ishte një tapë që duhej shfryrë, këdo që do kishte emëruar në qeveri sërish do komentohej. Lajmi për zgjedhjet në Tiranë, i hedh një bombë opozitës.
Mbajtja në qeveri e Ballukut, kishte një sërë akuzash, edhe nga një paqësor i moderuar në PD, Gazment Bardhi. Me këtë mal me akuza korrupsioni, mbajtja e saj në qeveri në të njëjtin post, dhe Kumbaron e mban sepse e ka mikeshë. Kësaj zonje, Ballukun e lë aty ku është. Është influencë e huaj, në momentin kur ne sot po mundoheshim të lexonim këtë administratë merr thirrjen e Dumanit në SHBA, dhe thirrjen e ambasadës amerikane, kujtonim se më në fund po zgjoheshin. Ti e le sërish Ballukun. Ajo është interlokutorja e fuqive arabe që kanë investuar në Shqipëri, që kanë marrë pronat e shqiptarëve, po flas për portin faranik, Porto Romano, dhe Ballukun e ke aty. Rama mos i ka gjetur sërish pipzat me ndërkombëtarët.
Injoranca, ai e shpalosi dje. Dje kur u bë kryeministër vazhdonte me diskurin e Ballës në fushatë me familje në burg. Në burg s’të çon ekzekutivi, po gjyqësori i pavarur. Me një injorancë absolute, një kryeministër po tregonte se si do të organizohej Kuvendi, si institucion i pavarur.
Një moment revanshi pa frena i Ramës, ky është i frikshëm. Kur shikon si po tundet nga themelet, miku i tij, Vuçiç. Revansh i madh, ky lëmsh i zjarrtë që i hedh në prehër opozitës për zgjedhje të parakohshme në Tiranë, ti ende s’ke zgjidhur. Shqipëria është kazuz unik në Evropë për zgjedhjet. Administrohen nga një administratë partiake e duhen jave të tëra për t’u shpallur. Edhe në këto kushte kur ke një të sëmurë me diagnoza të frikshme, ti kërkon ta fusësh sërish në sallë me këto diagnoza, me zgjedhjet në Tiranë?!
Hyrja në BE s’mund të jetë objektiv, vendet e Evropës s’kanë rritje ekonomike. Shpenzimet rriten, dhe vendi varfërohet. Dje s’dëgjova fare ekonomi, në Shqipëri s’ka debat ekonomik. Nga do vijë në Shqipëri pasuria ekonomike, këtu duhet debati e jo të hysh në Evropë. Në Evropë ke vende të varfra, s’është objektivi ky në Evropë.
Qarkullimi i lirë u arrit më 2011, problemi është si të mbash shqiptarët. Ti sot kërkon para për një parlament të ri, ndërsa Evropa po gjen iniciativa për të mbajtur të rinjtë. Ulje e numti të deputetëve të parlamentit. Emërimi i Niko Peleshit, respekto një procedurë. Krijimi i komisioneve, me kaq përbërje, s’e ka ekzekutivi. Shpresa është bashkëpunimi me opozitën, sepse këtë e bën i diktuar nga Evropa. S’mund të avancojë në integrim, nëse s’ka bashkëpunimin e opozitës, kur s’është i motivuar.
-

Kabineti i ri, Burimi: Rama masakroi live dy ministra, Balluku është në qeveri prej Dubait
Gazetari shqiptari Radio France, Genc Burimi, gjatë një bisede në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar asamblene e sotme te PS, dhe kabinetin e ri qeveritar. Burimi u shpreh se Rama në një moment, duke e përshkruar si batutë, masakroi live dy ministra – ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Jashtëm.
“Ky vend s’ka nevojë për parlament, sepse këto lloj maskarallëqesh normalisht i bëjnë deputetët”, tha Burimi, duke e cilësuar sjelljen e kryeministrit si një ofendim për institucionet demokratike.
Sipas gazetarit, Rama po degradon gjithçka, nga emërimi i ministrave tek funksionimi i opozitës. “Më dukej sikur isha në Dubai ose Katar, ku një sulltan ka gjithçka dhe i flet popullit për parlament, qeveri, ushtri dhe diplomaci sipas dëshirës së tij. Ky është një sundim i tmerrshëm dhe totalitar,” tha Burimi.
Ai shtoi se Rama po planifikon zvogëlimin e numrit të deputetëve dhe po manipulon zgjedhjet e ardhshme: “Në këtë vend, opozita nuk ekziston. Çfarëdo që bëjnë ata, Rama ka gjithmonë një kurth për ta, duke humbur zgjedhjet dhe duke u justifikuar si fitues ndaj Evropës.”
Gazetari theksoi gjithashtu se qeveria po imitonte modele të huaja për përfitime personale: “Si funksionon Dubai, po e imiton Rama, duke përdorur investime të huaja për përfitime të qeverisë dhe klientëve të saj. Porti i Durrësit është një shembull i investimeve arabe që janë shfrytëzuar politikisht.”
Analistët politikë paralajmërojnë se kjo qeveri po shkatërron institucionet dhe demokracinë në vend, duke krijuar një situatë ku opozita dhe qytetarët janë të pafuqishëm përballë sundimit të pakufizuar të kryeministrit.
Burimi:
Rama në një moment, e tha si batutë, por masakroi live 2 ministra, masakroi live ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Jashtëm.
Unë them se ky, po tregon se ky vend s’ka nevojë për parlament se këto lloj malgësirash normalisht i bëjnë deputetët.
Ky sot po bënte në një fjalim, edhe emërimin e ministrave, edhe opozitën, ja çfarë nuk ecën… po të vish nga marsi, thua këtu nuk ekziston më asnjë gjë.
Më dukej sikur isha në një Dubai, në një Katar, ku ky është një sulltan, ka gjithçka, të flet për parlamentin, të flet për qeverinë, flet për ushtrinë, flet për diplomacinë, për Evropën, emëron kryetarin e parlamentit, kjo është e tmerrshme.
Në një moment pastaj tha: do zvogëlojmë numrin e deputetëve, do bëjmë zgjedhje muajin e ardhshëm.
Të vish nga jashtë thuash që në këtë vend, opozita nuk ekziston.
Dhe prandaj kjo opozitë sot ka një kurth të madh, prandaj s’duhet të humbasë kohë shumë të komentojë qeverisjen, sepse edhe njëherë po i vjen asaj një kurth i jashtëzakonshëm, zgjedhjet e Tiranës, dhe po i humbi, do thotë Rama, e shikon do i thotë Evropës, i bëmë zgjedhjet, prapë i humbën, ky është kurthi i madh.
Si funksionon Dubai, se ky Dubain imiton, sot atë zonjën që keni në qeveri, Ballukun, prej Dubait e keni, sepse ajo bëri portin e Durrësit, çfarë janë investime arabe, me të janë bërë.
-

“Trump ka nisur të merret me Shqipërinë”, Burimi zbulon detajet: Ja pse Dumani u thirr në Washington
Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi ka komentuar thirrjen e Altin Dumanit në Departamentin e Shtetit, në takim me shefi i Byrosë për Europën dhe EuroAzinë, Brendan P. Hanrahan. Gjatë një interveste per nje emision televiziv, Burimi është shprehur se, thirrja e Dumanit ka të bëjë me dosjet e Sorosit, McGonigalit dhe zgjedhjet e 11 majit.
‘Për mua ishte çështje kohe që Trump të merrej me Shqipërinë. Kam qenë nga të parët që habitesha në fushatë se si, Chris LaCivita nuk godiste me emër dhe mbiemër Altin Dumani.
Shumë thonin se, s’ka të drejtë, ç’punë ka me drejtësinë. Po ku pyet Trumpi për drejtësinë e një vendi, nëse ja ka ngulur gozhdë vetes që me atë vend do të mbarojë punë. Ja ku ndodhi sot. Po e thërrasin si Çeço, si fëmijë të vogël dhe po e thërret një shef Byroje në orën 10 të darkës.
Tani ka shumë tema, kjo e Sorosit, që të gjitha bateritë e Trump janë kundër këtij personazhi në Amerikë, po i marrin dhe prokurorët, pra është tema e Soros.
Është tema e McGonigal, që nuk është larg me Sorosin.
Ke temën e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë zgjedhjet, me dy nëntema që sot bën presion shtypi i majtë që Berisha të tregojë kontratën me LaCivitën. Harrojnë këta që LaCivita ishte ai që bëri fushatën e Trump.
Po ashtu vjedhja e zgjedhjeve. Si mbake zgjedhjet ti dhe ti si SPAK, nuk pate asgjë për të thënë?
Ke po ashtu dhe temën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK në fund të vitit. Mund ti bëhet një pazar i qartë Dumanit, siç bëri herën e kaluar pazarin e qartë për Arben Krajën, edhe ai u thirr dhe jam i sigurtë që Arben Kraja u thirrën nga administrata e kaluar që të hapte procesin kundër Berishës. Ai mbase nuk e mori përsipër dhe e humbi vendin.
Askush nuk e di, por edhe njëherë vjen ky lajm bombë për disa, sepse dihej. Është thënë shpesh që Trump nuk ka caktuar me Shqipërinë se ç’rrugë do marri. Se ka dhe në Uashington interesa të kundërta.
Ka interesa që lidhen me terrorizmin, me Rusinë, Serbinë. Ka shumë interesa dhe në një moment ai do vendosë.’, tha Genc Burimi -

“Ky ankim është politik, jo juridik”/ PD çon në Kolegj 11 majin, reagon gazetari: Logjika e partisë, zgjedhjet janë…
Në një studio televizive, analisti Genc Burimi komentoi mbi ankimimin e zgjedhjeve nga Partia Demokratike dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.
” Ky ankim nuk është ankim juridik por politik. Është thjesht PD-ja, në logjikën e saj të mirë apo të keqe, që thotë që këto zgjedhje janë vjedhur, asgjë më tepër. Që ankimimi të funksionoj, mos funksionojë, s’do të funksionoj, pak rëndësi ka për PD.
Rëndësi ka mesazhi politik, që ky Parlament nuk është legjitim dhe më pas i duhet të gjej dhe modalitetet e brendshme sesi të ruaj ato 50 mandate që ka marr, njëkohësisht duke mos njohur Parlamentin.
Brukseli do absolutisht të ketë një zgjerim. Më të mëdhenjtë e europës shkuan në Moldavi. Moldavia ku është copë copë, më keq se Shqipëria. Duan ta fusin në Europë që mos ti lënë asnjë shans Rusisë. Shqipëria i ka dyert e hapura për nga ana gjeopolitike për në Europë”, u shreh Burimi.