Tag: burime

  • Ndjekje si nëpër filma! Goditi disa makina policie dhe rrezikoi qytetarët, arrestohet i riu në Tiranë

    Ndjekje si nëpër filma! Goditi disa makina policie dhe rrezikoi qytetarët, arrestohet i riu në Tiranë

    Një aksion si nëpër filma ka zhvilluar policia e kryeqytetit sot. Pasi një person përplasi disa mjete të policisë në zonën e Medresesë gjatë tentativës për t’u larguar është vendosur në pranga.
    Burime bëjnë me dije se gjithçka nisi pas një incidenti të raportuar në spitalin psikatrik. Veshur me rroba si në filmat vizatimor ai ka shkuar në spitalin psikiatrik dhe aty ka qëlluar mjekët me pistoletë me gogla.

    Sipas të njëjtave burime i riu ka qenë i shtruar për disa ditë në spitalin psikiatrik, pasi dy javë më parë ka qëlluar me pistoletë manovër në shtëpi dhe një ngjarje e denoncuar nga banorët.

  • Artan Lame është ende në jetë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

    Artan Lame është ende në jetë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

    Pavarësisht lajmit për vdekjen e Artan Lames, burime pranë familjes së tij thonë se zemra e tij është ende në punë me aparatura.
    Pas ndërhyrjes së vështirë kirurgjikale, mësohet se ai ka pësuar vdekje cerebrale, por ka ende puls.
    Ndërkohë në orët në vijim priten të mësohen të tjera detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
    Lajmin e ka konfirmuar edhe Blendi Fevziu.
    “Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit që jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë, Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. 
    Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. 
    Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, u shpreh Blendi Fevziu.

  • Rekomandimet e Ministrit të Drejtësisë/ Dumani “përplaset” me Manjën: Të paplota, mbingarkesa burokratike

    Rekomandimet e Ministrit të Drejtësisë/ Dumani “përplaset” me Manjën: Të paplota, mbingarkesa burokratike

    Ulsi Manja dhe Altin Dumani

    TIRANË-Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Teksa renditi pikat kyçe, Manja nënvizoi nevojën për një angazhim më të madh në luftën ndaj krimeve kibernetike. Ministri i Drejtësisë bëri thirrje për përshpejtimin e procedurave hetimore dhe shmangien e vonesave. 
    Kreu i SPAK Altin Dumani shprehu rezerva mbi përmbajtjen dhe qartësinë e disa prej rekomandimeve të paraqitura nga qeveria. Dumani deklaroi se disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matëshme, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm.
    “Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike. Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave,”-u shpreh Dumani. 
    DISKUTIMET:
    Ulsi Manja: Kërkohet respektimi i të drejtave të njeriut, që duhet të jetë në qendër të punës së Prokurorisë. Kërkohet respektim i parimit të prezumimit të pafajësisë, respektimit të të drejtave proceduriale të të pandehurve dhe viktimave, shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Institucionet e drejtësisë orientohen të promovojnë procedurat e posaçme, veçanërisht për të miturit dhe rastet kur vendimi mund të jepet me alternativa efektive ndaj burgimit.
    Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria. Prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut, duhet trajtuar seriozisht çdo ankesë dhe të rritet transparenca për qytetarët. Kërkohet miratimi i standardeve të qarta për etikën dhe profesionalizmin si dhe publikimi i praktikave të punës në përputhje me legjislacionin. Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i sekretit hetimor. Efiçensa dhe ngritja e kapaciteteve institucionale, nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji e burime njerëzore dhe zhvillim trajnimesh me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnime për antikorrupsion, krimin e organizuar dhe krimet kibernetike, duhet të jenë prioritet kombëtar. Për këtë shtyllë, një rol thelbësor do duhet të ketë edhe mbështetja e qeverisë në buxhet e burime njerëzore.
    Një tjetër propozim që hapi diskutim mes kreut të SPAK dhe ministrit të Drejtësisë, ishte ai nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e një strukture të re për kontrollin e Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani u shpreh se SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP dhe ILD. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se krijimi i këtyre strukturave të reja të vlerësimit do të rrezikonte të sillte një mbingarkesë burokratike.
    Altin Dumani: Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike. Rekomandimet tek një pjesë e tyre përdorin terma të përgjithshëm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojnë asnjë përkufizim operacional. Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese. Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike.
    Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave. Kështu që patjetër në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar. Dhe unë që tani konstatoj vështirësi se si do të raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve.

  • Familjet shqiptare po shmangin kreditë, BSH: 55% e huave, nga burime joformale!

    Familjet shqiptare po shmangin kreditë, BSH: 55% e huave, nga burime joformale!

    Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve shqiptare.
    Sipas një vrojtimi të fundit të Bankës së Shqipërisë rreth 38% e familjeve raportojnë të ardhura mujore nga 50 deri në 100 mijë Lekë, ndërsa 17% arrijnë në nivelin e 100 deri në 200 mijë Lekë.
    Në të njëjtën kohë, është vënë re një zhvendosje e ndjeshme drejt niveleve më të larta edhe për sa i përket shpenzimeve, çka tregon një rritje të kostove të jetesës.
    Në anën tjetër, niveli i huamarrjes ka rënë ndjeshëm në banka ka rënë ndjeshëm. Vetëm 18% e familjeve të anketuara deklarojnë se kanë hua aktive, një rënie prej 6 përqind krahasuar me periudhën e mëparshme.
    Pjesa më e madhe e këtyre huave janë marrë për qëllime si blerja ose riparimi i pronës dhe zhvillimi i një biznesi.
    Por Banka e Shqipërisë thekson se po rritet pesha e huave të marra nga burime joformale, si persona fizikë ose mallra të papaguara, të cilat përbëjnë tashmë 55% të totalit të huave.
    Kjo zhvendosje tregon një tendencë të familjeve për të shmangur burokracitë bankare, por ngre edhe pikëpyetje mbi sigurinë dhe transparencën e financimit.
    Sipas vrojtimit kjo tablo ekonomike e familjeve shqiptare sipas bankës reflekton një përmirësim të kujdesshëm, por edhe një ngurrim për të marrë më shumë rreziqe financiare në një periudhë ku tregjet dhe çmimet mbeten të paqëndrueshme.

  • Ekskluzive/ Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

    Ekskluzive/ Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

    Kryeministri Anglisë Sir Keir starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë.

    Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë shtyp.
    Ekskluzivisht nga burime diplomatike gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka raportuar se pritet nënshkrimi një i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-UK.
    Të njëjtat burime thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023.
    Gazetari Muhamed Veliu, ka zbuluar katër kolonat e kësaj marrëveshje të re.
    Ato janë:
    1. Rritje ekonomike punësim2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.
    Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve.

    Top Channel

  • Qeveria izraelite miraton planin për zgjerimin e ofensivës në Gaza

    Qeveria izraelite miraton planin për zgjerimin e ofensivës në Gaza

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare i qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu miratoi unanimisht të dielën një plan për të intensifikuar operacionet ushtarake në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës, raportuan mediat izraelite në orët e para të mëngjesit, duke cituar burime qeveritare.

    Plani pritet të zbatohet pas vizitës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në rajon javën e ardhshme (13-16 maj), thanë burime për gazetën Times of Israel.
    Ndërkohë, do të bëhet një përpjekje për të arritur një marrëveshje të re armëpushimi me Hamasin, të paktën sipas raportit.
    Gjithashtu, sipas gazetës Times of Israel, një plan u miratua gjithashtu me shumicë për të filluar lejimin e ndihmës për të hyrë përsëri në Rripin e Gazës në një mënyrë që garanton se ajo nuk do të keqpërdoret nga Hamasi.
    Izraeli ka penguar ndihmën humanitare të hyjë në enklavën bregdetare palestineze të rrethuar me 2.4 milionë banorë për më shumë se dy muaj, një veprim që ka ngjallur akuza se po përdor urinë si armë.

    Top Channel

  • Tensionet rriten në Pallatin Mbretëror Britanik, Charles i acaruar dhe i lënduar nga deklaratat e Harry-t

    Tensionet rriten në Pallatin Mbretëror Britanik, Charles i acaruar dhe i lënduar nga deklaratat e Harry-t

    Kriza mes Mbretit Charles dhe Princit Harry po thellohet, me burime pranë pallatit që raportojnë për irritim dhe zhgënjim të monarkut ndaj të birit. Shkak është bërë reagimi i Harry-t ndaj vendimit për t’i hequr sigurinë shtetërore, të cilin ai e cilësoi si “të pamatur”.

    Sipas “The Sun”, Mbreti Charles është i zemëruar me të birin, i cili e ka përdorur çështjen e sigurisë për të akuzuar indirekt babanë se nuk kujdeset për familjen e tij. Burime pranë mbretit theksojnë se Charles është i lënduar nga sugjerimi se ai duhet të ndërhyjë në një vendim që i përket qeverisë dhe gjykatave, duke thënë se çdo përfshirje nga ana e tij do të ishte “kushtetutërisht e papërshtatshme”.
    Harry, nga ana tjetër, ka deklaruar se nuk kërkon që babai të ndërhyjë, por që çështja të trajtohet me objektivitet nga autoritetet. “Nuk e di sa jetë i ka mbetur babait tim,” tha ai në një intervistë të fundit, duke nënvizuar se nuk dëshiron ta vazhdojë më këtë betejë ligjore.
    Ai akuzoi gjithashtu komitetin Ravec – organi që vendos për sigurinë e figurave mbretërore – për “shpërdorim detyre”, duke pretenduar se nuk ka bërë vlerësime të rrezikut dhe ka vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes. Harry tha se do t’i dërgojë një letër Ministres së Brendshme për ta kërkuar një rishikim urgjent të procedurës.
    “E dua vendin tim, gjithmonë e kam dashur… dhe është e trishtueshme që fëmijët e mi nuk do të mund ta njohin atë,” përfundoi Harry, ndërsa marrëdhëniet me familjen mbretërore mbeten më të ftohta se kurrë.

    Top Channel

  • Konflikti me armë la pesë të plagosur në Laç/ Autorët djegin makinën në Balldre

    Konflikti me armë la pesë të plagosur në Laç/ Autorët djegin makinën në Balldre

    Një makinë është pikasur në flakë në Balldre të Lezhë. Burime për ABC News thanë se dyshohet të jetë makina e autorëve të ngjarjes që hapën të shtënat në Lezhë ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona.
    Pesë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me kallashnikovë këtë mesditë në Laç.
    Mësohet se të plagosurit janë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri, Amarildo Ndoj dhe Angjelina Gjezaj, kjo e fundit shitëse ambulante në vendin ku u regjistruan të shtënat.
    Burime thanë se Geri Bitri dhe Amarildo Ndoj janë në gjendje të rëndë.

  • SYRI TV/ Silarë e rrethuar me burime po pa ujë: Premtime për vota, e pastaj harrojnë

    SYRI TV/ Silarë e rrethuar me burime po pa ujë: Premtime për vota, e pastaj harrojnë

    Banorët e fshatit Silarë në bashkinë e Gramshit prej shumë vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi premtimet që u bëjnë gjatë kohës së zgjedhjeve, harrohen pasi mbaron fushata.

    I rrethuar me burime ujore, por fshati Silarë në bashkinë e Gramshit nuk ka ujë të pijshëm. Banorët shprehen se janë ankuar, por askush nuk i ka dëgjuar. Sipas tyre pushtetarët vijnë vetëm në kohë zgjedhore, kërkojnë votat, premtojnë se do e sistemojnë situatën por sapo kalojnë zgjedhjet problemi i tyre lihet në harrese.

    Shumica e banoreve te fshatit janë larguar si pasoje e mungesës se kushteve bazike te jetesës e ata që kanë mbetur shprehen të zhgënjyer që janë lënë në harresë. Ata  thonë se në vitin 2016 edhe dy burime ujore që ishin bërë nga vetë ata për plotësuar nevojat për ujë të pijshëm u mbuluan si pasojë e ndërtimit të hidrovoreve duke e lënë fshatin pa ujë.

  • Në Gjadër nuk ka të zhdukur! Emigrantë janë riatdhesuar nga italianët në vendet e tyre të origjinës

    Në Gjadër nuk ka të zhdukur! Emigrantë janë riatdhesuar nga italianët në vendet e tyre të origjinës

    Në kampin e Gjadrit nuk ka emigrantë të zhdukur. Burime të sigurta për Top Channel nga brenda kampit por dhe jashtë konfirmojnë faktin se 16 emigrantë janë larguar nga kampi i Gjadrit drejt Italisë.

    Sipas burimeve thonë se emigrantët janë larguar grupe në ditë të ndryshme nga aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit drejt Italisë. Sipas marrëveshjes së firmosur nga dy qeveritë dy prej emigrantëve janë riatdhesuar e 14 prej tyre presin riatdhesim thonë burime nga zyra e emigracionit.
    Brenda kampit në Gjadër kanë mbetur 25 emigrantë të cilët presin procedurat për riatdhesim, ndërkaq burime thonë se janë shtuar kapacitetet për akomodim pasi një javët ne vijim pritet të vijnë 60 emigrantë të tjerë.
     

    Top Channel