Tag: burime

  • Tragjedia në Gjirokastër/ Pasi mësoi për të birin, edhe babai tentoi të njëjtën rrugë

    Tragjedia në Gjirokastër/ Pasi mësoi për të birin, edhe babai tentoi të njëjtën rrugë

    Janë zbardhur detaje të reja nga tragjedia e regjistruar në Gjirokastër, ku 17-vjeçari Vehip Peçi i dha fund jetës tragjikisht duke u varur në banesën e tij në fshatin Valare.

    Burime bëjnë me dije se adoleshenti, pasi ka konsumuar drekën me të ëmën dhe dy motrat e tij, është ngjitur në katin e dytë të banesës, ku ka kryer edhe vetëvarjen. Adoleshenti u gjet i pajetë nga familjarët, pasi ra në sy mungesa e tij për rreth një orë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    17-vjeçari po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike, pasi kishte shfaqur shenja të izolimit dhe melankolisë, por nuk ndodhej nën ndonjë trajtim të rregullt mjekësor.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Burime bëjnë me dije se i mituri e kishte paralajmëruar aktin ekstrem dhe tek disa prej shokëve të tij të afërt në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës, ku vazhdonte mësimin, por nuk ishte marrë serziosht prej tyre, duke i trajtuar si shaka.

    Burime për mediat bëjnë me dije se 17-vjeçari e kishte shkruar dhe në anglisht vdekjen e tij, por kjo ngelet për t’u vërtetuar nga OPGJ.

    17-vjecari ishte një nxënës me rezultate të mira në shkollë “Siri Shapllo”, ndërsa ndiqte dy kurse atë të Informatikës dhe Anglishtes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ai jetonte në banesë vetëm me mamanë dhe dy motrat e vogla 10 dhe 3 vjeçe, kurse babai punon marinar në flotën tregtare të Danimarkës.

    Mediat raportojnë se ky i fundit pasi ka marrë vesh për vdekjen e të birit, ka tentuar vetëhidhej në det për t’u mbytur, pasi ishte në lundrim në brigjet e Skocisë.

    Të afërm të familjes Peçi, jashtë kamerave thonë se 17-vjeçari bullizohej në shkollë, e cila nuk përjashtohet si pistë hetimi, e cila mund ta ketë çuar Vehip Peçin drejt aktit ekstrem. Por, ndërkohë, Zyra Vendore Arsimore në Gjirokastër pretendon se nuk ka të dhëna për bullizëm në gjimnazin “Siri Shapllo”.

    Gjithsesi, duhet theksuar se ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak kohësh, ku një nxënës i shkollës “Siri Shapllo” të Gjirokastër i jep fund jetës tragjikisht duke u vetëvarur. Kjo për shkak se rreth dy muaj më parë, ky komunitet u trondit dhe nga vetëvrasjen e 17-vjeçares Irsa Muçollari, nxënëse e klasës së 10-të C.

    Edhe për bashkëmoshataren e Vehip Peçit, arsyet e kryerjes së aktit ekstrem mbeten ende mister, teksa tragjeditë përsëriten, ende nuk ka asnjë dorëheqje që dikush të mbajë përgjegjësi.

  • Të shtëna me armë në Lezhë, një i vdekur

    Të shtëna me armë në Lezhë, një i vdekur

    Janë raportuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lezhës mbrëmjen e sotme. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur një person i plagosur, i cili më pas ka humbur jetën në spital.
    Të njëjtat burime bëjnë me dije se ndaj të plagosurit është qëlluar disa herë me armë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Pllane në Lezhë.
    Ndërkohë që ende nuk ka informacion për idetntitetin e të plagosurit dhe autorët.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po pubon për zbardhjen e ngjarjes.

  • VIDEO/ Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, paraqitet në SPAK

    VIDEO/ Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, paraqitet në SPAK

    Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, paraqitet në SPAK.

    Burime pranë SPAK konfirmojnë, për gazetarin e Syri tv se Fatjon Gjinaj, se Tabaku është thirrur si person në dijeni lidhur me procedimin penal që po hetohet nga Vladimir Mara e Altin Dumani, për dosjen e Suel Çelës

    Ndërkohë pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar disa kontrolle në qytetin e Elbasanit, përfshirë zyra e banesa të disa zyrtarëve socialistë.

    Pjesë e kontrollit konfirmuan burime policore, kanë qenë edhe banesa e Luan Tabakut, drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan, njëherësh personazh i përmendur në ngjarjen e 2021 ku u vra Pjerin Xhuvani, si dhe të një biznesmeni.

    Të njëjtat burime konfirmuan se kontrollet janë urdhëruar në kuadër të hetimeve për grupin e  Suel Çelës, ku janë evidentuar edhe tendera të dyshimtë.

  • Lushnjë/ Tentohet të vritet gjatë natës roja i një stani, e qëllojnë në kokë

    Lushnjë/ Tentohet të vritet gjatë natës roja i një stani, e qëllojnë në kokë

    Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Plug të Lushnjës.
     
    Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi F. Mane rreth 66 vjeç, i cili është qëlluar me armë gjahu çifte dhe disa prej saçmave e kanë kapur në kokë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës për mjekim më të avancuar.
    Mësohet se Manen kanë tentuar ta vrasin brenda stanit të bagëtive, ku ai ka qenë duke bërë roje nate, kur autorët kanë hyrë dhe e kanë qëlluar. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se tre ditë më parë në stanin e tij u vodhën dhe 4 krerë bagëti të imta (dele).
    Dyshohet se autorët që kanë kryer plagosjen janë 3 persona që kanë konflikt të hershëm me Manen. Policia është në kërkim të tyre.

  • SYRI TV/ BKH kontrolle eksponentëve të PS në Elbasan, sekuestrohen telefona dhe pajisje elektronike

    SYRI TV/ BKH kontrolle eksponentëve të PS në Elbasan, sekuestrohen telefona dhe pajisje elektronike

    Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar disa kontrolle në qytetin e Elbasanit, përfshirë zyra e banesa të disa zyrtarëve socialist. Pjesë e kontrollit konfirmuan burime policore, kanë qenë edhe banesa e Luan Tabakut, drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan, njëherësh personazh i përmendur në ngjarjen e 2021 ku u vra Pjerin Xhuvani, si dhe të një biznesmeni. Të njëjtat burime konfirmuan se kontrollet janë urdhëruar në kuadër të hetimeve për grupin e  Suel Çelës, ku janë evidentuar edhe tendera të dyshimtë.

    Syri TV

    Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forca të shumta policie, prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte, kanë kryer kontrolle në banesa dhe biznese në qytetin e Elbasanit. Burime për Syri Televizion, konfirmojnë se pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe banesat e eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste në qytet.

    Një grup agjentësh, prej orës 9 të mëngjesit, është parë pranë banesës së Luan Tabakut, që prej tre vjetësh mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellësit Rajonal të Elbasanit. Ai është një emër i njohur jo vetëm për funksionet publike, por edhe si i përfshirë në ngjarjen e 21 prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

    Luan Tabaku dyshohet se së bashku me anëtarë të tjerë të grupit të Suel Çelës, ishin prezent në ngjarjen ku humbi jetën ish-eksponenti i PS, Pjerin Xhuvani. Ndërkohë, burime jo zyrtare nga policia e Elbasanit konfirmuan se kanë mbështetur BKH për disa kontrolle në një biznes në këtë qytet. Burimi tregohet i rezervuar për emrin e subjektit ku janë ushtruar kontrolle, si dhe janë sekuestruar dokumentacion dhe pajisje elektronike.

    Ka dyshime se biznesmeni në fjalë, ka marrë pjesë në shumë procedura të prokurimeve publike, që kanë patur flamuj të kuq edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Syri Tv iu drejtua burimeve zyrtare në SPAK për më tepër të dhëna, por nuk mori një përgjigje konkrete mbi këtë operacion.

  • Vetëvrasje në Suharekë, gjendet i varur punëtori i QKMF-së

    Vetëvrasje në Suharekë, gjendet i varur punëtori i QKMF-së

    Një incident i rëndë ka ndodhur në komunën e Suharekës.
    Bëhet fjalë për një vetëvrasje.
    Sipas burime bëhet fjalë për 42-vjeçarin Sh.M nga fshati Mushtisht, ku dyshohet se është gjetur i varur.
    Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte punëtorë QKMF-së.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh