Tag: burime

  • Fifi dhe Adisi në krizë? – Burime të afërta zbulojnë të vërtetën

    Fifi dhe Adisi në krizë? – Burime të afërta zbulojnë të vërtetën

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Faturën ta paguajnë arabët”, SHBA mban bisedime sekrete me Iranin, zbulohet arsyeja

    “Faturën ta paguajnë arabët”, SHBA mban bisedime sekrete me Iranin, zbulohet arsyeja

    Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median amerikane, CNN, bëjnë me dije se administrata Trump ka diskutuar mundësinë e ndihmës ndaj Iranit prej 30 miliardë dollarë për të pasur akses për të ndërtuar një program bërthamor që prodhon energji për qëllime civile, duke lehtësuar sanksionet dhe duke liruar miliarda dollarë nga fondet e kufizuara iraniane – të gjitha pjesë e një përpjekjeje intensifikuese për ta rikthyer Teheranin në tryezën e negociatave, citon CNN.
    Burimet thanë se aktorë kyç nga SHBA-ja dhe Lindja e Mesme kanë biseduar me iranianët prapa skenave edhe në mes të sulmeve të shumta ushtarake në Iran dhe Izrael gjatë dy javëve të fundit. Këto diskutime kanë vazhduar këtë javë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, thanë burimet.
    Zyrtarët e administratës Trump theksuan se janë paraqitur disa propozime. Ato janë paraprake dhe në zhvillim e sipër, me një të panegociueshme të qëndrueshme: pasurim zero iranian të uraniumit, për të cilin Irani ka thënë vazhdimisht se i nevojitet. Por të paktën një draft paraprak propozimi, i përshkruar për CNN nga dy burime, përfshin disa stimuj për Iranin. Disa detaje u sqaruan në një takim sekret, që zgjati disa orë, midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe partnerëve të vendeve të Gjirit në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar.
    Ndër kushtet që po diskutohen, të cilat nuk janë raportuar më parë, është një investim i vlerësuar prej 20-30 miliardë dollarësh në një program të ri bërthamor iranian pa pasurim, i cili do të përdoret për qëllime civile të energjisë, thanë për CNN zyrtarë të administratës Trump. Një zyrtar këmbënguli se paratë nuk do të vinin direkt nga SHBA-të, të cilat preferojnë që partnerët e tyre arabë të paguajnë faturën. Stimuj të tjerë përfshijnë heqjen e mundshme të disa sanksioneve ndaj Iranit dhe lejimin e Teheranit për të hyrë në 6 miliardë dollarët që aktualisht ndodhen në llogari bankare të huaja, të cilat i është ndaluar t’i përdorë lirisht, sipas draftit të përshkruar për CNN.
    Një tjetër ide e dalë javën e kaluar që po shqyrtohet aktualisht është që aleatët e mbështetur nga SHBA-të në Gjirin Persik të paguajnë për zëvendësimin e impiantit bërthamor Fordow – të cilin SHBA-të e goditën me bomba bunkerësh gjatë fundjavës – me programin jo-pasurues, thanë dy burime të njohura me çështjen. Por ekspertët iranianë përmendin skenarin e mundshëm që regjimi iranian tani mund të vendosë se i duhet një armë bërthamore. Më herët gjatë javës, parlamenti iranian miratoi legjislacionin për t’i dhënë fund bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, duke sinjalizuar një dëshirë për të fshehur më tej programin e tyre bërthamor.

  • “Para të padeklaruara në fushatë”, Braçe: Disa subjekte përdoren fonde nga burime të treta

    “Para të padeklaruara në fushatë”, Braçe: Disa subjekte përdoren fonde nga burime të treta

    Erion Braçe

    TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe diskutoi për fushatën zgjedhore të 11 majit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Gjatë prezantimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Braçe vuri theksin tek forcimi i kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në vendin tonë. Në fjalën e tij, deputeti socialist ka kërkuar ndryshime ligjore me pretendimin se para nga burime të treta janë futur në fushatë dhe shton se tashmë ka ardhur koha për ndryshime ligjore.
    “Jam para jush për të prezantuar një strategji dhe udhërrëfyesin që e shoqëron dhe merret kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Kjo strategji synon të forcojë mbrojtjen. Shqipëria si vend kandidat në Bashkimin Europian nuk është imune. Patjetër që rrjetet sociale janë një problem, por përgjithësisht mbajnë opinione të shprehura. Nuk mendoj që 3 aktet që ka vendosur Bashkimi Europian e ka pasur të qartë për të vendosur lirinë e shprehjen. Ne mblodhëm të dhëna zyrtare dhe shkresore. Më ka bërë përshtypje fakti që nga institucionet që merren me dezinformimin, elementi që mediat edhe vetëofrohen edhe keqpërdoren dhe bien pre e dezinformimit. Mënyra sesi është arkivuar në Kuvend. Shembuj konkret sesi është përdorur apo vetëofruar media në këtë vend për çështje konkrete. Fokusi i qartë është tek paratë e pista. Paratë e pista cënojnë të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes. Ne jemi munduar që të ruajmë ekuilibrin në këtë dokument dhe të vëmë theksin tek liria e shprehjes. Ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm për të vënë nën kontroll burimin e fushatave elektorale në këtë vend. Edhe fushata që shkoi ka qenë nën flukse të mëdha të parave nga burime të tretë që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj lekë unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë dhe pa asnjë detyrim për të deklaruar burimet e financave, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë vota,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij deputeti socialist.
    Miratimi i Strategjisë Kombëtare kunder Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit do të mundësoje edhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturës kritike të Shqipërisë./ZËRI

  • “Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë

    “Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë

    “Edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë vote”.
    Financimi i Partive Politike dominoi mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Deputeti socialist Erion Brace tha se përgjatë fushatës elektorale të 11 majit subjekte politike kanë përdorur para nga burime te treta, të cilat nuk janë të deklaruara. Ndaj thote, se ka ardhur koha për ndryshime ligjore.
    Gjatë prezantimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Brace vuri theksin tek forcimi I kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në demokracinë.
    “Strategjia synon të forcojë mbroj nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”.
    Miratimi i Strategjisë Kombëtare kunder Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit do të mundësoje edhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

  • SYRI TV/ Ergys Agasi në shënjestër të SPAK, por i paprekshëm

    SYRI TV/ Ergys Agasi në shënjestër të SPAK, por i paprekshëm

    Operacioni me subjekt Ergys Agasin, të konsideruar pas deklaratave të Arben Ahmetajt si koordinator i Edi Ramës me botën kriminale, mbetet ende në hije. Teksa SPAK tregohet hermetik për të ndarë informacione, mësohet nga burime jo zyrtare, se për llogari të hetimeve, janë sekuestruar makina, telefona, pajisje kompjuterike e dokumentacion, mes të cilave edhe kontrata biznesi.

    Syri TV

    Ergys Agasi ka qenë subjekt i Prokurorisë së Posaçme ditët e fundit, ku të enjten pati kontrolle në banesën e tij si deh në disa biznese. Përmes një reagimi që pati ai konfirmoi se subjekt I kontrolleve ka qenë kompania e tij e cigare, por nuk shkoi më tej rreth detajeve të operacionit. Burime të mirë-informuara, bënë me dije se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me kërkesë të prokurorit të posaçëm Bledar Maksuti dhe miratim të gjyqtares Flojera Davidhi, kanë sekuestruar sende me vlerë për hetimin.

    Mes tyre 2 automjete,  pajisje kompjuterike e telefonike, si dhe dokumentacion, përfshirë kontrata të dyshuara biznesi apo shit-blerjesh. Në raste analoge, disa zyrtarë apo persona me rekorde kriminale janë vënë në pranga nga Prokuroria e Posaçme pas veprimeve të tilla hetimore, ku nga sendet e sekuestruara janë evidentuar prova që kanë krijuar bindje për kryerjen e veprave penale.

    SPAK zyrtarisht mbetet hermetik për dhënien e informacioneve rreth procedimit penal në kuadër të të cilit janë kryer këto kontrolle ndaj Ergys Agasit, një ish-zyrtari me profil të ulët që së fundmi ka patur një performancë shumë të diskutueshme në biznes. Ndërkohë që konfirmohet se nuk ka masë sigurie ndaj biznesmenit të njohur si koordinator të krimit të organizuar me kryeministrin Edi Rama term që e përdori për herë të parë ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

    Interesit pranë SPAK nëse çështja Agasi ka të bëjë me kontrabandën e cigareve, bandën e Troplinëve apo ndonjë dosje tjetër, kjo strukturë ende nuk i është përgjigjur, teksa burime pranë saj konfirmuan se janë duke u kryer një sërë veprimesh hetimore. Kujtojmë se emri i Ergys Agasit u denoncua në Parlamentin Evropian edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke e lidhur mei masakrën zgjedhore të 11 Majit.

    Sipas Berishës Ergys Agasi është koordinatori i Edi Ramës me grupet kriminale, të cilave u ka vënë në dispozicion Portin e Durrësit.

  • Reuters: Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi

    Reuters: Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi

    Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë, raportoi agjencia e lajmeve Reuters , duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan.

     “Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një evakuim të pjesshëm të ambasadës së tyre në Irak dhe do të lejojnë personat në varësi të ushtrisë të largohen nga vendet përreth Lindjes së Mesme për shkak të rreziqeve të rritura të sigurisë në rajon, thanë të mërkurën burime amerikane dhe irakiane.
    Katër burime amerikane dhe dy burime irakiane nuk specifikuan se cilat rreziqe sigurie kishin nxitur vendimin për evakuim dhe Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Çmimet e naftës u rritën pas raportimit të evakuimit“, raporton Reuters.

    Ditën e hënë, ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë.

  • Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për infrastrukturën teknike

    Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për infrastrukturën teknike

    Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ për gazetaren e Top Channel Elda Menga: Na duhen rreth  10 ditë kohë të përgatisim gjithë infrastrukturën njerëzore dhe teknike për këtë proces. Po mendohet që rinumerimi i qarkut Tiranë dhe kutive të qarkut të Dibrës të bëhet në Parkun Olimpik.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Hajduti i fishekëve detyroi të dorëhiqej komandatin e Gardës, ja si u përfshi badigardi i Ramës

    Hajduti i fishekëve detyroi të dorëhiqej komandatin e Gardës, ja si u përfshi badigardi i Ramës

    Një furtunë e papritur ka goditur Gardën e Republikës pas largimit të bujshëm dhe të papritur nga detyra të komandantit Ermal Onuzi, vetëm nëntë muaj pas marrjes së postit më të lartë në këtë strukturë elitare të sigurisë. Edhe pse në fillim dorëheqja u la në hije me formulime zyrtare, burime të sigurta brenda Gardës kanë zbuluar se prapaskenat e këtij largimi janë të ngarkuara me presion politik, vjedhje të materialeve ushtarake dhe përplasje të ashpra në hierarkinë e brendshme.
    Në qendër të këtij skandali që ka trazuar themelet e një prej strukturave më të rëndësishme të sigurisë së shtetit, qëndron një person me inicialet S. Z., i cili mban postin e komandantit të një reparti të ndjeshëm brenda Gardës së Republikës. Sipas të njëjtave burime, S. Z. është kapur në flagrancë duke vjedhur municione – fishekë të tipit special, të destinuar për armët moderne që përdor Garda në trajnimet dhe stërvitjet e grupit të shoqërimit të personaliteteve më të larta shtetërore.
    Sipas informacioneve të siguruara, fishekët në fjalë janë pjesë e arsenalit të fundit teknologjik të Gardës, dhe në tregun e zi vlera e një fisheku shkon nga 2 deri në 3 euro, çka ngre dyshime të forta mbi përmasat reale të vjedhjes dhe përfitimet financiare të përfshira.
    Personi i përfshirë, S. Z., rezulton të jetë një emër i njohur për institucionet e drejtësisë dhe më herët ka qenë objekt hetimi për dhunë ndaj një qytetari në prani të fëmijës së tij të mitur – rast që është arkivuar në heshtje për shkak të mbështetjes politike. S. Z. është përfolur si i afërt me ish-ministrin e Brendshëm Taulant Balla, lidhje që mesa duket i ka garantuar imunitet jozyrtar nga ndëshkimi ligjor në disa raste.
    Burimet raportojnë se pasi skandali me fishekët u bë i ditur, komandanti Ermal Onuzi ka kërkuar menjëherë lirimin nga detyra të S. Z., duke refuzuar çdo përpjekje për kompromis. Por sipas të njëjtave burime, ndërhyrjet për të mbrojtur S. Z. kanë ardhur nga nivelet më të larta – përfshirë vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, dhe madje edhe shoqëruesin personal të Ramës, Feti Zeneli.
    Presioni mbi Onuzin ka qenë i fortë. Burime të brendshme pohojnë se ai është thirrur dhe i është kërkuar të tërhiqej nga qëndrimi i tij për përjashtimin e S. Z., me argumente që shkonin përtej ligjshmërisë dhe funksionit. Por Onuzi nuk ka pranuar të mbulojë një akt flagrant vjedhjeje brenda një strukture të armatosur dhe elitare si Garda. Refuzimi i tij i prerë për të bashkëpunuar me kërkesat politike ka sjellë për pasojë largimin e tij të detyruar nga detyra, nën trysni të hapur dhe mungesë totale mbështetjeje institucionale.
    Kështu, më 3 qershor 2025, vetëm 9 muaj pas emërimit të tij zyrtar më 10 shtator 2024, Ermal Onuzi ka dorëzuar dorëheqjen. Zyrtarisht, nuk janë dhënë ende motivacionet e largimit, por rrëfimi që vjen nga brenda strukturës flet për një dorëheqje të imponuar nga mungesa e integritetit të sistemit dhe fushata e mbrojtjes së individëve të lidhur politikisht, të përfshirë në vepra penale.
    Me largimin e Onuzit, Garda e Republikës përjeton një nga momentet më të errëta të saj, ku skandali i fishekëve po përvijon një realitet tronditës të kapjes së institucioneve të sigurisë nga interesat klienteliste. Ndërkohë që opinioni publik mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga autoritetet më të larta të shtetit, pyetja që ngrihet me forcë është: kush i mbron hajdutët në strukturat e armatosura të Republikës?

  • Anti-Kontrabanda në dogana institucion abuzues, SPAK hetime të thelluara për evazion, pritet tjetër goditje

    Anti-Kontrabanda në dogana institucion abuzues, SPAK hetime të thelluara për evazion, pritet tjetër goditje

    Në institucionin e Doganave situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa burime të ndryshme bëjnë me dije se hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) janë intensifikuar ndjeshëm dhe shumë shpejt pritet të ketë zhvillime të rëndësishme. Burime konfidenciale sugjerojnë se në fokus të këtyre hetimeve është Fatjon Shehu, drejtori aktual i Anti-Kontrabandës, i cili sipas informacioneve të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se është përfshirë në skema të paligjshme që lidhen me kontrabandën e mallrave.
    Sipas këtyre burimeve, Shehu dhe vartësit e tij janë marrë disa herë në pyetje nga strukturat hetimore, ndërsa në dosjen hetimore dyshohet se ka të dhëna për kalime të dyshimta mallrash në dogana, të cilat kanë ndodhur në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Dyshimet janë për përfshirje në praktika që lejojnë kalimin e mallrave pa kontroll të plotë doganor, për llogari të kompanive të caktuara që mendohet të kenë lidhje me figura politike dhe biznesmenë të fuqishëm
    Lidhje të mundshme me rrjete favorizimi tregtar
    Burimet në fjalë lënë të kuptohet se hetimi nuk është i kufizuar vetëm te veprimet individuale, por po analizon një strukturë më të gjerë, ku figura të caktuara brenda doganave dyshohet se kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme për të krijuar favore dhe përjashtime për disa operatorë ekonomikë, në dëm të bizneseve të tjera. Shehu përmendet si një ndër emrat kyç në këtë mekanizëm.Flitet gjithashtu për një numër të vogël kompanish që kanë përfituar lehtësira të veçanta në procesin doganor, duke krijuar kështu një avantazh të padrejtë në treg, ndërkohë që dhjetëra biznese të tjera po hasin vështirësi të mëdha për të operuar normalisht. Burime të tjera thonë se hetimi është fokusuar në veprimtari të dyshimta të lidhura me importin e tekstileve nga Turqia, sektor që sipas sinjalizimeve, është shndërruar në një fushë me rrezik të lartë për evazion dhe kontrabandë.
    Priten masa të mundshme arresti
    Ndonëse nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga SPAK për këtë çështje, burimet që ndjekin zhvillimet nga afër nuk përjashtojnë mundësinë që masa sigurie të merren në ditët në vijim nëse provat e mbledhura konsiderohen të mjaftueshme për të justifikuar ndërhyrje konkrete. Emri i Fatjon Shehut përmendet me insistim si një nga të dyshuarit kryesorë.Sipas të njëjtave burime, hetimi mund të prekë edhe figura të tjera brenda sistemit doganor dhe kompanitë që dyshohet se kanë përfituar nga ky rrjet.
    Një institucion në krizë të thelluar
    E gjithë kjo situatë po ndodh në një moment kur besimi publik ndaj Doganave është në rënie, ndërsa bizneset raportojnë për pabarazi trajtimi dhe klimë pasigurie. Nëse këto dyshime vërtetohen, do të kemi të bëjmë me një nga ndërhyrjet më të thella në këtë institucion, që prej reformave të fundit në administratën tatimore dhe doganore.Për momentin, mbetet të pritet reagimi zyrtar i SPAK dhe rrjedha e hetimeve. Ajo që dihet me siguri është se në Dogana po ndodhin lëvizje të mëdha dhe Fatjon Shehu ndodhet në epiqendrën e kësaj vorbulle hetimore.
    Alarmi i Dumanit për doganat
    Para disa javësh, Altin Dumani mori shembull Doganat dhe Tatimet, duke deklaruar se nuk kanë denoncuar asnjë rast pranë SPAK.Altin Dumani shtoi duke theksuar se niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana.“Duke marrë në konsideratë kallëzimet e qytetarëve, rritjen e numrit të kallëzimeve të tyre, rritjen e numrit të procedimeve penale të regjistruara kryesisht nga SPAK, vlerësoj se nuk mund të bëjmë një lexim të tillë që ka rënë kriminaliteti e korrupsioni.Po marr institucione të rëndësishme, Doganat apo tatimet që të mos kenë 1 rast, 5 raste, 10 raste për të mos referuar në SPAK.Besoj që niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana, dhe kjo është ajo që prezantojmë në raport, pasqyrojmë realitetin. Qëllimi nuk është për të kritikuar, por për t’i nxitur institucionet që ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mirëpresim referimet e tyre”, tha Dumani.
     

  • Doganat në kaos, priten arrestime të reja, drejtori i Anti-Kontrabandës “kërkon kokën” e Gazhelit, si po tenton…

    Doganat në kaos, priten arrestime të reja, drejtori i Anti-Kontrabandës “kërkon kokën” e Gazhelit, si po tenton…

    Në institucionin e Doganave tensioni ka arritur pikën kritike. Një përplasje e brendshme e heshtur, por e ashpër, ka filluar të dalë në sipërfaqe. Lufta për pushtet dhe ndikim ka përfshirë nivelet më të larta të administratës doganore dhe gjithçka po ndodh në një kohë kur pritet një stuhi e re nga Prokuroria e Posaçme. Burime konfirmojnë se po përgatitet një ndërhyrje e madhe nga SPAK në sistemin e doganave. Pritet që në vijim të ketë arrestime të bujshme që do të tronditin institucionin. Në qendër të kësaj vorbulle ndodhet drejtori i Anti-Kontrabandës, Fatjon Shehu. Gazeta “SOT” ka raportuar në artikujt e mëparshëm se ai është thirrur në SPAK së bashku me strukturat që drejton, në kuadër të hetimeve që dyshohet se lidhen me një rrjet të organizuar korrupsioni, i cili ka shkatërruar bizneset shqiptare të importit të veshjeve nga Turqia dhe ka krijuar një monopol të heshtur përmes firmave të lidhura ngushtë me qeveritarë dhe politikanë. Sipas të njëjtave burime, Shehu është bërë gjithashtu një figurë kyçe në prapaskenën e zhvillimeve brenda Doganave. Ai jo vetëm që është aktiv në proceset hetimore, por njëkohësisht po punon për të zënë vendin e drejtorit të përgjithshëm, Gent Gazheli.
    Prapaskenat
    Ambiciet e Shehut nuk janë më të fshehta. Ai po kërkon të marrë drejtimin e përgjithshëm të institucionit dhe duket se për ta arritur këtë gjë ka mbështetje të fortë politike. Më shumë se një grup deputetësh të Partisë Socialiste janë përfshirë në këtë përpjekje, me synimin për të çuar përpara një ristrukturim të brendshëm që do ta linte jashtë loje Gazhelin. Në qendër të këtij lobi qëndron një figurë shumë e diskutuar: një politikan i shpallur “non-grata”, i njohur për lidhjet e tij të hershme me qeverinë dhe me vetë kryeministrin Rama. Ky i fundit thuhet se ndan interesa të përbashkëta ekonomike me Shehun, duke rritur dyshimet mbi synimet reale të këtij fronti politik. Dyshohet se disa kompani të lidhura me Shehun dhe deputetin “non-grata” kanë hyrje të lirë dhe të garantuar në treg, ndërsa bizneset e tjera po përballen me kolaps financiar. Rrjeti funksionon si një strukturë e mirëpërpunuar mafioze, ku skemat e kontrollit, falsifikimit të dokumenteve dhe lidhjet politike bashkëpunojnë për të kontrolluar tregun dhe për të shkatërruar çdo formë konkurrencë të ndershme. Burime bëjnë me dije se SPAK ka dokumentuar raste ku mallrat kontrabandë janë lejuar të kalojnë lirisht, duke minuar rregullat doganore dhe duke dëmtuar rëndë interesin publik.
    Përplasja
    Përplasja pritet të thellohet në javët në vijim, teksa SPAK intensifikon hetimet dhe politika vazhdon të bëjë lëvizjet e veta. Në horizont duket se nuk kemi të bëjmë më me një çështje administrative, por me një përplasje për dominim mbi një nga institucionet më të ndjeshme financiare të shtetit. Me skemat e kontrabandës që ende operojnë, me ndikimin politik që po deformon vendimmarrjen dhe me hetime që shtrihen në të gjitha nivelet, Doganat janë në rrezik të thellimit të krizës. Nëse nuk ndërpritet ky zinxhir ndërhyrjesh dhe pazareve të pista, rreziku më i madh nuk është për Gazhelin, por për qytetarin shqiptar. Janë bizneset e vogla që po mbyllen, janë tregjet që po kontrollohen në mënyrë të njëanshme, dhe është ekonomia që po humbet miliona euro çdo muaj për shkak të kontrabandës dhe klientelizmit. Sot më shumë se kurrë, Doganat kanë nevojë për transparencë, ndershmëri dhe reformim të thellë. Çdo kompromis politik dhe çdo emërim i bazuar në interesa të errëta, do ta fundosë edhe më shumë këtë institucion.